E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë ish-deputeti i njohur shqiptar (Emri+Foto)

Tahiri mori mandatin e deputetit në Kuvend gjatë periudhës 2018–2021, në një moment kur deputetët e Partisë Demokratike dhe LSI dorëzuan mandatet.

Ish-deputeti Koçi Tahiri ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare pas një periudhe të gjatë përballjeje me kancerin.

Tahiri lindi në vitin 1949 dhe u përfshi në jetën parlamentare në vitin 2018. Ai mori mandatin e deputetit në Kuvend gjatë periudhës 2018–2021, në një moment kur deputetët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim dorëzuan mandatet.

Përveç aktivitetit parlamentar, Tahiri u angazhua për vite në jetën shoqërore të zonës së Gorës dhe në Bashkinë Maliq. Ai drejtoi shoqatën “Besëlidhja Gorare”, ku punoi për ruajtjen e traditave dhe për forcimin e lidhjeve brenda komunitetit gorar.

Institucione dhe përfaqësues të jetës publike e vlerësuan më herët me disa tituj për kontributin e tij. Ish-Presidenti Bujar Nishani i akordoi vlerësimin “Pishtar i Demokracisë”, ndërsa Bashkia Maliq i dha titullin “Krenaria e Bashkisë Maliq”.

E papritur në BBV! Rogerti puth Juelën dhe thotë se rrezikon divorcin (Video)

Rogerti që pas dasmës traditë të “Big Brother VIP 5” komenton puthjen e Selin dhe Gimbos. Sipas tij, ata bëjnë puthje cepave, si 12-vjeçare.

Ejo vetëm kaq, pasi ai i pyet edhe pse nuk flenë në një krevat tani që janë një çift.

Ditën e sotme, teksa po komentonte puthjen e tyre, ai u shpreh se rrezikon divorcin nga gruaja dhe e puth Juelën në cep të buzës si ata të dy.

“Kapa Selin dhe Gimbo duke u puthur cepave të buzës. I thashë edhe cepi këtu të ndjek ty. Do me e puth në cep të buzës për t’u kujtuar cepi. Dhe ja deklarova. Edhe unë që jam burrë i martuar, rrezikoj divorcin nga grua dhe e puth Juelën në cep të buzës si ata njëri-tjetrin.

Se ato sapo janë martuar. A ka më marre? Ose puthu tamam, ose ke kaluar 3-4 ditë muaj mjalti, ose rrini në terezi tuaj dhe mos na shisni këtë falsitet”, u shpreh banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Kujtojmë se Rogerti nuk ishte i ftuar në dasmën e organizuar të enjten e kaluar. Selin dhe Gimbo i shkruan një letër, ku e ftonin atë që t’a shikonte përmes televizorit.

Banori në fakt u paraqit në ceremoni, ku kundërshtoi dasmën false sipas tij. Por nuk mbaroi me kaq, pasi gjatë festës së dasmës, Rogerti prishi dekorin dhe e mbylli gjithë këtë rrëmujë me hedhjen e tortës në tokë.

VIDEO

“Trump na mashtroi dhe nuk e mbajti premtimin”, zyrtari i lartë iranian bën paralajmërimin e fortë

Një zyrtar i lartë i Iran ka paralajmëruar se vendi është i përgatitur për një përballje të gjatë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke lënë të hapur mundësinë e vazhdimit të sulmeve ndaj vendeve të Gjirit për të rritur presionin politik në rajon.

Deklarata u bë nga Kamal Kharazi, këshilltar për politikën e jashtme në zyrën e Liderit Suprem në Teheran, gjatë një interviste për CNN. Ai tha se aktualisht nuk sheh hapësirë për zgjidhje diplomatike të konfliktit.

Sipas Kharazit, përvoja e negociatave të mëparshme me administratën e ish-presidentit amerikan Donald Trump ka krijuar mosbesim të thellë në Teheran.

“Nuk shoh më hapësirë për diplomaci, sepse Donald Trump i mashtroi të tjerët dhe nuk i mbajti premtimet e tij. Ne e përjetuam këtë dy herë gjatë negociatave: ndërsa ishim të angazhuar në bisedime, ata na goditën”, u shpreh ai.

Zyrtari iranian theksoi se strategjia e Teheranit synon rritjen e presionit ekonomik në rajon, me qëllim që vendet e tjera të ndërhyjnë për t’i dhënë fund asaj që ai e cilësoi si agresion amerikan dhe izraelit ndaj Iranit.

