Ndαhet nga jeta babai i Sara Gjordenit! Ish-bαnorja e Big Βrother zbυΙon bisedën e fυndit me të

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, që u përjashtua pas konfrontimit fizik me Franceskën, pas daljes së saj rreth historisë së jetës së saj.

Sara tregoi se të atin nuk e ka takuar kurrë, por di episodet e dhunës së tij ndaj nënës, tentativa për helmim dhe rrëmbim, por jo vetëm pasi kur ishte 4 vjeç i ka sjellë diçka që e ka konsumuar dhe ka rrezikuar jetën.

Sara tregoi se babai iu largua kur ishte vetëm 2 vjeçe dhe se ka dashur ta rrëmbejë kur ka qenë fëmijë, ndër të tjera e ka përndjekur për 4 vite me radhë në rrjetet sociale.

Artur Gjordeni, babai i Sara Gjordenit, pasi mohoi akuzat e bëra nga kjo e fundit e cila ishte shprehur më herët se i ati kishte dashur ta helmonte në moshë më të vogël. Duke hedhur poshtë pretendimet e Sarës e cila ishte shprehur më herët se i ati nuk e kishte kërkuar kurrë, Artur Gjordeni shprehet se ka qenë vetë e bija që nuk kishte dashur ta takonte.

Vetëm pak më parë një agjensi funerali në rrjete sociale ka bërë të ditur lajmin se Artur Gjordeni, pra babai i Sara Gjordenit ka ndërruar jetë. Agjensia ka publikuar një lajmërim vdekjeje, ku bën të ditur edhe informacione rreth varrimit të tij.

Më pas ka qenë vetë Sara që ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale ku tregon dhe për tentativën e fundit për të folur me të.

Ajo tregon se ka tentuar të komunikojë me të në datën 15 mars 2024, por nuk ka marrë një përgjigje nga ai.
‘Tentova’, – shkruan ajo mbi fotografi.

Këtë gjë e ka bërë me anë të screenshot-ave, si mënyrë për të shuar zërat akuzues, se ajo ka gisht në këtë ngjarje.

foto galeri

Βie zjαrr në kΙubin e natës në Stamboll, së ρaku 29 të νdekur

Të paktën 29 persona kanë humbur jetën nga zjarri në një klub nate në Turqi. Klubi Masquerade, në bodrumin e një ndërtese të lartë në Stamboll, u mbyll dhe po rinovohej gjatë ditës. Zjarri shpërtheu pak pas mesditës, tha guvernatori i Stambollit Davut Gul, duke shtuar se shkaku nuk ishte ende i qartë.

Gul tha se viktimat e zjarrit mendohet se kanë qenë punëtorë që merreshin me rinovimin e klubit të natës. Pesë persona janë arrestuar në lidhje me zjarrvënien, ndërsa hetimet vazhdojnë. Të prangosurit përfshijnë tre zyrtarë, menaxherin e klubit të natës dhe menaxherin e rinovimeve.

Zjarrfikësit dhe reaguesit e tjerë të parë rrethuan hyrjen e djegur dhe të tymosur të klubit, i cili zë dy kate nën një ndërtesë banimi 16-katëshe në lagjen Gayrettepe të qytetit.

Numri i viktimave është rritur me shpejtësi gjatë gjithë pasdites, me zyrën e guvernatorit që ka lëshuar një sërë përditësimesh.

Kryetari i sapozgjedhur i Stambollit, Ekrem Imamoglu, ka shprehur ngushëllimet e tij në rrjetet sociale.

“Zoti i mëshiroftë qytetarët tanë që humbën jetën dhe iu uroj shërim të shpejtë të lënduarve tanë”, tha ai në një postim në X, dikur Twitter.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është në dijeni të tragjedisë pas një telefonate me ministrin e brendshëm Ali Yerlikaya.

(Balkanweb)

AtΙete dhe një çαntë me bυkë në νendin e αksidentit, emigrαntët i ραguan shkodranit nga 300€

Copa hekurash, një atlete dhe një çantë me rroba e ushqime janë të vetmet sende që kanë mbetur në vendin ku u aksidentuan për vdekje 8 persona.

Një 24-vjeçar nga Shkodra i identifikuar si Edison Bregaj humbi jetën bashkë me 7 emigrantët e paligjshëm që po transportonte nga pika e kalimit kufitar Tre Urat.

Emigrantët të cilët kishin hyrë në Shqipëri nëpërmjet kësaj pike kufitare, dyshohet se i kanë paguar 24-vjeçarit nga 300 euro që ai t’i transportonte në Mal të Zi.

I riu i kishte marrë me makinë nga kjo doganë dhe ishte nisur për në Shkodër, ku do t’i linte sapo të kalonin doganën e Hanit të Hotit.

Por në aksin Këlcyrë-Përmet, i riu është përballur me postobllokun e policisë dhe ka ndryshuar rrugë. Nga shpejtësia e cila dyshohet se ka qenë 200 km/h, ai ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar anës lumit Vjosa.

Viktimat janë gjetur në vende të ndryshme pasi dyshohet se kanë “fluturuar” nga makina gjatë hedhjes së saj nga rruga në humnerë.

