Vdekja e 7 pasagjerëve/ Shoferi tenton të frenojë, por nuk ia del dot. Momenti dramatik nga brenda autobusit në Rusi

Të paktën shtatë persona humbën jetën pasi një autobus u rrëzua në lumin Moika në Shën Petersburg, sipas raportit të fundit të publikuar të premten mbrëma nga Komiteti Hetues i Federatës Ruse. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13 të së premtes, kur një autobus me rreth 20 pasagjerë ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një urë në ujërat e lumit Moika.

Numri i mëparshëm i autoriteteve ruse fliste për tre të vdekur dhe gjashtë të plagosur, nga të cilët katër u shtruan në spital në gjendje kritike.

Shoferi 44-vjeçar i autobusit është arrestuar dhe po merret në pyetje. Sipas raporteve ruse, ai pretendoi se humbi kontrollin e automjetit për shkak të një dështimi të sistemit të frenimit. Në një video të publikuar nga 112, kamera brenda autobusit tregon përpjekjen e shoferit për të rimarrë kontrollin e mjetit përpara se të binte nga ura, por pa sukses.

A do ta “braktisë” Heidi Baçi Italinë për Romeo Veshaj dhe si e ka pritur babai i saj lidhjen me aktorin, rrëfehet nëna e banores së BBV

Nëna e Heidi Baçit ka folur për daljen papritur të vajzë së saj nga Grande Fratello pas surprizës në shtëpinë e famshme italiane nga i ati, Genti, si edhe për lidhjen e dashurisë të krijuar në BBV me aktorin Romeo Veshaj.

Lalja ka deklaruar se Heidit iu ndërpre padrejtësisht eksperienca në Grande Fratello, teksa theksoi se “ka pasur një farë presioni”.

“Nuk ka qenë aspak e lehtë, por e kemi respektuar vendimin e Heidit. Meqë atje iu ndërpre padrejtësisht eksperienca, kishte një farë presioni. Genti nuk mori vendimin për Heidin, thjesht ndërhyri për atë që nuk na pëlqeu. Kur kishte vendosur të hynte në BBV, nuk ishte e prisnim. Ne jemi munduar të mos jemi në asnjë portal, për Heidin pati impakt të mirë nga publiku Italian, kishte mbështetja. Ajo dalja jonë publike nuk është se e ndihmon Heidin. Kjo është hera e parë për mua sepse nuk na pëlqen dalja në çdo lloj programi”, tha ajo.

Nëna e banores u shpreh se sa i përket romancës me Romeon do të shprehet vetë babai i Heidit kur t’i bëjë suprizë nëse shkon në finale. Ndërsa theksoi se do të jetë e vështirë për vajzën e saj që të lëre Italinë.

“Nëse Heidi do jetë në finale, mendoj se Genti do shkojë për surprizë. Nuk ka dashur që të lidhet emri i tij me Heidin si në rastin e parë. E ka pasur merakun, nuk është eksperiencë e lehtë. Genti ngaqë bëri suprizën dhe doli sikur po komandonte jetën e Heidit dhe nuk deshi të bënte të njëjtën gjë. Por realiteti nuk është ashtu, Heidi ka qenë totalisht e lirë.

Genti do të shprehet kur ta takojë Romeon. Nuk do ta them çfarë mendon, le ta thotë Genti vetë. E kuptoj nga gjestet që është e dashuruar. Duke njohur Heidin, ajo do ta ketë të vështirë ta leje italianë se është e lidhur me punën me shkollën, me shoqërinë. Por nëse dashuria është e aq e fortë, ia lëmë Heidit”, deklaroi ajo.

“S’e kam vr*rë, erdhi në jetë e vdekur”- Nëna lindi foshnjën në hotel, momenti kur babai e hedh në koshin e mbeturiave

Ky është momenti kur babai hedh foshnjën në plehra në Vravrona. Në pamjet e publikuara nga protothema.gr, shihet burri nga Nepali i cili mban dy qese në dorën e majtë, ku në njërën prej tyre mban foshnjën e vdekur dhe i vendos ato në një kosh plehrash.

Babai ka dëshmuar në polici se e ka hedhur foshnjën në plehra, por ka pohuar se nuk e ka vrarë, pasi kishte lindur para kohe dhe ka vdekur.

