Vendi im, kombi im është një pikturë muri me shumë shtresa:
Shqiptare, Franke, Wallache, Sllave, Turke etj., te cilen po te perpiqesh ta gërvishtesh, të dërgojnë në burg.
Odisea Elytis, Poet
Fitues i Çmimit Nobel për Paqe në Letërsi 1979


Lajmet e Fundit
Vendi im, kombi im është një pikturë muri me shumë shtresa:
Shqiptare, Franke, Wallache, Sllave, Turke etj., te cilen po te perpiqesh ta gërvishtesh, të dërgojnë në burg.
Odisea Elytis, Poet
Fitues i Çmimit Nobel për Paqe në Letërsi 1979


Pasi po bëhen katër muaj që doktori është në arrest shtëpie, interesi i opinionit ka rënë dukshëm. Kjo e ka shqetësuar doktorin i cili është lidhur me Metën për të diskutuar strategjitë e reja.
Berisha: Ilir, si je, se po të shikoj në portale që po kacaviresh nëpër hekura dhe ngjitesh në male?
Meta: Mirë jam doktor. Po përpiqem të ngjall interesin e publikut se kemi rënë fare doktor.
Berisha: Lere atë punë Ilir. Nuk duan t’ja dinë njerëzit. E mban mend kur unë publikoja çdo ditë ecjet që bëja në Gjirin e Lalzit dhe njerëzit në vend të shikonin sa hapa bëja, pyesnin se ku i gjeta lekët që bëra vilën. Edhe për ty do mendojnë se shëtit nga kodrat që ke blerë në periferi të Tiranës.
Meta: Po çfarë të bëjmë doktor? Për shembull të vras këtë Bramllarin dhe të themi që e vrau Rama të mos zbulohej se i shiste sekrete?
Berisha: Kush është ky, mos është tek grupi i deputetëve të Gazit?
Meta: Jo jo, është nënkryetari i partisë time
Berisha: Ilir, bëhu serioz. Të gjithë do mendojnë se e vrau Tedi kur donin ta hidhnin tek bashkia dhe e shtypi me bythë.
Meta: E drejtë. Po sikur të shpik ndonjë histori dashurie dhe Monika bëhet xheloze dhe do të më vrasë?
Berisha: Ilir, kush i ha ato? Më mirë hap llafin që ke vdekur dhe je kthyer lugat.
Meta: Doktor, po sikur të vras Monikën?
Berisha: Ky është një opsion serioz, megjithëse nuk kemi ndonjë shembull nga byroja që të kenë vrarë gratë. Më e besueshme do isha të vrisja unë ty, meqë e the vetë që unë do bëhem president dhe ti kryeministër.
Meta: Po atë as unë vetë nuk e besoj doktor, edhe ata në sallë filkuan të qeshnin. Më mirë po mendoj një gjë tjetër. Dhe të lutem hiqe nga mendja këtë variantin e fundit, se unë nuk jam Azem Hajdari. Nuk luan njeri vendit për mua po nuk i dhashë lekë./dritare.net
Dikur në 1992 e largët, djaloshi i lindur në kryeqytetin shqiptar, nën flamurin grek fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike, kur deklaronte se ai ishte “tironc”, madje me krenari e shprehte se nga vinte paçka se përfaqësonte Greqinë.
Sot Pirro Dhima (Pyrros Dimas), prezantohet me pamje nga Himara, Dhërmiu e Apollonia, si kandidat për eurodeputet: “Kandidoj sot, jo vetëm për t’i dhënë zë zërit dhe të drejtave të “Epirit të Veriut”, por dhe si përfaqësues i Greqisë, ashtu si kam bërë gjithmonë, si Pirro i të gjithë grekëve”.
Historia nuk mund të zhbëhet, origjina dhe gjaku nuk ndryshojnë pavarësisht dëshirës, por dikush mendon ndryshe. Madje gazetarja greke, Elena Krita i ka kujtuar se ai mund të jetë një grek, por duhet thënë se ka lindur në Shqipëri.
Të mbrosh kombësinë tende është dinjitoze, por të luftosh popullin ku u rrite dhe jetove është të kesh karakter maskarai.Dava legeni si shumë të tjerë që mohojnë çka janë për të marr një pasaport… Por dhe një thirrje e fortë për shtetit shqiptar për një trajtim dinjitoz për sportistat elitar.
RESPEKT E PËR LUZA GEGA & TË TJERË që nuk shiten dinjitetin.
