Papërgjegjshmëri totale në autostradë, e mitura kërcen mbrapa Dum-Dumit

Një qytetar nga Durrësi ka mbetur pa fjalë kur ka parë ditën e sotme një skenë me të vërtetë të rrezikshme.

Ai ka qenë në hyrje të autostradës Durrës-Tiranë kur ka parë një mjet të njohur ndryshe si Dum-Dum, në pjesën e pasme të të cilit ndodhej një vajzë e vogël jo më shumë se 10 vjeç.

Në mënyrë të papërgjegjshme, e mitura ishte lënë aty, në një kohë që mjeti po lëvizte në autostradë.

Merret me mend rreziku i madh që i kanosej vajzës nga momenti në moment.

Shpresojmë që policia të marrë masa të menjëhershme ndaj këtyre rasteve që vënë në rrezik jetën e të miturve si dhe shpresojmë gjithashtu që vajza të ketë mbërritur shëndoshë e mirë në destinacion.

SHIKO VIDEON KËTU

Zbardhet atentati ndaj Durim Bamit dhe Ervin Kodrës, Shullazi dha info nga burgu, Vis Martinaj veshi 3 gjuajtës si policë

Gazetari Elton Qyno ka zbuluar dinamikën e plotë të atentatit të dështuar ndaj Durim Bamit, ngjarje kjo e ndodhur në muajin nëntor 2020 në zonën e fshatit Qerek të Fushë-Krujës.

Mbi 13 plumba janë hedhur në makinën ku udhëtonte Bami dhe Ervin Durim Kodra, por autorët nuk kanë mundur të ekzekutojnë asnjërin prej tyre.

Rasti i kësaj ngjarje të rëndë u hetua fillimisht nga prokuroria e Krujës, por nuk dha rezultat. Pas 4 vite, prokuroria e Posaçme SPAK, përmes aplikacionit “SKY” ka arritur të identifikojnë këtë tentativë vrasje kundër Durim Bamit, duke qartësuar emrat e organizatorëve Ervis Martinaj, Arben Ndoka, dhe dy personave të paraburgosur Emiljano Shullazi dhe Astrit Avdyli.

Shullazi dhe Avdyli, nga ambientet e burgut nr.313 drejtonin organizatat e tyre, ndërsa jepnin informacion periodik për lëvizjen e Durim Bamit, në zonën e Fushë-Krujës.

Informacioni mbi lëvizjet, vendin e qëndrimit, makinat që përdorte Durim Bami, i merrte nga burgu ish-deputeti i PS Arben Ndoka, më pas ky i fundit ja përcillte Ervis Martinaj dhe mandej biznesmeni i lojërave të fatit ka aktivizuar tre vrasës me pagesë të cilët ishin veshur si policë.

Tashmë gjuajtësit dhe organizatorët janë identifikuar falë bisedave të zhvilluara përmes aplikacionit “SKY” të zhvilluara për këtë ngjarje.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga Elton Qyno, plot 13 plumba automatiku janë derdhur mbi automjetin “Range-Rover” me targa italiane, që drejtohej nga Durim Bami, por ekzekutimi i këtij personi, sërish nuk është arritur të kryhet nga kundërshtarët.

Bami, fatmirësisht ka mundur të shpëtojë pa pasur asnjë lëndim, megjithëse në makinën që ai drejtonte janë futur 6 predha kallashnikovi, ku njëra prej tyre ka plagosur në krahun e djathtë djalin e hallës së Bamit, Ervin Kodrën.

“Ora News” zbulon të plotë atë që ndodhi lidhur me atentatin e datës 4 nëntor, ku tre persona që besohet se kanë qenë të veshur si policë, kanë tentuar të vrasin me armë zjari, Durim Bamin nga Nikla, njërin nga personat më të njohur të botës së krimit në vend.

Ky i fundit ishte duke drekuar në fshatin Qerek me kushëririn e tij, ku pasi kanë mbaruar drekën në një lokal afër Rinasit, kanë vendosur të kthehen në Fushë-Krujë.

Por në ecje e sipër, makina me targa italiane “Range-Rover”, që drejtohej nga Durim Bami, është qëlluar me breshëri automatiku, plot 13 herë. 6 predha kanë prekur pjesë ballore të automjetit, i cili është qëlluar në lëvizje e sipër. Ndërkohë makina tip “Golf 5” e autorëve ka qenë e parkuar në rrugë.

