Ish-ministri Ahmetaj bën deklaratën e for të: Inceneratorin e Tiranës e bënë Edi Rama dhe…

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të forta duke zbuluar se Edi Rama dhe Erion Veliajt janë dy pronarët e vërtetë të inceneratorit të Tiranës.

Gjatë rrëfimit të tij për skemën korruptvie të inceneratorit të Tiranës, ish-numri dy i qeverisë së Edi Ramës, Arben Ahmetaj, ka thënë se ka kundërshtuar ndërtimin e inceneratorin e Tiranës dhe këtë gjë ia ka bërë të ditur Edi Ramës në 31 gusht 2017.

Ahmetaj: Nuk ka rëndësi, pyeteni ta kujtojë. E treta, çfarë ka ndodhur në verën e 2017 që në 31 gusht u firmos Tirana. Unë e kam kundërshtuar Tiranën. Çfarë ka ndodhur me aktorët. A mund ta pyesni këtë kryeministrin e drejtësisë së re, pyeteni të ju kthejë përgjigje. Zero me Elbasanin.
Pyetje: Zero komunikim për Elbasanin, zero për Fierin …
Ahmetaj: Për Fierin, investim publik në fazën fillestare të investimit publik, jo të procedurës kam biseduar me të në korridor të kryeministrisë.

Pyetje: Po për Tiranën…
Ahmetaj: Për Tiranën janë letrat, refuzimi. Po, janë letrat.
Pyetje: Kur e keni refuzuar, çfarë ju ka thënë…
Ahmetaj: Çfarë të më thotë, kush ka punuar me mua që pastaj del në ekran dhe thotë, ai ska folur, ka heshtur, e di shumë mirë që nuk më mbyllet goja. Madje në një moment i kam thënë, edhe publikisht që, ndoshta doja do të jetë dhe armiku im. Nuk më mbyllej goja për këto gjëra. E dini pse e kam thënë atë? Jo për të bërë fajtor dikë, apo këdo, unë e kam thënë për ti treguar Edi Ramës dhe SPAK që kam qenë jashtë procedurës dhe që procedura është bërë në mënyrë të drejtpërdrejtë kolegjiale me vendim të Këshillit të Ministrave. Për çfarë i vijnë vërdallë Elbasanit. Ka dy teori interesante konspiracioni. Kur ka teori konspiracioni të pavullnetshme dhe të vullnetshme të promovuara dhe sponsorizuara e vërteta fundoset, nuk ka më vlerë. Ku është bazuar e gjithë kjo historia e Ben Ahmetaj dhe inceneratorëve.

Te njohja ime me Mirel Mërtirin. Tani kur dalin letrat unë e kam refuzuar inceneratorin e Tiranës. Sa për dijeni, pyesni dhe prokurorët, pyesni dhe Belinda Ballukun, kanë dalë me humbje kompanitë dhe te Fieri e Elbasani. Unë e kam kundërshtuar Tiranën. Kjo bullshit që këta thonë nëpër ambasada, nëpër media, jo po fjetja atje, fjeti këtu, fjetën bashkë apo veç, nuk ka lidhje fare. E nuk ka lidhje fare me akuzat që bëjnë. Të them dhe stilin e akuzave. Unë kam marrë dhe prevaluar në varësi të interesit publik, pavarësisht miqësisë së dikurshme që kisha me një njeri normal, që nuk është pronari i inceneratiorit të Tiranës. Ja kanë marrë, ata djem janë masakruar. Ata janë përdorur edhe nga SPAK në mënyrë ilegale. Herën e tretë do të nxjerr se për veset e mia imagjinare kanë përdorur komunikim ilegal mes Altin Dumanit dhe inceneratorëve. Ta zgjidhë vetë Altin Dumani, se si e ka bërë këtë gjënë.

Këtë e ka me veten dhe me publikun një ditë. Si ka mundësi që kërkohet kjo gjëja, nga e ka ditur Altin Dumani, për pseudo sajesa vesesh. Edhe po ti kisha veset, unë në punën time zyrtare …
Pyetje: Altin Dumani po ju heton edhe për sjellje të pahijshme…
Ahmetaj: Besoj tani në qëllim të angazhimit që ka marrë ndaj uzurpatorit në reformën në drejtësi të Edi Ramës, indirekt Erion Veliajt, indirekt dhe Belinda Ballukut dhe Ulsi Manjës, të bëjë salto mortale.

