Një tjetër krisje në parti? SυΙmet ndaj SPAK, drejtuesja e mαrrëdhënieve me pυblikun në PL Silva Caka ‘thυmbon’ kryetarin: Kur u arrestua Berisha, pse të duket habi t’i ndodhë dhe Metës?

Ilir Meta i ka intensifikuar sulmet e ndaj Altin Dumanit duke mos fshehur as shqetësimin se SPAK do ta fusë në burg ndërsa përmendi edhe sekuestrime florinjsh e pasurish të tij.

E ftuar në një program televiziv Silva Caka drejtuese e marrëdhënieve me publikun në PL u pyet nëse akuzat e Metës vijnë për shkak se ai ka paranoja që SPAK mund ta arrestojë përmendi rastin masës së arrestit caktuar ndaj Sali Berishës që e quajti skenar për të minimizuar opozitën. Ajo la të kuptohej se edhe Meta mund të ketë fatin e Berishës.

Pyetje: Flitet se ky është një lloj inskenimi që po bën Meta, një ndarje rolesh. Një paranojë e tij për akuzat ndaj SPAK apo ka diçka te vërtete.

Caka: Deri tani nuk kemi asnjë lloj paranoje të Metës as për akuzë as për pretenca. Arrestimi i Berishës proces politik, pse të duket habi që të ndodhë ose të tentohet t’i bëhet edhe Metës. A është thirrur gruaja e Beqjas ndonjëherë për tu pyetur? Mos të duket e habitshme që ne e kemi thënë se tentativa më e madhe është për të minimizuar dhe zhdukur opozitën në këtë vend.

“Në SPAK, 9 kallëzime ndaj Metës”/ Gazetari i njohur xbuΙon detajet e bujshme: Në bαnesën e nënës së Kryemadhit janë sekuestruar 5 telefona, ka dγshime se…

Gazetari Ermal Vija thotë se në SPAK ka 9 kallëzime penale ndaj Ilir Metës, 5 prej të cilëve është bërë regjistrimi penal.

“Mund të them zyrtarisht që deri në këtë moment në SPAK ka pasur 9 kallëzime, nga këto për 4 është vendosur mos fillim dhe për 5 të tjera është vendosur regjistrimi i procedimit penal. Dy janë bashkuar në një të vetëm, procedime që lidhen me hetimet për lobimin e LSI. Këto 9 kallëzime janë në drejtim të Kryemadhit dhe të Metës. Ndaj Kryemadhit janë 6 kallëzime, 3 procedime janë regjistruar si kallëzime për vepra penale. Janë të paktën 4 vepra: shpërdorim i detyrës, pastrim parash, korrupsion dhe fshehje pasurish. për këto po kryhen hetime por deri në këto momente nuk ka asnjë regjistrim ndaj Metës.”, tha ai.

Gazetari thotë se gjatë kontrolleve në shtëpinë e nënës së Monika Kryemadhit janë sekuestruar pesë telefona celularë që mund të japin detaje në lidhje me kallëzimet të bërë ndaj çiftit Kryemadhi-Meta.“Është një nga veprimet hetimore të kryera në bazë të një procedimi penal sa i takon.

Urdhri është dhënë nga prokurori për ushtrim kontrolli në banesën e zonjës Fatime Kryemadhi, në bazë të procedimit sa i takon cifti Meta Kryemadhi për një kallëzim për disa ndërhyrje estetike që janë kryer dhe të mos jetë deklaruar burimi i të ardhurave. Mbi këtë kallëzim, është urdhëruar edhe kontrolli në banesën e zonjës Fatime Kryemadhi.

Por për shkak se hetuesit janë gjetur disa transferta bankare në drejtim të njerëzve të lidhur me Metën dhe Kryemadhin. Agjentet e BKH kanë gjetur 5 telefona, që janë sekuestruar, për njërin prej tyre ka qenë vetë Kryemadhi i është drejtuar SPAK me argumentin se telefoni është në pronësi të saj dhe s’mund të sekuestrohet një telefon në pronësi të një deputeti.

SPAK pretendon se janë gjetur në banesën e zonjës Fatime Kryemadhi, e cila nuk mban një mandat deputeti. Kanë dyshuar se këto telefona mund të kenë detaje që mund të ndihmojnë hetuesit në drejtim të zonjës kryemadhi dhe zotit Meta. SPAK argumenton se ky telefon është gjetur në banesën e një personi që nuk është deputet. Kjo është një nga arsyet se pse gjykata nuk ia ka kthyer zonjës Kryemadhi telefonin.”, tha gazetari.

