Ηαbit e reja: E ndαj b. υrrin me mαmin dhe motrën sa herë që s’jam në hυmor!

Një grua, ka tentuar të jetë e hapur me ndjekësit e saj në Tik Tok, duke pranuar se bashkëshorin e ndan me nënën dhe motrën e saj.

Madi Brooks, nga SHBA, ka folur rreth mardhënies së saj, në profilin e saj TikTok ku ka rreth 92,700 ndjekës.

Të përfshira në vidion e saj ka qenë nëna dhe motra e Brooks.

Unë dhe mamaja ime jemi të dy persona që e urejmë monotoninë dhe është diçka e mirë. “E dini pse?

Sa herë që nuk jam në humor, mund ta lejoj burrin tim të shkojë me atë. Po, unë jam një grua e tillë.

E lë nënën time ta ketë bashkëshortin tim disa herë në javë.

Prej momentit që videoja është shpërndarë ka marrë rreth 13,100 komente dhe 311,900 pëlqime.

Por e reja nuk e ndan bashkëshortin vetëm me nënën e saj por madje edhe me motrën.

Dëshironi të dini se si e mbaj njeriun tim të lumtur? E lë të luajë me motrën time të vogël.

Video ka nxitur shumë kureshtje te shumë përdorues të TikTok, të cilët të habitur pyesin : Çfarë po ndodh?

Ku jetoni aty? Vitet e fundit, marrëdhëniet me shumë partnerë janë në rritje dhe po gjejnë rrugën e tyre në rrjedhën kryesore. 

“Ɓëhuni gati për ‘ap okaIipsin’”/ Sinoptikania Lajda Porja paraIajmëron qytetarët për kthesën e pàpritur të motit

Sinoptikania e Meteoalb Lajda Porja në një intervistë televizive, u shpreh se e sotmja do të jetë dhe dita e fundit që Shqipëria do të përjetojë temperatura të larta të krahasuara me stinën që jemi aktualisht.

“Këto dy javë do jenë me ndryshime dhe me një situatë krejtësisht të ndryshme.

Kjo javë do të jetë me nuanca tipike dimri, me temperatura të ulëta nga 0 deri në minus 1, me reshje shiu dhe bore. Dhe më pas do të rikthehen sërish temperaturat e larta të pranverës.

Pra, këto dy javë do të karakterizohen me dinamika të mëdha sa i përket qëndrueshmërisë së motit”, u shpreh ndër të tjera, sinoptikania Lajda Porja.

Mos hαrroni çadrat/ Moti merr kthesën e fortë, ja çfarë ρritet të ndodhë me temρeraturat sot dhe gjatë javës

Gjatë kësaj jave vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike si rezultat i tërheqjes graduale të qarkullimit anticiklonar afrikan me masa ajrore të ngrohta e të thata dhe depërtimit të masave ajrore të lagështa dhe të ftohta veriore.

Në pjesën më të madhe të ditëve presioni do të jetë i ulët dhe luhatjet e temperaturave do të jenë të theksuara sidomos rëniet në vlerat maksimale.

Ditën e Hënë moti do të jetë i kthjellët dhe vranësirat të larta e transparente kalimtare.

Ditën e Martë moti fillimisht do të jetë I kthjellët, ndërsa pas orëve të mesditës kemi ndryshim total të situatës meteorologjike ku kemi zhvillim gradual të vranësirave. Vranësirat do të jenë mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formë shtrëngatash.

Reshjet e shiut do të jenë prezente edhe gjatë ditës së Mërkurë, Të Enjte dhe të Premte në formën e rrebesheve të shpejta e stuhive me shkarkesa elektrike dhe breshër të cilat në intervale të shkurtra kohore në veriperëndim të vendit dhe në zonat urbane kryesisht gjatë ditës së Mërkurë shfaqen problematike. Megjithatë nuk do të mungojnë intervale të herëpasherëshme me diell.

Reshjet e Dëborës do të rikthehen në Alpe dhe në relievet malore në veri-verilindje-juglindje të vendit me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në lartësitë mbi 700m.

Njoftimi i SHMU:

Këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike si rezultat I tërheqjes graduale të qarkullimit anticiklonar afrikan me masa ajrore të ngrohta e të thata dhe depërtimit të masave ajrore të lagështa dhe të ftohta veriore.

