Broja Ιarg Chelsea, Blutë e Londrës nxjerrin në shitje sυΙmuesin shqiρtar

Chelsea nuk ia doli dot të shesë Armando Brojën në merkaton e janarit, teksa u mjaftua thjeshtë me një huazim te Fulham. Gjërat në verë mund të ndryshojnë. Blutë e Londrës kanë përfshirë sulmuesin kuqezi në listën e 11 lojtarëve që synohet të shiten në merkaton që po vjen. Chelsea beson se do mund të arkëtojë një një shifër të kënaqshme, duke shpresuar edhe te paraqitjet e tij në Europianin që do mbahet në Gjermani.

Broja, i cili ka kontratë me klubin deri në vitin 2028, “shtegtoi” në skuadra të ndryshme si huazim. Duke qenë se nga diçka e tillë nuk u gjet zgjidhja e duhur, me gjasë rrugët me Chelsean do të ndahen një herë e mirë në verë.

(J.S/BalkanWeb)

“Nëse del fajtor, nuk e pranojmë më si baba”- E mitura e akύzoi për p *rdh* nim, flet υajza e 60-vjeçarit: Është inskenuar! 16-vjeçarja mund të krγejë marr*dhënie me këdo

Vajza e 60-vjeçarit me iniciale K.B., i cili u akuzua nga një e mitur se e kishte përdhunuar disa herë, ka deklaruar se ngjarja është e inskenuar.

“Nëse del fajtor, nuk e pranojmë më si baba”, u shpreh vajza e të akuzuarit, e ftuar në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, por theksoi se gjithçka lidhet me pronat.

“Vajza thotë që për 3 muaj rresht është përdhunuar. Pse nuk ka bërë denoncim më përpara. Vajza ka treguar dhe e dinin shumë mirë familjarët, është planifikuar dhe i inskenuar”, u shpreh e bija e 60-vjeçarit.

Ndërsa tregoi dëshmi, që sipas saj, 16-vjeçarja nga fshati Vrap i Tiranës ka rrëfyer në polici.

Vajza e 60-vjeçarit: Nëse babai im del fajtor, ne fëmijët e tij ju betohem që nuk do ti flasim më kurrë dhe nuk e pranojmë si baba. Jam nënë vetë dhe e di çdo të thotë të kesh fëmijë.

Lajmin e mora vesh pasi më telefonoi mami, gjyshi i vajzës ka denoncuar babain tim. Babai im ka shkuar vetë dhe është ndaluar në rajon, gjeta avokat dhe shkova.

Kur shkova të dëshmoj, vajza nuk ishte aty. Babai im po mbahet pa prova. Është gjë e inskenuar dhe e paramenduar. Kjo familje të njëjtin skenar imorali ka përdorur edhe me të tjerë në fshat.

Këtu ka të bëjë çdo gjë me çështje pronash.

Vajza ka thënë në dëshmi që herën e parë kur më përdhunoi më dha 10.000 lekë. Herën e dytë më dha 1000 lekë dhe u zhvesha vetë sepse e dija çfarë më prisja.

Vajza thotë që për 3 muaj rresht është përdhunuar. Pse nuk ka bërë denoncim më përpara. Vajza ka treguar dhe e dinin shumë mirë familjarët, është planifikuar dhe i inskenuar.

Dëshmitë e babait tim rrinë akoma në komisariatin nr1. E kam parë ekspertizën mjekoligjore, vajza është 16-vjeçe dhe nuk e dimë me kë ka lidhje. Unë e di që ka një shok, e dinë të gjithë njerëzit. Siç është bërë analiza mjekoligjore vajzës, ti bëhet edhe babait tim. Vajza mund të shkojë me këdo.

Unë e di se çfarë babai kam, vetëm me këtë familje ka pasur sherr e shamata. Është e inskenuar, jam e stresuar sepse babai po rri brenda kot. Janë çështje pronash e tokash, unë jam detyruar që vëllain tim ta mbaj në shtëpinë time. Nuk mbroj asnjë palë, por dua drejtësi.

Po bënte “seΙfie” nga maja e një shkëmbi, 39-vjeçarja ruse hυmb jetën trάgjikisht

39-vjeçarja ruse Inessa Polenko vdiq tragjikisht në Gjeorgji, kur u rrëzua nga një lartësi prej 50 metrash teksa po përpiqej të bënte një selfie nga maja e një shkëmbi.

