Tronditëse! 19-vjeçari υret ρrindërit, vëllain dhe ρΙαgos motrën

Një 19-vjeçar ka vrarë me thikë vëllain dhe prindërit e tij si dhe plagosi rëndë motrën e tij.

Ky krim makabër ka ndodhur në Hohentengen në kufirin gjermano-zviceran

19-vjeçari ka vrarë me thikë prindërit e tij 58 dhe 61 vjeç si dhe më pasi vëllain e tij 34-vjeçar.

Motra të vilës nuk i dihet mosha është plagosur rëndë por jeta e saj nuk është në rrezik.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, njoftoi të mërkurën policia dhe prokuroria e shtetit.

I dyshuari është arrestuar. Sipas policisë në shtëpinë ku ndodhi masakra jetonte e gjithë familja.
Nuk dihet ende motivi i vrasjes.

Vajza e tij fitoi betejën me tυmorin, Defrim Methasani: Nuk po endet dyerve të sρitalit, por është në shtëpi mes nesh. Kur bëhemi bashkë, υështirësitë bëhen më të lehta

Luna Methasani, vajza e gazetarit të njohur sportiv, Dëfrim Methasani, ka fituar betejën me tumorin dhe lajmin e mirë e dha vetë ajo nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Pas saj, me anë të postimi në “facebook” ka reaguar edhe gazetari, i cili shprehet se vajza e tij tanimë nuk po endet dyerve të spitaleve në Tiranë dhe Berlin, por është në shtëpi pranë tyre.

“Falë Zotit, mjekësisë gjermane, por dhe mbështetjes morale e financiare të familjes sonë, gjakut, farefisit dhe miqve të shumtë, ia dolëm të fitojmë betejën më të vështirë me sëmundjen e rëndë, duke e konsideruar një ëndërr të keqe atë çfarë na ndodhi, por duke menduar pozitivisht për atë çfarë e pret Lunën në lulen e saj të jetës” shkruan ndër të tjera ai.

Methasani shton se është me fat që rrethohet nga njerëz kaq të mirë që ndikuan në mbarëvajtjen dhe kurimin e vajzës së tij, duke shtuar se kur bëhemi bashkë vështirësitë bëhen më të lehta.

Postimi i plotë:

Faleminderit është pak

Mirënjohja vlen shumë…!🙏

Të dashur miq, të njohur dhe panjohur! Pas më shumë se një viti vajza ime Luna, bëri të parin postim në fb, duke shprehur mirënjohjen dhe duke dhënë mesazhet e duhura për jetën. Për momentin, duket sikur betejën me kancerin e fituam dhe tashmë ajo nuk endet dyerve të spitalit në Tiranë dhe Berlin, por është pranë nesh në shtëpi, duke menduar rrugëtimin e saj të jetës, falë edhe shpresës së dhënë nga mjekët në Gjermani.

Falë Zotit, mjekësisë gjermane, por dhe mbështetjes morale e financiare të familjes sonë, gjakut, farefisit dhe miqve të shumtë, ia dolëm të fitojmë betejën më të vështirë me sëmundjen e rëndë, duke e konsideruar një ëndërr të keqe atë çfarë na ndodhi, por duke menduar pozitivisht për atë çfarë e pret Lunën në lulen e saj të jetës. Edhe pse çdo ditë e shpreh mirënjohjen për ju në shtëpi, punë, tavolina miqsh e kolegësh, më duhet sot ta pohoi publikisht mirënjohjen time dhe familjes Methasani, për çdo interesim, kontribut, apo mbështetje e solidaritet të dhënë tek unë dhe familja ime nga secili nga ju.

Jam me fat që rrethohem nga njerëz kaq të mirë, që ndikuat në mbarëvajtjen dhe kurimin e Lunës, që nga mbesa ime e mrekullueshme Nerilda Meda, që ishte e para që na krijoi mundësinë e qëndrimit dhe kurimit në Berlin, mjekët duar artë shqiptarë dhe gjermanë, por dhe ato që na mbështetën në 14 muaj, duke na e bërë më të lehtë barrën e madhe që kishim me një mal dhimbjeje. Rasti i vajzës (që nuk ia uroj askujt), na tregoi se kur bëhemi bashkë edhe vështirësitë i bëjmë më të lehta.