Sipas protothema.gr, gruaja ka shkuar në spitalin “Alexandra” mbrëmjen e së enjtes me gjakderdhje por mjekët s’kishin mundur të përcaktojnë nëse kishte pasur abort apo lindje normale.

Më pas u njoftuan autoritetet dhe oficerët e policisë për të shkuar në dhomën e hotelit ku ndodhej çifti për të kryer hetimet.

Sipas informacioneve, në dhomë ka pasur gjak, si në tualet, në çarçafë dhe në vende të tjera.

Fetusiu gjet në një vendgrumbullim mbeturinash të premten dhe pritet të ekzaminohet nga mjeku të hënën.

Roan Brahimi “ka gisht” në ekzekutimin e Gentjan Bejtjes? Lidhja e tij me “transportuesin” e vrasësve

Roan Brahimi, i njohur edhe me emrin Sidorel Prendi nga Pllana e Lezhës, i cili u ekzekutua me armë zjarri në Athinë, dyshohet të ketë lidhje edhe me vrasjen Gentjan Bejtjes më 15 mars në Larushk të Fushë-Krujës.

Një nga personat e arrestuar nga policia si transportues i vrasësve, Ilir Beqaraj (Brahimi), rezulton të ketë lidhje familjare me të, konkretishti kunat me Roan Brahimin. Ky i fundit, sipas burimeve të policisë së Tiranës në bashkëpunim me grupin e Niklës, ka dyshime të forta se kanë bashkëpunuar për të kryer këtë atentat, e po ashtu dyshohen të perfshirë edhe në disa ngjarje të fundit të ndodhura në Kurbin dhe Lezhë.

Ata mendohet të kenë qenë financues dhe organizatorë, për të goditur grupet rivale që i shihnin si rrezik për sigurinë e tyre. Për vrasjen e Gentjan Bejtjes dyshohet se pajtuan qitës nga Vlora.

Kujtojmë se Brahimi u ekzekutua në kryeqytetin grek më 9 Maj 2024. Ai u qëllua në sy të partneres dhe djalit të tij të vogël nga dy persona të maskuar të cilët me motorin e tyre iu afruan 32 vjeçarit që po priste familjarët në makinë.

32-vjeçari i cili njihej edhe me emrin Sidorel Prendi ka qenë një personazh i lakuar në disa ngjarje të rënda kriminale në qarkun e Lezhës por jo vetëm.

3 vite më parë ai u shpall në kërkim nga policia pasi dyshohej se së bashku me 2 persona të tjerë, mes të cilëve Ramazan Rrajën dhe Alesio Dobrozin, mësynë të armatosur në ambientet e një lokali në Lezhë.

/tvklan.al

Vrasja e rivalit të Ervis Martinajt, “karremi” i atentatorëve me… parkingun! Autorët vëzhgonin çdo lëvizje të familjes së Roan Brahimit, si e futën në kurth

Detaje të reja dalin nga ekzekutimi i Roan Brahimit, krimi ndodhi rreth orës 21:30 të së enjtes në sheshin qendror të Bajronit në Athinë, ku persona të panjohur me motor qëlluan për vdekje 32-vjeçarin shqiptar, i cili ishte në makinë me gruan e tij, e cila u plagos lehtë.

Makina është ndalur në kryqëzimin e rrugëve Messolongiou dhe Tsaldari. Fëmija shtatë vjeçar i çiftit, i cili po luante në shesh me gjyshen, ka parë me sytë e tij vrasjen e të atit, sipas dëshmitarëve okularë.

Ekzekutorët raportohet se vëzhgonin çdo lëvizje të familjes së viktimës, ndërsa, mesa duket, kanë ruajtur një vend parkimi për Roan Brahimin për ta futur në kurth.

Autorët kanë parë shënjestrën e tyre duke mbërritur dhe më pas, kanë ndezur motorin duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Në këtë mënyrë vrasësit kanë lënë të lirë një vend parkimi që do të shërbente si “karrem” për 32-vjeçarin, i cili parkoi automjetin aty duke pritur për të marrë fëmijën.

Ekzekutorët qarkulluan me motor rreth sheshit dhe u kthyen sërish në vendngjarje, ku njëri prej tyre qëlloi viktimën pa u shqetësuar për kalimtarët, sipas MEGA që ka rindërtur me video dinamikën e krimit.

Dy autorët mbajnë skafanda të errëta që mbulojnë tiparet e tyre. Ata qëndrojnë pranë derës së shoferit dhe qëllojnë.