Goditja ka qenë shumë e mirëorganizuar dhe dyshohet se Durim Bami, është mbajtur në vëzhgim për një periudhë kohe, duke organizuar pritën kundër tij, pikërisht në vendin e quajtur ura e Tapizës.

Në rrëfimin e të plagosurit Ervin Kodra, thuhet se Durim Bami, ka mundur të manovrojë me shpejtësi makinën, duke hyrë në anën tjetër të rrugës dhe më pas të përplaset në murin rrethues të një biznesi që merret me tregtimin e mermerit.

Ervin Kodra, u ka thënë policisë se në 4 nëntor 2020, rreth orës 13:00, është takuar me Durim Bamin, tek shtëpia e tij në Nikël, pasi Bamin e ka djalin e dajës.

Më pas janë larguar së bashku dhe kanë shkuar në fshatin Qerek, në afërsi të Rinasit, ku kanë ngrënë drekë në një lokal 1 katësh. Teksa kanë qëndruar deri në orën 15:00, me makinën e Durimit janë nisur duke udhëtuar drejt fshatit Nikël në Fushë-Krujë.

Drejtimin e makinës e ka patur Durim Bami ndërsa Ervin Kodra ka qëndruar si pasagjer në sediljen e parë të mjetit. Sapo kanë shkuar në hyrje të urës së Tapizës, në drejtim Kamëz-Fushë-Krujë, një automjet Golf 5 me ngjyrë gri ishte i ndaluar në trotuar, me kënd drejtimi nga asfalti i rrugës kryesore.

Dhe në një distancë prej rreth 20 metra, pa u afruar tek kjo makinë e parkuar, nga ky mjet është hapur zjarr në drejtim të makinës së Durim Bamit.

Kodra ka treguar se nga makina tip “Golf”, është hapur zjarr me breshëri armësh automatike, dhe në këtë moment sipas tij, Durimi ka prerë timonin e makinës majtas dhe kanë kaluar në krahun tjetër të rrugës, duke u futur në një rrugicë të vogël dhe duke përfunduar brenda rrethimit të një fabrike mermeri, ku janë përplasur në murin rrethues të saj.

Si Durim Bami dhe Ervin Kodra, kanë dalë nga automjeti duke rënë në tokë dhe pas disa minutash ka shkuar me shpejtësi Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, dhe ka dërguar në spitalin Ushtarak, Ervin Kodrën.

Ndërsa sipas dëshmisë së këtij të fundit për Durimin, ishte mësuar se ishte larguar në shtëpi.

Ervin Kodra, më tej ka treguar se në momentin kur janë qëlluar ka parë dhe ka fiksuar se brenda në automjetin tip “Golf 5”, kishte fiksuar 3 persona, ku njëri ishte shofer, tjetri pasagjer dhe i treti ka qenë në sediljen e pasme.

Sipas tij personi që ka qëlluar me breshëri ka qenë njeriu që ndodhej në sediljen e pasme të makinës dhe ky person në kokë mbante dhe kapele. Ndërsa dy personat e tjerë nuk ka mundur t’i fiksojë dhe nuk ka qenë në gjendje që t’i njihte tre personat që ndodheshin në makinën nga vinin të shtënat.

Lidhur me këtë ngjarje është marrë në pyetje Valter Bami, vëllai i Durimit, i cili ka treguar se si ka shkuar me urgjencë në fabrikën e mermerit, dhe kishte çuar në spital kushëririn e tij të plagosur.

Ndërkohë për tre ditë me radhë Durim Bami nuk është arritur të gjendet nga policia. Ai është vetëdorëzuar në polici tre ditë më pas dhe ka dhënë sqarime se nuk ka mundur të njohur autorët që i kishin ngritur pritën.

Për tre ditë me radhë Durim Bami nuk mundi të gjendej nga policia, vetëm kur u dorëzua vullnetarisht duke dhënë shpjegime mbi atë çfarë ndodhi.

Dalin PAMJET e momentit kur Eduart Danaj m*sakron me TH*KË bashkëshorten!