Gazeta ka siguruar zbardhjen e vendimit të arsyetuar të Gjykatës së Posaçme, lidhur me skandalin e videos seksuale në zyrën e Safet Gjicit në kohën kur ishte kryetar bashkie në Kukës.
Për këtë rast janë dënuar me burg ish-kryebashkiaku dhe vajza e cila kreu aktin seksual dhe e filmoi, Alma Kaçi.
Sipas Gjykatës rezulton se asaj i është kërkuar që të kryej këtë akt dhe ta filmojë nga shtetasi Abedin Oruçi, i cili e ka paguar atë rreth 4 mijë euro.
Në vendimin e Gjykatës, sqarohet: Nga komunikimet e datës 06.06.2023 me shtetasin Abedin Oruçi, pas ndodhjes së aktit seksual me të pandehurin Safet Gjici (referuar orarit të komunikimit) kuptohet se e pandehura Alma Kaçi i ka dhënë kartën ku ishte fiksuar video seksuale shtetasit Abedin Oruçi dhe kërkon ta marrë atë nga ky i fundit.
Nga komunikimet rezulton se Abedin Oruçi kujdeset që t’i kujtoj se nuk i ka dhënë lek, duke imponuar tek ajo që në çdo rast të thotë këtë.
Konkretisht, Abedini shkruan: Datë 06.06.2023, ora 14:27:50 (Abedinj): Pa problem ca ke len do e marrish patjetër lek stë ka dhënë kush…pa problem ta sjellin atje.
Gjykata vlerëson se nga kjo bisedë e ndodhur midis të pandehurës Alma Kaçi dhe shtetasit Abedin Oruçi po në ditën kur ka ndodhur filmimi i aktit seksual në zyrën e Safet Gjicit, qartësisht përftohet një indicie se ky i fundit i ka dhënë shtetases Alma Kaç një shumë monetare për realizimin e aktit seksual e regjistrimin e tij. Gjykata vlerëson se nëse Abedin Oruçi nuk do i kishte dhënë lekë të pandehurës Alma Kaçi nuk do të kishte asnjë arsye t’i kujtonte kësaj të fundit se nuk i ka dhënë lekë.
Coral Reefs Are Heading Toward the Worst Global Mass Bleaching on Record
Keep Watching
Komunikimi i mësipërm vlerësohet edhe në raport me deklarimin e parë (datë 17.06.2023) të të pandehurës Alma Kaçi ku ajo ka shpjeguar se kryerjen e materialit filmik ja ka kërkuar shtetasi Abedin Oruçi.
Përveç komunikimeve të cilat kanë rezultuar me rëndësi nga këqyrja e aktit të ekspertimit, në lidhje me ndërtimin e plotë të faktit penal kanë rëndësi edhe komunikimet e evidentuara nga këqyrja e videove të gjetura në telefonin që i përket të pandehurës Alma Kaçi, ku janë regjistruar komunikimet e zhvilluara midis shtetasit Abedin Oruçi dhe të pandehurës Alma Kaçi, ku kjo e fundit i kërkon vazhdimisht kthimin e videos me natyrë seksuale.
Konkretisht, shtetasja Alma Kaçi ndodhet në automjetin e saj dhe ka të mbështetur në këmbët e saja një tablet me ngjyrë të zezë me ekran të krisur mbi të cilin kryen një regjistrim video nëpërmjet telefonit tjetër që ka në dorë. Ajo klikon tek tableti dhe kryen thirrje në drejtim të shtetasit të shënuar “Abedin”
Biseda midis Alma Kaçi (në transkript e identifikuar me gërmen “A”) dhe një shtetasi mashkull të emërtuar në telefon nën emrin “Abedin” (në transkript i identifikuar me gërmen “B”) zhvillohet si më poshtë:
B: Alo
A: hë Abedin, ça bëre
B: si je
A: hajto mo mirë ça po bon ti
B: mirë ça ke bo
A: hiç, dëgjo mua më duhej patjetër ajo……video
B: a po mgjon mu o shok, do vij video të q*** motrën e videove më dëgjo mue
Nga file i formatit video me emërtim “20230615_081148 134” me kohëzgjatje 7 minuta e 53 sekonda është transkriptuar biseda që zhvillohet në aplikacionin ëhatsapp midis Alma Kaçi (në transkript e identifikuar me gërmen “A”) dhe një shtetasi mashkull të emërtuar në telefon nën emrin “Abedin” (në transkript i identifikuar me gërmen “B”) dhe më konkretisht:
B: O o a e di si është problem, unë nuk kam me pam ra ndorë për kok të çunave ja kishim q* motrën vetë, po smka ra gja ndor mu mi zemër.