Dy plumba i morën jetën të riut. Gruaja e tij fillimisht humbi fillimisht ndjenjat dhe kur i erdhi vetëdija, zbriti nga sedilja e pasagjerit e gjakosur.

“Dritarja ishte pak e hapur dhe nga aty u qëllua”, ka deklaruar bashkëshortja e Roan Brahimit, 32-vjeçarit i cili i ekzekuta mbrëmjen e së enjtes (9 Maj) në sheshin qendror të Bajronit.

Gruaja është shprehur se po prisnin fëmijën e tyre, kur atentatorët u afruan dhe më pas qëlluan.

“Prisnim të vinte fëmija dhe më pas pashë motorin që po vinte dhe e qëlluan”, deklaroi ajo. Dy personat që ndodheshin në motor më pas u “zhdukën” nga vendgjarja.

Sherr me thikë në një lokal në Mykonos, një i vdekur dhe një i plagosur

Një sherr me thikë mes disa shtetasve pakistanezë ka përfunduar me viktimë.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Mykonos.

Si pasojë e sherrit mediat greke shkruajnë se një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur.

Sipas informacioneve nga policia në vend, në këtë konflikt janë përfshirë rreth 25 pakistanezë.

Pas kësaj ngjarje të rëndë policia ka rrethuar zonën dhe po heton për zbardhjen e plotë të konfliktit.

Denoncim në polici për Julin dhe Meritonin? Ja si përgjigjet vëllai i Eglës

Beso Ceno, vëllai i aktores Egla Ceno, ka folur këtë të premte rreth deklaratave të Eglës se do të padiste në polici për ngacmim Julian Dedën dhe Meriton Mjekiqin.

Ceno tha se ai dhe familja e tij nuk do të bëjnë asnjë denoncim, ndërsa shtoi se Egla e ka bërë atë deklaratë në tension e sipër për shkak të situatave që ndodhen.

Deklaratën Beso Ceno e bëri i ftuar në “Shqipëria Live”.

Pyetje: Ajo ka folur për denoncim do ketë një të tillë?

Beso Ceno: Jo atë e ka thënë në tension e sipër, ka thënë nëse do ishim jashtë, nuk duhet të ndodhë në një emision të tillë.

Egla, Juli dhe Meritoni prej ditësh janë përfshirë në tensione të forta me njëri-tjetrin ku nuk kanë munguar fjalët ofenduese. Në një moment Egla deklaroi se nëse do të kishte mundësi do të padiste Julin dhe Meritonin për ngacmim.

Akùzohet se pùnon si e. skòrtë në Dùbai, reagon modelja e fąmshme shqiptare: Ku janë gjithë këto para, më thuani…

Modelja e njohur shqiptare, Kejvina Kthella, ka reaguar pas disa deklaratave që janë bërë në një studio televizive për Dubai-n.

Kjo pasi një gazetare tha që ‘vajzat, kryesisht ato të showbizit, marrin shuma të majme parash në Dubai’.

“Hahahahaahhaha, ndryshoni kasetën ju lutem. Qesharake”, shkruan Kejvina.

“Po ku janë gjithë këto para që i kanë parë këto moralistet?…më tregoni se pyes për një shoqe”, vijon ajo.

Shuma nga vajzat e famshme shqiptare, mes të cilave dhe Kejvina Kthella, akuzohen se punojnë si eskorta në Dubai, por vetë Kejvina është tallur me këto zëra.

Vrau “Benzemanë” !!! Shqiptari i shpëton dënimit me vdekje

Më 8 janar, 19-vjeçari shqiptar, Xhuliano Prenga “nënshkroi” dënimin e tij me vdekje! Por duket se të paktën deri më tani, situata e tij ka ndryshuar. Më shumë detaje lidhur me fatin e shqiptarit që tashmë po mbahet i izoluar në burgun e Bagdadit për vrasjen e Mustafa Aljiburi, i njohur me nofkën “Benzema” ka dhënë gazetari Ervin Dushi. Në një intervistë që ka dhënë për “Jetë shqiptare”, Dushi ka zbuluar se shteti suedez ka ndërhyrë që të paktën, i riu shqiptar të mos dënohet me vdekje. Për këtë marrëveshje, shteti ka paguar të paktën 10 milionë euro Irakut, por kjo nuk e zgjidh problemin e të riut. Edhe pse nuk do të dënohet me vdekje, sërish nuk e bën që të shpëtojë nga burgu përjetë.