Kanë dalë pamjet e momentit kur Eduart Danaj i bëri pritë bashkëshortes Enkeleda Danaj në Menidi pranë banesës së saj dhe e masakroi me thikë.

50-vjeçari goditi mbi 10 herë viktimën në orët e para të së enjtes në një rrugë kryesore në Menidi.

Eduart Danaj siç ka pranuar në polici, e ka ditur itinerarin e 40-vjeçares dhe shihet duke ecuar pranë banesës së saj duke kaluar nga e majta në të djathtë, pastaj kthehet sërish mbrasht.

Në atë moment i del para bashkëshortes Enkelejda Danaj dhe kur ajo e sheh ndalon në rrugë.

50-vjeçari iu afrua asaj dhe filloi ta godiste vazhdimisht me thikë më shumë se 10 herë. Në fund ai e la thikën të ngulur në trupin e saj të pajetë dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Eduart Danaj shkoi në një hotel dhe u përpoq të fshihej në një ndërtesë ku thuhet se kishte punuar.  Ai kishte me vete edhe kanaçe birre duke konsumuar një sasi të madhe alkooli, diçka që e bënte edhe kur jetonte me viktimën.

Ai pinte dhe pastaj e rrihte, Eduart Danaj u gjet nga efektivët grekë gjatë një patrullimi dhe e prangosën.

Publikohen PAMJET e RËNDA kur reperi i njohur GODET dhe tërheq zvarrë ish të DASHURËN në hotel!

CNN ka publikuar pamjet e incidentit në një hotel në SHBA mes reperit dhe manjatit të muzikës Sean Diddy, i cili godet dhe tërheq zvarrë të dashurën e tij në atë kohë, Cassie Ventura, ngjarje e ndodhur në vitin 2016.

Për këtë sherr mes tyre ka patur një padi për dhunë ndaj Diddy, por çështja e ngritur nga Cassie Ventura u mbyll në Nëntor 2023.

Në këto pamje që publikohen për herë të parë, reperi Diddy shihet që godet të dashurën, e hedh përtokë dhe më pas e tërheq zvarrë.


Incidenti ndodhi në korridorin mes dhomave të hotelit InterContinental, që aktualisht nuk ekziston dhe është nën tjetër menaxhim.

Publikimi i këtyre pamjeve vjen në një kohë kur ndaj reperit Diddy ka një hetim pas akuzave të shumta për dhunë dhe sulme seksuale. Pak kohë më parë, edhe FBI ushtroi kontrolle në rezidencën e reperit.

I dashuri e detyron të marrë kredi për nënën e sëmurë, 29-vjeçarja bie pre e mashtrimit

Marrëdhëniet në çift janë gjithmonë sensitive. Anxhelina 29 vjeçare nga qyteti i Tiranës i është drejtuar emisionit ‘Piranja’ pasi ka rënë pre e një mashtrimi nga i dashuri I saj.

Ajo thotë se: ‘Jam njohur te kafja përballe te Grandi, pas dy tre javësh me ka thënë që kam mamanë sëmurë me kancer. Më duhen 1 milion e gjashtëqind mijë qe te plotësonte lekët për të ikur në Gjermani për të operuar mamin’.

Një njohje e rastësishme dhe një lidhje e shpejtë e cila shoqërohet me një kërkese financiare nga partneri, një 30 vjeçar te cilit ende nuk i dinte mbiemrin apo shtëpinë, nuk i njihte zakonet apo veset.

Vajza tregon gjithashtu se: ‘Kam patur mundësi për banke. Kam dy banka një te NOA dhe një te Jute Credit. Ma kërkoi si ndihme sepse tha nuk kam ku te përplasem sepse njerëzit e mi nuk me ndihmojnë. Ka qare shume here’.

Pas insistimit te vazhdueshëm te djalit, ajo dorëzohet dhe kur arrin te marre dy kredi, i jep atij ne dore plot 1 milion e 600 mije leke te vjetra, qe për te ishin vërtete shume. Por ky vendim i vajzës për ta ndihmuar ne fakt ishte vula përfundimtare e ndarjes, sepse ne vend qe ta falënderonte, i riu nis t’i shmanget duke ju prezantuar me një mbiemër tjetër.

