Horoskopi për ditën e sotme, 20 korrik 2024

Dashi

Gjatë kësaj dite do të zhvilloni një interes shumë të fortë ndaj një personi të cilin e keni njohur prej pak kohësh. Mundohuni që të thelloni më shumë lidhjen tuaj, por mos jini shumë impulsiv. Në vendin e punës parashikohen përgjigje dhe negociata mjaft të suksesshme.

Demi

Kjo e shtunë do ju gjejë të tensionuar dhe të acaruar, ndoshta për shkak të një keqkuptimi në vendin e punës. Kjo ditë ju fton që të veproni me sa më shumë diplomaci, në mënyrë që të kaloni çdo tension pa debat. Në dashuri do të jeni konfuz.

Binjakët

E shtuna do të jetë mjaft interesante për të treguar më shumë kujdes ndaj vetes dhe trupit tuaj. Të bërit aktivitet në ajër të pastër do ju lejojë që të shmangni çdo tension në familje ose me partnerin/en. Në vendin e punës duhet të jeni të përkushtuar dhe kjo devotshmëri e juaja do të shpërblehet.

Gaforrja

Mundohuni që të përmbaheni dhe të mos keni reagime shumë të tepruara në raport me pengesa të vogla në vendin e punës, për shkak se keni të gjitha mundësitë për të kaluar çdo gjë me sukses. Këshillohet që në raport me partnerin/en të mos jeni shumë kritik ose në të kundërt rrezikoni të ushqeni diskutime të kota.

Luani

Jini më të hapur me personin që dashuroni, sidomos nëse po kaloni momente tensionuese të cilat nuk ju lejojnë që të jetoni të qetë lidhjen tuaj. Një përgjigje e mirë do ju lejojë që të besoni në kapacitetet tuaja drejtuese. Investimet do të jenë mjaft të favorshme.

Virgjëresha

Kjo fundjavë do ju lejojë që të përqendroni të gjithë vëmendjen tuaj tek familja dhe raporti në çift. Në vendin e punës keni qenë shumë të hutuar, ndaj bëni kujdes lidhur me çështje të rëndësishme. Ka ardhur momenti që të rikuperoni.

Peshorja

Do të merrni konfirmime të rëndësishme, të cilat do ju lejojnë që të ecni përpara në vendin e punës. Më në fund do të përfitoni për të nisur të planifikoni aktivitete të reja, ndaj përvishni mëngët pasi do të jeni të rrethuar nga aleatë të rinj. Mbrëmja parashikohet të jetë intriguese, për të gjithë ata që janë në kërkim të shpirtit binjak.

Akrepi

Parashikohet një ditë e cila do ju gjejë mjaft euforik dhe të kënaqur. Më në fund do të mund të merrni në dorë jetën tuaj dhe të përfshiheni në aktivitete të reja. Në dashuri parashikohen shkëndija të reja.

Shigjetari

Në këtë moment do të keni disi vështirësi për të kuptuar synimet e partnerit/es tuaj, pasi do ju duket i/e largët. Tregoni më shumë kujdes në mënyrën e komunikimit. Parashikohen marrëveshje të reja të frytshme, por mos merrni vendime të nxituara.

Bricjapi

Duhet të merrni më shumë kohë për t’ia kushtuar vetes tuaj dhe për tu relaksuar më shumë. Parashikohet një ditë e cila do ju mundësojë që të thelloheni në një projekt të ri i cili do nxjerrë në pah krijimtarinë tuaj.

Ujori

Kjo ditë do jetë mjaft intensive për emocionet. E shtuna do ju gjejë tejet romantik dhe të përfshirë nga ndjenjat. Do të ndjeni nevojën që të merrni më shumë ngrohtësi dhe për këtë arsye, sfera e ndjenjave do të jetë mjaft e favorizuar. Lidhur me shpenzimet duhet të bëni më shumë kujdes.

Peshqit

Këshillohet që në dashuri të mos jeni shumë të ndrojtur, pasi ky është momenti më interesant për sferën e ndjenjave. Parashikohen takime mjaft të frytshme, të cilat do ju lejojnë që të zbuloni disa ndjesi të cilat i kishit lënë pas dore prej kohësh. Do të jeni mjaft nervoz lidhur me një rol të ri që duhet të merrni në vendin e punës. Megjithatë duhet të jeni sa më kurajoz, pasi intuita juaj do të sjellë një sukses të garantuar.