Aksidenti ndodhi në rajonin Gakri të Abkhazisë në një shkëmb me pamje nga Deti i Zi.

Sipas Daily Mail, 39-vjeçarja dha frymën e fundit në spital ku u dërgua e plagosur rëndë. Polenko ka postuar shpesh në rrjetet sociale nga udhëtimet e saj nëpër botë së fundmi në Dubai, Egjipt dhe Krime.

Hetimi për rrethanat e sakta të vdekjes së 39-vjeçares estetiste, e cila kishte disa klientë si në Moskë, ashtu edhe në resortin rus të Soçit, ku jetonte, po vijojnë./albeu.com

Advertisements

“O Zot u bëmë me shtëpi”, Luizi tregon me Kiarën bαnesën e re: Na ka mbetυr veç me e ρagu

Këngëtari Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito, kanë ndarë me ndjekësit, disa pamje nga shtëpia e tyre e re, ku do të jetojnë menjëherë pasi vajza të vijë në jetë. Banesa e tyre ndodhet në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë, dhe çifti ka vendosur të ndajë me ndjekësit, një pjesë nga pamja e saj, ndërkohë që ‘meraku’ i Luizit, është shlyerja e pagesës për ndërtimin e saj.

“Edhe pak edhe hyjmë të shtëpia e re… je duke e mbuluar hë. Edhe pak, kur të dalë vajzukja në ballkon me mu. O zot u bëmë edhe me shtëpi, po jua tregoj një pjesë të vogël, gjithçka në rregull, e kemi bërë edhe me parket, tani na ka mbetur veç me e pagu”, shprehet Luizi.

https://www.epovid.com/embed/616501efd9a75b8b110c

U hαp për Ramazan pas 102 vitesh, besimtarët mysΙimanë falin namazin në xhaminë në SeΙanik

Pas 102 vitesh, Xhamia Jeni në Selanik, e cila përdoret si hapësirë ​​ekspozite e Galerisë së Arteve, u hap faljen e namazit në festën e Fiter Bajramit.

Që në orët e para të mëngjesit, në xhami shkuan një numër i madh besimtarësh për të falur namazin.

Vendimi u mor nga Sekretariati i Përgjithshëm i Feve dhe lutja e parë filloi në orën 07.30, nga Imami Taha Apdelgalil, shtetas grek dhe anëtar i komitetit fetar të Xhamisë Islame të Athinës.

Namazi, i cili përfundoi pas gjysmë ore, u krye në gjuhën arabe, më pas një predikim në arabisht dhe greqisht.

“Jam shumë i lumtur që për herë të parë hapet për ne dhe sepse këtu mund të gjej familjen time myslimane dhe mund të festoj Ramazanin”, tha një vajzë nga Indonezia.

Raρort i CIA-s për Kosovën në vitet ‘90: Luftë direkte mes Shqiρërisë dhe Serbisë, Turqia do të përfshihej pro shqiρtarëve, Greqia…

“Serbia e Madhe: ngatërrestarja e Ballkanit”. Kështu titullohet dokumenti sekret i përpiluar nga agjentët e inteligjencës amerikane gjatë viteve ’90, në të cilin detajohen qartë synimet e regjimit të Millosheviçit për të bërë spastrim etnik në rajonin tonë, kryesisht në Kosovë dhe Bosnje, por edhe në Kroaci, raporton A2CNN.

Ndër këshillat që jepte CIA, se si duhej vepruar për të ndaluar atë që konsiderohej një e keqe e madhe dhe e vazhdueshme për Ballkanin dhe Europën, thuhet:

“Beogradi nuk do të ndalojë në ofrimin e mbështetjes aktive për krijimin e një Serbie të madhe, etnikisht të pastër, përmes forcës, deri sa komuniteti ndërkombëtar të fuqizojë sanksionet strikte të tregtisë, të armatosë Bosnjen dhe Kroacinë, të kryejë sulme ajrore kundër shënjestrave ushtarake serbe në Bosnje, si dhe të fuqizojë një zonë të ndalim-fluturimit në ish-Republikën Jugosllave dhe të kërcënojë me sulme ndaj zonave ushtarake në Serbi.”

