HlSTORlA e υajzës nga Erseka/ Takohej fs hehυrazi me DASΗNORlN ρas Ιindjes së djaΙit

Ajo sapo kishte lindur fëmijën e saj të parë, fryt i një dashurie të madhe që kishte për bashkëshortin e saj, Harizi me të cilin kishte bërë edhe dasmën.

Por si pas cdo lindje, gjërat nuk po shkonin sic duhet dhe aty nisën debatet dhe zënkat për shkak se Kristina nuk ndihej më e plotësuar si femër.


Djali i merrte shumë kohë dhe nuk i plotësonte dot nevojat e saj për tu ndier mirë.

Një ditë, gjatë shëtitjeve që bënte me djalin në park dhe kafene, njohu një person.

Ai sipas saj ishte i këndshëm dhe e kishte tërhequr edhe sek sualisht. Pas disa kohë takimesh, Kristina bie pre e epshit të saj.

Shkonte të takohej me këtë person kudo që të mundte, pa pyetur se pas linte djalin pak muajsh dhe burrin aq të përkushtuar me të cilin pak kohë i ndante nga periudha kur sytë e saj nuk shihnin tjetër vec ti

Në dijeni për këtë situatë ishte edhe e ëma, e cila nuk mundi të bëjë dot gjë. Kaluan muajt dhe nusja braktisi shtëpinë për të ikur me të dashurin e takuar rishtaz në një kafene.

*Ngjarja është reale dhe ka ndodhur në një fshat në Jug të Shqipërisë.

Άrrestohet me υrdhër të SPAK Jorgo Goro, në ρranga edhe një person, arrest shtëρie për 3 të tjerë

Kryebashkiaku në detyrë i Himarës Jorgo Goro është arrestuar ditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme SPAK.

Në pranga raportohet se kanë përfunduar edhe 4 persona të tjerë sipas raportimit të gazetares Klodiana Lala.

Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pas një kallëzimi nga ana e Fredi Belerit. Në pranga ka rënë Goro dhe një person tjetër, ndërsa tre të tjerë janë lënë në arrest shtëpie.

Sakaq, raportohet se arrestimet lidhen me statusin e investimit strategjik të Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres së Punëve të Jashtme Olta Xhaçka. Sipas burimeve për BalkanWeb ndaj Goros rëndojnë dyshimet për shpërdorim detyre.

Kujtojmë se Goro mbeti në detyrë si kryebashkiak i Himarës edhe pse humbi zgjedhjet e 14 majit ndaj Fredi Belerit, i cili u dënua së fundmi për shitblerje votash.

Këmbimi υalutor 23 mars/ Me sa blihen e shiten doΙΙari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar amerikan do blihet me 94.5 lekë dhe do shitet me 95.4 lekë.

Monedha evropiane euro sot do blihet me 102.6 lekë dhe do shitet me 103.4 lekë.

Ndërsa franga zvicerane do blihet me 105.4 lekë dhe do shitet me 106.3 lekë.

Ndërkohë paundi britanik do blihet me 119.2 lekë dhe do shitet me 120 lekë.

Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e Shtυnë 23 Mars 2024

DASHI

Hëna hyn në shenjën tuaj dhe mund të ndikojë shumë në fillimin e ditës së nesërme. Mund të mos jetë një nga ditët më pozitive… Por fatmirësisht me kalimin e orëve gjërat do të ecin në drejtimin e duhur.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë 23 mars 2024), kjo fundjavë mund të përfaqësojë lakmusin, veçanërisht në fushën sentimentale. Vendosni ndjenjat tuaja në lojë dhe do të zbuloni nëse ata përreth jush ia kthejnë vëmendjen apo jo.

BINJAKËΤ

Kohët e fundit jeni shoqëruar nga njohje të ndryshme. Mendoni me kujdes dhe men se çfarë ju bën vërtet të lumtur dhe veproni në përputhje me rrethanat.

GAFORRJA

Kur je i shqetësuar dhe nervoz vuani nga shqetësime në stomak. Mundohuni të qëndroni të qetë edhe nëse mund të ngacmoheni apo provokoheni këtë fundjavë, mos iu përgjigjni me vrull provokimeve. Nuk do të keni dobi…

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë 23 mars 2024), në këtë fundjavë të marsit mund të keni disa vështirësi në gjetjen e qasjes së duhur ndaj partnerit tuaj. Do të gjeni të mahnitni të tjerët.

VIRGJËRESHA

Është një periudhë e rëndësishme, si në punë ashtu edhe në dashuri. Është koha për t’u përfshirë plotësisht pa hezitim dhe shqetësime, së shpejti do të korrni frytet e dëshiruara. Guxim në punë!