Në pjesën më të madhe të ditëve presioni do të jetë I ulët dhe luhatjet e temperaturave do të jenë të theksuara sidomos rëniet në vlerat maksimale

Ditën e Hënë moti do të jetë i kthjellët dhe vranësirat të larta e transparente kalimtare.

Ditën e Martë moti fillimisht do të jetë I kthjellët, ndërsa pas orëve të mesditës kemi ndryshim total të situatës meteorologjike ku kemi zhvillim gradual të vranësirave. Vranësirat do të jenë mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formë shtrëngatash.

Reshjet e shiut do të jenë prezente edhe gjatë ditës së Mërkurë, Të Enjte dhe të Premte në formën e rrebesheve të shpejta e stuhive me shkarkesa elektrike dhe breshër të cilat në intervale të shkurtra kohore në veriperëndim të vendit dhe në zonat urbane kryesisht gjatë ditës së Mërkurë shfaqen problematike. Megjithatë nuk do të mungojnë intervale të herëpasherëshme me diell.

Reshjet e Dëborës do të rikthehen në Alpe dhe në relievet malore në veri-verilindje-juglindje të vendit me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në lartësitë mbi 700m.

Gjatë ditës së Mërkurë era do të jetë hera-herës intensive me drejtim veriperëndim-jugperëndim 2-9m/s, ndërsa në male, lugina dhe përgjatë vijës bregdetare do të arrijë shpejtësi 12-18m/s, shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik dhe Jon të forcës 4-5ballë.

Theksohet prezencë e mjegullës dhe mjegullinës në orët e para të mëngjesit po ashtu dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe të dëborës.

Euro dhe doIIari në ρikiatë, ja çfarë po ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar amerikan do blihet me 94.6 lekë dhe do shitet me 95.5 lekë.

Monedha evropiane euro do blihet me 101 lekë dhe do shitet me 101.7 lekë,

ndërsa franga zvicerane do blihet me 103.3 lekë dhe do shitet me 104.5 lekë.

Ndërkohë paundi britanik në tregun shqiptar do blihet me 117.8 lekë dhe do shitet me 118.8 lekë.

Video/ Aksident i frikshëm në greqi, autobusi plot me ρasagjerë humb kontrollin dhe përplaset me shtγllën

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm (15 prill) në zonën e Liosionit në Greqi.

Aksidenti ka ndodhur pasi shoferi i autobusit ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është përplasur me shtyllën.

Përplasja ka qenë e rëndë, dhe siç duket edhe në pamje dëmet janë të konsiderueshme.

“U përpoqa në çdo mënyrë ta kontrolloja sa mundja”- tha shoferi.

Horoskopi për ditën e sotme, e Hënë 15 Prill 2024

Dashi

Beqaret do jene ata qe do ndihen me mire gjate kësaj dite sepse edhe emocionet do jene te shumta për ta. Mund te fillojnë një histori e bukur dashurie qe do ju beje te ndiheni me se miri. Ata qe janë ne një lidhje do kenë një dite te zakonshme, por pa debate. Ne planin financiar do keni mundësi ta përmirësoni shume shpejt situatën dhe do ndiheni me te qete.

Demi

Dialogu ne çift do jete i vështirë gjate kësaj dite. Me mire te qëndroni pak dite larg njeri-tjetrit dhe te reflektoni mbi gjithçka qe ju ka ndodhur. Beqaret do kenë mundësi reale për ta gjetur princin e tyre te kaltër dhe do ndihen mjaft mire për këtë fakt. Nuk do keni me asnjë brenge. Financat nuk do jene shume te qëndrueshme, kështu qe bëni kujdes me çdo lloj shpenzimi.

Binjaket

Jeta juaj ne çift do jete shume e trazuar dhe e mbushur me mosmarrëveshje te forta sot. Do kërkoni shume nga ai qe keni ne krah dhe kjo do e ndeze situatën. Beqaret do vazhdojnë ta kërkojnë gjithë kohës princin e tyre te kaltër, por mundësitë për ta gjetur do jene te pakta. Ne planin financiar mos e shtyni për nesër zgjidhjen e një problemi sepse mund te jete vone.

Gaforrja

Do mendoni me seriozisht për te ardhmen tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe do jeni te vendosur t’i zgjidhni te gjitha mosmarrëveshjet. Ambienti do filloje te ngrohet mjaft. Beqaret do kenë disa takime vendimtare te cilat do ua ndryshojnë tërësisht rrjedhën e jetës. Ne planin financiar duhet te merrni masa strikte qe ta përmirësoni situatën ne te cilën ndodheni.