CIA vlerësonte në atë kohë se “Serbia e Madhe” do të krijonte trazira dhe shkatërrim mes fqinjëve, duke nisur me spastrimin etnik në Kosovë dhe blerë armë të shkatërrimit në masë si ato kimike.

Inteligjenca amerikane thekson në raportet e saj se Kosova në vitet ’90 ka një popullatë mbi 90 për qind shqiptare, ndërsa vetëm një zonë në veri kishte popullatë serbe.

CIA pasqyronte një panoramë që ngjason dhe me realitetin e tanishëm, ku edhe në vitet ’90, perëndimi përdorte metodën e karotës dhe shkopit për të qetësuar Beogradin, por që rezultati ishte bombardimi i Serbisë për të shmangur një luftë edhe më të madhe.

Ndër skenarët që shqyrtohen, është dhe ai i përplasjes direkte mes Shqipërisë dhe Serbisë.

“Forcat e armatosura të Shqipërisë kanë rreth 65 mijë trupa dhe planet e Ministrisë së Mbrojtjes përcaktojnë mundësinë e mobilizimit të mbi 400 mijë burrave në një krizë.”

Por vlerësohet se ushtria e Shqipërisë do ta kishte vështirë që t’i bënte ballë forcave serbe me armë të sofistikuara. Në këtë skenar parashikohej një përfshirje e Turqisë në mbështetje të Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa Greqia nga ana tjetër do të ishte kundër.

Në një tjetër dokument sekret të vitit ‘93, CIA mbështet qëndrimin e ish-presidentit Bush, se në rast konflikti të shkaktuar nga veprimet e Serbisë, Shtetet e Bashkuara do të jenë të përgatitur për të angazhuar fuqi ushtarake kundër serbëve në Kosovë dhe madje në Serbi.

Djemtë e Big Brother υishen për videoklipin, υαjzat s’mbajnë dot të qeshυrat (Video)

Djemtë e shtëpisë së Big Brother Vip kanë nisur të vishen për realizimin e sfidës së javës.

Të ndarë në dy grupe, djemtë dhe vajzat duhet të realizojnë videoklipe këngësh.

Mesa duket, djemtë e kanë marrë seriozisht këtë punë, teksa janë veshur si gra dhe me shami në kokë.

Gjatë veshjes, në shtëpi nuk kanë mohuar batutat dhe të qeshurat!

Ndiqni videon këtu:

Advertisementshttps://www.instagram.com/reel/C5l1ZlsMmqm/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=961&rd=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com&rp=%2Fdjemte-e-big-brother-vishen-per-videoklipin-vajzat-smbajne-dot-te-qeshurat-video%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A732%2C%22ls%22%3A322%2C%22le%22%3A492%7D

Në rrjet Ιum komentesh, duan Zarf të Zi për Jetmirin, shtγn me dashje në ρishinë Lidin (Video)

Situatat në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 3”, nuk kanë të sosur.

Banorët të ndarë në grupe duhet të realizojnë një kërcim, Jetmiri ka shtyrë Lidin, i cili është rrëzuar në pishinë bashkë me mikrofonin.

Nga pamjet duket qartë, që Lidi i shtyrë nga Jetmiri është rrëzuar në pishinë bashkë me mikrofonin.

Një nga rregullat e produksionit të Big Brother është që mikrofonat të mos lagen, pra banorët të mos futen në pishinë me mikrofon.

Më pas, Jetmiri bën sikur rrëzohet dhe duke ndjekur pas Lidin, dëgjohet teksa thotë “Pa dashje, pa dashje. E shtyva unë”. Për këtë në rrjete sociale komentet janë lum dhe duan ”Zarf të Zi” për Jetmirin.

SHIKO VIDEON KËTU

https://www.instagram.com/reel/C5lf2cjsxup/?utm_source=ig_embed&ig_rid=58568ec8-3376-4963-9af7-eae709b36463&ig_mid=C00DBE83-96F7-4119-AAB5-016118FDE451

Βαbai nga Mali i Zi, nëna nga Veriu i Kosovës, i riu serb bën testin e ADN-së dhe del….shqiρtar!

Testet e ADN-së janë bërë gjithnjë e më të arritshëm nga shumë njerëz në mbarë botën. Tashmë ato kryhen shpejt dhe me një çmim të arsyeshëm nga kompani të shumta ndërkombëtare.

