VIDEO/ Boksieri Tyson Fury i kthehet sërish alkoolit, zvarritet në rrugë i dehur

Tifozët e boksit kanë shprehur shqetësimin e tyre për Tyson Fury pasi ai u filmua duke u shoqëruar nga një lokal në qytetin e tij të lindjes, Morecambe, përpara se të rrëzohej në trotuarin jashtë.

Pamjet tashmë janë bërë kudo virale në rrjetet sociale, ku nuk ka munguar as zhgënjimi për gjenjden e mjerueshme të 35-vjeçarit.

Kjo vjen vetëm disa javë pasi ai pësoi humbjen e tij të parë profesionale kundër Oleksandr Usyk në Arabinë Saudite.

Një burim i tha The Sun se Fury ‘kishte pirë shumë dhe nuk po ndihej mirë’ pas festës me miqtë dhe fansat. 

Britaniku kaloi pothuajse tre vjet jashtë ringut pasi mundi Ëladimir Klitschkon në 2015, ndërsa ai iu kthye alkoolit dhe dhe vuajti një betejë të gjatë me shëndetin e tij mendor.

“Kjo është vërtet e trishtueshme për t’u parë duke marrë parasysh problemet që ai ka pasur në të kaluarën. Shpresoj se ai nuk do të shkojë përsëri në një rrugë të errët”, postoi një fans në X.

Vula e PD, Shpërthen Spahiu: ‘Lufta’ Basha-Berisha teatër për të mashtruar amerikanët

Vendimi i Apelit për t’i dhënë vulën e PD-së Sali Berishës, sipas juristit Kreshnik Spahiu ka zbuluar teatrin Berisha-Basha për të mashtruar amerikanët. I ftuar në emisionin ‘Frontline Interview’, juristi Kreshnik Spahiu tha se shqiptarët duhet të kuptojën sot saga e vulës ishte thjesht një lojë që nisi pasi SHBA i kërkoi Bashës që të largojë Berishën non grata nga partia.

“Shqiptarët duhet të kuptojnë sot lojën Basha-Berisha. Lufta mes Bashës dhe Berishës ishte një teatër për të mashtruar amerikanët. Skenar që filloi pas shtatorit 2021, kur SHBA detyruan Bashën të përjashtonte nga politika dhe partia Berishën, pasi ai ishte shpallur familjarisht non ngrata. Të gjendur përballë kësaj situate Basha dhe Berisha vendosën të zhvillojnë një lojë luftash për t’u rikthyer pas 3 vitesh si fitimtar, për të kthyer vulën, partinë, në emër të gjykatës, shumicës.

SHBA zbuloi lojën dhe teatrin mes Bashës dhe Berishës, dhe prandaj 1 vit qëndruan indiferent dhe izoluan Bashën nga axhenda diplomatike, dukë përjashtuar mbështetësit dhe ata që bënin lojë të dyfishtë, nga takimet e nivelit të lartë, siç ishte përjashtimi nga takimi me Blinken”, tha Spahiu.

Çfarë është? Kjo gjallesë filmohet në mes të Tiranës (Video)

Një gjallesë e pazakontë për sytë e qytetarëve është filmuar në Tiranë.

Ajo është filmuar nga një turist që ka vizituar kryeqytetin, i cili më pas e ka hedhur videon në rrjetet sociale duke pyetur se çfarë është.

Ata që i janë përgjigjur në fakt janë të ndarë, disa mendojnë se është ketër (Pine marten), disa të tjerë thonë se bëhet fjalë për një shqarth apo nuselalë.

Ne Shqiperi e perzun sot ka dy klinika ne Gjermani. Historia e mjekes qe u dashurua me inxhinierin

Aurora Dollenberg është shqiptarja nga Patosi i Fierit, që ka emigruar në Gjermani, ku ka zhvilluar karrierën si mjeke. Atje ajo ka njohur edhe bashkëshortin gjerman, me të cilin ka krijuar familje.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Aurora tregoi fillimet në Gjermani, si u njoh me bashkëshortin dhe marrëdhënien mes tyre.