Kharazi sugjeroi gjithashtu se vendet arabe të Gjirit duhet të shtojnë presionin ndaj Uashingtonit për të ndalur konfliktin, duke paralajmëruar se përshkallëzimi i luftës po sjell pasoja të rënda ekonomike për rajonin, përfshirë rritjen e inflacionit dhe mungesën e energjisë.

Ai shtoi se nëse përplasjet vazhdojnë, presioni ekonomik mund të rritet edhe më tej, duke detyruar vendet e tjera të ndërhyjnë për të frenuar përshkallëzimin e situatës.

Kush është Barush Bregu, krahu i djathtë i Licëve që i iku policisë, qëlloi me armë gjatë ndjekjes

Barush Bregu, i njohur edhe si Bajram Bregu, është shpallur në kërkim nga policia pas një incidenti me armë zjarri të ndodhur mesditën e sotme në Shkodër.

Ngjarja është regjistruar në lagjen Kiras, ku një patrullë policie i ka bërë shenjë një automjeti të ndalonte. Sipas informacioneve paraprake, gjatë momentit që policia është vënë në ndjekje të mjetit, pasagjeri i tij, Barush Bregu, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Bregu njihet nga autoritetet si person me precedentë penalë dhe konsiderohet një bashkëpunëtor i afërt i familjes Lici. Ai rezulton i shpallur në kërkim edhe për përfshirje të dyshuar në një atentat të mëparshëm në Shkodër, ku humbën jetën Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa mbetën të plagosur Erogen Vaso, i njohur edhe si Brajoviç, si dhe kamarierja Meri Kaceri. Sipas hetimeve, dyshohet se Bregu ka siguruar armët, mjetet dhe pajisjet e përdorura në atë sulm.

Emri i tij është përmendur disa herë në dosjet e policisë. Në vitin 2016 ai u dënua me katër vite burg për kultivim të bimëve narkotike në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje. Dy vite më pas, gjatë një kontrolli në banesën e tij, policia gjeti një automatik kallashnikov. Në maj të vitit 2019 ai u arrestua sërish pasi ishte shpallur në kërkim për disa akuza të rënda.

I konsideruar si një nga personat me ndikim në botën e krimit në Shkodër, Bregu dyshohet të ketë qenë një bashkëpunëtor i afërt i Ibrahim Licit, i cili akuzohet si autor i dyshuar i vrasjes së dyfishtë të vëllezërve Bilali më 30 mars. Familja Lici përmendet prej kohësh në përplasje me grupin tjetër kriminal Bajri.

Sipas dyshimeve të policisë, Barush Bregu mund të ketë ndihmuar Ibrahim Licin jo vetëm në vrasjen e vëllezërve Bilali, por edhe në ngjarje të tjera kriminale, duke qenë i përfshirë në aktivitetet dhe lëvizjet e tij.

Edhe më herët, gjatë një ndjekjeje nga policia e Shkodrës, Bregu kishte arritur të largohej duke përplasur me automjetin e tij dy patrulla policie. Emri i tij është përmendur gjithashtu edhe në atentatin ndaj Elis Rroshkodolit, i cili u qëllua me armë zjarri ndërsa ndodhej në një lokal në zonën e Zdrales.

Ngjarja lidhet edhe me një konflikt të hershëm mes palëve. Në vitin 2010, Elis Rroshkodoli kishte plagosur me armë zjarri Hysni Bregun, babain e Barush Bregut, një episod që sipas burimeve konsiderohet si një nga fillesat e përplasjes mes tyre.

Raketa me rreze 2 mijë kilometra! Regjimi sulmon me armë të reja: Operacione pa fund në horizont

Irani shënjestroi katër qendrat kryesore urbane të Izraelit – Jerusalemin, Tel Avivin, Haifën në veri dhe Beershebën në jug – duke përdorur municione thërrmuese.

Pak minuta pas inaugurimit të udhëheqësit të ri suprem të Iranit , Mojtaba Khamenei, regjimi nisi një valë të gjerë sulmesh, duke synuar me radhë katër qendrat kryesore urbane të Izraelit , Jerusalemin dhe Tel Avivin, Haifën në veri dhe Beershebën në jug. Një tipar i përbashkët i sulmeve është përdorimi i municioneve thërrmuese nga raketa të sofistikuara që mund të depërtojnë në mbrojtjen ajrore.