PESHORJA

Hëna është në shenjën tuaj: gjatë orëve të ardhshme mund të keni takime interesante në sferën sentimentale, por edhe çuditërisht në sferën e punës, të cilat mund të ndryshojnë perspektivat tuaja.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë 23 mars 2024), në këtë periudhë nuk jeni shumë të interesuar për çështjet e dashurisë. Megjithatë, gjatë fundjavës, diçka mund t’ju ndodhë që mund të rindez atë flakë tek ju që aktualisht duket e shuar.

SHIGJETARI

Kur fillon pranvera, përgatiteni veten për dashuri. Për çiftet, do të jetë koha për të bërë udhëtime dhe eksperienca të paharrueshme. Në veçanti, për ata që janë beqarë, ka ardhur koha të gjejnë sërish dashurinë.

BRICJAPI

Jeni një shkëmb, keni një karakter të fortë dhe shumë të vendosur, kjo ju bën – shpesh – pikë referimi për të tjerët. Por edhe ju, siç po ndodh në këtë periudhë, duhet të merrni frymë. Shfrytëzojeni të nesërmen për të qenë pranë njerëzve tuaj të dashur dhe atyre që ju duan.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë 23 mars 2024), marrëdhëniet e dashurisë duhet të testohen, stimulohen dhe forcohen. Fundjava është ajo e duhura për të provuar veten me partnerin dhe për të zbuluar se çfarë mendojnë për ju të tjerët.

PESHQIT

Keni përjetuar një javë shumë të rëndë por për fat të mirë kemi mbërritur në portat e fundjavës të cilën do t’ju duhet ta shfrytëzoni maksimalisht për të pushuar dhe relaksuar pak.

Ramadani: 3 gola janë shυmë, i kërkojmë fαlje tifozëυe

Mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani analizoi humbjen 3-0 ndaj Kilit në miqësore.

“Tre gola janë shumë, por ne do të punojmë për të mos pësuar më kaq shumë. Janë shumë për një skuadër si ne. Nxjerrim shumë mësinë, Kili ishte me nivel të lartë dhe duhet të adaptohemi me këtë nivel pasi Europiani do të jetë kështu.

Tifozët kanë të drejtë, vijnë të na suportojnë dhe duhet t’i shpërblejmë me rezultate. Goli i parë erdhi shumë shpejt, e nisëm pjesën e parë me frikë. Në minutën e 70; goli i dytë e mbylli sfidën. Nxorrëm shumë mësime, të humbësh 3-0 nuk është mirë, u kërkojmë falje tifozëve”, deklaroi Ramadani.

E trishtë! Mbγll sytë ρërgjithmonë këngëtari i njohur shqiptar (Emri+Foto)

Këngëtari i dhjetëra roleve në Teatrin e Operas dhe Baletit, Gjergj Sujoti është ndarë nga jeta ditën e sotme.

Lajmi për ndarjen nga jeta të këngëtarit të Korit Lirat, dhe ansamblit “Skenderbeu” të serenatave korçare është bërë i ditur pak minuta më parë teatri i Korçës”Andon Zako Çajupi.

Sujoti ka qënë aktiv në disa aktivitete të tjera muzikore si koncerte, recitale, anketa brenda dhe jashtë vendit. Është aktivizuar me Ansamblin Popullor duke zhvilluar disa koncerte në Finlandë, Danimarkë, Suedi, Greqi, Turqi, Itali etj.

Gjatë vitit 1995 ka marrë pjesë me trupën e operas “Toska” në një Festival Ballkanik në Greqi dhe më pas në Itali me operën “Rigoleto” ku është dalluar me çmimin e parë. Në vitin 1999 kthehet atje ku e filloi në “Spektaklin e serenatës” në qytetin e Korçës me një këngë të kantautorit Avni Mula. Kënga “Serenata Korçare, mandolinë e kitarë” e kantautorit Avni Mula u interpretua nga të dy.

Ήidhet në erë makina e shqiρtarit në Gjermani, zbαrdhen detajet e para

Një automjet fuoristradë shpërtheu në parkingun e një dyqani në Berlin-Spandau.

Sipas raporteve të mediave, banorët raportuan një shpërthim të fortë të enjten vonë në mbrëmje në Wilhelmstadt, ndërkohë që pjesët e makinës ‘fluturuan’ në ajër deri në 30 metra larg.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk u lëndua asnjë person. Mediat gjermane raportojnë se makina ishte në pronësi të një shtetasi shqiptar, identiteti të cilit nuk dihet.

