Britania ndryshon ligjin/ Deri në 90 mijë persona do të marrin azil, çfarë do të ndodhë me emigratët shqiptarë

Laburistët do të përshpejtojnë planet për të lejuar 90,000 emigrantë në Angli, të cilët ishin në listat për tu deportuar në Ruandë.

Që në fillim të kësaj jave, Yvette Cooper, Sekretarja e Brendshme, pritet të shpallë legjislacionin që do t’u mundësojë punonjësve të çështjeve të imigracionit të fillojnë të përpunojnë kërkesat për azil të njerëzve që ishin kërcënuar me largim në Ruandë pasi kishin hyrë ilegalisht në MB.

Këshilli i Refugjatëve, një organizatë bamirëse me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, vlerëson se rreth 60,000 nga 90,000 personat do të marrin azil, duke pasur parasysh profilin e vendeve nga vijnë shumica e tyre, shkruan The Telegraph.

Megjithatë, zyrtarët pritet të kenë prioritet 30 për qind të azilkërkuesve nga vendet “të sigurta” si Vietnami, Shqipëria, Egjipti dhe India. Ka shumë të ngjarë që aplikacionet e tyre të refuzohen, dhe për këtë arsye ata mund të deportohen shpejt në vendet e tyre të origjinës.

Gati 36,000 emigrantë janë vendosur në hotele, duke i kushtuar taksapaguesit 2.9 milionë funte në ditë. Cooper është zotuar të “fillojë të kursejë para menjëherë” dhe synon t’i japë fund përdorimit të këtij hoteli brenda një viti.

Konservatorët akuzojnë laburistët se u kanë dhënë efektivisht një amnisti emigrantëve, por laburistët thonë se konservatorët u kanë dhënë atyre një “amnisti hoteli” duke dështuar të organizojnë një fluturim të vetëm për në Ruandë dhe duke i mbajtur ata në hotele.

Kuptohet se laburistët mund t’i zhvendosin ata në sistemin e azilit pa pasur nevojë të shfuqizojnë Aktin e Migrimit të Paligjshëm të Rishi Sunak. Ky legjislacion dekretonte që çdo migrant që arrinte ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar në 18 muajt e fundit do të trajtohej si i papranueshëm dhe do të deportohej në Ruandë. Megjithatë, Sunak nuk aktivizoi kurrë dy elementë kryesorë të Aktit – duke i deklaruar pretendimet e tyre të papranueshme dhe duke miratuar kompetencat për t’i hequr ato në Ruanda.

Kjo do të thotë se laburistët mund ta lënë Aktin “në raft” dhe nuk duhet të kalojnë nëpër procesin e gjatë të shfuqizimit të tij përmes Parlamentit përpara se të përpunojnë kërkesat. Në fjalimin e mbretit të mërkurën, kryeministri britani, Keir Starmer, u zotua të rregullojë sistemin e prishur të azilit duke pastruar numrin e mbetur, duke ndjekur me shpejtësi kthimet e emigrantëve në vendet e sigurta dhe duke hequr dorë nga skema “tepër e kushtueshme” e Ruandës.

Masat përfshijnë një projekt-ligj të ri për sigurinë kufitare, azilin dhe imigracionin, i cili do t’i jepte stafit të forcave kufitare aftësinë për të përdorur fuqitë e stilit kundër terrorizmit për të hetuar dhe shkatërruar bandat e kontrabandës me njerëz. Një Komandë e re e Sigurisë Kufitare do të financohet duke hequr dorë nga skema e Ruandës, e cila do të kursejë 100 milionë funte në pagesat e ardhshme dhe “dhjetëra milionë paund” që do të ishin paguar për migrantët e zhvendosur.

Ruanda deri më tani ka marrë 290 milionë funte sipas marrëveshjes së mbikëqyrur nga Boris Johnson, me vetëm katër azilkërkues të dështuar të transferuar vullnetarisht në shtetin afrikan. Sipas planeve të qeverisë, do të krijohen edhe shkelje të reja për të penalizuar kompanitë e mediave sociale që nuk arrijnë të heqin reklamat nga kontrabandistët e njerëzve që shesin kalimet e Kanalit.

Punëtorët gjithashtu mund të ringjallin propozimet për ta bërë shkelje reklamimi me çdo mjet të shërbimeve të kontrabandës me njerëz. Planet e mëparshme kishin një dënim maksimal prej pesë vitesh burg. Partia ka propozuar më tej vepra “pararendëse” për të penalizuar njerëzit që ndihmojnë në furnizimin me materiale të tilla si varka dhe pajisje për bandat e krimit të organizuar.

