I bυrgosuri që nuk e priti askush/ Babai i një fëmijë që nuk e ka takuar kurrë, por νjedhjet i janë bërë “ves” (Video)

Mikel Shabani 30 vjeç teksa la pas qelinë e burgut në Drenovë u gjend i vetëm pasi askush nuk kishte shkuar për ta pritur.

Ai tregon se kjo nuk ishte hera e parë që burgosej pasi është i dënuar për të disatën herë për vjedhje ndërsa thotë se nuk e ka takuar asnjëherë djalin e tij që tani është 18 muajsh.

Mikeli thotë se është rritur në një familje me probleme dhe vjedhjet i ka bërë për shkak të situatës së vështirë ekonomike por vuajtjen e dënimit këtë herë e ka pasur më të vështirë pasi u bë prind .

Ndërsa tregon për vështirësitë me të cilat është përballur në burg 30-vjeçari thotë se tani është i gatshëm të punojë edhe pse duket skeptik për mundësitë që do t’i ofrohen./Top Channel

Indiani që studion në Shqiρëri, historia e 20-vjeçarit që zgjodhi vendin tonë nëpërmjet internetit, tashmë pυnon banakier

Shibian është 20 vjeç nga India dhe ka ardhur për të ndjekur arsimin e lartë për infermieri në shqipëri. Me vizë studenti, ai është pranuar në vendin tonë dhe për të përballuar jetesën ai punon part-time në një bar si ndihmës banakier.

“Është më e përballueshme jeta këtu, më lirë se në Indinë jugore ku jetoja. Dëgjova për Shqipërinë në një agjensi universitare në Indi dhe më ndihmuan për të fituar të drejtën e studimit. E vlerësova si mundësi të mirë, programin mësimor e kam nga ora 9 deri në 17:00, e më pas vij në punë. Dua t’ia arrij t’ia dal në jetë me forcat e mia!”

Studenti 20-vjeçar tregon se gjetja e punës ishte e lehtë për të; për shkak edhe të afrimit të sezonit veror turistik.

“Punën e gjeta në një njoftim Instagrami. I kontaktova. U paraqita dhe më thane: Mund të fillosh që nesër. Më duken shumë më mikpritës se në vende të tjera”.

Për Sipërmarrësin Ilir Dushkaj që ka përzgjedhur studentin indian në staf, nuk ka diferencime në etnitetet që përfaqësojnë. Me të njëjtën filozofi sic ka emigruar ai vetë në Itali, e sheh edhe punësimin e aziatikëve, të cilët mendon se nuk duhen paragjykuar.

“Unë mendoj që tani edhe falë turizmit, edhe falë shumë investimeve të reja, hoteleve të reja që hapen e kërkesa për staf patjetër që rritet kështu që kemi të gjithë nevojë. Vijnë të huajt e shikojnë që këtu ka po te huaj që vijnë punojnë ne Shqipëri e që i bën të ndihen e të thonë “wow, edhe Shqipëria ka arritur në këto nivele që të marr punonjës nga jashtë, nuk mjaftojnë vetëm shqiptarë. Rrit prestigjin. Është një grup që dikush punon 6 orë, të nesërmen e ka lirë se ka shkollë, duket sikur unë ndihmoj ata por edhe ata mua se më kanë plotësuar boshllëqe!” tha ai.

ΡΙαgosje në Korçë, reagon ρolicia

Dy shtetas nga qyteti i Korçës janë konflintuar me njëri-tjetrin për motive të dobta, si dhe kanë qenë në gjendje të dehur. Por mesa duket situata ka agravuar në dhunë fizike. Njëri prej tyre ka frakturë të kafkës dhe do të niset me urgjencë për në Spitalin e Tiranës.
Në vendngjarje nuk është gjetur sendi i fortë që mund të ketë përdorur autori.

Njoftimi i policisë;

Korçë/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 6, Korçë, shtetasi A. S., 49 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me sende të forta në kokë, shtetasin A. F., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar i ngjarjes ndodhet i shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Rikthehet shiu, si ραrashikohet moti për javën e αrdhshme

Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme pasi fillimi i javës parashikohet me mot me diell dhe temperatura relativisht të larta por më pas nisin edhe reshjet e shiut.

Në këtë mënyrë për ditën e hënë dhe atë të martë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe temperatura disa gradë më të larta për periudhën që ndodhemi.

