E r.eja nga Puka: I bIeνa BURRlT br*kë të kυqe, m’ka b. ërë atë që nuk e imagjiηoni

Dhuratat e festave, jo gjithmonë janë pjesë e shijeve tona, ama në fund të fundit vlerësohet gjesti që dikush është kujtuar për ne.

Ama nuk është ky rasti i një çifti nga Puka. Kjo është historia e rrëfyer.

“Kam burrin më injorant dhe të pashpirtë që mban ky dhe! Ku më qëlloi mua për pjesë o Perëndi. Përshëndetje lexues, unë jam një 29-vjeçare pukjane.

Thashë edhe unë si këto VIP-at që shohim në rrjete sociale të vishem me burrin me të kuqe për Krishtlindje.

E bleva të brendshme seksi për veten, se burri s’më ka blerë kurrë dhe për copën e mishit që kam në shtëpi.

Erdhi darka edhe para se të hanim kur nis e bën dush burri i çoj ndërresat dhe normal edhe brekë e kuqe.

Nisi duke bërtit që në banjë s’jam pederast unë, ty t’ka lajthit Facebooku, s’la gjë pa më thënë.

Edhe pse u mundova t’i shpjegoj se janë mbarësi nëse i veshim, se ne po duam të bëjmë dhe fëmijë, ai veç më shante.

Jo vetëm që nuk i veshi gjallë në botë, por s’më foli as gjatë ushqimit se në shtrat jo e jo.

Ja futi gjumit zotëria tërë turinj. Aq jam mërzit sa s’ka…s’di si të pajtohem me të se nuk kalohet dita e sotme kështu.

Ai vazhdon më mban turinj e mezi flet. Ciao e gëzuar të gjithëve!”, shkruan ajo.

“Helenizimi” i Himarës, ironia e gazetarit: Nga Rama, kandidatët, e deri tek komisionerët flasin greqisht në një bashki SHQIPTARE

Pavarësisht se Bashkia e Himarës nuk është një bashki Minoritare zyrtarisht posterat e kandidatëve Petro Gjikuria dhe Vangjel Tavo kanë qenë edhe më Greqisht, madje edhe komisionerët zgjedhorë dje flisnin në greqisht, e po ashtu i infektuar nga helenizimi i fitores së kandidatit të tij ishte edhe vetë kryeministri Edi Rama, i cili video-postimin e suksesit e ka nisur në gjuhën Greke.

Nisur nga nga trend politik për të folur në greqisht, gazetari i “Ora News” Isa Myzyraj ka ironizuar këtë nismë duke e nisur raportimin në Greqisht.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

Këmbimi valutor! Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?

Sot, më 5 gusht 2024, dollari amerikan blihet me 91.4 lekë dhe shitet me 92.3 lekë.

Euro blihet me 99.7 lekë dhe shitet 100.4 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 105.2 lekë, ndërsa në shitje me 107 lekë.

Paundi britanik blihet me 116.6 lekë dhe shitet me 117.8 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 65.7 lekë, ndërsa në shitje me 67 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Vangjel Tavo triumfoi në Himarë, Rama: Urime kryebashkiakut të ri për fitoren spektakolare! Ja apeli për emigrantët në Greqi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi kandidati socialist, Vangjel Tavo fitoi Bashkinë e Himarës.

Rama e ka konsideruar si spektakolare fitoren e Vangjel Tavos, ndërsa shprehet se Himara do të kthehet në një prej destinacioneve më të kërkuara të Mesdheut.

Kreu i qeverisë ka edhe një apel për të gjithë ata që punojnë në industrinë turistike në Greqi që të kthehen për paga më të mira e për ajrin e pazëvendësueshëm të vendlindjes.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me urimin për kryebashkiakun e ri të Himarës për fitoren spektakolare, kënaqësinë e mbështetjes domethënëse për Partinë Socialiste në zgjedhjet e djeshme, si edhe vendosmërinë për ta kthyer #Himarën2030🇦🇱 në një prej destinacioneve më të kërkuara të Mesdheut, ku në radhë të parë të gjithë ata që punojnë në industrinë turistike në Greqi, të kthehen për paga më të mira e për ajrin e pazëvendësueshëm të vendlindjes, ju uroj të gjithëve një javë sa më të qetë🫶”, shkruan kryeministri.