Tr agjedi në ajër, humb je tën një turiste në avion,dyshohet se…

Një turiste ka humbur jetën pasi ajo pësoi kolaps në një fluturim në Australi.

Ekuipazhi i fluturimit nxitoi për t’i ardhur në ndihmë, por me në një përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar gruan me aeroplanin që u dha përparësi uljes në Melburn.

Ajo u zbrit nga avioni me shërbimet e urgjencës që prisnin në pistë, por nuk mundi të shpëtohej.

Turistja pësoi kolaps në fluturim rreth orës 9:30 të mëngjesit të së hënës përpara se avioni të hynte për ulje në aeroportin Tullamarine rreth orës 10:15 të mëngjesit.

Edhe pse ende nuk është bërë e ditur shkaku i vdekjes, autoritetet nuk po e trajtojnë tragjedinë si të dyshimtë.

Ky është Alket Rizai nga Jugu që i kanë bërë këngë për ato që bëri në bür.gjet greke, trim i madh në Greqi është, e njihni?

Reperi Tus i ka dedikuar një këngë të plotë Alket Rizait, i burgosuri shqiptar më i famshëm në Greqi, i njohur për bëmat e tij me arr atitë nga bu rgu, por jo vetëm.

“Kam kënduar për Alket Rizain sepse Alket Rizai është hero këtu në Greqi. Është tr im, ka bërë gjëra të çmendura brenda dhe jashtë bu rgut” do të shprehej Tus asokohe.

Nuk dihet sesa sukses do të ketë reperi në Greqi me këtë projekt, por e sigurt është se kënga “ka ndezur” edhe në Shqipëri.

Kush është Alket Rizai

Alket Rizai ka lindur me 24 maj 1978 ne Ballsh. Në moshën 16 vjecare u largua per në Greqi për të punuar. Është bërë i njohur si shqiptari që është arra tisur dy herë nga bur gjet greke me helikopter.

Ai ishte më i vogli i tre djemve dhe ka qenë një fëmijë i bindur. Kishte një pasion të veçantë, të cilin ndoshta mund ta shndërronte në profesion nëse e ardhmja e tij do të ishte ndryshe: elektronikën.

I zbërt hente pajisjet elektronike dhe i montonte sërish që në moshën 10-vjeçare. Vitet e para të fëmijërisë Alketi i kaloi në fshatin Kalenjë, te dajat e tij. Gjashtë vjeç është kthyer në qytetin e lindjes për të nisur klasën e parë. Shkollën e mesme nuk e ka përfunduar, është larguar për në Greqi.

Alketi perveç gjuhes shqipe flet 5 gjuhë të huaja. Alket Rizai eshte arrat isur 2 here me helikopter nga bu rgu i Koridalos.

Tentoi arratisjen e trete duke marre peng 6 police te burgut te Malandrinos.Per momentin ndodhet ne bu rg.

Ilir Meta hidhet nga shkëmbi, tre vetë të fri kësuar e rrethojnë me shpejtësi (Video)

Ilir Meta edhe këtë fundjavë ka marrë malet.Në një moment, ai ka vendosur të hidhet nga një shkëmb në një pellg.

“Kështu të ndodh kur dëgjon “Sarilenë” e Bes Kallakut te liqeni i Dashit!

Besa besë për 4 milion shqiptarë plus”, shkruan Meta, ndërsa ka postuar edhe videon.

Tre persona sapo Meta u hodh nga shkëmbi, e rrethuan me shpejtësi, ndoshta nga frika se mbytej.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Filirmetazyrtar%2Fvideos%2F1030433194671346%2F&show_text=false&width=264&t=0

SMS-ja “Welcome to Greece” që i mori je tën biznesmenit në Sarandë, i erdhi kur po montonte tritoIin

Biznesmeni Armandi Nelaj nga Saranda humbi jetën në 24 qershor si pasojë e një shpërthimi me lëndë eksplozive teksa ishte në det në orët e vona të natës.

