Zbardhet dinamika / Dhëndri i pronarit të hotel “Greccia” rrëmbeu dhe ekzekutoi recepsionistin në Dhërmi (FOTO)

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur pak minuta pas mesnatës së kësaj të enjteje në Dhërmi.

Voxnews.al ka siguruar fotografinë e autorit të dyshuar të ngjarjes së rëndë. Ai është Gerald Shehu nga Tepelena dhe me banim në Angli.

Gerald Shehu, i cili është njëkohësisht dhëndri i pronarit “Hotel Greccia” në Dhërmi, si dhe pronar i restorantit në këtë hotel, dyshohet se ka rrëmbyer recepsionistin nga Tirana, 31-vjeçarin Eraldo Nevruzi, i cili kishte shkuar aty për të punuar gjatë sezonit veror.

Siç mëson Voxnews.al, Shehu e ka rrëmbyer recepsionistin dhe e ka dhunuar, ndërsa rreth orës 00:30 dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri duke e ekzekutuar. Trupi i pajetë i 31-vjeçarit nuk është gjetur ende.

Motivet e ngjarjes së rëndë nuk dihen ende. Policia dyshon se pas krimit, Shehu, i cili është baba i një vajze dhe jeton me dokumente të rregullta në Britani, është larguar drejt Greqisë përmes pikës kufitare të Qafë-Botës.

Shifra të çmendura/ Bëhet publike pasuria e Luiz Ejllit? Nuk do ta besoni se sa është shuma…

Pas fitimit të çmimit të madh prej 100 mijë eurosh, Luizi iu rikthye karrierës si këngëtar— ku deri më sot ka nxjerrë disa hite, përmendur më të fundit, “Ding Ding” në bashkëpunim me Ghetto Geasy-n, projekt i cili në më pak se një muaj numëron mbi 7 milionë shikime.

Luizi gjithashtu nënshkroi kontratën si imazh i kompanisë Golden Eagle; përfliter për një shifër prej 100 mijë eurosh gjithashtu.

Mirëpo pas gjithë koncerteve dhe suksesit, sa është pasuria e këngëtarit?

Kësaj pyetje duket se i kanë dhënë përgjigje gazetarët e RTSH.

Sipas tyre, pasuria e Luizit shkon deri në 10 milionë euro— megjithëse nuk japin një burim për grumbullimin e këtyre të dhënave.

Një shifër e ‘çmendur’ duke marrë parasysh se Luizi iu rikthye tregut vetëm 1 vit më parë.

“The Guardian”: Tifozët shqiptarë nuk e duan Edi Ramën në EURO 2024 se është mallkim

Gazeta e njohur britanike, “The Guardian” ka publikuar një artikull rreth kombëtares shqiptare të futbollit për pjesëmarrjen në Euro 2024 në Gjermnai, ku është herë e dytë që marrim pjesë në një turne madhor futbolli.

Por, gjatë profili që i bën kuqezinjëve, media bretikane thekson se tifozët shqiptarë nuk duan të shohin kryeministrin Edi Ramën në EURO 2024, pasi është ters. Sipas saj, ka një mallkim që lidhet me emrin e tij dhe futbollin.

“Personalitetet shqiptare do të dynden në Gjermani për të marrë pjesë në Euro, por është një njeri që shumë tifozë kuqezi mund të mos duan ta shohin, veçanërisht në stadium: kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Kjo është për shkak të “mallkimit të tij të futbollit”, siç do të thoshte folklori i tifozëve. Rama shpesh merr pjesë në evente apo fushata elektorale i veshur me fanella futbolli të skuadrave ndërkombëtare, dhe çuditërisht, kjo shpesh i paraprin një fatkeqësie për këtë ekip. Nëse pyesni tifozët shqiptarë, humbja e Manchester City nga Real Madridi me penallti në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve në prill, mund të ketë të bëjë me Ramën që zbuloi projektin e ri të akademisë shqiptare të City-t në të njëjtën ditë në Tiranë,” – shkruan “The Guardian”.

Këngëtarja habit me deklaratën: Njerëzit më duan sepse nuk zh vishem!

Këngëtarja Edona Llalloshi, ka zbuluar për herë të parë arsyen se pse njerëzit dhe fansat e duan. Gjatë një inteviste të zhvilluar së fundmi me kolegen e saj Adelina Ismajli, artistja tha se fansat e duan, pasi sipas saj ajo nuk zhvishet.

Edona tregoi se kur takohet me fansat e saj, ia thonë shpesh që e duan sepse nuk zhvishet.

