Ngjarje e ραzakontë, mijëra ρeshq të ngordhυr mbulojë sipërfaqen e detit. Ja çfarë dγshojnë stυdiuesit

Mijëra peshq të ngordhur kanë dalë në sipërfaqe në një plazh në Japoninë veriore.

Peshqit, kryesisht nga sardele, u gjendën në breg në Hakodate në ishullin kryesor më verior të Hokkaido të enjten, duke mbuluar një shtrirje plazhi rreth gjysmë milje të gjatë.

Banorët vendas thanë se nuk kanë parë kurrë diçka të tillë dhe u është kërkuar që të mos e konsumojnë peshkun.

Shkaku i incidentit mbetet i panjohur, por Takashi Fujioka, një studiues i Institutit të Kërkimeve të Peshkimit Hakodate, sugjeroi se peshqit mund të jenë lodhur ndërsa ndiqeshin nga peshq më të mëdhenj.

Ai tha se mungesa e oksigjenit ndërsa lëvizte në një grup të mbushur dendur mund të kishte çuar në daljen e tyre në breg.

Incidenti përkon me migrimin e sardeles drejt jugut, tha Fujioka, duke shtuar se peshku mund të ketë hyrë papritur në ujërat e ftohta.

Ai tha se ka dëgjuar për fenomene të ngjashme më parë, por nuk e kishte parë kurrë në jetën reale.

Peshku në dekompozim mund të ulë nivelet e oksigjenit në ujë dhe të ndikojë në mjedisin detar, tha ai.

Një ditë pas ngjarjes, zyrtarët e qytetit u panë duke inspektuar vendin dhe duke u përpjekur të mblidhnin peshqit, ndërsa banorët i mblodhën për t’i shitur ose për t’i ngrënë, pavarësisht paralajmërimeve.

DËSHMIA: Kur “Noizγ” rrahυ Kleviolin u shqetësua nëna e motra e Laertit. I thanë se iu dhimbs Klevio, dhe më pas υrdhëroi t’i vinim tritoΙin

Mes shumë krimeve të urdhëruara nga Laert Haxhiu, është dhe vendosja e një sasie tritoli në butikun e Rigels Rajkut që njihet gjerësisht në Shqipëri me nofkën “Noizy”.

Përmes dëshmisë së Tafanit, “Ora News” ka mësuar se kjo ngjarje është regjistruar në 8 qershor 2022 në qytetin e Durrësit, dhe sipas bashkëpunëtorit të prokurorisë Artan Tafani, plani për të bërë këtë krim ka marrë spunto pas një telefonate që ka marrë Laert Haxhiu nga nëna e tij, Florije Haxhiu dhe motra, Klea Haxhiu.

Siç tregon i penduari, Laerti është ndikuar nga nëna dhe e motra, të cilat gjatë telefonatës i janë shprehur të shqetësuara se në pamjet filmike të shfaqura në “Tik-Tok”, i ishte dhimbsur shumë Kleviol Ahmeti, kur rrihej nga grupi i shokëve të “Noizyt”.

“…kur doli një video në “Tik-Tok” që kishin rrahur Kleviol Ahmeti (Serbiano) i cili është nga Lushnja, Laertin e telefonoi nëna e tij dhe motra dhe i treguan se i ishte dhimbsur shumë Klevio, që e kishin rrahur në atë mënyrë…” – ka treguar para hetuesve Artan Tafani.

Sipas rëfimit të Tafanit, gjatë kësaj bisede me të ëmën dhe motrën, Laertin e zuri sedra dhe më porositi mua dhe Lulin që t’i bënim një dëm “Noizyt” me pretekstin se rrahja që ai i kishte bërë Klevios kishte shqetësuar familjen e Laertit.