Askujt nga ju nuk i dëshiroj asgjë të keqe apo problem shëndetësor, por dijeni se jam pranë jush kurdo dhe kudo, si një “lokomotivë” e trenit humanist të jetës. Faleminderit është pak, mirënjohja ime dhe familjes sime vlen shumë…! Zoti bëftë mrekulli te secili nga ju!🙏🙏

E rëndë, 22-vjeçari godet me thikë kalimtarët, 4 të υdekur dhe disa të ρΙagosur

Pasditen e djeshme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku katër persona kanë vdekur dhe shtatë të tjerë u plagosën në një sulm me thikë në disa zona të Rockford, Illinois pasditen e së mërkurës, raporton CNN.

Pesë prej të plagosurve u dërguan në spital në gjendje të rëndë.

Autori i dyshuar i ngjarjes, është një 22-vjeçar, është arrestuar nga policia.

Pesë persona u plagosën në qytetin Rockford dhe dy persona u plagosën në ëinnebago, tha zëdhënësja e policisë së Rockford, Michelle Marcomb për CNN.

Sipas policisë, jo të gjithë personat u plagosën me thikë. Duke folur në konferencën për shtyp, kryebashkiaku i Rockfordit, Tom McNamara tha se ai ishte “plotësisht i tronditur nga ky akt dhune dhe ndikimi që po ka tani në jetën e shumë familjeve”.

Romeo i kërkon Heidit të dalin nga shtëρia, ajo ρranon! (Video)

Në prime e të martës u diskutua sërish ndarja e Heidit dhe Romeos.

Ky i fundit i tha Heidit me shaka “a ikim zemra?” dhe ajo iu përgjigj “ikim… jo bëj shaka. Unë jam lojtare”.

E teksa po e diskutonin këtë moment me banorët e tjerë pas përfundimit të prime, Romeo ia propozoi sërish si ide Heidit.

Heidi pranoi dhe të dy të kapur dorë për dore u nisen për të dalë nga dera kryesore e shtëpisë.

Kur Romeo provoi që të hapte derën, ajo ishte e mbyllur.

https://www.instagram.com/reel/C4_-iL-IZqD/?utm_source=ig_embed&ig_rid=875ce982-d422-485a-8114-c57f9f2b8a8d&ig_mid=1AF465EC-F3D1-4743-AF43-E0CD89455346

PAMJET / Heidi dhe Romeo kapen në momente intime, modelja i ulet në ρrehër dhe bën Ιëvizje ρ roυokuese

Dy banorët e spektaklit televiziv “BBVA3”, Romeo dhe Heidi duket se kanë lënë pas debatet dhe kanë kaluar disa momente intime me njëri-tjetrin.

Heidi i është ulur në prehër Romeos, teksa ai po qëndronte i vetëm në oborr, dhe për disa çaste kanë shkëmbyer puthje dhe përqafime.

Por, teksa u pyetën nga një banore tjetër në qoftë se janë pajtuar, ata u përgjigjën të dy “jo”.

https://www.instagram.com/reel/C5B4wYOsglp/?utm_source=ig_embed&ig_rid=1ad56c1b-383d-43cf-953b-8ee5d3b06b4d&ig_mid=CA6B7835-D856-47BB-8392-9578938B7169

Ilnisa i kthen fύndshρinën duke bërë grimin, Meritoni ndihet i ρroυokυαr, gazetarja: Këtu jo, jashtë do të habitesh (VIDEO)

Teksa Ilnisa po bënte grimin Meritoni i ulur diku pranë saj i thotë që pozicioni i cili ajo po rri e bën atë të ndihet i provokuar.

Ilnisa e cila qesh i thotë se nuk e ka bërë dhe nuk do e bëj në shtëpi por kur të dalin jashtë do e provokojë deri sa ai të habitet shprehet gazetarja.

