Trαgjike në Francë, 3 të rinj gjenden të mbγtur

Tre të rinj të moshës 19 deri 21 vjeç janë gjetur pa shenja jete në orët e para të mëngjesit në Caumont-sur-Durance, pranë Avignon.

Të rinjtë mësohet se udhëtonin me një makinë, e cila dyshohet se ka dalë nga rruga nga shpejtësia dhe ka përfunduar në një rezervuar.

Lajmi për zhdukjen e të rinjve u dha nga familjarët, teksa policia më tej ka nisur kërkimet, duke gjetur automjetin nën ujë. Edhe rrjetet sociale e ndihmuan policinë që të shkojë tek vendi i aksidentit të tmerrshëm.

(Balkanweb)

E rëndë/ Shembet një godinë banimi, të ρaktën 20 υiktima dhe 32 të zhdυkur

Njëzet persona humbën jetën si pasojë e shembjes së një ndërtese banimi në ndërtim në qytetin George,

në bregdetin e Afrikës së Jugut, ndërsa 32 të tjerë janë ende të zhdukur.

Në total, 29 persona u nxorën të gjallë nga rrënojat.

Që nga aksidenti, shkaqet e të cilit ende nuk dihen, ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë pa u lodhur për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja.

Shqiptari rreh klientin e lokalit dhe kafshon policin

Një shqiptar është vënë në pranga në Itali pasi është përfshirë në një sherr të ashpër me klientin e një lokali. Jo vetëm kaq pasi shqiptari ka vazhduar dhunën duke goditur dhe kafshuar oficerin e policisë.

Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, 12 maj, në një klub “Evergreen” në rrugën Vasco de Gama.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ishte në klub ndërsa fillon të debatojë me një person tjetër. Sherri ka agarvuar deri në dhunë fizike. Pasi policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, shqiptari i ka goditur me shqelma dhe ka kafshuar një prej efektivëve.

Shqiptari është arrestuar për plagosje, rezistencë ndaj një zyrtari publik dhe refuzim për të dhënë informacion mbi identitetin.

Sot mbaron kontrata, ja mesazhi i Luizit për “Top Channel”

Ditën e sotme mbaron zyrtarisht kontrata 1-vjeçare e Luiz Ejllit me Top Channel, që kishte të gjitha të drejtat e imazhit të artistit i cili u shpall fitues i ‘Big Brother VIP’ vitin e kaluar.

Në një story në instagram, Luiz Ejlli falenderon Top Channel për bashkëpunimin 1-vjeçar, pak ditë pasi u bë një vit nga finalja e madhe e Big Brother Vip.

”Faleminderit për bashkëpunimin 1-vjeçar”- shkruan Luizi në postim.

Armik i Ervis Martinajt/ Policia greke: Roan Brahimi u vra për….

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja nga vrasja e shqiptarit Roan Brahimi më 9 maj në Athinë.

Policia greke ka dalë në përfundimin se 32-vjeçari, baba i një fëmije të mitur, u ekzekutua për larje hesapesh në Shqipëri, jo në shtetin fqinj. Ai njihej si armik i Ervis Martinajt.

32-vjeçari ishte i njohur për autoritetet shqiptare, pasi bënte pjesë në një grup kriminal dhe më parë ishte arrestuar për vjedhje.

Mediet greke shkruajnë se 32-vjeçari së fundmi kishte frikë për jetën dhe fshihej në Dubai. Ai ndodhej në Greqi për Pashkët.

Më herët u zbulua se Brahimi bënte jetë të dyfishtë. Ai kishte familje në Shqipëri dhe gjithashtu kishte grua e fëmijë në Greqi.

Partnerja e tij, Katerina Beqo, 37 vjeç, ndodhej me të në makinë në momentin e ekzekutimit.

Tragjedi në ndeshjen e shqiptarit, boksieri humb jetën në ring prej goditjeve të marra(VIDEO)

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj, nuk do të zhvillojë ndeshjen, pasi boksieri Sherifdin Laval, ka ndërruar jete, pas goditjeve të marra në duelin e parë. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër, ku boksieri Sherifdin Laval, ka humbur jetën.

