Shqiptari i kapur me 320 kg kokainë në Greqi, Artan Hoxha zbardh detaje të bujshme: 54-vjeçari ka në Shqipëri..

Artan Hoxha ka dhënë detaje nga kapja e 320 kg kokainë në Portin e Pireut, që vinte nga Amerika Latine, ngjarje që çoi në pranga edhe disa shqiptarë nga Patosi, mes tyre 54 vjeçarin Asdren Muharremi.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha tha se droga nuk ishte e destinuar në Shqipëri, siç është thënë në mediat greke, por do të shitej në Greqi.

Gazetari e përshkroi shqiptarin e kapur, Muharremi, si një biznesmen me “biznese të rregullta” në Shqipëri.

“Rasti i fundit i Pireut, kemi trafik të lëndëve narkotike nga Amerika Latine. Mediat greke u munduan ta nxirrnin si linjë trafiku që vjen në Shqipëri, por grupi i kapur nga Patosi, që merren me fruta ekzotike… Asdren Muharremi, 54 vjeç, një nga emrat. Pashaportën e fundit që ka marrë në 2022, në Greqi e njihnin për Andrea. Ka historik të mëparshem, është i hershëm. Në fillim është marrë me trafik heroine. Ka krijuar lidhje të forta në Greqi dhe nga Greqia është marrë me trafik narkotikësh.

Në vitin 2017, ka qenë edhe lufta e famshme në Siri dhe është rast i hetuar nga prokuroria greke sepse grupi i tij kishte krijuar larborator dhe prodhonte një narkotik, që quhej droga e xhihadistëve. E prodhonte në zemër të Athinës dhe e çonin në Lindjen e Mesme. Është dënuar dhe nuk është kapur. Ka qenë me oficerë grekë edhe në këtë rast.

Një nga bashkëpunëtorët që nis ngarkesat nga Amerika Latine, një shtetas grek i njohur, i ndjekur nga DEA, ka qenë i arrestuar për shitje armësh, shkëmbim armësh me kokainë dhe bashkëpunim me FARC. Ka qenë i ekstraduar në SHBA, ka bërë burg atje.

Sasia e kapur, u kap me informacion nga brenda. Kanë qenë dy kontejner me karkaleca që vinin nga Ekuadori. Janë ca karkaleca të mëdhenj që vijnë nga Paqësori. Diku te 8 milionë euro me çmim shumice është kapur, sepse pastaj shkon 30 e kusur milionë euro, çmimi i tregut. Është kapur shtetasi grek. Dërgesa vinte nga Panama, pra kanë lidhje dhe dyshimet janë që shtetasi grek i ka këto lidhje dhe shqiptari hyn te pjesa në Pire.

Thuhej që droga do të vinte në Shqipëri, por më rezulton se ajo do të shitej në Greqi. Pra, nuk ka qenë për Shqipërinë. Personi që u kap, Muharremi, rezulton që në Shqipëri ka patur biznese të rregullta dhe të deklaruara. Janë kapur edhe shtetas të tjerë shqiptarë dhe disa turq.

Kanë filluar hetimet për të parë pjesëtarët e tjerë të furnizuar nga kjo organizatë.

Ajo që tërheq vëmendjen, grupi ka aktivitet të mëparshëm, ka precedent por më tepër ka bërë pastrim paraje. Është hetim që duhet bërë nga autoritetet tona. Jemi në vazhdën e linjave të konsoliduara”, tha Hoxha.

Kush vendosi tritol në hotelin e Ervin Matës? Zbardhet ngjarja

SPAK ka zbardhur së fundmi se kush janë personat që kanë organizuar shpërthimin me eksploziv në hotelin e Ervin Matës, i shpallur në kërkim për trafik droge.

Mësohet se pas kësaj ngjarje qëndrojnë Ramazan Rraja, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj.

Sipas SPAK, Ramazan Rraja ka siguruar një automjet tek njohjet e tij shoqërore në Durrës dhe ka dërguar një nga të afërmit e tij për ta marrë makinën për të realizuar hedhjen e sasisë së eksplozivit në hotel “Victoria”.