“Unë jam nga Patosi i Fierit dhe vendosa të largohem para 10 vitesh nga Shqipëria. Ka qenë mosha 25-vkeçare. Kam qenë me ëndrra të mëdhaja dhe nga bota nuk kisha parë shumë. Në Gjermani nuk kisha qenë ndonjëherë, për atë kohë ishte diçka shumë e re dhe e frikshme”, tha ajo.

Ndërsa, bashkëshorti i saj, inxhinier, Gotz Dollenberg, i pyetur se si ju duk Aurora për herë të paë, u përgjigj: “Pak e mbingarkuar nga lodhja dhe gjithsesi shumë e dashur. Vura re që kishte nevojë për praninë time. Faktikisht nuk ishte përjashtuar si mundësi, se babai im më ka thënë që do të martohesh me ndonjë spanjolle, apo ndonjë nga jugu se aty ka kaluar fëmijërinë e vetë”.

Sakaq, Aurora shtoi: “Jemi njohur në spital, ai bënte një seminar. Edhe gjatë seminarit ai shpjegonte dhe unë kam pasur shumë qejf fizikën dhe kisha shumë pyetje, por nuk i bëra. Edhe vendosëm të dilnim.

Burri nuk është shumë romantik. Që në momentin e parë, kemi qenë shumë të prerë me njeri-tjetrin. E duam njëri-tjetrin, kemi gjetur shpirtrat binjak”.Ne4

Akυzohet se νrαυ mbesën 11-vjeçare pasi tentativave për ρërdh* nim/ “Dalin pamjet filmike

Banorët e zonës së Ilisë janë ende në tronditje pas zbulimit të vrasjes mizore të 11-vjeçares Vasiliki, ku pas ngjarjes së rëndë qëndronte më në fund daja dhe kushëriri i nënës së saj, të cilët aktronin duke u shtirur si i shqetësuar për fatin e vogëlushes.

Edhe pse 37-vjeçari ka rrëfyer aktin e tij të neveritshëm, ai nuk ka treguar ende në polici arsyen që e shtyu t’i merrte jetën vajzës në mënyrë kaq të neveritshme. “E çova në fushë dhe e vrava”, pranoi ai me cinizëm pa iu përgjigjur më pyetjeve. Në videon e mëposhtme shihet makina e zezë e autorit, pak sekonda pasi ka marrë fëmijën dhe largohet.

Ndoshta përgjigjet për aktin e tij çnjerëzor mund të merren nga e kaluara e tij pasi në vitin 2017 ai u arrestua dhe më pas u dënua për përdhunim të një të miture. Megjithatë, ai nuk ka qenë asnjëherë në burg, pasi gjykata ka vendosur të qëndrojë i lirë me kushte deri në gjykimin e çështjes në shkallë të dytë.

Pra, ajo që beson policia është se vrasësi e ka nxjerrë 11-vjeçaren në fushë, ka tentuar ta përdhunojë, ajo ka rezistuar dhe më pas ka kapur një kaçavidë dhe e ka vrarë duke e goditur vazhdimisht me thikë në qafë. Diçka që pritet të shihet kur të përfundojë ekspertiza mjeko-ligjore.

Ai është “tradhtuar” nga video

Sipas informacioneve, numërimi mbrapsht për arrestimin e autorit ka nisur kur policët me përvojë të Sigurimit të Kullës kanë gjetur pamjet video, në të cilat vajza shihet ditën e zhdukjes duke dalë nga shtëpia dhe duke vrapuar brenda brenda një makine që kishte ndaluar pranë shtëpisë së gjyshit të tij. Siç shpjeguan për protothema.gr burime me dijeni të rastit, efektivët e policisë kur panë planin në fjalë, identifikuan pronarin e makinës dhe sapo morën vesh se i arrestuari më vonë ishte akuzuar për përdhunimin e të mitur, iu vunë pas 37-vjeçarit. Pasi i bënë presion 37-vjeçarit, ky i fundit është “thyer” dhe ka rrëfyer se e ka nxjerrë të miturën në fushë dhe e ka vrarë me kaçavidë, ndërkohë arma e krimit është ende në kërkim.

