Bëri bujë me historinë e saj në “Për’Puthen”, ish-konkurrentja në një lidhje dashurie me Bes Kallakun?

Një nga temat më të përfolura kohët e fundit ka qenë ajo e ndarjes së Bes Kallakut nga Xhensila.

Madje Besi publikoi një këngë të fundit “Mosmirënjohja” ku i dedikohej Xhensilës. Kjo këngë bëri bujë, madje u bë mjaft virale për fjalët që Besi i drejton Xhensilës.

Së fundmi po përflitet se aktori ka gjetur një të dashur të re! Bëhet fjalë për ish-konkurrenten e “Për’puthen” ”, Çiljeta Kormuzi. Ajo u bë mjaft e njohur me historinë prekëse që tregoi në program në lidhje me jetën e saj private. Atë kohë Çiljeta tregoi se ishte një nënë e një vajze beqare, ku ka pasur shumë probleme me bashkëshortin dhe të dashurën e tij që e përndiqte dhe nuk e linte rehat. Çiljeta gjithashtu tregoi se vajza e tyre jetonte me vjehrrin dhe vjehrrën në Itali, dhe ajo kishte ardhur në Shqipëri për të gjetur dashurinë në “Për’puthen”.

Rrugëtimi i saj në këtë program ishte i shkurtër, pikërisht për problemet që hasi nga familja e ish-bashkëshortit. Së fundmi Çiljeta ka postuar një foto me Besin në rrjetet sociale dhe kështu lindi dyshimi se dyshja mund të kenë nisur një lidhje. Ata janë shfaqur në të njëjtat vende në Bruksel, duke shtuar më shumë aludimet për një romancë të mundshme.

Gjithashtu ish-konkurrentja mori pjesë në koncertin e Besit që u mbajt në të njëjtin qytet, dhe nuk nguroi ta postonte këtë dhe në rrjetet sociale.

U qëllυa për υdekje pas përρΙasjes me armë në Shkup, këngëtari i njohur ishte fejυar disa ditë më parë! Foto që publikoi me partneren, pak para se të vritej

Këngëtari dhe blogeri i njohur nga Shkupi, Amar Ismani është qëlluar për vdekje pas përplasjes me armë në Rrugën e Plastikave.

Në përplasjen me armë janë përfshirë disa persona, ndërsa raportohet se kanë mbetur të plagosur 3 prej tyre.

Këngëtari, i cili nuk u mbijetoi dot plagëve të marra, mësohet se ishte fejuar disa ditë më parë.

Pak para se të vritej ai kishte publikuar një foto me partneren e tij në InstaStory nga festa e fejesës.

Gjithashtu më 25 prill publikoi disa imazhe ku tregoi se i kishte propozuar për martesë të dashurës së tij.

“Gjithçka që kam nevojë në këtë jetë, jam unë dhe e dashura ime”, shkruante ai.

Ende nuk dihen arsyet e përplasjes me armë në Shkup, që i morën jetën të riut.

Luizi dhe Egla fikën dritat e BBV, ja detaji i çυditshëm që kapin ndjekësit

Luiz Ejlli ishte banori që u shpall fitues i sezonit të dytë të “Big Brother VIP Albania”, edicion që do mbahet mend gjatë për numrin e lartë të shikuesmërisë që pati.

Mirëpo pavarësisht se shihej nga shqiptarët në mbarë botën, ndjekësit kanë kaput një detaj të çuditshëm nga momenti kur Luizi fiku dritat e shtëpisë, dhe momentit të njëjtë nga Egla Ceno, e cila u shpall fituese e sezonit të tretë.

Postimi në Instagram i Luizit teksa fik dritat e shtëpisë së BBV 2, i publikuar nga faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, numëron 33 mijë pëlqime dhe rreth 650 mijë shikime.

Ndërsa postimi i Eglës ku shihet duke fikur dritat e shtëpisë së “Big Brother VIP 3”, numëron 10 mijë pëlqime dhe mbi 850 mijë shikime.