Gazetari Eni Ferhati ka shpjeguar në Euronews Albania, gjithë dinamikën e shpërthimit me tritol, ku mbeti i vdekur biznesmeni Armand Nelaj.

Sipas gazetarit, 52-vjeçari kishte marrë porosi nga 35-vjeçari Erdian Muho për të hedhur në erë anijen e linjës Sarandë-Korfuz, për arsye konkurrence.

Në momentin që Nelaj ishte afër anijes për të montuar lëndën plasëse, në telefonin e lidhur me tritolin u futën valët greke, duke bërë që mesazhi “Welcome to Greece”, të aktivizonte shpërthimin.

“Sasia e eksplozivit do të vendosej në pjesën fundore të tragetit, e lidhur me një aparat celular, në vakum. Autori i cili humbi jetën, nuk kanë llogaritur diçka sipas hetuesve. Në momentin që autori i është afruar anijes, kanë hyrë valët roaming dhe ka ardhur një mesazh në telefon. Kjo ka qenë fatale për Armand Nelaj”, tha gazetari.

Më pas, sipas gazetarit, informacionet kanë qenë në rrugë operative, që kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar si porositës i ngjarjes.

Sipas informacioneve që gazetari dispononte ky i fundit ka qenë i angazhuar edhe politikisht në qytetin e Sarandës.

Bëhet fjalë për Erdion Muhon, i cili është djali i një biznesmeni tjetër të njohur në qytetin e Sarandës.

Ai merret kryesisht me biznese në fushën e hotelerisë, turizmit dhe transportit detar.

Në vitin 2021 Muho ka qenë pjesë e listave për deputet në listat e Lëvizjes për Ndryshim të ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli.

Ngjarja e një muaji më parë ishte e mbushur me mister, pasi fillimisht u dyshua se i shpërtheu bombola e oksigjenit ndërsa pati hetime edhe për një atentat të mundshëm.

Viktima u gjet nga dy shtetas të huaj, të cilët udhëtonin me një gomone drejt skafit të tyre. Këta dy persona e kanë nxjerrë menjëherë nga uji dhe e kanë transportuar drejt Portit të Sarandës, ku më pas është marrë nga ambulanca për ta dërguar në spital. Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, biznesmeni nuk ka arritur të mbijetojë.

Armandi Nelaj ishte biznesmen prej 13 vitesh, pronar i një kompanie të mjeteve të rënda të ndërtimit.

“Rilidhja me rrënjët, emocionuese”/ Bebe Rexha ndan fotot nga vizita në Dibër: Familja është gjithçka për mua

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, e cila ka disa ditë që ndodhet në Shqipëri, ka udhëtuar drejt vendlindjes në Dibër.

Teksa shkruan se është rikthyer në vendlindje pas 12 vitesh, ajo ka ndarë me miliona ndjekësit e saj në “Instagram” disa fotografi e video nga Dibra. Ndër të tjera, ka vizituar edhe varrin e gjyshit të saj.

“Pas 12 vitesh, u ktheva në vendlindjen e babait, në Dibër, Maqedoni. Rilidhja me rrënjët dhe familjen ishte thellësisht emocionuese.

Vizita te varri i gjyshit ishte veçanërisht domethënëse, pasi nuk mund të merrja pjesë në funeralin e tij. Familja do të thotë gjithçka për mua dhe kjo vizitë më kujtoi rëndësinë e lidhjeve tona”,- ka shkruar Bebe krahas postimit me foto dhe video nga Dibra.

Treni del nga shinat, të paktën 100 të p Iagosur

Ditën e sotme, një aksident i rëndë është regjistruar në Rusi, ku të paktën 100 persona dyshohet se janë plagosur kur një tren pasagjerësh, u përplas me një kamion në rajonin e Volgogradit, ka njoftuar agjencia shtetërore e lajmeve Interfax.

Sipas TASS, 20 u plagosën në tren, i cili doli nga shinat, teksa në bord ndodheshin më shumë se 800 pasagjerë.

Siç raporton Interfax, përplasja ka nxjerrë nga shinat tetë vagonë ​​të trenit të pasagjerëve.

“Në vendngjarje kanë shkuar ekipet e shpëtimit”, njoftuan autoritetet, duke shtuar se janë përfshirë 324 anëtarë të kërkim-shpëtimit.