Megjithatë për të riun, ende nuk është marrë një vendim.

“Kemi tentuar që të kontaktojmë me nënën e tij, por nuk ia kemi dalë sepse duhet mirëkuptuar. Ka një fëmijë gjallë, që nuk e ka të gjallë. Ai vazhdon të jetë në Bagdad në burg dhe e vetmja e mirë është që shteti suedez pagoi për të “blerë” jetën e tij. Përdorën një klauzolë që kishin fiset atje, ku mund të bënin marrëveshje. Paguan rreth 10 milionë euro. Pritet që të shprehet gjykata, mund të dënohet me burg përjetë, por mjafton që të jetë gjallë. Mos ta asgjesojnë në mes të qytetit. Kjo është e vetmja e mirë. Mundësitë për deportim janë të pakta sepse duhet të vuajë dënimin në vendin që ka kryer krimin,”-tha Dushi.

Mustafa Aljiburi, 34 vjeç, u qëllua për vdekje me datë 8 janar në një makinë në lagjen Ameria të Bagdadit, Irak. Një person, i cili sipas mediave irakiane ishte shfaqur me një motoçikletë dhe kishte hapur zjarr, u largua nga vendi i ngjarjes por më pas u arrestua nga Policia vetëm pak orër pas ngjarjes. 19-vjeçari Xhuliano Prenga që qëlloi për vdekje mafiozin që njihej edhe me nofkën e tij “Benzema”, ishte shqiptar. Duke qenë se i riu kishte pasaportë suedeze, u kuptua që ishte shqiptar vetëm nga një tatuazh me shqiponjë që kishte në krah.

Shqiptari ishte përgatitur për të kryer të gjithë detyrën që i ishte ngarkuar me shumë gjasa nga banda kundërshtare. Duke marrë parasysh situatën e vështirë mes klaneve të drogës në Suedi, mediat nuk kanë publikuar më lajme lidhur me të riun, duke tentuar që të mbrojnë të paktën familjen e tij, nënën, motrën dhe të vëllanë, të cilët ende jetojnë në Suedi

Nëse Shqipëria do sulmohej si Ukraina, sa kohë do rezistonte me armatimet e veta?

Sot theksohet shpesh çfarë do të ndodhte me agresionin rus në Ukrainë nëse Perëndimi do ta kishte lejuar Ukrainën të armatosej dhe të zhvillonte aftësitë e saj ushtarake, deri në potencialin bërthamor.

Nuk dihet çfarë, ama dihet që nuk do ishte kjo nevojë emergjente e dëshpëruar dhe problematike për të armatosur Ukrainën nga jashtë.

Thuhet se Putin ka hedhur sytë për një front të dytë lufte në Ballkan.

Nëse do sulmohej Shqipëria, sa do ishte ajo në gjendje të mbrohej? Sigurisht që asnjë ditë pa ndihmën e NATO-s.

Por dikur nuk ka qenë kështu.

Më poshtë janë shifrat e plota të armatimit dhe teknikës luftarake që kishte Shqipëria përpara ’90-s botuar sot në DITA, pjesë e një analize mbi gjendjen e Mbrojtjes së vendit gjatë viteve të fundit.

Shifrat e mëposhtme janë sjellë në DITA nga Dilaver Goxhaj, kolonel dhe ish-zv.shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës:

“Shqipëria ishte përgatitur edhe për mbrojtje kundëratomike dhe për një luftë të gjatë mbi dhjetë vjet. Vetëm depot e rezervave ushqimore e siguronin këtë aftësi në kushte hermetike të një rrethimi të plotë” – shkruan ushtaraku me përvojë Goxhaj ndër të tjera,

Më poshtë shkrimi i tij:

Këmbësoria: Ishin 22 Divizione Këmbësorie, në përbërje të të cilëve ishin 110 brigada këmbësorie; 19 brigada sulmuese të organizuara e të përgatitura për të vepruar kryesisht në shpinë të armikut; 8 brigada të Rinisë Shkollore të Armatosur me nxënës të shkollave të mesme, (klasat 11-ta e të 12-ta); 5 brigada të rinisë universitare të armatosur; 11 brigada tankesh me 1300 taknke, 638 transportues të blinduar e 630 diagaçë; 1 brigadë të ndërlidhjes; 36 batalione zbulimi me trupa, dhe dhjetëra posta radiozbulimi për përgjimin e armiqve të mundshëm1);