Mos ndoshta kemi të bëjmë me një përdorim të aplikacioneve të ndaluara që ndihmojnë në shtimin e shikimeve fallco, apo vërtetë sezoni i tretë është më i suksesshëm se dy sezonet e kaluar?

‘Çmendet’ shqiρtari në Itali, υrinon pajisjet e kazinosë dhe shkakton dëm 50 mijë €

Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi ka dëmtuar pajisjet e një kazinoje, ka urinuar mbi to dhe ka kundërshtuar efektivët e policisë.

Të shtunën rreth orës 1.30, policia është thirrur në qendrën e lojërave dhe basteve “Admiral Cash Cade” në Via Innsbruck, pas një kërkese për ndërhyrje në numrin e urgjencës.

Kërkesa për ndihmë i referohej një klienti shqiptar i cili kishte shfaqur sjellje të çuditshme. Përveç kësaj shqiptari pasi kishte pirë një birrë, kishte urinuar në një makineri të lojërave të fatit dhe kishte nisur të bërtiste si i çmendur duke shkatërruar me dhunë mobiljet dhe pajisjet.

Dëmi i shkaktuar sipas llogaritjeve fillestare kap shumën rreth 50 mijë euro. Për arsye sigurie, në zonë u mblodhën të gjitha ekipet e policisë të vendosura në zonën urbane.

Por sapo ka parë patrullat e policisë që po e ndiqnin, shqiptari i acaruar është larguar dhe ka vazhduar të hedhë vazot me lule të vendosura në parmakët e shtëpive përgjatë rrugës, duke vënë në rrezik dhe rrezik serioz qarkullimin e automjeteve.

Pasi është arrestuar nga policia, shqiptari i tërbuar ka tentuar të godasë me kokë njërin prej tyre në fytyrë si dhe e ka goditur me shkelm në gju dhe dorë, e më pas e ka pështyrë në fytyrë.

Përveç kësaj, ai ka kërcënuar edhe efektivët e tjetër të policisë duke iu thënë

“Ta tregoj unë, do të të vras, sa më shpejt, kur të iki nga këtu, do të të bëj ta paguash duke të vrarë”.

Nisur nga serioziteti i ngjarjes dhe duke marrë parasysh precedentët ndaj tij, Komisioneri i Policisë së Provincës së Bolzanos, lëshoi ​​fletën e lejes së detyrueshme, me ndalimin e kthimit në Bashkinë e Bolzanos për 4 vitet e ardhshme, dhe ndalimin e hyrjes në të gjitha institucionet publike në provincën e Bolzanos për 3 vitet e ardhshme. Për më tepër, autoritetet kanë nisur punën për të vazhduar me heqjen e lejes së qëndrimit.

Vera më e nxehtë ndër vite? Ekspertët zbulojnë se çfarë mund ta presë Evropën në muajt e ardhshëm

Evropa po përgatitet për një tjetër verë të nxehtë, pasi në Gjermani dhe vendet nordike priten temperatura jashtëzakonisht të larta javën e ardhshme. Qytetet në të gjithë kontinentin po përgatiten të përshtaten për nxehtësinë ekstreme.

Deri tani janë regjistruar 11 muaj rekord të të nxehtit dhe temperaturat e sipërfaqes së ujit në Atlantikun e Veriut janë rritur në nivelin më të lartë në të paktën 40 vjet.

Meteorologia Tamsin Green, shprehet se qershori, korriku dhe gushti do të jenë mbi mesataren për sa i përket temperaturës. Moti në të gjithë kontinentin ndryshon shumë duke e bërë të vështirë parashikimin se ku mund të godasë një verë e nxehtë. Green thotë se ka të ngjarë të ketë pika të nxehta në Evropën Jugore dhe Lindore.

Evropa Perëndimore mund të regjistrojë reshje mesatare në qershor, më pas reshje mbi mesataren për Evropën Jugore në korrik, por kushte më të thata në Lindje. Gushti, shton ajo, mund të jetë më i thatë për pjesën më të madhe të kontinentit.

Evropa po ngrohet më shpejt se mesatarja globale. Megjithatë, ka një faktor që luan një rol të madh në stinën e verës gjithnjë e më të ngrohtë të kontinentit dhe ky është ndryshimi i klimës.

