Detaje të reja dalin në dritë për ngjarjen tragjike në Shkodër. Burime bëjnë me dije se Alma Arrazi është hedhur nga ura e lumit Bunë bashkë me 3 fëmijët e mitur.
Disa orë para se të ndërmerrte aktin tragjik, mësohet se 39-vjeçarja dhe fëmijët kishin dalë me kunatën, pra nusen e vëllait të Erdgys Arrazit.
Më pas janë ndarë në mënyrë të qetë pa nxitur dyshime për aktin fatal që do ndërmerrte.
Ajo me fëmijët janë hedhur nga ura e Bunës. Mësohet se e reja kishte mësuar se fundmi dhe për tradhti bashkëshortore nga i shoqi. Ai nuk ka patur me herët denoncime për dhune në familje.
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Shkodër. Nëna bashkë me 3 fëmijët prej 3 ditësh rezultojnë të humbur. Një prej fëmijëve është gjetur nga një peshkatar në ujërat e lumit Drin. Ndërkohë dyshohet se edhe dy fëmijët e tjerë dhe nëna shtetasja Alma Arrazi kanë humbur jetën.
Ndërkohë palombarët e forcave RENEA ndodhen në Shkodër duke bërë kërkime për trupat e tre personave të tjerë. Policia ka ndaluar bashkëshortin shtetasin Ergys Arrazi, i cili më përpara kishte deklaruar për policinë se ka humbur kontaktet me familjen e tij. Fëmija që u gjet nga peshkatari në mënyrë rastësore një ditë më parë, ndërsa dyshohet se ka shenjë dëmtimi në pjesën e fytyrës.
Fëmijët e mitur janë dy vajza dhe një djalë të moshës 8, 6 dhe 4 vjeç. Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje ndërsa policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet duke marrë në pyetje familjarë të shtetases Alma Arrazi dhe bashkëshortit të saj të ndaluar nga policia nëse kanë dijeni për ngjarjen dhe arsyet që çuan nënën bashkë me 3 fëmijët që të mbyten në ujërat e lumit Drin. (BalkanWeb)
Zbardhet identiteti i autorit të dyshuar të vrasjes së çiftit të moshuar në Dropull.
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, Ardian Çipa, në një konferencë për shtyp pohoi se autori i dyshuar i krimit është Thoma Mastora, bashkëfshatar i viktimave.
“Ata ishin goditur me sende të forta. Nga kontrolli në banesë u arrit që të gjendeshin dhe një vlerë prej 5 milionë lekësh të reja. 35 persona u shoqëruan, u kryen vlerësime dhe eksperimente hetimore. U arrit të sqarohej dokumentimi i kësaj ngjarje dhe të identifikohej autori. Autori i këtij krimi Thoma Mastora, 69 vjeç, banues në këtë fshat, i dënuar më parë”, tha Çipa.
Ky i fundit tha se Mastora ka qenë i dënuar më parë për vjedhje ndërsa dyshohet se mes tij dhe çiftit ka pasur konflikte të vazhdueshme, për motive të dobëta.
Foto ilustruese: Taulant Balla gjate nje aktiviteti
“Përshëndetje. Si kalove si je? Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, ky është mesazhi që organizatori i një mashtrimi ia ka dërguar një biznesmeni në Përrenjas.
Oficerët këqyrën telefonin e shtetasit Flamur Rrushi, i cili kallëzoi se një numër në aplikacionin Viber, që identifikohej si ministri i Brendshëm Taulant Balla, e mashtroi.
Sipas burimeve të gazetares Anila Hoxha, u zbulua se posedues i kësaj llogarie është shtetasi me iniciale F.Gj, i cili aktualisht është nën hetim dhe ndaj tij janë dhënë disa masa arresti për të njëjtën skemë mashtruese.
Biznesmeni, sipas kërkesës së mashtruesit, ka ardhur në Tiranë me çantën 100 mijë euro dhe ia ka dorëzuar një taksisti.
“Mbajta shënim targat e taksistit”, tha biznesmeni në polici.