Biseda

Meritoni: Ilnisa ndihem i provokuar…

Ilnisa: Mendo zemër se detyra të rëndësishme të presin.

Meritoni: Po pse me provokon?

Ilnisa: Po tallesh?

Ilnisa: Nuk kam çfarë bëj dhe po të provokoj.

Meritoni: Pse nuk e bën ti?

Ilnisa: Jo kurrë.

Meritoni: Po ti duhet të më provokosh

Ilnisa: Të provokoj unë jashtë sa të habitesh ti!

https://www.instagram.com/reel/C5ByQ2DMKJT/?utm_source=ig_embed&ig_rid=d8ce3be3-f906-4103-814a-52ec3559ef00&ig_mid=52E0CCD6-5EAD-448B-9763-209C0CAB7E12

Kυjtimet e Geraldinës: Zogυ mori këmishën time të natës me ρrovën e υi*gjërisë dhe e çoi në…

“Po atë mbrëmje, kur gjeta momentin e duhur, i thashë Mbretit: Ana është shumë e shqetësuar. Nuk po gjen dot këmishën time të natës. Im shoq, lëkurën e fytyrës e kishte shumë të çelët dhe kam përshtypjen se ishte hera e parë në jetën time që e pashë të skuqej. U zu shumë ngushtë.

Më shpjegoi: Të kam folur shumë për mënyrën sesi i respektojmë ne femrat, veçanërisht nënat. Ishte e domosdoshme që ti të ishe e virgjër dhe çdo vajzë e huaj që vjen për martesë, duhet t’i nënshtrohet një vizite mjekësore. Unë mburrem me faktin se kam aftësinë t’i njoh njerëzit dhe më mjaftoi vetëm të shikoja sytë e tu.

Nuk të thashë asgjë për këtë vizitë, pasi e dija që nuk do të kishe pranuar. Por, në të njëjtën kohë, më duhej t’i jepja prova Parlamentit, kështu që e mora këmishën tënde të natës dhe ia dërgova kryetarit..”

Rrëfimi i mësipërm është shkëputur nga kujtimet e Geraldinës, princeshës hungareze e cila në 26 prill 1938 u martua me Ahmet Zogun e Shqipërisë.

Një pjesë e këtyre kujtimeve mbi ditën e martesës dhe natën e parë të muajit të mjaltit në vilën e Durrësit janë botuar në Dita. / TEMA

Si u hap shkoΙΙa e parë shqiρe në Tetovë

Shkolla e parë shqipe në Tetovë u hap në qershor të vitit 1941, me mbajtjen e kurseve intensive nga mësuesit Mithat Cami nga Dibra dhe Vasil Dhimitriu nga Elbasani, ndërkaq viti i parë shkollor filloi më 1 shtator 1941. -Kush e solli Abetaren e parë në gjuhën shqipe nga Shqipëria në Tetovë. –Në shkollat e para në gjuhën shqipe në Tetovë dhe rrethinë u angazhuan nja 50 mësues nga Shqipëria, prej të cilëve 30 nëpër fshatra, kurse 20 të tjerë në qytet, ku u përfshinë më se 1.000 nxënës të fillores, në 22 paralele. Janë këto të dhëna që i ka prezantuar z. Abedin Qafjani, tashmë i ndjerë, funksionar i dikurshëm shumëvjeçar për Çështje të Arsimit në Tetovë.