“Ramazan Rraja, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj, të akuzuar për kryerjen e veprave penale të mëposhtme: Shkatërrimit të pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 152/1 dhe 25, të Kodit Penal (lidhur me episodin e datës 30.05.2020, ndodhur në Tiranë) dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve shpërthyese”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 278/5 dhe 25, të Kodit Penal (lidhur me episodin e datës 30.05.2020, ndodhur në Tiranë). Ka rezultuar se i pandehuri Ramazan Rraja, është njëri nga personat që ka kërkuar dhe siguruar një automjet, tek njohjet e tij shoqërore në Durrës, dhe në vijim ka dërguar një nga të afërmit e tij me qëllim për ta marrë këtë automjet, dhe për të realizuar hedhjen e sasisë së lëndës eksplozive, në hotel “Victoria” Tiranë, në pronësi të shtetasit Luan Mata, ngjarje e ndodhur më datë 30.05.2020, ora 22:35. Lidhur me këtë episod i pandehuri Ramazan Rraja akuzohet se e ka kryer veprën penale në bashkëpunim me të pandehurit Plaurent Dervishaj dhe Juljan Mecaj.” – njofton SPAK

Ndarja e Xhensilës dhe Besit, shoku i ngushtë i aktorit “plas” b*mbën: Ke shpëtuar vlla, të pata thënë…

Ndarja e këngëtares Xhensila Myrtezaj dhe aktorit të humorit Besart Kallaku, është një nga ngjarjet që ka qenë në qendër të vëmendjes përgjatë kohëve të fundit.

Disa ditë më parë, aktori publikoi projektin e tij muzikor më të ri “Mosmirënjohja” me një tekst të shkruajtur nga vetë ai të cilin e konsideroi “tekst shpirti”.

Dhe pse komentet lidhur me ndarjen e ish-çiftit kanë qenë të shumta, kësaj radhe zjarrit i ka fryrë edhe miku i ngushtë i aktorit, biznesmeni Kristian Boci.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të “Instagram-it”, ai ka postuar një foto ku duket që po sheh videoklipin e këngë ‘Mosmirënjohja’ të Besit dhe Eli Malaj, këngë e cila duket se i dedikohet totalisht ndarjes së çifitit.


“Më vjen keq vëllai im po më beso ke shpëtuar njëherë e mirë nga qoftë largu. Të pata thënë brother Bes Kallaku”,-shkruan ai.

E rëndë/ Burri godet me thikë në bark gruan

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Greqi, mbrëmjen e kaluar. Një burrë ka goditur me thikë gruan e tij për arsye ende të paqarta. Sipas mediave vendase ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45 në zonën Nikaia, dhe ka qënë gruaja ajo që ka telefonuar policinë dhe ka thënë se është plagosur me thikë nga bashkëshorti i saj. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka arrestuar autorin, i cili rezulton person me precedent të mëparshëm penal.

Burimet zbuluan se burri kishte një histori arrestimesh për dhunë në familje: një herë në vitin 2021, dy herë në 2022 dhe tre herë në vitin 2024. Çdo herë ai ishte liruar pas një seance gjyqësore. Një tjetër incident kishte ndodhur më 27 prill mes çiftit, por edhe këtë herë burri ishte lënë i lirë. Ai pritet të dalë para drejtësisë për tu njohur me masën e sigurisë. Ndërkohë gruaja e plagosur mësohet se është në spital aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

U ftua për herë të parë në Kombëtare/ Kush është Medon Berisha, “surpriza” e madhe në listën e Sylvinhos

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho publikoi sot listën paraparake me 27 futbollistë për përgatitoret në kuadër të Euro 2024.

Në listën paraprake u vunë re disa mungesa të rëndësishme sidomos në repartin e sulmit, ku mungojnë Sokol Cikalleshi, Myrto Uzuni dhe Arbnor Muja.

Gjithashtu një mungesë e rëndësishme ishte edhe në mesfushë, ku Sylvinho nuk ka preferuar Keidi Baren.

Por përveç mungesave të rëndësishme, në listë ra në sy edhe një afrim i ri.

Bëhet fjalë për mesfushorin Medon Berisha i cili është thirrur për herë të parë në Kombëtare.

Mesfushori 20-vjeçar është në garë për një vend në Euro 2024 në Shqipëri, por nuk do të jetë e lehtë.

Berisha luan për Lecce në Serie A, atje ku aktivizohet edhe mesfushori tjetër shqiptar Ylber Ramadani.

