Hidrauliku më i pasur i Britanisë: Kam shpenzuar 120 mln euro gjatë jetës time. Arsyeja? Nuk doja të isha burri më i pasur në υarreza

Charlie Mullins është një 71 vjeçar britanik. Por tashmë të gjithë e njohin si hidrauliku më i pasur në Britani.

Në moshën 71-vjeçare, ai shiti Pimlico Plumber për 140 milionë euro, kompaninë që themeloi gati 5 dekada më parë nga hiçi.

“Mendoj se kam shpenzuar rreth 100 milionë paund (rreth 120 milionë euro) gjatë jetës time, këtë e them pa asnjë problem. Jam i lumtur që e bëra, nuk do të doja kurrë të bëhesha njeriu më i pasur në varreza. Njerëzit thonë se nuk mund të shpenzosh kaq shumë para, por unë e bëra. Kam bërë investime por kryesisht kam bërë një jetë të mirë”, thotë ai për The Sun.

Por si filloi Mullins?

Pasi la shkollën në moshën 15-vjeçare, mentori i tij Bill i mësoi atij gjithçka, nga tregtia deri te respektimi i klientëve:

“Mbaj mend një punë në veçanti, një tub kishte plasur në një shtëpi luksoze në Hampstead ose Primrose Hill, unë dhe Billi e riparuam rrjedhjen në një kohë të shkurtër. Ajo nuk ishte ndonjë gjë e madhe, por njerëzit atje e trajtuan Billin si idhull sepse ai u paraqit në mënyrën e duhur. Ata i dhanë këshilla, darkë dhe i thanë, ‘Oh, ne jemi shumë mirënjohës që erdhët”, tregon Mullins.

Dhe në këtë rast ai mori dhe mësimin e parë të vlefshëm nga mentori i tij.

“Mbaj mend që atë ditë Billi më tha ai do të fitonte më shumë para duke rregulluar atë tub të vjetër sesa fitonte babai im në një javë në fabrikë. Ai nuk po e thoshte këtë për të nënçmuar familjen time, por thjesht për të shpjeguar se si funksionon. Unë mund të fitoja 10 paund në javë në fabrikë ose të bëja të njëjtën gjë me vetëm një punë”, vijon Mullins.

Vetëm 25 vjeç, Mullins themeloi Pimlico Plumbers: “Unë gjithmonë them se suksesi ynë nuk erdhi nga bërja e diçkaje të komplikuar, nuk ishte se në Pimlico Plumbers ishim aq të mirë, por që të gjithë të tjerët ishin kaq të paaftë (…) Industria hidraulike kishte një reputacion të tmerrshëm dhe unë vendosa ta ndryshoj atë”, tregon ai.

Me kalimin e viteve, Mullins kishte marrë oferta të shumta për të shitur 90% të aksioneve të tij në Pimlico Plumbers, por vetëm pas pandemisë ai e ndjeu se më në fund ishte koha e duhur për të shitur.

“Nuk doja të largohesha nga Pimlico në një arkivol dhe kuptova se marrja e një shume të majme parash për një kompani që e kisha nisur nga hiçi ishte akti përfundimtar”.

Horoskopi për ditën e sotme, e Mërkurë 31 Korrik 2024

Dashi

Në dashuri po afrohet një fat i madh, i cili favorizohet nga një qiell i cili favorizon lidhjet e lindura së fundmi. Do të jeni më të sigurtë në veten tuaj dhe vendosmëria që do të shfaqni do lejojë që të keni sukses në një intervistë pune.

Demi

Mundohuni që të shikoni përreth pasi parashikohen mundësi të mira për të bërë njohje të reja. Kjo e mërkurë do ju shohë mjaft të zënë në realizimin e një projekti të ri krijues. Këshillohet që në familje, të mos tregoheni shumë të largët.

Binjakët

Kjo e mërkurë do të jetë disi e turbullt për shkak të disa keqkuptimeve që keni patur në punë ose me partnerin/en. Do të jeni të lodhur dhe të acaruar dhe ky humor i keq mund të prish një raport tuajin.

Gaforrja

Parashikohet një qiell interesant për takimet, qoftë të natyrës sentimentale dhe profesionale. Intuita e mirë do ju lejojë që të ndryshoni interesat siç ju leverdis më shumë. Në familje, këshillohet që të jeni më të kuptueshëm.

Luani

Do të jeni në kërkim të stimujve të rinj ku të kapeni, sidomos tashmë që ndiheni të kënaqur nga lidhja juaj apo nga puna. Parashikohet një mbrëmje mjaft relaksuese dhe plot shkëndija në dashuri.

Virgjëresha

Ka disa keqkuptime të cilat duhet ti mbani nën kontroll. Duhet të jeni të gatshëm që në fushën e ndjenjave të bëni një hap përpara, sidomos nëse së fundmi keni përjetuar zhgënjime.