Në periudhën mes dy Luftërave Botërore, interesimi për gjuhën, shkollën dhe kulturën shqiptare në trevën e Tetovës ka qenë vazhdimisht i pranishëm, sidomos mes viteve 1935-40, kur një grusht intelektualësh dhe arsimdashësish shqiptarë ishin angazhuar edhe konkretisht në këtë rrafsh. Me një sërë aktivitetesh, madje edhe me sakrifica personale, për aplikimin e gjuhës shqipe nëpër shkollat e këtushme, veçmas janë dalluar Selim Shehabi (themelues dhe kryetar i organizatës ilegale “Besa”), Ismail Xhaferi – Terziu, themelues dhe anëtar i “Besës”, nga dyqani i të cilit u hoq me dhunë nga një shovinist flamuri shqiptar, më 22 dhjetor 1968, kur në shenjë revolti shpërthyen demonstratat në Tetovë), Hysein Xhaferi (themelues dhe anëtar i “Besës”, babai i Arbën Xhaferit, ish-kryetar i PDSH-së), Idris Ibrahimi – Cërcëri e disa të tjerë, ka deklaruar shumë vite më parë, në një bisedë me autorin, z. Abedin Qafjani, tashmë i ndjerë, funksionar i dikurshëm shumëvjeçar për Çështje të Arsimit në Tetovë (në kllapa janë vërejtjet e autorit).

ABETAREN E PARË NGA SHQIPËRIA E SOLLI SELIM SHEHABI

Në radhë të parë, duhet veçuar veprimtaria patriotike e intelektualit shqiptar Selim Shehabi (filozof), i cili solli për herë të parë nga Shqipëria, Abetaren e parë në gjuhën shqipe në Tetovë, që u shënua si një ngjarje e madhe arsimore, në vigjilje të hapjes së shkollave të para shqipe, si dhe solli edhe disa tekste të tjera, me qëllim të përhapjes së librit shqip, të shkrimit dhe të leximit në gjuhën amtare. Në këtë aspekt ka kontribuar shumë edhe Konsulli i Shqipërisë në Shkup, i cili, po ashtu, ka bërë të mundur futjen e librave shqip në këto treva, ka vërë në pah, z. Qafjani.

Shkolla e parë shqipe në Tetovë është hapur në verë të vitit 1941, gjatë muajve qershor-gusht, kur janë organizuar disa kurse speciale për parapërgatitjen e nxënësve për fillimin e vitit të parë shkollor në gjuhën shqipe në Tetovë. Në këto kurse, sidomos punohej në aftësimin e nxënësve në fushën e gjuhës amtare. Për këto kurse ishin caktuar mësuesit Mithat Cami nga Dibra dhe Vasil Dhimitriu nga Elbasani.

SHKOLLA E PARË MORI EMRIN “SKENDERBEU” MË 1 SHTATOR 1941

Më 1 shtator të vitit 1941 do të shënohet një ngjarje me rëndësi historike në fushën e arsimit shqip në Tetovë, pasi që pikërisht në atë ditë, për herë të parë, do të fillojë viti i parë shkollor me mësim në gjuhën shqipe. Për sigurimin e kuadrove arsimore në këto shkolla, me vendosjen e administratës së Shtetit Shqiptar edhe në këto troje, Ministria e Arsimit e Shqipërisë do të emërojë një numër të madh mësuesish të dalluar e me përvojë nga Shqipëria, kryesisht normalistë të Elbasanit, që të punojnë në trevën e Tetovës e më gjerë. Në shkollat e para në gjuhën shqipe në Tetovë dhe rrethinë u angazhuan nja 50 mësues nga Shqipëria, prej të cilëve 30 nëpër fshatra, kurse 20 të tjerë në qytet, ku u përfshinë më se 1.000 nxënës të fillores, të ndarë në 22 paralele, ka theksuar, z. Qafjani.

Ai ka shtuar se procesi i mësimit zhvillohej në disa objekte të qytetit, si në atë “Skënderbeu” (pas Luftës së Dytë Botërore mori emrin “M.Tito”, kurse pas pavarësisë së RM-së “G. Dellçev”), ku drejtor u emërua Beqir Kllojka nga Peqini, kurse në ish-objektin e Shkollës së Mesme të Mjekësisë, ishte shkolla e quajtur “Tajar Tetova”, ku drejtor ishte Qemal Haxhihasani nga Elbasani. Inspektor i arsimit për këto shkolla ishte emëruar Mexhait Bekteshi nga Kavaja.

