“Temperaturat deri në 37 gradë”/ Meteorologu Hakil Osmani zbulon surprizat e motit

Ndonëse kjo e hënë nisi me vranësira, duket se dielli do të dalë sërish. Kështu parashikoi Hakil Osmani nga MeteoAlb. Sipas tij temperaturat do të arrijnë deri në 37 gradë Celsius.

Ai bëri gjithashtu një parashikim se si pritet të jetë moti gjatë kësaj jave, duke thënë se temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë nga e marta e në vijim, por moti duket të jetë i qëndrueshëm me vranësira të herëpashershme.

“Dita e sotme edhe pse nisi me vranësira, parashikohet që mesdita të sjellë mbizotërim të kthjellimeve, sidomos në zonat jugore të Shqipërisë. Temperaturat në mesditë pritet të shkojnë deri në 37 gradë, në Elbasan, Berat apo edhe në Gjirokastër. Këto temperature do ndihen edhe më të largëta për shkak të lagështisë së ajrit.

Këto temperature do të vijojnë edhe gjatë javës, megjithatë nga e marta do kemi një rënie të lehtë ku temperaturat të martën e të mërkurën do të arrijnë deri në 35 gradë Celsius dhe shpesh do të ketë edhe vranësira.

Te enjten dhe të premten do të kemi temperatura të larta 33-34 gradë Celsius, moti do jetë kryesisht i qëndrueshëm, por do ketë kalime vranësirash në zonën lindore. Fundjava do jetë gjithashtu me temperatura të larta 33 gradë Celsius”,-tha Osmani.

I mori 100 mijë euro biznesmenit duke u shtirur si Taulant Balla, pranga supermashtruesit, po ikte nga Rinasi

Mashtroi biznesmenin dhe i mori 100 mijë € duke u hequr si Taulant Balla, në pranga Argen Hoxha. Biznesmeni i mashtruar është Flamur Rrushi, ndërkohë që banda e të cilës ai ka rënë pre dyshohet se drejtohet nga i shumëkërkuari Florian Gjergji.

“Vihet në pranga një 35-vjeçar, i cili nga hetimet dyshohet se është i implikuar në një rast mashtrimi, të goditur nga Policia, rreth 1 muaj më parë.

Ky shtetas u kap në bashkëpunim me shërbimet e PKK Rinas, në tentativë për t’u larguar nga vendi.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Elbasan, si rezultat i hetimeve me metoda proaktive, të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, si dhe i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacionit me shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas, ndaloi në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria, shtetasin e shpallur në kërkim policor, A. H., 35 vjeç, banues në Tiranë.

35-vjeçari dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, më datë 02.05.2024, i kanë marrë nëpërmjet mashtrimit, një shumë parash, administratorit të një biznesi, shtetasit F. Rr..

Vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të të gjithë autorëve të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

‘E kam mik familjar’, si e kuptoi biznesmeni nga Prrenjasi që 100 mijë eurot nuk ia kishte dërguar Taulant Ballës

Bizesmeni nga Përrenjasi, Flamur Rrushi, pretendon se një person e ka telefonuar me aplikacionin viber dhe i ka thënë se jam Taulant Balla dhe më duhen 100-mijë euro urgjent. I njëjti biznesmen ka zbardhur dhe komunikimet me personin në anën tjetër të telefonit, që në fakt nuk ishte ministri Balla, por Florian Gjergji.

Biznesmeni thotë se personi që pretendonte se ishte Balla, i ka shkruar disa mesazhe, ku thuhej: “jam në një dreke”, “ma mbaron një porosi”, “do kalojë një miku im andej jepja 100 mijë Euro dhe rregullohemi”.

Rrushi nga ana tjetër i ka shprehur gadishmërinë për ti dhënë lekët, duke i shkruar: “Ok”, “të flasi me mua”. Kontakti “Taulant Balla”, i ka kthyer duke i thënë “ok po telefonon pas pak”. Takimi mes Rrushit dhe personit që pretendonte se do të dërgonte paratë te Balla, është organizuar në të njëjtën ditë në periferi të kryeqytetit. Makina që Rrushi dorëzoi shumën e majme të parave rezultoi që të ishte një taksi. Në denoncim biznesmeni thonë se brenda taksisë ishte vetëm shoferi, të cilit i dorëzoi paratë që i kishte futur në një kuti kartoni.

