Detaje nga ATENTATl me 3 të v*arë në Memaliaj, mes tyre babai i Andrea Kalemit!

Një nga tre viktimat e atentatit të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Memaliaj është Shyqo Kalemi, babai i Andrea Kalemit i njohur dhe si Adriatik Kalemi i cili dyshohet të jetë përfshirë në vrasjen e Edmond Papës në dhjetor të 2022.

Dy djemtë e tij, Andrea Kalemi dhe Zamir Kalemi kanë arritur ti shpëtojnë atentateve gjatë vitit 2023 dhe së fundmi në janar të këtij viti. 

Andrea Kalemit i ka shpëtuar një atentati më 10 gusht 2023 në ishullin Pax të Greqisë.

Ai u qëllua të paktën 10 herë në sy të tre fëmijëve dhe bashkëshortes së tij nga një person i cili kishte fytyrën të mbuluar dhe është larguar pa u vënë re nga askush.

Në dhjetor 2023 u qëllua me thikë në burgun e Koridhalos në Greqi.

Në 12 janar 2024  tek rrethrrotullimi i Selitës në Tiranë iu bë atentat Zamir Kalemit. 

Persona ende të panjohuar qëlluan me kallashnikov drejt makinës së djalit të Shyqos, vëllait të Andrea Kalemit.

40 vjeçari Zamir Kalemi arriti ti shpëtojë atentatit duke u plagosur në këmbë.

“Kam pasur Iidhje me një grua tjetër”, flet bashkëshorti i 27-vjeçares që tentoi të mbytej me 4 fëmijët në Bunë!

Bashkëshorti i 27-vjeçares e cila pak ditë më parë tentoi të hidhej nga lumi Buna bashkë me 4 fëmijët e mitur, ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Ajet Isufi është shprehur se nuk e di se përse gruaja e tij ka marrë këtë akt, teksa ka hedhur poshtë akuzat që ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Ai është shprehur se prindërit e 27-vjeçares hedhin akuza të pabaza, teksa kërkoi që të zbardhet e vërteta.

Po ashtu ai për “Shkodra Blog”, ka treguar se ka pasur një lidhje jashtëmartesore, por që gruaja e kishte falur dhe se ishin kthyer bashkë për hir të katër fëmijëve.

Po ashtu, Isufi tha se gruaja ishte kthyer në shtëpie e prindërve, deri sa të gjente një shtëpi dhe do të jetonin bashkë dhe se marrëdhënia me ishte rregulluar.

S’ka shans unë ta kem dhunuar. Të mi sjellin faktet mua, ta gjejnë armën se ku e kam. Ai është vjehrri im. Të zbardhen sa më shpejt gjërat. Akti ka ndodhur në familjen Bajrami, ai e ka mërzitur vajzën dhe e ka çuar drejt vdekjes me katër engjëjt e mi.

Ne nuk kemi pasur proces divorci. Unë kam pasur kontakt me një grua tjetër, por nuk kam qenë ndarë. Gruaja e dinte, e kemi falur njëri-tjetrin për hir të katër fëmijëve.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fshkblog%2Fvideos%2F1202506140942009%2F&show_text=false&width=560&t=0

Kishte një javë që kishte ikur. Tha do iki ke babi dhe nëna deri sa të ktheheshim Shkodër. Kam pasur probleme me familjen se s’kanë dashur të më shohin me këtë femër që jam.

Edhe në Tiranë, aty u mashtrua nga një shoqe. I thash ik te nëna te baba sa të gjejmë shtëpinë. Kaq ka qenë muhabeti. Kur ka ikur mua s’më ka thënë asgjë.  Vetëm nga shoqja kur iku ishte e mërzitur, se ajo i kishte thënë që fëmijët më kanë prishem mobiliet më kanë zhargavitur murin dhe më ke 600 euro borxh.

E kam shkëputur marrëdhënie me atë tjetrën. I kam thënë jam me gruan. Pretendoj që kam një fëmijë me atë tjetrën, por do bëhet testi ADN. Edhe me qenë i imi do e çoj në jetimore”, ka thënë ai ndër të tjera.