Evropa është ngrohur me dyfishin e mesatares globale që nga viti 1991, sipas të dhënave të fundit nga Organizata Botërore Meteorologjike dhe agjencia e BE-së për klimën Copernicus. Kontinenti nuk bën “përjashtim” kur flitet për pasojat e ndryshimeve klimatike me të dyja agjencitë që paralajmërojnë se Evropa duhet të bëjë më shumë për të reduktuar emetimet e saj dhe largimin nga karburantet fosile.

Mesatarja e fundit pesëvjeçare tregon se temperaturat në Evropë tani janë 2.3 gradë celsius mbi nivelet para-industriale krahasuar me 1.3 gradë më të larta në nivel global. Për shkak të këtyre të dhënave, meteorologia Green beson “me një shkallë mjaft të mirë sigurie” se 2024 ndoshta do të jetë një tjetër vit rekordi temperaturash.

FOTO/ Shtyu gazetaren për të bërë foto, Roza thyen heshtjen për videon virale dhe sqaron ndjekësit

Në tapetin e kuq të finales së “BBVA 3”, Roza Lati pati një incident me gazetaren Albana Ruçi, të cilën e shtyu me shaka për të bërë një foto. Videoja u bë menjëherë virale dhe për të, reaguan kolegë të Albanës dhe komentues, të cilët e cilësuan veprimin si “kërkesë vëmendjeje” dhe “të pasjellshme”.

Vetë gazetarja publikoi momentin dhe shkroi: “Ideja është unë qesh dhe s’bëj gjë të madhe se s’jam e djegur për vëmendje, se mund të kisha bërë sikur isha rrëzuar ose cenuar shumë, se isha dhe live, por unë jam në të 20-at dhe jo afër të 40-ave, kështu që qielli ka vend për të gjithë yjet. Dhe ato që do shuhen e do bien, sjellin fat thuhet. Kështu që, mos u shqetësoni”.


Mandej, Albana u shpreh: “E fundit se u lidha! Unë e intervistova Rozën më pas, madje në studio dhe me shumë dashamirësi. Më shkruan shumë njerëz që mbrëmë, por e anashkalova. Sot, meqë vazhdonin postimet dhe pikëpyetjet nëse ishte diçka e tolerueshme apo jo, pata një reagim të vogël, krahasuar me ndjesinë. Veprime të vogla, mbase të nxituara nuk na bëjnë njerëz të këqij”.

Nisur nga zhurmë që u bë në rrjet, Roza, përmes disa postimeve në Internet, bëri me dije se nuk donte ta lëndonte gazetaren, por të bënte disa foto nga mbrëmja e rëndësishme.

“Një mesazh për publikun dhe Albanën”, e nisi Roza reagimin. “Meqë je në të 20-at dhe jo në të 40-at, prano një këshillë nga unë. Ishe aty dhe e pe me sytë e tu qasjen time. Të thashë disa herë: “Zemër, sa të bëj dy foto se po ikën fotografi”. Aty isha dhe patjetër do prononcohesha”.

Romeo ρυblikon FOTO-n e parë me Ηeidin nga jeta jashtë BBV3

Dashuria e Romeo Veshaj dhe Heidi Baçit është vendosur në pikëpyetje jo vetëm nga banorët e BBV, por edhe nga ndjekësit.

Pas përfundimit të spektaklit ka pasur aludime se çifti do t’i jepnin fund lidhjes së tyre. Por aktori ka shuar dyshimet teksa mbrëmjen e djeshme, një natë pas mbarimit të BBV, ai ka publikuar një foto krah partneres së tij.

Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi kanë pozuar së bashku në ashensor, ku aktori shfaqet duke e përqafuar ndërsa e dashura e tij qëndron me kurriz nga kamera.

Romeo publikon FOTO-n e parë me Heidin nga jeta jashtë BBV3

Aktori i njohυr qëΙΙohet për υdekje nga hajdυtët që tentuan t’i υidhnin makinën

Aktori Johnny Wactor 37-vjeç është qëlluar për vdekje nga hajdutët që po përpiqeshin të vidhnin katalizatorin nga makina e tij.