Më pas duke filluar nga dita e mërkurë dhe deri ditën e premte pritet një paqëndrueshmëri e kushteve atmosferike.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se moti parashikohet me kthjellime si dhe vranësira mesatare deri të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe kryesisht intensitet të ulët.

Në periudha afatshkurtra këto reshje do të jenë me intensitet deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Era përgjatë këtyre ditëve do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut e lehtë dhe shpejtësi mesatare 1-5 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore ajo hera-herës bëhet relativisht intensive dhe shpejtësi deri në 8-12m/s.

“Kam dγshimet e mia…”/ Pas Gabrielës, ja konkυrentja e Për’Puthen që harxhon 5 mijë euro në muaj dhe ‘thumbon’ ‘kundërshtaret’

Erika është një nga vajzat që ka bërë jo pak bujë në emisionin e dashurisë “Përputhen”. Ajo ishte e ftuar në një program televiziv ku zbuloi shumë detaje të reja rreth saj.

E pyetur për shpenzimet e saj mujore, Erika tha se shpesh herë ‘del minus’ dhe ndihmohet nga prindërit, por gjatë muajve të verës shpenzimet mund të kalojnë edhe shifrën 5 mijë euro.

“Vajza nga Përputhen kanë bërë disa deklarata që kanë bërë bijë në media. Gabriela tha që shpenzoj 5 mijë euro në muaj, ndërsa Enisa tha tre mijë euro në muaj dhe patën shumë reagime. Çfarë mendon për deklaratat e vajzave”-ishte pyetja e gazetarit.

“Po t’i kenë hallall u qoftë që i prishin. Por kam dyshimet e mia për Enisën. Shpenzimet e mia, muaji është me minus në fund të muajit. Por ka muaj që kalojnë këto shifra, por mund të jenë edhe më pak. Muajt e verës edhe më shumë se 5 mijë”-ishte përgjigja e Erikës.

Çfarë po ‘kυrdisin’ kësaj here? Xhensila dhe Noizy kαpen ‘mat’ në studio (Foto)

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, kohëve të fundit ka qenë shumë e komentuar në mediet rozë pas divorcit të bujshëm me Bes Kallakun.

Pa dhënë asnjë deklaratë rreth kësaj, Xhensila ka vendosur t’i përkushtohet muzikës.

Duket se së shpejti do të sjellë sërish një bashkëpunim me Noizyn, pasi ka publikuar foto së bashku me të në një studio muzikore.

ShkëΙqim Bega u fut  në Big Brother VIP, por kush është ai dhe çfαrë e lidh me Egla Cenon?

Një surprizë e madhe po pret shikuesit e “Big Brother VIP” këtë mbrëmje. Ish-konkurrenti i emisionit “Për’Puthen”, Shkëlqim Bega, do të jetë konkurrenti më i ri që do t’i bashkohet shtëpisë së famshme.

Ndërsa Bega ka qenë pjesë e “Për’Puthen2” dhe njihet nga publiku, hyrja e tij në BBV vjen si një veprim i papritur, pasi ishte zgjedhur “rastësisht” nga një giveaway për të qenë një banor i thjeshtë, jo VIP.

Në faqen zyrtare të “BBV” është shtruar një pyetje intriguese që na bën të mendojmë: “Çfarë e lidh banorin e ri me Eglën?” Kjo pyetje ka shtuar kureshtjen e publikut për marrëdhënien misterioze mes Begës dhe Egla Cenos, tjetër banore e shtëpisë.

Më shumë detaje mbi këtë lidhje pritet të zbulohen këtë mbrëmje në Prime. Shikuesit janë të ftuar të ndjekin për të mësuar se si do të ndikojë kjo hyrje e re në dinamikën e shtëpisë dhe si do të reagojnë banorët e tjerë.

“Romeo faΙΙco, Heidi hap sγtë”/ Mesazhi që krijoj përρΙasje në shtëpi, piloti i BBVip zbulon kush e çoi dronin që tronditi çiftin

Disa ditë më parë, çifti Heidi-Romeo pësoi një kolpo në shtëpinë e BBVip pasi në ajër u shfaq një dron që shkruante “Stop maskilizmit, Romeo fallco, Heidi hap sytë”.

Dukshëm u pa mërzia e Romeos edhe pse Heidi përpiqej ta qetësonte duke i thënë se nuk do ndikohej nga droni.

Droni erdhi pasi Romeo me sjelljen e tij në suitë duke mos qëndruar afër Heidit ngjalli shumë debate.