Biznesmeni ka pranuar në polici se me ministrin Taulant Balla janë miq familjar, dhe se të regjistruar në telefon i kishte shënuar një tjetër numër telefoni. Përmes një personi të afërt, ai ka kuptuar që shumë e parave në fakt ia kishte dërguar një personi tjetër dhe jo Ballës. Nga verifikimet rezultoi se numri me të cilin ishte kontaktuar biznesmeni Rrushi, ishte në përdorim nga një vajzë dhe një djalë.

V*asja e recepsionistit me dy ρΙυmba në kokë nga Gerald Shehu! Ende mister shkaqet e ekzekυtimit, pse Eraldo Nevruzi kërkoi punë në hotelin e personit me të cilin kishte konflikt?

Vrasja e Erlado Nevruzit ende nuk ka një motiv të qartë se përse ndodhi! Edhe pse policia dhe prokuroria kanë lënë të kuptohet se mes tyre ka pasur një konflikt të mbartur nga vendi ku të dy djemtë kanë emigruar, ende është i paqartë fakti se përse viktima shkoi dhe kërkoi punë pikërisht në hotelin e personit me të cilin kishte konfliktin.

Ndërkohë që pritet që drejtësia greke të lejojë një ekstradim me procedurë të përshpejtuar për të sjellë para gjykatës së Vlorës ekzekutorin e të riut, dje në Gjykatën e Vlorës janë dhënë masat për dy bashkëqytetarët e viktimës, të cilët pranuan se e ndihmuan autorin për të fshehur trupin e pajetë.

Dy bashkëpunëtorët kanë mohuar të kenë marrë pjesë në krim, por që ata janë përfshirë nën kërcënimin e armës nga ana e Gerald Shehut, 43-vjeçarit nga Memaliaj, që mundi ta kalonte kufirin pa u pikasur nga policia kufitare. Ai i ka kërkuar prokurorisë dhe gjykatës greke që ta ekstradojnë në Angli, në vendin ku ai qëndron prej vitesh, pasi në vendin tonë i rrezikohej jeta.

Autori i vrasjes, mësohet se në Angli jeton me dokumente, duke bërë që kërkesa e tij të vonojë dhe komplikojë ekstradimin për llogari të drejtësisë shiptare. Dy të arrestuarit si bashkëpunëtorë nuk kanë pranuar të dëshmojnë asgjë në lidhje me rrethanat e këtij krimi të rëndë, por policia dhe prokuroria kanë siguruar me dhjetëra dëshmi, përfshi edhe vjehrrën e autorit të krimit, e cila është pronare e hotelit në të cilën u ekzekutua 31-vjeçari nga Korça, Eraldo Nevruzi.

MASAT E SIGURISË

Të akuzuar si bashkëpunëtorë në vrasjen e të riut që punonte si recepsionist, Eraldo Nevruzi, dy punonjësit e hotel ‘Greccia’ në Dhërmi do të qëndrojnë në burg. Daniel Qose, 34 vjeç dhe David Larti 31 vjeç, u njohën me masën e arrest me burg në Gjykatën e Vlorës. Punonjësit akuzohen se ndihmuan pronarin Gerald Shehu që të fusë trupin e viktimës në një qese plehrash dhe më pas e kanë futur atë në bagazhin e makinës. Të dy kanë shprehur pendesë në Gjykatë dhe kanë thënë se të gjitha veprimet i kanë bërë pasi pronari i ka kërcënuar me armë. Ata kanë asgjësuar të gjitha provat e vrasjes, duke djegur sendet personale, telefonin dhe rrobat e 31- vjeçarit në furrën e picerisë.