Prokuroria e Elbasanit identifikoi taksistin, i cili deklaroi “isha taksist, erdha në Tiranë nga Lezha dhe mora nga Flamur Rrushi çantën. E pyeta fillimisht nëse është gjë e rrezikshme dhe më tha jo. Kur ia dhashë çantën, më dha 100 euro”, tha taksisti, i cili u la i lirë./TCH
DASHI Për sa i përket punës yjet ju këshillojnë të tregoheni më të shkathët në qoftë se doni që të ardhurat tuaja të rriten. Kini besim te forca juaj e brendshme, te kuraja për të përballuar pengesa të ndryshme. Duhet të keni parasysh që çdo pengesë që mund të kaloni do ju shërbejë si një eksperiencë e mirë jete.
DEMI Shumica e planetëve janë në favorin tuaj duhet të tregoheni elastikë në gjëra pa vlerë dhe të vendosur në ato më të rëndësishmet. Situata më të gjalla do të paraqiten për ata që punojnë në sektorin artistik. Do të kaloni një mbrëmje romantike me partnerin.
BINJAKËT Për të mbajtur një humor të qëndrueshëm dhe për të mos humbur energjitë e grumbulluara këto ditë, mundohuni të largoni çdo lloj stresi dhe të reflektoni në qetësi çdo situatë. Në dashuri do të vlerësoni shumë dedikimin e partnerit ndaj jush.
GAFORRJA Marsi kthehet në shenjën tuaj duke iu dhuruar më shumë energji dhe duke i dhënë gjallëri marrëdhënieve me personat që ju rrethojnë. Hëna sot është e favorshme për të kontrolluar më mirë llogaritë tuaja bankare. Takime interesante me persona që i përkasin shenjës së Demit, Virgjëreshës dhe Akrepit.
LUANI Në aktivitetet e përditshme do të harxhoni të gjitha energjitë e mundshme për të arritur suksesin. Ambicioni i tepërt mund t’ju bëjë të lini pas dore personat që ju duan dhe kjo është një gjë aspak e mirë. Afërdita ju sugjeron të bëni një udhëtim që mund t’ju ofrojë një largim aventuresk nga realiteti nëpërmjet dashurisë.
VIRGJËRESHA Duhet të përfitoni menjëherë nga okazionet e papritura që ju paraqiten si sot. Pranoni një propozim të ri pune, një ftesë për në mbrëmje ose kontrolloni në qoftë se pasaporta juaj është e vlefshme. Fjalët e një personi do ju nguliten thellë saqë do të dëshironi ta shikoni sërish.
PESHORJA Çështjet ekonomike që normalisht ju bezdisin do të jenë në qendër të vëmendjes tuaj. Do të gjeni zgjidhjen e duhur të problemeve që keni për momentin, gjithashtu do të dini të ndiqni rrugë të reja për të rritur të ardhurat tuaja. Partneri do të mundohet të organizojë kohën tuaj të lirë duke u vendosur kështu në vendin tuaj. AKREPI Mund të kaloni me lehtësi pengesat që do ju paraqiten sot mjafton të mos i dramatizoni gjërat dhe të dini të drejtoni çdo gjë të papritur. Duke dëgjuar partnerin dhe personat që ju qëndrojnë pranë do të keni mundësi të evitoni tensione të kota. SHIGJETARI Moment i favorshëm për sa i përket studimit dhe aktiviteteve në punë. Konfigurimet e shkëlqyera planetare favorizojnë jetën praktike dhe financat duke ju premtuar një fazë shumë fatsjellëse në këta sektorë. Forma fizike do të jetë e shkëlqyer.
BRICJAPI Nuk ju mungon shpirti i iniciativës dhe dëshira për të bërë figurë të mirë, për këtë arsye jeni të gatshëm të impenjoheni shumë për të arritur rezultate të mira. Në dashuri nuk do të jeni absolutisht të kënaqur se si po shkojnë gjërat midis teje dhe partnerit. Është momenti të flisni bashkë dhe të përballoni këtë situatë.
UJORI Mos u kushtëzoni nga Hëna negative në shenjën tuaj dhe nga gjykimi i familjarëve tuaj të vendosur për t’ju penguar në realizimin e një projekti që keni për zemër. Sektori i ndjenjave do të shkojë mirë me Afërditën që ju ndihmon të shprehni ndjenjat tuaja personit të zemrës pa pasur frikë. Mundohuni të pushoni pak më shumë.