Sipas procesverbalit të Mbledhjes së Këshillit të Mbrojtjes, Shqipëria kishte gati 3 lloj armë këmbësorie (pushkë gjysëm automatike, automatikë e mitraloza) për çdo ushtar e vullnetar, nxënës e student: pushkë 436.800, automatikë 235.200, mitralozë të lehtë e të rëndë 28.000, mortaja (të gjithë kalibrave) 7.400, fishekë të kalibrave të ndryshëm 2.600.000.000 copë. Uzina e Poliçanit prodhonte 300.000 granata dore ofensive e difensive në vit, si dhe prodhoheshin edhe predhat e mortajave 82, 107 e 120mm dhe po zgjerohej linja e prodhimit të municioneve për topat KT 75mm, obuzat 122mm, për topat KA 37mm e mitr.KA 12,7 e 14.5mm”.

Brenda 72 orëve Shqipëra mobilizonte 750.000 njerëz në uniformë për të përballuar agresionin.

Shqipëria ishte përgatitur edhe për mbrojtje kundëratomike dhe për një luftë të gjatë mbi dhjetë vjet. Vetëm depot e rezervave ushqimore e siguronin këtë aftësi në kushte hermetike të një rrethimi të plotë.

Mbrojtja Kundërajrore (MKA), arma më masive: Shteti shqiptar i kushtoi një vemendje të jashtëzakonshme MKA, duke marrë përvojën e luftës së Vietnamit, pasi në betejat e sotme aero-tokësore nuk mund të përballohet asnjë lloj agresioni pa MKA, ndryshe nuk mund të veprohet lirshëm në fushën e betejës.

Si e tillë ajo ishte kompletuar me 34 regjimente të artilerisë kundërajrore dhe 100 grupe AKA (në përbërje të brigadave të Këmbësorisë), të kalibrave 20, 25, 37, 57, 85 dhe 100 mm, me gjithsej 3800 gryka zjarri; 14.000 mitralozë 12,7mm pa llogaritur 22 batalione të mitralozave KA 14,5mm dy dhe katër tytësh (gjithësej 1.188 tyta zjarri)2); një regjiment i raketave të drejtuara kundërajrore tokë-ajër SAM-2, për mbrojtjen e kryeqytetit nga aviacioni armik, ku të gjitha repartet e tij ishin shdërruar në rajon tepër të fortifikuar, dhe çdo lëvizje ishte e nëndheshme; një regjiment të zbulimir radioteknik, në përbërje të të cilit kishte 17 posta radioteknike, (14 aktive e 3 rezervë), të tipave P-8, P-10, P-15 dhe P-30, të cilat mbulonin gjithë hapësirën ajrore përreth kufijve të vendit tonë deri edhe 150 km tej kufirijve shtetërorë; 5 baza të furnizimit material-teknik RKP dhe shumë reparte të tjera të shërbimeve të domosdoshme të ushtrisë. I gjithë sistemi i MKA, përfshi edhe pozicionet e zjarrit të mit.KA 12,7mm, ishte i vendosur në tokë dhe nën tokë, asnjë armë ose aparaturë mbi tokë.

Për kohën ky lloj armatimi dhe sasia e tij ishin tepër efikas.

Dhe këtë fuqi të MKA të vëndit, ku edhe në çdo fshat kishim një togë të mitralozave kundërajrorë 12,7mm, e dinin të gjithë fqinjët tanë. Dhe ja se çfarë më tregojnë, në biseda shoqërore dy ish-oficerë shqiptarë të ish-ushtrisë jugosllave, që një pjesë të kohës së shërbimit të tyre ushtarak kanë qenë edhe pjesëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të asaj ushtrie. Gjeneral Ramadan Qehaja më tregonte në vitin 1999: “Sa herë që hartonim metodika të ndryshme për mbrotje nga Shqipëria apo për mësymje kundër saj, nuk planizonim kurrë përdorim të desantit ajror as me hedhje e as me ulje, pasi ishim të bindur se ai ishte i asgjësuar pa rënë në tokë.” Të njëjtën gjë ma pat treguar koloneli I aviacionit luftarak, piloti nga Shkupi Ali Aliu, në vitin 1996. MKA ishte përgatitur që t’i kundërpërgjigjej me zjarr çdo sulmi të befasishëm nga ajri për 2-3 minuta, nëse shkelej hapësira jonë ajrore në rast agresioni ushtarak.