“…në atë kohë unë rrija me Laertin dhe Lulzim Arapin te “Green City” në Tiranë. Për këtë arsye unë dhe Luli me porosinë e Laertit kemi marrë përsipër ta bëjmë si punë. Ne kemi patur tritol gjendje nga një sasi tritoli, të cilën unë e kisha marrë tek shtetasi Erisjano Abedini alias “Cano” dhe për këtë ngjarje kemi përdorur afro 1 kilogram tritol. Kam shkuar me Lulin në Durrës, pas mesnate dhe kemi qenë me automjetin tim Benz me targa AA331EB, por atë natë i kisha vendosur targa të tjera të vjedhura që nuk i mbaj mend ekzaktësisht. Tritolin dhe fitilin e përgatita në shtëpi. Kur arritëm në Durrës, makinën e parkova tek një kthesë jo shumë larg butikut ku do vija eksplozivin. Fitilin e kisha bëra pak të gjatë. E ndeza dhe shpërthimin e dëgjova pasi kisha hipur në makinë dhe isha nisur drejt Tiranës. Nga aty së bashku me Lulin shkova në Tiranë tek “Green City” ku ishim me banim…” – ka treguar Artan Tafani.

Pas kësaj ngjarje Laert Haxhiu ka falenderuar dy shokët e tij, pasi e kishte ndjere veten të plotësuar për një hakmarrje që realizoi tek “Noizy”, i cili sipas tij me rrahjen e Klevios i kishte shqetësuar nënën dhe motrën.

LAJM I FUNDIT/ Άksident në αksin Elbasan-Librαzhd, 6 të ρΙagosυr

Elbasan

Në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, në fshatin Xibrakë, automjeti me drejtues shtetasin V. Ç., 67 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. A., 39 vjeç.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi V. Ç. dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me të dhe, si dhe një 11-vjeçare që udhëtonte në automjetin me drejtues shtetasin A. A.

Të dëmtuarit ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Idajet Beqiri nxjerr detαjet e bυjshme: Ja si Ilir Meta bëri letrat në Gjermani si i sëmυrë për të shpëtυαr nga prangat e SPAK, Austria i refυzoi kërkesën për αzil

Avokati Idajet Beqiri u shpreh dje në një intervistë televizive se ish-presidenti Ilir Meta po bën udhëtime në Gjermani për raporte mjekësore për t’i shpëtuar masës së arrestit me burg.

Sipas tij, Austria dhe Gjermania i refuzoi azilin. Avokati kërkon dhe sekuestrimin e pasurive të tyre. Madje ai hedh dhe akuza të forta duke thënë se në SPAK dhe GJKKO ka njerëz kokë e këmbë të Sali Berishës dhe Ilir Metës.

“I kërkoi gjykatës të kthehen provat materiale edhe aktet të tjera që i konsiderojnë ata që janë gjoja origjinale. Ka edhe gjëra të tjera se jam i bindur se do të kenë vendimin e gjykatës SPAK e ka gati kallëzimin për CEZ- DIA bashkë me Shkëlzen Berishën. E ka thuajse drejt përfundimit atë çështje ata nuk po rrinë të dy në Shqipëri venë e vijnë në Gjermani kanë gjetur një strehë të mirë në Austri. Austria i refuzoi. Tani ka shkuar dhe po rregullon raportet mjekësore në Gjermani edhe mund ta marrë SPAK. Ka kohë që po bredh nëpër spitale të ndryshme e po bën raporte mjekësore për t’i shpëtuar masës së arrestit me burg. Kjo organizatë kriminale duhet të vejë në bankën e të organizuarve si organizatë kriminale.

Tu sekuestrohen pasuritë. Në SPAK dhe GJKKO ka njerëz kokë e këmbë të Sali Berishës dhe Ilir Metës. Duhet të vetëpastrohen. Ka ardhur koha që shteti shqiptar, Parlamenti, por edhe qeveria e këtij vendi, edhe Presidenti i Republikës, duhet të gjejë mekanizma në kuadrin e asaj që do hyjmë në BE, të marrim disa nga andej, t’i punësojmë këtu në drejtësi, hetues, prokurorë, gjyqtarë, të jenë element pjesë e trupit gjykues, të jetë prej këtyre dhe kështu bëhet drejtësi.’– tha Beqiri.