PESHQIT Dita e sotme do ju falë shumë kënaqësi. Do të rrethoheni nga dashuria e miqve të sinqertë të gatshëm për t’iu mbështetur me të cilët mund të organizoni diçka origjinale në mbrëmje. Nuk do të përjashtohen dhe suksese në jetën sociale dhe admirime për sa i përket stilit tuaj të jetuarit.
Një 69-vjeçar është plagosur në zonën e Don Boskos në kryeqytet.
I moshuari është lënduar pasi një lavatriçe ka shpërthyer ndërkohë që ishte duke punuar.
Policia njofton se 69-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 04.05.2024, rreth orës 20:45, në katin e 7-të të një pallati në Don Bosko, gjatë procesit të larjes ka shpërthyer një lavatriçe, dhe si pasojë është dëmtuar shtetasi A. Sh., 69 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Disa ditë me parë, policia greke arrestoi 3 shtetas shqiptarë të dyshuar për dy shpërthime të fuqishme eksplozivi në një karburant dhe një kantinë vere në Athinë që shkaktuan dëme të shumta materiale.
Për ngjarjen në karburant u identifikuan si autorë Geni Çato, 37 vjeç Përmeti dhe Evis Shyti, 40 vjeç, ndërsa për atë tek kantina e verës u identifikua Kristo Xhixho, 35 vjeç nga Durrësi dhe një shtetas rumun. Bashkë me ta u arrestua edhe një shqiptar i katërt, mik i Xhixhos, i identifikuar si Aristotel Stefanidhi, 23 vjeç nga Këlcyra, i akuzuar për armëmbajtje pa leje. Mediat greke kanë zbuluar së fundmi lidhje të tyre me krerë të mafias greke që veprojnë në fushën e gjobëvënieve dhe vrasjeve.
Të paktën dy nga katër shqiptarët që ranë në prangat e policisë greke janë njerëz të besuar të tre “kryekumbarëve” të Athinës, të cilët janë ekzekutuar në shtatë vitet e fundit. Në fakt, njëri prej tyre, famëkeqi Kristo Xhixho, i ashtuquajturi “bombardues i kantinës së verës”, është akuzuar si huligan i deklaruar i klubit “Olympiakos” në Pagrati, ndërsa bashkëkombësi i tij Evis Shyti apo “Boukouvala”, anëtar i bandës rivale, është akuzuar për bashkëpunim në një vrasje.
Shyti po ndiqet penalisht për shpërthimin e madh që ndodhi në një karburant në Pire, më 08.03. 2024. Megjithatë, siç zbulon “Espresso”, të shtënat më 23.03.2024, në premierën e shfaqjes së këngëtares së famshme greke Katerina Lioliou në lokalin e rinovuar të natës “LUX Athens” në rrugën “Syngrou”, nuk ishin përfundimisht një mesazh “mbrojtje-shantazhi” ndaj pronares së lokalit të natës, por një atentat i dështuar ndaj një “kumbari” 53-vjeçar, i cili sapo kishte dalë nga burgu dhe ishte larguar nga lokali i natës pak minuta më parë.
Bashkëpunëtori-motoçiklist, i cili ndodhej në “vëzhgim” aty pranë, transportoi të armatosurin dhe është njoftuar nga brenda për largimin e “kumbarit”. Por ai nuk e kapi dot, e megjithatë qëlloi dy herë me kallashnikov në fasadën e klubit të natës. Dhe kjo, sipas organeve kompetente, është bërë si një justifikim “i mirë” për porositësin 54-vjeçar, i cila është një i burgosur dhe nuk gabon kollaj.
Madje i pranishëm në vendngjarje ishte edhe shqiptari Kristo Xhixho, i cili është krahu i djathtë i “kumbarit” 53-vjeçar dhe që qëndroi për pak kohë në vendngjarje pas të shtënave edhe pasi “udhëheqësi” i tij ishte larguar tashmë. Xhixho, i njohur për zhvatje dhe grabitje, u kap të martën në Nea Smyrni së bashku me bashkëpunëtorin e tij shqiptar, duke pasur në grupin e tyre edhe rumunin Antonis Karapasias. Ata janë bashkëpërgjegjës për shpërthimin e ndodhur në kantinës e verës së pronarit të një dyqani buzuqesh më datë 11.03. 2024 në A. Panto 7, paralel me rrugën “Syngrou”.