VIDEO

U divorcua dy vite më parë, Rudina Hajdari shijon pushimet krah partnerit të ri

Ish-deputetja Rudina Hajdari duket se ka nisur një lidhje, pas divorcit me ish-bashkëshortin me të cilin ka edhe një vajzë.

Hajdari tashmë e distancuar nga politika, po shijon lidhjen e saj të re.

Ish-deputetja dhe pse larg politikës, ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale, ku shpërndan foto nga përditshmëria e saj.

Së fundmi vetë Hajdari ka postuar foto me të dashurin, teksa krahas fotos shkruan “e bekuar”. Çifti po shijo dashurinë në jug të Shqipërisë.

Kujtojmë që në 2022 Hajdari është ndarë me partnerin e saj Muçjo Demirajn, me të cilin ka një vajzë, Sihanën.

Atë kohë në një intervistë Hajdari pati lënë të nënkuptohej se shkak i divorcit ishte bërë distanca, pasi bashkëshorti i saj jetonte në SHBA, ndërsa ajo në Shqipëri.

“U kapën 800 robër grekë në Shqipëri”, ish-shefi i Shërbimit Sekret zbulon dokumentet e CIA-s: Plani i fshehtë Beograd-Athinë për të na pushtuar në 1952

Ish-shefi i Shërbimeve Sekrete dhe diplomati i njohur, Irakli Koçollari zbuloi detaje nga disa prej dokumenteve amerikane pas Luftës së Dytë Botërore.

Ai u shpreh në emisionin Top Talk se kishte një plan sekret Beograd-Athinë për të pushtuar Shqipërinë në vitin 1952 dhe u ndalua nga ndërhyrja e amerikanëve.

Çfarë mund të bënte Shqipëria, pas Luftës së Dytë Botërore, në raport me Greqinë?

Koçollari: Asokohe forcat tona të kufirit i kanë dhënë një goditje shumë të rëndë forcave greke pasi ata menduan se do ta kishin shumë të lehtë. Në vitin 1949 janë kapur rreth 800 robër nga pala greke, pa folur këtu sa u vranë dhe iu dorëzuan palës greke një vit më vonë. Ka marrë goditje shumë të fortë Greqia, është periudhë që fatkeqësisht nuk është pasqyruar shumë në histori. Ka historianë, që është e turpshme në fakt, që thotë se fajtorë për ato provokime kemi qenë ne, kur vetë amerikanët thonë “jo, shqiptarët kanë mbajtur qëndrim korrekt”.

Kanë qenë qëllimet e palës greke për të realizuar ato qëllime të mbrapshta në territoret e Shqipërisë së Jugut. Kjo është në vitin 1949. Pas atij viti është një rast tjetër shumë interesant i dalë nga dokumentet sekrete të DASH-it. Në vitin 1952, gjejmë dokumente që bëjnë të njohur se një përfaqësi e vogël e ushtarakëve jugosllavë kanë shkuar në Greqi pasi ata kishin hartuar një plan për goditje ushtarake të Shqipërisë nga Veriu.

Ishte shtator 1952. Duke menduar që grekët kanë pretendime të caktuara të tyre ndaj territoreve shqiptare, në mënyrë konfidenciale kanë shkuar dhe takuar grekët dhe u kanë thënë “në qoftë se ne do të godasim ushtarakisht, deri ku është vija që ju e pretendoni, që të mos e shkelim atë vijë”.

Amerikanët e kanë marrë vesh këtë. Po atë kohë amerikanët kanë thirrur në Departamentin e Shtetit ambasadorin grek në Uashington dhe ambasadorin jugosllav. U kanë thënë “ne mësojmë që ka një plan të tillë. SHBA e njeh Shqipërinë si anëtare e Lidhjes së Kombeve, jemi për ruajtjen e statukuosë së atij vendi dhe do të reagojmë nëse preket sovraniteti i atij vendi”.

Luftëtari shqiptar Nelson Hysa fiton titullin europian WBO dhe vendos rekord: Renditet i 11-ti në botë

Nelson Hysa fitoi titullin europian WBO për peshat e rënda vetëm pak ditë më parë, pasi mundi gjermanin Thorsten Fuchs.