Anxhelina tregon se: ‘’Muajin e fundit nuk e kam takuar thuajse fare, vetëm çfarë kemi folur me mesazhe. Do vij sot e do vij nesër. Ja ku kam leket. Takohemi tek lokali sepse jam e dypunësuar, sepse punoj ne Kombinat kamariere. Nga ana ime mund te kem bere një idiotësi por thjeshte kam menduar si për prindërit e mi. Nuk kam patur dijeni te asnjë lloj gjeje tjetër. Jam nisur për mire dhe me doli keq. U largua totalisht.’

Ne pak dite, vajza e cila kishte rene ne dashuri me 30 vjetarin, humbi atë por edhe leket, duke u zhytur ne borxhe me bankat. Ne këtë situate zhgënjimi dhe pamundësish, ajo i vendos atij një ultimatum për t’i kthyer lekët. Pavarësisht premtimeve dhe betimeve për kokat e gjithë fisit, Bledi thjesht e gënjen vajzën dite pas dite, duke mos ia shlyer detyrimin. Por edhe vajza vazhdon te kërkoje leket e saj me insistim dhe këtu 30 vjeçari, aq i mire dhe i dashur me vajzën, ndryshon krejtësisht sjellje, duke kerkuar qe ta heqë qafe njëherë e mire duke I thënë që të mos e shqetësonte më.

Anxhelina tregon se nuk ka mundësi të paguajë vetë këstet e kredisë sepse jeton me dy prindër të papunë dhe në pension. Ne momentin që gjerat janë renduar dhe Bledi se ka ne mend t’i ktheje vajzës asnjë kokërr leku, ai ndërron serish strategji duke i dërguar asaj një tekst tepër ‘prekës’ ne celular që nuk donte ta humbiste dhe që e ëma ishte shumë e sëmurë.

Mami e sëmure me kancer, është një gënjeshtër e shëmtuar e këtij individi. Mamaja e tij për fat te mire gëzon shëndet te plote. Por nuk është kjo gënjeshtra e vetme dhe me e madhja. Sepse ndërsa i betohej asaj për dashuri, Bledi kishte edhe gruan tek shtëpia.

Duke kuptuar se ka te beje me një mashtrues kronik, dhe duke pare qe kthimi i borxhit është mendimi i fundit qe ai ka, vajza këmbëngul për një takim me te takim me te, dhe me ne fund ai pranon. Por edhe takimi nuk jep rezultat sepse ai i kërkon akoma kohë për t’i kthyer detyrimin.

Pasi takon gazetarët e Piranjave, Bledi përpiqet të përgënjeshtrojë çdo gjë dhe jep premtimin se të nesërmen në orën 11:00 në po të njëjtin vend, lekët do t’i dorëzohen vajzës. Një problem i zgjidhur me mjaft lehtësi. Nëse do te zgjidhej. Sepse planet e Bledit ndryshuan rrugës dhe ne loje hyri gruaja, ose siç i pëlqen atij ta deklaroje, bashkëjetuesja.

Bashke me te ai i ka shkuar ne takim vajzës, e cila priste leket. Pasi na është përgjëruar për te disaten here, dhe pasi kemi marre edhe dakordesine e vajzës, kjo e fundit pranon ta prese edhe dy dite te tjera. Përgjigjen besoj e imagjinoni. Gënjeu përsëri. /PIRANJAT.AL

Thasë me euro, ora luksoze, flori e makina të blinduara/ SPAK sekuestron pasuri me vlerë 4,5 mln euro: U goditën 7 grupe kriminale

SPAK ka dhënë detaje zyrtare lidhur me megaoperacionin e zhvilluar ditën e premte në disa qytete të vendit kundër krimit të organizuar.

Sipas SPAK, u goditën 7 grupe kriminale dhe u lëshuan 50 urdhër-arreste ndaj personazheve të njohur të botës së krimit, një ish-deputeti dhe 4 zyrtarë policorë.

Nga 50 urdhër-arreste, janë arrestuar 20 persona, nga të cilët 14 në Shqipëri dhe 6 në vende të ndryshme të Europës.

30 të tjerë janë në kërkim.

SPAK ka zbardhur gjithashtu një sërë ngjarjesh kriminale dhe vrasje të bujshme.

