ΡΙas grυshti në ρarlamentin grek! Deρuteti godet deρυtetin e ekstremit të djathtë

Një episod i dhunshëm ka ndodhur në Kuvendin grek me protagonist ish-deputetin e Spartanëve dhe deputetin e Zgjidhjes Helene, Vassilis Grammenos. Sipas informacioneve, Floros ka goditur me grusht deputetin e Zgjedhjes Greke në seancën plenare të Kuvendit.

Grammenos u dërgua në klinikën e Kuvendit për t’i dhënë ndihmën e parë. Të njëjtat informacione thonë se Konstantinos Floros dyshohet se është përpjekur të justifikojë veprimin e tij të pamenduar, duke thënë se Grammenos e ka sharë vulgarisht dhe e ka kërcënuar se do ta fuste në burg.

Menjëherë pas kësaj, jryetari i Kuvendit Konstantinos Tasulas bëri të ditur se do t’u kërkonte gardistëve të përjashtojnë Konstantinos Floros nga parlamenti për 15 ditë, dënimi maksimal që parashikon rregullorja e Kuvendit.

ΡΙas skandaΙi në Big Brother, fansja i “çjerr maskën” ρroduksionit: Mesazhin që dërgova nuk ja adresuan banores që zgjodha unë!

Ashtu si në edicionin e dytë edhe në të tretin ka nisur sërish “Big Love” ku shpesh banorët surprizohen nga i vetmi kontakt që kanë me botën jashtë,duke lexuar mesazhe që vijnë nga miq,familjarë apo edhe fansa.

Por,së fundmi në rrjet po qarkullon mesazhi i një vajze e cila tregon se është fanse e Heidit. Vajza pretendon se produksioni mesazhin e saj për të ia ka dhënë Françeskës.

“Turp ky mesazh është dërguar nga ne për Heidi Bacin dhe ju e shisni sikur është për Françeskën.Turp që keni ndryshuar emrat.T’iu vijë turp.”-ka shkruar fansja.

Bëhet fjalë për një mesazh vlerësimi dhe në fund thuhet “Sikur vetëm pak të dëgjonte ai Romeo,kushedi se sa larg do shkonit të dy.Ju duam shumë.Më të mirët jeni”
E sigurisht Françeska e mori për të mirëqënë duke e lidhur me situatat në shtëpi ku ajo shpesh “këshillon” Romeon se po përdoret nga Heidi.

“Të hëngsha p** unë ty”/ Françeska t rondit bαnorët me deklaratën e ραzakontë ndaj Eglës, shρërthejnë të qeshυrat në BBV

Pas përfundimit të spektaklit të mbrëmjes së djeshme të “Big Brother VIP3”, të gjithë banorët janë ulur rreth tavolinës jashtë për të ngrënë. E sigurisht që nuk kanë munguar bisedat dhe debatet mes tyre.

Teksa Egla Ceno dhe Françeska Murati ndodheshin përballë njëra-tjetrës, kanë folur për çiftin Heidi Baci-Romeo Veshaj, të cilët Vëllai i Madh i dërgoi mbrëmë në një suitë.

Sipas Françeskës, ata nuk do të futen në dush së bashku, duke qenë se as nuk kapen për dore. Nga ana tjetër, Egla i drejtohet duke e këshilluar që ‘të thotë ndonjë gjë të bukur’.

E këtu Murati i thotë aktores së njohur “të hëngsha prillin unë ty”, duke shkaktuar të qeshura te banorët e tjerë, të cilët duket se fjalën prill e morën ndryshe.

Pjesë nga biseda:

Françeska: Ti mendon se do futen në dush? Ato nuk kapen për dore

Egla: Thuaj një gjë të bukur tani se po merresh me marrëdhënien e tyre akoma

Françeska: S’ma do qejfi. Them gjëra të bukura unë për ty, të hëngsha prillin unë ty

Egla: Kë?

Françeska: Të hëngsha prillin unë ty. A është prilli?

Juli: Si?

Françeska: A jemi në prill?

Juli: Si the?

Egla: Nuk dua

Juli: Po ti thua ‘ma hëngsh unë ty’

Françeska: Po a do e hamë me Eglën në shtëpi?

Juli: Ça moj?

Françeska: Prillin

Egla: Jo, jo, nuk dua

Françeska: Ça ka?

Juli: Prill moj, është me ‘ll’

Egla: Nuk duhet të ma hash prillin

SHIKO VIDEON KËTU

Ish-ρoΙici υret ish-gruan, të dashυrën 17-υjeçare dhe më pas veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një ish-oficer policie, ka vrarë ish-bashkëshorten dhe të dashurën e tij 17-vjeçare, duke vrarë më pas veten.