QëIIohet me thikë 25-vjeçari shqiptar në Itali! Italiani e ndoqi nga pas dhe…

Një 25-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur në Itali si pasojë e një sulmi me thikë nga një 42-vjeçar italian.

Gjithashtu ai është arrestuar për grabitje dhe tentativë vrasje.

Ngjarja ka ndodhur natën ndërmjet 10 dhe 11 korrikut në Capriolo, në zonën e Brescias.

Sakaq policia italiane ka deklaruar se goditja me thikë ka ndodhur në kuadër të shpërndarjes së drogës.

Ushtarët e njësisë operative të kompanisë Chiari kanë grumbulluar “indikacione të rënda faji” ndaj 42-vjeçarit, pasi iu gjet arma e përdorur atë natë, dhe u vendos në përputhje me sulmin nga lexuesit e targave të komunës së Capriolo-s dhe nga celulari juaj.

E dhunoi partneri i gruas me të cilën fliste në internet, vdes në spital 42-vjeçari

42-vjeçari nga qyteti i Bilishtit, Rigels Kaso ka ndërruar jetë pasditen e kësaj të premteje, pasi u dhunua barbarsht pak ditë më parë në Tiranë.

Ai vdiq në spitalin e Traumës, ku ishte në koma të pakthyeshme pasi gjendja e tij që në momentin e parë që u paraqit në këtë spital ishte shumë e rëndë.

Kaso u dhunua në derën e një pallati në Kombinat për shkak të një bisede që ai kishte në rrjetet sociale me një grua.

Autori dyshohet të jetë partneri i gruas me të cilën fliste Kaso, që e nxori në pritë duke i shkruar për takim nga llogaria e bashkëjetueses së tij.

ku shkak i dhunës mendohet të jetë bërë një bisedë në rrjetet sociale.

E rëndë në Itali/ Vdes vogëlushja shqiptare, babai e kishte çuar në një kamp veror: Dua drejtësi për Anisën

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në bioparkun AcquaViva në Caraglio, ku Anisa Murati, një vajzë 7-vjeçare shqiptare, u mbyt në liqenin artificial.

Familja jeton në Demonte, afër Cuneos.

Kjo ngjarje ka tronditur komunitetin dhe ka ngritur shqetësime rreth sigurisë dhe mbikëqyrjes në qendrat verore për fëmijë.

Babai i vajzës, Jetmir Murati foli për mediat italiane, dhe kërkoi drejtësi për tragjedinë e ndodhur.

 Ai tha se vajza e vogël nuk dinte not dhe se ishte pajisur me krahët ndihmues për fëmijë.

“Ajo ishte jeta ime, pse ka vdekur në këtë mënyrë, kërkoj drejtësi deri në fund për këtë tragjedi” tha Murati.

“Dua drejtësi dhe të vërtetën, nuk mund të lini një 15-vjeçar të shikojë fëmijët. Syzet e vajzës sime ishin në çantë, ajo i hoqi para se të lahej. Ajo nuk ra rastësisht, nuk ishte vetëm”.

Janë thirrjet e të atit në mediat italiane pas humbjes së vajzës së tij 7-vjeçare.

Vajza e vogël, u gjet në dy metra thellësi nëpërmjet ndërhyrjes së urgjencës, dhe humbja e saj u vu re në momentin që duhet të shkonte në shtëpi. Murati i ishte besuar shoqëruesve të qendrës verore të cilët kishin për detyrë monitorimin e fëmijëve.

Edhe pse kishte pasur dhjetëra fëmijë nga e gjithë lugina, në biopark ishin vetëm 7 shoqërues, vetëm dy prej të cilëve ishin të rritur. Ndërkohë bioparku në fjalë është nën sekuestrim dhe është mbyllur teksa kryhen hetimet e nevojshme.

Dy ditë pas tragjedisë në liqenin e Bioparkut Caraglio, në zonën e Cuneos, menaxheri i bioparkit AcquaViva Roberto Manzi dhe drejtuesi i argëtimit të famullisë po hetohen për vrasje nga pakujdesia.