Luani

Do dashuroni ashtu si do e ndjeni sot dhe çdo gjë do shkoje për mrekulli ndërmjet jush dhe atij qe keni ne krah. Edhe tolerimet ndaj njeri-tjetrit nuk do mungojnë. Beqaret duhet te jene shume te sigurte para se te hedhin ndonjë hap sepse edhe mund te zhgënjehen me vone. Financat do bëhen goxha delikate për shkak te shpenzimeve marramendëse qe do kryeni.

Virgjeresha

Tregohuni me te disponueshem sot ndaj atij qe keni ne krah sepse ne këtë mënyrë marrëdhënia mes jush do jete me e mire dhe e mbushur me kënaqësi. Beqaret do kenë disa takime impresionuese, por do tregohen te matur me hapat qe do hedhin. Financat do jene goxha te mira. Kryeni ndonjë shpenzim te nevojshëm, por pa e tepruar me asgjë.

Peshorja

Partneri do ju kushtoje me tepër vëmendje gjate kësaj dite dhe marrëdhënia mes jush do filloje te përmirësohet dalëngadalë. Tashme do ia shprehni atij gjithçka qe do mendoni apo do ndjeni. Beqaret do kenë mundësi te fillojnë një histori dashurie te qëndrueshme. Financat do jene me te mira se disa kohe me pare. Shlyeni fillimisht borxhet dhe kryeni shpenzimet me te domosdoshme.

Akrepi

Do i qëndroni shume besnike atij qe keni ne krah gjate kësaj dite dhe asgjë nuk do mund t’ua prishe harmoninë ne çift. Për disa pasioni do rizgjohet fuqishëm. Beqaret me mire te qëndrojnë ashtu si janë sepse mundësitë e sotme nuk do jene shume te mira. Ne planin financiar ka rrezik te keni disa vështirësi. Mos u dorëzoni sepse me pak durim mund t’ia dilni.

Shigjetari

Fale ndikimit pozitiv te Marsit dhe Venusit jeta juaj ne çift do jete mjaft harmonike gjate kësaj dite. Do tregoheni te hapur me partnerin dhe do flisni për gjerat qe i pëlqejnë gjithsecilit. Beqaret do kërkojnë me ngulm te krijojnë një lidhje dhe ka mundësi qe ta gjejnë atë. Ekuilibri do mbizotërojë ne sektorin e financiar. Do jeni me te qete dhe do shpenzoni pa frike.

Bricjapi

Kjo do jete një dite e qete për gjithë te dashuruarit. Do ndiheni te sigurte pranë atij qe keni ne krah dhe do mendoni seriozisht për te ardhmen. Beqaret nuk do kenë aspak durim qe te kërkojnë shpirtin e tyre binjak dhe do qëndrojnë edhe sot me po te njëjtin status. Ne planin financiar fati do ju buzëqeshë kështu qe mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Ujori

Mundohuni qe problemet qe do ju dalin ne jetën tuaj ne çift t’i zgjidhni me qetësi dhe me maturi. Mos u nevrikosni dhe mos e acaroni me tepër situatën sepse vështirë se do zgjidhni gjë. Beqaret nuk do jene me fat dhe nuk do e gjejnë as sot princin e tyre te kaltër. Ne planin financiar do mund te kryeni transaksione te rëndësishme dhe çdo gjë do shkoje me se miri.

Peshqit

Si ju ashtu edhe ai qe keni ne krah do jeni te gatshëm te provoni eksperienca te reja ne jetën tuaj ne çift sot dhe dita do jete e mbushur me më shume kënaqësi. Beqaret do jene te bekuar nga yjet sepse do e gjejnë atë qe aq shume kane ëndërruar. Situata financiare do filloje pak nga pak te konsolidohet. Tregohuni te duruar dhe te matur me shpenzimet.

Gjendet një dron në bregdet, qγtetarët: Mendυαm se νinte nga Irani

Ndërsa bota është zgjuat sot me lajmin se për herë të parë Irani ka sulmuar Izraelin, qytetarët në zonën e plazhit në Iraklio të Kretës, kanë përjetuar momente paniku… “gabimisht”!

Kjo pasi në breg të detit është gjendur një dron, i cili në fakt ka rezultuar se ndodhej prej kohësh aty, dhe ka qenë objektiv ajror i përdorur në poligonet e qitjes për të testuar sistemet e armëve.