Djali nëntë vjeçar i çiftit, i tha policisë se kishte parë babain e tij të qëllonte disa herë nënën e tij.

Familja e saj e shkatërruar kuptoi se Angelica, 17 vjeçarja dhe fëmija 1-vjeçar që ajo kishte me Huizar, Roman Santos, ishin të zhdukur dhe supozoi se ish-oficeri i policisë kishte rrëmbyer foshnjën.

Sipas të dhënave të gjykatës në fillim të këtij viti, Huizar e takoi vajzën ndërsa punonte si nëpunëse në shkollën e mesme të Uashingtonit në Yakima.

Ajo ishte 11-vjeç kur u takuan dhe 15 kur ai e la shtatzënë.

Ish-polici do të dilte në gjykatë të hënën për t’u përballur me akuzat për p*rdhunim të të miturve, ku ai akuzohet se ka p*rdhunuar të dashurën e tij të mitur dhe shoqen e saj 16-vjeçare.

Vdiq menjëherë pasi e zυri korenti, deΙ fotografia e 43 vjeçarit

Një 43 vjeçar nga Lezha ra në kontakt me rrymën elektrike dhe humbi menjëherë jetën mbrëmjen e së martës. Personi që shihni në foto është 43-vjeçari Vladimir Muhja që humbi jetën një ditë më parë pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.

Ngjarja ndodhi në aksin Lezhë-Tiranë, pranë një biznesi, teksa Muhja ishte duke levizur në anë të superstradës dhe përcjellësit e energjisë kanë qenë në tokë. Lidhur me rastin OSHEE ka sqaruar se ka qenë përcjellësi i ndriçuesit të biznesit i zhveshur dhe 43-vjeçarin e ka zënë korrenti.

Muhja banonte në Ishull-Lezhë dhe ishte babai i dy fëmijëve të mitur.

“Amerikanët qeshin kur dëgjojnë Metën”, Karamuço zbuΙon detajet e bυjshme:Prokurorët e SPAK nuk intimidohen, dua të jap një lajm të konfirmυαr…

“Amerikanët qeshin kur dëgjojnë Metën. Prokurorët e SPAK nuk intimidohen” kështu u shpreh eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço në një lidhje me Skype në një emision televiziv.

Karamuço theksoi se disa nga këto deklarata që jepen në media nga ish presidenti Meta kalojnë me të qeshura brenda SPAK-ut duke treguar se ata që kanë marrë këtë çështje nuk tundohen apo intimidohen. Ervin Karamuço tha gjithashtu se këshilla që dy prokuroret kanë marrë është “të mbyllin telefonat, të mbyllin televizorët dhe të vazhdojnë punën.”

“Dua të jap një lajm të konfirmuar por burimin nuk e jap e dot. Kanë një këshilltar i cili mbledh informacionet nga media dhe i çon tek zyra e drejtuesit të SPAK-ut, Dumani i cili i lexon si drejtues i çdo institucioni, madje ndonjëherë këto përkthehen edhe anglisht dhe u jepen këshilltarëve që ai ka dhe sidomos atyre amerikan të DEA-s dhe FBI.

Disa nga këto deklarata janë me të qeshura brenda SPAK-ut. Kjo tregon me të vërtet se çfarë po ndodh aty brenda dhe sa të ndjeshëm janë ata me deklarimet që bën ish presidenti i republikës dhe se sa seriozisht e kanë marrë ata çështjen dhe nuk tundohen fare as intimidohen nga të gjitha ato që thuhen poshtë e lartë nëpër media.

Madje këshilla e tyre për dy prokurorët jo vetëm për këtë çështje ka qenë “telefonat mbyllur, televizorët mbyllur vazhdoni punën” u shpreh Karamuço.

Dasmori qëΙΙon me αrmë për të festuar, υret gabimisht dhëndrin (kujdes, ρamje të rënda)

Dasma kthehet në tragjedi. Dhëndri u vra aksidentalisht gjatë dasmës së tij. Ngjarja ka ndodhur në Jordani, kur një nga dasmorët mori armën dhe qëlloi për të festuar.

Sipas mediave lokale, 20-vjeçari Hamza Sattam Hamed al-Fanatsa, vdiq menjëherë pas të shtënave. Burri që e qëlloi u arrestua dhe iu konfiskua arma

Elena Kocaqi ka një mesazh për daljen në “Shqip” të Agim Vincës!