Sipas z. Abedin Qafjanit, në mesin e mësuesve të parë të shkollave të para në Tetovë, me sukses kanë punuar Rrustem Ismailati, Hysen Hoxha, Josif Todi, Fatbardha Çaushi, Kadri Hoxha, Abedin Faja, Vasil Dhimitriu, Xhafer Narazani etj. Një plejadë e tërë mësuesish kanë punuar edhe nëpër fshatrat e Tetovës, si Murteza Peza, Dhimitër Shuli, Murtezan Kazadei, Azem Morana (nga ana e Shkupit), si dhe Vehap Kadriu nga Shqipëria, Idriz Idrizi nga fshati Gajre i Tetovës e të tjerë.

GJIMNAZI I ULËT “HAXHI TAHSINI” ME SALI ÇAUSHIN NGA KORÇA

Prej personaliteteve më të shquara në mesin e mësuesve nga Shqipëria, që punuan në këto anë, individualiteti i theksuar arsimues-edukativ i Jonuz Ballës është i pranishëm edhe sot në mesin e kuadrove që i nxori ai, sikundër që ishte edhe personaliteti i shquar arsimor i Qemal Haxhihasanit. Mësuesi Jonuz Balla nga Elbasani, nga prilli i vitit 1944 emërohet drejtor i shkollës “Skënderbeu” të Tetovës nga Ministria e Arsimit të Shqipërisë. Shkolla në të cilën u angazhua ky si drejtor, shpejt u shndërrua në një vatër të vërtetë arsimore. Numri më i madh i nxënësve të kësaj shkolle vazhduan mësimet në gjimnazin e ulët “Haxhi Tahsini” të Tetovës, si dhe në shkollat e tjera të mesme e të larta të Maqedonisë. Në Gjimnazin e Ulët të Tetovës ka pasur 5 paralele, me gjithsej 165 nxënës. Drejtori i kësaj shkolle ka qenë Sali Çaushi nga Korça, ndërsa profesorë kanë qenë Zeqiria Spahiu nga Tirana për lëndën e biologjisë dhe Vasil Naqi nga Elbasani, për gjuhë dhe letërsi shqipe e të tjerë, ka thëë z. Qafjani.

JONUZ BALLA EMËROHET INSPEKTOR I ARSIMIT

Sipas tij, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Jonuz Balla mbetet në Tetovë, ndërsa Ministria e Arsimit e Maqedonisë, më 1945 do ta emërojë atë për Inspektor të Arsimit në Bashkinë e Tetovës. Në periudhën 1944-1945, në Tetovë kishin mbetur nja 10 mësues nga Shqipëria. Jonuz Balla do të kontribuojë mjaft për sigurimin e kuadrove, duke i angazhuar njerëzit që dinin shkrim e lexim nëpër kurse pedagogjike, që organizoheshin në kuadër të Ministrisë së Arsimit dhe kishin rangun e shkollës normale për mësues.

Në vitin e parë të pasluftës, më 1 shtator 1945, nëpër shkollat e Tetovës dhe rrethinës angazhohen mbi 100 mësues kursistë, të cilët ishin kuadrot e para shqiptare vendase, që bartën peshën e arsimit për brezat që vinin. Kurset pedagogjike zhvilloheshin në muajt e verës, kur nuk kishte mësim nëpër shkolla, për katër vjet rresht, ndërsa pas kryerjes së kurseve merreshin edhe diplomat përkatëse, ka vërë në dukje, z. Qafjani.

Seksioni i Arsimit i Këshillit të Rrethit të Tetovës kishte angazhuar nga kursistët në punë nëpër shkolla shqipe mësuesit e parë vendës, si Qerim Arifi, Rifat Vela, Abedin Qafjani, Rrahman Besimi, Hasip Krasniqi, Ystref Mahmuti e shumë të tjerë, ndërsa në disa fshatra të Shkupit nga Tetova ishin angazhuar mësuesit Nizamedin Bajraktari, Salajdin Hyseini dhe Abdulla Buklla. Në Tetovë kishin mbetur edhe disa mësues nga Shqipëria, si Veronik Lora, Ana Sopi, Zija Sadiku, Vehap Kadriu etj., ka thënë, ndër të tjera, z. Abedin Qafjani, njëri nga mësuesit e parë vendës në Tetovë, i cili më vonë ka pasur disa poste me rëndësi në fushën e arsimit të Tetovës.