Çfarë shkruajnë mediat greke për fitoren e Vangjel Tavos në Himarë!

Mediat greke kanë komentuar fitoren e Vangjel Tavos në Bashkinë e Himarës. Më poshtë u sjellim dy artikujt e protothema.gr dhe Kathimerinit.

Çfarë shkruan Protothema.gr:

“Fitoi i zgjedhuri i Ramës në Heimarra. “Terrorizmi fitoi”, thotë Omonia

I zgjedhuri i Edi Ramës, Vangjel Tavo, është fituesi i zgjedhjeve në Himarë për emërimin e pasuesit të Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur dhe tashmë eurodeputeti që mbetet në burg. Sipas njoftimit zyrtar, Tavos ka mbledhur 59% të votave (4858 vota), ndërsa Petro Gjikuria i mbështetur nga minoriteti grek ka marrë 41% (3400 vota). Në dalje, përfaqësuesit e zgjedhjeve të OMONIA-s që folën në SKAI-n u mjaftuan duke thënë se “terrorizmi fitoi në Himarë”.

Kujtohet se beteja e zhvilluar së fundmi nga qeveria shqiptare ishte me të gjitha mjetet për të parandaluar një tjetër surprizë të pakëndshme me zgjedhjen e Petro Gjikurisë, i cili mbështetet nga Omonia dhe partitë opozitare dhe është pasardhësi i kombinimit Beleri që fitoi zgjedhjet e majit 2023, dhe që kandidati i “importuar” të fitojë, pasi vjen nga Dropoli, ish-deputeti i Partisë Socialiste Vangjel Tavo.” , shkruan ndër të tjera protothema.gr

Çfarë shkruajnë mediat greke për fitoren e Vangjel Tavos

Shkrimi i Kathimerinit!

“Një fitore e kandidatit të Partisë Socialiste të Edi Ramës, Vangjel Tavo ka qenë rezultati i votimeve në Himarë, të cilat u zhvilluan pas përjashtimit aventuresk nga detyra të fituesit të zgjedhjeve të para, Fredi Beleri. Në 100% të rezultateve, Tavo ka marrë 58,62% me 4,858 vota, ndërsa Petro Gjikuria, i cili mbështetet nga Omonia dhe partitë opozitare dhe është vazhdimësi e kombinimit Beleris, ka mbledhur 41,38% me 3,400 vota.

Vangjel Tavo bëri një deklaratë fitoreje para se të mbylleshin qendrat e votimit, duke falënderuar himarjotët për besimin e tyre. Gjithashtu zoti Tavo përsërit ftesën e tij drejtuar kandidatit Petro Gjikuria për të pranuar postin e nënkryetarit të bashkisë. Vihet re se dje ka pasur akuza për blerje votash dhe zhvatje nga zyrtarë të Partisë Socialiste në Himarë vetëm pak orë para hapjes së kutisë së votimit.

“Omonoia” e Himarës denoncoi përmes një deklarate përfshirjen e një deputeti dhe të drejtuesve vendorë të partive në përpjekje për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve, duke theksuar se provat nuk do të publikohen, por do të dorëzohen drejtpërdrejt në gjykatë. Në një përpjekje të fundit, në fakt, pak para mbylljes së qendrave të votimit, Fredi Beleri ftoi bashkëqytetarët e tij të shkonin të votonin. “Rezistoni! Mos u largoni nga qendrat e votimit! Mos kini frikë! Voto”, ka qenë mesazhi i eurodeputetit të ND-së nga burgu, ku ndodhet prej 425 ditësh. Siç shkruante “Kathimerini”, fitorja e kandidatit të partisë së tij, mërgimtarit Vangjel Tavo, ishte mbi të gjitha çështje prestigji për Ramën dhe për arritjen e saj, siç ankohen kundërshtarët e tij, ai ka mobilizuar aparatin partiak dhe shtetëror. Gjithashtu, theksohet se organizatat ndërkombëtare nuk iu përgjigjën kërkesës së palës së Gjikurisë për dërgimin e vëzhguesve të tyre në procesin zgjedhor, me argumentin se një gjë e tillë nuk parashikohet për përsëritjen e zgjedhjeve, sidomos kur ato kanë të bëjnë me një komunë të vetme.”, shkruan Kathimerini./K.C/dritare.net

Kandidati i PS, Vangjel Tavo fiton zgjedhjet në Bashkinë e Himarës (REZULTATI)

Kandidati i PS, Vangjel Tavo fiton zgjedhjet në Bashkinë e Himarës. Tavo ka marrë 5022 vota përballë rivalit të tij, Petro Gjikuria, i cili ka marrë 3545 vota.