Poeti dhe studiuesi i letërsisë shqipe Agim Vinca i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTv foli me tone të ashpra për pseudogjuhëtarët, që ai i quan turboetimologët që po dëmtojnë shqipen. Në një moment profesor Vinca përmendi edhe një rast që i kishte ndodhur me librin e zonjës Elena Kocaqi, që ai thotë se ishte shkruar pa “ë” dhe “ç”. Studiuesi thotë se Kocaqi flet për origjinën e shqipes, por vret gjuhën e sotme duke mos i përdorur këto shkronja të alfabetit.

Shprehimisht profesori tha: “Kam parë një libër të Elena Kocaqit, që nuk e njoh personalisht, në bulevardin e Strugës. Libri mbronte tezën e origjinës pellazge të shqipes, por fund e krye nuk kishte asnjë “Ë”. Shkronja “Ë” e cila është germa që përdoret më shpesh në gjuhën shqipe, në atë libër nuk përdorej fare. Mbrojmë origjinën, por vrasim gjuhën e sotme. Kush na lejon ne ta reduktojmë alfabetin e gjuhës shqipe që e kanë bërë ata burra të mëdhenj duke i hequr ë-në dhe ç-në?”

Pas kësaj deklarate ka ardhur reagimi nga vetë studiuesja Elena Kocaqi, me një shkrim të botuar në profilin e Facebook-ut, të cilin e nis me titullin:

“Gjuha është ajo që flet populli!

Kushdo që përqesh një shqiptar dhe i thotë atij se, ti nuk njeh dhe nuk di gjuhën shqipe, është thjeshtë një qënie injorante, mjerane dhe anti shqiptare. Të gjithë shqiptarët pavarsisht dialektit dhe nëndialektit flasin dhe dinë gjuhën shqipe shumë mirë. Gjuhëtarët komunist duhet të kuptojnë një herë e mirë se, gjuha është ajo që flet populli dhe jo ajo që mendojnë gjuhëtarët, se si duhet të flasi fjalët një popull. Gjuha e popullit është pasuria e vërtet gjuhësore, sepse ka qënë e folura që ka ruajtur gjuhën dhe jo ajo që gjuhëtarët duan t’i imponojnë popullit. Gjuha zyrtare është thjesht byrokratike dhe ajo kurre nuk mund dhe nuk duhet të zëvendësoj të folurën e vatrës. Sa për ata që janë plakur e nuk kanë mësuar ende etikën dhe edukatën qytetare, dhe që më përgojojnë nëpër studio televizeve, thjesht iu themë se nuk e meritoni vëmendjen time dhe ju bëj nder po t’iu përmend emrin. Une kam studime historike, ku kam trajtuar edhe historinë e gjuhës, ndërsa ju nuk e keni idenë fare sesi kryhet një studim historik dhe gjuhësor dhe meqë nuk dini merreni me lapsuse shtypi dhe jo me thelbin e studimeve. Shpesh studimet e mija kopjohen dhe shpërndahen dhe unë nuk mund të mbaj përgjegjësi për cilësinë e shkrimeve që as nuk i kontrolloj.
Gjithësesi, njohja e gjuhës nuk përcaktohet nga lapsuset e botimeve, ku mungojnë pikat mbi ndonjë ë të vendosur në fjalë nga gjuhëtarët vënd e pa vënd. Në shkencën historike njeriu vlersohet për faktet dhe argumentet që sjell. Në shkencë njeriu nuk merret fare me epitetimin e njeriut, por me kritiken e mendimit bazuar mbi fakte dhe argumente, se ndryshe opinioni nuk ka asnjë vlerë. Opinioni personal nuk të bënë shkencëtar, kur nuk ke asnjë studim për fushën, siç nuk ka një tip qe më ka përgojuar nëpër studio, ku unë nuk kam qënë prezent.”, shkruan Kocaqi në Facebook.

Është e qartë sa të drejtë ka profesor Vinca për mungesën e njohjes së rregullave bazë të drejtshkrimit nga zonja Kocaqi./K.C/dritare.net

Mësυesit çamë, ata që ngritën shkoΙΙën shqipe dhe i dhanë gjυhës një dimension tjetër

Ashtu si kudo në vendin tonë edhe në krahinën e Çamërisë u bënë përpjekje të shumta për përhapjen e mësimit shqip dhe për çeljen e shkollave në gjuhën amtare.

Kështu, në vitet e fundit të shekullit të 19-të, atdhetari Rexhep Demi bashkërendoi punën me Sabri Prevezën (1862-1929), me synimin kryesor përhapjen e shkrimit të gjuhës shqipe në të gjithë Çamërinë.