Mαrrëdhëniet me Greqinë, Rama mesazh Athinës nga Kongresi i PS: S’mendoj se fqinjët do i vënë tαρën e Vetos shishes së hapur me aq përkυshtim, por nëse ndodh…

Kryeministri Edi Rama nga Kongresi i Partisë Socialiste ka komentuar marrëdhëniet me Greqinë dhe anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Greqia…historia dihet. Qëndrim që as nuk ndryshon deri më 13 dhjetor dhe as nuk do të ndryshojë përtej 13 dhjetorit.

Ky qëndrim nuk do të ndryshojë jo se ne jemi kokëfortë, por arsyeja për të mos ndryshuar qëndrim është shumë më e ofertë se në. Është si uji që del me vështirësi për të dalë.

Ku brez pas brezi është trashëguar gojëdhëna se nuk do të dilte kurrë. Nuk do pranoj ta besoj deri më 13 dhjetor se fqinjët tanë do i vënë tapën e vetos shishes së hapur”, u shpreh Rama.

I νυnë thesin në kokë dhe e fυtën brenda! Si u vra shqiρtari në Belgjikë?

Dy persona do të dalin para gjykatës belge së Gent për vrasjen e elektricistit shqiptar Festim Kalaj 40 vjeç. Një çiklist në maj 2019 përgjatë rrugës në Lievegem u ndesh me një qese të çuditshme. Brenda saj ishin eshtrat e elektricistit shqiptar Festim Kalaj, i cili ishte vrarë brutalisht, sipas mediave belge.

Bashkatdhetarët e tij Erjon Hotaj (31-vjeç) dhe Armando Murati (41-vjeç) nga dita e sotme do të duhet të përgjigjen për këtë vrasje të ftohtë para gjykatës. Secili nga të dy e kreu vrasjen dhe pse Festimi duhej të vdiste, mbetet ende mister.

Pas dyshohet se qëndron konflikti dhe dyshime për kanabisin. “Ne punësuam Festimin për të na ndihmuar të ndërtonim plantacionin e kanabisit” pranuan dy burrat.

Ata e merrnin elektricistin çdo ditë me makinë në Sint-Niklaas. Kalajt iu desh të fikte celularin dhe i vunë një kapuç mbi kokë kur udhëtuan me të për në Zwalm, që të mos dinte adresën e saktë.

“Por disa javë më vonë, dy burra të armatosur hynë në shtëpinë në Zwalm dhe vodhën një pjesë të të korrave tona të kanabisit” tha dyshja. Ata dyshonin se pas grabitjes qëndronte elektricisti i tyre Kalaj.

Sipas Hotajt, pas vrasjes qëndron shoqëruesi i tij Murati. Ai ka kërkuar elektricistit të kthehet në Belgjikë, duke u arsyetuar se një kohëmatës në plantacion nuk funksiononte siç duhet.

Një rindërtim i një rasti në të cilin dy të akuzuarit vazhdojnë të tregojnë njëri-tjetrin me gisht për autorin, por jo motivet.

“Kam υrarë një njeri”, ky është adoIeshenti me fytyrë djaΙoshare që νrau 27-υjeçarin nga Βυrreli në Gjermani!

Ky është 17-vjeçari shqiptar me fytyrë djaloshare që ka ekzekutuar me plumb në kokë një burrë nga Burreli.

Vrasja u regjistrua në sauna në Kaltenkirchen, i vrari Reols Hysneli, 27-vjeçar, u gjet më 25 nëntor në një pyll pranë zonës.

Adoleshenti u paraqit mesnatën e së premtes në stacionin e policisë në Pinneberg (Schleswig-Holstein), i shoqëruar nga avokati i tij dhe ka rrëfyer: “Kam vrarë një njeri”.

