Sot dollari amerikan blihet me 92.9 lekë dhe shitet me 93.8 lekë.
Euro blihet me 100.2 lekë dhe shitet 100.9 lekë.
Paundi britanik blihet me 116.1 lekë dhe shitet me 117.1 lekë.

Lajmet e Fundit
Sot dollari amerikan blihet me 92.9 lekë dhe shitet me 93.8 lekë.
Euro blihet me 100.2 lekë dhe shitet 100.9 lekë.
Paundi britanik blihet me 116.1 lekë dhe shitet me 117.1 lekë.

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në aksin Lezhë-Laç në afërsi të kryqëzimit të Shëngjinit.
Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se një automjet Audi është përplasur me shtyllën e ndriçimit të rrugës, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.
Ndërkohë policia nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.
Dashi
Ka shume mundësi qe yjet te nxitin debatet ne çift gjate kësaj dite. Do kërkoni gjithë kohës te dale e juaja dhe partneri nuk do toleroje për asnjë moment. Beqareve do ju rendoje se tepërmi vetmua dhe do bëjnë çmos qe te gjejnë personin e duhur. Mundësitë do ekzistojnë. Financiarisht do jeni te favorizuar. Përfitoni për te kryer transaksionet e duhura.
Demi
Jeta sentimentale e çifteve do jete me e privilegjuara gjate kësaj dite. Do përjetoni ndjesi te reja dhe nuk do dëshironi te ndaheni për asnjë çast nga partneri. Beqaret do jene shume kërkues dhe nuk do e gjejnë personin e ëndrrave. Po nuk u treguar realiste do mbeteni vetëm për shume kohe. Ne planin financiar duhet te jeni me te organizuar qe t’ia dilni.
Binjaket
Sot është dita kur ju duhet te reflektoni seriozisht mbi te ardhmen ne çift. Nuk ka me kohe për te humbur sepse gjerat ecin me shpejtësi te madhe. Beqaret do i shumëfishojnë takimet, por asnjeri nuk do ua mbushe aq mendjes sa për te filluar një histori dashurie. Financat do jene shume te mira prandaj nuk do keni për çfarë te shqetësoheni.
Gaforrja
Kënaqësitë dhe emocionet ne çift do jene te shumta gjate kësaj dite. Shfrytëzojeni sa te mundni sepse dite te tilla nuk vijnë shpesh. Beqaret do ëndërrojnë me shume sesa duhet dhe realiteti do i zhgënjejë pa mase. Ne planin financiar do ndiqni një strategji strikte dhe shume shpejt do keni përmirësime. Këtë duhet ta kishit bere kohe me pare.
Luani
Nëse lidhja juaj është e forte, kjo dite do jete edhe me e bukur dhe nuk do ketë asnjë problem. Nëse nga ana tjetër keni pasur shume debate edhe sot atmosfera do jete e tensionuar. Beqaret do kenë një dite shume te zakonshme dhe pa te reja. Ne planin financiar gjerat do shkojnë me mire sesa mendonit. Nuk është nevoja as te bëni sakrifica te mëdha.
Virgjeresha
Do e përforconi lidhjen tuaj gjate kësaj dite dhe do shihni me optimizëm drejt se ardhmes. Partneri do ju beje edhe ndonjë surprize te këndshme. Beqaret do jene te papërqendruar dhe nuk do e gjejnë dot princin e tyre te kaltër. Duhet ende te prisni. Ne planin financiar do e dini mire çfarë hapash te hidhni qe situata te jete sa me e mire.
Peshorja
Klima ne çift do jete shume trazuar sot. Nuk do bini aspak dakord me atë qe keni ne krah dhe do debatoni edhe për gjene me te vogël. Beqaret nen pranin e Merkurit do kenë mundësi te gjejnë persona interesante dhe te veçante. Shfrytëzojini mundësitë qe do ju jepen. Financat do duan me tepër organizmin për te arritur gjendjes e mëparshme.
Akrepi
Do jeni ne humor sot dhe do provoni eksperienca te reja me atë qe keni ne krah. Do flisni hapur me partnerin tuaj dhe çdo gjë do shkoje me se miri. Beqaret do ndihen mire edhe ashtu si janë dhe nuk do kërkojnë dike për ta pasur ne krah. Ne planin financiar duhet te mateni njëqind here para se te kryeni çdo lloj shpenzimi. Shmangni tronditjet.
Shigjetari
Dialogu do mbizotërojë gjate gjithë kohës ne jetën tuaj ne çift sot. Ne këtë mënyrë do arrini te zgjidhni edhe disa nga problemet tuaja te hershme. Beqaret do jene sharmante dhe joshës, por personat qe do ju vijnë rrotull do kërkojnë veçse aventura kalimtare. Financat do jene pika juaj e dobët. Tregohuni te kujdesshëm sepse përndryshe do humbni shume.