Arma e krimit ende nuk është gjetur, ndonëse në kasafortën e pronarit Gerald Shehu u gjet një gëzhojë plumbi. 43-vjeçari u arrestua në Korfuz në përpjekje për të shkuar në Angli, ndërsa pritet ekstradimi i tij në vendin tonë. 31-vjeçari Eraldo Nevruzi u vra mesnatën e 5 qershorit nga pronari Shehu. Ai e qëlloi me dy plumba në kokë në shkallët e hotelit dhe e ka tërhequr trupin zvarrë deri në katin e nëndheshëm të hotelit. Më pas ka detyruar dy punëtorët e hotelit ta ndihmojnë për ta zhveshur kufomën, mbështjellë trupin e viktimës me plastmas e çarçafë dhe transportuar në bagazhin e makinës.

HETIMET

Për krimin monstruoz të kryer në hotel, në Dhërmi, deri më tani, numri i të arrestuarve ka shkuar në 4 persona. Bashkë me autorin-pronar të hotelit, dy bashkëpunëtorët-punonjës në atë hotel në pranga është vënë edhe një punonjës morgu, i cili e fotografoi trupin e viktimës në vendin ku e kishte hedhur autori i vrasjes. Në fakt, grupi hetimor ka siguruar një sërë dëshmish që lidhen me momentin e vrasjes dhe tentativës për të zhdukur gjurmët, jo vetëm të ngjarjes brenda hotelit, por edhe të krejt trupit.

Por deri më tani ka pak fakte të reja që lidhen jo vetëm me motivin që çoi në kryerjen e atij krimi, por edhe të rrugëtimit të autorit bashkë me trupin e të ndjerit deri në momentin që e ka hedhur në anë të Përroit të Gjipesë. Familjarët e viktimës kanë pranuar se djali iu kishte treguar se kishte ndryshuar vend pune, pasi në lokalin ku kishte nisur nuk kishte puna sa duhet dhe kishte vendosur të shkonte në një hotel. Në fakt, ajo që dihet, aty punonin edhe dy persona të tjera që ishin nga qyteti i Korçës, që të dy tashmë të arrestuar si bashkëpunëtorë në krimin e rëndë.

Po ashtu ende nuk bëhet me dije se çfarë kanë fiksuar kamerat e sigurisë së hotelit për sa i përket se si janë zhvilluar episodet para se sa Gerald Shehu të nxirrte armën dhe t’i merrte jetën të riut me dy plumba në kokë!

Pas sherrit në tualet, Sara Gjordeni dhe Françeska Murati bëhen bashkë: Më tha burri…

Françeska Murati dhe Sara Gjordeni duket se i kanë harruar sherret dhe konfliketet që kanë pasur brenda shtëpisë së BBV3

Ato janë bërë të dyja pjesë e jurisë së rubrikës “She’s on Top” tek E Diell” dhe mesa duket kanë bërë paqe. E pyetur nga Argjira se cila ishte këshilla e fundit që bashkëshorti i dha asaj para se të vinte në emisionin, Françeska u shpreh: Mos bëj shumë sherre.

E dyta që hyri në skenë ishte Sara Gjordeni e cila dukej mjaft e lumtur dhe tregon se shtatzëninë e saj po e shijon pa masë. Të dyja ish-konkurrentet e BBV3 kanë kritikuar dhe kanë dhënë mendimet e tyre si profesioniste për vajzat konkurrente të “She’s on Top” dhe dukej se çdo gjë shkonte mjaft mirë mes tyre.

E rëndë në Itali/ V*itet shqiptarja, arrestohet burri i saj

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Frosinone të Italisë, ku një piktor 50-vjeçar, Oreste Raponi, ka vrarë partneren e tij shqiptare në fund të një debati.

Ai i ka shkaktuar disa plagë me thikë, të cilat për fat të keq kanë qenë fatale për shqiptaren.

Debati i çiftit u përshkallëzua pak pas orës 3 të mëngjesit të së hënës sotëm .

Mediat italiane, raportojnë se autori mund të ketë qenë nën ndikimin e alkoolit, ndërsa ai është arrestuar.

Vrasja ndodhi në via Baisi, në zonën Colle Campagiorni, në zemër të qendrës historike.

Hetimet i janë besuar prokurorit Vittorio Misiti, i cili koordinon karabinierët e komandës provinciale.