‘Me lekët e Big Brother do të shΙγente borxhet e ko* ainës’/ Shρërthen Stresi bën deklaratën e fortë për ish-konkurentin e BVVK, ja për kë bëhet fjalë

Fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova dhe reperi Arkimed Lushaj i njohur me emrin e artit si (Stresi) ka reaguar për ndodhitë e fundit në BBVA si dhe veprimet dhe sharjet e Meritonit ndaj banorëve.

Ai gjithashtu ka komentuar deklaratën e Meritonit, siç pretendoi ai që e kishte bërë kundër reperit pasi kishte fituar Big Brother-in. Stresi pretendoi se Meritoni pati thënë “se e fitoi ai i Shqipërisë”.

Derisa komentonte sjelljen dhe fyerjet e Meritonit, Stresi foli pikërisht edhe për deklaratën e moderatorit që kishte bërë për të.

“Dëgjova Meritonin duke thënë (për mua) e ka fituar ai i Shqipërisë, pse kush duhet ta fitonte Big Brother”, theksoi Stresi përmes një videoje.

Ai pas kësaj dha deklarata të forta gjithashtu edhe për Vedat Bajrami.

“Kush duhet ta fitonte, Vedati që me borxhe që ka në Prishtinë të kokainës të fitonte lekët e Big Brother dhe të shlyente borxhet e kokainës që ka nëpër Prishtinë”, deklaroi Stresi, i cili po ashtu në këtë video përmendi edhe disa banorë të tjerë.

Vlen të theksohet se Stresi si dhe Vedati kanë pasur raport të tensionuar brenda formatit të BBVK.

Rikthehet “mαkthi” i tërmetit në Turqi, pamje nga momenti i Ιëkυndjeve sizmike

Tërmeti i magnitudës 5.6 Rihter që goditi Turqinë pasditen e kësaj të enjteje shkaktoi panik te banorët.

Lëkundjet e tërmetit u regjistraun në rajonin e Tokatit, ndërsa thellësia ishte 5.99 kilometra, duke e bërë tërmetin mjaft të ndjeshëm për qytetarët turq.

Ndërkaq mediat vendase kanë publikuar pamje nga momenti i tërmetit.

Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar apo dëme.

Kujtojmë se shkurtin e vitit të kaluar Turqia u godit nga një tërmet katastrofik, ku u regjistruan mijëra të vdekur dhe dëme të mëdha materiale.

Grυαja në Lushnjë godet me tυllë në kokë bαshkëshortin

Një 50-vjeçare është proceduar penalisht në Lushnjë pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Thanë, ku shtetësja me ininciale, Sh.S, ka goditur me tullë bashkëshortin e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Sh. S., 50 vjeçe, banuese në fshatin Thanë, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë (tullë), bashkëshortin e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, njoftimi i plotë i Policisë.

“Nuk jύstifikohem, dua fitoren mbrapsht”, paraΙajmërimi i Florian Markυt për Chris Kongon

Florian Marku pësoi disfatë pas 13 fitoresh si profesionist. Marku u mund nga Chris Kongo, në duelin e vlefshëm për kategorinë e peshave të lehta. Boksieri shqiptar në një komunikim me fansat në rrjetet sociale, analizoi humbjen.

MESAZHI I MARKUT

“Përshëndetje të gjithëve, kanë kaluar disa ditë nga ndeshja dhe ja ku jemi. Ndeshja nuk vajti siç doja, por stërvitja vazhdon dhe qëllimi është i njëjti, me kokën poshtë dhe shumë stërvitje unë kam për t’ia arritur qëllimit tim, sido që të shkojë puna, me ndihmën e Zotit. Kundërshtari ishte i papërshtatshëm, përqafonte shumë dhe më prishi komplet lojën.

Por në atë ndeshje nuk kam unë siç duhej të isha atë natë. Kanë ndodhur shumë gjëra, por nuk më pëlqejnë justifikimet. Kështu që më mirë justifikimet ti mbaj për veten deri në momentin që unë do të ndeshem përsëri me të njëjtin kundërshtar dhe të marr fitoren mbrapsht. Jemi duke punuar për ndeshjen e kthimit në Londër me të njëjtin kundërshtar”, u shpreh fillimisht 31-vjeçari.

Gazetari i njohυr ρΙαs dekΙaratën ‘b* mbë’: Ilir Meta ka ikur nga shtëpia, po jeton në…

Gazetari Bledian Koka, i afërt me zhvillimet brenda opozitës, ka deklaruar mbrëmë në emisionin “Top Story” se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk jetojnë më bashkë.

Sipas tij, kreu i Partisë së Lirisë është larguar nga shtëpia ku jetonte me familjen e tij.

“Ilir Meta është larguar nga banesa në të cilën jetonte me familjen e tij. Ai nuk ka konflikt vetëm me Monika Kryemadhin, por edhe me pjesëtarë të tjerë të familjes”, tha Koka.