Identifikimi i emigrantëve të paligjshëm ende nuk është kryer.

Vαjza e tij fitoi betejën me sëmυndjen e rëndë, Defrim Methasani ρërcjell mesazhin e fortë

Vajza e gazetarit të njohur Defrim Methasani, ka pasur probleme të rënda shëndetësore ku ajo udhëtoi drejt Gjermanisë, për të marrë kurimin e duhur.

Më herët, në një postim në rrjetet sociale, gazetari ka shprehur se ka pasur nevojë për financa për shkak të çmimeve të larta, por me ndihmën e miqve dhe të afërmve të tij, ia ka dalë t’i përballojë këto çmime.

Tashmë duket se vajza e tij është në gjendje të mirë shëndetësore dhe në Porcesin sportiv, gazetari Methasani dha një mesazh shumë të rëndësishëm, për të gjithë ata që përballen me probleme të tilla.

Ed Manushi: Ke kaluar një situatë personale që po e kalon me sukses. Unë do doja të inkurajonim dhe duket sikur vajza është në rrugë të mbarë dhe urojmë që të jetë. Do doja që me këtë bardhësi që ke në zemër t’i japësh një mesazh të gjithë shqiptarëve që kanë këto probleme sepse ti të inkurajon.

Dëfrim Methasani: “Së pari besimi në Zot, beso në Zot dhe së dyti tek vetja dhe tek njerëzit e afërm. Kur jemi bashkë bëhemi më të fortë. Nëse gëzimi ndahet me veten, gjithmonë dhimbjet duhet të ndahen me të tjerët”.

Taνolina 2 km e gjatë bashkon mγslimanët dhe të krishterët në iftarin për Pαshkë

Në Borgerhout, Antwerp, 6,000 njerëz u mblodhën të dielën për të ngrënë iftarin së bashku në një tryezë dy kilometra të gjatë. Trafiku i rënduar i la vendin tavolinave 2 kilometra të mbushura plot me ushqime nga të gjitha vendet dhe pije të ndryshme.

Ashtu si vitin e kaluar, festa e krishterë e Pashkëve përkon me muajin e agjërimit islam të Ramazanit. Pas perëndimit të diellit, myslimanët e prishën agjërimin e tyre dhe në tryezë u bashkuan miqtë e tyre nga të gjitha llojet e kombësive, kulturave dhe feve.

Kjo nismë vjen nga rrethi Borgerhout dhe disa organizata lokale si shoqata tregtare dhe socio-kulturore të cilat synojnë bashkimin e sa më shumë njerëzve në një tavolinë ku mbizotëron harmonia.

“Kjo nuk ka të bëjë me myslimanët apo të krishterët. Të gjithë janë të mirëpritur. Këtu mund të hani vërtet çdo gjë. Ne duam të bashkojmë sa më shumë njerëz.”

Vitin e kaluar, tavolina e iftarit në Borgerhout ishte një kilometër e gjatë. Të inkurajuar nga autoritetet e rrethit, tavolina u zgjat me një kilometër këtë vit duke vendosur një rekord belg.

Nuk ka ραqe as në Ferma VIP – konkυrrentja gjυαn me shishe në drejtim të Elsa Lilës

Ferma VIP është një tjetër reality shou që ka marrë vëmendje të madhe këto ditë.

Sikurse ndodh në programe të tilla, edhe këtu duket se kanë filluar konliktet në mes konkurrentëve.

Së fundmi ka ndodhur një debat mes Elsa Lilës dhe Rigelsa Cybit, ku edhe ka degraduar në momente aspak të hijshme.

Rigelsa derisa filloi të ngrinte zërin ndaj këngëtares e gjuajti edhe me një shishe. Debati nisi për shkak të akuzave të Elsës se modelja po i ngatërronte të gjithë konkurrentët me njëri-tjetrin.

“Po ik moj injorante që je 50 e sa vjeçe dhe vjen e më del mua me c*ca jashtë e gjera të tjera”, iu përgjigj Rigelsa e revoltuar.

Ajo vazhdoi: “Nuk ke shans që ti të flasësh për mua dhe të më kritikosh dhe asgjë, je zero”.

Pas ndαrjes nga Ledri, Sara Hoxha merr υendimin e rëndësishëm: Jam e…

Ndarja mes Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës ka qenë një ndër temat më të diskutuara në mediat shqiptare.

Pavarësisht se dyshja ende nuk e kanë pranuar publikisht se marrëdhënia e tyre ka marrë fund, prej shumë kohësh tashmë Ledri dhe Sara nuk janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit, qoftë edhe në ditë të veçanta, si për ditëlindjen e vajzës së tyre.

Ditën e sotme, Sara ka marrë vendimin për t’u zhvendosur në Tiranë, të paktën këtë ka lënë ajo të nënkuptohet nga disa postime të bëra në profilin e saj të Instagramit.

Fituesja e “Dancing with the Stars” ka publikuar në Instastory disa fotografi, duke treguar se ndihet shumë e emocionuar për zhvendosjen e saj në Tiranë.