Është kthesa e parë konkrete në hetimet për vdekjen e shtatëvjeçares Anisa Murati, e cila u mbyt pasditen e së mërkurës në liqen.

Prokuroria ka caktuar si konsulent Federico Quaranta. Specialisti do të duhet të sqarojë dinamikën e saktë të vdekjes së vogëlushes shqiptare e cila u zhduk rreth orës 15.30 dhe u gjet rreth orës 18.00 e pajetë, në shtratin e liqenit pranë platformës së zhytjes, pasi zhdukja e saj ishte vënë re rreth orës 16:30.

Anisa ishte në një grup me dhjetëra fëmijë që kishin ardhur nga Lugina e Sturës. Udhëtimi u organizua nga qendra verore që ndodhet në famullinë Demonte, qyteti ku jetonte vogëlushja me familjen e saj. Shtatë kujdestarë, të gjithë vullnetarë shumë të rinj: vetëm dy prej tyre ata janë të rritur. E dyshuara është vajza përgjegjëse për grupin, tetëmbëdhjetë vjeçe.

“Nuk mi lidhni dot duart”/ U vra nga policia serbe, zbardhet mesazhi i fundit i Faton Hajrizit (Video)

Faton Hajrizi, i dyshuari për vrasjen e policit serb dhe plagosjen e kolegut të tij në Loznicë të Serbisë, është vrarë sot nga policia serbe pas rreth 40 orë kërkimesh, siç deklarojnë autoritetet e Beogradit.

Ndërkohë është zbuluar edhe mesazhi i fundit i Hajrizit para se të ekzekutohej, i cili shprehej se nuk do të dorëzohej para forcave serbe, veçse i vdekur.

“Nuk e lejoj unë me mi lidh duart, absolutisht hiç nuk mundeni me mi lidh duart, mu veç deri në morg, prej arrestimit në morg bahet morgi edhe më çon në Klinë të Ulët, te vorrezat te familja jeme edhe më varrosin me nderime edhe krejt Klina e Drenica të marrin pjesë në varrimin tim. Nuk përtoj me vdek, unë jam në këtë gjendje sot… ata njerëz më kanë keqtrajtuar, kam nejt si qen me këmbë e dur lidh”, ishte shprehur Fatoni në TikTok.

Ka qenë zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç, i cili ka thënë se është vrarë personi që në orët e para të së enjtes vrau një polic në Serbi.

Identiteti i personit të vrarë nuk është përmendur në komunikatën e lëshuar nga autoritetet serbe pasditen e 19 korrikut.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F3764858070452788%2F%3Fref%3Dembed_video&show_text=0&width=267

“Trajneri më tha të rikuperoj nga lodhja e Europianit”, Hysaj flet si “veteran” te Lacio: M’u desh një vit të fitoja tifozët

Elseid Hysaj është kthyer në stërvitje me Lacion, pavarësisht zërave që e shohin atë të largohet nga bardhekaltrit gjatë kësaj vere.

Mediat italiane kanë argumentuar vazhdimisht se mbrojtësi i djathtë nuk është në planet e trajnerit Baroni. Por vetë Hysaj, në intervistën e dhënë për “Lazio Style Channel”, ka lënë të kuptohet se nuk po mendon aspak për largimin, duke folur si “veteran” për grupin e futbollistëve të rinj që janë afruar në skuadër gjatë verës.

“Gjeta ekipin me shumë dëshirë, mund ta shohësh që dëshirojmë të ndërtojmë një epokë të re. Janë larguar lojtarë të rëndësishëm, por kanë ardhur edhe disa shumë të mirë të cilët mund të na ndihmojnë.

Trajneri Baroni? Nuk kam punuar ende me trajnerin. fola me të. Më tha të qëndroja i qetë dhe të rikuperoja me qetësi lodhjen e Kampionatit Europian. I yni është një grup i ri, por kompakt. Ata janë të gjithë djem të mirë. Ditët e fundit kam parë që të gjithë janë të lumtur, të gatshëm për të punuar dhe për t’u përmirësuar

Tifozët janë gjëja kryesore. Pa mbështetjen e tyre ne nuk mund të luajmë mirë apo të japim më të mirën tonë. Shpresojmë ta shohim gjithmonë stadiumin plot, pasi është më bukur.