Sot, i ftuar në një lidhje Skype për emisionin “Big Brother Fan Club” në Top Channel, piloti Arbër Xhaja ka zbuluar se kush e dërgoi dronin.

Edhe pse aludohej se e kishte bërë Jetmiri për të përçarë çiftin, Xhaja zbuloi se në fakt ishte një vajzë në Itali.

“Droni nuk ka ardhur nga Jetmiri, por nga një vajzë në Itali, nuk e di nëse është shoqe e Heidit, por gjëja është ndarë pak, janë grupi që janë fansa të çifitit të bashkuar, janë ata në Itali që duan Heidin pa Romeon, siç ka dhe në Shqipëri, që duan Romeon pa Heidin,” tregoi piloti.

“Kontrata duhet resρektuar”/ ‘Top Channel’ hodhi në gjyq Olsi Bylγkun, Jetmirin e kap frika: Për të gjithë trimat… (Foto)

Teksa pas largimit nga formati i “BBV3” me dëshirë të plotë, Jetmir Salaj sulmoi produksionin duke paralajmëruar se do të tregonte në publik çdo padrejtësi të bërë ndaj tij çdo gjë që ndodhte në prapaskenë, ai jo vetëm që nuk tregoi asgjë por në ‘Prime-n’ e djeshëm zgjodhi të ulej në karriget e studios së ‘BBV3’.

Padiskutim që kjo gjë doli në kontradiktë me ato që ish-banori kishte thënë. Pasi doli ‘keq’ në publik për gjestin e bërë, Jetmiri nëpërmjet një postimi në Instastory është munduar të justifikohet duke thënë:“Për të gjithë injorantët dhe trimat, një kontratë është një kontratë dhe duhet respektuar.”

Pse Jetmiri nuk mendoi për kontratën edhe në momentet kur paralajmëroi se do të bënte çmos të tregonte të vërtetën e tij, do të bënte çmos të tregonte arsyet pse produksioni nuk e nxirrte nëpër video dhe pse kamerat nuk rrinin mbi kokën e tij, apo kur shpërndante në publik pyetje të tilla si “Vallë nuk e kuptuan lojën time apo u bë çmos të fshihej e vërteta?” etj etj…

Epo siç duket Jetmiri ka parë se si ka përfunduar një prej ish-banorëve i cili sulmoi produksionin (Olsi Bylyku) dhe për të mos patur të njëjtin fat hoqi dorë sa ishte në kohë…

Artur F Hasanbelliu: Pellazgët shpikën shkrimin dhe alfabetin e parë në botë

Në historinë e alfabetit si më i vjetër përmendet ai egjiptian, krijuar rreth vitit 2900 p.e.s. Nga ky më pas rrjedh alfabeti fenikas, i shekullit të 11 p.e.s., i cili kishte vetëm bashkëtingëlloret dhe ku zanoret nënkuptoheshin. Më pas nga fenikasit, shkruhet se alfabetin e morën grekët, e përmirësuan edhe me zanoret dhe prej tij rrodhi më pas alfabeti latin. Asnjë fjalë nuk thuhet mbi alfabetin pellazg, që përmendet shpesh nga autorët antikë.

Nga kërkimet tona të fundit mbi alfabetet, puna qëndron krejt ndryshe: njerëzit e parët që kanë shpikur dhe përdorur shkrimin dhe alfabetin për të shkruar gjuhën e tyre kanë qenë pellazgët dhe kjo, gjatë mijëvjeçarit të 6 p.e.s., për të cilën ka prova mjaft bindëse. Alfabet pellazg i kishte të dyja, zanoret dhe bashkëtingëlloret.

Në kulturën neolitike të Vinçës, e cila shtrihet në të gjithë Ballkanin gjatë mijëvjeçarit 6-5 p.e.s., janë ndeshur mbishkrime të lashta gjer tashmë të pavlerësuara nga ana gjuhësore.

Wshtw gjetur një enë balte nga kjo kulturë me mbishkrimin e lashtë pellazg dhe një copë ene, që mban germën “M” të alfabetit. Shprehja: IIIVIJV, e cila po të ndahet, bëhet: III VIJ V

Fjala “VIJ” lexohet “UIJ”, sepse në mbishkrimet e lashta pellazge/etruske germa “V” lexohet si “U”. Prandaj kemi fjalën “UIJ” = “UJ” (UJË), në gjuhën pellazge/shqipe. Mbishkrime e lashta pellazge dhe etruske kanë afërsi shumë të madhe me gjuhës e sotme shqipe, gjë që tregon për një gjuhë pellage/shqipe. Prandaj mbishkrimi i më sipërm i përket gjuhës së lashtë pellazge.