Por qytetarët të shqetësuar kanë njoftuar autoritetet, teksa mediat greke raportojnë se ata janë shprehur se kanë menduar se droni vinte nga Irani.

Nga ekspertiza e parë vlerësohet se droni ka qenë në det prej disa kohësh, pasi në pjesët metalike kishte shenja të forta ndryshku.

Ky është një objektiv i prodhuar nga një kompani me qendër në Britaninë e Madhe, me qëllim trajnimin e ekuipazheve të sistemeve kundërajrore.

Indeksimi, bonusi dhe paketa e re, çfarë do të përfitojnë këtë vit pensionistët?

Nga muaji korrik është njoftuar se do të hyjnë në fuqi rritja e pagave dhe pensioneve. Ministri i Financave Ervin Meta deklaroi gjatë një interviste për gazetaren Rajmonda Lajthia në emisionin E-ZONE, se këtë vit parashikimet janë që do të ketë një paketë mbështetëse për shtresat në nevojë

“Ne kemi buxhetuar ideksimin, kemi buxhetuar edhe shpërblimin e fundvitit, por në varësi edhe të të ardhurave, të cilat deri tani kanë patur një ecuri të mirë, ne po konsiderojmë që deri në fund të vitit të kemi një paketë të re për shtresat në nevojë”, tha ministri për E-ZONE

Masa e indeksimit pritet të përcaktohet, pasi INSTAT të evidentojë se sa është inflacioni vjetor për shportën e pensionistëve. Ndërsa bonusi i fundvitit pritet të jetë në masën 5 mijë lekë.

Prej disa vitesh bonusi i fundvitit është bërë pjesë e ligjit të buxhetit, çka do të thotë është kthyer një detyrim ligjor për tu shpërndarë.

Lυfta me kαncerin në moshën 29-vjeçare, momenti i νështirë i Luna Methasanit: U fshija lotët ρrindërve

Historia e humbjes së hallës në moshën 29-vjeçare nga kanceri dhe më pas vetë sëmundja e saj vitin e shkuar, i ka mësuar Luna Methasanit rëndësinë esenciale të shëndetit. Vajza e madhe e gazetarit Dëfrim Methasani u përball gjatë vitit të shkuar me kancerin, një luftë që tashmë e ka fituar.

Gjatë rrëfimit të saj për “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare”, Luna e kujton mirë momentin e vështirë të diagnostikimit. Mjekët ia bënë me dije fare thatë se gjendja ishte kritike, por për të ishte edhe më e vështirë që t’u jepte kurajë prindërve.

Luna Methasani: Siç e përmenda, prindërit dhe gjyshërit e kanë humbur një vajzë në moshën 29 vjeçe e unë isha pikërisht 29 kur u diagnostikova. Kur kam pyetur mjekun, më ka thënë që “nuk është gjenetike dhe pak rëndësi ka nëse është gjenetike apo jo, ky ishte fati yt”.

Ardit Gjebrea: Ta treguan mjekët?

Luna Methasani: Po, ma treguan dhe isha përballë mjekut, në dhomë me të, me të dy prindërit dhe ma tha direkt në fytyrë: “Më vjen shumë keq, por ti je diagnostikuar me kancer. Duhet urgjent të fillojmë kimioterapinë, por para kësaj duhet të bëjmë një operacion”. Më shumë sesa vetja Ardit, më beso, më dhimbseshin prindërit e mi, më dhimbseshin gjyshërit dhe unë nuk kisha kurrsesi zgjidhje tjetër përveçse të vazhdoja të isha shumë e fortë sepse pse jo, mund t’ia dilja dhe siç e shihni jam këtu, ia dola.

Luna shton se kjo sëmundje lidhet fort me anën psikologjike të njeriut. Mjekët nuk garantojnë kurrë për shanset e mbijetesës, pasi forca psikologjike dhe vendosmëria luajnë një rol thelbësor në luftën ndaj saj.

Luna Methasani: Njeriu bëhet i fortë.

Ardit Gjebrea: Ku e gjen?

