Detaje të REJA nga aksioni “Poker 2″ me 11 të arrestuar, mes tyre edhe nipi i Flamur Nokës!

Detaje të reja nga operacioni policor i koduar “Poker 2” ku në pranga kanë rënë 11 persona.

Ata u kapën në flagrancë duke organizuar lojëra fati në kundërshtim me ligjin, në një lokal në rrugën “Andon Zako Çajupi”. 

Policia bën të ditur se në pranga ka rënë edhe pronari i lokalit, 24-vjeçari Ylard Lala punonjës i Gardës së Shqipërisë, djali i biznesmenit, Ymer Lala.

“Ylard Lala kishte nën adminstrim një lokal në rrugën Andon Zakon Çajupi ku gjatë kontrolleve u zbuluan në flagrancë edhe 7 persona të tjerë të cilët ishin duke luajtur në tavolinën e pokerit“, sqaron policia.

Policia ka sekuestruar 1 tavolinë pokeri dhe çipsa, aparate celulare dhe shuma të ndryshme parash të përfituara nga kjo veprimtari.

Mes emrave të arrestuar është edhe Rexhep Noka nipi i deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka.

Emrat e të arrestuarve të aksionit policor “Poker 2”:

Ylard Lala

Rexhep Noka

Eglantin Fejzaj

Nikolin Prenga

Fatmir Rumani

Arbjon Tocilla

Marjan Ndoj

Henrik Bruka

Romario Kodra

Erjola Vllahu

Cen Mehmetaj

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Poker 2”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit:

– Y. L., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, parashikuar nga nenet 197 dhe 197 të Kodit Penal;

– E. F., 43 vjeç, N. P., 49 vjeç, F. R., 58 vjeç, R. N., 32 vjeç, A. T., 25 vjeç, M. N., 46 vjeç, H. B., 23 vjeç, R. K., 26 vjeç, E. V., 38 vjeçe, dhe C. M., 56 vjeç, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.

Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit E. N., 18 vjeç, F. P., 39 vjeç, K. N., 36 vjeç, K. P., 21 vjeç, A. Sh., 34 vjeçe, D. Gj., 33 vjeç, dhe H. D., 35 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Gjatë kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë duke luajtur lojëra fati në kundërshtim me ligjin, shtetasit e arrestuar, në një lokal në administrim nga shtetasi Y. L., ndërsa 7 shtetasit e proceduar në gjendje të lirë, kanë pasur dijeni për ushtrimin e kësaj veprimtarie, dhe nuk e kanë kallëzuar pranë organeve kompetente.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë pokeri dhe çipsa, aparate celulare, dhe shuma të ndryshme parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Ndotje masive në liqenin e Komanit, influencerja e njohur italiane publikon videon që po bën xhiron e rrjetit

Qindra turistë çdo ditë udhëtojnë me varkë nga diga e Liqenit të Komanit në drejtim të lumit të Shalës. Prej vitesh kjo zonë është një destinacion turistik i frekuentuar nga vizitorë vendas dhe të huaj. Rritja e fluksit të turistëve ka nxjerrë në pah dhe dokumentuar edhe një dukuri negative; ndotjen ekstreme të Liqenit të Komanit nga mbeturinat

Një blogere italiane Alessia Rizzelli, e cila ka vizituar Shqipërinë muajin e fundit, ka postuar një video tronditëse në rrjetet sociale. Në pamjet e publikuara në rrjetin TikTok, shihen pamjet skandaloze nga liqeni i Komanit, ku mbizotërojnë mbeturinat.

Në video dëgjohet turistja e cila hedh poshtë edhe pretendimin se “ndotja është krijuar nga turistët e papërgjegjshëm”, duke shtuar se “mes mbeturinave shihet edhe një frigorifer”.

Ajo shton se “për të kaluar me varkë në këtë pjesë, duhet të fikësh motorin, ose ndryshe rrezikon ta prishësh”.