Artileria Fushore: 33 brigada të Artilerisë tokësore në vartësi të divizioneve dhe RKP, krahas artilerisë organike në brigada e batalione këmbësorie, të përbëra prej topa dhe top-obuz prej kalibrit më të vogël 75, 76 mm deri në kalibrin me larghedhje të madhe 122, 152mm, si dhe reparte mortajash të kalibrave 60, 81, 107, 120 dhe deri 160mm, që ishin efektivë në mënyrë të veçantë për veprime luftarake në terren malor. Me përparësi ishte punuar për sistemin e artilerisë kundër-tanke si dhe artileri reaktive me prodhushmëri të lartë zjarri. Si rrjedhojë ekzistonte një iventar i përgjithshëm artilerie tokësore pej 21.500 gryka zjarri, ku 4300 gryka zjarri ishin të kalibrave 120mm e lart; 6 Regjimente të Artilerisë Kundërtanke; 4 regjimente të artilerisë bregdetare të kalibrit 100 e 130mm, që vepronin bazë grupi e baterie për asgjësimin e anijeve desanto-zbarkuese e anijeve luftarake të armikut4). Të gjithë PZ të artilerisë ishin QZP tepër të fortifikuar.

Arma e Xhenjos: Ekzistonte një Divizion Xhenjoje me tre brigada xhenjere; si dhe 4 regjimente fortifikimi; një detashment i teknikës së rendë; një batalion autonom të nxjerrjes së kromit dhe një kompani autonome në ishillin e Sazanit5). Ky Divizion ishte Rezervë e Komandës së Përgjithshme (RKP) dhe shtrihej në të gjithë vendin. Përveç këtij divizioni ishin edhe repartet xhenjere të trupës: 22 batalione xjenjere, (një për çdo DK); 110 kompani autonome xhenjere, (një për çdo BrK); 440 toga xhenjere, (një për çdo batalion këmbsorie)6).

Arma e Mbrojtjes Kundërkimike: Një regjiment autonom i Mbrojtjes Kundërkimike (flakëhedhës), RKP, krahas nënreparteve përkatëse të divizioneve, brigadave, regjimenteve e batalioneve (grupeve), njësoj sikundër folëm edhe për trupat xhenjere.

Forcat Ushtarako Detare: 5 Baza Ushtarako-Detare, (Sarandë, Vlorë, Ishulli i Sazanit, Durrës, Shëngjin), të cilat në përbërje kishin: Katër silurues – 80 copë, Dragamina rade – 6 copë, Dragamina bazë – 2 copë, Gjuajtësa detarë – 4 copë, Nëndetëse – 4 copë (në Portopalermo tip tunel ujor); 6 copë Motovedetë – tip Shangai II. Të gjitha këto ruheshin në sistem tunel. Në Bazat ushtarake Detare ishin gati për minimin e ujit në afërsi të bregdetit mbi 35 mijë mina detare, të cila ishin të mbrojtura nga artileria bregdetare e përbërë me mbi dy mijë gryka të ndryshme topash.

Forcat Ushtarako Ajrore: Dispononim 3 regjimente ajrore gjujtës-bombardues (Kuçovë, Rinas dhe Gjadër); një regjiment helikopterësh (Farkë); skuadrilja autonome e avjonave të transportit (Laprakë-Tiranë); detashmenti i avjonave të shërbimeve qeveritare (Rinas); detashmenti helikopterave në varësi të MPB dhe ai shëndetësor (Laprakë); Uzina e Riparimit të Avjonave (Kuçovë), ku realizohej remonti kapital i avjonave dhe helikopterëve dhe Vendkomanda Qëndrore (Tiranë). Parku i përgjithshëm i aviacionit kishte 217 avjonë dhe helikopterë që dislokohej në 3 aerodrom të klasit të parë, 2 aerodrome të klasit dytë, një heliodrom, ndërkohë që ekzistonte një bazë e fuqishme e furnizimit material-teknik, si dhe të gjitha llojet e municioneve luftarake si për goditje ajrore ashtu dhe tokësore7). Gjithçka ruhej në sistem tunel, përjashtuar helikopterët. Sot disponojmë dy skuadrile helikopterësh me 12 tipe të ndryshëm. Përfytyroni tashti këtë lloj force ajrore laramane gjatë veprimeve aktive. Si mund të arrihet që municionet dhe pjesët e këmbimit të bëjnë për secilin helikopter?!