Prof. Abedin Qafjani lindi në Tetovë, më 15 qershor të vitit 1929. Rrjedh nga një familje me veprimtari tregtare-zejtare. Sipas fjalëve të të birit të tij, dr. Naser Qafjani, mësuesi Abedin gjatë vitit 1943 e ka pasur mësimdhënës në shkollën fillore Qemal Haxhihasanin nga Elbasani, njërin nga prijatarët e mësuesve që erdhën nga Shqipëria në Tetovë. Pastaj kreu Gjimnazin e ulët në Tetovë, sikundër dhe kurset pedagogjike në rang të shkollës normale për mësuesi. Më vonë diplomoi në Fakultetin Filozofik, në Shkup. Gjatë karrierës së tij punuese ka ushtruar këto detyra: mësues në shkolla fillore, edukator në Shkollën Normale, inspektor i Arsimit, kryeshef i sektorit për Arsim dhe Kulturë në komunën e Tetovës, profesor në Gjimnazin e Tetovës dhe në Shkollën e Mesme të Mjekësisë etj. Ka shërbyer 40 vjet në veprimtari arsimore, deri në pensionim. Ndërroi jetë më 14 dhjetor 2006, në Tetovë.

Nëse nuk e keni ditυr, kjo është ρrejardhja e fjalës *Geg

Nëse emrat e fiseve para – ilire citohen për herë të parë në Betejën e Kadeshit në Azinë e Vogël nga Ramses III (3200 vite Para Krishtit) në shtyllën që glorifikon “fitoren” e tij në tempullin monumental te Abou Simbel, de Karnak, në Louxor dhe Abydos, përmend mes të tjerëve edhe pjesëmarrjen e fiseve të Shardaneve Ashenëve (spartanëve).

Emërtimi */Gig/, nga ku vjen edhe emri */Geg/, haset shumë më herët në poemën “Gilgamesh” (Gil ka mesh=Gila ka pyetje për Zotin) në Sumerian rreth 4200 vite para Lindjes së Krishtit. Në një nga vargjet thuhet “En dim² gig’ki (un di (flas) geg).

Por sipas vrojtimeve të kujdesshme të Pashko Vasës, emri Giga (geg) gjendet tek Iliada e Homerit, saktësisht në rreshtat ku thotë se: “Përtej maleve të Akrokeraune (Ἀκροκεραύνια) banojnë Gjigantët”. Pra vendi ku banonin Geget nuk ishte vetëm zona e sotme e Gegërisë, por fillonin që nga Jugu i Shqipërisë (Vargmalet e Jugut) aktuale dhe përfshinte gjithë Epirin e poshtëm dhe të sipërm.

Pashko Vasa për herë të parë theksoi faktin që fjala /Geg/ korrespondon me fjalën */gigas/ (Γίγας), që ruhet në toskërisht në mbiemrin “Gjika” që në greqishten e vjetër do të thotë */gigant/, -njerëz me gjoks të gjerë dhe trup të madh, të cilët na i përshkruan Homeri.

Nëse i drejtohemi semantikës shkencore të krijimit të emrit të banorëve në bazë të vendit ku jetojnë ose të aktivitetit jetësor që kryejnë, fjalët */Gik/ dhe */Geg/ janë pothuajse e njëjta gjë por me konotacione shtesë, pasi */Gjik/ vjen nga fjala */gji/ e shqipes, sepse njerëzit primitivë të bregdetit merreshin me gjueti peshku dhe jetonin në gjire ku kishte shpella të thata dhe të përshtatshme për banim, ndërkohë që njeriu primitiv i malit jetonte në gjire liqenesh ose bërryle lumenjsh dhe merrej me gjueti kafshësh të egra prandaj quhej */Gi-eg/= Geg (I madh dhe i egër).