A: Po o Abedin tani unë kartën, o Abedin tani kartën ti e mbajte mos më thuaj smka rën gjë në dorë për kok të djalit
B: Po se kam moj për kok të fmijve
A: Po mirë mo ku e ke çuar tani, se kam, mua më duhet, mua më duhet sepse në… atëherë dhe unë do di të vetmbrohem më vdekt djali vetëm, nëse në moment që del në media unë jam e pambrojtur, jam akoma ktu edhe unë do dij atëhere të reagoj, të gjitha ça mke dhënë ti sjell mbrapsh me sekonda skam prek 100 leke, tani po flasim si burrat jo si kalamjt
B: Ej hajde takohena, hajde hajd
A: Nuk kam mundësi të vij tani të takoj o Abedin, ideja është më jep kartën ma nis me dikë, ose me ça të duash edhe kaq, ne e lamë, më the atë dite që do ta nis, u mbajt në mënyrë të pavedijshme tani
B: Ça kontakti kam unë me ktë që spate mundësi ti a e mori ai kujt ja dhe e mori ai djali
A: Ore nuk ja kam dhënë unë, unë ta dhashë ty o Abedin, unë snjof as djalë as goc, tani po flasim burri burrit për kok të fmijve sta kam me hile, kartën e more ti, ma jep ti unë snjof njëri aty, unë sdo vij tani në rrugët e Kuksit të ndjek njerzit pa i njohur
A: O abedin tani ti e more në mënyrë tani mos më bëj mua tani, po flasim si burri burrit, se snjiof njerëz në kukës unë, më thuaj ma nis që mos më prishësh punë të ambasada italjane kaq.
B: Oj stprish punë kërkush ty
A: Mirë mo në rregull mua më duhet karta tani, kaq, unë e vura ta shifshe kaq
B: Ore shi si ësht problemi a më the, a më the që meqë është kshu puna unë du me lëviz
A: Ore ti nuk jam unë tani, edhe qëni kur lëviz në një dest…
B: Më ngjo mu tashi a
A: Po mirë mo në rregull atëhere mdegjo të gjitha që mke dhënë unë ti sjell nëse tmbaj 100 lekë
B: Dëgjo mu se unë stë kam dhan asigjo unë tkam nimu tkma dhan borxh
A: Po jo mo jo lëre tani se ss o Abedin mos mi devijo gjërat sepse në
B: Ngjo ngjo, a mthe, mgju mu tashi se tani me telefon, vari leshin.
A: Po jo mo në ëhats-app jemi
B: A mthe du me ik
A: Ore du me ik du me ik, mua më duhet materiali mo njeri, nuk kam se si
B: A ke Sigal
A: Nuk kam un as Sigal as Kasko asigjë
B: Po leshin mgjo mu, a mthe du me ik…
A: Ore du me ik, në rregull mo do tiki dua të lëviz, mduhet materiali o njëri, bruto ashtu siç e more
B: Ore mgjo mu a mthe do tlëviz
A: Ore do lëviz a mer vesh ti mua po më kërkojnë materialin, kam fol dhe unë me avokat mo se sdo iki kshu, jam me njii, jam me dy veta nga mbrapa unë, sjam vetëm tek pull
B: Oj a mthe që do lëviz moj ti
A: Ore ti më the mua mjep kartën o Abedin tani, çke ti lëviz nuk lëviz unë, unë jëtoj njetën timë nuk jetoj te ty, mjep kartën mo njëri spo tkërkoj gjë tjetër
Nga bisedat e mësipërme të këqyrura nga organi procedues, rezulton se shtetasi Abedin Oruçi i ka marrë kartën ku shtetasja Alma Kaçi ka regjistruar aktin seksual në zyrën e të pandehurit Safet Gjici.
Shtetasja Alma Kaçi insiston vazhdimisht që ai tja kthejë kartën, por Abedin Oruçi përpiqet ta devijoi. Po kështu e pandehura Alma Kaçi i thotë se do ja kthejë të gjitha ça i ka dhënë dhe kuptohet kthimi i një shume lekësh pasi i thotë se nuk ka prek 100 lek.