Bricjapi
Sjellja juaj kundrejt partnerit do lere shume për te dëshiruar gjate kësaj dite. Kjo do e mërzitë atë qe keni ne krah dhe mosmarrëveshjet do jene pa mbarim. Beqaret do e ndejnë vetminë, por as sot mundësitë për te krijuar një lidhje nuk do jene te mira. Ne planin financiar do keni vështirësi, por me pak mund dhe durim mund t’ia arrini ta stabilizoni situatën.
Ujori
Dite shume e qete dhe pa asnjë problem kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do kuptoheni për mrekulli me partnerin tuaj. Edhe beqaret do kenë fat ne dashuri dhe do takojnë një person qe do ju përshtatet me se miri. Mos u mendoni gjate, por vendosni sa me pare. Financat do jene te paqëndrueshme. Ulni sa me shpejt shpenzimet qe situata mos përkeqësohet me tepër.
Peshqit
Vetëm me disa gjeste te vogla do arrini ta përmirësoni jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Partneri do jete i gatshëm te bashkëpunojë për gjithçka. Beqaret do kenë një takim mbreselenes me një person shume tërheqës ne pamje. Kjo mundësi nuk duhet humbur. Ne planin financiar do ju duhet te merrni vendime me rëndësi te madhe, por do ua përmirësojnë shpejt situatën.
Pjesëmarrja e këngëtares izraelite në Eurovision ka shkaktuar polemika të mëdha, teksa shumë i kishin kërkuar të tërhiqej.
Një televizion belg vendosi të ndërpriste transmetimin, teksa në skenën e Eurovision u ngjit këngëtarja izraelite, duke shfaqur në ekran një mesazh kundër luftës dhe kundër gjenocidit.
Po ashtu, protesta pati edhe në rrugët e Suedisë, ku mijëra emigrantë dolën në mbështetje të popullit palestinez.
Vëmendje tërhoqi edhe gjesti i këngëtares greko-sudaneze Marina Satti, e cila u filmua duke pretenduar se po e zinte gjumi, teksa po këndonte Eden Golan. Ajo është kritikuar për këtë gjest, teksa shumë e kanë quajtur “të pahijshme” dhe “të paedukatë.
https://twitter.com/visegrad24?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1788868082766668074%7Ctwgr%5Eaf7d339df90b6f35dd1549d85e254bc73280596e%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.voxnews.al%2Flifestyle%2Fvideo-shkakton-revolte-te-madhe-gjesti-i-kengetares-greke-teksa-perfor-i65366
Roan Brahimi u ekzekutua mbrëmë në Greqi, në sy të bashkëshortes dhe djalit të tij 7-vjeçar.
Disa orë pas vrasjes së tij, reperi nga Lushnja, Kleviol Ahmeti, i njohur edhe si Cllevio Serbiano i ka dedikuar një këngë. Ndër rreshta zbulon edhe detaje lidhur me 32-vjeçarin nga Lezha.
Cllevio zbulon se Brahimi kishte një parandjenjë, ose e dinte që do t’i organizonin një atentat për shkak të problemeve që ka pasur me Ervis Martinajn dhe njerëzit e tij.
Megjithatë duket se nuk e ka menduar se vrasësit e kishin në vëzhgim edhe në Greqi, shkruan zëri.
Por kur vetëm pak orë kanë kaluar, duket se hakmarrja e tij është planifikuar, pasi reperi thotë: Çunat janë trishtuar, s’dihet sa do vrasin!
Lajmin ma dha ‘kokëmadhi’ tek burgu. Kanë gjujt Sidin po s’isha i sigurt. Pyeta komandatin, fytyrë mërzitur, s’doja ta besoja për vdekjen e Kingut. Fratello pse ike se vinim nga Marsi? Të humba ty, dorëzohem tek xanaxi. Lotoj në heshtje dhe dhimbja do zgjasi. Çunat janë trishtuar, s’dihet sa do vrasin.
Ëndrrat e bukura nuk zgjasin me vite. Jetove Gango 32 ditëlindje. Të akuzojnë për vrasje apo grabitje, intuitiv ishe, atentatin e prisje. Takimin e fundit, kujtoj përqafimin. Dubai Marina tek adresa ku rrinim, trëndafila do dërgoj se s’vij dot tek varrimi. Love you gango dhe ti e di kuptimin. Më mori malli, prezenca jote. E di se po buzëqesh nga terreni i kësaj toke,”-dëgjohet në vargjet që reperi i ka dedikuar mikut të tij, tashmë të ndjerë.

Një atentat mafioz mbrëmjen e djeshme në Greqi i mori jetën Roan Brahimit, 32-vjeç, teksa ndodhej në automjet bashkë me gruan e tij.