Liga e Europës? Është një gjë e bukur sepse është një test i ri, një kompeticion i ri në të cilin duhet të qëndrojmë dhe të tregojmë cilësitë tona.

Për mua, sa më shumë ndeshje, aq më mirë, përndryshe çfarë po bëjmë këtu? Detyra jonë është të luajmë, kështu që sa më shumë ndeshje aq më mirë. Ka më shumë mundësi për të gjithë, Nëse unë luaj 10 ndeshje dhe 10 i bën tjetri, jemi të gjithë më të lumtur. Ky është futbolli, ku ta gjejmë.

Mendim për të rinjtë? Kjo është Lacio, është tifozeri e madhe dhe duhet të presësh disa gjëra. Është fusha që flet, më është dashur një vit për të fituar tifozët. Ajo që them është t’u jepet besim, sepse e vërteta mund të shihet në fushë. Njerëzit do t’i vlerësojnë ata, por sigurisht që janë djem të rëndësishëm dhe mendoj se e meritojnë besimin”, tha Hysaj./PANORAMASPORT.AL

Vrasje, grabitje e shumë arratisje, kush ishte Faton Hajrizi që u ekzekutua pasi vrau policin serb

I arrestuar për të parën herë në vitin 2000 për vrasjen e një ushtari rus, Faton Hajrizi nga Komuna e Skenderajt, do të shndërrohej në një person me histori të gjatë kriminale dhe famë për shumë arratisje nga burgjet e Kosovës.

Për të fundit herë ai u arratis nga një burg i tipit të hapur në Kosovë, më 6 korrik të vitit 2024. Pak ditë më vonë u bë i dyshuar për vrasjen e një polici në Serbi dhe u vra deri sa ishte në arrati nga autoritetet serbe më 19 korrik.

Në kohën e arratisjes së fundit nga Kosova, Faton Hajrizi përshkruhej si një i burgosur i disiplinuar, i cili madje kishte fituar të drejtën për të shkuar në shtëpi në fundjavë.

Nga vrasjet deri te vjedhja e telefonave – Për çfarë u akuzua Faton Hajrizi?

“U rrit në rrethana të mira familjare dhe shkoi mirë deri në kohën e luftës”.

Kjo ishte një ndër fjalitë përshkruese për historinë jetësore të Faton Hajrizit, nga fshati Klinë e Ulët në Skenderaj, në një dokument gjyqësor të vitit 2001.

Ky dokument është më i hershmi në historinë penale të Hajrizit që nisi në fillim të vitit 2000, pak muaj pasi kishte përfunduar lufta mes forcave serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 1999.

Sipas dokumenteve që ka siguruar Radio Evropa e Lirë nga Gjykatat e Kosovës, ai ishte dënuar të paktën tri herë nga dy gjykata të ndryshme për vepra që lidhen me vrasje, tentim-vrasje, vjedhje e plaçkitje.

Faton Hajrizi njihet më së shumti për vrasjen e një ushtari rus të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, më 29 shkurt të vitit 2000. Atë kohë ai ishte 15-vjeçar.

Siç përshkruhet në një vendim të Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë, vrasja kishte ndodhur në një nga sheshet e Skenderajt, pasi Hajrizi fillimisht ia kishte marrë armën ushtarit dhe më pas e kishte plagosur.

Ushtari me inicialet I.K më pas vdiq më 2 mars të atij viti nga plagët e marra.

Hajrizi ishte paraburgosur në qendra të ndryshme paraburgimi që nga fillimi i vitit 2000, ndërsa me një aktvendim të marsit të vitit 2001, atij i ishte shqiptuar një “masë edukuese” prej një deri në pesë vjet, që do të vendosej me saktësi më vonë.

Me këtë masë, ai do të dërgohej me një “Qendër Edukimi” dhe “do të ishte nën mbikëqyrje të një ekipi profesional”.

Nuk dihet se ku saktësisht ishte dërguar Hajrizi pas këtij vendimi.

Por, në disa intervista që ai i kishte dhënë muajt e fundit për mediat e Kosovës, ai pretendon se ishte dërguar në vazhdimësi në Qendra Korrektuese së bashku me të rritur dhe jo me të mitur, kategori së cilës i takonte në atë kohë.

