Itali/ U përplas me gurët pas një zhytjeje në det, 33-vjeçari shqiptar në luftë me vdekjen

Mediat italiane kanë bërë të ditur se një 33-vjeçar shqiptar po lufton me vdekjen në spitalin San Camillo në Romë. Ai ndodhet në koma pas një zhytjeje në Ostia.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën në mbrëmje. Ai u zhyt në një zonë ku uji është i cekët dhe ka gurë.

Nuk përjashtohet fakti që i riu shqiptar të ketë pirë shumë dhe ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar.

Vajzat që ishin në skelë, përfshirë të dashurën e tij, fillimisht menduan se ishte një shaka, më pas dhanë alarmin dhe mbërriti ndihma e parë.

Kur mbërritën mjekët, e gjetën në agoni dhe pa ndjenja, pothuajse të mbytur. Shqiptari ka thyerje të brinjëve dhe vertebrave, por edhe pneumoni nga thithja e ujit të detit.

Shqipëria në Europian, superkompjuteri i OPTA parashikon shanset e kuqezinjve në grup dhe… për fitoren e trofeut

Shqipëria do të nisë pas 10 ditësh rrugëtimin e saj në Euro 2024, ku do të kërkojë të bëjë një paraqitje të denjë për pritshmërinë që ka krijuar pas në fazës kualifikuese që e mbylli si e para në grupin e saj.

Në Europian do të jetë pak më ndryshe, edhe për faktin se kuqezinjtë kanë rënë në “grupin e ferrit” siç cilësohet nga të gjithë, ai B, ku përkrah janë Spanja, Italia e Kroacia. Një treshe skuadrash që kanë pretendime jo të vogla për t’i shkuar deri në fazat finale këtij turneu.

Parashikimin si mund të jetë turneu i Shqipërisë, e ka dhënë superkompjuteri i gjigandit të statistikave, “OPTA”. Nëpërmjet një programi të sofistikuar të dhënash, është simuluar 10 mijë herë i gjithë turneu dhe janë përcaktuar përqindjet e çdo varianti të mundshëm të përfundimit të tij, sigurisht, duke përfshirë edhe Shqipërinë në çdo përllogaritje.

Sipas superkompjuterit, mundësia më e madhe është që Shqipëria ta mbyllë grupin në vendin e fundit, pasi kjo ndeshet në 56,4% të rasteve. Vendi i tretë i kuqezinjve është në 25,7% të rasteve, vendi i dytë në 12,3% dhe ai i pari në grup është 5,6%.

Në simulimin e kualifikimit në fazën me eliminim direkt, shanset e Shqipërisë për të shkuar në 16-she janë 33,4%. Përqindja zbret në 11,6 për kualifikimin në çerekfinale dhe 3,2 për gjysmëfinalet. Kuqezinjtë kanë 0,8% mundësi që të shkojnë në finalen e turneut dhe vetëm 0,2% për të fituar Euro 2024./PANORAMASPORT.AL

Horoskopi për ditën e sotme, e Mërkurë 5 Qershor 2024

Dashi

Do të jeni mjaft krijues dhe kjo rigjetje sigurie tek aftësitë tuaja, do ju lejojë që të arrini objektivat e vendosur në punë. Në dashuri ka disa tensione të cilat duhet ti sheshoni me partnerin/en, ndaj jini më të komunikueshëm.

Demi

Kjo e mërkurë do ju gjejë me intuitë të theksuar dhe do të shfaqeni të besueshëm para të tjerëve. Një gjë e tillë do të sjellë avantazhe në çështjet e punës. Këshillohet që të jeni më romantik, në mënyrë që të ndizni shkëndija të reja.

Binjakët

Po nisni një rrugëtim i cili do ju çojë drejt rritjes sa i takon karrierës tuaj profesionale. Do të jeni shumë të përqendruar, por mundohuni që të mos lini shumë pas dore ndjenjat. Mjaft të favorshme gjatë kësaj dite, janë investimet.