Kemi të bëjmë me një shembull tipik sesi gjuha primitive, krijonte fjalët, ta zëmë Gi (gjiri i femrës) Gī (ngop-ushqej) dhe Gî (gjiri i detit-gjiri i liqenit, gjiri i malit (shpella)…

Në mitologjinë greke dhe romake, Gígas (Gegët) që quheshin edhe Gigantes (grek: Γίγαντες, Gígantes, singulier: Γίγας, Gígas ), ishte një racë e fortë dhe e egër paksa më e madhe se racat e tjera. Njiheshin gjithashtu si Gigantomachie, për shkak se ishin në gjendje tu kundërviheshin zotave Olimpikë [2] Selon Hésiode, gjigantët ishin pasardhës të perëndeshës së Tokës de Gaïa (Toka), =ose Gala në latinisht, lindur gjatë përleshjeve nga gjaku i T’Uranit (qiellit), i cili u Kastrua nga i biri i tij Geg, i quajtur Kronos nga ku vjen edhe emri i qytetit të Krujës.

Ρërkthimi i shkrimit të Danubit do të tregojë se cila është gjυha e parë e Europës, cila është gjuha ρrotoshqiptare

Sot gjuhëtarët, arkeologët dhe historianët në termat, analizat dhe përfundimet e tyre mbi gjuhen shqipe bazohen në një mur ideologjik ku koha dhe hapësira e Evropës ndahet në gjuhën, dominimin dhe kulturën greke dhe romake. E gjithë kjo histori dhe gjuhë ideologjike bazohet në gjuhën dhe librat e shkruar, të kopjuar, dhe shpëtuar vetëm nga i njëjti burim – kishat, të cilat e kishin monopolin e shkrimit në Evropë për të paktën 1500 vjet.

Dy gjuhët dhe historia e shkruar në ato gjuhë janë një mashtrim i madh. Dëshmia e parë e këtij mashtrimi të madh, janë zbulimet e shkrimeve me gurë në Evropën e kohës që pretendohet se gjuhët romake shkruheshin, të cilat janë përkthyer kryesisht me emra personal, 100% e tyre. Duke përdorur të menduarit logjik elementar, një përkthim i bazuar në emra personal është subjektiv dhe emrat personal nuk mund të krahasohen me fjalët e një gjuhe, nuk mund të dilet me një përfundim se kujt gjuhe i përket ai shkrim. Përkthimi gjithashtu i shkrimit Linear A dhe B është mashtrim, një hamendje subjektive për të treguar lidhjen e gjuhës greke të lashtë me një gjuhë paragreke.

Ky mashtrim është i dukshëm dhe tregon se shkrimet greke dhe latine nuk janë aq të vjetra sa pretendojnë të jenë librat “antik” prej kishave, ish-pronare të atyre librave.

Të gjitha teoritë për gjuhën shqipe të shkruar, nga të gjithë gjuhëtarët në librat e tyre gjuhësor bazohen në teorinë e huazimit të dhënë kryesisht nga gjuhëtarët shqiptarë, e cila më e rëndësishmja është “evidenca” e afruar nga Eqrem Çabej.

Struktura e teorisë së tyre është se gjuha shqipe ka 50 % të fjalëve të huazuara nga latinishtja, një përqindje e vogël nga greqishtja dhe shumë fjalë nga gjuhët sllave.

Të gjitha këto janë të gabuara për faktin e thjeshtë se shkrimi në Evropë ka ndodhur para greqishtes së vjetër, latinishtes dhe gjuhëve sllave dhe leksiku kryesor i atij shkrimi ruhet ende në pjesën më të madhe në gjuhën Shqipe. Përkthimi i shkrimit të Danubit do të tregojë se cila është gjuha e parë e Europës dhe cila është gjuha protoshqiptare. Sipas hulumtimit tim, gjuhët anglo-gjermane kanë elemente të një gjuhe të shkruar, në fjalët e tyre jo nga burimi grek dhe romak, por shumë më të vjetër se dy gjuhët e lartpërmendura.

