“Shρëtohet” i νdekύri pasi makina fυnerale u ρërfshi nga zjarri

T’i shpëtosh vdekjes pas vdekjes! Një rast i tillë ka ndodhur në Angli ku teksa po zhvillohej cermonia mortore makina funerale është përfshirë nga flakët.

Makina ishte duke ecur në drejtim të varrezave të Church Stretton, kur ndodhi ngjarja, bazuar në raportimin e BBC.

Ndërkohë që forcat zjarrfikëse bënë të ditur se ishin qytetarët dhe kalimtarët e rastësishëm ata që ndihmuan në largimin e arkivolit, përpara se të përfshihej nga flakët.

Stacioni i Zjarrfikësve të Church Stretton me anë të një postimi në rrjtet sociale tha se do të kishte qenë një ditë mjaft e trishtuar për familjen e tij.

Po υdhëtonte drejt Janinës, i riu shqiptar νdes ραpritur

Komuniteti lokal i Amfilochisë, Greqi, është tronditur nga vdekja e papritur e një 19-vjeçari shqiptar.

Mediat greke raportojnë se i riu shqiptar humbi ndjenjat teksa hipte në një makinë që lëvizte nga Ionia Odos në Janinë. Ai u transportua në Qendrën Shëndetësore të Amfilochisë por fatkeqësisht ishte tepër vonë pasi aty u shpall i vdekur.

Trupi i pajetë i 19-vjeçarit u dërgua në Patras për autopsi për të zbardhur shkaqet e sakta të vdekjes së tij. Sipas mjekëve, shkak i vdekjes është arresti kardiak, ndërsa për shkaqet e sakta priten analizat toksikologjike.

Trupi i pajetë i 19-vjeçarit po transportohet drejt Shqipërisë së Veriut ku do të varroset nesër.

Temρeratura deri në -5 grαdë, rikthehen ngricat dhe bora në gjithë Shqiρërinë

Temperaturat e larta të ditës së mërkurë, nuk do të zgjasin për shumë gjatë. Duke filluar që nga mbrëmja e të mërkurës, reshjet e shiu, dëbora dhe era e fortë, do të vijojnë për disa ditë.

Meteorologia Lajda Porja, bëri me dije se dita e enjte do të ketë rebeshe intensive shiu në ultësirën perëndimore pothuajse gjatë gjithë ditës.

“Sot edhe pse temperaturat janë 19 gradë, vranësirat janë prezente ka dhe lagjështirë. Megjithatë sonte në mbrëmje presim zhvillim të vranësirave, do të kemi reshje që do të fillojnë ne veri, veriperendim, dhe gradualisht do të përfashijnë të gjithë territorin. Madje dita e enjte të jetë me reshje intensive, rebeshe, madje në ultësirën pernedimore, pothuajse gjithë ditës”, tha Porja.

Sa i takon temperatrurave, do të ketë një rënie drastike të tyre, të cilat do të arrijnë deri në -5 gradë.

“Mbrëmjen e se enjtes dhe dita e premte të ketë një rënie të temperatruave dhe në mëngjes kjo do të sjellë reshje të dëborës në zonat malore. Të premten do të kemi rënie duke bërë që dhe fundjava të ketë -5, -6 gradë celcius në zonat verilindore dhe maksinalet nga 19 sot do të jenë jo më shumë se 12 gradë”, tha Porja.

Ndërkohë dhe Drejtoria e Përgjithshme Detare, ka paralajmëruar se do të ketë përkeqësim të situatës detare.

Sipas meteorologes, era do të shkojë deri në 80 km në orë, në det të hapur.

Βora Zemani fΙet pas ρroρozimit: Tαni kam bύrrë

Premiera e filmit “5 Herë Jo” me protagonistë Bora Zemanin dhe Donald Veshaj u kurorëzua me një mbrëmje plot shkëlqim dhe të ftuar të veçantë.