Përveç për vrasjen e ushtarit, në aktvendimin e vitit 2001, Hajrizi u dënua edhe për një rast të tentim-vrasjes, tri raste të vjedhjeve kryesisht të pjesëve të veturave, dhe dy raste të keqpërdorimit të veturave (shfrytëzim pa leje të tyre).

Të gjitha këto vepra, sipas gjykatës, u kryen kryesisht nga fillimi i vitit 2000 deri në fillimin e vitit 2001, në Skenderaj, Drenas, Prishtinë dhe Mitrovicë e Jugut.

Vendimi i dytë gjyqësor për Faton Hajrizin u mor sërish nga Gjykata e atëhershme e Qarkut në Mitrovicë, më 24 janar të vitit 2008.

Kësaj here ai u dënua për dy vepra të grabitjes së armatosur, që sipas gjykatës, i bëri në bashkëpunim me dikë tjetër me iniciale B.B, në vitin 2006, në Skenderaj.

Në këto grabitje, ata morën para, telefona, cigare e mbushje telefoni.

Hajrizi u dënua, po ashtu, për armëmbajtje pa leje.

Atij iu shqiptua dënimi me gjashtë vjet burgim dhe iu konfiskuan armë.

Në kohën e dënimit ai kishte qenë duke qëndruar në paraburgim nga maji i vitit 2006.

Gjykata Themelore në Prishtinë i tha Radios Evropa e Lirë se Faton Hajrizi ishte dënuar edhe nga kjo gjykatë në vitin 2019, për vrasje në tentativë.

Këtë herë ai ishte dënuar me një vit burgim.

REL-i nuk ka arritur të sigurojë të dhëna nga gjykatat e tjera vendore në lidhje me raste të mundshme penale apo dënime të Faton Hajrizit.

“Nga dritarja e tualetit e ventilatori”- arratisjet e Faton Hajrizit

Hajrizi besohet të jetë arratisur për rreth 9 herë nga institucionet korrektuese të Kosovës, ndonëse Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) nuk e ka konfirmuar numrin e saktë. Madje, ai ka deklaruar për mediat në Kosovë që ka ikur edhe nga baza ushtarake amerikane në Kosovë, Bondsteel.

SHKK-ja, kishte thënë se deri në kohën e arratisjes, në korrik të vitit 2024, Faton Hajrizi kishte mbajtur 17 vjet e 5 muaj të dënimit të tij me burgim, ndërsa i mbeteshin edhe 7 vjet e 6 muaj burgim.

Viti 2000

Shumë pak kohë pasi ishte burgosur për herë të parë, Hajrizi arriti të arratisej nga vendi ku po mbahej.

Shumica e arratisjeve të tij, të paktën tri ose katër, kishin ndodhur rreth vitit 2000, siç përshkruhet nga dokumentet zyrtare dhe nga vetë Hajrizi në intervistat e dhëna për media.

“Vetëm në gjykatë jam trajtuar si i mitur, jo në burgje”, kishte thënë Hajrizi në një intervistë për emisionin “Betimi për Drejtësi”, të transmetuar në Kohavision.

Sipas tij, arratisjen e parë e kishte kryer nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicën Veriore rreth orës 5 të mëngjesit, duke dalë nga dritarja e tualetit.

Në arratisje të tjera, Hajrizi pretendonte se kishte prerë edhe grilat me sharra të kontrabanduara nga jashtë, si dhe kishte përdorur ventilatorin si dalje.

Vetë Gjykata e Qarkut në Mitrovicën e Veriut në aktvendimin për dënimin e tij më 2001, përmend se 15-vjeçari në atë kohë ishte arratisur një herë nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë në mars të vitit 2000 dhe një herë tjetër në nëntor të atij viti, në Qendrën e Paraburgimit në Skenderaj.

Ndonëse nuk e saktëson numrin, në vendim po ashtu thuhet se “i paraburgosuri bëri përpjekje dhe ia doli të shpëtonte disa herë nga burgu”.

Viti 2005

Një arratisje tjetër e Faton Hajrizit përshkruhet në një raport të Departamentit të Shtetit Amerikan.