Peshorja

Shmangni tepritë, sidomos nga pikëpamja e sforcimeve fizike. Jeni përfshirë në angazhime shumë të lodhshme të cilat mund të çekuilibrojnë ditën tuaj. Në dashuri, regjistrohen momente interesante, por duhet të jeni të gatshëm që të kënaqni edhe disa nevoja të partnerit/es tuaj.

Akrepi

Ky është momenti më i mirë për të menduar më shumë për veten dhe pretendimet tuaja. Dashuria do të marrë vëmendjen tuaj kryesore dhe rigjetja e harmonisë në çift do ju lejojë që të vlerësoni më mirë kapacitetin tuaj.

Shigjetari

Duhet të punoni fuqishëm për të arritur një objektiv të rëndësishëm. Mundohuni të jeni më të sigurtë në vete dhe fokusohuni në prioritetet që keni. Nisja e një historie të re dashurie, mund të çojë në ndërmarrjen e një rrugëtimi interesant.

Bricjapi

Në dashuri parashikohen mundësi të mira, sidomos nëse jeni në kërkim të një stabiliteti që të zgjasë. Duhet të guxoni dhe të hidhni hapin e parë, pasi nuk përjashtohen zhvillimet interesante. Vlerësoni më shumë kohën e kaluar bashkë, në mënyrë që të arrini të planifikoni arratisje romantike dhe aktivitete të reja në çift.

Ujori

Këshillohet që të ndiqni instinktin tuaj. Para jush hapet një qiell mjaft i favorshëm i cili do ju mbushë me kurajo dhe forcë. Çuarja përpara e ideve të reja, do ju mundësojë realizimin e projekteve të mëdha.

Peshqit

Do të jeni shumë të tensionuar gjatë kësaj dite, ndoshta për shkak të ndonjë tensioni ose keqkuptime me familjen ose partnerin/en. Puna po ecën më së miri dhe marrëveshjet e reja do të jenë mjaft të favorshme.

Nga e hëna në të premte punon në fabrikë këpucësh, sulmuesi shqiptar merr leje dhe shënon gol me peshë në Ligën e Konferencës (Video)

Historia e sulmuesit shqiptar, Marseljan Mema, është me të vërtetë speciale.

Djaloshi nga Shtërmeni, aktivizohet në formë huazimi te skuadra kampione e San Marinos, Virtus, që mbrëmjen e sotme u përball me Flora Talin, në duelin e vlefshëm për raundin e dytë të Ligës së Konferencës.

Sfida e parë u mbyll me rezultatin 0-0, ndërkohë që në duelin e kthimit, Mema u aktivizua në minutën e 55-të, teksa në minutën e 88-të, u shndërrua në një protagonist, teksa shënoi një gol me peshë, duke barazuar rezultatin në 2-2, kësisoj dueli shkoi në shtesë.

Interesant është fakti se për të qenë pjesëmarrës në këtë përballje, Mema, ka marrë lejë në punë, pasi nga e hëna në të premte, atij i duhet të punojë në një fabrikë këpucësh, ndërkohë që në fundjave luan futboll me skuadrën amatore të Montecalvos.

Edhe pse pjesë e futbollit amator, talenti i shqiptarit, ka impresionuar drejtuesit e kampionëve të San Marinos, që e huazuan Memën për ndeshjen Europiane.

27-vjeçari ka lindur në Shqipëri, por është rritur në Rimini të Italisë. Për fat të keq, skuadra e sulmuesit shqiptar, nuk arriti të bënte mrekullinë, teksa pësoi dy gola në kohën shtesë ndaj Flora Talin. Kujtojmë që Flora tashmë do të përballet me fituesen e çiftit Egnatia-Vikungur.

https://embed.reddit.com/r/soccer/comments/1efzxv7/flora_22_virtus_22_on_agg_marseljan_mema_88_san/?embed=true&ref_source=embed&ref=share&utm_medium=widgets&utm_source=embedv2&utm_term=23&utm_name=post_embed&embed_host_url=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fhistoria-epike-nga-e-hena-ne-te-premte-punon-ne-fabrike-kepucesh-sulmuesi-shqiptar-merr-leje-dhe-shenon-gol-me-peshe-ne-ligen-e-konferences-video%2F

Ikni! Çfarë nxehtësie, çfarë k @tastrofe…”/ Pamje aρokaIiptike nga Shëngjini (VIDEO)

Shëngjini po përjeton orë dramatike.

Flakët kanë përfshirë çdo gjë duke krijuar vatra të mëdha zjarri. Si pasojë gjithçka duket apokaliptike me gjërat që digjen rreth e rrotull.