Liqeni i Komanit prej javësh të tëra është pushtuar nga mbeturinat. Muaji korrik nisi me një fluks të lartë turistësh, që frekuentojnë lumin e Shalës, liqeni i Komanit nga stacioni ku nisen tragetet në drejtim në Lumin e Shalës e deri në vendmbërritje, është i ndotur tërësisht. Mbeturina të shumta kanë pushtuar sipërfaqen e këtij liqeni, një nga perlat e alpeve shqiptare. Kudo ndodhen mbeturinat, sidomos ato plastike, ndërkohë që dhjetëra anije dhe tragete udhëtojnë në këtë lum drejt liqenit të Shalës.

Prej javësh problematika e ndotjes së Liqenit të Komanit është bërë shqetësim, por pavarësisht përpjekjeve për pastrimin, situata vijon të mbetet alarmante në kulmin e sezonit turistik.

Të mahnitur nga bukuria e vendit, por të zhgënjyer nga ndotja, shprehen vizitorët e këtij liqeni.

Edhe pse denoncimet nga media dhe turistët nuk mungojnë, për pastrimin e Liqenit të Komanit nuk është marrë asnjë masë.

Turistja italiane: Liqeni i Komanit i ndotur nga mbeturinat

Dua Lipa konfirmon ardhjen në Kosovë, ja fotoja që shpërndau

Sunny Hill Festival nis sonte (25 korrik), i cili është një format treditor i ndarë në tre grupe: Pop, Hip-Hop dhe EDM, mirëpo këtë herë do të zgjasë katër ditë, deri të dielën (28 korrik).

Sakaq këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka mbërritur ditën e djeshme (e mërkurë) në Prishtinë.

Ylli ndërkombëtar nuk do të performojë këtë vit, por ka një listë të madhe të artistëve që do të jenë të pranishëm.

Bebe Rexha gjithashtu ndodhet në Kosovë e cila për herë të parë dhe do të jetë njëra nga performueset e ‘Sunny Hill.’

Armando Broja bën protagonistin me asist në Amerikë, Çelsi mjaftohet me barazim në miqësore

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Armando Broja ka bërë protagonistin në Amerikë.

Në miqësoren e zhvilluar me Urexham, Broja dhuroi asist në minutën 82-të dhe Ugoçukvu realizoi gol.

Në fund ndeshja mes Çelsit dhe skuadrës uellsiane e u mbyll me shifrat 2-2.

Aksident tr*gjik/ Makina bie nga ura, humb jetën familja me 4 anëtarë (VIDEO)

Një aksident tragjik është regjistruar në Turqi, ku një familje prej katër anëtarësh kanë humbur jetën, pasi makina me të cilën udhëtonin ra nga ura.

Një kamera sigurie, ka kapur momentin e aksidentit tragjik.

Viktimat janë 37-vjeçari Veysel Aydogmus, bashkëshortja e tij 35-vjeçare Emine dhe dy fëmijët e tyre Batuhan 16 dhe Mete 13-vje.

Aksidenti ka ndodhur në një urë në Adana, kur 37-vjeçari ka tentuar të parakalojë një automjet përpara pa e kuptuar megjithatë se në të njëjtën kohë, një makinë tjetër po tentonte të bënte të njëjtën gjë.

Siç shihet edhe në video, makina në të cilën udhëtonte familja katër anëtarëshe, ka filluar të zigzag para se të rrëzohet në ujë.

Sipas mediave turke, trupat u gjetën brenda makinës katër orë pasi mjeti u përplas.

Trupi i njërit prej fëmijëve u gjet jashtë makinës, pasi besohet se doli nga automjeti, por u mbyt pasi nuk dinte të notonte.