Videoja që po bën “namin”, REPERI i njohur ngec në getat e baIerinës gjatë koncertit!

Këngëtari i njohur Bad Bunny është përballur me një situatë të sikletshme teksa performonte në Coliseo de Puerto Rico në San Juan.

Siç shihet edhe në videon që po bën xhiron e rrjetit, një nga kërcimtaret Kiara Rodriguez Saldivar u kthye me shpinë duke kërcyer shumë afër këngëtarit, shkruan TMZ.

Në atë moment getat e saj u kapën në gurat e xhinseve të Bad Bunny dhe mbetën ashtu për disa sekonda.

Zuri vendin e tretë me votat e ‘Demokracisë së Re’ në zgjedhjet europiane të 2024-ës, flet Beleri: Demokracia fshin çdo përpjekje për grusht shteti

Minoriteti grek në Shqipëri, po feston pasi kryetari i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, që ndodhet pas hekurave për blerje votash, zuri vendin e 3-të me votën e Demokracisë së Re në zgjedhjet europiane të 2024-ës.

Vetë Fredi Beleri, ka folur nga burgu, ku dha mesazhin e tij pas fitores.

“Gjatë gjithë këtyre muajve u forcua nga besimi im se drita fiton mbi errësirën dhe se fuqia e demokracisë mund të fshijë çdo grusht shteti, për sa kohë që ka vullnet dhe besim në një qëllim më të lartë. Ne luftuam për demokracinë, shtetin ligjor dhe liritë dhe dinjitetin e qytetarëve.

Ndeshja u zhvillua në kushte të pafavorshme, të paimagjinueshme për një vend që dëshiron të bëhet anëtar i familjes evropiane dhe u fitua falë nderit dhe krenarisë së grekëve.

Dua të falënderoj grekët që më nderuan me votën e tyre, familjen time që ishte mbështetja dhe zëri im, miqtë në të gjithë Greqinë që më qëndruan në krah në sprovën më të vështirë të jetës sime.

Dhe sigurisht Kyriakos Mitsotakis që më dha mundësinë të jem kandidat, për të cilin do të jem gjithmonë mirënjohës.Si eurodeputet do të punoj shumë për të qenë i dobishëm për fraksionin tim dhe mbi të gjitha për vendin tonë”, tha ai në reagimin e tij.

“E preferuara ime”, Stresi publikon projektin e ri, Noizy ka një mesazh: Për shokët çohet një…

Pas një periudhe pausa dhe pa projekte të reja reperi Arkimed Lushaj i njohur me emrin e artit si ‘Stresi’ ka publikuar këngën e tij më të re “kuqezi”.

Kënga e re nuk ka shpëtuar as nga urimi i miqëve të tij ku më në pah ra postimi i mikut të tij Rigels Rajku.

Mesa duket pas pajtimit të bujshëm dyshja janë të pandashëm dhe krahë njëri tjetrit në çdo prodhim të ri apo iniciativë të ndërmarrë.

Përmes një “Insta-story” Rajku ka postuar këngën më të re të Stresit me mbishkrimin

“E preferuara ime, për shokët çohet një gotë”, shkruan reperi më i dashur për publikun.

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 10 qershor 2024, dollari amerikan blihet me 92.1 lekë dhe shitet me 93.1 lekë.

Euro blihet me 100 lekë dhe shitet 100.6 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 102.5 lekë, ndërsa në shitje me 103.6 lekë.

Paundi britanik blihet me 117.2 lekë dhe shitet me 118.1 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 67 lekë, ndërsa në shitje me 68.3 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Rama “mysafir” në Kosovë, Kurti e injoron homologun e tij!

Marrëdhënia mes dy kryeministrave shqiptar Edi Rama dhe Albin Kurti duket se janë të ftohura.

Teksa Edi Rama do të vizitojë sot Prishtinën në rastin e 25 vjetorit të çlirimit, ai është injoruar nga homologu i tij Albin Kurti, teksa nuk do të ketë një takim mes tyre.

Nuk dihet a do të ketë një reagim nga të dy kryeministrat për sa i përket këtij veprimi nga Kurti.