Në këtë edicion, Berisha ka gjashtë paraqitje në kampionatin italian.

Më herët, Berisha ka qenë me të rinjtë e Leçes, ndërsa është zhvilluar edhe tek Young Boys në Zvicër.

Medon Berisha ka qenë së fundmi kapiten i U21 të Shqipërisë.

Më herët ai ka luajtur për Kosovën U21 dhe gjithashtu për Shqipërinë U20 dhe U19.

Ndodh puthja e parë në “Ferma VIP”, ja fermerët që “u kapën mat”

Aktori Albano Bogdo dhe këngëtarja Baby G kanë shprehur hapur ndjenjat për njëri-tjetrin gjatë kësaj jave. Mes dyshes, ka një pëlqim dhe ndjenjë, që deri më tani është mbajtur e fshehtë e me sa duket tashmë kanë vendosur të flasin hapur.

Por pasi panë klipin me diskutimet dhe momentet e tyre, ata u shprehën se janë vetëm shokë dhe gjithçka e kanë bërë për lojë. Një klip u shfaq ku dy fermerët dukeshin shumë të afërt me njeri-tjetrin, madje një puthje duket se ka ndodhur mes tyre.

“Ishte në spektaklin kur unë doja të largohesha, edhe Baby G erdhi pas meje të më qëndronte afër. Kishim pirë pak, po qeshnim”, tha Albano pasi pa klipin me momentet e tyre larg fermerëve të tjerë. Moderatorja Fjoralba Ponari u komunikoi se të dy fermerët do të qëndrojnë tek “Fakirët”, kjo pasi do të dënohen për shkak se kanë folur anglisht.

Kush janë më të fortët sot në Shqipëri dhe cili ishte gabimi fatal i Vis Martinajt? Flet Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga tregoi se si armiqtë e Ervis Martinajt u bënë bashkë për ta rrëmbyer, vrarë dhe zhdukur kufomën e tij. Gazetari tregon se kush janë kokat e krimit të organizuar në Shqipëri dhe bashkëpunimin me shtetin.

“Ti në Shqipëri mund t’i fshihesh policisë, SHIK-ut, prokurorisë, ama jo kundërshtarit. Dosja e Revanshit dëshmon që ata janë të aftë ta gjejnë njëri-tjetrin edhe në vrimë të miut. Ata i dinë njëri-tjetrit çfarë hanë, çfarë pinë. Durim Bamin tentuan ta vrasin shumë herë. Mesa duket nuk paska qenë e lehtë të shkoje tek ai.

Durim Bami është shumë i kujdesshëm. Ka lidhje të forta. Ai ka një areolë tjetër mbrojtëse. Gabimi më i madh që bëri Martinaj ishte që në kulmin e pushtetit të vet nuk e administroi dot dhe shkeli rregullat që ka bota e krimit të organizuar.

Ai bëri armiq gjithë ortakët e vet. Ai ka punuar 15 vjet me vëllezërit Duka dhe në fund arriti puna që ata vendosën deri në 10 milionë euro për Ervis Martinajn. Kjo fjalë e përhapur në territor bëri që gjithë vrasësit me pagesë të josheshin. Skuadrat e qitësve, dalin nga qarkullimi tani. Kjo tregon që kur hidhet llokma, hidhen të gjitha hienat për ta kapur. Gjithë vrasësit me pagesë janë joshur, kanë ardhur edhe nga Kosova, Bullgaria.

Natyra e Visit ishte përça dhe sundo. Ai ka bërë të njëjtën gjë edhe në Fushë Kuqe. Sa merrte vesh që një grup po fuqizohej shkonte e godiste. Nëse nuk e godiste dot bënte marrëveshje që ta kishte aleat. Por këto lloj idesh nuk mund të bëhet në këtë vend të vogël.

Ervis Martinaj mund t’i fshihej kujtdo, ama jo atyre që e kërkonin dhe e gjetën. Vis Martinaj u zhduk një vit e gjysmë pasi SKY kishte dalë nga qarkullimi. Por SKY të jep një indicie se kush është aleanca që po krijohet për ta goditur Ervis Martinajn. Ka arritur puna deri aty sa dhe vetë këta ustallarët e krimit të organizuar kuptuan që Vis Martinaj po i kthente kundër njëri-tjetrit. Të gjithë armiqtë e Ervis Martinajt u bënë bashkë për ta zhdukur. Pasi kjo aleancë nxori nga qarkullimi Ervis Martinajn, Shqipëria ra në qetësi. Kjo lloj qetësie vjen nga këta faktorë. Në vitin 2023-shin ka vetëm 34 të vrarë. Aleanca që u krijua nuk do zgjaste pafundësisht.