Mirlind Daku e nis me spektakël, gol dhe asist në startin e kampionatit rus (Video)

U përfol se te Rubin Kazani nuk do t’i besonin një fanellë për sezonin e ri, pas atij incidenti në fund të ndeshjes me Kroacinë ku këndoi në kor me Tifozët Kuqezi vargje kundër maqedonasve.

Por, Mirlind Daku jo vetëm që mori fanellë me numrin 10, por edhe e nisi kampionatin si titullar me skuadrën ruse pas pjesëmarrjes në Euro 2024 me Shqipërinë.

Sulmuesi nga Gjakova zbriti në fushë në sfidën hapëse të Premier Ligës ruse, në transfertë kundër Pari NN dhe gjeti rrugën e rrjetës në minutën e ‘5.

Goli i Dakut barazoi sfidës pasi për vendasit shënoi Ze Turbo që në minutën e 3-të të sfidës. Rubini shënoi edhe dy herë të tjera në minutat 33 dhe 42 për të mbyllur pjesën e par në avantazhin e dy golave. Bomberi kuqezi ishte protagonist edhe në golin e dytë, teksa asistoi Zotov.

Daku e nis kështu me këmbë të mbarë sezonin, ndërsa vitin e kaluar u rendit në vend të shtatë të listës së golashënuesve, me 10 gola dhe 4 asist në 28 ndeshje.

Festa e Birrës në Korçë, këtë vit gjithë ditët falas – ja detajet

Festa e Birrës është festa me e madhe në Shqipëri, e tradicionalisht qyteti i Korçës tejmbushet nga emigrantët e ardhur për këtë festë dhe turistët e huaj.

Këtë vit, ndryshe nga vitet e fundit, nuk do të ketë hyrje me pagesë në asnjë ditë të eventit. Çdo ditë do të jetë FALAS për publikun

Ajo çka bëhet me dije nga organizatorët është se do të ketë përsëri një vend për rezervime me pagesë, për ata që duan të qëndrojnë të ulur e komodë, por pagesa do të jetë minimale.

Kjo I jep mundësi gjithë qytetarëve të mund të shijojnë festën e Birrës në Korçë, e nga ana tjetër ata që duan të qëndrojnë të relaksuar, me një pagesë minimale.

Rezervoni datat 14-18 Gusht!

Ulet çmimi i druve të zjarrit në Korçë, ja sa kanë shkuar

Çmimi i druve të zjarrit këtë vit në Korçë ka pësuar ulje. Në krahasim me një vit më parë një kubik tregëtohet nga 1800-2000 lekë, kurse metri i druve të gjata varjon nga 4500-5000 lekë.


Sipas tregëtarëve të pikave të tregëtimit të lëndës drusore, bëhet e ditur se ka pasur një ulje të numrit të blerësve pasi pjesa më e madhe e qytetarëve po preferojnë ngrohjen me energji elektrike.

Vetë banorët shprehen se kjo mënyrë ngrohjeje është më ekonomike.
Por ka edhe nga ana të cilët për vite me radhë i qëndrojnë besnikë ngrohjes me dru, pasi sipas tyre kjo është më e shëndetëshme.

Ulja e interesit të qytetarëve për të blerë dru për ngrohje, ka ardhur pasi një pjesë e tyre zgjedhin mundësi të tjera alternative, duke përfshirë këtu edhe gazin.

Britania ndyrshon ligjin, i jep përparësi kërkesave për azil nga shqiptarët

Laburistët do t’i japin përparësi kërkesave për azil të atyre nga vendet “të sigurta” në përpjekjet për të përballuar numrin e madh të rasteve, pas anulimit të planit të Ruandës.

Sekretarja e Brendshme britanike Yvette Cooper pritet të njoftojë një ndryshim në ligj për të lejuar përpunimin e kërkesave nga emigrantët që kanë mbërritur ilegalisht gjatë 18 muajve të fundit.

Sipas The Times, kjo do të sjellë anulimin e një pjese të Aktit të Migrimit të Paligjshëm të Konservatorëve, i cili ndaloi këdo që arrinte ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar që nga marsi 2023, t’i jepej azil.

Këta persona ishin planifikuar për t’u larguar sipas skemës së dëbimit të Rishi Sunak në Ruandë.

Por laburistët i deklaruan planet e ish-kryeministrit për të dërguar emigrantë në vendin afrikan “të vdekura dhe të varrosura” pasi fituan pushtetin.

Gazeta raporton se ndryshimi i ligjit Laburist do të prekë rreth 101,000 emigrantë që kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla ose rrugë të tjera të paligjshme.

Ata që vijnë nga vende “të sigurta” si India, Vietnami dhe Shqipëria pritet t’u jepet prioritet kërkesave për azil sepse do të jetë më e lehtë për ta që të kthehen në shtëpi.