Megjithatë surpriza më e veçantë e kësaj mbrëmjeje të gjatë ishte propozimi që Donaldi i bëri Borës dhe që mori mbrapsht një “Po”. Për më shumë, Bora u shpreh mbi emocionet e saj:

“Unë jam grua e martuar, kam një burrë tani. Nuk e prita fare. Ishte një surprizë shumë e bukur që e kemi vetëm për veten tonë”.

Burimi: Gazeta shqip

Bie çmimi i nαftës/ Kap vΙerën më të ulët që prej qershorit të këtij viti, ja si ραraqiten shifrat në tregun ndërkombëtar

Çmimi i naftës në bursën ndërkombëtare ka zbritur në nivelin më të ulët që prej qershorit të këtij viti.

Sot një fuçi naftë po tregtohet me 72-73 dollarë, ndërkohë që ka rënë me afërsisht 7 dollar që prej fillimit të këtij muaji.

Ndërsa në raport me vitin e kaluar çmimi i naftës në bursë është rreth 10 dollarë më lirë.

Edhe tregu vendas ka reflektuar në shifra të vogla uljen e çmimit në bursë, pasi nga 199 lekë që ishte javën e kaluar një litër naftë, ka zbritur në mesatarisht 193-195 lekë litri.

Bursa e naftës ka qenë e luhatshme në javët e fundit, për shkak të luftës që vijon në Ukrainë dhe tensioneve Palestinë-Izrael, që vënën në pikëpyetje mjaftueshmërinë e naftës në treg.

Konfirmohen dy bαnorët e tjerë të Big Βrother Vip AΙbania

Edicioni i tretë i spektaklit të ‘Big Brother Vip Albania’ pritet të nis më 13 janar të vitit që po vjen.

Deri më tani janë zbuluar disa nga banorët të cilët thuhet se do të jenë pjesë e këtij spektakli.

Burime të “Kryefjala” kanë zbuluar edhe dy banorë të tjerë të cilët janë ish-konkurrenti i emisionit të dashurisë “Për’puthen” dhe moderatorja e “Top Albania Radio” Ksenja Shoshaj.

Ndërkohë banorë të tjerë që janë konfirmuar janë Olsi Bylyku, Graciano Tagani, Alfio Rrotani, Cubi Metkaj, Bardhi, Endrik Beba, La Fazani.

Emra të pakonfirmuar ende që pritet të jenë pjesë e show-t janë Jul Deda, Egli Tako.

Ndërkohë emisionin flitet se do ta drejtojë Ledio Liço dhe jo më Arbana Osmani.

Ledioni ka prezantuar vetëm një nga edicionet e “Big Brother”, ndërkohë edhe Graciano futjen në spektakël e ka për herë të dytë pasi ka marrë pjesë edhe tek “Big Brother 5”.

E rëndë në Greqi/ Vdes 19-νjeçari me origjinë shqiρtare, dγshohet se…

Komuniteti lokal i Amfilochisë në Greqi, është tronditur nga vdekja e papritur e një 19-vjeçari shqiptari, i cili udhëtonte në një automjet që lëvizte në “Ionia Odos”.

19-vjeçari ka humbur ndjenjat teksa udhëtonte në një makinë që po lëvizte pasditen e djeshme pranë Amfilochisë dhe po shkonte drejt Janinës.

Ai u transportua në Qendrën Shëndetësore të Amfilochisë por fatkeqësisht ishte tepër vonë, sepse u shpall i vdekur.

Trupi i pajetë i 19-vjeçarit u dërgua në Patra për autopsi për të zbardhur shkaqet e sakta të vdekjes së tij. Sipas informacioneve, shkak i vdekjes është arresti kardiak, ndërsa për shkaqet e sakta priten analizat toksikologjike.

Trupi i pajetë i 19-vjeçarit do transportohet drejt Shqipërisë së Veriut ku do të kryhet ceremonia mortore.