Kështu, u dendësua edhe puna për shpërndarjen e librave dhe të gazetave shqipe, si në Çamëri dhe në Shqipërinë e Jugut. Vetëm në Prevezë, Sabriu u kishte mësuar shkrimin e leximin shqip disa bashkatdhetarëve. Më 1899, ai i shkruante shoqërisë “Dituria” të Bukureshtit, me të cilën mbante lidhje të vazhdueshme:

“Duhet të zgjojmë ata mëmdhetarë, që gjenden në gjumë e të mos i trembemi Fizanit dhe Bosforit, se posa u trembëm këtyre…s’ fitojmë gjëkafshë, andaj duhet të kemi guxim e shpejtim në shërbesë të mëmëdhesë, sa që të fitojmë qëllimin.

Këtu në Prevezë, tashti…zunë të mësojnë shqipen, pa na duhen abetare të mëdha dhe të vogla. Se, sa herë që i flasim ndonjë shqiptari për nevojën e shqipes, na kërkon abetare. E, kur s’ kemi t’i apim, helmohemi”.

Sabri Preveza, si shumë atdhetarë të tjerë të penës e të pushkës, u përfshi nga vala e kryengritjeve të mëdha antiosmane të viteve 1910-1912, që çuan në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912. (Më 1925, i ndjekur nga shovinistët grekë, ai u vendos në Sarandë, ku dhe vdiq).

Po tërë kjo veprimtari atdhetare e arsimore tërhoqi vëmendjen e qarqeve shoviniste dhe iu kundërvunë përhapësve të shqipes. Ashtu si në krahinat e tjera të Shqipërisë, ata u vërsulën me ashpërsi edhe ndaj atdhetarëve në Çamëri. Më në fund, në vitin 1900 e arrestuan Rexhp Demin, në Filat dhe e dërguan në Janinë, qendra e vilajetit.

I kontrolluan shtëpinë, sidomos për të gjetur libra shqipe, gjë që për shovinistët përbënte faj të rëndë. Librat e gazetat shqipe, që iu gjetën, ia morën të gjitha. Për “krimin”, që kishte bërë, ky atdhetar u mbajt dy vjet në burgjet e mykura të Janinës.

Por edhe aty ai nuk u tërhoq nga puna e tij e frytshme për mësimin e shqipes. Në bashkëpunim me nxënësin e tij, Qamil Çami, themeluan një shoqëri të fshehtë, në të cilën bënin pjesë me dhjetëra nxënës. Ajo mori emrin simbolik “Vëllazëria”.

Ndër synimet kryesore të anëtarëve të kësaj Shoqërie, ishte mësimi i gjuhës amtare shqipe. Kështu, pas përgatitjeve të duhura, u arrit që më 7 shtator 1908, në Filat, të çeleshin dyert e një shkolle fillore në gjuhën shqipe. Në një telegram, të dërguar nga Musa Demi, thuhej:

“Me gaz të madh u japim një sihariq se sot çelmë këtu, me shumë lavdëri, një shkollë shqip dhe bëmë disa fjalë mëmëdhetarisht“.(Gaz. “Lirija”, Selanik, 14.09.1908, faqe 2). Afërsisht, po në atë kohë u hap një shkollë tjetër shqipe në Luros të Çamërisë. Mësuesit e parë të shkollës së Filatit ishin: Qamil Izet Çami, drejtor e mësues dhe Hamit Demi, mësues. Shpejt ata morëm masa dhe për kurse mbrëmjeje, ku të rriturit mësonin shkrim e këndim shqip.

Reaksioni i armiqve ishte i madh, ndërsa vendosmëria e mësuesve dhe e prindërve ishin për ta vazhduar me çdo çmim punën e nisur. Për këtë gjë, mësues Qamili shkroi edhe disa vargje, në të cilat shprehej me entusiazëm: “E hapën e u gëzuan (shqiptarët, shkollën),/ grekët e djallit u helmuan,/ çami, bir’ i astritit/ i dha dërrmën moraitit”. Vështirësitë për libra e mjete mësimore ishin të shumta.

Por vetë mësuesi Izet Çami punoi për përkthimin e materialeve të duhura nga gjuha frënge. (Ibrahim D. Hoxha, gaz. “Çamëria”, 18.04.1991, faqe 6)

Veprimtarinë e tij, në shërbim të arsimit kombëtar, Qamil Çami e vijoi më tej, duke bërë të mundur ngritjen e një shkolle të mesme shqipe, po me qendër në Filat. Ndër të tjera, aty do të përgatiteshin mësuesit e rinj për të hapur shkolla shqipe, kryesisht në Jug të Shqipërisë.

Gjatë kësaj periudhe, ai bashkëpunoi me shtypin e kohës, sidomos me gazetën “Zgjimi i Shqipërisë”, që dilte në Janinë dhe shkroi vjersha me temë atdhetare. Tërë kjo veprimtari i egërsoi shovinistët, të cilët e vlerësuan “njeri të rrezikshëm”, e pushuan nga puna dhe e internuan në një fshat, afër Edirnesë.