Mitsotaqis mbledhje me eurodeputetët fitues, Fredi Beleri lidhet ‘live’ nga burgu i Fierit

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka takuar në zyrën e tij eurodeputetët që do përfaqësojnë Demokracinë e Re në Parlamentin Europian. Pesë prej tyre ishin të pranishëm, ndërsa dy të tjerë midis tyre edhe Fredi Beleri kanë marrë pjesë me telekonferencë.

Kreu i qeverisë greke ka anuluar një udhëtim në Jordani dhe ka organizuar shumë takime me bashkëpunëtorët e tij për të analizuar zgjedhjet e së dielës për PE.

Berisha me dhimbje në shpinë, ja si mund të luajë Shqipëria kundër Italisë

Kombëtarja ka zhvilluar ditën e djeshme dy seanca stërvitore, një paradite e cila nisi në orën 11:00, ku përveç portierit Etrit Berisha, i cili kishte dhimbje në shpinë, i gjithë grupi tjetër u stërvit normalisht.kombetarjaTë vendosur në kampin bazë në Kaiserau, në një kompleks shumë të mirë sportiv që prej ditës së shtunë, kuqezinjtë dolën në fushën e stërvitjes edhe për seancën e dytë e cila u zhvilluar pasdite dhe u ndoq nga një numër i lartë tifozësh, të cilët nuk u trembën nga shiu, kjo pasi hyrja ishte e lirë për të ndjekur nga afër lojtarët.

Sa i përket formacionit, dilema mbetet në portë mes Strakoshës dhe Berishës, ndërsa në mbrojtje Hysaj është më i avantazhuar se Balliu, ndërsa balotazh të fortë ka mes Ajetit dhe Ismajlit. Pjesa tjetër mbetet si më poshtë: Gjimshiti, Mitaj, Asllani, Ramadani, Bajrami, Asani, Seferi, Broja.

Kush e rrëzoi euron?! Ndonëse ra në nivele rekord, në Shqipëri ka hyrë më pak valutë

Në tremujorin e parë 2024 kursi mesatar i euros në raportet e këmbimit me lekun arriti në 103.8 lekë, niveli më i ulët historik.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një vit më parë, kur euro këmbehej mesatarisht më 115 lekë, monedha e përbashkët është nënçmuar me 9.7%.

Rënia e euros teorikisht do të thotë që në vend ka hyrë zyrtarisht më shumë valutë dhe ka dalë më pak, duke shtuar në këtë mënyrë ofertën për monedhën e përbashkët. Burimet e hyrjes së valutës më vend janë eksportet, shpenzimet e turistëve të huaj, prurjet e emigrantëve, të ardhurat nga shërbimet etj.

Ndërsa shpenzimi më i madh është për blerjen e mallrave të importit, nga të cilat po bëhemi gjithnjë e më shumë të varur, si rrjedhojë e vështirësive që po kalon prodhimi vendas.

Por, të dhënat zyrtare në tremujorin e parë të bilancit të pagesave, që mat transaksionet e hyrjes dhe daljes së valutës në vend treguan se shifrat zyrtare nuk e shpjegojnë forcimin e lekut. Deficiti i llogarisë korrente pësoi një rritje të fortë për tremujorin e parë 2024 dhe arriti nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë të vitit

Beri krenar te gjithe Shqiptaret. 6-vjeçarja shqipatre fiton vendin e parë në botën në matematikë

Dua 6-vjeçerja nga Kosova triumfoi mes 30 pjesëmarrësve nga 45 shtete të botës, duke fituar vendin e parë në kategorinë në garat e Matematikës.