Ndërkaq, Abedini në komunikimin e tij përpiqet të kujdeset duke i thënë se ja ka dhënë borxh dhe Alma i thotë mos ta devijoi. Po kështu ai tërheq vemendjen se janë telefon duke pasur frikën e një përgjimi të mundshëm por e pandehura Alma Kaçi i kujton se janë duke komunikuar në ëhattsapp duke presupozuar se nuk ka rrezik të përgjohet.
Po kështu shtetasi Abedin Oruçi në komunikime i kërkon të pandehurës Alma Kaçi të mos e përfshij atë dhe i kujton se bashkëpunimi është më i rëndë.
Kujdesi i shtetasit Abedin Oruçi lidhur me komunikimet në telefon dhe frikën se përfshihet në bashkëpunim, pasqyrohet edhe si më poshtë:
Nga file i formatit video me emërtim “20230615_084100 533” me kohëzgjatje 2 minuta e 31 sekonda është transkriptuar biseda që zhvillohet në aplikacionin ëhatsapp midis shtetases
A: Në rregull atëhere tnis nji taxi ok, po ku tvij aty te lokali jot
B: Po pra tvijë te lokali ti them unë atij që e kom……
A: Në rregull
B: Hajt
A: Hajt
B: Edhe fshiji gjonat e mos ma… ejj mgjo mu tashi
A: He
B: Se me ja q motrën np** se sdu me sdu me diskutu se ë bashkpunimi a problem bashkpunimi se del sikur jena tu bashkpunu bashkë e q** motrën ……..
A: Mirë hajt po nis nji taxi atëherë hajde
B: Përgjegjësinë e man ai që e ka bo, ai e ma përgjegjsinë, edhe mgjo mu qish kena bisedu bashkë mira është ti pastaj…sot mere atë ik lëviz mgjo mue
Sipas Gjykatës, rezulton qartazi se Abedin Oruçi është i përfshirë dhe ka paguar të pandehurën Alma Kaçi të kryejë një akt seksual me të pandehurin Safet Gjici e ta regjistrojë atë, motivet për të cilat është kryer janë irrilevante. Po kështu ai është përpjekur të shmang përgjegjësinë e tij dhe të krijoi një pamje të ndryshme “sikur është indiferent” por nga regjistrimet e bisedave rezulton qartazi përfshirja e këtij shtetasi.
Nga të dhënat e administruara nga organi procedues rezulton se shtetasja Hava Kaçi pas ngjarjes së ndodhur në zyrën e të pandehurit Safet Gjici dhe para publikimit të videos, konkretisht më datë 14.06.2023, ka hapur një llogari në euro duke depozituar po në këtë datë shumën prej 4,000 euro.
Gjykata e vlerëson në raport me të gjitha të dhënat e tjera, sesi pikërisht pas kryerjes së aktit dhe para publikimit është depozituar një shumë e tillë dhe është tërhequr pas publikimit të videos.
Rezulton se deklarimet e dhëna nga shtetasi Abedin Oruçi vijnë në kundërshtim me të dhënat të cilat janë përftuar nga këqyrja e komunikimeve të regjistruara si dhe të këqyrjes së aktit të ekspertimit nr.116.
Konkretisht, më datë 09.10.2023, shtetasi Abedin Oruçi ndër të tjera ka deklaruar se:
Pas zgjedhjeve të vitit 2023 Alma ka ardhur në Kukës dhe ka kërkuar të më takojë. Në atë rast jemi takuar në lokalin tim në urën e Drinit të Zi. Më ka shprehur se kishte një video me shtetasin Safet Gjici.
I kërkova të ma tregonte por më tha që do ma sillte një ditë tjetër dhe u largua për në Tiranë. Pas tre katër ditësh, Alma më dërgoi një shok të sajin që prezantohej si gazetar i cili ishte një mashkull rreth të 35-40 vjeç me flokë të çeluar si bjond. Ai mu prezantua si shok dhe koleg i Almës dhe më tregoi nga celulari një video erotike ku shfaqej Alma dhe Safet Gjici. Unë pasi e shikova videon i thashë që skishte më punë me mua dhe videon mund ta çonte ku të donte. Ai u largua dhe pas disa ditësh më ka telefonuar sërish Alma dhe më ka shprehur shqetësimin e saj duke më paralajmëruar që mos ta shpërndaja videon e saj deri në momentin që ajo të largohej nga Shqipëria…
I pyetur nga organi procedues në lidhje me komunikimin që kishte me Almën ku kjo e fundit i thoshte se do ja kthente ato që i kishte dhënë, ai ka deklaruar se besonte që Alma ka dashur ta provokonte. / ekskluzive.al
Fatmir Meraja i Krishteri qe u be Musliman tregon Priftit se cka pa te Bibla qe e shtyri te ik nga Feja Katolike.