Megjithatë, nuk iu bind urdhërit, por rroku armët, doli në mal dhe u bashkua me çetat kryengritëse. Pas shpalljes së Pavarësisë, u vu me të gjitha dijet e aftësitë e tij në shërbim të arsimit kombëtar.

Mori pjesë aktive në Revolucionin e Qershorit 1924 dhe e caktuan drejtor shkolle në Konispol. Më pas, e transferuan mësues në fshatra të Beratit dhe më 1930 në konviktin “Çamëria”-Sarandë. Por, pas tre vjetësh, kur Qamili kishte dhënë aq shumë për Atdheun e arsimin në gjuhën shqipe, vdiq në Tiranë, në moshën 48-vjeçare.

Në vazhdim të punës së bërë, në pranverën e vitit 1910 funksiononin disa shkolla shqipe, përveç asaj të Filatit e Mallakastrës së Çamërisë. Të tilla ishin shkollat në: Konispol, Ninat, Koskë, Janjar, Konicë e Mazarek.

Në shkollën Mesare të Leskovikut ishte mësues Haki Glina, intelektual “mjaft i njohur midis atdhetarëve”. Detyrën e mësuesit shëtitës për fëmijët çamë e kryen disa intelektualë atdhetare, ndër të cilët u dallua Hamza Tatzati e të tjerë.

E njohur është dhe ndihmesa, që dha atdhetari Dervish Hima në verën e vitit 1911. Ai grumbulloi “të holla për të themeluar shkollë shqipe në Filat të Çamërisë”, për të cilën shkruante se:

“Kjo shkollë do të jetë shumë e dobishme për ne dhe unë po përdor gjithë vullnetin tim dhe gjithë energjinë time për të arritur suksesin e saj”. Përpjekje u bënë dhe për hapjen e shkollës së Janjarit. Për shkollat shqipe në Filat u caktua si përgjegjës Qamil Efendiu, por në punën e tij i dolën shumë pengesa nga autoritetet qeveritare.

Në Prevezë u kërkua me ngulm që mësimi i shqipes të futej, përveç idadijes, edhe në shkollat fillore turke. Të papërtuar në përhapjen vullnetarisht të mësimit të gjuhës amtare te fëmijët e të rriturit u treguan intelektualët atdhetarë Qamil Çami, Musa Demi e të tjerë. Atdhetarët shqiptarë shtruan detyrë përgatitjen e mësuesve të shqipes në shkollat pedagogjike, që u menduan të hapen në Margëlliç e Janinë. (Dr. Apostol Pango, Sarandë, 28.02.1999).

Pra, gjatë viteve 1908-1912, ashtu si në krahinat e tjera, mësimi i shqipes në Çamëri mori përhapje edhe jashtë dyerve të shkollave shqipe. Sali Filati (Çeka) shkruante kështu: “Çamëria sot mori një lëvizje përparimi. Ky çip i vjetër i Shqipërisë ngreh gjerdhet nga kopështrat e diturisë dhe sheh bilbilët, lulet, fatbardhësinë e qytetërimit”.(Gaz. “Korça”, nr. 9, 20.05.1910).

Në vitet e mëvonshme, mësimi në gjuhën amtare shqipe në krahinën e Çamërisë u përball me rrethanat e vështira historike, që u krijuan si pasojë e shpërguljeve masive të atyre banorëve, larg trojeve të tyre të stërlashta shqiptare. Megjithatë, kudo që i çuan valët e jetës, në zemrat e tyre mbeti kurdoherë e gjallë dhe pashuar dashuria për shkronjat dhe fjalën e ëmbël shqipe.

Nga Prof. Murat Gecaj.

Vαrri i Enver Hoxhës u hap me dinamit në 1992? Dëshmia e rrallë e eksρertit që mori pjesë në zhυarrim: Letra që gjetëm brenda kυfomës

Nga Bardhyl Çipi

Zhvarrimi i kufomës së Enver Hoxhës

Në ekzaminimet mjekoligjore një vend të veçantë zënë ato të zhvarrimeve të kufomave të vdekjeve të mëparshme, që mund të kryhen për arsye të ndryshme, në radhë të parë për ekzaminimin e kufomave, për vdekje që dyshohen të kenë ardhur si pasojë e vrasjeve, të cilat nuk janë ekzaminuar më parë, ose kur këqyrja e parë ka qenë me të meta serioze etj.