Në 24 orët e fundit, Garda Revolucionare ka shtuar sulmet e saj, duke përdorur stokun më të rrezikshëm të arsenalit të saj. “Ndërsa sasia zvogëlohet, cilësia e sulmeve rritet”, tha për “K” një zyrtar i lartë ushtarak izraelit. Nga hakmarrja e së shtunës së kaluar me lëshime dyshifrore çdo disa minuta, kemi arritur në sulme sporadike me disa raketa, zakonisht jo më shumë se dy ose tre në secilën breshëri.

Municione dërrmuese

Megjithatë, regjimi ka zbuluar se ka vendosur raketat e përparuara Khorramshahr 4 me rreze të mesme veprimi në sulmet e tij kundër Izraelit. Këto janë raketa balistike hipersonike që u prezantuan në vitin 2023 dhe po përdoren për herë të parë në luftë. Rrezja e tyre thuhet se arrin 2,000 kilometra dhe mund të mbajnë një kokë rakete shpërthyese prej më shumë se 1.5 ton. Ato janë bërë nga materiale që zvogëlojnë nënshkrimin e tyre në radar, ndërsa informacioni tregon se ato kanë aftësinë për mikromanovra për të shmangur zjarrin e interceptorëve. Është vërtetuar gjithashtu se Garda Revolucionare (IRGC) i pajis këto raketa me koka rakete shpërndarëse.

Hidra Lerneane në 14 vende

Gjatë zbritjes së raketës, koka luftarake shpërbëhet në shumë nënmunicione të cilat shpërndahen në një rreze të madhe. Çdo bombë përmban 2.5 kilogramë material shpërthyes dhe, e kombinuar me shpejtësinë kinetike të predhës, shkakton dëme të konsiderueshme dhe shpesh lëndime e viktima. Vetëm gjatë sulmeve të së dielës në Tel Aviv, dy izraelitë u plagosën rëndë nga ky lloj municioni.

“Ata duan të terrorizojnë qytetarët e Izraelit”, tha për “K” zëdhënësi i IDF-së, nënkolonel Nadav Shoshani. “Ekzistojnë traktate ndërkombëtare që ndalojnë përdorimin e këtyre armëve kundër civilëve”, shtoi ai, duke shtuar se “ushtria po vepron me qëllim shkatërrimin e lançuesve dhe rezervave të raketave që ka regjimi”.

Gjithçka në tavolinë

Por, ndërsa hyjmë në ditën e 10-të të luftës dhe pavarësisht goditjes së fortë që po marrin Teherani dhe regjimi teokratik, askush nuk mund të bëjë një vlerësim të sigurt të rezultatit të luftës. Duke folur për Times of Israel, Donald Trump zbuloi se kohëzgjatja e operacioneve do të përcaktohet së bashku me Benjamin Netanyahun , duke lënë në thelb të gjitha mundësitë të hapura. Kujtojmë se viti 2026 është një vit zgjedhor në Izrael, me procesin që zgjatet deri në dhjetor nëse ka një problem sigurie në vend.

Dani Yatom në “K”: Hakmarrja do të arrijë në Evropë

Në mesazhin e tij të së dielës në mëngjes, kryeministri izraelit zbuloi se sulmet ajrore do të intensifikohen edhe më shumë me qëllim destabilizimin e regjimit teokratik iranian. Tani është e qartë se paralelisht me operacionin ushtarak, Izraeli dhe SHBA-të duan t’i rikthejnë protestuesit në rrugë, duke synuar përmbysjen e regjimit nga brenda. Për më tepër, çdo sulm ajror synon kampet dhe infrastrukturën e milicisë Basij, sigurisë së brendshme të Iranit, e cila luajti një rol kryesor në përballimin e kryengritjeve të fundit dhe dyshohet se është përgjegjëse për vdekjen e mijëra protestuesve.

Megjithatë, nëse dikush e sheh pamjen e përgjithshme dhe formacionin luftarak të forcave në Lindjen e Mesme, arrin në përfundimin se mund të jemi ende në fazat e hershme të luftës. SHBA-të kanë mobilizuar flotën e tyre të bombarduesve strategjikë (B-2 Spirit, B-1 Lancer dhe B-52 Stratofortress) dhe brenda pak ditësh do të kenë tre transportues aeroplanësh në rajon, me USS Gerald Ford, siç duket se tregon gjithçka, duke marrë përsipër mbrojtjen e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit dhe Detin e Kuq. Përveç kësaj, rrjedhjet e informacionit rreth vendosjes së mundshme të forcave tokësore në Iran e bëjnë situatën në terren edhe më të ndërlikuar dhe kohëzgjatjen e operacioneve ushtarake edhe më të pasigurt. /Mapo.al/

Mbledhja e PS për imunitetin, Arben Malaj zbulon prapaskenat: Një ministër po pinte kafe fshehurazi Ramës me disa të huaj

Ish-anëtari i Kryesisë së PS Arben Malaj tha në një emision televiziv se një ministër ka pirë kafe fshehurazi Edi Ramës me një të huaj.