Vogëlushja Dua përfundoi e para 40 detyra për 2 minuta e 52 sekonda. Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, Vlera Matoshi tregoi se 6-vjeçarja është apasionuar edhe pas baletit dhe pikturës.“Kemi pothuajse një vit që ushtrohemi.

Vazhdimisht Dua punon për gara. Prindërit e Duas vazhdimisht më informojnë për aktivitetin e saj. Dhe gjithashtu kemi mbajtur edhe mësime ekstra. Ne jemi shumë të gëzuar sepse edhe rezultati ka qenë shumë i mirë. Kemi 18 kampionë gjithsej pasi 18 nxënës kanë marrë vendin e parë dhe 7 vendin e tyre. Jemi shumë krenarë që kemi arritur rezultate të mira”, ka treguar Vlera Matoshi.

“Kur e hapëm varrin e Enver Hoxhës, në pjesën e barkut gjetëm një copë letër dhe…”/ Dëshmia se ç’ ndodhi në mesnatën e 2 -3 majit ’92 dhe pse iku ish-konstruktori i varrit?!

Nga Prof. Dr. Bardhyl Çipi

Zhvarrimi i kufomës së Enver Hoxhës

Në ekzaminimet mjekoligjore një vend të veҁantë zënë ato të zhvarrimeve të kufomave të vdekjeve të mëparshme, që mund të kryhen për arsye të ndryshme, në radhë të parë për ekzaminimin e kufomave, për vdekje që dyshohen të kenë ardhur si pasojë e vrasjeve, të cilat nuk janë ekzaminuar më parë, ose kur këqyrja e parë ka qenë me të meta serioze etj.

Por zhvarrimet mund të kryhen edhe për arsye të tjera që s’kanë të bëjnë me mjekësinë ligjore, p.sh., kur do të bëhen transferime të varrezave, apo varreve të veҁanta për arsye të ndryshme.

Një rast të tillë përbën edhe çështja e zhvarrimeve të kryera më datat 2-3 maj 1992, në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë. Ato në fakt kanë qenë veprime krejt të zakonshme, siç ndodh në transferimet e varrezave.

Veҁse, ky veprim i shtetit demokratik në varrezat ku prehen heronjtë, dëshmorët dhe njerëzit më të shquar të vendit tonë, u krye për të larguar prej tyre, varrin e diktatorit komunist dhe ato të bashkëpunëtorëve kryesorë të tij, të cilët nuk meritonin nderin që të qëndronin atje, për shkak të persekutimit të egër mbi 45 vjeҁar, që i kishin bërë popullit Shqiptar.

Për këtë arsye, Bashkia e Tiranës që organizoi dhe drejtoi transferimin e këtyre varreve, u tregua shumë e kujdesshme për të shmangur ҁdo reagim kundërshtues të komunistëve fanatikë, përkrahës të regjimit të mëparshëm.

Për shkak të përvojës që unë kisha në kryerjen e zhvarrimeve mjekoligjore, u caktova bashkë me mjekun e Bashkisë, për të ndjekur nga ana mjekësore mbarëvajtjen e kryerjes së tyre. Për të rritur saktësinë e veprimeve tona, ne morëm edhe një ekspert kriminalist.

Për fat të keq, kriminalisti, i cili u caktua si pjesëtar i grupit të specialistëve që do të merrnin pjesë në këtë veprim, me detyrën për të kryer edhe fotografimet përkatëse dhe për t’i ruajtur, ai i shpalli ato. Jo vetëm kaq, por në shkrimin e bërë në shtypin e përditshëm në vitet 2000, ku përfshihen edhe fotografitë e ekspertit kriminalist, kjo ngjarje paraqitet në mënyrë të shtrembër, bile edhe duke shpifur.

Veprime të tilla, të kryera me sa duket me qëllime të caktuara dashakeqëse për të nxitur ndjenjat e urrejtjes në popullin tonë, njëkohësisht ofenduese për mua në profesionin delikat që ushtroj, të cilat shkelin edhe parimin e ruajtjes së sekretit profesional, janë jo vetëm të dëmshme por edhe të dënueshme.