Pasi vranë Martinajn, synuan të marrin bizneset dhe pasuritë e Visit. I morën. Pasi ndanë plaçkat, filluan të godasin njëri-tjetrin.

Unë kur kam dalë për herë të parë pas rrëmbimit, vrasjes dhe zhdukjes së kufomës së Ervis Martinajt kam thënë: Edhe shteti ka qenë i interesuar që ai të zhdukej. Por më shqetëson se përse Sali Berisha nuk flet, sepse e ka mik familjar”. Kur foli Berisha pastaj, ai tha: Ky është zhdukur nga shteti.

Grupet më të fuqishme në Shqipëri sot janë ata që përdorin edhe lidhjet me shtetin për të goditur kundërshtarët”, tha ndër të tjera gazetari në Dritare Tv.

Kur mjekërkuqtë shqiptarë krijuan shtet Pirat në Mesjetë

Një nga detarët dhe piratët më të mëdhenj në histori ishte Hajredin Barbarosa – Mjekërkuqi (1478-1546), i biri spahiut Jakup Aga nga Janica e Greqisë së sotme, të cilin shumica e burimeve historike e përmendin si shqiptar.

Gazetari Agron Shala kujton nëpërmjet një shkrimi se Barbarosa ishte i padëshiruar kudo, ndaj me vëllain e tij Oruçin (1474-1518), i njohur po ashtu si Barbarosa (pra Mjekërkuqi), vendosën ta krijojnë një shtet të tyre ku do të jetonin rehat e nga ku do të vepronin lirshëm.

“Shteti i formuar nga ta sot njihet si Regjenca e Algjerisë (Algjeria, Tunizia dhe disa pjesë të Marokut të sotëm), që formohet me pëlqimin e Perandorisë Otomane – mbase se nga aty shqiptarët do ta mbronin Perandorinë duke u ballafaquar e duke marrë toka nga superfuqia e asaj kohe, Spanja (dhe shtetet tjera të gadishullit apenin)”, shkruan Shala.

Hajredini i largoi forcat evropiane nga Afrika e Veriut, por si pirat i papërmirësueshëm s’i linte rehat as në Evropë.

Kështu, Papa e krijoi “Lidhjen e Shenjtë” për ta konfrontuar shqiptarin.

“Por, në Betejën e Prevezës (1538), Mjekërkuqi e mundi flotën e aleancës evropiane – shumë më të madhe në anije e ushtarë – të përbërë nga Republika e Venedikut, Dukati i Mantuit, Perandoria e Spanjës, Perandoria e Portugalisë, Papati, Republika e Gjenovës dhe Malta. Regjenca e formuar nga Mjekërkuqët më 1515, do të ekzistojë deri më 1830 (si elajet otoman nga viti 1590) – derisa nuk ndodh pushtimi francez”, shkruan Shala./

Vasa: Sllavët në Maqedoni u vendosën si punëtorë krahu në pronat e shqiptarëve

Pashko Vasa në vitin 1878 në një memorandum dërguar sekretarit të jashtëm të kryeministrit, Benjamin Disrael, përmendte ardhjet e familjeve sllave në Maqedoni si punëtorë krahu, kryesisht bujq

Ndryshe nga pretendimet e rrënjosura në historiografitë fqinje, prania e elementit sllavofon në Kosovë dhe Maqedoni rezulton të jetë fare e vonë. Kërkimet e gjeografit serb, Jovan Cvijiq, provuan se shumica e sllavëve në rajonin e Moravës (Toplica e dikurshme) nuk kishin kujtesë më të hershme sesa 200 vjet, rrethanë që flet për vendosjen e tyre të vonshme nga viset e brendshme të Hercegovinës dhe Malit të Zi, shkruan Konica.al

Edhe historiani zviceran, Oliver Jens Schmitt pranon se kishte ardhje të serbëve nga pjesët e tjera të Perandorisë Osmane në Kosovë dhe Maqedoni. Ai merr shembull vendbanimin e Graçaninës (sot komunë serbe në jug të Prishtinës), që u themelua në shekullin XVIII nga një çifligar turk dhe u popullua me familje ortodokse sllave.