“10 euro një shishe uji në jug”, Fevziu ngre sërish alarmin: Po ja marrin frymën pushuesve me çmimet. Shteti të vendosë tavan për çmimet e shezlloneve

Gazetari Blendi Fevziu ka bërë një reagim të ashpër për çmimet e larta në jug të Shqipërisë. Ai i kërkon qeverisë të vendosë një çmim tavan për çadrat e vendosura në bregun e detit. Fevziu, me anë të një videomesazhi, deklaron se plazhet publike jepen me qira me 5 – 10 euro metri katror në vit, ndërsa bizneset ua japin qytetarëve me 15, 30, 40, 50 deri në 500 euro në ditë. Gazertari thotë se ky abuzim duhet ndaluar në mënyrë që pushuesit shqiptarë të jenë të kënaqur, por edhe për turistët që mbeten të zhgënjyer nga çmimet e larta.

Pjesë nga deklarata:

Pak më parë isha me një gazetar italian, një lëng frutash, i cili në Romë, në vendin më të shtrenjtë të Romës, kushton 8 euro, shitet 15 euro në jugun e Shqipërisë. Nuk do të doja të përqendrohesha te të gjitha çmimet në këtë rast se pa diskutim çmimet janë çështje tregu. Dikush mund të dojë ta shesë një shishe uji edhe 1 milion, nëse ka budallenj që ia blejnë.

Do të doja të fokusohesha te raporti midis këtyre budallenjve siç pretendojnë një pjesë e madhe e atyre që ofrojnë shërbime dhe vetë ofruesve të shërbimeve, por vetë raporti që ata kanë me shtetin.

Gjithkush mund të ketë çmimet e tij në restorantin e tij, në hotelin e tij, në biznesin e tij, por kur bëhet fjalë për çmime në ato zona, ku ofrohen shërbime që lidhen drejtpërdrejt me shtetin, siç janë çadrat në bregdet, në këtë rast duhet të ketë një ndërhyrje të shtetit.

Nuk është e drejtë që plazhet publike, që janë pronë publike, që jepen për t’u ofruar shërbim më të mirë qytetarëve një biznesi të caktuar, me 5, maksimumi 10 euro metri katror në vit, të jepen me nga 15, 30, 40, 50 dhe deri në 500 euro në ditë. Është një shpërdorim absolut i pronës publike, është një largim i qytetarit shqiptar, i cili ka të drejtën ta shfrytëzojë këtë pronë publike si gjithë të tjerët.

Në këto raste, vetëm në këto raste, shteti duhet të vendosë një çmim tavan për të detyruar të gjithë ata që e kanë marrë me qira për një vit plazhin, për të ofruar shërbime për qytetarët, për t’ua bërë më të thjeshtë jetën qytetarëve, një çmim në të cilin të fitojnë dhe ata vetë, një çmim që të marrë edhe shteti qiranë e tij, një çmim që të kënaqet edhe qytetari që i ofrohet ky shërbim.

Në qoftë se këto hapësira publike do të kthehen në një lloj benefiti për biznese të caktuara, për të fituar miliona e miliona në kurriz të këtyre budallenjve, siç i quajnë ata, ose turistëve që nuk do kthehen më kurrë në Shqipëri, atëherë ky nuk është më një problem i bizneseve, ky është një problem i drejtpërdrejtë i shtetit. Ndaj shteti duhet të vendosë një tavan sa më parë, sidomos për çadrat në bregdet dhe të përcaktojë sa për qind e bregdetit duhet të jetë për shërbim privat dhe sa duhet të jetë për shërbim publik.

PIas sherri në parlament, deputetët goditen me grushta

Një sherr ka ndodhur në parlamentin turk mes deputetëve të Partisë në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim dhe Partisë pro-kurde, me rastin e debatit të projektligjit tatimor.

Ali Bozan i partisë pro-kurde, e quajti ish-ministrin e transportit Adil Karajmailoglu një “hajdut”, i cili u largua, e goditi Bozanin me shuplakë dhe më pas e goditi me grusht.

Bozani ia ktheu goditjet dhe situata do të kishte marrë një kthesë edhe më të keqe, nëse nuk do të frenoheshin nga më të tjerët.