Zjarri ka shkuar shumë pranë ndërtesave të banuara duke shkaktuar dëme të mëdha.

Ndërkohë siç mund të shihni në video, në një moment zjarrfikësit dhe policia vrapojnë për të shpëtuar nga një vatër shumë e madhe flakësh.

Video Player

00:00

01:17

“Ikni! O çfarë katastrofe! Ua çfarë nxehtësie, nuk kam parë kështu”, dëgjohet të thuhet në video.

Ndërkohë për shuarjen e zjarreve kanë nisur operacionin edhe dy avionë Canadair që kanë ardhur nga Italia.

Deputeti opozitar pë rdhos parlamentin, vendos këmbët mbi tavolinë teksa pritej të votohej për kryeparlamentaren

Deputeti Edi Paloka vendosi të presë votimin për kryeparlamentaren Spiropali në mënyrë të pazakontë në seancë plenare.

Ai ishte ulur në vendin e tij dhe teksa në sallë kishte tensione përgjatë foltores me deputetët Bardhi e Noka, Paloka vendosi këmbët në tavolinën e deputetit dhe po shikonte telefonin

Një gjest ky aspak i hijshëm për parlamentin dhe një veprim që përdhos këtë institucion ligjvënës.

Megjithatë pamje të tilla janë parë edhe nga presidentë dhe kryeministra, si Barack Obama apo Edi Rama, por këto kanë ndodhur në zyrat e tyre dhe jo në publik e aq më tepër në një institucion ligjvënës teksa pritej të votohej diçka e rëndësishme.

Paloka me këtë veprim tregon se e trajton parlamentin më keq se kafenë e lagjes.

Momenti kur hidropIani i BE-së mbërrin në Shëngjin për shuarjen e fIakëve (Video)

Ky është momenti kur një hidroplan nga vendet e Bashkimit Europian ka mbërritur në Shëngjin për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.

Situata ka dalë jashtë kontrollit ditën e sotme kur zjarri ka rrethuar disa hotele dhe një resort turistik, teksa ka shkrumbuar kodrën me pisha në zonën midis Ranës së Hedhun dhe Portit të Shëngjinit.

Ministria e Mbrojtjes kërkoi përmes mekanizmit të Emergjencave Civile të BE-së ndihmë për dy avionë Canadair për shuarjen e flakëve.

Deri në këto momente, në zonë ishin angazhuar dhjetra zjarrfikës nga toka si dhe një helikopter i Forcave Ajrore.

Video Player

Situatë AL ARMANTE në Shëngjin! Çadra e shezlonë në flakë, zjarri del jashtë kontrollit (PAMJET)

Prej tre ditësh vijon zjarri në Shëngjin, ndërsa ditën e sotme situata duket se ka dalë jashtë kontrollit, teksa flakët i janë afruar një resorti turistik.

Pranë një hoteli te Rana e Hedhun, flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke përfshirë çadrat e plazhit, si dhe një lokal buzë detit të ndërtuar me dru dhe kashtë.

Zjarri besohet se është përhapur në këtë pjesë të plazhit nga thëngjijtë të ndihmuar nga era në vatrën e zjarrit që ka përfshirë pishat në kodër.

Më herët në vatrat e zjarrit janë dëgjuar shpërthime, dyshohet nga municione të braktisura në mal, çka e ka vështirësuar punën e zjarrfikësve për t’iu afruar flakëve.

Turistë të shumtë janë parë të largohen me çantat dhe sendet personale për t’i shpëtuar flakëve, ndërsa rruga mes Shëngjinit dhe Ranës së Hedhun momentalisht është e pakalueshme.

Luan Muça i Deltës dhe Dajlan Avdia i Apexit, ngulin kullë 100 kate tek “Ushtari i Panjohur”

Në rrugën e Barrikadave, në krah të Malit të Tiranës do të ngrihet kulla më e lartë e Tiranës.

Bëhet fjalë për një përbindësh 100 katësh i projektuar nga arkitekti kilen Alejandro Aravanea dhe studioja e tij Elemental Studio.

Kulla do të ndërtohet nga dy kompani shqiptare. Delta e Luan Muçës dhe Techno Alb e Dajlan Avdiajt. Ky i fundit njihet si një nga pronarët e ish kompanisë Apex dhe biznesmeni që ka ndërtuar Kullat tek Sahati dhe pallatin pas Presidencës.

Një ditë më parë në ambientet e një hoteli të njohur në Tiranë u zhvillua konkursi për përzgjedhjen e projektit të kullës me praninë e kryeministrit Edi Rama. Në garë morën pjesë 4 projekte nga studio të huaja arkitekturore dhe në fund u përzgjodh projekti i Aravaneas.