Në fakt, siç zbulon “Espresso”, nga dosja hetimore, takimi i përbashkët pak minuta para dhe pas vendosjes së bombës në kantinën e verës, ka qenë në parkingun e “YTON The Music Shoë” në “Petrou Ralli”, ku vitet e fundit shfaqet këngëtari i famshëm grek Nikos Vertis, i cili sigurisht nuk është i përfshirë në ngjarje.
Pyetja e madhe e policisë së Athinës është se kush e dinte se “kumbari” 53-vjeçari do të ishte në lokali ku performonte Katerina Lioliou, lokal që autoritetet e lidhin me të njëjtën pronësi të kantinës së verës. Shqiptari Evis Shyti që së bashku me bashkatdhetarin e tij Geni Çato vendosën bombën në pikën e karburantit në rrugën “Skylitsi” në Pire, ishte shoqëruës i parë i kumbarit të natës Manolis Karagiannis, i vrarë më 27/6/2018, në orën 10 në mëngjes, në P. Faliro. Karagiannis, i cili pati një armiqësi të ashpër me “Kumbarin e Kumbarëve” Vassilis Stefanakos, konsiderohet nga autoritetet si krimineli famëkeq që qëndron pas vrasjes së oficerit në pension të forcave speciale EKAM, Spyros Papachristou. Shyti përdor pesë pseudonime të ndryshme, si emri përshembull mbiemri Buokouvalas, dhe akuzohet për “bashkëpunim në vrasje”, por edhe “bashkëpunim në tentativë vrasje”. Shqiptati Geni Çato i përkiste grupit të kryekumbarëve të vrarë Vasilis Grivas dhe Giorgos Litsa. Shyti dhe Çato u kapën pas një operacioni të koordinuar nga Departamenti i Zhvatjeve, mesditën e datës 29.04.2024 duke ecur në këmbë në trotuarin e Universitetit Panteion.
Dosja “e zbrazët” për urdhëruesin e vrasjes së gazetarit grek Karaivaz
Siç zbulon “Espresso”, në bandën rivale 35-vjeçari shqiptar Kristo Xhixho është deklaruar zyrtarisht si menaxher i një tjetër karburanti që i përket grekut “K”, i cili figuron si pronari zyrtar i pikës së karburantit në Pire ku ndodhi shpërthimi i parë.
Xhixho dyshohet se i përket grupit të kryekumbarit që doli nga burgu tre muaj më parë dhe që është përfshirë në një dosje ku është “fotografuar” si “autor moral” i vrasjes së gazetarit Giorgos Karaivaz më 9.4.2021. Në prill 2023, Policia e Athinës njoftoi arrestimin e dy vëllezërve grekë nga Keratsini si vrasësit e gazetarit, të cilët mbetën në paraburgim.
Sa i përket “autorit moral”, megjithatë, nuk ka pasur një konstatim thelbësor, për këtë arsye jo vetëm që nuk është ngritur asnjë akuzë ndaj tij deri më sot, por ai është liruar pasi ka kryer tashmë dënimin si drejtues i një grupi të vjetër të bodyguardëve të natës. Xhixho është akuzuar më parë për shkelje të ligjeve sportive, fishekzjarrëce dhe armëve, si anëtar aktiv i shoqatës së “Olympiakos” në Pagrati. Në të dyja shpërthimet nuk ka pasur lëndime të personit, ndërsa bombat përbëheshin nga një sasi e madhe lënde shpërthyese, një detonator i zakonshëm dhe një fitil me djegie të ngadaltë. Mirëpo, ka shkaktuar bujë veprimi i autorit për të spërkatur motoçikletën e tij me një sprej të posaçëm për të fshirë çdo gjurmë ADN-je dhe gjurmë gishtash. Në fakt, veprimi i tij është “kapur” nga kamera e një dyqani.
Mirëpo, në lidhje me kantinën e verës, nga hetimet nga pamjet e kamerave u zbulua se makina e autorëve, “Peugeot” 3008, në pronësi të një kompanie qiradhënieje, pak kohë para shpërthimit, është nisir nga lokali i natës “YTON The Music Shoë”, që ndodhet në rrugën “Petrou Ralli 38” Aegaleo. Në itinerar është përdorur një motoçikletë, e cila pas shpërthimit është parkuar pranë shtëpisë së bashkëpunëtorit rumun në Aegaleo dhe menjëherë pas kësaj e njëjta makinë është nisur sërish, duke përfunduar sërish në “YTON The Music Show”.