Kjo e fundit u shpëtoi mrekullisht plumbave, ndërsa burime bëjnë me dije se ajo nuk ishte partnerja e vetme e Brahimit.
Veç 37-vjeçares dhe djalit të tyre në Greqi, ai kishte një bashkëshorte dhe dy fëmijë të tjerë në Shqipëri.
Prej dy vitesh Roan Brahimi ishte larguar nga Shqipëria për t’iu fshehur drejtësisë dhe hakmarrjes së mundshme nga rivalët.
Atentati ndaj mikut të tij të dikurshëm Ylli Brakimi në Milot ku mbeti i vdekur Klisman Peçi e largoi atë nga Shqipëria duke u strehuar në Emiratet e bashkuara.
Por, kundërshtarët e gjetën mbrëmjen e së enjtes në një lagje në Athinë ku kishte shkuar për të festuar Pashkën dhe dy persona me motor i janë afruar dhe e kanë qëlluar për vdekje.
Deri më tani pistat e hetimit janë fokusuar në hakmarrje, pasi 32-vjeçari që njihej edhe me emrin Sidorel Prendi ka precedent të rrezikshëm kriminal në Shqipëri.
Përplasjet e armatosura datojnë që në 2014 kur në një atentat vriten 2 kushërinjtë e tij Klodian Ndreca e Taulant Prendi dhe u plagos Aurel Prendi.
Në 2020 në lokalin e babait të tij persona të pa identifikuar qëlluan me breshëri por pa lënduar askënd. Brahimi gjithashtu ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare që në vitin 2021, pasi dyshohej se bashkë me Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi hynë të armatosur në një lokal në Zejmen të Lezhës terrorizuan klientët dhe kërkuan pronarin. Edhe pse policia nuk e ka dokumentuar, Rohan Brahimi njihet si kundërshtari i Ervis Martinit i zhdukur prej 2022, ku informacionet flasin për një sherr fizik mes tyre.
Nisur nga këto informacione, Roan Brahimi ka qenë i dyshuar për vrasjen e Brilant Martinit dhe dy të tjerëve më 17 korrik 2022 si edhe për ngjarjen e 5 ditëve më vonë ku u tentua të eliminohej miku i tij i dikurshëm Ylli Brahimi por u vra Klisman Preçi. Atentati ndodhi kur të dy po ktheheshin në shtëpi me makinë të blinduar.
Në të shkuarën e errët të Roan Brahimit policitë e të dy vendeve do të përpiqen të gjejnë dhe dokumentojnë emrin e autorit apo porositësit të vrasjes./TCH
Autorët e vrasjes së Roan Brahimit mbrëmjen e djeshme në Athinë, i kishin rezervuar viktimës së tyre edhe vendin e parkimit, kështu raportojnë mediat greke teksa kanë rindërtuar edhe skenën e krimit.
Përveç faktit që ata kishim mbajtur nën vëzhgim për një kohë të gjatë gruan dhe fëmijën e tij në Greqi, në pritje që Brahimi të bashkohej me ta, autorët ishin një hap para edhe në ekzekutimin e ndodhur mbrëmë.
Siç raportojnë autoritete greke, të dy ishin me motor, me skafandra në kokë për të mbuluar pamjen. Ata e parkuan motorin sa për të zënë një vend parkimi në zonën e populluar të rrugës “Byron”.
Me të parë makinën e zezë të Roan Brahimit, ata lëshuan vendin e parkingut dhe bënë një rrotullim në zonë. Në momentin që u kthyen, Brahimi kishte parkuar dhe kishte hapur pak xhamin e makinës, raporton voxnews.al.
Një nga autorët nxori pistoletën dhe e qëlloi me dy plumba, njëri e zuri fatalisht në kokë ndërsa fëmija 7-vjeçar thirri “babi!”.
Gruaja që ndodhej me të vë vendin e pasagjerit humbi për një çast ndjenjat teksa më pas doli nga makina e mbuluar nga gjaku.
“Dritarja ishte pak e hapur dhe e qëlluan nga aty. Ne po prisnim të vinte fëmija dhe më pas pashë motorin që po vinte dhe e qëlluan”, tha gruaja e viktimës.
Roan Brahimi fshhej në Dubai për shkak të hasmërive që kishte me grupet kriminale shqiptare. Ai kishte udhëtuar në disa shtete para se të shkonte në Greqi. Ai kishte familjen tjetër në Shqipëri ndërsa bashkëjetonte edhe me gruan në Athinë, me të cilën kishte një fëmijë.
Gazetarja Anila Hoxha ka bërë të ditur se kunata e Alma Arazit ndodhet nën hetim.