Tema e debatit ishte një projektligj tatimor dhe Bozan në fjalën e tij sulmoi qeverinë, duke thënë se Partia për Drejtësi dhe Zhvillim po vjedh nga xhepat e punëtorëve, nëpunësve dhe pensionistëve.

Pas incidentit, nënkryetari i Kuvendit kërkoi 15 minuta pushim për të qetësuar situatën.

Arrestohet djali i biznesmenit Ymer Lala, organizonte lojëra fati në një lokal në Tiranë

Operacioni i komisariatit nr 2 në Tiranë kundër lojrave të fatit zbuloi përfshirjen në këtë veprimtari djalin e biznesmenit Ymer Lala.

Në pranga si organizator ka përfunduar Ylard Lala i cili rezulton të jëtë edhe punonjës më gardën e Republikës.

Burime per ‘Ora News’ nga policia e shtetit bëjnë me dije se Ylard Lala kishte nën adminstrim një lokal në rrugën Andon Zako Çajupi ku gjatë kontrolleve u zbuluan në flagrancë edhe 7 persona të tjerë të cilët ishin duke luajtur në tavolinën e pokerit.

Personat e tjerë janë proceduar penalisht ku mes tyre ishte edhe nje vajzë.

Sipas policisë Ylard Lala 24 vjeç, banues në Tiranë, akuzohet për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, parashikuar nga nenet 197 dhe 197 të Kodit Penal.

U q ëIIua nga poIici, nd ërron jetë 16-vje çari

16-vjeçari Getoar Kamberaj i cili u plagos nga një pjesëtar i policisë ka ndërruar jetë.

Ai nuk mundi t’i mbijetoj plagëve të marra dhe ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Polici është arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës nën dyshimin se ka plagosur me armë zyrtare aksidentalisht një familjar të tij të mitur në kokë.

Polici në fjalë është arrestuar si i dyshuar për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë dhe ai me vendim të IPK-së është pezulluar nga detyra.

Ish-zëvendëskryeministri Ahmetaj flet sërish nga arratia: Më thanë do shkosh në të s’ë*ës po fole, por unë e kam vendos

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa foto në rrjetet sociale ku shfaqet me Ahmetajn, duke paralajmëruar kështu një intervistë të re me ish-numrin 2 të Qeverisë Rama.

“Premtimi i mbajtur, po vjen” – shkruan Çim Peka krahas fotove me Arben Ahmetajn, ku shfaqen duke realizuar intervistën, e cila do të transmetohet në ditët në vijim.

Gjatë insertit për intervistën me gazetarin Peka, Ahmetaj shprehet se e kanë kërcënuar duke i thënë se do i lënë fëmijët jetimë, apo se do i fusin partneret në burg, por ai shton se e ka ndarë mendjen dhe do të flasë.

“Ça më thanë mua këta? O të çojmë në të s’ëmës, t’i lëmë fëmijët jetimë, do të marrim t’i fusim në burg dhe gruan dhe ish-gruan po fole. Unë po flas? Po flas, sepse unë e kam ndarë mendjen. Por unë tani do flas”, thotë Ahmetaj.

Arben Ahmetaj dha një intervistë televizive dhe rreth 5 muaj më parë ku hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarëve të lartë të Qeverisë së tij, po ashtu edhe ndaj Belinda Ballukut.

Ndërkohë, Ahmetaj u prononcua përmes një kamer të fshehtë edhe për emision “Report”, ku foli rreth lidhjeve të kryeministrit Edi Rama me krimin e organizuar.

Ahmetaj është shpallur në kërkim nga SPAK për akuzën e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjen e pasurisë. Po ashtu, ai është nën hetim edhe për dosjen “Buka”. Arben Ahmetaj jeton në Zvicër prej më shumë se një viti, teksa autoritetet shqiptare nuk kanë arritur ta ekstradojnë.

Video Player