Edhe numrat “1” dhe “III” e të tjerë i përkasin gjithashtu gjuhës pellazge.

Edhe simbolet e tjera të gjetura në kulturën e Vinçës janë mjaft interesante dhe paraqesin lidhje të ngushta me pellazgët autoktonë, sidomos shenjat:

janë shenja-germa të alfabetit të përdorur në shkrimin e Linearit A dhe B, të cila njësohen me I, Y, Y, T, F, I, P, Z (S), N, F, Z (S), Th. Edhe shenjat e tilla si I, II, III, IIII, IIIII, IIIIII, X, XX, e të tjerë shprehin ato shenja, që më vonë u përpunuan nga etruskët si I, II, III, IV, V, VI dhe romakët, duke marrë emrin “numrat romakë”.

Edhe shenja të tilla të kulturës së Vinçës si:

tregojnë se banorët e saj besonin tek perëndia Zeus, i cili është perëndia e pellazgëve.

Germa të tilla të ngjashme “A” dhe “M” janë ndeshur edhe në kulturën neolitike të Maliq-Kamnikut (pranë Korçës, Shqipëria lindore) dhe Cakranit (pranë Fierit, Shqipëria perëndimore), që tregon se gjatë gurvonit shkrimi ka qenë i përhapur shumë gjerë.

Në kulturën e Vinçës është ndeshur edhe një shtatore gruaje veshur me fustanellë, veshjen kombëtare pellazge/shqiptare, e cila tregon lidhje tjetër të banorëve të kësaj treve me stërgjyshërit e shqiptarëve-pellazgët.

Shkrim i ngjashëm është ndeshur edhe në Tartaria të Rumanisë, rreth 120 km. në lindje të Vinçës, në një varse tjegulle, datuar e vitit 5300 p.e.s.

Në varse është shkruar germa “P” dhe pranë saj shprehja “PDor” (ose Pbor), e cila në gjuhën pellazge/shqipe do të thotë “Dora” ose “bora”. Këto pllaka përmbajnë mbishkrimin e famshëm, për të cilin disa specialistë kanë shprehur mendimit se këto “symbols represent the earliest knoën form of ëriting in the ëorld”, por disa i shohin si zhgaravina.

Mbishkrime të ngjashme janë ndeshur në të gjithë Europën jugë-lindore si në Greqi (Rrasa Dispilio), por edhe në Hungari, Bullgari, Rumani, Moldavi dhe në Ukrainën jugore. Në mbishkrim e Dispilios, datuar 5300 p.e.s., duken mjaft të qarta germat E, F, C, V, I, L në pozicione të ndryshme, të cilat janë përdorur në alfabetet pellazg dhe etrusk.

Të gjitha mbishkrimet e Vinçës, Tartarias dhe Dispilios tregojnë se shkrimi me germat e alfabetit pellazgo-etrusk është përdorur qysh gjatë mijëvjeçarit të 6 p.e.s. në rajonin e Ballkanit.

Nga vjetërsia këto shkrime janë shumë më të vjetër se sa shkrimi piktografik shumer (proto-Sumerian pictographic script) nga Uruku i Bagdadit, që deri tani është konsideruar si shkrimi më i vjetër në botë, krijuar rreth vitit 3300 p.e.s. dhe alfabetit egjiptian, i datuar rreth vitit 2900 p.e.s.

Katapano (1988) flet për alfabetin më të lashtë pellazg në Egjipt nga hieroglifet egjiptiane. Ato i ka krijuar Thoti, një iliro/pellazg bazuar në gjuhën pellazge. Të gjitha hieroglifet egjiptiane shpjegohen me bazë nga germat e alfabetit pellazg. Katapanl i daton hieroglifet egjiptiane 12.000 vjet p.e.s., gjë që nuk përputhet me të dhënat arkeologjike, që i daton ato 2900-2600 p.e.s.

Alfabeti pellazg ka vazhduar edhe gjatë kohës së bronzit, ku vërtetohet me gjetjet në Trojë, Kretë, Peloponez etj. Ai shfaqet në shkrimin e Linearit A të Kretës dhe shkrimin e Linearit B të Mikenës. Shkrimi Lineari B është interpretuar gabim nga anglezët Ventris dhe Kaduik, sikur i përkasin gjuhës greke. Duke punuar me këtë shkrim kemi gjetur të shkruara fjalë pellazge, që gjejnë shpjegimin e plotë në gjuhën shqipe (Peza L. & L.): në krahun e majtë të rrasës ndodhet shprehja e artë: I Z A I Z = Z I A Z I, që donë të thotë “ZI ASHT ZI”.