Dyshohet se ajo ka dhënë dëshmi jo të sinqertë, ndërsa e dashura e Ergysit do të pyetet në një moment të dytë, pasi ndodhet në gjendje të rënduar emocionale.
“Personi kyç në këtë histori është kunata, gruaja e cila ndahet në takimin e fundit, ka dyshime se nuk është e sinqertë, çfarë kanë diskutuar realisht gratë me njëra tjetren, ka dyshime grupi hetimor, se kanë indiciet e tyre, gjatë 2 orëve ka patjetër diçka që është thënë e cila ka qenë pika që mbushi gotën, kunata është nën hetim në gjendje të lirë. Një grua e tretë që është historia jashtëmartesore e cila kishte 7 muaj, grupi hetimor vendosi ta pyesë në një moment tjetër sepse ndodhet në një gjendje të rënduar”.
Hoxha, deklaroi po ashtu se pritet përgjigje nga kompanitë celulare nëse është e vërtetë dëshmia e Ergys Arazit.
Gjatë dëshmisë para grupit hetimor ai tha se në momentin e tragjedisë ishte në një dyqan celularësh.
“Të ndjerët kishin një qese, kishin çokollatë, patatina, shtegu i fundit, momenti i fundit i tyre, çështja është regjistruar për shkaktim vetëvrasjeje, akuzën e vrasjes ndaj tre fëmijëve, e dyshuara kryesore ka humbur jetën dhe çështja nuk mund të vijohet.
Zyrtare është që i vetmi dyshim që grupi hetimor ka që gruaja u shty drejt vetëvrajes prej dhunës psikologjike, një e dhënë kuptimplotë është që është kërkuar provë në qelizat e telefonit një nga albitë nëse ka qenë rreth perimetrit bashkëshorti duke qenë në urën e Bunës.
Në dëshminë e tij, ai tha se ishte në dyqanin e celularëve, që është larg vendit të ngjarjes, ai tregoi vendndodhjen, por për të provuar shkencërisht duhet përgjigje nga kompanitë celulare”– u shpreh gazetarja.
Vizita e kryeministrit Edi Rama në Athinë për takimin e së dielës me emigrantët, veç polemikave të forta në radhët e politikës greke pasi ndodh në njëvjetorin e arrestimit të Fredi Belerit, ka detyruar autoritetet në kryeqytetin grek që të marrin masa të forta sigurie.
Sipas mediave greke, masat e sigurisë do të jenë drakoniane, ndërsa në dispozicion të Ramës do të vendosët edhe një automjet i blinduar tip “BMW” për ta bërë sa më të sigurtë vizitën e tij.
Sipas informacioneve, Rama do të mbërrijë në Greqi mëngjesin e së dielës dhe do të shkojë direkt në stadiumin e mbyllur të Galatsit, ku salla “Christmas Theatre” është përzgjedhur nga organizatorët për zhvillimin e tubimit.
Policia është në pritje të orarit përfundimtar për të dalë me një plan gjithëpërfshirës për masat e sigurisë.
Megjithatë, burime të ELAS për Newsbomb.gr kanë bërë me dije se punonjësit zyrtarë të policisë do të jenë në dispozicion për çdo incident apo episod të mundshëm, ndërkohë që policia rrugore do të menaxhojë qarkullimin.
Një qen do të kontrollojë zonën e stadiumit Galatsi para fillimit të takimit, ndërsa deri në përfundimin e tij do të ketë përreth njerëz të sigurisë me uniformë.
Përfaqësuesi i qeverisë, Pavlos Marinakis, duke folur për SKAI-n theksoi se kjo është një “vizitë private” dhe se qeveria do të garantojë që të gjitha masat e sigurisë të jenë në vend.
“Detyra jonë nuk është të interpretojmë përshtatshmërinë e vizitës së Edi Ramës, puna jonë është të tregojmë respektin për shtetin e së drejtës me veprimet tona. Greqia nuk ka frikë, nëse ka ndonjë arsye do të përgjigjemi”, pohoi përfaqësuesi i qeverisë greke.
Këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira ka refuzuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për të marrë pjesë në takimin që ai do të organizojë me shqiptarët në Greqi.
Kështu shkruajnë mediat greke, teksa thonë se stafi i kryeministrit Rama i kishte kërkuar këngëtares me origjinë nga Fieri që të këndonte në takimin e 12 majit në stadiumin e mbyllur olimpik të “Galatsi”.
Sakaq, raportohet se Rama do të shkojë në Greqi nën masa të forta sigurie dhe me makinë të blinduar, ndërsa do të marrë me vete edhe disa këngëtarë nga Shqipëria.
Eleni Foureira përfaqësoi Greqinë në Eurovisionin e 2018-ës me këngën “Fuego” ku u pozicionua e 2-ta.