Kulla e re ka formën e dy gishtave. Lartësia e saj e bën hotelin Intercontinental pas 15 katëshit, Tirana Rock dhe Malin e Tiranës të duken si xhuxha. Ndërsa Plaza e Behar Males dhe Vasil Naçit tashmë do të duket si nja garsoniere e vogël.

Bëhet fjalë për një kullë, e cila fillimisht u propozua të ishte 350 metër e lartë, por që më vonë është rënë dakord të ulet në 300 metra.

Kjo do të jetë ndërtesa e re më e lartë në Tiranë, kostoja totale e të cilës nuk dihet. Ashtu sikurse nuk dihet nëse gara e çmendur e kullave që ka përfshirë Tiranën do të lërë më ndonjë centimetër tokë të pa betonizuar në qendrën e Tiranës./Kapitali.al

Euro në rënie dra stike, monedha europiane prek një rekord të ri minimumi historik

Euro ka shënuar një rënie të lehtë në kursin e këmbimit në ditët e para të kësaj jave, aq sa për të regjistruar një minimum të ri historik në kursin e këmbimit me lekun.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye të martën me 100.23 lekë, nga 100.24 lekë që ishte rekordi i mëparshëm, i shënuar më datë 25 qershor.

Luhatjet e kursit të këmbimit këtë verë janë minimale dhe kanë kryesisht vlerë statistikore, duke qenë se qysh prej muajit maj e në vazhdim, kursi është mbajtur praktikisht i fiksuar nga Banka e Shqipërisë, pak sipër nivelit të 100 lekëve.

Megjithatë, sezoni veror e ka ngushtuar ndjeshëm hendekun e mbiçmimit vjetor të euros. Rënia vjetore e kursit të këmbimit ka zbritur në 2.6%, nga 9.1% që kishte qenë në fund të vitit 2023.

Në kushtet e rritjes së prurjeve valutore gjatë sezonit veror, Banka e Shqipërisë ndërhyn periodikisht në tregun valutor duke kryer blerje të drejtpërdrejta të valutës, me qëllim për të mos lejuar rënien e monedhës europiane poshtë kufirit të 100 lekëve. Kjo ndërhyrje është argumentuar me objektivin ligjor të inflacionit. Në pjesën e parë të këtij viti, inflacioni ka rënë poshtë objektivit prej 3% të Bankës së Shqipërisë. Sipas INSTAT, në muajin qershor inflacioni vjetor ishte 2.1%, në nivelet më të ulët të tre viteve të fundit. Një efekt të rëndësishëm në uljen e inflacionit ka patur edhe forcimi i lekut në kursin e këmbimit me euron, duke ulur inflacionin e importuar nga jashtë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, vlera e valutës së blerë në treg do të bëhet publike vetëm në raportin për ndërhyrjet në tregun e parasë, që si rregull publikohet me një kohë vonesë prej tre muajsh.

Banka e Shqipërisë nuk ka përcaktuar afate apo parametra të qarta për ndërhyrjen e saj në kursin e këmbimit. Besohet se objektivi i ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë është të mos lejojë rënien e euros poshtë kufirit të 100 lekëve, i përcaktuar si një lloj kufiri psikologjik. Pritet që presionet mbiçmuese mbi monedhën kombëtare do të bien pas sezonit veror, megjithatë kjo është e vështirë të thuhet me siguri, duke qenë se në vitet e fundit as mbarimi i sezonit të pushimeve nuk ka sjellë ndonjë zhvlerësim domethënës të lekut.

Leku i fortë ka ndihmuar në uljen e inflacionit të mallrave të importuara, por nga ana tjetër ka patur efekte negative mbi sektorët eksportues të ekonomisë shqiptare. Pasojat kanë qenë veçanërisht serioze në sektorin e fasonerisë, por ndërkohë edhe bizneset e lidhura me turizmin e shpjegojnë pjesërisht rritjen e çmimeve me zhvlerësimin e monedhës europiane./Monitor

Broja në fokus të merkatos verore, por kjo është skuadra e vetme që sulmuesi dëshiron

Armando Broja vijon të jetë në qendër të merkatos verore ku të shumta janë klubet e interesuara për ta bërë pjesë të tyren. Everton, Milan, Southampton dhe Brentford janë në garë të fortë për marrë Brojën nga Chelsea, ku ai tashmë po kryen fazën përgatitore në SHBA.

Everton kërkon me çdo kusht Brojën pasi e sheh atë si zëvendësuesin ideal të Kalvert-Levin, i cili do të shkojë te Uest Hem ose Njukasëll. Megjithatë mediat bëjnë me dije se vetë Broja është në pritje të Milanit, të cilët mesa duket kanë gati edhe një sulm të fundit. Shqiptari shihet si njeriu kyç në sulm, pasi kuqezinjtë pas Moratës kërkojnë edhe një tjetër lojtar në fazën e avancuar.