Gaforrja

Qielli do të jetë mjaft i favorshëm për gjithë ata që kanë dëshirë të rikthehen në lojë në punë. Parashikohen zgjidhje të rëndësishme të cilat do ju lejojnë që të rigjeni qetësinë. Në dashuri, do të jeni disi të ftohtë dhe të shkëputur. Duhet të kaloni më shumë kohë cilësore me partnerin/en.

Luani

Ndonëse jeni në një periudhë mjaft të tensionuar dhe stresuese, mund të merrni rezultate të mëdha në punë. Në dashuri, mundohuni të mos jeni shumë anksioz.

Virgjëresha

Kjo javë është e rëndësishme për të rigjetur sigurinë dhe qetësinë, duke pasur besim te kapacitetet tuaja. Kjo është një periudhë shumë e mirë për të përmbyllur projekte të rëndësishme. Në dashuri parashikohet një periudhë e favorshme.

Peshorja

Kjo ditë është e rëndësishme për të vlerësuar më mirë ofertat që keni marrë së fundmi. Parashikohen të reja të rëndësishme dhe marrëveshje intriguese. Sa i takon sferës emocionale, parashikohen takime romantike dhe emocionuese.

Akrepi

Këshillohet që të jeni shumë të kujdesshëm, sidomos në çështjet e biznesit, ku i keni vendosur vetes një objektiv të caktuar. Megjithatë duhet të mundoheni të shfaqni më shumë besim ndaj bashkëpunëtorëve tuaj. Mbrëmja parashikohet të jetë argëtuese dhe relaksuese për gjithë ata që kanë dëshirë të rikthehen në lojë në dashuri.

Shigjetari

Jini më kurajoz dhe mos hezitoni që të përhapni propozimet tuaja në vendin e punës. Duhet të tregoheni më shumë bashkëpunues dhe të vendosur për të çuar përpara një projekt të rëndësishëm. Parashikohet një periudhë e rëndësishme tranzitore, e cila mund të përforcojë një histori dashurie.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite do të ndiheni shumë të kënaqur me rezultatet e arritura në vendin e punës. Megjithatë jeni lodhur shumë dhe në këtë moment, doni vetëm të pushoni. Kjo e mërkurë parashikon histori të reja dashurie.

Ujori

Parashikohet një ditë e rëndësishme, sa i takon arritjes së rezultateve në punë. Tashmë do të ndiheni gati për të hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën tuaj. Në dashuri, këshillohet që të shfaqni më hapur ndjenjat.

Peshqit

Kjo është një periudhë e rëndësishme për të plotësuar pritshmëritë tuaja në dashuri. Sa i takon punës, parashikohet një ditë mjaft intensive por në të njëjtën kohë edhe produktive, ku favorizohen bashkëpunimet me kolegët.

Turqit zbulojnë ofertën e bujshme nga Seria A për Rei Manajn, sulmuesin kuqezi e kërkon Lacio

Rei Manaj vazhdon të jetë emri më i lakuar në merkaton e futbollistëve në Turqi, pas një sezoni të jashtëzakonshëm që ka bërë me Sivaspor duke shënuar 22 gola në të gjithë kompeticionet. Sulmuesi shqiptar është në shitje dhe ofertat për të duket se nuk mungojnë.

Sipas mediave turke, më e fundit vjen nga Seria A, ku sulmuesi ka luajtur edhe më parë dhe njeh mjaft mirë ambientin, portalet e mediave të mëdha turke raportojnë se për Manajn ka një interesim konkret nga Lacio, që është gati të kthejë në elitën e futbollit italian sulmuesin shqiptar.

Nuk bëhen të ditura shifrat që ofron Lacio, por klubi i Sivaspor ka bërë të qartë se ka refuzuar oferta prej 6 milionë eurosh për lojtarin nga Seria A më përpara, teksa tani kërkon 15 milionë euro për kartonin e tij./PANORAMASPORT.AL

Gazetari LIVE në emision, hajduti i vjedh varësen të moshuarës

Një incident u regjistrua nga kamera e mediave greke mëngjesin e sotëm në plazhin e Alimos, me një burrë që i vodhi varësen nga qafa një të moshuare, teksa ajo po përgatitej të zhytej.