Por një trend i madh, është ai i kryerjes së testit të ADN-së për të zbuluar origjinën. Ndër ta nuk mungojnë as njerëz nga Ballkani, të cilët kanë dyshime për origjinën e tyre, për shkak se rajoni në disa raste ka pësuar ashtu si një përzierje origjinash edhe ajo që quhet humbje e origjinës.

Kryesisht një numër i madh shqiptarësh, nga Nishi, deri në Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Greqi kanë humbur origjinën, gjuhën dhe traditat shqiptare ndër vite, duke besuar se i përkasin një kombësie tjetër.

Por shkenca është kokëfortë!

Ky ka qenë edhe rasti i një prej (disa) të rinjve serbë, i cili ka vendosur të kryejë testin e ADN-së për të zbuluar se është vetëm 18% serb.

Rezultatet ai i ka shpërndarë në rrjetet sociale.

“Babai është serb nga Mali i Zi dhe nëna është serbe nga veriu i Kosovës. Këtu janë prejardhja ime dhe rezultatet e Gedmatch K36. A është kjo tipike?”, shkruan ai i habitur, në pritje të ndonjë “shkencëtari” në komente për ta ngushëlluar me pseudofakte.

Rezultatet e tij kanë dalë: 43% shqiptaro-(grek), 39% ballkanas (që ndoshta nënkupton shqiptar i Kosovës) dhe vetëm 18% nga Europa Lindore dhe Rusia.

Mësoni si i kυrsejnë ραratë njerëzit e pasur, ndiqni rregυllat e tyre

Paraja na ndihmon ta bëjmë jetën e ëndrrave, nëse veç jemi duke fituar mjaftueshëm dhe duke mos shpenzuar shumë në mënyrë ekstravagante.

Përderisa shumica e njerëzve kanë probleme t’i balancojnë shpenzimet personale me një udhëtim vjetor për t’u siguruar se do të kenë një shtrat për të fjetur dhe ushqim për të ngrënë çdo ditë, duket se shumë tjerë janë mjaft të organizuar me borxhet dhe faturat e bankës.

Madje, shpeshherë mund ta kenë rrogën e njëjtë, por ‘loja e kursimit’ është ajo që plot njerëzve u ndihmon ta bëjnë një jetë më të mirë. Sidoqoftë, më poshtë ju sjellim disa truqe të kursimit të parave të cilat i praktikojnë njerëzit e pasur dhe që jua ndryshojnë pamjen e llogarisë së kursimit.

Mësoni si i kursejnë paratë njerëzit e pasur, ndiqni:

Rregulli 24-orësh

Milionerët janë të fascinuar pas rregullit 24-orësh. Sa herë që kanë një dëshirë për të blerë diçka të shtrenjtë, ata presin 24 orë për ta marrë vendimin. Blerjet impulsive ndodhin nga nxitësit emocionalë dhe shpeshherë janë të panevojshme. Kështu, kur keni dëshirë të blini diçka, pyeteni veten se a e dëshironi atë gjë apo vërtet ju nevojitet.

Caktoje një buxhet personal dhe respektoje

Kjo mund t’ju duket klishe por caktimi i buxhetit ditor dhe përmbajtja e atij plani do t’ju ndihmojë të kurseni mjaft para. Ekspertët zakonisht rekomandojnë ta ndani rrogën në metodën 50/30/20 (50% të rrogës për të blerë gjëra esenciale, 30% për gjëra personale dhe 20% për kursime).

Shpenzo në gjëra që ndihmojnë të fitosh para

Shpenzimi i parave në gjëra që ju ndihmojnë të punoni, të kontribuoni në punën aktuale ose që jua shtojnë fitimin mujor është gjë e mirë.

Eksperiencat nuk kanë çmim

Milionerët bëjnë një stil pompoz të jetesës dhe sigurohen që të shtojnë shumë përvoja në kalendarin e tyre. Kjo për shkak se ata prioritet i kanë eksperiencat dhe jo gjërat materialiste. Me shumë lehtësi, milionerët do t’i zëvendësonin shpenzimet ditore për udhëtime jashtë vendit, ngjitje në shkëmbinj, zhytje, etj. Investoni në gjëra që ju bëjnë të lumtur dhe të shëndetshëm. Pasanikët sigurohen që të investojnë në gjëra që i lumturojnë ata – këtë bëjeni edhe ju.