Por zhvarrimet mund të kryhen edhe për arsye të tjera që s’kanë të bëjnë me mjekësinë ligjore, p.sh., kur do të bëhen transferime të varrezave, apo varreve të veçanta për arsye të ndryshme.
Një rast të tillë përbën edhe çështja e zhvarrimeve të kryera më datat 2-3 maj 1992, në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë. Ato në fakt kanë qenë veprime krejt të zakonshme, siç ndodh në transferimet e varrezave.
Veçse, ky veprim i shtetit demokratik në varrezat ku prehen heronjtë, dëshmorët dhe njerëzit më të shquar të vendit tonë, u krye për të larguar prej tyre, varrin e diktatorit komunist dhe ato të bashkëpunëtorëve kryesorë të tij, të cilët nuk meritonin nderin që të qëndronin atje, për shkak të persekutimit të egër mbi 45 vjeçar, që i kishin bërë popullit Shqiptar.

Për këtë arsye, Bashkia e Tiranës që organizoi dhe drejtoi transferimin e këtyre varreve, u tregua shumë e kujdesshme për të shmangur çdo reagim kundërshtues të komunistëve fanatikë, përkrahës të regjimit të mëparshëm.
Për shkak të përvojës që unë kisha në kryerjen e zhvarrimeve mjekoligjore, u caktova bashkë me mjekun e Bashkisë, për të ndjekur nga ana mjekësore mbarëvajtjen e kryerjes së tyre. Për të rritur saktësinë e veprimeve tona, ne morëm edhe një ekspert kriminalist.

Për fat të keq, kriminalisti, i cili u caktua si pjesëtar i grupit të specialistëve që do të merrnin pjesë në këtë veprim, me detyrën për të kryer edhe fotografimet përkatëse dhe për t’i ruajtur, ai i shpalli ato. Jo vetëm kaq, por në shkrimin e bërë në shtypin e përditshëm në vitet 2000, ku përfshihen edhe fotografitë e ekspertit kriminalist, kjo ngjarje paraqitet në mënyrë të shtrembër, bile edhe duke shpifur.

Veprime të tilla, të kryera me sa duket me qëllime të caktuara dashakeqëse për të nxitur ndjenjat e urrejtjes në popullin tonë, njëkohësisht ofenduese për mua në profesionin delikat që ushtroj, të cilat shkelin edhe parimin e ruajtjes së sekretit profesional, janë jo vetëm të dëmshme por edhe të dënueshme.

Në këto rrethana, unë u detyrova t’i botoj rezultatet e zhvarrimit të Enver Hoxhës, për të treguar të vërtetën e kryerjes së tij dhe informuar edhe opinionin e vendit tonë.

Madje për këtë zhvarrim, dua të shtoj se kohët e fundit, janë ngritur akuza të tjera të rreme, sikur gjoja në hapjen e varrit të Enver Hoxhës, është përdorur dinamit.

Po kështu janë botuar dëshmitë e specialistëve, që kanë marrë pjesë në mbylljen hermetike të këtij varri, për ta ruajtur trupin e të vdekurit, për një kohë sa më të gjatë, veprim ky që sipas tyre është kryer natën e parë pas varrimit, në vitin 1985.

Prandaj, unë e ndjej si detyrim, që ta përshkruaj përsëri pjesëmarrjen time në këtë zhvarrim, aq më tepër se ky ka të bëjë me një person publik shumë të rëndësishëm, që ka qenë drejtuesi kryesor i hyjnizuar i diktaturës komuniste të vendit tonë, për një periudhë të gjatë kohore, rreth 45 vjeçare, për të cilin sipas rregullave të njohura të konfidencialitetit pas vdekjes, sekreti mjekësor, mund të mos ruhet.

Gjatë aktivitetit tim të gjatë profesional, unë kam marrë pjesë në një numër të madh të ekzaminimeve të këtij lloji, aq sa bile shumë prej tyre, që u takojnë viteve të shkuara, unë i kam harruar.

Megjithatë, ajo që më ka mbetur në mendje nga të gjitha këto raste të panumërta, ka qenë pikërisht ajo, që të krijohet një ndjenjë hidhërimi dhe vuajtjeje, kur mendon për qenien njerëzore që ka ekzistuar më parë, përpjekjet që ka kryer, hallet që ka pasur, të mirat apo të këqijat që u ka bërë të tjerëve dhe tani për të përfunduar në këto mbeturina indore dhe kockore, që do të thërrmohen dhe zhduken gradualisht në tokë, duke qëndruar në mes të një kalbësire mikrobike dhe insektesh me larvat e tyre, të cilat po i shkatërrojnë duke i ngrënë pak nga pak.

Në lidhje me ngjarjen që po tregoj, për mua si specialist mjekoligjor, përshtypja kryesore që më ka mbetur, ka të bëjë me faktin se gjatë saj u krye një punë e përsosur në të gjitha aspektet: teknike,shkencore dhe humane.