Edhe Pashko Vasa në vitin 1878 në një memorandum dërguar sekretarit të jashtëm të kryeministrit, Benjamin Disrael, përmendte ardhjet e familjeve sllave në Maqedoni si punëtorë krahu, kryesisht bujq.

Duke i tërhequr vërejtjen britanikëve për shquesen shqiptare të Kosovës dhe Maqedonisë, Vasa nënvizonte se ‘shumica e banorëve sllavë kanë ardhur si kolonë’.

Ai përmend edhe fshatrat e rrethinës së Shkupit, në të cilat banonin bullgarë.

“Ka bullgarë vetëm në ultësira në të cilat ata erdhën për të punuar tokën si kolonistë për pronarët e mëdhenj myslimanë”.

Sado që ka sllavë të krishterë që punojnë si punëtorë krahu ose bujq, vazhdon tutje Vasa, ata janë pakicë e vogël. Se shqiptarët ishin shumicë në këto anë, sipas tij, dokumentohej, nga fakti që ata ishin të gjendje të ngrinin një ushtri prej 20 mijë burrash ose edhe më shumë.

Vasa tutje shpjegon arsyet e vendosjes së elementit sllav në Maqedoni.

“Nuk duhet të harrohet se myslimanët dhe të gjithë shqiptarët asnjëherë nuk e kanë honepsur bujqësinë. Për t’i përdorur arat e tyre dhe për t’i bërë prodhuese, ata gjithmonë kanë ftuar bullgarët si kolonë, dhe kjo gjendje epërsie e tyre bëri që ata të vendoseshin në pjesë të ndryshme të Thrakisë, Maqedonisë, Thesalisë, madje edhe në Shqipërinë veriake”, nënvizon Vasa në memorandumin e tij.

Guvernatori i ardhshëm i Libanit duke kundërshtuar fuqishëm zaptimin e Maqedonisë siç parashihej nga Traktati i Shën Stefanit, mendonte se zgjidhja qëndronte në dëbimin e ‘kolonive bullgare’.

“Do të ishte më e drejtë dhe e barabartë, dhe madje më e arsyeshme, të dëbohen ngulimet bullgare në trevat që janë njëmend bullgare përtej maleve të Ballkanit sesa të dëbohen banorët vendës që përbëjnë forcën e vendit dhe zotërojnë pronat dhe pasurinë”, thuhej mes të tjerash në memorandum.

Media zvicerane Bonapartin e quan “shqiptari nga Korsika”

Përpara se të vijë shqiptari nga Korsika, Napoleon Bonaparta, Zvicra ishte një demokraci dhe nuk kishte nevojë për një Keshill Federal, sepse ishin burrat ata që vendosnin nëse vitin tjetër do kishte paqe ose jo,” shkruan Schibler…

Kolumnisti i medias zvicerane derbund.ch, Peter Schibler, ka shkruar së fundi një artikull sipas së cilët do ndihmonte gjithë filloristët për të mësuar më lehtë historinë helvete dhe njëkohësisht me pak fjalë. Pasi tregon përmendjen e parë në histori të emrit Helvet (58 para erës sonë), personalitete si Angrí Gisáng, më vonë ndalet te pushtimet e Napoleon Bonapartës.

“Kombi zviceran (me një fjali): Kombi zviceran është themeluar në 1291 dhe nga 2003 është përfaqësuar nga Këshilli Federal (Bundesrat). Më parë me Këshillin Federal sundonte klasa e vjetër politike (pa SVP). Përpara se të vijë shqiptari nga Korsika, Napoleon Bonaparta, Zvicra ishte një demokraci dhe nuk kishte nevojë për një Keshill Federal, sepse ishin burrat ata që vendosnin nëse vitin tjetër do kishte paqe ose jo,” shkruan ai.

Napoleon Bonaparta ishte njëri ndër perandorët më emblematikë të Francës që sundoi thuajse gjithë Evropën, duke arritur deri në Egjipt gjatë fillim shekullit XIX. Ai ka lindur në Korsikë (1769), ndërsa për origjinën e tij shqiptare ka shumë dokumenta.