Luna Methasani: Brenda vetes. Ndala për një çast dhe mendova “çfarë zgjidhjeje kam unë tani?” Në momentin që na tha mjeku, mamaja ime lëvizi nga dhoma e mjekut duke qarë. M’u dhimbs në shpirt. Babi nuk mund të fliste nga lotët, nuk mund të reagonte, po qante me ngashërim. Besoj që momenti më i vështirë ai kur u kam fshirë lotët dhe u kam dhënë kurajë kur unë sapo e kisha marrë vesh, nuk kishte kaluar as një minutë nga momenti që unë e kisha marrë vesh që isha sëmurë dhe u thashë “ju mos u mërzisni, keni lindur një luftëtare të fortë dhe unë do t’ia dal. Ka plot raste që ia kanë dalë”. Prandaj doja që të jepja një mesazh force për të gjithë ata që ndoshta përballen apo larg qoftë mund të jenë në një situatë të tillë, ka gjithmonë dritë në fund të tunelit, ka gjithmonë shpresë sepse njeriu është shumë i fortë.

Ardit Gjebrea: Dua të vij të të përqafoj!

Gjebrea niset me vrap drejt Lunës për ta përqafuar. Pas këtij momenti emocionues, ajo ndan edhe episodin e rënies së flokëve nga kimioterapia që fatmirësisht tashmë gjithçka ka kaluar dhe flokët po rikthehen.

Luna Methasani: Edhe për ta përfunduar, momenti shumë i vështirë psikologjik ishte kur të binin flokët. Aty pashë në pasqyrë një Luna që nuk e njihja, por i thashë vetes “ej Luna, ti je një version tjetër i imi me të cilin unë duhet të mësohem dhe që do të jesh forca ime për të vazhduar përpara”.

“E ndiej që të kam rënduar”, mesazhi prekës i Lunës për Dëfrim Methasanin

Me shumë lot dhe emocione ishte momenti i parë i ‘takimit’ babë e bijë përmes ekranit të “Ka Një Mesazh Për Ty”. Luna, vajza e gazetarit Dëfrim Methasani rrëfeu shumë episode të jetës së tij profesionale e familjare në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” si dhe sëmundjen e saj.

Viti i fundit ka qenë shumë sfidues për familjen e tyre pas diagnostikimit të Lunës me kancer, por fatmirësisht gjithçka ka kaluar. Luna u shpreh se i ka kërkuar të atit që gjithçka të mbetej diskrete, edhe pse më pas lajmi rrodhi. Megjithatë, ajo e ka ndier peshën e kësaj kërkese dhe sot ka një falenderim e mirënjohje të tejskajshme që dëshiron t’ia përcjellë të atit.

Luna Methasani: Hej babito! Po kush më shumë sesa ti meriton një mirënjohje dhe një falenderim publik për gjithçka që ti ke bërë jo vetëm për mua, për familjen, për miqtë, për shokët, për fisin, për të gjithë ata që të njohën e të deshën, për të gjithë ata njerëz në nevojë që ti i ke ndihmuar? Se ti e ke zemrën shumë të madhe, shumë të bardhë dhe unë jam shumë e lumtur dhe krenare që jam edukuar me këtë frymë nga ti, patjetër edhe nga mami. E ndiej që vitin e kaluar të kam rënduar paksa sepse krahas dhimbjes së madhe që ndieje për evlatin tënd të sëmurë, kishe edhe përgjegjësinë e mbulimit të kostove shum të larta, me shumë zero nga prapa dhe ti i vetëm nuk do mund t’ia dilje nëse nuk do ishe ky Dëfrimi që je sot, me kaq shumë miq dhe që ke bërë kaq shumë për njerëzit e që po këto miq kaq të mirë, ky farefis kaq i madh që ti je ajo ura e komunikimit, që ti ke bërë kaq shumë për ta e ata nuk të lanë në baltë as këtë herë.

Kështu që dua të të them sot faleminderit që ekziston se je shoku im më i mirë, je energjia dhe forca që të gjithë ne, sidomos familja kemi nevojë të të kemi… falë teje, falë Zotit dhe falë mjekëve unë jam këtu sot, e ulur përballë teje duke të thënë që të dua pafund. Madje tani që je bërë gjysh je bërë edhe shumë argëtues, di të tregosh histori shumë të bukura imagjinare me Matiasin dhe Ninës sepse të paktën me ta po mbush atë kohën që për shkak të të gjithë angazhimeve të tua të shumta dhe sakrificave të mëdha që ke bërë në jetë nuk ke mundur të na mbash në krahë se na lije në gjumë e na gjeje në gjumë, por ja ku jemi sot se na ke edukuar të jemi njerëz të mirë, njerëz të besës, njerëz mirënjohës dhe mirënjohja më e madhe shkon për ty sot. Të paça sa malet dhe të dua shumë!