Shqiptαrja 19 υ. jeçare tregon ρagën e mαjme që ka në DUBAl

Modelja 19 vjeçare Klaudja Kalia, disa kohë më parë u shpall miss “Fashion Tv”, duke nënshkruar një kontratë me gjigandin e modës.

E ftuar në “Ftesë në 5”, Kalia ka treguar detaje nga jeta dhe puna e saj si modele.

E pyetur për punën e saj më të paguar deri më tani, Klaudja Kalia ka treguar për eksperiencën e saj në Abu Dabi.

“Ishte reklama për ujin që kushton 100 dollarë kurse unë jam paguar 20 mijë euro.

Reklama nuk ka dalë akoma. Do të dalë dhe është për 6 muaj. Nuk kam menaxher, thjesht kam kontratën me ‘Fashion Tv’,“tha modelja.

Gjatë intervistës modelja gjithashtu ka treguar se tani nuk jeton më me prindërit, por ka blerë një shtëpi në Tiranë bashkë me të motrën.

BURRl nga Puka truIIos rrjetin/ Ika në emigrim ta mbaja g. rυan si princeshë: Kur u ktheva sa nuk më ra TAVANl në kokë, e g jeta në kr. eυat me…

Një burrë ka zgjedhur të ndajë historinë e tij me lexuesit. Ai tregon se bën dy punë që bashkëshortes së tij të mos i mungojë asgjë në emigracion, ama përkushtim ajo ia ka kthyer me tr.adhëti.

“Unë bëj dy punë që gruas time këtu në emigrim të mos i mungonte asgjë. Ajo nuk di gjuhën dhe nuk është futur ende në punë. Nuk kemi fëmijë dhe tani edhe po ndahemi. Ta nis nga fillimi. Unë jam një 35-vjeçar nga Puka dhe prej një jete jetoj në Itali.

Këtu mora dhe nusen dhe ajo po integrohej pak nga pak. Por më bëri hatanë. Më tradhëton me një shqiptar, që e ka njohur sapo ka ardhur këtu. Ai tipi shet rrugëve, e kjo aty e ka njohur duke blerë nga ato bizhuteritë idiote të këtyre këtu.

Pak rëndësi ka kjo. Rëndësi ka që i kapa të dy në shtëpinë time. Që e mbaja me djersën e ballit. Nusja më dinte turni i tretë. Por unë atë natë dola nga puna sepse një koleg më kishte borxh disa orë zëvendësimi dhe thashë po i bëj surprizë kësaj.

Kur po ngjisja shkallët e pallatit mu prenë gjunjët sinqerisht. Kisha parandjenjë. I bie derës, hiq. E hap me çelës, qetësi e madhe.

Kur futem në kuzhinë i gjej të dy ulur në divan në errësirë. Nuk po bënin gjë. Por po rrinin në errësirë të shtangur. Normal më kanë ndjerë mua, e s’ka pasur tipi si të hidhej nga kati 4.

Më thanë që janë miq që në Shqipëri. Më gënjyen, e sipas gruas ai kishte ardhur t’i qante hallin se ishte ndarë nga e fejuara. Po silleshin si të huaj. Donin edhe të më bënin për budalla.

I nxorra të dy jashtë e tani po divorcohem. E kam shumë shumë të vështirë, por kështu paska qenë kjo jetë.

Ndaj kujdes kur jepni gjithçka për dikë, sepse ai person duhet ta meritojë njëherë. Faleminderit”, shkruan ai.

Moderatorja e njohur ja ρIas p*rdhës live në emision

Publiku i emisionit, “The Wendy Williams Show”, është i bindur se ka dëgjuar moderatoren e famshme duke lëshuar g azra në transmetim direkt.

Ngjarja ka ndodhur të premten, teksa Wendy Williams po prezantonte një kronikë rreth futbollistit Odell Beckham Jr., kur ndodhi inc identi.

Lidhur me komentet e shumta që janë bërë rreth kësaj çështje, 55-vjeçarja nuk ka komentur në asnjë moment.

Por ndjekësit e saj janë shumë të sigurtë dhe betohen se e dëgjuan atë teksa lëshoi lëshoi po rdhë në transmetim direkt.

Madje rrjeti social “Twitter” është mbushur menjëherë me postimet e tyre, të cilët kanë reaguar rreth këtij inc identi të moderatores.

Pak kohë më parë ajo u taII me aktorin Joaquin Phoenix, dhe kryesisht me shenjën në buzën e tij, dhe tashmë përdoruesit e rrjeteve sociale po e “mas akrojnë” me komente.