Siç paraqesin dhe shifrat e KQZ-së, nga 36 kuti, Tavo ka fituar me 58.62 % të votave.

NE PERDITESIM
Janë numëruar 28 nga 36 kuti në KZAZ-në 88 të Bashkisë së Himarës. Nga numërimi i deritanishëm i 28 kutive  kryeson kandidati i PS, Vangjel Tavo me 3972 vota, ndërsa Petro Gjikuria ka marrë 2257 vota. Diferenca mes dy kandidatëve kur janë duke u numëruar edhe 8 kutitë e fundit të votimi nga 36 në total, është 1715 vota në favor të socialistit Tavo.

28 Kuti

Vangjel Tavo fitoi me epërsi votash në Njësinë Administrative Horë-Vranisht. 1165 vota mori kandidati socialist ose 89.20% kundrejt 141 vota të Gjikurisë, ose 10.80%.

Hore Vranisht1

Edhe në Lukovë diferenca mes Tavos dhe Gjikurisë ishte e ndjeshme. Në Njësinë Administrative Lukovë po numërohet kutia e fundit, teksa Vangjel Tavo i PS kryeson me 1456 vota, ndërsa Petraq Gjikuria numëron 877 vota.

Lukovaaa

Në proces numërimi janë 8 kutitë e fundit të cilat i përkasin Njësisë Administrative Himarë, për t’u njohur më pas me fituesin e Bashkisë për të cilin banorët votuan këtë të diel të 4 gushtit.

Rezultati paraprak pas numërimit të 28 kutive:

Vangjel Tavo, 3972 vota

Petraq Gjikuria, 2257 vota

(BalkanWeb)

Horoskopi për ditën e sotme, e Hënë 5 Gusht 2024

Dashi

Dashuria: Ju do të keni Diellin në favorin tuaj, por gjithashtu dhe Mërkuri do të stimulojë imagjinatën tuaj dhe do t’ju japë shumë mundësi të bukura për të jetuar me partnerin/en tuaj. Beqarët do të kenë mundësi të bëjnë gjëra që lidhen me pasionet e tyre dhe kjo do t’i bëjë ata të ndjehen mirë.

Puna: Sot ju do të jeni në gjendje të planifikoni të ardhmen tuaj në punë të rrethuar nga kushtet më të mira për ta arritur atë.

Demi

Dashuria: Është koha për buxhetet si në punë ashtu edhe në sektorin privat. Një grindje me personin e zemrës nuk është fundi i botës, ju e dini se si të bëni paqe! Hëna e favorshme për beqarët, sot ju mund të rifilloni ndonjë lidhje.

Puna: Mbani një profil të ulët në punë, veçanërisht nëse keni një biznes familjar.

Binjakët

Dashuria: Sot, në kundërshtim me yjet, do të jetë e lehtë të shprehësh emocionet dhe ndjenjat dhe kjo do të të japë një dorë në marrëdhënien me të dashurin/ën tënde. Beqarët do të kenë pak sukses, kështu që do të jetë e padobishme të shkrihet në marrëdhëniet e lindura kohët e fundit, t’i merrni ato me një filozofi të caktuar.

Puna: Në punën e sotme ju do të përqendroni energjinë tuaj te buxheti, me qëllim rritjen e të ardhurave.

Gaforrja

Dashuria: Sot ju do të jeni në gjendje të gjeni ekuilibrin e duhur nëse jeni çift dhe jeni më shumë se kurrë gati për të jetuar një mbrëmje të paharrueshme! Rënie e re në dashuri për beqarët, do kenë takime pa fund dhe mjaft interesante.

Puna: Puna do të jetë pika themelore e ditës. Investimet janë ambicioze, por tregohuni të vëmendshëm për mënyrën se si lëvizni.