Sipas këtij raporti, Hajrizi ishte arratisur nga burgu i Pejës në gusht të vitit 2005 dhe më pas ishte kapur sërish në tetor të vitit 2006.

“Ai mbeti në paraburgim në fund të vitit (2006)”, thuhet në raport.

Viti 2007

Së bashku me gjashtë persona të tjerë, Faton Hajrizi ishte arratisur edhe nga Burgu i Dubravës, në Istog.

Sipas raportimeve të mediave në atë kohë, “pasi kishin kaluar rrethojat e burgut, shtatë të burgosurit janë pritur nga persona të tjerë, të cilët kanë filluar të shtënat kundër rojave të burgut”.

Viti 2012

Kësaj radhe në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, Faton Hajrizi u arratis gjatë shëtitjes ditore.

Sipas raportimeve, ai kishte kapërcyer murin e oborrit, duke “u kapur për një ulluk të ujit të shirave dhe përmes telave gjemborë disa rrathësh, ka kërcyer nga muri i lartë disa metra”.

“Tri krisma nga pistoleta ‘Glock 19’ e gardianit kanë alarmuar situatën dhe shumë shpejt gardianë e policë janë vënë në ndjekje të të arratisurit”, kishte deklaruar atëherë Hazir Berisha, zëdhënës i policisë rajonale në Prizren, për mediumin Kallxo.com.

Viti 2024

Të paktën në muajt e fundit, Faton Hajrizi po qëndronte në burgun e “tipit të hapur” në Smrekonicë të Vushtrrisë, që do të thotë në masa të ulëta sigurie.

Sipas zyrtarëve të SHKK-së, ai kishte shfrytëzuar disa herë të drejtën për të shkuar në shtëpi gjatë fundjavës dhe madje kishte bërë kërkesë për të bërë punë jashtë institucionet korrektues.

Arratisja e tij kishte ndodhur më 6 korrik rreth orës 1 pas mesnate.

“Zyrtarët korrektues janë pezulluar përkohësisht deri në përfundimin e hetimeve, pasi dyshohet se nuk e kanë vërejtur me kohë largimin e të dënuarit përmes monitorimit të kamerave”, ishte thënë në komunikatën e SHKK-së.

Arratisja e tij pastaj bëri bujë në rrjetet sociale pasi Hajrizi postonte video kryesisht në platformën TikTok, duke sfiduar institucionet që po e kërkonin.

“Nuk mund të më kapni”, ishte mesazhi dominues nëpër video.

Vrasja e policit në Serbi dhe arratisja e fundit e Hajrizit

Pas arratisjes së fundit më 6 korrik, vendndodhja e Hajrizit nuk u dit për një kohë.

Emri i tij nisi të përmendej sërish më 18 korrik, kur në Serbi u raportua vrasja e një zyrtari policor, në qytetin perëndimor të Lloznicës.

Sipas dyshimeve fillestare, dorasi kishte ikur, ndërsa në vendngjarje ishin gjetur dokumentet e një personi të quajtur Artan Hajrizi.

Më vonë u mësua se Artani ishte vëllai i Fatonit, i cili u paraqit nga Gjermania duke pretenduar se i vëllai ia kishte vjedhur dokumentet për t’ia përdorur për arratisje.

Si i dyshuar për vrasje, Fatoni ishte në kërkim nga autoritetet serbe për disa orë, derisa Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se ai ishte vrarë derisa po ikte nga Policia.

Megjithatë, ministri serb i Punëve të Brendshme, Daçiq, tha se autoritetet serbe do të kërkojnë nga Gjermania ekstradimin e vëllait të tij, Artan Hajrizi, që sipas tij dyshohet të jetë bashkëpunëtor në këtë rast./REL

UEFA merr vendimin, cakton arbitra shqiptarë për sfidën e rëndësishme të Champions League

UEFA ka vendosur t’i besojë gjyqtarit shqiptar Eldorian Hamiti një ndeshje në turin e dytë të Ligës së Kampioneve.

Gjyqtari i Superiores është caktuar që në javën e ardhshme të drejtojë ndeshjen e parë mes bullgarëve të Ludogorets dhe bjellorusëve të Dinamo Minsk.