ΡΙαgosi rëndë 14 υjeçarin në Korçë, αrrestohet i riu

Korçë/Vijon operacioni policor kombëtar i koduar “Sundimi i ligjit”, kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim.Ky shtetas dyshohet se bashkë me 2 shtetas të tjerë, ka plagosur rëndë, me mjete të forta, një 14-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Si rezultat i kontrolleve të mbështetura tek informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe të kryera në vijim të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, lokalizuan dhe ndaluan shtetasin në kërkim L. L., 16 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 08.10.2023, në lagjen nr. 12, Korçë, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë (të ndaluar nga Policia, më datë 09.10.2023) ka dëmtuar me mjete të forta, një 14-vjeçar. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 3 shkopinj të cilët dyshohet se u përdorën gjatë konfliktit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

“Mυndësia e fυndit për Shqiρërinë është…”, gαzetarja për çështjen “BeΙeri”: Greqia do të νendosë 37 veto

Gazetarja Ira Londo përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë nga Athina në studion e News24 është shprehur se pala greke është e vendosur të ashpërsojë qëndrimin ndaj Shqipërisë lidhur me çështjen e Fredi Belerit.

Sipas saj Greqia kërkon të mos refuzohet kërkesa e Fredi Belerit për betimin për sa kohë që ai nuk është dënuar akoma nga drejtësia.

Ajo u shpreh se kjo është mundësia e fundit që i ofron Greqia Shqipërisë për të mos vendosur veton kundër anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.

“Me sa duket pala greke është e vendosur të ashpërsojë qëndrimin ndaj Shqipërisë. Qëndrimi i Greqisë është unanim dhe i përgjithshëm nga të gjitha forcat politike në Greqi.

Duhet theksuar se në Kushtetutën e Greqisë përfshihet njohja e minoriteteve greke në arenën ndërkombëtare, mes tyre edhe minoriteti në Shqipëri.

Pala greke këmbëngul se rasti Beleri ka të bëjë me shkeljen e shtetit të së drejtës. Fredi Beleri është pjesë e minoritetit dhe Greqia mbështet çdo politikan nga minoriteti.

Bëhet fjalë për një kryebashkiak të zgjedhur që nuk është dënuar dhe po cenohet prezumimi i pafajësisë. Greqia kërkon të mos refuzohet kërkesa e tij për betimin për sa kohë që ai nuk është dënuar akoma.

Kjo është mundësia e fundit që i ofron Greqia Shqipërisë për të mos vendosur veton. Pala greke ka theksuar se vërtet lejuan dërgimin e letrës së çeljes së kapitullit të parë, por nga Shqipëria nuk pati asnjë hap drejt zgjidhjes së kësaj çështjeje ndaj pritet se do të ketë 37 veto ndaj Tiranës zyrtare. Mitsotakis është i vendosur të ushtrojë vetot deri në fund.

Para kësaj ngjarjeje marrëdhëniet mes vendeve ishin shumë pozitive, aq sa në mes të Athinës ishte edhe një ekspozitë e kryeministrit Edi Rama”, u shpreh ajo.

Rama tαkim me komisionerin e BE në Brυksel, Varhelyi: Jemi gati për hapjen e kaρitujve të parë negociues me Shqiρërinë

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama në Bruksel ditën e sotme para nisjes së punimeve të samitit.

Varhelyi u shpreh përmes një postimi në rrjetin social “X” se pas suksesit të fazës së parë të rishikimeve ligjore, e njohur ndryshe edhe si “screening” BE është gati të hapë kapitujt e parë negociues me Shqipërinë.

“Ndërsa përfunduam ushtrimin e shqyrtimit, ne jemi gati të hapim negociatat e anëtarësimit mbi Bazat – Grupi 1 – në kuadrin e një Konference Ndërqeveritare ende këtë vit”, shkroi Varhelyi.

https://twitter.com/OliverVarhelyi?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1734976795290501507%7Ctwgr%5E058253001124e5122596ed9ca87eb6598beafd6b%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Frama-takim-me-komisionerin-e-be-ne-bruksel-varhelyi-jemi-gati-per-hapjen-e-kapitujve-te-pare-negociues-me-shqiperine%2F