Sipas gazetarit të SKAI-t, hajduti që rrëmbeu kryqin ishte duke ecur në plazh që herët në mëngjes bashkë me një bashkëpunëtor.

E moshuara duke folur për gazetarin, tha se hajduti i vodhi varësen me kryq nga qafa.

“Unë po bëhesha gati të zhytesha dhe ai më kapi kryqin”.

Sipas saj, kryqi ka njëfarë vlere dhe ka pasur një zinxhir të trashë, dhe kjo duket se e ka tunduar hajdutin për ta vjedhur.

SHIKO VIDEON KËTU

Sherri me pronarin, gazetarja e njohur e Klodiana Lala jep dorëheqjen nga televizioni News 24

Zonja Lala ka vendosur të largohet pas rreth 17 vitesh nga News 24 pas debateve me pronarin e televizionit, Irfan Hysenbelliu.

Sipas burimeve, pronari i televizionit ka tentuar të kufizojë daljet e gazetares Lala në studiot e televizioneve të tjera, kufizim i cili është refuzuar nga gazetarja. Por, kjo mund të mos jetë arsyeja e vetme e mosmarrëveshjeve.

Kujtojmë se gazetarët e News 24, Gazetës Shqiptare dhe Panorama i kanë marrë gjithmonë pagat me vonesë. Aktualisht shumica e gazetarëve ka tre muaj që nuk marrin pagat.

Ju bezdisin mushkonjat? Ylli Merja: Ju tregoj sekretin si të shpëtoni një herë e mirë

Vera është e mahnitshme, ditë të gjata, netë të ngrohta por dhe shumë “mysafirë të paftuar” si mushkonjat. Por, a ka një mënyrë për t’i shmangur ato dhe për të shpëtuar nga pickimet e padëshirueshme? 

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregoi disa mënyra sesi të shpëtojmë njëherë e mirë nga mushkonjat.

Së pari shprehet Merja, pickimet e mushkonjave përveç se të bezdisshme mund të transmetojnë dhe infektojnë viruse të ndryshëm, në rast se një mushkonjë ka pickuar një person me hepatit ekziston mundësia që nëse pickon dhe një individ tjetër t’a infektojë atë.

Bima e rigonit është një nga bimët më të mira që vijnë në ndihmë për largimin e mushkonjave por dhe të insekteve të tjera, pasi aroma ngacmuese e gjetheve të rigonit paralizon instiktin nuhatës të insekteve. Timoli dhe karnavoli prezent tek rigoni bëjnë largimin e mushkonjave por dhe mizave nga ambjenti. Gjithashtu degët e domateve janë shumë efikase në largimin e mushkonjave. Ndërsa një tjetër mënyrë, tregon Merja, është djegia e luleve të kalendulës, eukalipsit në një vazo të vogël, tymi që ato lëshojnë bëjnë largimin e të gjitha mushkonjave nga ambjenti. Kjo është një zgjidhje perfekte për shtëpitë e plazhit. Gjithashtu një tjetër mënyrë shumë efikase sidomos dhe për fëmijët, është përgatitja e një kremi me kalendul. E kaurdisim mirë lulen e kalendulës me pak vaj ulliri, bëhet një si vaj i kuq, mund t’i hedhim dhe pak dyll blete dhe pasi ftohet me këtë masë mund të lyejmë pjesët e ekspozuara sidomos gjatë mbrëmjeve në bregun e detit dhe është e garantuar – thekson Merja, se mushkonjat nuk do ju afrohen.

Pyetjes së moderatores a zgjedhin mushkonjat kë pickojnë? Merja i përgjigjet: Thuhet se mushkonjat kanë predispozitën për të pickuar njerëzit më inteligjentë dhe gratë shtatzëna, por deri tani nuk ka një studim për këtë.