“Një ministër sot po pinte një kafe fshehur me disa të huaj, përpara se të fillonte mbledhja e grupit. Kështu që mendoj se mesazhet i kanë të qarta. Kompromosi mund të ishte ky arrest shtëpie. Të përballojë sfidën që edhe Rama tha për t’u mbrojtur si e pafajshme”, tha Malaj.

Ish-ministri socialist nuk pranoi të përmendte emrin, duke u shprehur se ka bërë kompromis me vetveten që nuk merret me emrat.

“Ishte staf, jo ambassador. Edhe në kohën tonë është bërë, kur është dashur të përcillej një mesazh, ministrat që ishin afër kryeministrit uleshin. Shiko nuk duhet të kemi frikë për t’u ulur, por s’kemi pse të ulemi fshehurazi, në fund të fundit partneritetet strategjike janë me përfitim të dyanshëm, por më shumë duhet të përfitojmë ne për shkak të statusit ku ndodhet zhvillimi ekonomik, politik dhe social. Kam një kompromis me vetveten, s’merrem me emrat”, u shpreh Malaj.

“Ne të dy jemi të dashuruar ose ”/ Çfarë deklaroi Miri gjatë diskutimit me Selin?! (Video)

Një sqarim i tensionuar ka ndodhur mes Mirit dhe Selinës, ku pas 81 ditësh bashkëjetesë dhe përplasjesh, Miri ka tentuar të përmbledhë marrëdhënien e tyre në një formulë të prerë.

Miri i ka kërkuar Selinës të “lirohet” dhe të mos e tregojë historinë sipas versionit që i intereson asaj, duke e ftuar të jetë e sinqertë për atë që ka ndodhur mes tyre.

Sipas tij, situata mes tyre mund të shpjegohet vetëm në dy mënyra ekstreme:

“Situata jonë mblidhet me dy rreshta: Ose ne të dy kemi qenë ironikë të dy, ose ne të dy kemi qenë të dashuruar.”

“Ose jemi të dy, ose nuk është asnjëri. Kaq!” – përfundoi ai, duke lënë të kuptohet se çdo gjë që ka ndodhur ka qenë reciproke dhe nuk mund të fajësohet vetëm njëra palë.

VIDEO

ΒURRl i kυshërirës më k αρi në… dhe b. ëri të ρai.magjiηueshmen me mua…

Një vajzë tregon se bashkëshorti i kushërirës së saj e ng.acmon. Vajza thotë se gaboi që i ktheu puthjen dhe se tani ndihet fajtore karshi kushërirës së saj. Historia është rrëfyer. 

“Përshëndetje, jam një vajzë 20 vjeçe. Burri i kushërirës time është 30 vjeç, kurse kushërira është 25 vjeçe dhe ata të dy kanë 1 fëmijë të vogël, të porsalindur.

Me kushërirën edhe pse kemi diferencë moshë kam qenë që e vogël shumë e lidhur. Shtëpitë i kemi pasur afër e gjithmonë e ka cilësuar si motrën që nuk e kam patur kurrë.


Në fakt isha dhe xheloze pak për të, sepse ajo është shumë e bukur, e zgjuar, fisi çmendej pas saj e kur u fejua me një djalë me lekë e më shkollë ajo mbeti e preferuara e fisit.

Pasi ajo lindi fëmijën mua më qëlloi të shkoj shpesh tek shtëpia e saj për ta ndihmuar me fëmijën. Ajo jeton vetëm me burrine djalin.

E ndihmoja me gjithçka, sapo mbaroja leksionet e rrija tek ajo. Ajo lindi me operacion dhe pati komplikime, e qëndronte në shtrat pjesën më të madhe të ditës.

Burri i saj doli në dhomën tjetër e unë rrija me të në dhomë dhe djalin. Kështu kaluan javët e para. Por darkave kur atë e zinte gjumi dhe unë mbaja djalin se nuk flinte edhe kushërira flinte top.