Ai nuk ka mundur t’u bëjë ballë goditjeve të marra dhe ka ndërruar jetë në ring. Laval, ishte ndër boksierët e parë që kishte për t’u ndeshur në spektaklin e Londrës, ku më vonë ishte i planifikuar edhe ndeshja e boksierit shqiptar Amarildo Bakaj.

Për shkak të kësaj tragjedie, është ndërprerë i gjithë eventi i boksit. Laval po përballej me rivalin Malam Varela dhe u rrëzua në raundin e dytë.

Atij iu dha ndihma e parë, por nuk arriti që të shpëtonte.

Aksident TRAGJIK me motor, humb jetën 40-vjeçari SHQIPTAR në Itali!

Një 40-vjeçar shqiptar humbi tragjikisht jetën të dielën në një aksident me motor, në “Fermo” të Italisë.

Ngjarja, sipas ANSA, ndodhi rreth orës 17:00, pak metra nga sheshi, Ostilio Ricci.

Dy shqiptarët udhëtonin me Scooter, kur drejtuesi humbi kontrollin e mjetit dhe u rrëzua duke gjetur vdekjen.

Autoritetet nisën hetimet, me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti të rëndë.

“PROVOKACJA nr 2”: Pas Beogradit, Edi Rama hap çështjen shqiptare edhe në Athinë!

Ka mjaft kryeministra shqiptarë që kanë thënë se kanë hapur çështjen çame në Athinë.

Asgjë nuk është e vërtetë. Por si Majko ashtu edhe Meta diçka kanë thënë. Ramiz Alia në takimin me Micotaqisin, kur e dinte se do ikte në pushteti e ka lëshuar pak gojën.

Asnjë gjë nuk kanë thënë, fare. I vetmi person që ka folur për çamët është Ramiz Alia, edhe ai jo publikisht. Në kohën kur Alexis Tsipras ishte në krye të qeverisë greke, ai hyri në një konflikt të hapur me Edi Ramën.

E për të treguar se është më i fortë, çonte ushtrinë me tange e blinde në kufij me Shqipërinë. Ndërkaq, Ilir Metën, atëherë kyryetar i Parlamentit të Shqipërisë, e dekoroi si një politikan më i pranuar nga Athina.

E ndërkohë që dekoronte Ilir Metën, qeveria e Alexandër Tsipras ndëshkoi pa lidhje kryetarin e bashkisë së Himarit Gjergj(Jorgo) Goron.

Duke i hequr nënshtetësinë greke dhe shpallur Non Grata, ndërkohë që Goro, shtetësinë e kishte fituar si emigrant, sit ë gjithë të tjerët sipas ligjit grk. Këtë ndëshkim, qeveria greke, e bëri thjesht që të ndikojë në avancimin e planit të Fredi Belerit.

Madje aq i hapur ishte ky plan, sa një ambasador grek, ndërkohë që kishte në plan të merrte pjesë në aktivitet së bashku me shkrimtarin e madh grek, të nivelit botëror, Vasiliko Vasilikos, takon si “rastësisht” Fredi Belerin, në rrugë.

Kur mund takonte kur të donte në zyrë apo në një bar kafe apo restorant. Por jo, donte të tregonte se Vasiikos, i cili jepte mesazh paqeje e vllazërije ishte pjesa kot e një axhende ku takonte Belerin, i cili natyrisht nuk kishte asgjë për të thënë krahasimisht me një nga bosët e kulturës botërore.

E në këtë atmosferë, Edi Rama shkoi në Athinë, për të thënë atë që nuk mundet t’ja thonte asnjë homologu të tij. Pasi realisht nuk se mundet, ka protokoll.

E megjithatë ndothi takimi i shumëdiskutuar ku gjithsesi u lejua. Në një ditë, ku Micotaqis ishte në Turqi, e kjo nuk ishte rastësi.

E këtë takim, Edi Rama, ka folur me shqiptarët e Greqisë, të cilët e pritën si një lider politik të vendit, duke i rezervuar një atmosferë që nuk ka ndodhur ndonjëherë.