Gjiganti shkodran triumfoi me KO që në raundin e parë, duke regjistruar fitoren e 18-të në karrierë në po kaq ndeshje. Prej së cilave 16 me KO.

Ky sukses ka bërë që Hysa të arrijë renditjen më të mirë të një boksieri shqiptar në histori. Në renditjen botërore të peshave të rënda, kampioni kuqezi renditen në vendin e 11-të.

Luftëtari shqiptar Nelson Hysa fiton titullin europian WBO dhe vendos

Pas tij ndodhen emra të njohur si Bakhadir Jalolov, kampion bote i boksit amator, por jo vetëm. 39-vjeçari i ka marrë vendin në renditje ish-kampionit të botës, amerikanit Deontay Wilder, i cili ka regjistruar 42 fitore.

Një sukses i jashtëzakonshëm për Hysën dhe boksin shqiptar që arrin të tilla nivele. Të gjithë presin suksese të tjera nga “luftëtari” i pamposhtur shqiptar, për t’u afruar me vendet e para.

Hysa po përgatitet për një tjetër ndeshje titulli. Objektivi i radhës është mbrojtja e gjerdanin WBO. Shumë shpejt do të caktohet kundërshtari dhe data e sfidës së ardhshme.

Në datën 19 tetor, Hysa, së bashku me boksierët më të mirë shqiptarë, do të shfaqin forcën dhe potencialin e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të nxehtit ek*trem po i vjen fundi? Sinoptikanët japin lajmin e mirë, ja kur pritet të ulen temperaturat

Vala e të nxehtit afrikan që solli në Shqipëri temperatura deri në 43 gradë C, tashmë është drejt largimit. Temperaturat kanë nisur të bien dhe nuk pritet të kalojnë mbi 40 gradë.

“Sa i përket të dielës kemi një tjeter rënie duke bërë që maksimumet të jenë jo më shumë se vlera 39 gradë C. Vija bregdetare do ketë vlerat maksimale nga 36-38 gradë C”,- tha meteorologu Hakil Osmani.

Disa zona të vendit kryesisht në gjysmën lindore të territorit dhe në veri këtë të shtunë dhe të dielë do të përfshihen nga rrebeshe shiu, që parashikohen edhe për javën e ardhshme.

“Do të ketë edhe ditë ku gjatë pasditeve të kemi rrebeshe shiu, më të fokusuara në shtrirjen lindore. Edhe Tirana, Elbasani e Berati mbeten të rrezikuara nga rrebeshet afatshkurtra të shiut.”.

Temperaturat do të bien lehtë dhe gradualisht edhe përgjatë javës së ardhshme. “Të paktën deri të enjten do kemi maksimume rreth vlerës 37, në zonë e Beratit edhe 38. Pjesa tjetër do t’i ketë temperaturat poshtë 36 gradë C.”. Gjithsesi korriku do të mbyllet si një muaj i nxehtë i ndikuar nga një valë intensive me temperatura të larta.

“Beleri agjent i grekëve”, ish-shefi i Shërbimeve Sekrete pIas ‘b*mbën’: Kur ndodhi ngjarja e Peshkëpisë u tha se…

Ish-shefi i Shërbimeve Sekrete dhe diplomati i njohur, Irakli Koçollari, thotë se Fredi Beleri ka qenë agjent grek.

Duke folur në një program televiziv, ai e lidh këtë me profesionin e Fredi Belerit, hidraulikut që u tha se shkoi në Qipro për të mësuar zanatin.

“Kur dëgjova në këtë kohë njëri nga ata që ishte kandidat dhe tani shkoi u bë anëtar i Parlamentit Europian. Në kohën kur kanë ndodhur këto ngjarje, ai ka qenë duke bërë një kurs hidrauliku në Qipro. E dini çfarë më kujtoi kjo?

Në këtë kohë nuk ka budallenj. Në periudhën e Luftës së ftohtë 1947-60 kur këto vende dërgonin grupe agjentësh në Shqipëri dhe kjo është e provuar, agjentët që ata mblidhnin dhe i trajtonin, për të justifikuar mungesën e tyre në lagje apo opinion gjatë kohës që trajnoheshin, thonin “ka shkuar për një kurs për hidraulik apo për marangoz në Qipro ose në Maltë”. Çuditërisht të njëjtën gjë dëgjova edhe në këtë rast. Një hall i madh e ka zënë kryeministrin grek që shkon te një i dënuar për fyerje të simboleve kombëtare të një vendi fqinj, kryeministri grek ka një hall të madh”, thotë Koçollari.