“Është shumë interesante që shpesh herë me Milotin qeshin, nëpër aeroporte përshembull më ndalin njerëzit dhe më thonë ‘A e din bre Edona se pse të duam më së shumti?’, dhe Miloti thotë ‘E di valla, vetëm sepse nuk zhvishet’”, tregoi Edona.

Rënie historike e çmimit të naftës në bursa, arrin 74$ për fuçi! Pse nuk ulet në Shqipëri?

Tregjet ndërkombatëre të naftës duket se janë çliruar nga presionet për prodhim të kufizuar, teksa aktualisht një një fuçi nafte po tregtohet në bursë me 74 Dollarë, nga 82 Dollarë që ishte në fund të muajit Maj, duke shënuar kështu vlerën më të ulët që prej fundit të vitit të kaluar.

Sipas mediave ndërkombëtare, kjo ulje erdhi pasi OPEC (organizata e vendeve eksportuese të naftës) njoftoi të dielën se do të fillojnë të heqin gradualisht kufizimet për prodhimin e naftës përgjatë 12 muajve, duke nisur nga Tetori 2024.

Çmimet e ulura në bursa kanë nisur të reflektohen edhe në tregun vendas, ku sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në fund të muajit që lamë pas nafta është blerë me 752 $/ton

Aktualisht në vend, një litër naftë po tregtohet me 184 Lekë, benzina me 183 Lekë, ndërsa gazi me 59 Lekë/litri.

Ndërkohë, rritja e stoqeve të naftës dhe performanca e dobët ekonomike në shumë vende të botës vijojnë të mbajnë të pranishëm rrezikun e një inflacioni të vështirë për t’u kontrolluar, duke shtuar shanset që kërkesa globale për naftë të mbetet e kufizuar.

E rëndë/ V ritet me breshëri ρΙumbash reperi i njohur

Reperi i famshëm, fitues i çmimit Grammy C. Gambino iu bë pritë dhe u ekzekutua në Suedi.

26-vjeçari parkoi makinën e tij në një garazh në Goteborg të martën në mbrëmje kur sulmuesit qëlluan një breshëri plumbash, sipas mediave suedeze.

Ai u dërgua me urgjencë në spital, ku ndërroi jetë menjëherë.

Të martën në mbrëmje policia ka marrë një alarm për të shtëna me armë zjarri pranë sheshit Selme Lagerlof në Hisingen, shkruan British Sun.

E rëndë, ra nga shkëmbi 604 metra i lartë, hυmb jetën 40-νjeçari

Një 40-vjeçar ka humbur jetën, pasi ka rënë nga një shkëmb 604 metra i lartë në Norvegji, që u shfaq në filmin “Mission Impossible”. Shkëmbi Preikestolen, i njohur si “Pulpit Rock”, është një shkëmb në Norvegjinë jugperëndimore me pamje nga Lysefjord. Është një nga shëtitjet malore më të famshme të Norvegjisë dhe ka më shumë se 300,000 vizitorë në vit.

Autoritet lokale thanë se burri po udhëtonte vetëm dhe u gjet me telefonin dhe letërnjoftimin e tij.

“Policia po heton rastin si një aksident në vjeshtë”, thanë autoritetet për CNN. “Nuk kemi asnjë supozim se ka ndodhur ndonjë gjë kriminale”.

Dy dëshmitarë u morën në pyetje të hënën, duke përfshirë një person që e pa incidentin, i cili tha se 40-vjeçari rrëshqiti dhe u rrëzua.

Ky shkëmb u përdor si një vend xhirimi “Mission: Impossible – Fallout”, për një sekuencë aksioni në fund të filmit 2018, ku dy personazhet qendrore të filmit bien nga shkëmbi.

“A do ta shikosh….?”- Baby G dhe Dionis Biba fυten poshtë ba tanijes! Çfarë ndodhi mes dy konkυrrentëνe

Këngëtarja Baby G, pasi u pa shumë e afërt dhe në momente intime me aktorin Albano Bogdo, është hedhur në “krahët” e Dionis Bibës, ku ky i fundit ka tentuar edhe ta puthë.

Por edhe pse janë shprehur se e duan njëri-tjetrin vetëm si shokë, duket se dy konkurrentët ndjejnë më shumë se kaq.

Madje, Baby G i ka propozuar Dions Bibës që të futeshin së bashku poshtë batanijes pasi ai i tha që e ka besdi të puthet para kamerës.

Megjithatë në momentin që u mbuluan me batanije, këngëtarja është tërhequr duke refuzuar që të qëndrojë me konkurrentin aty.

