Aktori i njohur Arben Derhemi, duket në një video që qarkullon në rrjet duke ironizuar vëllezërit Veshaj.
Ky akt i aktorit erdhi menjëherë pas reagimit të Romeo Veshajt, pas suprizës së vëllait të tij binjak Donaldit, i cili nga helikopteri hodhi karafila në shtëpinë e “Big Brother Vip3”, në mbështetje të vëllait të tij.
Reagimi i Romeos ishte shumë emocional dhe nga disa komentues në rrjetet sociale, është cilësuar si qesharak dhe i ekzagjeruar.
I këtij mendimi mesa duket, është edhe aktori i njohur Derhemi?!
Këtë të premte, meteorologu Hakil Osmani, ka treguar si do të jenë kushtet e motit për fundjavën dhe çfarë na pret fillimin e javës së ardhshme.
Ai bëri me dije se pritet një rritje e temperaturave dhe mbizotërim i kthjellimeve, në të gjithë territorin shqiptar.
Ndërkohë, fillimin e javës së ardhshme pritet një rikthim i pluhurit afrikan, duke bërë që vlerat maksimale të temperaturave të jenë të larta.
Kujtojmë se pak ditë më parë, ky fenomen goditi Greqinë, duke shndërruar qytete të ndryshme të shtetit helen si panoramë e shkëputur nga planeti Mars.
“Dita e premte mbetet në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta, të cilat gjatë pasditeve do të jenë më të dukshme, duke krijuar herë pas here mundësi për momente me shi, që do të jenë më të dukshme në zonat veriore.
Zonat jugore parashikohet të jenë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme. Kemi rritje të temperaturave të ajrit që në orët e para të mëngjesit, duke bërë që vlerat minimale në qytetet e zonave malore, të jenë në 4 gradë Celsius, ndërsa maksimumet 21 gradë Celsius.
Për sa i përket fundjavës, kemi përmirësim më të dukshëm të kushteve të motit, edhe pse mëngjesi dhe paraditja e ditës së shtunë do të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shumta dhe kthjellimeve të pakta, pritet që pjesa e dytë e ditës të sjellë përmirësim të dukshëm.
Përjashtim bëjnë vetëm zonat e thella në Juglindje, ku pritet të kemi momente të pakta me pika shiu, por që janë të papërfillshme.
Sa i përket ditës së diel, do të kemi dominim të kthjellimeve që më të dukshme do të jenë përgjatë vijës bregdetare, pritet të kemi edhe kalime të lehta të vranësirave në pjesën e dytë të ditës, por nuk pritet të kemi reshje.
Temperaturat pritet të kenë një rritje të ndjeshme kryesisht në orët e mesditës, duke bërë që të paktën deri ditën e diel të kemi maksimume 26-27 gradë Celsius.
Dita e hënë dhe dita e martë, parashikohet të jenë nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, gjithashtu pritet të kemi interval të gjata me diell.
Temperaturat e ajrit do të jenë të larta, do të kemi maksimume deri në 28 gradë Celsius ditën e hënë dhe ditën e martë, pasi do të kemi një deportim të masave ajrore nga veriu i kontinentit afrikan drejt Mesdheut, duke bërë që të ndikohet edhe territori shqiptar nga këto temperature të larta”, tha Osmani.
Jeta private e të famshmëve shqiptarë ka gjithmonë vëmendjen e madhe të publikut. Të tillë janë edhe çifti Bardhi dhe Sara Gjordeni të cilët vetëm para pak ditësh shpërndanë lajmin e gëzuar të shtatzanisë.
E ftuar në një program televiziv e pyetur për çiftin në fjalë është shprehur skeptike për mardhënie tyre dhe për shtatzaninë duke komentuar me batutë:” Se kur pati kohë me ngel shatëzanë”. Ndër të tjera ajo e komentoi si aspak etike sjelljen e Sarës me Kiarën duke e ditur që kjo e fundit është shtatëzanë.
Ajo nuk ka kursyer as Bardhin duke u shprehur se ky i fundit ka gënjyer kur ka thënë se Instagrami nuk ishte i Sarës.Sipas moderatores ishte vetë Sara ajo që e nxorri si gënjeshtar kur i kërkoi ndjesë publike Kiarës për komentet e bëra karshi figurës së saj.
“Sara Gjordeni në tensionet e fundit të shtatëzanisë e ka sharrë Kiarën shumë rëndë, sidomos me një grua shtatëzanë ështe jo etike.
Doli dhe tha që nuk është Instagrami im, ma kanë marrë instagramin ndërkohë që në intervistë me Bora Zemanin, Sara tregoi se ka qënë reagim i momentit dhe ka kërkuar falje. Domethenë ka gënjyer Bardhi dhe ajo e zbuloi”.
Para pak minutash në faqen e Big Brother VIP është konfirmuar edhe banori më i ri që pritet të futet sonte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Në postim shkruhej:
Siç ju njoftuam, banori më i ri që do t’u bashkohet yjeve të “Big Brother VIP”, përzgjidhej mes shumë të regjistruarve në Giveaway “Top on Top”.