Merja tregon gjithashtu për grackat që mund t’u ngrihen mushkonjave për t’i mbajtur larg shtëpive tona “Mund të marrim shishe plastike dhe hapim dy dritare të vogla në to pak poshtë tapës me një gërshëre, me diametër rreth 2 cm. Hedhim në shishe pak birrë ose verë që mbetet si dhe rreth 150 ml uthull molle, pasi mushkonjave u pëlqen athtësia që lëshon aroma e uthullës dhe tërhiqen drejt saj. I varim këto shishe në oborrin e shtëpisë pranë një peme, në ballkon apo verandë”.

Në përfundim të bisedës Ylli Merja tregoi si të veprojmë në rast pickimi nga mushkonjat, e shtypim pak vendin që të dalë proteina helmuese dhe e lyejmë me propolis me rigon. Një mënyrë tjetër për të ndaluar veprimin dhe për të çaktivizuar reaksionin këshillohet lyerja me vaj eukalipsi, trumze, vaj dafine, vaj rozmarine, vaj livando. Gjithashtu këto vajra janë shumë të mirë dhe për të parandaluar pickimin e mushkonjave duke hedhur 2 pika vaj në një krem, me të cilin lyejmë pjesët e ekspozuara të trupit.

“Është vajzë!” Efi zbulon gjininë e bebit të Mikelës

Ish-banorja e “Big Brother Vip Albania” Mikela Pupa do të bëhet nënë për herë të parë. Ishte një foto e saj krah Efit ajo që nxiti aludimet, pasi komentet u tejmbushën me urime për pritjen e ëmbël.

Sot Mikela organizon “babyshower” dhe pjesë e saj janë mikeshat e saj, disa të njohura për publikun. Një prej tyre, Efi, ka “zbuluar” për ndjekësit me anë të një videoje, gjininë e bebit, e cila do të jetë vajzë.

VIDEO/ Ηυmbën jetën 3 ρersona, ρυblikohen pamjet e aksidentit në Itali

Janë publikuar pamjet e aksidentit në Itali në autostradën e A12 në Rosignano, i cili ndodhi në provincën e Livornos të Italisë të shtunën e 2 qershorit.

Në pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë shihet se si makina ka hyrë me shpejtësi në njërën nga kabinat ku paguhet taksa e lëvizjes dhe është përplasur me dy makinat që ndodheshin para tij.

Si pasojë e aksidentit të paktën tre persona humbën jetën.

Tronditëse/ Shqiptari terrorizon Italinë, qëΙΙon disa herë me αrmë zjarri fqinjin e më pas tenton t’i ekzekυtojë familjen me çekiç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Milano ku një shqiptar ka qëlluar me armë ndaj fqinjit të tij. Mësohet se pas ngjarjes shqiptari është vënë në pranga. Mediat italiane raportjnë se 48-vjeçari shqiptar dhe fqinji egjiptian kishin pasur disa herë sherre.

Ndërkohë sherri i fundit mes tyre për pak sa nuk u kthye në tragjedi. Shqiptari kishte marrë një pistoletë në dorë dhe ka qëlluar disa herë ndaj fqinjit të tij. Viktima arriti t’u shmangej plumbave dhe të shpëtonte në këmbë në rrugë, ndërsa krimineli vazhdoi ta ndiqte dhe të qëllonte.

Pasi e ka plagosur, shqiptari ka shkuar tek banesa e fqinjit dhe ka tentuar të hapë derën. Duke mos arritur qëllimin e tij, shqiptari me një çekiç të rëndë ka nisur të tentojë të thyejë derën e shtëpisë së fqinjit ku ishin gruaja, dy vajzat dhe mbesa katër muajshe, duke kërcënuar se do të vriste të gjithë familjen. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia që ka bërë rrethimin dhe më pas ndalimin e shqiptarit.

Gjatë hetimit të rastit, arma, dy gëzhoja dhe shtatë fishekë të pashpërthyer u gjetën plus një fishek ende në karikator. Viktima u transportua me kodin e kuq në poliklinikën San Matteo në Pavia pa lëndime kërcënuese për jetën, më pas u lirua me një prognozë 21-ditore.