“Kam blerë shtëpi të re në Tiranë dhe sot erdha të zgjedh bllakat e banjos. Jam e emocionuar“, ka shkruar Sara

“Kam αbortυαr foshnjën! Kur i dëgjoνa rrahjet e zemrës…”- Roza Lati rrëfen mes lotësh: Ραrtneri e donte, por se pγeta fare! S’do i merrja leje për krijesën time

Moderatorja Roza Lati ka zbuluar se ka abortuar një fëmijë me ish-partnerin e saj.

Gjatë një bisede me banorët e tjerë në Big Brother VIP, ajo ka treguar se disa vite më parë ka abortuar foshnjën pa dëshirën e ish-partnerit.

“Ai më tha çfarë karroce do të marrim. Po, as se pyeta fare! Se pyes unë atë për krijesën dhe fëmijën tim”, u shpreh Roza Lati.

Mes lotësh prezantuesja u shpreh se nuk ishte e gati të bëhet mami, ndërsa tha se kur e ka marrë vendimin për mos ta mbajtur fëmijën, e ka rrahur veten me grushta.

Pjesë nga rrëfimi:

Erjola: A e din Rita?

Roza: Jo mbrapa e mori vesh, se po ta dinte që do bëja fëmijë do më kishte zënë derën e klinikës

Roza: Në momentin që unë bëra testin dhe dola pozitiv jam habitur shumë, thashë është i skaduar. Nga shtëpia te farmacia nuk e kam ndjerë tokën, po më rrihte zemra në atë nivel sa nuk e ndjeja tokën fare. Mora të gjitha llojet e testeve dhe i porvova në shtëpi, të gjitha më dolën pozitive. I kam dëgjuar rrahjet e zemrës dhe aty unë jam thyer. Kur kam shkuar në shtëpi kam marrë vendimin…. Prandaj them që nuk e lë veten të vuaj. Bëra një analizë të ardhmes time dhe thashë që nuk është momenti. Momentin që vendosa ta ndërpres aty kam rrahur veten me grushta. Kam kaluar një vit shumë të vështirë, prandaj jam këtu

Erjola: Po ai a e dinte?

Roza: Po

Erjola: Ishe me të kur e more vesh

Roza: Jo nuk ishte në shqipëri

Erjola: Çfarë të tha?

Roza: Çfarë karroce do të marrim

Juli: Ai ishte dakord

Roza: Po, as se pyeta fare

Graciano: Uaa!

Roza: Se pyes unë atë për krijesën dhe fëmijën tim

Krim i rëndë në familje/ I mori telefonin, 13-υjeçarja νret me thikë nënën e saj

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Pensilvani të SHBA-së, ku një adoleshente, akuzohet se ka vrarë me thikë nënën e saj, pasi i ka marrë celularin.

Anëtarët e policisë nga stacioni lokal në Wilkes-Barre, Pensilvani, u thirrën të premten pasdite për të ndërhyrë pas një raportimi se një grua nuk po jepte shenja jete, raporton Newsweek.

Me të mbërritur në vendin e krimit, oficerët e policisë gjetën një grua me plagë të shumta me thikë në zonën e qafës dhe shpinës.

Në përfundim, arritën në konstatonin vdekjen e saj.

Në vendngjarje është gjetur një djalë 11-vjeçar me plagë në shpinë të shkaktuara nga thika, por jashtë rrezikut për jetën, si dhe vajza 13-vjeçare e viktimës, e cila u akuzua për vrasjen.

Sipas policisë, vajza ka rrëfyer në vend se ka vrarë nënën e saj pas një debati gjatë të cilit i është marrë iPhone.

Sipas policisë, vajza dukej e shqetësuar dhe e penduar për atë që kishte bërë.

“Isha e Ιidhur me mikun e aυtorit të krimit”, zbαrdhet dëshmia tronditëse e υαjzës që ishte në automjet me 18-vjeçarin që u νra në Shkozë: Në makinë me υiktimën isha…

18-vjeçari Aurelio Dervishi mbeti viktimë pas një sherri të ndodhur në rreth rrotullimin e Shkozës, mes dy grupe të rinjsh. I riu u godit me thikë sapo doli nga makina, dhe më pas ndërroi jetë rrugës për në spital.

Shkak i sherrit mes dy grupeve të të rinjve dyshohet se është bërë një vajzë. Mësohet se vajza e mitur 16-vjeçare ka dëshmuar se ishte e lidhur me Frensis Shehun, mikun e autorit të vrasjes. Ajo ka deklaruar se në makinë me viktimën ishte për shkak të miqësisë që kishin dhe se e kishte në afërsi të lagjes.

Sipas dëshmisë së vajzës të dy grupet janë shkëmbyer në afërsi të Shkozës. Në një moment grupi i 4 autorëve kanë parë se në “Audin” me 5 persona brenda ishte edhe vajza 16-vjecare që ishte në një lidhje me 20 vjeçarin.

Sipas dëshmisë së dy vajzave ata janë ndaluar pasi autorët u kanë bërë me shenjë nga xhami. Në këtë moment ka nisur edhe konflikti fizik. Sipas të gjithë dëshmive të marra asnjë prej tyre nuk ka pranuar se kanë pasur konflikti të mëparshme.