VIDEON e gjeni më poshtë
https://m.facebook.com/Kojshia.Show.Official/videos/440623295022195/?ref=embed_video
Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personaIe në një bunker në pyllin në afërsi të fshatit por rastësisht gjen gjënë që i solli ndryshim dramatik në jetën e tij.
Sipas të dhënave, burri punonte prej kohësh në emigracion dhe është kthyer këtë verë për pushime pranë familjes. Por duket se rastësisht ka zbuluar tra.dhëtinë.
Historitë me tra.dhti bashkëshortore për shkak të emigracionit kanë qenë të shprehura gjatë viteve të fundit.
Sipas të dhënave, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor në Elbasan, rreth 40% e dlvorceve i përkasin çifteve në emigracion, shkruan Lajmeflesh.com
Qyteti i vogël i Laçit, ofron një pritje të pazakontë për mijëra e mijëra besimtar që vinë për të përjetësuar
besimin për të gjetur paqen dhe për tu prehur në mëshirën e Zotit në Kishën e mrekullive.
Por cila ka qenë mrekullia më e madhe në historinë e Kishës së Laçit?
Këtë përgjigje na thotë vetë Frat, Mirash Marinaj, dëgjojeni! Shiko videon KETU
Shqiptarët shquhen edhe për humanizëm mbi të gjitha dhe më poshtë do të lexoni një histori mjaft interesante.
Një vajzë me emrin Elona, ka rr;ëfyer se si e ka ndihmuar një i ri në një ditë mjaft të vë;shtirë, por që tani kërkon të Iidhet me të për ta falënderuar pasi nuk ka pasur mundësinë të bëjë gjatë dy viteve.
Elona shkruan:
Përshëndetje ! Hapa këtë adresë për një ndihmë nga ana juaj.
Dje ndeza cel tim të vjetër që nuk e kam përdor prej kohësh dhe më bëri përshtypje një foto e ruajtur në WhatsApp.
Ishte personi i cili kohë më parë ka bërë një gjest që nuk e bën kushdo sot.
Para rreth dy viteve më ndodhi diçka dhe isha shumë e më;rzitur e pa zgjidhje, më kishin hu;mbur lekët e qirasë së shtëpisë dhe prindërit i kisha të së murë e me il açe. Kështu që nuk doja t’u bija në qafë por as në dorë të kujt, përveç të një shoqeje pasi nuk isha fort mirë ekonomikisht.
Lashë takim me shoqen në një kafe por nuk erdhi.
Gjithsesi, ngjitur me tavolinën time më tutje ishte një djalë.
Se di se si më erdhi një guxim dhe shkëmbyem disa fjalë me shaka dhe mbase e dalloi tri;shtimin në fytyrën time.
As vetë nuk e di se si u shpreha, isha në pa nik dhe ia shpjegova situatën. E mori me shaka, por unë u p;reka dhe po q aja. Ai u afrua dhe më kërkoi t’ja shpjegoja, ku i tregova për gjendjen time dhe pa hezitim më ofroi ndihmë me ato lekë që kishte me vete e nuk më kërkoi asgjë në këmbim.
Thjesht më tha nëse situata ime rregullohej të ja ktheja me një kafe, asgjë më tepër.
Emrin nuk donte të ma tregonte, por ja mora numrin e celularit dhe e lashë me të që do ta telefonoja kur të kisha zgjidhur probIemin tim.
Padyshim e ndjeu që isha e sinqertë ndaj edhe më besoi dhe më ofroi ndihmë, kështu mendoj unë…
E falënderova pa masë atë njeri që nuk e mendoi dy herë rastin tim.
Kur u largova u ndjeva e lehtësuar nga njëra anë, por nga ana tjetër ndihesha keq sepse nuk besoja që ekzistonin njerëz të tillë me një zemër kaq humane
Pas dy ditësh e telefonova por më dilte i fikur numri. tentova disa ditë më radhë por më kot.
Pas disa muajsh e shikoj që kishte hapur WhatsApp me atë numër. Ishte fytyra e tij në profil dhe nuk ngurrova t’i shkruaja “djalit pa emër”.