Luani

Dashuria: Nëse prisni një mundësi të mirë për të ndryshuar disa rregulla të marrëdhënies në çift, rrethanat aktuale nuk e lejojnë atë. Dita do të jenë mjaft të zymtë. Beqarët sot do të jenë në gjendje të provojnë emocione të reja, është koha për dashuri!

Puna: Nervozizmi dhe ndërhyrja do të jetë rendi i ditës, veçanërisht nëse keni ndonjë vështirësi në përmbushjen e angazhimeve tuaja.

Virgjëresha

Dashuria: Në dashuri diskutimet me një ish, do të jenë më mirë për të kuptuar se jeta juaj ka marrë një kthesë tjetër. Jetojeni të tashmen pa frikë. Beqarët do të duhet të vendosin rregull në disa aspekte të jetës së tyre që janë ende të paqarta.

Puna: Së fundi, pas një presioni të gjatë, mund të mblidhni atë që keni mbjellë në të kaluarën. Mbajtja e qetësisë ka qenë një lëvizje fituese!

Peshorja

Dashuria: Dita vazhdon pozitivisht nga pikëpamja sentimentale, ju keni mbështetjen e padiskutueshme të Hënës në Dem. Lajme dhe ndryshime vijnë së shpejti për beqarët të cilët do të tërheqin shumë persona pas vetes sot!

Puna: Ditë e madhe, fryma e rinovimit po vjen në punën tuaj, ideale për kryerjen e projekteve që janë më afër zemrës suaj.

Akrepi

Dashuria: Nëse doni të zgjidhni problemet me partnerin/en tuaj, gjithmonë do të jetë më mirë të shtyni vendimet në kohë më të mira. Jepni një arsye nëse gjërat nuk shkojnë ashtu siç dëshironi. Beqarët do të përshkohen nga një tërheqje e fortë për një mik, por ata do të preferojnë të mos e zbulojnë atë.

Puna: Projektet tuaja të biznesit mund të pengohen nga disa vështirësi, nuk do të heqësh dorë, do të gjesh një zgjidhje të mirë.

Shigjetari

Dashuria: Përballoni këtë ditë me të menduarit pozitiv, organizoni angazhimet tuaja dhe relaksohuni. Një mbrëmje romantike ju pret me të dashurin/ën tuaj! Zemrat e vetmuara do të jenë në disponim për njohje të reja, ndoshta një flirt do të lindë.

Puna: Ka ardhur koha të dilni nga atributet sepse do të ballafaqoheni me situata ku nuk do të jetë e lehtë të jesh i durueshëm.

Bricjapi

Dashuria: Rregullimi i planetit tregon një pauzë të qetësisë dhe mirëqenies psikofizike. Është koha e duhur për të ndërmarrë një reflektim mbi jetën tuaj të dashurisë. Beqarët janë të lodhur e duke pritur për dashuri, por kjo pritje do të jetë me vlerë.

Puna: Rruga drejt suksesit është e dhimbshme, por midis një të papriture dhe tjetrës ju po arrini në mënyrë të sigurtë në qëllimin përfundimtar.

Ujori

Dashuria: Dita do të jetë për ata që kanë një marrëdhënie paqësore, ju mund të bëni programe premtuese për të ardhmen. Yjet do t’ju ndihmojnë të realizoni një ëndërr. Beqarët janë duke përjetuar një moment të kënaqshëm, në të gjitha aspektet, por nuk është koha për të gjetur shpirtin binjak.

Puna: Gjendja astrale nuk duket e bujshme për shenjën tuaj, por diplomacia dhe ndjenja e shëndoshë do të bëjnë mrekulli.

Peshqit

Dashuria: Pranoni një kompromis nëse jeni në çift, ndonjëherë ju duhet të jepni më shumë nga vetja për të bërë harmoni. Ngjarje të mëdha në dashuri do të vijnë edhe për ata që janë vetëm, mjafton të jenë të kujdesshëm në zgjedhjet e tyre.

Puna: Është e mundur që ju duhet të shtyni një projekt, por është mirë, sepse sot ajo mund të jetë e rrezikshme.