Ndërkohë, mediat mësojnë se kryetari i Partisë së Lirisë, prej disa javësh ka nisur të flejë në një hotel luksoz në Tiranë që ndodhet në zonën e “Liqenit të Thatë”.

Duket se konflikti i Metës me Kryemadhin nuk është vetëm politik, por edhe familjar. Ndërsa edhe një pjesë e familjes, sipas gazetarit Koka, është në konflikt me Metën.

Baba i dy fëmijëνe dhe i respektuar nga të gjithë, ky është shqiρtari që hυmbi jetën në ρunë

Abdulla Bisku, është 58-vjeçari shqiptar, që më 16 prill humbi jetën në kantierin ku po punonte në via Nazario Sauro, Itali.

Ndërsa Shqipëria ishte në kaos, ai ishte një nga shqiptarët e parë që mbërriti në zonën e Mantovës, në vitin 1991, duke u larguar me një varkë të ngarkuar me njerëz dhe shpresa. Pas zbarkimit në Brindisi dhe muajt e parë në Piacenza, ai zgjodhi Asolën ku jetoi për 33 vitet e ardhshme, duke u bërë një anëtar i vlerësuar i komunitetit dhe një pikë referimi për qindra shqiptarë që jetojnë sot në qytet.

Por vdekja e tij ka tronditur të gjithë komunitetin shqiptar të Asolës pasi shkelje të ndryshme sigurie u gjetën në kantierin e ndërtimit ku ai punonte.

Në shtëpinë në via Pieve Cadelora, të cilën Bisku kishte arritur ta blinte dhe që vetëm një vit e gjysmë më parë e mbaroi rinovimin me duart e tij, tani ka vetëm vizita të miqve, të njohurve dhe familjarëve që janë pranë gruas së tij Zambake dhe fëmijëve të tyre Aldi, student universiteti dhe Adelina, punonjëse e një kompanie në atë zonë.

Pasi u largua nga Kavaja, Abdulla Bisku ishte një nga pionierët e komunitetit shqiptar të Asolës dhe zonës Alto Mantovano. Pasi u vendos dhe gjeti një punë si murator, me kalimin e kohës kishte thirrur të vëllanë, gruan që do të bëhej gruaja e tij dhe bashkatdhetarët e tjerë për t’i bashkuar, duke i ndihmuar të gjenin shtëpi, të punonin dhe të integroheshin. Historia e emigrimit të tij, të cilën Bisku u tregonte shpesh fëmijëve të tij, ishte një frymëzim:

“Ai erdhi për një të ardhme më të mirë. Ai e dinte se nuk do të kthehej më, por donte të ndihmonte familjen”.

Në Shqipëri, Biskun e shihnin si një “babagjysh” pasi çdo verë shkonte i ngarkuar me rroba dhe gjëra të dobishme për bashkëfshatarët e tij. Por ai u përshtat në mënyrë perfekte edhe në Asola, ku shumë e kujtojnë me fjalët më të mira. Ai kishte një pasion të madh edhe për Juventusin dhe nuk humbte asnjë ndeshje të tyre. Falë shumë përpjekjeve ai kishte arritur të blinte shtëpinë në Asola dhe një shtëpi tjetër në vendlindjen e tij.

Kur humbi jetën Bisku po punonte për rinovimin e një shtëpie në via Nazario Sauro 21. Ndërsa prishte një tarracë të vogël në oborrin e brendshëm, ai ra nga 3 metra lartësi duke goditur kokën. Në atë moment burri ka qenë i vetëm, nuk ka patur veshjet e duhura për punën dhe nuk ka pasur dëshmitarë.

Dυbai e shkaktoi νetë kαosin? Dγshime se modifikuan retë për të prodhυαr shi

Përmbytjet e moti i keq nuk ka kursyer as Dubain luksoz. Në pak orë, ujët u mbuluan nga uji e çdo fluturim u anulua. Stuhia fillimisht kishte goditur Omanin të dielën përpara se të godiste Emiratet e Bashkuara Arabe, duke ndërprerë energjinë, përmbytur shtëpitë dhe duke krijuar kaos me trafikun.

Ashtu si në Kazakistan, Pakistan, Rusi apo Afganistan kjo situatë vjen si pasojë e fenomeneve natyrore. Po a ndodhi e njëjta gjë me Dubain?

“BeΙeri në ραmfletet e Agimit të Artë”, gazeta greke: E kaluara ρrobIematike e krγebashkiakut të bυrgosur. U arrestυa me kaΙΙashnikovë, donte të suΙmonte Shqipërinë

    Gazeta e njohur greke “Te nea” ka shkruar për të kaluarën e errët të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, që tashmë është edhe kandidat i Kyriakos Mitsotakis për eurodeputet në zgjedhjet e 9 qershorit. Gazeta sjell në vëmendje ngjarjen e datës 19 mars 1995, kur Beleri së bashku me 6 persona të tjerë u arrestuan pranë kufirit me Shqipërinë.