Folëm vetëm pak herë, por përsëri nuk më foli asgjë për veten, Më pas shoh që kishte mbyllur numrin, nuk munda kurrë ta falënderoja.
Kanë kaluar pothuajse dy vite që nga ajo ngjarje dhe do të ndihesha e lumtur nëse ai e sheh këtë mesazh nga unë dhe do të doja t’më jepej rasti t’ja ktheja 10-fish atë që bëri për mua.
Kam një foto të tij, e i lutem Zotit që ta shohë dhe kush e njeh mund ta bëjë tag në komente. Vëmendja ime do të jetë këtu, nga Elona!”
Epo, nëse e njihni të riun, mos ngurroni…
Ha;jdutet po shpikin marifete nga me te ndryshmet cdo dite per te zhvilluar v;jedhjet e tyre. Por ndersa ne mendojme per teknologjine qe ata mund te perdorin, ata mund te kene sisteme te reja madje ne gjendje te vj;edhin edhe makinen.
A keni degjuar per hile n e shishes plastike?
Autoritetet ju paralajmerojne qe nese gjeni nje shishe plastike te zbrazur prane makines tuaj te keni shume kujdes.
Kjo sepse ha;jdutet e vendosin ate ne rroten e perparme te automjetit tuaj dhe ne nuk e kuptojme pasi rralle here kontrollojme makinen para se te nisemi.
Mirepo pasi e kemi ndezuar makinen dhe jemi nisur degjojme nje zhurme te cuditshme qe e jep shishja e shtypur.
Por ndersa ne ndalojme per te pare te shqetesuar se cka ndodhur, h;ajdutet perfitojne nga rasti qe ju dilni dhe e keni makinen hapur. Keshtu ata ne kete moment hyjne ne aksion, hipin ne makine dhe largohen menjehere pa na bere asgje neve.
Oficerët e poIicisë gjithmonë këshillojnë të kontrollojmë gomat e para të makinës para se të hipim në të, ose të ndalojmë vetëm në një vend të sigurtë për të kontrolluar se çfarë po ndodh dhe kurrë nëse jemi vetëm apo me femije ne makine.
Ata na sugjerojnë që gjithmonë t’i kushtoni vëmendje çdo gjëje që nuk na bind por te te kemi kujdes nese do ndalojme. Ju ftojmë të ndajni këtë informacion me qëllim që të parandalojmë vj;edhjet e ardhshme.
Tani që mendoni për këtë, sa herë ne i kontrollojmë rrotat para se të hyjmë në makinë?
Duke vlerësuar 55 faktorë për të përcaktuar rezultatin e pikëve të një PowerIndexi “Global Firepower 2019” rendit vendet me të fuqishme ush;tarake në botë.
Lista ka nisur me 136 vende të përparuara dhe më pak të zhvilluara ku përfshihen parametrat, vendndodhjen e tyre gjeografike, varësinë e burimeve natyrore, fuqinë punëtore dhe shëndetin aktual ekonomik.
Duhet të theksohet se aftësia bërtha more dhe lidershipi aktual politik / us;htarak nuk merren parasysh.
Gjithashtu, kombet e bllokuara me tokë nuk janë penaIizuar për mos patur një flotë në det. Këtu është një vështrim në 50 kombet më të fuqishme us;htarake, sipas listës, që nga 14 prilli 2019.
Në vendin e katërt është India dhe në të tretin Kina. Rusia qëndron në vendin e 2 dhe lista kryesohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në fund të listës është Kazakistani që ndiqet nga shtetet si: Siria, Angola, Iraku, Venezuela, Kolumbia, Malajzia, Nigeria, Peruja, Bjellorusia, Rumania, Uzbekistani,
Holanda, Argjentina, Norvegjia, Majnamari, Zvicra, Afrika e Jugut, Meksika, Suedia, Çekia, Ukraina, Greqia, Tajlanda, Arabia e Jugut, Kanadaja, Tajvani, Algjeria, Polonia, Australia, Vietnami, Spanja, Koreja e Jugut, Pakistani, Izraeli, Indonezia, Brazili, Irani, Egjipti, Italia.
Në vendin e 10 renditet Gjermania dhe pasohet nga Turqia. Japonia është në vendin e 8 dhe Koreja e Veriut në vendin e 7. Në vend të 6 qendron Mbretëria e Bashkuar dhe në të pestin është Franca.