Dilja nëpër shtëpi me djalin. Edhe nisa të flisja gjatë me burrin e kuëshërirës. Shihnim televizor, qeshnim, e kuptuam që kemi shumë të përbashkëta në muzikë e kinema. Në fakt më tha se me kushërirën nuk kishte asgjë të përbashkët përveç djalit.

E kështu kaluan disa netë. Një natë pasi vura dhe djalin e tyre në gjumë më pihej ujë e dola në kuzhinë. Ndeza dritën e pashë burrin e kushërirës që po rrinte në divan në errësirë.

U ngrit, fiku dritën dhe më tha: Po të prisja…! Më kapi dhe më puthi shumë fort. Ja ktheva, edhe pse e dija që po bëja gabim. Nuk bëmë gjë më shumë sepse ika me vrap në dhomë.

Tani nuk di çfarë të bëj? Nuk dua ta lëndoj kushërirën, por puthja e tij më pëlqeu shumë. Si duhet të veproj?! “, shkruan ajo.

ZbuIohet SEKRETl i madh! Ja si ta dαΙΙoni g. ruan që saρo ka b. ërë … ks…

Edhe në qoftë se nuk arrini ta kuptoni vetë, gjasat e mëdha janë që ai vetë t’u tregojë se ka pasur një natë të bu/jshme. Por, si qëndron puna me gratë?

Si mund ta kuptoni nëse ajo ka pasur një mbrëmje pasionante, në qoftë se nuk ka ndonjë shenjë në qafë, flokë të shthurura, apo është e veshur me këmishën e partnerit? Ja përgjigjet. Ju tërheq më shumë. 

Sa më shumë aktivitete se.ksuale që ka një femër, trupi i saj do të prodhojë më shumë feromone, qëllimi i të cilave është ta tërheqin se.ksin e kundërt.

Në fakt, nëse rrini pranë saj dhe e ndjeni se po ju ndezet motori, gjasat janë të mëdha se ajo sapo ka pasur marrë/dhënie se.ksuale. Është më e lumtur.

Hulumtimet me 15 mijë njerëz kanë treguar se ata që kanë dy ose tre herë në javë, janë 55 për qind më të lumtur se ata që kanë jetë më të varfër se.ksuale. Kështu që vëni re për këto shenja, sidomos nëse është më e lumtur se zakonisht.

Nuk bën vërejtje Hormoni oksitocin e bën më të kën/aqur. Gruaja e cila sapo ka pasur se.ks nuk bën shumë vërejtje dhe nuk gjen shumë behane…

Ajo nuk i vëren fare budallalleqet e përditshme, të cilat zakonisht e nervozojnë.Është më e bukur se zakonisht. Shkencëtarët kanë dëshmuar se trupi i njeriut është më i shëndetshëm kur bën se.ks.

Muskujt relaksohen, qarkullimi i gjakut rregullohet, trupi ndjehet mirë. Nëse ju duket më e bukur se zakonisht, e ndërkohë nuk ka regjistruar një kurs të ri ushtrimes aerobik, ta dini se se.ksi është në pyetje.

Ka fjetur mirë Pas org.azmes gratë prodhojnë 30 përqind më shumë prolaktin, hormon ky që ndihmon rënien në gjumë të thellë.

Gjumi i thellë = gjumë i mirë. Nëse e shihni të freskët në mëngjes dhe energjike për punë, ndoshta pas se.ksit ka pasur një gjumë të mirë.

Ka më pak kërkesa Në këtë rast angazhohet oksitocini i cili e bën më të kënaqur, prandaj ajo nuk irritohet shpejt. Këtë shenjë do ta kuptoni më së lehti.

Xhensila dhe Ledri kapen mat duke u puthur/ Vjen reagimi i Bes Kallakut

Rrjeti po “zien” nga një video virale që konfirmon përfundimisht zërat e hershëm: Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula janë bashkë!

Dyshja, e cila prej kohësh përflitej për një kimi të veçantë në koncerte dhe bashkëpunime, është fiImuar nga disa shqiptarë në një klub në Paris duke shkëmbyer puthje në buzë, duke hedhur poshtë çdo mohim të bërë më parë.

Por, vëmendja nuk ka mbetur vetëm te çifti i ri i showbiz-it. Reagimi i ish-bashkëshortit të Xhensilës, Bes Kallakut ka ardhur dhe po interpretohet si një mesazh ironie dhe çlirimi.

Vetëm pak kohë pas qarkullimit të videos, Besi ka postuar një foto të tij duke qeshur, me diçiturën: “The reason behind this smile 🙏🏻” (Arsyeja pas kësaj buzëqeshjeje).