Çim Bega është zgjedhur nga të gjithë ata që aplikuan në linkun e publikuar para disa ditësh. Suksese Çimit dhe suksese të gjithë juve që keni marrë pjesë në këtë Giveaway, shumë dhurata të tjera ju presin në vazhdim!
Të dielën shpallet edhe fituesi i makinës, LIVE nga faqja e Big Brother VIP.
Në studion e emisionit ‘Me Zemër të Hapur’ në News24 të moderatores Evis Ahmeti historia e konfliktit midis vëllezërve dhe motrave ka qenë shpesh qendra e vëmendjes. E tillë është historia që u trajtua vetëm pak ditë me parë ku Liljana një 62-vjeçare denoncoi publikisht ish-nusen e vëllait të saj si shkaktare të sherreve dhe debateve mes asaj dhe vëllait. Por nga ana tjetër ajo rrëfeu edhe për problematikat e fëmijëve të vëllait. Por në një lidhje telefonike ish-nusja e vëllait hodhi një lumë akuzash mbi 62-vjeçaren, pasi ajo e akuzon drejtpërdrejtë edhe për probleme të shëndetit mendor.
Ndërkohë, pas transmetimit të emisionit, situatat u acaruan më shumë dhe konfliktet mes 62-vjeçares dhe vëllait u tensionuan. Teksa motra e tij ishte në studio, pjesë e emisionit u bë dhe vëllai i saj, Altini, tashmë i divorcuar.
Ky i fundit tregoi historinë e tij të jetës, që nuk ka qenë aspak e lehtë, ndërsa hodhi akuza të rënda për ish-gruan e tij.
Ai tha se të dashurit e saj e kishin kërcënuar, madje i kishin vënë dhe pistoletën te koka. “Ajo ishte në dhomë tjetër. Unë shkoj afër dhe po fliste me një shoqe. Ajo i tha se a të mori në telefon një X person. Pastaj ish-gruaja i tha që ‘mos fol kështu se kam burrin në shtëpi’. Dashnorët e saj më kanë vënë pistoletën në kokë dhe më kanë kërcënuar. Vajza jonë vodhi lekët, do ia kisha prerë kokën”, -tha për emisionin Altini
Ditën e djeshme Donald Veshaj i ka kthyer ‘reston’ të vëllait konkurent në Big Brother Vip Albania aktorit Romeo Veshaj.
Donaldi i ka hedhur një tufë karafilash nga helikopteri njëjtë siç veproi Romeo kur ai ishte pjesmarrës në edicionin e parë të këtij reality shoë. Por reagimi i këtij të fundit është ironizuar nga aktori i mirënjohur Arben Derhemi teksa ka qënë në sheshxhirim duke realizuar seritë më të reja të filmit legjendar ‘Njerëz dhe Fate’.
Ka qënë ish-fituesi i Big Brother 6-s Anaid Kaloti i cili kur i është afruar Derhemit aktori ka ironizuar Romeon duke imituar veprimin e tij kur pa surprizën e të vëllait.
Aktori dhe këngëtari i njohur, Olsi Bylyku është paditur në gjykatë nga televizioni Top Channel për dëmtim imazhi pas kunjave të artistit në rrjetet sociale pasi u eleminua nga shtëpia e Big Brother Vip.
Ka qenë vetë aktori i cili ka bërë publik lajmin në rrjetet sociale ku ka postuar fletëthirrjen e gjykatës pas padisë së televizionit.
“Padi për shkaktim dëmi”, shkruhet në fletëthirrjen e Gjykatës së Tiranës, ndërsa Olsi Bylyku ka shkruar në postim në InstaStory: “Gabim i madh shumë”.
“U zgjova me një mesazh nga prinderit e mi të cilët më lajmëruan se në shtëpinë time kishte mbërritur një fletë-thirrje nga Gjykata për paraqitje, pasi isha paditur nga televizioni ku unë u linda si artist, Top Channel”, u shpreh aktori i humorit në një postim të gjatë në rrjetin social
Gjithashtu, Olsi Bylyku ka deklaruar se nëse do të humbasë çështjen në gjykatë do t’i duhet të pagujë “Çmimin e madh” 100 mijë euro.
“E nxorra më datë 17 shkurt ku ju thashë se ‘shpresoj që eleminimi im të nxjerrin kostot e fituesit’,”- shkruan Olsi Bylyku, teksa thekson se “kam marrë një fletë-thirrje për shkaktim dëmi, ku në fakt duhet të ishte e kundërta, pasi sa herë hap komentet thika e vetme janë njerëzit, ku pa faj mendojnë se isha një zhgënjim në atë reality.”
Olsi Bylyku thekoi se “sigurisht me dhimbje dhe kënaqësi”, do të jetë i pranishëm vetë në çdo seancë, ose i përfaqësuar nga avokati i tij.
Teksa iu është rikthyer eliminimit të papritur nga BBV, aktori u shpreh se mbesa e tij e vogël ishte përgatitur për t’i bërë supripzë brenda shtëpisë, por nuk arriti dot për shkak të daljes së tij.