U Ιirua nga bυrgu i Drenovës, qytetari: Përdorin dhυnë, dje më shtrembërυan nofuΙΙën

Ditën e sotme ka hyrë në fuqi ligji për amnistinë penale dhe prej këtij ligji do të përfitojnë 1100 të dënuar me burgim, nga të cilët 700 do të lirohen menjëherë, ndërsa 400 të tjerë përfitojnë ulje dënimi.

Një i burgosur që u lirua nga burgu i Drenovës ka treguar për dhunën e ushtruar nga rojet e burgut. Ai tha se ditën e djeshme kishte për të zhvilluar një bisedë me familjarët në Skype, por për shkak të problemeve teknike, biseda nuk u realizua. Ai tha se një prej rojeve e ka goditur me grusht në nofull.

Ai tregoi se në burg ka qenë për vjedhjen e një kabulli që e kishte marrë për ta shitur për shkak të problemeve financiare.

“Kam qenë për vjedhje, për një kabull e gjeta në rrugë, ishte një anë e këputur thashë ta marr ta shes. U dënova mbi 2 vite burg, më kishte ngelur edhe 1 muaj burg. Nga gjendja ekonomike, nuk kam, jam copë-copë. Familja më ka lënë të vogël, jam pa shkollë, nuk di as shkrim e këndim. Po të kisha një shkollë do të kisha një zanat, por kur s’ke shkollë nuk të merr njeri në punë. Punoja ndonjëherë si ndihmës në mobilieri e ndërtim.

Po të hash ushqimin aty të zë gjumi, ushqimi është skandal fare. Nuk jam vetëm unë që s’kam për të ngrënë, janë edhe të tjerë, gjynah. Dalim 2 orë, rrimë gjithë ditën në dhomë, këta përdorin dhunë. Dje kisha një rast për të folur me familjen në Skype, u prish Skype dhe nuk ka nxorën për të folur, ai më futi dru mua, më shtrembëroi nofullën, na e futën me grusht, çfarë të bëj unë i shkreti.

Unë do të shkoj në punë, më presin nusja dhe djali. Nuk më kanë ardhur se janë në Elbasan. S’kam folur, ata nuk vinin dot sepse s’kemi gjendje ekonomike, nga mua mbaheshin. Unë mblidhja ndonjë hekur e skrap, pa punë e asgjë. Nuk kisha çfarë të bëja”.

Ρërfiton nga amnistia ρenale, kush është ish-kryebashkiaku që lirohet sot nga burgu

Përfitues i amnistisë penale që nis të zbatohet këtë të mërkurë është edhe ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj.

Përfiton nga amnistia penale, kush është ish-kryebashkiaku

Frrokaj u dënua në muajin tetor të vitit 2022 me 3 vite burg për veprën penale shpërdorim detyre, për tjetërsim pronash tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin.

Frrokaj pritet që të lërë sot ambientet e burgut të Reçit në Shkodër ku qëndron që prej momentit ku vendimi mori formën e prerë.

Kursi i këmbimit/ Monedhat e hυaja sërish në ρikiatë

Këtë të mërkurë më 24 prill 2024, dollari amerikan blihet me 93.9 lekë dhe shitet me 95 lekë.

Euro blihet me 100.6 lekë dhe shitet 101.3 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 103 lekë, ndërsa në shitje me 104 lekë.

Ndërsa Paundi britanik blihet me 116.4 lekë dhe shitet me 117.4 lekë.
Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 68.5 lekë, ndërsa në shitje me 69.8 lekë.

“Vëllai i Madh” surρrizon çiftin në BBV, ja ku u dërgυαn ata

‘Vëllai i Madh’ surprizoi çiftin Heidi-Romeo në ‘Prime-n’ e djeshëm.

Ai e dërgoi çiftin në një suitë ku mund të kalonin çaste të bukura dhe romantike me njëri-tjetrin larg banorëve të tjerë të shtëpisë.

I pyetur rreth surprizës, Juli u shpreh me nota ironie se:

“Kam një hall tjetër, çdo bëjë Meritoni pa Romeon.”

Sakaq, çifti nëse do të kishte dëshirë mund të lejonte banorët e tjerë që të hynin në dhomën e tyre, e me ta për pak çaste u bashkua dhe Egla, Graciano dhe Juli teksa zhvilluan biseda të ndryshme.

SHIKO VIDEON KËTU 1

SHIKO VIDEON KËTU 2

Horoskopi për ditën e sotme, e Mërkurë 24 Prill 2024

DASHI

Në dashuri, mësoni të shkoni përtej kufijve dhe mos u zemëroni nëse diçka nuk ju shkon ashtu siç dëshironi. Duhet të guxoni më shumë, sepse kohët e fundit jeni mbyllur shumë në vetvete. Në punë jepni maksimumin për të arritur qëllimet tuaja.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë 24 prill 2024), është një periudhë komplekse në dashuri, por duroni dhe bëni pak më shumë durim, sepse lajmet e mira janë afër. Mund të keni takime të shkëlqyera. Megjithatë, në punë gjërat po përmirësohen me kalimin e kohës.