Pjesë nga biseda:

Dionisi: Hajde puthemi tani (Qesh)

Baby G: Të të kisha pëlqyer…

Dionisi: Ti më pëlqen mua, jo të kisha pëlqyer

Baby G: Nuk është se njeri i keq! Me vërtet shkojmë si shok, por nuk je tërheqës

Dionisi: As ti nuk je, kush të tha se je! Unë të kam xhan si gocë. Je e mirë, të respektoj

Baby G: Tipi jot me mua nuk ka shanse

Dionisi: As tipi jot me tipin tim nuk ka shanse

Baby G: Unë dua dikë të vijë mbas meje, të vdesë mbas meje, ti do dikë që të vijë pas teje

Dionisi: Pranoje që mbaron pas meje (Përqafohen) Sa rob i mirë je.

Mund të bëjmë ndonjë gjë poshtë batanijes. Nëse futemi poshtë batanijes dhe nuk na sheh kamera nuk e kam problem. Por kur e ke kamerën dhe rri puthesh

Baby G: Merre një batanije ta shohin çfarë ndodh

Dionisi: Si

Baby G: A futemi njëherë poshtë batanijes?

Dionisi: Po, hajde (Dionisi shkon të futet poshtë batanijes)

Baby G: Dhe çfarë do të bësh

Dionisi: S’do bëj filozofi

(Të dy futen poshtë batanijes dhe mbulojnë kokën. Nisin të qeshin dhe Baby G largohet)

Dionisi: Hajde të them diçka, a do ta shikosh se çfarë bëj

Baby G: Jo, çfarë do të bësh

Dua Lipa bëhet zyrtarisht artistja e parë në histori me pesë këngë me dy miliardë dëgjime

Artistja shqiptare, Dua Lipa, ka shënuar një tjetër sukses megaloman në karrierën e saj.

Këtë radhë ajo feston suksesit e të qenurit e vetmja artiste e gjinisë femërore, e cila ka pesë këngë me nga dy miliardë dëgjime në Spotify.

Më saktësisht, këngët që ia kanë dhënë këtë piedestal Duas janë hitet: “New Rules”, “Levitating”, “Don’t Start Now”, “One Kiss” me Calvin Harris dhe “Cold Heart” me Elton John.

Lajmin për këtë e bëri të ditur vet këngëtarja, teksa rishpërndau në InstaStory një postim të bërë nga babai i saj, Dukagjini, ku njoftonte për suksesin e radhës të së bijës.

Dua përndryshe sivjet ka lansuar albumin e saj të tretë në karrierë, të titulluar “Radical Optimism”.

Albumi ka ecur mirë deri më tani, teksa disa nga këngët më të spikatura të tij duket të jenë: “Houdini”, “Illusion” dhe “Training Season”.

Detaje/ V rasja e pùnonjësit të hotelit në Dhërmi, policia: Autori është arratisur në Greqi

Një 31-vjeçar i identifikuar si Eraldo Nevruzi banues në Tiranë kishte humbur gjurmët më datën 6 qershor, teksa kishte shkuar për të punuar si recepsionist në një hotel në Dhërmi.

Teksa është ngritur një grup i posaçëm hetimor për të zbardhur ngjarjen, është arritur të zbulohet se shtetasi Eraldo Nevruzi është qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga shtetasi Gerald Shehu, 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli.

Policia ka vijuar kontrollet dhe verifikimet dhe rezulton se autori i dyshuar i ngjarjes është arratisur drejtë shtetit helen.

Autori i ngjarjes është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij, policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 29 persona dhe vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 06.06.2024, Policia ka marrë njoftim se në Dhërmi, Himarë, shtetasi E. N., 31 vjeç,  banues në Tiranë, punonjës në recepsionin e një hoteli në Dhërmi, Himarë, kishte humbur kontaktet me pronarët e hotelit.

Me marrjen e njoftimit, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe Komisariati i Policisë Himarë kanë ngritur një grup hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në hotel dhe kanë kryer një sërë veprimesh hetimore. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. N. është qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga shtetasi G. Sh., 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli.

Nga veprimet e tjera hetimore rezulton se pas ngjarjes shtetasi G. Sh. është larguar drejt Greqisë.

Janë administruar në cilësinë e provës materiale, prova ligjore, si dhe janë shoqëruar deri në këto momente, për t’u pyetur në lidhje me këtë ngjarje, 29 shtetas.

Nga tërësia e veprimeve të deritanishme dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë kriminale.