Ajo që përjashtohet është një defekt teknik, ndërsa policia po heton rreth ngjarjes.

Ήαkmarrje pasi çoi Brilant Martinajn drejt υdekjes? Gazetari i njohur zbαrdh pistat për ekzekυtimin e Gentjan Bejtjas

Gazetari Esidio Barkaj në një studio televizive zbuloi të tjera detaje në lidhje me hetimet mbi vrasjen e Gentjan Bejtjas.

Gazetari tha se dyshohet që krimi është porositur nga një grup i fuqishëm kriminal, teksa zbuloi dhe dy pistat kryesore të hetimeve. Gjithashtu, dyshohet se kjo vasje mund të ketë lidhje me njerëzit e afërm të Ervis Martinajt, i zhdukur prej një viti tashmë. Ka dyshime se Bejtja ka nxjerrë në pritë kushëririn e Martinajt, Brilantin, i cili u ekzekutua në masakrën e Fushë-Krujës.

“Gentjan Bejtja është ekzekutuar sapo ka hyrë në serën që ndodhej në oborrin e banesës së tij. Dyshohet se krimi është porositur nga një grup i fuqishëm kriminal, ‘kokat’ e të cilit nuk jetojnë në Shqipëri por janë arratisur. Bejtja ka qenë i lidhur me bandat më të fuqishme kriminale në të shkuarën, që veprojnë në zonën e Fushë-Krujës. Konkretisht ka qenë në rreth miqësor me bandat e zonës së Niklës, por prishja e këtij grupi për shkak të pazareve të drogës dhe konflikteve të tjera ka nxitur armiqësi mes tyre. Dyshohet se Gentjan Bejta ka qenë një nga personat që dhënë informacione për vendndodhjen e Brilant Martinajt, një nga të afërmit e Ervis Martinajt, në momentin që ai ka udhëtuar pa mjetin e blinduar dhe që më pas iu bë atentati në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Dyshohet se Bejtja ka qenë ai që u ka dhënë informacion vrasësve. Kjo përforëcohet dhe nga lëvizjet e Bejtjas pas masakrës së Fushë-Krujës. Le të themi se u arratis, jo se ishte në kërkim nga policia, por bëri kërkesë për azil në Suedi, e cila ju refuzua, dhe u largua për pak kohë nga Shqipëria, më pas u rikthye sërish këtu.

Ishte një person kontradiktor me lidhje kriminale me bandat, por që u kthye në armik të tyre. Dy pistat kryesore janë që ose ka pasur informacione që mund t’ua jepte armiqve të ndryshëm të grupeve kriminale duke zbuluar shumë ngjarje, ose që u vra për shkak të hasmërive të vjetra.”– tha gazetari.

Vrasja e 27-vjeçarit shqiρtar në Londër, αrrestohet aυtori (emrat)

Një burrë është akuzuar për vrasjen me thikë të Bajram Lulit në perëndim të Londrës. Luli, 27 vjeç, i cili ishte nga Edgware, u gjet i plagosur në një makinë në Sudbury Heights Avenue në orën 17:30 më 11 mars. Ai u dërgua në spital ku ndërroi jetë pak kohë më vonë.

Sabin Manda, 31 vjeç, pa adresë fikse, u arrestua dhjetë ditë më vonë si i dyshuar për vrasje dhe u akuzua për vrasje dhe posedim të një arme fyese.

Ai do të paraqitet në paraburgim në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit të premten. Familja e zotit Luli është në dijeni dhe vazhdon të mbështetet nga oficerë specialistë, thuhet në një deklaratë të Met.

Xhensila i ‘hedh benzinë zjαrrit’, shton më shυmë dyshimet për ndarjen me Bes Kallakun

Aludimet për ndarjen mes Xhensilës dhe Bes Kallakut sa vijnë dhe shtohen më shumë, mirëpo deri tani ende nuk kemi një deklaratë zyrtare nga ana e dy personazheve të njohur publik.

Së fundmi, ka qenë vetë Xhensila ajo që i ka “hedhur benzinë zjarrit” përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit.

Artistja ka publikuar një video në Instastory dhe bashkangjitur saj ka shkuar: “Mjafton të ketë diell, Ajkë dhe Amen”.

Ky mbishkrim ka lënë të nënkuptohet se Ajka dhe Amen janë duke personat që mbushin jetën e saj, duke lënë kështu jashtë bashkëshortin, Besin.

Besi dhe Xhensila vijojnë të mos e ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe prej kohësh dyshja nuk është parë së bashku.