Të shtënat ndodhën rreth orës 3 të mëngjesit të së shtunës në qendër të Los Anxhelosit, kur Wactor iu afrua tre burrave pranë makinës së tij, sipas policisë.

Një nga të tre hapi zjarr dhe Wactor vdiq më vonë në spital. Të dyshuarit janë larguar me makinë dhe nuk është bërë asnjë arrestim.

Aktori kishte qenë në një bar, tha nëna e tij, Scarlett Wactor. Kur i pa të tre pranë makinës së tij, shkoi duke menduar se e ka parkuar keq, tha e ëma për Sky News.

Wactor luajti Brando Corbin në telenovelën e gjatë General Hospital – e cila u transmetua për herë të parë nga 2020 deri në 2022.

Ai gjithashtu u shfaq në një sërë filmash dhe seriale televizive, duke përfshirë Station 19, NCIS, Westworld dhe videolojën Call of Duty: Vanguard.

NBC News raporton se hajdutët synojnë konvertuesit katalitikë për metalet e tyre të vlefshme, duke përfshirë platinin, paladiumin dhe rodiumin

Shi milionash për Egnatian, asnjë ekip më parë nuk kishte fituar më shumë para nga FSHF në vetëm dy javë

Skuadra e Egnatias është kurorëzuar kampione e Shqipërisë me fitoren 1-0 ndaj Partizanit në finalen e kampionatit. Një arritje e shkëlqyer e skuadrës rrogozhinase pas një edicioni ku ka fituar gjithçka, edhe në aspektin ekonomik me një shi milionash si asnjëherë më parë nga FSHF.

Në bazë të rregulloreve të aktivitetit, Egnatia përfitoi si fillim 10 milionë lekë të reja vetëm nga renditja në vendin e parë në fund të fazës së rregullt. Kësaj shume iu shtuan edhe 5 milionë lekë të reja si shpërblim për fitoren e Kupës së Shqipërisë,

Me fitoren e kampionatit në “Final Four”, Egnatia përfiton një tjetër shpërblim prej 10 milionë lekësh të reja nga FSHF, duke çuar në 25 milionë lekë të reja totalin që ka siguruar vetëm nga institucioni i futbollit shqiptar në dy javët e fundit. Një shifër që është bërë e mundur vetëm falë ndryshimit të skemës dhe që nuk ishte regjistruar asnjëherë më parë si shpërblim për një skuadër të vetme.

Por jo vetëm kaq! Rrogozhinasit kanë të garantuar rreth 1 milion euro nga UEFA nga pjesëmarrja në Europë, ku do të luajnë fillimisht në Ligën e Kampioneve.

PANORAMASPORT.AL

Egla shpallet fituese e BBV, ja si e presin familjarët e aktores

Egla Ceno është shpallur fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”. Pas përfundimit të finales së madhe ku ajo rrëmbeu çmimin e madh, aktorja u shpreh se këtë fitore ua dedikon të gjitha grave.

Ndërkohë në një postim në rrjetet social, Egla shprehet se është ‘ende pa fjalë’. Por shton se është shumë mirënjohëse për publikun që e deshi dhe e pranoi me të gjitha ngjyrat e saj.

“Jam ende pa fjalë. Por jam thellësisht mirënjohëse për publikun që më deshi e më pranoi me gjithë ngjyrat e mia dhe sigurisht për Top Channel që më dha mundësinë të isha pjesë e kësaj eksperience të jashtëzakonshme. Do shihemi shumë shpejt”, ka shkruar Egla në postimin e parë pas përfundimit të rrugëtimit të gjatë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Po si e kanë pritur familjarët e aktores së njohur këtë fitore të saj?

Në rrjetet sociale është publikuar një video të familjarëve të Eglës, ku shihen të entuziazmuar nga fitorja e saj. Në momentin që Ledion Liço ka thënë emrin e Cenos si fituese të këtij edicioni të tretë të BBV familjarët përqafohen me njëri-tjetrin dhe thërrasin “Egla, jepi Ceno”.

SHIKO VIDEON KËTU