Pikërisht në këtë takim, Edi Rama, në Athinë ka folur për tema që nuk ka mundur asnjëherë ti ndajë në takime protokollarë, ti diskutojë në bisedime qeveritare.

Por i ka ndarë me opinionin public shqipar, e mbi të gjitha atë grek. Ka folur për problemet historike, ato politike, por edhe për brengat e mëdha, duke nisur nga Çamëria, duke paralajmëruar se nuk është Shqipëria një vend që do të pranojë kushtet e “Deep State” grek.

Në një farë mënyrë, apo në të gjitha mënyrat, Edi Rama ka bërë pjesën e dytë të planit të tij, pas asaj sfaqe që bëri në Beograd në vitin 201, kur tha se Serbia duhet të njohë Kosovën e pavarur.

Sot në Athinë, Edi Rama ka folur për Çamërinë, në një mënyrë tjetër, por në Athinë. Ka folur për dëbimet e dhunshme të shqiptarëve nga shtëpitë e tyre në veriun e Greqisë, siç ka folur për përkatësinë nacionale të pavarësisë së Greqisë. Një provokacion që sipas gjasave do të flitet jo me ditë, as me javë, por pa të ndarë.

Edi Rama ka dhënë një diskurz zyrtar të Tiranës zyrtarë, që nuk e ka bërë asnjë kryeqeveritar i Shqipërisë.

E kjo, mirë keq, është hera e parë! Por pas një fitoreje të madhe, medje shumë të madhe ku Tirana për herë të parë ndoshta nuk ka hyrë në një kurth që Micotaqis i ka ngritur me Sali Berishën e Ilir Metën.

Të cilët sot, janë edhe më antipopullorë, pikërisht prej kandidimit të Fredi Belerit dhe dështimit të përdorimit të tij si Kalë Troje.

E rëndë në ndeshjen e Amarildo Bakajt, boksieri humb jetën në ring pas grushteve (VIDEO)

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj nuk ka mundur të zhvillojë ndeshjen mbrëmjen e djeshme, pasi boksieri Sherifdin Laval, ka ndërruar jete, pas goditjeve të marra në duelin e parë.

Kësisoj është ndërprerë i gjithë eventi i boksit, për shkak të ngjarjes së rëndë.

Boksieri po përballej me rivalin Malam Varela dhe u rrëzua në raundin e dytë.

Atij iu dha ndihma e parë, por nuk arriti që të shpëtonte.

SHIKO VIDEON KËTU

Bes Kallaku ‘i nxjerr bojën’ Bujar Qamilit: Kemi fjetur në hotel bashkë, në jetën time nuk kam parë njeri që…

Bes Kallaku, kryeplaku i “Ferma VIP” i ka zbuluar një “sekret” artistit të madh Bujar Qamili, i cili ishte i ftuar në një program televiziv.

Gjatë mesazhit përshëndetës që i dërgoi, Besi tha se nëpër koncertet që zhvilluar së bashku i është dashur që të qëndrojnë në të njëjtën dhomë.
Sipas Besit, këngëtari i mirënjohur gërrhet shumë ku fle. Kjo shkaktoi të qeshura.

Bes Kallaku: O Bujar Qamili, o bilbil i muzikës tekno, house dhe hip-hop në Shqipëri të hanksha zemrën. O më i miri. Do t’iu them një sekret. Unë jam nga ata që në koncerte ka rastisur që të fle me Bujar Qamilin në të njëjtën dhomë dhe deri më sot në jetën time nuk kam parë njeri që kur gërrhet tund themelet e hotelit. Në fakt Bujari nuk gërrhet, Bujari pëllet kur fle.

Bujar Qamili: Unë e kam mik të vjetër dhe pres nga Besi, në bazë t bisedave, sa të dalë nga Ferm VIP të bëjmë një duet. Më ka ofruar një këngë, refreni është jashtëzakonisht i bukur, por që do na shkojë të dyve. E falenderoj e kam mik të vjetër sepse kemi bërë shumë koncerte bashkë.