Kjo është në kontrast me ato nga vende të tilla si Afganistani dhe Siria.

Vetëm 3 për qind e azilkërkuesve nga India janë pranuar kërkesat e tyre, së bashku me 7 për qind të shqiptarëve dhe 46 për qind të vietnamezëve.

Këshilli i Refugjatëve, një organizatë bamirëse me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, ka vlerësuar se 70 për qind e emigrantëve të caktuar më parë për deportim në Ruandë do të marrin azil.

Kali i Pallatit Mbretëror kafshon turisten në Londër, ajo bie në tokë (VIDEO)

Një turiste është kafshuar nga kali në Pallatin Mbretëror në Londër, duke bërë që të humbasë ndjenjat.

Turistja duket teksa qëndron për kamerën krah kalit, një prej atraksioneve turistike të Londrës, teksa pas saj është një pllakatë ku lexohet “Kujdes nga kali, mund të kafshojë apo shkelmojë”.

Në një moment kali kthehet dhe e kafshon turisten në krah. Pjestarët e grupit të saj duket teksa i afrohen për të inspektuar kafshimin, por ajo ndihet keq dhe bie në tokë.

Siç raportojnë mediat britanike, ajo është ka marrë ndihmën e parë dhe i është bashkuar serish grupit të turistëve.

https://www.dailymail.co.uk/news/article-13656601/tourist-faints-kings-guard-horse-bits-arm-posed-photo.html?ico=embedded

Çifti i “Big Brother VIP 3” merr vendimin e rëndësishëm për lidhjen e tyre

Ilnisa dhe Meritoni kanë marrë një hap të madh në marrëdhënien e tyre. Pasi eksperienca në Big Brother VIP mbaroi, ata kanë vendosur të bashkëjetojnë edhe jashtë.

Këtë e ka zbuluar vetë Ilnisa teksa ishte e ftuar në “She’s On Top”, duke pranuar se ajo dhe Meritoni po jetojnë bashkë. Por si po shkon bashkëjetesa?

Ilnisa zbuloi se gjithçka po shkon për mrekulli, por si çdo çift edhe ata kanë zënkat e vogla kur nuk gjejnë gjërat nëpër shtëpi.

Argjira e komplimentoi Ilnisën për pamjen e saj të kohëve të fundit, ndërsa gazetarja tha se gjithçka nis nga brenda, duke konfirmuar se është më e lumtur se kurrë me Meritonin.

I pamaskuar dhe i veshur me të zeza! KAMERAT filmuan autorin e m*sakrës në Memaliaj! Çfarë tha para se të qëIIonte?

Kamerat e sigurisë kanë arritur të filmojnë autorin e masakrës me 3 të vrarë në Memaliaj, i cili ekzekutoi me breshëri plumbash babanë e Andrea Kalemit, Shyqyr Kalemin, kamarierin e lokalit, Gledio Muka dhe klientin Marsel Çela, natën e 20 korrikut.

Ndërsa i plagosur në atentat mbeti edhe vëllai i Shyqyri Kalemit, Artur Kalemi.

Sipas identikitit të nxjerrë nga pamjet e kamerave, autori është i gjatë 1.80 centimetra, rreth 40-vjeç dhe i pa maskuar. Ai ka qenë i veshur me pantallona të zeza dhe bluzë të zezë, pa mëngë.

Në momentin kur ka qëlluar ndaj viktimave, autori është ndalur për pak sekonda dhe dyshohet se u ka thënë diçka para se t’i ekzekutonte.

Personi i dytë në timonin e makinës nuk është identifikuar dot.

I riu shqiptar kapet brenda “shtëpisë së barit” me 321 bimë kanabisi

Një i ri shqiptar është dënuar nga gjykata në Liverpul, pasi u kap në një shtëpi ku kultivohej kanabisi.

20-vjeçari Edison Alzeneli, u arrestua në një banesë në rrugën “39 Winwick Street”, të cilën e kishte përshtatur për kultivimin e lëndës narkotike.

Brenda saj, policia gjeti 321 bimë kanabisi që nëse do të hidheshin në treg, do të kapnin vlerën e 300 mijë paund.

Alzeneli, i cili ka hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe, u dënua me 12 muaj burg.

Gara mes ‘Ferrarit’, ‘Bugattit’ dhe ‘Lamborghini’, gjobiten shoferët e ‘BISHAVE’ luksoze!

Njësia për Kontroll të Autostradave në Kosovë ka identifikuar edhe një rast tjetër të garave ilegale në autostradë.

Policia i ka gjobitur shoferët e Ferrarit, Bugattit dhe veturave tjera luksoze.

Ata u dënuan me nga 400 euro secili dhe iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.

Vlera minimale se secilës prej këtyre veturave shkon mbi 100 mijë euro.