Serbia nuk mjaftohet me vrasjen e FATON HAJRIZIT, kërkon ekstradimin e vëllait të tij!

Dje në Loznicë është mbajtur funerali i policit serb, Nikola Krasmanoviç, i cili u vra nga Faton Hajrizi.

Shumë bashkëqytetarë dhe njerëz nga e gjithë Serbia morën pjesë në ceremoninë mortore, e cila u mbajt në fshatin Jarebicë.

Në funeral mori pjesë edhe ministri i Brendshëm, Ivica Daçiç.

Krasmanoviç u vra mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa kolegu i tij Vjekoslav Iliç mbeti i plagosur rëndë kur gjatë një kontrolli rutinë ndaluan një automjet me targa të Tutinës, ku ndodhej edhe Faton Hajrizi, i cili më pas qëlloi Krasmanoviçin dhe Iliçin.

Hajrizi po udhëtonte në Serbi me dokumentet e vëllait të tij, Artani, të cilit ia kishte vjedhë pak para se të arratisej nga Gjermania. Pas vrasjes së oficerit të policisë, Hajrizi ishte në arrati, por u identifikua nga një qytetar, i cili lajmëroi Policinë. Sipas qytetarit, Fatoni e kishte pyetur se cila ishte rruga për në Mal të Zi.

Menjëherë pas telefonatës forca të shumta policie shkuan në vendngjarje, ku dhe ekzekutuan Faton Hajrizin ditën e djeshme. Sipas Policisë, Hajrizi hapi zjarr ndaj tyre dhe ata qëlluan për vetëmbrojtje.

Daçiç gjatë një deklaratë për shtyp njoftoi se kërkoi edhe ekstradimin e vëllait të Fatonit, Artan Hajrizit nga Gjermania.

Ndërkohë ngjarja e ndodhur në Serbi ka shkaktuar reagime në Kosovë.

Sipas Ministres së Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, Serbia po organizon arratisjen e të burgosurve të Kosovës në territorin e Serbisë. Haxhiu ka bërë thirrje të nis një hetim ndërkombëtar.

Sipas saj, shteti i Serbisë po organizon arratisjen e të burgosurve, paraburgosurve dhe të kërkuarve nga drejtësia e Kosovës, në këmbim të një “ambienti mburojë ndaj pandëshkueshmërisë e ndjekjes penale të kriminelëve nga organet e Republikës së Kosovës”.

“Një mbështetje e tillë është padyshim e qëllimshme, e organizuar dhe e lidhur me qëllimin për të dëmtuar rendin publik, kushtetues e ligjor të Republikës së Kosovës”, ka thënë Haxhiu, pa ofruar ndonjë dëshmi për këto pretendime.

Përveç Hajrizit, i cili ka pasur një histori të arratisjeve nga burgjet e Kosovës, në ditët e fundit në Kosovë është arratisur edhe një i burgosur tjetër, Ujkan Metaj.

Haxhiu, gjithashtu, e ka dënuar përdorimin e etnisë nga ana e Qeverisë së Serbisë në rastin e vrasjes së policit serb.

“Kjo retorikë e Qeverisë në Beograd është paralajmërim për ngjarje të ardhshme të gatuara në Beograd e që kanë një perspektivë të qartë shoviniste dhe etno-politike”, shkroi ajo.

Thirrje për mospolitizim të rastit ka bërë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Merkatoja televizive, cilat janë emisionet që anulohen dhe moderatoret që rikthehen në ekran: Ndryshimet për sezonin e ardhshëm

Sezoni i verës ka nisur dhe VIP-at tanë janë duke shijuar ditët e tyre të relaksit. Por teksa korriku dhe gushti janë muajt e tyre të pushimeve, janë padyshim edhe muaj vendimtarë për karrierën e tyre. Ndonëse sezoni sapo ka përfunduar, tashmë janë në diskutim edhe ndryshimet për sezonin e ardhshëm.