Në këto rrethana, unë u detyrova t’i botoj rezultatet e zhvarrimit të Enver Hoxhës, për të treguar të vërtetën e kryerjes së tij dhe informuar edhe opinionin e vendit tonë.

Madje për këtë zhvarrim, dua të shtoj se kohët e fundit, janë ngritur akuza të tjera të rreme, sikur gjoja në hapjen e varrit të Enver Hoxhës, është përdorur dinamit.

Po kështu janë botuar dëshmitë e specialistëve, që kanë marrë pjesë në mbylljen hermetike të këtij varri, për ta ruajtur trupin e të vdekurit, për një kohë sa më të gjatë, veprim ky që sipas tyre është kryer natën e parë pas varrimit, në vitin 1985.

Prandaj, unë e ndjej si detyrim, që ta përshkruaj përsëri pjesëmarrjen time në këtë zhvarrim, aq më tepër se ky ka të bëjë me një person publik shumë të rëndësishëm, që ka qenë drejtuesi kryesor i hyjnizuar i diktaturës komuniste të vendit tonë, për një periudhë të gjatë kohore, rreth 45 vjeҁare, për të cilin sipas rregullave të njohura të konfidencialitetit pas vdekjes, sekreti mjekësor, mund të mos ruhet.

Gjatë aktivitetit tim të gjatë profesional, unë kam marrë pjesë në një numër të madh të ekzaminimeve të këtij lloji, aq sa bile shumë prej tyre, që u takojnë viteve të shkuara, unë i kam harruar.

Megjithatë, ajo që më ka mbetur në mendje nga të gjitha këto raste të panumërta, ka qenë pikërisht ajo, që të krijohet një ndjenjë hidhërimi dhe vuajtjeje, kur mendon për qenien njerëzore që ka ekzistuar më parë, përpjekjet që ka kryer, hallet që ka pasur, të mirat apo të këqijat që u ka bërë të tjerëve dhe tani për të përfunduar në këto mbeturina indore dhe kockore, që do të thërrmohen dhe zhduken gradualisht në tokë, duke qëndruar në mes të një kalbësire mikrobike dhe insektesh me larvat e tyre, të cilat po i shkatërrojnë duke i ngrënë pak nga pak.

Në lidhje me ngjarjen që po tregoj, për mua si specialist mjekoligjor, përshtypja kryesore që më ka mbetur, ka të bëjë me faktin se gjatë saj u krye një punë e përsosur në të gjitha aspektet: teknike,shkencore dhe humane.

U zbatuan me përpikëri të gjitha rregullat procedurale të shtetit, të shoqëruara këto me një dokumentim të saktë e të hollësishëm, të të gjitha veprimeve të kryera. Pothuajse për të gjitha kufomat që do të hiqeshin, ishin përgatitur arkivole të reja, të shënuara me emrat përkatëse.

Nga ana tjetër, Bashkia e Tiranës kishte marrë masat për kryerjen e punimeve të hapjes të varreve. U vendos që punimet të fillojnë darkën e 2 majit, për të vetmen arsye, sepse u mendua se ato mund të zgjasnin disa orë, për shkak të vështirësive që mund të dilnin nga hapja e pjesëve të betonuara të varreve, në mënyrë që mëngjesin e ditës tjetër, ato të ishin gati për kryerjen e veprimeve të tjera të zhvarrimit.

Sipas një rregulli ndërkombëtar, i cili është zbatuar gjithmonë në vendin tonë, zhvarrimet kryhen gjithmonë në orët e para të mëngjesit.

Dhe në fakt, kështu u veprua. Kufomat që do transferoheshin u këqyrën një nga një dhe me shumë kujdes nga ana jonë, kryesisht në drejtim të vënies në dukje të shenjave identifikuese të mbetjeve të tyre, aq më tepër se një pjesë e tyre kishte qenë transferuar edhe më parë nga varreza të tjera.