Etimologjia e emrit Mesapia

Thonë që “grekët” e quajtën “Messapia Salento”, sepse ajo lahej nga dy dete dhe populli i tyre ishte Mesapianët.

Ata janë të njohur në histori si rritës kuajsh. Janë vlerësuar nga studiues si një popull krenar, që erdhën kompakt – kulturalisht dhe etnikisht në kohët moderne, paralelisht njësoj si shqiptarët e matanë detit nga ku ata erdhën.

Shkruhet që Mesapianët e kishin parësore lirinë. Mesapianët fituan kundër Tarantos së fuqishme në vitin 473. Shkruhet gjithashtu në vitin 280 p.e.s. ata u mundën dhe u pushtuan nga Roma. Pavarësisht pushtimit prej Romës, njerëzit krenarë Mesapianët, nuk u asimiluan nga qytetërimi Romak. Gjuha e tyre mbetet ende një mister edhe sot.

Ka afërsi me shqipen, por shenjat e saj janë të vështira për t’u interpretuar thonë gjuhëtarët.

Robert Beekes i kategorizon gjithë emrat grekë me *a në fund si emra të një gjuhe para greke. Straboni shkruan që emri i vendit quhet Messapia.

Gjithashtu *Messapik është një emër me *ik në fund i përcaktuar si paragrek nga Beekes.

Messapia ka dy përbërës kryesor në formën e saj, fjalën “mes” dhe “ik”.

Messapic>mess apik>mesa bi ik> mesa bi ik.

Në “mes bi ik, “i bie mes ik”, /i bie mespërmes me ik/ në shqipen e sotme. Nga cila rrugë i bie përdoret ende sot në Shqipen moderne.

Mes është gjithashtu fjalë greke, por nga dialekti dorik, i cili është një gjuhë protoshqipe, jo gjuhë greke, mashtrimi i madh i gjahtarëve modern.

(Thonë që ὕδωρ (çh]ýdôr) është fjala e lashtë greke, por ὕο (yo) është fjala Tsakoniane, e vetmja formë e greqishtes moderne që konsiderohet të jetë nga dorike dhe jo nga koine, por që vjen nga yo>iuo>uj).

Sipas Pokorny, Messapic nënkupton “në mes të ujërave”, e cila më vonë dha emrin Apulia, por unë mendoj që Pokorny është i saktë për gjysmën e kuptimit. Zbërthimi i Pokorny-it bazohet në gjuhën prej Proto-Indo-European *médʰyos/mes + *h₂ep-/ujë.

Duke cituar librat e librarive të kishave, sipas njërit pre tyre Strabonit:

“.. emrat Iapygians, Daunians, Peucetians dhe Messapians janë grekë dhe nuk përdoreshin nga vendasit. Kjo rrëzohet thjesht poshtë me fshatin Mesaplik të Vlorës, i cili është një fshat shqiptar dhe jo grek dhe emri ka lidhje shumë të fortë etimologjike me Messapik.

Pas pushtimit të Salentos nga Republika Romake në vitin 266 para Krishtit, ku Straboni e bën të qartë se në kohën e tij, fundi i shekullit të parë para erës sonë, shumica e njerëzve përdorën emrat Messapia, Iapygia, Calabria dhe Salentina në mënyrë të ndërsjellë për Salento.

Zona e Punta Palascias admirohet dhe vlerësohet për hijeshinë e saj si nga banorët vendas ashtu edhe nga turistët. Por, tipari kryesor i Punta Palascia-s, nga pikëpamja territoriale, është fakti se kjo është pika ku bashkohen detet Adriatik dhe Jon, duke u bërë kështu një rrugë e mesme mes dy realiteteve jo aq të ndryshme. Takimi mes dy deteve, Adriatikut dhe Jonit, bëhet në mënyrë të pashmangshme takimi i dy realiteteve, Lindjes dhe Perëndimit. Një vend nga ku mund të shikojmë horizontin për të ndjerë frymën magjike të Pulias në mes dy kulturave shqiptare-romake, mesi nga ku vjen dhe ikën, pika më e afërt e distancës me Shqipërinë…