Në banesën e Kristo Xhixhos u gjetën një sërë shënimesh të shkruara me dorë, me shënime biznesesh, shuma parash si dhe emra dhe numra telefoni. Në posedim të bashkëpunëtorit të tij shqiptar Aristotel Stefanidhi, u gjet një pistoletë ZASTAVA 7.65, me karikator me tre gëzhoja, si dhe dy targa false. Ky i fundit është i dënuar për pjesëmarrje në një bandë që kryente grabitje seriale, të njëpasnjëshme dhe në bashkëpunim, tentativë grabitje në bashkëpunim, grabitje dhe dëmtim trupor me bashkëpunim, për substanca narkotike dhe dispozita të tjera si dhe pastrim i produkteve të veprës penale dhe financimit të terrorizmit dhe dispozita të tjera.
Pavarësisht nga qëndrimet e palës greke të cilët i kërkuan të anulojë vizitën, kryeministri Edi Rama duket se nuk ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë. Në një postim në rrjetin e tij social Facebook, Rama ka kujtuar të gjithë bashkatdhetarët në Greqi, se në 12 maj do të jetë në Athinë.
Ai do të zhvillojë një takim me emigrantët shqiptarët që janë atje, në kuadër të rienergjizimit të Partisë Socialiste dhe përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025-ës.
“MIRËMËNGJES, dhe me një kujtesë për ata ndër ju që janë në Greqi, se në 12 maj nisim nga Athina rrugëtimin e pranverës në diasporë #KrenarëPërShqipërinë, ku do të ishte kënaqësi e posaçme të takoheshim, ju uroj të gjithëve një fundjavë të mbarë”, shkroi Rama.
Athina është etapa e parë e turit që kryesocialistit ka të konfirmuar deri tani.
Mediat nga Greqia kishin paralajmëruar se qeveria e këtij vendi kishte kundërshtuar ardhjen e kryeministrit shqiptar, për shkak të raporteve të acaruara mes dy shteteve. Një burim tha se Ramës i është kërkuar të shtyjë vizitën pas datës 9 qershor kur në Greqi, sikurse dhe në vendet e tjera të BE do të votohet për Parlamentin Europian. Pas Athinës, më 26 maj Rama do të jetë në Milano, më 2 qershor në Londër dhe në 16 qershor në Duseldorf. Një nga arsyet e këtij turi është për t’ju bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në diasporë që të kthehen për të jetuar dhe investuar në Shqipëri.
Pak ditë më parë, gazeta greke “Kathimerini”, shkruante se vizita ka shqetësuar jo pak Athinën zyrtare dhe lidhet më shumë me frikën se Rama mund të ndikojë në orientimin e votës së emigrantëve për zgjedhjet e deputetëve helen për Parlamentin Europian. Sipas gazetës “Kathimerini”, autoritetet greke i kanë kërkuar bashkëpunëtorëve të shefit të qeverisë shqiptarë që të shtyjë takimin me emigrantët pas 9 qershorit, datë e cila përkon me ditën e zgjedhjeve për eurodeputetët. Gjithashtu në shkrim thuhet se bashkia ja ka revokuar lejen e mitingut organizatorëve, e cila është parashikuar të mbahet pranë stadiumit Galatsi.
Kathimerini, shkruante se i referohet burimeve diplomatike shqiptarë dhe greke, sipas të cilave, më këtë vizitë kryeministri Rama mund të orientojë votën e shqiptarëve si një kundërpërgjigje për kandidimin për zgjedhjet europiane të Fredi Belerit për llogari të partisë së shefit të qeverisë greke Kiriakos Mitostakis.
Megjithatë, thotë gazeta greke, një ngjarje e tillë, edhe nëse Rama i shmang referimet përzgjedhjet europiane, në çdo rast do të përbënte përfshirje indirekte në proces. Kryeministria nuk pati ndonjë reagim për
kërkesë nga Greqia për shtyrje apo nëse ka një plan që takimi i 12 majit të zhvendoset pas përfundimit të zgjedhjeve europiane.
Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtunë në Tiranë, më konkretisht rreth orës 19:20, në Bërxullë në drejtim të Rinasit.
Autoritetet policore raportojnë se shtetasi Xh. H., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i automjetit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.