“Provokimi i butë”/ Turqia ngre dronët spiunë pas 18 muajsh paqe, Greqia në gatishmëri

Kur mendohej se paqja ishte vendosur midis Greqisë dhe Turqisë, dronët e këtyre të fundit janë rikthyer mbi detin Egje. Mediat greke raportojnë se ky është rasti i parë pas 18 muajsh që dronët turq rikthehen në Egje, pas ndihmës së ofruar nga Greqia në tërmetet vdekjeprurëse.

Ndryshe nga herët e shkuara dronët turq nuk kanë shkelur hapësirën ajrore kombëtare greke. Por, sipas gazetës “To Dhima”, autoritetet në Athinë kanë vlerësuar se kemi të bëjmë me fluturime në kuadër të një “provokimi të butë”.

Dronët “Bayraktar TB2” dhe “TAI Aksungur” kanë kryer lëvizje zbulimi për katër ditë rresht në të gjithë hapësirën detare të Athinës, ndërsa Turqia po ashtu ka dërguar një anije spiune në Egje.

Ankaraja pasi ka dërguar dronët në Egje ka shtyrë edhe vizitën e ministrit të Brendshëm turk në Athinë ku do të diskutohej për çështjet e emigracionit. Flukset e migracionit u ulën në Evros dhe Mytilene, por nuk ndodh e njëjta gjë në ishujt e tjerë të Egjeut lindor, ku vërehet një rritje.

Greqia siç duket ka qenë e përgatitur për këtë lëvizje të Turqisë. Vlen të theksohet se brenda këtyre 18 muajve kanë ndodhur dy zhvillime të rëndësishme.

Dronët “Aksungur” u shfaqën në Egje menjëherë pas festës turke në Qipro. Është hera e parë që ky lloj droni shfaqet në ujërat greke. Aksungur për herë të parë ka kryer shkelje kur fluturoi nga Kasos në kohën kur luftanijet turke penguan hetimet nga një anije italiane, misioni kryesor i së cilës ishte vëzhgimi në terren.

Aksungur është ndërtuar për të kryer misione vëzhgimi, zbulimi dhe inteligjence nga njëra anë, si dhe misione sulmuese dhe anti-nëndetëse. Kjo mund të jetë hera e parë që ky dron i veçantë turk ka fluturuar mbi Egje, por ka dyshime serioze se ai është përdorur edhe në shtator 2022 për të fotografuar dhe kontrolluar bombarduesit M-117 të prodhimit amerikan në Samos dhe Mytilin.

Aktiviteti që mblodhi vajzat VIP! Anita Haradinaj “dështon” me make-up, Bleona Qereti e veshur me golf në mes të vapës (FOTO)

Jemi mësuar ta shikojmë shpesh në Tiranë dhe gjithnjë është një kënaqësi teksa e hasim nëpër ekrane, apo evente të ndryshme. E kemi fjalën për gazetaren Anita Haradinaj, bashkëshorten e Ramush Haradinajt.

Me disa eksperienca televizive, ajo tashmë është padyshim ndër personazhet më të lakuar edhe në botën e “showbizz”-it. Ndaj edhe nëse ka një aktivitet në Tiranë, ajo do të shfaqet. Gjithnjë në top-formë u shfaq edhe këtë herë, ku ka qenë duke shijuar mbrëmjen e organizuar nga miqtë.

Natyrisht që miqtë e saj të famshëm janë shumë, por këtë darkë, Anita ka zgjedhur të shpenzojë më shumë kohë me këngëtaret Jonida Maliqi dhe Anxhela Peristeri. Por kur pamë këtë shkrepje nuk kishte sesi të mos të vinim re, se diçka ka shkuar keq në makeup-in e saj.

Si duket, konturet e bëra në fytyrën e saj nuk janë sistemuar siç duhet, ndaj edhe ndryshimet janë mëse të dukshme në këtë shkrepje. Nuk e dimë nëse Anita ka zgjedhur të lyhet vetë, apo ia ka besuar dukjen e saj një make-up artiste. Por ajo që dimë me siguri është fakti se ky ‘look’ nuk është aspak në nivelin e duhur.