Përgatitja e kuadrit ushtarak (oficerave aktivë) bëhej në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerave (Tiranë), për të gjithë llojet e armëve e shërbimeve të ushtrisë, deri në nivel batalioni; në Akademinë e Lartë Ushtarake të Shtabit të Përgjithshëm (Tiranë) për nivelin brigadë, di vizion e lartë; Kursi i Lartë pranë Akademisë së SHP; Shkolla e Lartë e Aviacionit (Vlorë); Shkolla e Lartë e Marinës (Vlorë); 3 shkolla dy-vjeçare për përgatitjen e kuadrit rezervist, si dhe kurset tre-mujore pranë çdo Korpusi (divizioni) për komandantë skuadre. Pjesa dërmuese e studentëve të shkollave që përgatisnin oficerat komandues vinin nga Shkolla e Mesme e Përgjithshme Ushtarake “Skëndërbej” në Tiranë, fidanishtja e ushtrisë.

Forcat njerëzore. Llogaritur në efektivë, deri në fund të Luftës së Ftohtë, Republika e Shqipërisë, në përbërje të Forcave të Armatosura kishte: 16.500 oficerë, 9.000 nënoficerë aktivë si dhe 80.000 ushtarë e 8.000 civilë8), të clët përbënin bërthamën organizative, drejtuese e komanduese të FA; 450.000 rezervistë të organizuar në 136 brigada të të gjitha llojeve; 265.000 vetë të Forcave Vullnetare të Vetëmbrojtjes Populore që përbëheshin kryesishtë nga gra e vajza të moshës 35-40 vjeç, si dhe meshkuj të moshës 50-60 vjeç, (prej tyre 3.672 burra, 16.600 gra e vajza dhe 2.171 paraushtarakë), por dhe nga të rinjë paraushtarakë 18 vjeçarë, të organizuara në 11 brigada (ose 608 batalione) dhe që ishin në vartësi të shtabeve të mbrojtjes së rretheve9).

Efektivi i përgjithshëm i armatosur i FA shkonte në 750.00 vetë, krahas strukturave të tjera ndihmëse, ku të gjitha së bashku arrinin afërsishtë 1.000.000 trupa aktive.10)

Gatishmëria luftarake: Përveç rezervave që kishte ushtria në Bazat e saj të Furnzimit, çdo Diivizion Këmbësorie kishte rezerva municioni e ushqimi për 25 ditë luftime intensive, përveç kompletimit luftarak në pajime; brigadat e skalionit të parë kishin rezerva për 15 ditë, kurse në rajonet e parashikuar për luftë në rrethim rezervat shkonin deri për 6 muaj.

Me marrjen e sinjalit të kushtrimit luftarak llogaritej që mitralozat e postave kufitare, bateritë e gatshme të artlerisë dhe gjithë artileria kundërajrore të hapnin zjarr brenda 2-3 minutave; ndërsa batalionet mitraliere të vijës së parë ishin të gatshëm për të kapur rajonin e mbrojtjes për 25-27 minuta, duke pasur një efektivë prej 800 vetë, (nga të cilët 150-250 aktivë), 54 mitraloza të rëndë, 27-36 mitraloza të lehtë, një bateri artilerie me 4-6 topa regjimentalë dhe kish për detyrë të bënte një rezistencë 6-8 orë, ta lodhte e ta rraskapiste armikun, duke e shpartalluar formacionin e tij të luftimit derisa të kompletohej brigada, kohë e cila ishte dhe kufiri maksimal i kompletimit të brigadës, ku çdo BrK e skalionit të parë kishte 2-3 të tillë.

Kompletimi me rezervistë i gjithë ushtrisë u arrit të realizohej për 72 orë.

Veç këtyre, shteti shqiptar kishte Divizionin e Mbrojtjes Civile të Republikës për t’i ardhur në ndihmë popullit në qendrat e banuara në rast lufte, si dhe struktura të tjera të organizuara pranë organeve të ekonomisë dhe të pushtetit lokal.