Më pas, pjesët e tyre, gjithnjë nën kontrollin tonë, u vendosën me shumë kujdes në arkivolet e reja, të cilat u dërguan më pas në varrezat e qytetit për rivarrosjen e tyre.

Përsa i përket varrit të Enver Hoxhës, në hapjen e tij u hasën disa vështirësi, për shkak të ndërtimit të ndërlikuar të tij. Në fillim u hoq pjesa e sipërme e betonuar, e mbuluar me pllakat e mermerit; më pas u hoqën me radhë një shtresë betoni, me anën e mjeteve të zakonshme që përdoren në këto raste, më pas një shtresë me trashësi 40–50 cm.,  prej materiali “buke peshku”, me ngjyrë të bardhë, e imbibuar me ujë, poshtë saj – një pjesë tjetër betoni më e hollë, prej disa shtresash.

Nën to u zbulua një fletë plumbi, mjaft e trashë. Ajo e rrethonte arkivolin nga të gjitha anët, në formë të një këllëfi të mbyllur hermetikisht. Sipas konstruktorit të këtij varri, i pranishëm atë natë, për të orientuar ata që punonin për hapjen e tij, këllëfi metalik, i mbyllur në mënyrë hermetike, në brendësi të të cilit gjendej arkivoli me kufomën, siguronte një ruajtje shumë të mirë dhe afatgjatë.

Për fat të keq, pas hapjes të këllëfit metalik, rezultoi se mbyllja e tij nuk kishte qenë hermetike, sepse brenda tij  u gjet një sasi shumë e madhe uji me erë disi të keqe, i cili gati sa nuk mbulonte arkivolin. Pas këtij zbulimi, konstruktorin e varrit, nuk e pashë më. Arkivoli u nxor në sipërfaqe, me ndihmën e një vinҁi.

Ai ishte prej druri me ngjyrë në kafe, me zbukurime të shumta në trajta të gdhendjesh në sipërfaqen e tij. Kapaku i tij ishte i lirë, i pa mbërthyer. Arkivoli paraqitej pjesërisht i dëmtuar nga qëndrimi i gjatë në ujë. Pas heqjes së kapakut të tij, brenda në arkivol, gjendej një kufomë njerëzore, e seksit mashkull, me shtat të lartë, e cila megjithëse kishte filluar procesi i kalbëzimit, paraqitej në përgjithësi e ruajtur.

Kufoma mbante të veshur një kostum të errët (xhaketë dhe pantallona), këmishë të bardhë dhe kravatë, këpucë gjysma dhe ҁorape. Në jakën e majtë të xhaketës, kishte dy stema, nga të cilat njëra e 40 vjetorit të PPSh-sw. Në pjesën e barkut, ndodhej një copë letër e bardhë, me formë katërkëndëshe, e lagur, në të cilën dukej që kishte  qenë e shkruar me bojë, por që ishte pothuajse krejt e shpëlarë dhe e palexueshme.

Te këmbët ndodhej një lule artificiale, me ngjyrë të kuqe. Koka e kufomës, paraqitej e rregullt, por me flokët e rëna. Fytyra ishte e deformuar nga procesi i kalbëzimit mjaft të përparuar, sidomos te sytë dhe buzët. Në përgjithësi, pjesët e tjera të trupit, ishin më të ruajtura. Pasi u fotografua, ajo ju paraqit një të afërmi të familjes, i cili e identifikoi atë, se i përkiste Enver Hoxhës; pas kësaj ai mori edhe aprovimin e të afërmve të tjerë të familjes, që qëndronin pak më larg.

E gjithë këqyrja, u krye brenda një kohe të shkurtër, për disa minuta. Kufoma, nuk u nxorr nga arkivoli, për ekzaminime të mëtejshme. Arkivoli me kufomën u transportuan me kujdes, me një makinë të tipit “Zuk”, të funeraleve, për t’u rivarrosur në varrezat e Sharrës në Tiranë. Kjo ka qenë gjithҁka që unë dhe kolegu tjetër, pamë në këqyrjen e shpejtë të kufomës së Enver Hoxhës, pas zhvarrimit të saj.