Kjo pritet të jetë një ndeshje shumë delikate, pasi të dy ekipet kanë pretendime për të vazhduar më tej në këtë turne të rëndësishëm për ta.

Asistentët e Hamitit për ndeshjen në fjalë do të jenë Ilir Tartaraj dhe Emigers Gançi, ndërsa gjyqtar i katërt është caktuar Erjon Bastari.

Mbetet të mësohen se cilët do të jenë asistentët në VAR të gjyqtarit shqiptar, pasi ndeshjet e Ligës së Kampioneve luhen të gjitha më ndihmën e teknologjisë.

“Oj dashni, ti nuk vdes kurrë”, partnerja këngëtare e Faton Hajrizit bën dedikimin prekës pas vrasjes së tij në Serbi

Shqiptari nga Kosova, Faton Hajrizi është vrarë sot nga Policia e Serbisë, dyshohet në tentativë për t’u arratisur pasi kishte vrarë një polic serb.

Ndërkohë, sot ai është kujtuar nga këngëtaeja Liridona Shala, e cila shihet përkrahë tij dhe sipas mediave në Kosovë, është partnerja e tij.

Ajo e ka kujtuar atë përmes Tik-Tokut, duke shkruar: “Oh Zot sa kujtime me ty oj jet qysh ike kaq herët bre oh zot…oj dashni ti nuk vdes kurrë”, ka shkruar ajo.

“Momentet e pa harrushme gjithmon në zemrën tem. Ke me qen oh zot qysh smujtë andrrat tua mej realizu qka të bonën be qofsh banor i gjenetit oj jet o njeri me zemër të madhe. Dot mbetesh i pa harruarr në zemrat tona”, shkruan ajo.

Emri/ 7-vjeçarja shqiptare humb jetën tr*gjikisht në liqen, babai kërkon drejtësi

Dy ditë më parë, një vajzë e mitur shqiptare humbi jetën tragjikisht në Itali, ndërsa kishte shkuar me shokët dhe shoqet për t`u freskuar në liqenin e bioparkut AcquaViva në Caraglio, pak kilometra larg Cuneos.

7-vjeçarja Anisa Murati, vajza e dy prindërve shqiptarë që jetonin prej disa kohësh në Demonte në zonënn e Cuneos, shkoi sëbashku me shokët e saj të klasës për t`u larë në liqen, por që rezultoi të ishte një ditë fatale.

Mediat italaine, raportojnë se vogëlushja u gjet dy metra thellë në pellgun e madh artificial vetëm pas ndërhyrjes së mjeteve të urgjencës.

Kjo tragjedi ka tronditur komunitetin ku jetonte vajza shqiptare, pasi vdekja e saj shoqërohet me shumë pikëpyetje. Për momentin është hapur një rast për vrasje dhe braktisje të fëmijëve.

Babai i 7-vjeçares, duke folur për mediat ka kërkuar drejtësi dhe të zbardhet e gjithë e vërteta. Sipas tij vajza nuk dinte të notonte, për këtë ishin vënë në dijeni edhe mësuesit, prandaj i kishin dhënë me vete edhe krahë ndihmës.

“Ajo ishte jeta ime, pse ka vdekur në këtë mënyrë, unë kërkoj drejtësi deri në fund për këtë tragjedi“, ka thënë babai i vajzës 7-vjeçe.

Një nga pyetjet më të mëdha që bëjnë prindërit është se si ka mundësi që askush nuk e vuri re mungesën e vajzës deri sa erdhi momenti për tu kthyer në shtëpi?

Edhe pse kishte pasur dhjetëra fëmijë nga e gjithë lugina, në biopark ishin vetëm 7 shoqërues, vetëm dy prej të cilëve ishin të rritur. Pozicioni i tyre është në pikëpyetje pasi duhet të vlerësohet se cilat ishin detyrat e tyre dhe cilat ishin ato të shoqëruesve.

Bioparku tashmë është në sekuestrim për periudhën e nevojshme për hetimet gjyqësore dhe së shpejti do të kryhet autopsia e vogëlushes.

Gjithashtu, do të bëhen vlerësime edhe për organizimin e kampeve verore dhe për raportin mes fëmijëve dhe edukatorëve.