    Në bagazhet e makinave të tyre janë gjetur 9 kallashnikovë, 2 pistoleta, bajoneta, radio, uniforma kamuflazhi dhe kapuçë.

    Shkrimi i plotë i gazetës greke “Te Nea”:

    Beleri ishte një nga 7 personat e arrestuar në kufirin me Shqipërinë në vitin 1995 dhe në makinën e tyre u gjet një arsenal armësh.

    Një histori e vjetër, ndoshta e harruar, u rikthye në lajm nga ankesat e kandidatit për eurodeputet Nikos Fili për Fredi Belerin, pasi ai u shpall nga Demokracia e Re si kandidat në zgjedhjet e ardhshme evropiane.

    Kyriakos Mitsotakis mund ta konsiderojë kandidaturën “blu” të Belerit si një shenjë “patriotike” dhe “të djathtë”, e cila do të rezonojë me bazën tradicionale të partisë në pushtet, megjithatë, pala tjetër beson se prezenca në listën e kandidatëve për eurodeputet të kryebashkiakut të Himarës në fletëvotimet e së djathtës, për shkak të së shkuarës së tij “të errët” do të sjellë më shumë humbje sesa fitime.

    Fredi Beleri2

    E kaluara “e errët” dhe kallashnikovët

    Cila është kjo e kaluar “e errët”, të cilën pakkush e kujton dhe aq më pak e lidh me kandidatin aktual për eurodeputet të ND?

    Fredi Beleri ishte një nga shtatë personat e arrestuar më 19 mars 1995 nga rojet kufitare greke pranë Delvinakut në Janinë, disa qindra metra larg kufirit greko-shqiptar. Në bagazhet e dy makinave të tyre ata mbanin nëntë kallashnikovë, dy pistoleta, bajoneta, radio, uniforma kamuflazhi dhe kapuç. Ky rast kishte marrë përmasa të mëdha në shtypin e kohës, i cili pa pas këtij veprimi një grup vorio-epirotësh.

    Gjithsesi, arrestimi i shtatë personave, mes të cilëve edhe Fredi Beleri, u dha alarmin autoriteteve greke, pasi një vit më parë persona të panjohur kishin hyrë nga Greqia në Shqipëri dhe kishin vrarë dy ushtarë shqiptarë.

    Është karakteristikë fakti se gazeta “Ta Nea”, në gazetën e dalë të hënën, 20 mars 1995, mbante titullin “7 provokatorët e kapur në kufi”, me një raport të gjerë për arrestimin e shtatë personave në kufi.

    Fredi Beleri3

    “Lidhja” me organizatën MAVI

    Në të njëjtën kohë, gazetari Stavros Tzimas, në librin e tij me titull “Në plejadën e nacionalizmit”, shkruante se pas arrestimit të grupit, konsiderohej se ekzistonte rreziku të përsëritej ajo që kishte ndodhur në prill të vitit 1994, ku ndodhi sulmi i organizatës MAVI në një komisariat dhe vrasja e dy ushtarëve shqiptarë. Duhet theksuar se ky sulm ishte bërë shkak të “represionit” të autoriteteve shqiptare ndaj minoritetit grek, me arrestime dhe burgime.

    Sipas Jima, “nuk kishte dyshime se të arrestuarit po planifikonin të sulmonin një objektiv ushtarak, që ishte kampi Logou, një distancë e shkurtër nga kufiri. Gjithashtu u zbulua se ishte afërsisht i njëjti grup, ose të paktën disa nga anëtarët e tij, që kishin goditur në Dioqezën e Epërme”.

    Fredi Beleri4

    Si përfundoi çështja në dosje?

    Në fund, megjithatë, akuzat ndaj shtatë të arrestuarve në vitin 1995 u ndryshuan dhe kishte vepra penale për kundërvajtje dhe u vendos lirimi i tyre nga burgu, ndërsa “në gjykimin e apelit që u zhvillua në Korydallos, më 19.5.1999, Gjykata e Apelit e Athinës, në dhomën e projektuar posaçërisht të burgjeve të Korydallos dhe me dyer të mbyllura për arsye ‘sigurie kombëtare’, me vendimin e tij, çështja u mbyll përfundimisht.

    Në të njëjtën kohë, siç kujton Nikos Filis, “Beleri është reklamuar në faqen e Agimit të Artë, ka marrë pjesë në tubimet fashiste të LAOS dhe ka qenë i ftuar në emisionet televizive të liderit të dënuar të Agimit të Artë nazist, Michaloliakos, si dhe Karatzaferis”.

    (d.xh- Balkanweb)