Zbulimi i shprehjes I Z A I Z ← = → ZI A ZI = Zi asht Zi para dy vjetësh përbënte dokumentin më të lashtë të shkruar të gjuhës pellazge/shqipe (Peza L. & L. 2009) si e shekullit të 14 p.e.s., por sot vjetërsia e shkrimit të gjuhës pellazge/shqipe vërtetohet edhe disa mijëvjeçarë më i lashtë.

Drejtimi i leximit ←

I Z A I Z ← = → ZI A ZI = Zi asht Zi

Rrasa nr. 7671, që i përket shekullit të 14 p.e.s., ku lexohet shprehja pellazge

Me rëndësi është të përmendim edhe mbishkrimin e quajtur Abecedari Marsiliana, i shekullit të 7 p.e.s., ku renditet të gjitha germat etruske/pellazge. Pellazgët dhe etruskët kanë përdorur formën bustrofedike të shkrimit, nga e djathta dhe e majta.

I gjithë rajoni, ku ka qenë e përhapur kultura e Vinçës, Tartaria, Dispilios, Thesalisë, Cakranit, Maliqit, Kamnikut e gjetkë, pra rajoni i Ballkanit dhe i Egjeut gjatë kohës së neolitit dhe kohës së bronzit ka qenë banuar nga fiset pellazge, që përmenden në epikat e Homerit, autorët e tjerë antikë dhe që vërtetohen edhe nga gërmimet arkeologjike. Arkeologët italianë dhe amerikanë në akropolin e Athinës dhe vende tët tjera në Atikë kanë zbuluar ngjashmëri veglash dhe mjetesh me vendbanimet Sesklo dhe Dimini në Thesali, të njohura si pellazge, (Prokopiou & Smith, 1964). Po kështu prania e pellazgëve vërtetohet nga arkeologjia në malin Skourta në Boeoti (French 1989-1990), në ishullin e Lemnit në Egje (Hefner E.D. 1927), në Mikenë dhe Peloponez
(Peza L. & L. 2009) e të tjerë. Herodoti dhe autorë të tjerë antikë thonë se pellazgët autoktonë kanë banuar të gjithë rajonin e Egjeut dhe ishujt mesdhetarë, para ardhjes së grekëve rreth shekullit të 6 p.e.s.

Mbishkrimet Dipylon (i Athinës), Cumae (i Korinthit), Kupa e Nestorit, të datuara të shekujve 8-7 p.e.s. dhe që gjer më sot janë mbajtur si monumentet më të lashta shkrimore të gjuhës greke, u vërtetua se nuk kanë lidhje me këtë gjuhë. Të kësaj natyre janë edhe mbishkrimet e lashta të Kretës, të datuar fundi i shekullit të 7 fillimi i shekullit të 6 p.e.s. Në këto mbishkrime kemi zbuluam vetëm fjalë pellazge/shqipe, që dëshmon se ato janë shkruar në gjuhën pellazge. Nga ana tjetër grekët nuk përmenden as në “Iliadë” dhe “Odise” e Homerit, të përgatitura rreth viteve 750-700 p.e.s. Kështu del që fiset greke kanë ardhur në rajonin e Egjeut më vonë, në fillim të shekullit 6 p.e.s. dhe dokumentet më të vjetra greke në Lemn dhe Trojë etj. ndeshen jo para shekullit 5 p.e.s.
Zbulimi i fjalëve pellazge/shqipe “VIJ” dhe “DOR (ose bor)” në kulturën Vinça-Tartaria-Dispilio-Maliq-Cakran, mijëvjeçari i 6 p.e.s., tregon se kjo është gjuha më e lashtë e shkruar në botë me abecedarin e saj më të vjetrin në botë. Gjuha pellazge, shkrimi dhe alfabeti i saj, përbëjnë thelbin kulturor të Qytetërimi Pellazg, qytetërimi më i lashtë perëndimor, pjesë e të cilit janë Qytetërimi Minaik i Kretës, Qytetërimi i Trojës, Qytetërimi i Mikenës, Qytetërimi hitit, Qytetërimi etrusk etj. Qytetërimi Pellazg shfaqet qysh gjatë gurmesmit, rreth 12.000 vjet p.e.s.

LINKU