“Mirënjohja është e mbjellur tek unë në çdo venë sepse jam rritur në një familje ku më shumë kanë justifikuar bashkëpuntorët e mi sesa mua, ndaj lindën vargjet në këngën e fundit “Mos bab…” , deri sa për fatin e keq pashë rastësisht disa rroba të reja të mbesës sime gati 2 vjeç, që më tha se ishte përgatitur për surprizën e dajës, por unë nuk munda t’ja jap fatin që ti vishte. Kështu që do më keni në çdo seancë prezent mua ose avokatin tim, sa herë dhe në çdo moment që të duhemi nga gjykata”, deklaroi aktori.
Postimi i plotë:
Sot në drekë u zgjova me një mesazh nga prinderit e mi të cilët më lajmëruan se në shtëpinë time kishte mbërritur një fletë-thirrje nga Gjykata për paraqitje, pasi isha paditur nga televizioni ku unë u linda si artist, Top Channel.
Sigurisht me dhimbje dhe kënaqësi, avokati im do të jetë pjesë në çdo seancë deri në zgjidhjen e kësaj marrëveshje ku sigurisht nëse do jem unë figura që ka shkaktuar dëm për emrin e institucionit, do më duhet të paguaj “Çmimin e madh” ( 100.000k ).( Posti që e nxorra më datë 17 shkurt ku ju thashë se “shpresoj që eleminimi im të nxjerrin kostot e fituesit)😊
Për çdo njeri që do mund të hedh hipoteza, unë jam Olsi Bylyku, që jam njohur me personazhin e “Kimikatit “ në Top Channel dhe jam larguar për të shkuar në emisionin “BE Coffee” me të njëjtën pagë ,për ti treguar mirënjohjen vëllait tim, Bes Kallakut, i cili më ndihmoi në fillimet e mia. Jam Olsi Bylyku, që “ngeci” në Klanifornia për arsye se “BE Coffee” u mbyll dhe unë isha i vetmi të cilit i duhej rroga për të jetuar, ndryshe nga dy miqtë e mi, Besi & Erioni.
Unë jam Olsi Bylyku, i cili edhe pasi u mbyll Klanifornia, besova në TV Klan dhe qëndrova rreth 8 muaj sërish për të treguar mirënjohjen ndaj televizionit, por nuk u krijua hapësira dhe kjo ishte arsyeja pse pas më shumë së 3 vitesh, nuk munda ti refuzoja ftesën televizionit ku u krijova si artist, Top Channel, pasi përtej muzikës, show dhe skena janë pasionet prej të cilave nuk largohem dot dhe sot, marr një fletë-thirrje për shkaktim dëmi, ku në fakt duhet të ishte e kundërta, pasi sa herë hap komentet thika e vetme janë njerëzit, ku pa faj mendojnë se isha një zhgënjim në atë reality. Hahahaha rrini të qetë or miq. 🙏
Mirënjohja është e mbjellur tek unë në çdo venë sepse jam rritur në një familje ku më shumë kanë justifikuar bashkëpuntorët e mi sesa mua, ndaj lindën vargjet në këngën e fundit “Mos bab…” , deri sa për fatin e keq pashë rastësisht disa rroba të reja të mbesës sime gati 2 vjeç, që më tha se ishte përgatitur për surprizën e dajës, por unë nuk munda t’ja jap fatin që ti vishte. Kështu që do më keni në çdo seancë prezent mua ose avokatin tim, sa herë dhe në çdo moment që të duhemi nga gjykata.
Gjatë një bisede në oborrin e fermës Dijonisi i ka treguar Baby G-s se ai nuk e fal tradhëtinë.
Madje fermeri tha një “metodë” si të kuptoni nëse partneri ju tradhëton. Dijonisi u shpreh se mjafton t’i kërkoni telefonin. Siç thotë ai, nëse nuk ua jep telefonin partneri/ja po ju tradhëton.
“Mos e falni tradhëtinë, fare! Më lini t’ju mësoj diçka nëse se dini. Nëse doni t’a kuptoni që parteri/ja po ju tradhëton apo jo, thuajini vetëm më jep pak telefonin. Nëse ua jep telefonin merre për nuse, nëse s’ta jep nxirre përjashta”, thotë Dijonisi.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Milano, një 18-vjeçar me origjinë sllave i quajtur Jhonny Sulejmanoviç, u ekzekutua me tre plumba në orët e para të së premtes në Milano.
Mediat italiane, shkruajnë se viktima ka marrë tre plumba në gjoks.
Ngjarja e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit, pranë tregut të zarzavateve në qytetin e Milanos.
Djali ka qenë në furgon, kur i janë afruar disa të rinj me armë në dorë dhe e vranë, shkruajnë mediat e huaja.
I riu është dërguar me urgjencë në spital, mirëpo ndërroi jetë gjatë rrugës. Ai ka qenë në furgon me partneren. Kjo e fundit nuk ka marrë ndonjë plagë, por është në gjendje shoku, në lidhje me atë që ka ndodhur.