U zbatuan me përpikëri të gjitha rregullat procedurale të shtetit, të shoqëruara këto me një dokumentim të saktë e të hollësishëm, të të gjitha veprimeve të kryera. Pothuajse për të gjitha kufomat që do të hiqeshin, ishin përgatitur arkivole të reja, të shënuara me emrat përkatëse.

Nga ana tjetër, Bashkia e Tiranës kishte marrë masat për kryerjen e punimeve të hapjes të varreve. U vendos që punimet të fillojnë darkën e 2 majit, për të vetmen arsye, sepse u mendua se ato mund të zgjasnin disa orë, për shkak të vështirësive që mund të dilnin nga hapja e pjesëve të betonuara të varreve, në mënyrë që mëngjesin e ditës tjetër, ato të ishin gati për kryerjen e veprimeve të tjera të zhvarrimit.

Sipas një rregulli ndërkombëtar, i cili është zbatuar gjithmonë në vendin tonë, zhvarrimet kryhen gjithmonë në orët e para të mëngjesit.

Dhe në fakt, kështu u veprua. Kufomat që do transferoheshin u këqyrën një nga një dhe me shumë kujdes nga ana jonë, kryesisht në drejtim të vënies në dukje të shenjave identifikuese të mbetjeve të tyre, aq më tepër se një pjesë e tyre kishte qenë transferuar edhe më parë nga varreza të tjera.

Më pas, pjesët e tyre, gjithnjë nën kontrollin tonë, u vendosën me shumë kujdes në arkivolet e reja, të cilat u dërguan më pas në varrezat e qytetit për rivarrosjen e tyre.

Përsa i përket varrit të Enver Hoxhës, në hapjen e tij u hasën disa vështirësi, për shkak të ndërtimit të ndërlikuar të tij. Në fillim u hoq pjesa e sipërme e betonuar, e mbuluar me pllakat e mermerit; më pas u hoqën me radhë një shtresë betoni, me anën e mjeteve të zakonshme që përdoren në këto raste, më pas një shtresë me trashësi 40–50 cm., prej materiali “buke peshku”, me ngjyrë të bardhë, e imbibuar me ujë, poshtë saj – një pjesë tjetër betoni më e hollë, prej disa shtresash.

Nën to u zbulua një fletë plumbi, mjaft e trashë. Ajo e rrethonte arkivolin nga të gjitha anët, në formë të një këllëfi të mbyllur hermetikisht. Sipas konstruktorit të këtij varri, i pranishëm atë natë, për të orientuar ata që punonin për hapjen e tij, këllëfi metalik, i mbyllur në mënyrë hermetike, në brendësi të të cilit gjendej arkivoli me kufomën, siguronte një ruajtje shumë të mirë dhe afatgjatë.

Për fat të keq, pas hapjes të këllëfit metalik, rezultoi se mbyllja e tij nuk kishte qenë hermetike, sepse brenda tij u gjet një sasi shumë e madhe uji me erë disi të keqe, i cili gati sa nuk mbulonte arkivolin. Pas këtij zbulimi, konstruktorin e varrit, nuk e pashë më. Arkivoli u nxor në sipërfaqe, me ndihmën e një vinçi.

Ai ishte prej druri me ngjyrë në kafe, me zbukurime të shumta në trajta të gdhendjesh në sipërfaqen e tij. Kapaku i tij ishte i lirë, i pa mbërthyer. Arkivoli paraqitej pjesërisht i dëmtuar nga qëndrimi i gjatë në ujë. Pas heqjes së kapakut të tij, brenda në arkivol, gjendej një kufomë njerëzore, e seksit mashkull, me shtat të lartë, e cila megjithëse kishte filluar procesi i kalbëzimit, paraqitej në përgjithësi e ruajtur.

Kufoma mbante të veshur një kostum të errët (xhaketë dhe pantallona), këmishë të bardhë dhe kravatë, këpucë gjysma dhe çorape. Në jakën e majtë të xhaketës, kishte dy stema, nga të cilat njëra e 40 vjetorit të PPSh-së. Në pjesën e barkut, ndodhej një copë letër e bardhë, me formë katërkëndëshe, e lagur, në të cilën dukej që kishte qenë e shkruar me bojë, por që ishte pothuajse krejt e shpëlarë dhe e palexueshme.

Te këmbët ndodhej një lule artificiale, me ngjyrë të kuqe. Koka e kufomës, paraqitej e rregullt, por me flokët e rëna. Fytyra ishte e deformuar nga procesi i kalbëzimit mjaft të përparuar, sidomos te sytë dhe buzët. Në përgjithësi, pjesët e tjera të trupit, ishin më të ruajtura. Pasi u fotografua, ajo ju paraqit një të afërmi të familjes, i cili e identifikoi atë, se i përkiste Enver Hoxhës; pas kësaj ai mori edhe aprovimin e të afërmve të tjerë të familjes, që qëndronin pak më larg.