Edhe kur ishte pjesë e “Big Brother Kosova” si opinioniste, shpesh në rrjet kishte kritika për dukjen e Anitës dhe atëherë problem ishte pikërisht konturimi i fytyrës. Ndaj ndoshta për Anitën ka ardhur momenti që të ndryshojë formulën e grimit, apo ndoshta makeup artisten.

Ndërkohë vëmendje ka marrë edhe këngëtarja Bleona Qereti, e cila është shfaqur në aktivitet e veshur me golf në temperatura të larta./Panorama Plus

Konflikti mes Medi Isenit dhe Noizyt! Videoja që ngre dyshimet, a ishte gjithçka e përgatitur për të futur në grackë reperin?

Rrjetet sociale janë kthyer në një shesh përplasjesh mes personazheve të ndryshme që dalin nga asgjëja dhe duke sharë apo kërcënuar persona të tjerë publikë, arrijnë të marrin audiencë dhe të gjenerojnë të ardhura. Kjo ndodh kryesisht në Tik-Tok.

Mirëpo, kjo sjell në jo pak raste edhe konflikte reale. Ngjarja e fundit që ndodhi në një klub në Pejë të Kosovës, ku një personazh TikToku i njohur si Medi, emri i plotë i të cilit është Muhamet Iseni, u rrah nga disa të rinj, mori vëmendjen e opinionit publik, medias dhe organeve të drejtësisë në Kosovë pasi në ngjarje u përmend edhe Rigels Rajku, ose siç njihet me emrin e artit, Noizy.

Por, si është e vërteta e ngjarjes dhe zhvillimeve para ngjarjes me aq sa dimë deri tani?

Një natë përpara ngjarjes ku Muhamet Iseni u përlesh në një klub në Pejë, ai ishte live në Tik Tok me rreperin Clevio, kundërshtar i njohur i Noizyt, të cilit i thoshte se do shkojë në klubin ku do performojë Noizy dhe do ‘bënte pompa në prapaskenë”.


E thënë ndryshe, Medi, lë të kuptohet gjatë live me Clevion se do të shkojë dhe të tregojë forcën në koncertin e Noizyt.

Kjo ishte faza e parë që paralajmëronte atë që do të ndodhte një natë më pas.

Të nesërmen në mbrëmje, Medi shkon sëbashku me dy familjarë siç i kishte premtuar Clevios në klubin ku Noizy po bënte punën e tij, po mbante një koncert. Në prapaskenë nuk dihet qartë se çfarë ka ndodhur, por Medi ka deklaruar sërish në Tik Tok (që ka hyrë pasi ka dalë nga spitali ku ka marrë shërbimin e parë) se e ka dhunuar grupi i Noizyt sebashku me Noizyn. Në videon që qarkullon në disa media në Kosovë që po luajnë rolin e policisë, nuk duket askund Noizy.

Atëherë si qëndron e vërteta? Pse organet e Kosovës kanë lëshuar urdhër-arrest për Rigels Rajkun?

Për këtë organet e Kosovës nuk prononcohen dhe nuk japin sqarim, por vetë Noizy, ka dhënë shpjegimin  tij në Instagram ku ka sqaruar se së pari, ai është një person që nuk i shmanget kurrë organeve të drejtësisë dhe se është gati të deponojë me fakte të vërtetën e ngjarjes.

Konflikti që përfundoi me dhunë në Pejë mes Medi Isenit

Nga ana tjetër, Noizy pasqyron videon e planit për konflikt një natë para të Medit si dhe sqaron se ai nuk e ka prekur me dorë, por sapo është futur në prapaskenë ka parë përplasjen e disave që nuk i njihte dhe sëbashku me stafin e tij është marrë nga sigurimi dhe e kanë shoqëruar në makinë.

Reagimi i plotë i Noizy-t:

Një tik-toker që për të rritur audiencën premton dhe insinuon se do shkojë t’i prishë koncertin Noizyt duke i treguar forcën me pompa në prapaskenë, dhe pasi dhunohet atje, akuzon këngëtarin dhe biznesmenin se e ka dhunuar edhe pse nuk ka asnjë fakt apo provë që e vërteton këtë. Nga ana tjetër, Noizy shprehet i gatshëm të japë versionin e tij me fakte dhe prova që nuk e ka dhunuar Medin.

Konflikti që përfundoi me dhunë në Pejë mes Medi Isenit

2