BINJAKËT

Ju presin ditë plot emocione të forta. Bëjini fasulet tuaja gati sepse lotët do të bien me përrenj. Dyshimet tuaja do të zgjidhen. Në punë është një periudhë stresuese por do të sjellë shumë kënaqësi. Ju mund t’i tregoni të gjithëve karakterin dhe cila është vlera juaj.

GAFORRJA

Emocionet e mëdha vijnë shpejt në dashuri. Do të përjetoni lumturi vërtet të papritura dhe shumë kënaqësi të mrekullueshme. Në punë do keni disa probleme, por në parim mund të zgjidhen. Në fund të fundit, diplomacia është arma juaj më e mirë.

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë 24 prill 2024), këto janë ditë të komplikuara në dashuri, por jeni të ashpër dhe do të arrini të kapërceni të gjitha vështirësitë. Asgjë dhe askush nuk mund t’ju rrëzojë. Në punë, besoni instinkteve tuaja dhe ndiqni ato.

VIRGJËRESHA

Në dashuri është koha për të ndërtuar diçka më solide dhe konkrete. Sidomos nëse jeni bashkë për një kohë të gjatë, është koha ta kapni demin nga brirët. Angazhohuni për martesë, ose të paktën për bashkëjetesë. Dhe pse jo, planifikoni edhe fëmijët. Çfarë kuptimi ka ndryshe? Keni ndërtuar shumë në punë, tani duhet t’i mbani ato.

PESHORJA

Gjërat mund të ishin më mirë në dashuri, por tani për tani sigurisht që nuk mund të ankohesh. Disa situata nuk janë shumë të qeta dhe nuk po shkojnë ashtu siç do të kishit dashur, por shfrytëzoni më të mirën nga një situatë e keqe. Në fakt, ka ende shumë situata të vështira. Puna bëhet gjithnjë e më e mirë.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë 24 prill 2024), do t’ju duhet gjithnjë e më shumë të keni dikë pranë. Në fakt, nëse jeni vetëm prej kohësh, dashuria ju mungon tmerrësisht. Do ketë disa shqetësime për punën, sepse jo gjithçka po shkon sipas planit.

SHIGJETARI

Në dashuri marrëdhëniet tuaja nuk po shkojnë ashtu siç do të kishit dashur, në fakt thjesht nuk mund ta kuptoni se si është e mundur që ato të mos zgjasin kurrë më shumë se një periudhë të shkurtër. Në punë duhet të jeni të përqendruar sepse është një periudhë e ndërlikuar. Keni shumë angazhime. Jepini vetes prioritete dhe mos u shqetësoni.

BRICJAPI

Jeni të kënaqur në dashuri, por ndonjëherë keni ndjenjën se kjo nuk mjafton kurrë. Sikur diçka të mbante më shumë se ç’duhej. Gjithmonë provoni, veçanërisht nëse keni qenë vetëm për një kohë. Në punë është e rëndësishme të besoni në atë që bëni. Nëse ju nuk besoni në aftësitë tuaja, si mund të besojnë të tjerët?

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë 24 prill 2024), mendoni shumë në dashuri dhe kjo nuk është gjë e mirë. Duhet ta lini veten të çliroheni më shumë dhe të dëgjoni zemrën tuaj, duke qenë gjithmonë i qartë se në cilën rrugë po shkoni. Këmbëngulja juaj do t’ju shpërblejë në punë.

PESHQIT

Disa marrëdhënie nuk po shkojnë mirë dhe ndoshta do të ishte më mirë t’i mbyllni ato përgjithmonë. Nuk ka kuptim t’i zvarritni dhe t’i çoni përpara nëse nuk japin rezultatet e dëshiruara. Në punë mundohuni të jepni më të mirën dhe do të shihni, që do të shpërbleheni. Do të jetë gjëja më e mirë për të bërë.

Me një tufë lulesh/ Meta në Bubq, uron Ijen e Bes Kallakut për ditëlindjen e saj (VIDEO)

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka qenë në Bubq të Fushë Krujës, ku ka takuar Ijen, të cilën e ka uruar për ditëlindje.

Meta shprehet se Ija nuk është vetëm e Bes Kallakut, por e të gjithëve.

“Edhe 100 pranvera të reja për Ijen, jo vetëm të Bes Kallakut, por të gjithëve ne. Lumturi, shëndet dhe jetë të gjatë”, shkruan Meta.

Meta2

Kreu i PL i ka dhuruar gjithashtu një tufe me lule Ijes.

(Balkanweb)