Treni po shkonte nga Kazan në Adler në Detin e Zi.

“Një orë brenda në avion pa kondicioner”, Bes Kallaku i revoItuar nga linja Milano-Rinas: Trajtim çn jerëzor për shqiptarët…(Video)

Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku me një video në rrjetet sociale ndau shqetësimin e tij lidhur me kushtet jo të mira të linjës së avionit Milano-Rinas. Në video shfaqet Kallaku brenda një avioni ku në sfond dëgjohen të qara fëmijësh dhe zëra njerëzish të revoltuar.

Kallaku u shpreh se i kishin mbyllur brenda në avion prej një ore dhe pa kondicioner. I djersitur aktori i humorit thot: Është një tmerr, sikur të kemi dalë nga deti ose dushi, tmerr fëmijët janë bërë qull.

Më tej me një video tjetër Besi tregon se stafi i hapi dyert dhe nxori pasagjerët jashtë në pistë. Në sfond dëgjohet duke bërtitur një person i stafit të linjës ajrore “Georgian Wings”.

“Na nxorrën të marrim frymë, ai tjetri bërtet se i thonë pse nxore njerëzit në pistë. Kush do rezistonte aty?” tha Besi.

Aktori i humorit e mbylli me një video nga autobusi ku pasagjerët u dërguan pas disa orësh vuajtje në të nxehtë për të qëndruar me ajër të kondicionuar.

“Situatë kaotike dhe trajtim çnjerëzor për shqiptarët” shkruan Kallaku.

Bora Zemani bën ndryshimin drastik në pamje

Moderatorja e njohur Bora Zemani, është mjaft aktive në rrjetet e saja sociale, sidomos në “Instagram”, ku shpesh ndan momente nga përditshmëria e saj me ndjekësit.

Ditën e sotme ajo është shfaqur si kurrë më parë, me një ndryshim drastik në pamje.

Ndonëse syri i publikut u mësua me “Borën kokëkuqe” tani është koha për një ndryshim.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të “Instagram-it” ajo është shfaqur me ngjyrën e saj të re të flokëve dhe padiskutim, ngjyra e re e flokëve i shkon kaq shumë.

“Jave e re, floke të reja“-shkruan Bora.

https://www.instagram.com/reel/C-ADTpxMMNu/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=961&rd=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com&rp=%2Fbora-zemani-ben-ndryshimin-drastik-ne-pamje%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A504%2C%22ls%22%3A178%2C%22le%22%3A315%7D

Pilivesat “pushtojnë” plazhin, fëmijët bërtasin nga frika, të rriturit filmojnë momentin e pazakontë

Një situatë paniku u shkaktua në një plazh të Rhode Island në SHBA kur një tufë pilivesa prishi qetësinë e pushuesve. Tufa e pafund e pilivesa pushtoi plazhin Misquamicut në ëesterly të shtunën ndërsa pushuesit kanë kapur me video momentin.

Një re insektesh nisi të kalonte plazhin dhe të shqetësonte ata që në atë kohë po shijonin banjat e diellit apo pushonin në rërë.

“Po shijoja një ditë të bukur në Misquamicut State Beach derisa patëm një apokalips,” tha Stephanie Martin për ëCVB.

Tufat e pilivesave priren të formohen kur insektet ose shumohen në muajt e verës ose kur insektet më të vogla me të cilat ushqehen fryhen në ajër nga shqetësimet e motit ose aktiviteti njerëzor, sipas ëBUR.

Të tjerët qëndruan dhe qeshën me skenën e pabesueshme. Disa fëmijë bërtisnin, ndërsa të tjerë u përpoqën të kapnin insektet që kalonin para tyre me lopata dhe kova. Pilivesat në tufa mund të arrijnë në miliarda dhe mund të jenë aq të mëdha sa sistemet e radarëve mund t’i zbulojnë ato. Ata ushqehen kryesisht me mushkonja dhe miza të ndryshme dhe nuk janë të rrezikshme për njerëzit.

https://www.instagram.com/_u/abcnews/?utm_source=ig_embed&ig_rid=42b4edcd-f44d-4141-b391-76aad078abc2&ig_mid=32B929CB-C743-44C3-B772-6AC834719F94