Në të vërtetë, për konservimin e kufomës së Enver Hoxhës, pas vdekjes së tij, ishte treguar një kujdes shumë i madh. Në morgun e Tiranën kur u krye autopsia, dhe më pas, u përdorën metodat me anën e përdorimit të lëngjeve ballasamuese, më të mira, gjithashtu kufoma u mbajt në frigoriferët e morgut, gjatë natës, në ditët që bëheshin homazhet.

Po kështu, specialistët, që u përpoqën të kryejnë mbylljen hermetike të varrit, punuan me përkushtim, por pa arritur të krijojnë vakumin që kërkohet në raste të tilla, sikurse e pohojnë ata tani. Në fakt, edhe sipas literaturës mjekoligjore, në raste kufomash të ruajtura në mënyrë pak a shumë të ngjashme me atë të Enver Hoxhës, ato janë gjetur të paprishura, bile edhe pas disa dhjetra vitesh.

Për fat të keq, varri kur u hap, u gjet i mbushur me ujë brenda të cilit, notonte arkivoli me kufomën. Nga përvoja jonë mjekoligjore dhe literatura respektive, prania e lagështirës dhe ujit, përbën një nga faktorët kryesorë që ndikojnë në zhvillimin më të shpejtë të procesit të kalbëzimit të kufomës.

Pra, kjo ka qenë arsyeja kryesore dhe jo mungesa e vakumit, që te kufoma e Enver Hoxhës, pas zhvarrimit, 7 vjet pas vdekjes, ishte shfaqur procesi i kalbëzimit, mjaft i përparuar, sidomos në fytyrë. Kjo vërteton në mënyrë të qartë, që nuk është arritur të kryhet një mbyllje siҁ duhet e varrit dhe këllëfit prej plumbi, rreth arkivolit.

Nuk dua të zgjatem më shumë me sajimet dhe interpretimet  pa kuptim, në lidhje me këtë ngjarje, të botuara në dy shkrimet e muajve janar dhe prill të vitit 2000, (në “Gazeta Shqiptare”) dhe më pas në gënjeshtrën se; është përdorur dinamiti për hapjen e varrit!

Megjithatë, nuk mund të rri pa e përmendur shpifjen, që bëhet, sipas së cilës, kufoma pësoi një dëmtim, duke u çarë në anën e majtë të fytyrës, nga goditja që pësoi nga kapaku i arkivolit, kur ai lëvizi në momentin kur ai po nxirrej me vinç, për arsye të mos kapjes mirë të arkivolit, nga kavoja e vinçit.

Me sa më kujtohet, nga kjo ngjarje, kur arkivoli u nxorr me ndihmën e vinçit, gjatë ngritjes së tij, u ndje në fillim vetëm një kërcitje e lehtë e tij dhe asgjë tjetër. Kjo zhurmë e vogël, me sa duket ka nxitur fantazinë e kriminalistit, ose të gazetarit, për të bërë këtë sajim imagjinar, disi të ndërlikuar dhe pak të çuditshëm.

Nga këqyrja e jashtme, e kujdesshme e kufomës, së bashku me mjekun e Bashkisë, anëtar i komisionit të këtyre zhvarrimeve, nuk u konstatua as edhe një dëmtim mekanik, fakt ky të cilin, e mbaj mend shumë mirë edhe sot. Po kështu pretendimi, se është përdorur dinamiti në hapjen e këtij varri, është krejtësisht i pavërtetë, sepse unë gjatë gjithë asaj nate, kam qenë i pranshëm në të gjitha veprimet që u kryen në këtë varr. Mesa më kujtohet, atje u përdorën mjete të zakonshme për hapjen dhe heqjen e pjesëve të betonuara, apo metalike dhe më pas u soll vetëm një vinҁ, që shërbeu për ta nxjerr më kollaj arkivolin, nga thellësia e varrit./memorie