Ndryshime të mëdha duket se do të ketë në shumë sektorë, ku personazhet do të ndryshojnë logo dhe formatin e programeve që kanë bërë deri më tani.

Kujtojmë se këtë vit “Big Brother VIP Kosova” realizon sezonin e tretë dhe një emër tjetër që lidhet me të është ai i Arbana Osmanit, që mesa duket as këtë vit nuk do të iki në Kosovë. Vetë Arbana pak ditë më parë konfirmoi se së bashku me partnerin e saj, Eduart Grishajn do të ishin pjesë e një programi. Moderatorja preferoi të mos jepte detaje as për emisionin që do të drejtojë dhe as se në cilin kanal do të shfaqet.

Flitet se moderatorja do të rikthehet në ekranin e “Top Channel”, për të bërë sërish formatin e dashur për publikun “Dua të të bëj të lumtur”. Megjithatë, një fakt i tillë ende nuk është konfirmuar.

Nga ana tjetër edhe “Përputhen”, flitet se do të bëhet këtë sesion me dy moderatore, ku veç Megit, një tjetër vajzë do t’i bashkohet. Ajo që bie në sy është fakti se disa emisione të anuluar për këtë sesion.

I pari është “Dancing With the Stars”, që për këtë vit nuk do të zhvillohet. Si një nga format më të dashur të publikut, formati i kërcimit është pezulluar për këtë vit, duke qenë se “Big Brother” nis edhe më herët se vitet e shkuara dhe nuk ka hapësirë mediatike për këtë format.

Një tjetër emision që nuk do ta shohim më në ekran është ai i binjakëve Veshaj. Romeo dhe Donaldi duket se e kanë mbyllur eksperiencën e tyre në televizion. Teksa Romeo është duke përfunduar xhirimet me Elvana Gjatën në serialin e tyre “Tenxherja Kapakun”.

Sakaq, një format që do të mungojë në sesionin e ardhshëm është edhe “Love Island”, që vitin e shkuar u realizua për herë të parë në vendin tonë. Nën drejtimin e Luana Vjollcës, ky format duket se nuk mori pëlqyeshmërinë e pritshme, duke bërë që të zhvendoset për në sezonin tjetër televiziv, ndoshta.

Ndërkaq, Luana do të rikthehet në ekranin e “TV Klan” me formatin e saj “Zemër Luana”. Ndërkaq, në ekran do të shohim edhe Marinën. Moderatorja drejtoi për një muaj me radhë formatin “Kampionët”, dedikuar Kampionatit Europian. Tashmë ajo është më se gati që të rikthehet në ekran, në një hapësirë të re mediatike.

Një emër që pritet të rikthehet si moderator, është edhe ai i Roza Latit. Pas eksperiencës së saj në “Big Brother”, duket se prezantuesja ia ka dalë që të bëjë për vete drejtuesit, sa për të pasur një hapësirë mediatike. Por nuk dihet ende se ku do ta shikojmë Rozën, pasi ende nuk janë mbyllur ndryshimet për nisjen e sezonit të ri.

Natyrisht që deri në nisjen e sesionit të ri në shtator, të shumta do të jenë ndryshimet që do të bëhen. Por ndërkohë që gjithçka bëhet gati, ky është fakti i disa prej emrave më të njohura të ekranit.

V*asja e Faton Hajrizit/ Shpërthen Stresi, tregon se ishte mik me të: Në tho* me shkiet..

Reperi Stresi ka reaguar pas vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi.

Stresi ka ndarë një foto nga biseda me video-thirrje që ka realizuar me Faton Hajrizin kohë më parë.

Reperi u shpreh i mërzitur, teksa fajësoi mediat.

“Nuk kam fjal o jaran, me je dhimb në shpirt, këta gazetarët e Kosovës, nuk lan fjalë pa shpif për ty. Se normal këta gazetarët q….. në thob me shkiet, ti vdiqe si burrë, ,më vjen keq jashtë mase, do të presim e do të nderojmë ashtu si e le amanetin një ditë para. I përjetshëm qoftë kujtimi yt jarani jem”, shkroi Stresi në ”Instagram”, përcjell Insajderi.