E gjithë këqyrja, u krye brenda një kohe të shkurtër, për disa minuta. Kufoma, nuk u nxorr nga arkivoli, për ekzaminime të mëtejshme. Arkivoli me kufomën u transportuan me kujdes, me një makinë të tipit “Zuk”, të funeraleve, për t’u rivarrosur në varrezat e Sharrës në Tiranë. Kjo ka qenë gjithçka që unë dhe kolegu tjetër, pamë në këqyrjen e shpejtë të kufomës së Enver Hoxhës, pas zhvarrimit të saj.

Në të vërtetë, për konservimin e kufomës së Enver Hoxhës, pas vdekjes së tij, ishte treguar një kujdes shumë i madh. Në morgun e Tiranën kur u krye autopsia, dhe më pas, u përdorën metodat me anën e përdorimit të lëngjeve ballasamuese, më të mira, gjithashtu kufoma u mbajt në frigoriferët e morgut, gjatë natës, në ditët që bëheshin homazhet.

Po kështu, specialistët, që u përpoqën të kryejnë mbylljen hermetike të varrit, punuan me përkushtim, por pa arritur të krijojnë vakumin që kërkohet në raste të tilla, sikurse e pohojnë ata tani. Në fakt, edhe sipas literaturës mjekoligjore, në raste kufomash të ruajtura në mënyrë pak a shumë të ngjashme me atë të Enver Hoxhës, ato janë gjetur të paprishura, bile edhe pas disa dhjetra vitesh.

Për fat të keq, varri kur u hap, u gjet i mbushur me ujë brenda të cilit, notonte arkivoli me kufomën. Nga përvoja jonë mjekoligjore dhe literatura respektive, prania e lagështirës dhe ujit, përbën një nga faktorët kryesorë që ndikojnë në zhvillimin më të shpejtë të procesit të kalbëzimit të kufomës.

Pra, kjo ka qenë arsyeja kryesore dhe jo mungesa e vakumit, që te kufoma e Enver Hoxhës, pas zhvarrimit, 7 vjet pas vdekjes, ishte shfaqur procesi i kalbëzimit, mjaft i përparuar, sidomos në fytyrë. Kjo vërteton në mënyrë të qartë, që nuk është arritur të kryhet një mbyllje siç duhet e varrit dhe këllëfit prej plumbi, rreth arkivolit.

Nuk dua të zgjatem më shumë me sajimet dhe interpretimet pa kuptim, në lidhje me këtë ngjarje, të botuara në dy shkrimet e muajve janar dhe prill të vitit 2000, (në “Gazeta Shqiptare”) dhe më pas në gënjeshtrën se; është përdorur dinamiti për hapjen e varrit!

Megjithatë, nuk mund të rri pa e përmendur shpifjen, që bëhet, sipas së cilës, kufoma pësoi një dëmtim, duke u çarë në anën e majtë të fytyrës, nga goditja që pësoi nga kapaku i arkivolit, kur ai lëvizi në momentin kur ai po nxirrej me vinç, për arsye të mos kapjes mirë të arkivolit, nga kavoja e vinçit.

Me sa më kujtohet, nga kjo ngjarje, kur arkivoli u nxor me ndihmën e vinçit, gjatë ngritjes së tij, u ndje në fillim vetëm një kërcitje e lehtë e tij dhe asgjë tjetër. Kjo zhurmë e vogël, me sa duket ka nxitur fantazinë e kriminalistit, ose të gazetarit, për të bërë këtë sajim imagjinar, disi të ndërlikuar dhe pak të çuditshëm.

Nga këqyrja e jashtme, e kujdesshme e kufomës, së bashku me mjekun e Bashkisë, anëtar i komisionit të këtyre zhvarrimeve, nuk u konstatua as edhe një dëmtim mekanik, fakt ky të cilin, e mbaj mend shumë mirë edhe sot. Po kështu pretendimi, se është përdorur dinamiti në hapjen e këtij varri, është krejtësisht i pavërtetë, sepse unë gjatë gjithë asaj nate, kam qenë i pranshëm në të gjitha veprimet që u kryen në këtë varr.

Mesa më kujtohet, atje u përdorën mjete të zakonshme për hapjen dhe heqjen e pjesëve të betonuara, apo metalike dhe më pas u soll vetëm një vinç, që shërbeu për ta nxjerr më kollaj arkivolin, nga thellësia e varrit.