Duke pasur 7 korpuse në vijë të parë, në front, dhe 2 korpuse rezervë (deri në vitin 1983), ndërsa pas këtij viti 16 divizione në vijë të parë dhe 4 të tjerë në skalion të dytë dhe 2 Divizione RKP, si dhe Komandën e Mbrojtjes Kundërajrore për mbulimin e objekteve të rëndësishme,(qytetet dhe qëndrat e mëdha ekonomiko-industriale), Komandën e Aviacionit Luftarak, Komandën e Flotës Luftarako-Detar (të gjitha në dorë të Komandës së Përgjithshme), sistemi ynë i mbrojtjes garantonte veprime të sukseshme për përballimin e sulmit të kundërshtarit si në drejtim tokësor e atë detar, por edhe në atë ajror. Nëse do të shihej i hedhur në një hartë të vetme gjithë planizimi luftarak i mbrojtjes së vendit, i gjithë territori i Shqipërisë përbënte një rajon të vetëm mbrojtjeje. “Në rast agresioni kundër vendit tonë,- thuhej në Artin Ushtarak Popullor -, nuk do të kemi një përleshje të armatosur ndërmjet një ushtrie të rregullt dhe Ushtrisë sonë Popullore, por në mes të ushtrisë së rregullt të armikut dhe të gjithë popullit tonë të armatosur dhe të Ushtrisë sonë Popullore”11).

Shërbimi logjistik (Prapavija). Buxheti vjetor i ushtrisë shqiptare prej viteve 1980-1982 e në vijim ishte 12-15% të të ardhurave të buxhetit vjetor kombëtar, për çdo vit12).

Ushtria shqiptare kishte 5 Baza të fuqishme Furnizimi të Ushtrisë (Tiranë, Elbasan, Rrëshen, Berat dhe Tepelenë), me filialet e tyre dhe me depo po shumë të fuqishme në të gjithë territorin e vendit dhe të gjitha në depo tip tunel nëntokësor, të cilat kishin si detyrë kryesore luftarake: të siguronin nga ana logjistike të gjitha drejtimet strategjike e operativo-strategjike të vendit në të cilat kishe armatim, municione, veshmbathje, ushqime e medikamente për njerëz e kafshë (që freskoheshin çdo vit), aparatura mjekësore, pjesë ndërimi për të gjitha llojet e teknikës, transportit e armatimeve, tankeve, deri tek gryka zjarri rezervë për topat e artilerive, karburante, teknikë e municione xhenjere etj.

Vijimësinë e furnizimit të tyre në rast lufte Bazat e Funizimit të Ushtrisë e siguronin nga depot e Rezervave Shtetërore dhe ekonomia e vendit sipas planeve të veçanta të miratuara nga Këshilli i Ministrave dhe Këshilli i Mbrojtjes. Edhe depot e Rezervave Shtetërore ishin ndërtuar e skalionuar për të siguruar të gjithë drejtimet e mbrojtjes strategjike të vendit.13). Gjithçka që ruhej në këto baza furnizmi dhe filialet e tyre ishin llogaritur për të përballuar për 5 vjet luftë me secilin armik të mundshëm të asaj kohe, mbi bazën e një llogaritje sesa municion do harxhonte çdo ditë luftimi secila prej armëve14).

Bazat e Furnizimit kishin lidhje me Rezervat e Shtetit që edhe ato në çdo drejtim ruanin sasi rezervash për llogari të ushtrisë. Përveç këtyre, ushtria kishte disa uzina e kombinate për prodhimin e gjithë nevojave të ushtrisë, duke filluar nga pistoletat, pushkët, automatikët, mitralozat, municionet e të gjitha llojeve të armatimit përkatës, duke përfshirë edhe predhat e artilerisë e të aviacionit, pa llogaritur prodhimin e eksplozivave.

Dhe të gjitha ç’ka përmendëm në këtë pikë ishte e sistemuar në tunele, për të funksionuar edhe gjatë luftës.15)

Përsa i përket pajisjes së Forcave të Armatosura të Shqipërisë, vetëm në njësitë dhe repartet e ushtrisë, përjashtuar Rezervat e Komandës së Përgjithshme, në fund të viteve ’80 kishim 1 milon e 160 mijë armë të lehta këmbsorie16), me mbi 3.000.000.000 copë fishekë.

https://www.youtube.com/watch?v=lzfjIwflKac

Botuar si pjesë e shkrimit të kopertinës së DITA “A ka rilindur Ushtria”.