Këto ekzekutime, SPAK i konsideron si tepër të egra.

Ajo që bie në sy është sekuestrimi i pasurisë me vlerë të përafërt mbi 4,5 milionë euro, ku përfshihen: 2.996,760 Euro cash;

Sasi të konsiderueshme floriri dhe bizhuteri të shtrenjta;

Ora të markave të shtrenjta me një vlerë të përafërt prej 500.000 euro;

Armë zjarri;

Targa të përshtatura automjetesh;

Automjete luksoze (nga të cilat 5 të blinduara me vlerë mbi 500,000 Euro);

Sisteme vrojtimi kamerash, tavolinë pokeri, etj.

Të “varrosura” në tokë dhe në kasaforta të blinduara, si i ruanin grupet kriminale milionat e eurove. Sekuestrohen florinj, ora e makina luksoze

Në njoftimin zyrtar për goditjen e shtatë grupeve kriminale, SPAK ka publikuar edhe pamje nga ky megaoperacion, i cili zgjati rreth 20 orë dhe u shtri në gjashtë qytete të vendit.

Prokuroria bëri me dije se gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar pasuri me vlerë 3 milion euro.

Në fotot e publikuara dallohen një sasi e madhe parash, rreth 3 milion euro cash, bizhuteri, ora dhe makina të sekuestruara.

Një pjesë e tyre ishin të groposura në tokë. Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar ora, florinj, automjete luksoze dhe bizhuteri.

U fut për t’u larë, 25 vjeçari polak rrezikon mbytjen te Liqeni i Tiranës

Një 25 vjeçar nga Polonia është futur ditën e sotme në Liqenin Artificial të Tiranës ku ka rrezikuar të mbytet.

Ai është transportuar në spital dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 18.05.2024, rreth orës 16:00, te Liqeni Artificial i Tiranës, është futur në liqen dhe dyshohet se ka rrezikuar të mbytet shtetasi polak F. M., 25 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

“Një djalë shqiptar më futi drogë në pije, më kërkontes*ks”! Italiani në gjendje të rëndë, ndërhyn policia

“Më hodhi drogë në pije”, kjo ishte deklarata e një turisti italian, e cila vuri në lëvizje policinë.

Kristi Gongo veshi për “Punë Pa Teka” uniformën blu, ndërsa rasti i prë ishte i rëndë.

I riu ishte nën efektin e lëndëve narkotike, ndërsa më pas u dërgua me urgjencë në spital.

Turisti italian: Problemi është se dikush më drogoi me një gotë. Duhet të analizoni atë dreq gote, që për fat nuk e piva të gjithën. Kur e piva nisa të ndihesha (bën gjeste)…

Kristi Gongo: Thërrit ambulancën sepse ai është shumë keq.

Policia: Kush të drogoi?

Turisti Italian: Në shtëpinë time erdhi ky personi për të bërë s*ks me mua. Por më preku kabullin e antenës.

Kristi Gongo: Ambulancën, lajmëro ambulancën.

Policia: Është shumë i verdhë.

‘Më ka rrahur në mes të lagjes’! Nëna denoncon dhunën, djali justifikohet: Dy shpulla ishin!

Rasti i një djali që dhunon nënën dhe vëllanë e tij është përmendur dhe transmetuar në emisionin “Punë Pa Teka” në Top Channel.

Nëna e dhunuar ka denoncuar dhunën e djalit të saj duke rrëfyer tmerrin që ka përjetuar. Gjithashtu ajo ka rrëfyer se ky rast nuk ishte rasti i parë ku djali ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Ndërsa sipas fjalës së autorit kjo gjë ka ardhur si pasojë e varësisë së vëllait të tij ndaj drogës dhe alkoolit. Ai është shprehur se e ka bërë atë veprim vetëm për të vendosur qetësi pasi shkaktohet zhurmë në shtëpi.

Autori: Kam vllain problematik, krijon probleme në shtëpi bën zhurmë, thyem gjëra. Në këtë moment i futa nja dy shpulla, për t’i thënë që rri mirë…

Nëna e dhunuar: E patë sa ka pirë, nuk e durojmë dot. U vranë me thika. Na ka shqetësuar shumë… Më ka rrahur në mes të lagjes.