I shoqëruar nga policia, 17-vjeçari ka shkuar në vendngjarje dhe ka treguar se ku ndodhej trupi i viktimës, por kur është pyetur për arsyet e vrasjes nuk është përgjigjur.

“Ai është një shqiptar 27-vjeçar, i cili sipas informacioneve të deritanishme nuk kishte adresë të përhershme banimi dhe ishte i njohur për policinë”, tha zëdhënësja e policisë Merle Neufeld.

Vdiq sot në αksident në Itali, familja e Altin Hotit u përball me një tjetër trαgjedi pak muaj më parë! Hυmbën edhe djalin tjetër…

Altin Hoti humbi jetën në një aksident tragjik me makinë, që përfundoi në një kanal në Portogruaro, së bashku me të fejuarën e tij, Gulia dhe shokun, Egli Gjeci

Një fat tragjik që e bashkon me vëllain e tij, i cili po ashtu vdiq në Portogruaro, në një aksident rrugor.

Admir Hoti, 19 vjeç vdiq në muajin maj në një aksident rrugor. Ai po udhëtonte në automjet së bashku me të babain e tij kur u aksidentua dhe përplasja rezultoi fatale për 19-vjeçarin.

Ngjarja tragjike ku vdiq Admir Hoti ndodhi rreth orës 20:00 të mbrëmjes së 10 majit dhe në aksident u përfshinë dy makina.

Baba e bir po udhëtonin me një mjet tip Fiat kur 19-vjeçari ka humbur kontrollin e makinës pranë një kthese. Një Chevrolet po vinte në drejtim të kundërt, drejtuesi i të cilit u përpoq të shmangte përplasjen duke përfunduar në barrierën anësore të rrugës

Por përplasja ishte e pashmangshme dhe Fiati u u nda në dysh. Si pasojë e aksidentit humbi jetën 19-vjeçari.

Tragjedia e dytë në familjen Hoti

Tre të rinjtë që shikoni në foto janë 3 viktimat e aksidentit tragjik në Itali rreth orës 3 të mëngjesit të së premtes (8 Dhjetor).

Raportohet se drejtuesi i mjetit, tip BMW ka humbur kontrollin e makinës për shkak të shpejtësisë së madhe duke u përplasur me një portë dhe kaloi mes përmes një pronë private duke përfunduar në lumin Lemene

Trupat e tyre u gjetën nga zhytësit dhe u nxorrën nga makina, pasi automjeti u tërhoq jashtë kanalit me litarë nga zjarrfikësit.

Altin Hoti, i cili ishte edhe drejtuesi i automjetit, raportohet se ishte fejuar prej dy vitesh me Giulia-n.

Parrυlla dhe pankarta, çfarë ndodhi në Athinë ku ishte i ρranishëm dhe ish-ministri Ditmir Bushati (Foto)

Një incident ndodhi gjatë një aktiviteti në Universitetin Panteion në Athinë ku i pranishëm ishte edhe ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati. Një grup personash anarkistë ka hyrë brenda sallës ku po mbahej takimi dhe kanë protestuar dhe kanë hedhur parulla dhe kanë shpalosur disa pankarta.

Sipas asaj që raporton gazeta “Protothema” ngjarja ka ndodhur gjatë prezantimit të librit të përbashkët të ish-ministrit të jashtëm grek, Nikos Kotzias dhe homologut të tij shqiptar, Ditmir Bushati, “Reflektim për të ardhmen e Evropës Juglindore. 11 ministra të jashtëm analizojnë dhe propozojnë”.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe ish ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov dhe ish-zëvendëskryeministri i Kroacisë, V. Pusiç. “Natyrisht, tensioni mbizotëroi dhe diskutimi i moderuar nga profesoresha Marilena Koppa u ndërpre” – shkruan gazeta greke.

I vjen fatυra e ujit 15 mijë euro, e moshυara ρërfundon në sρital

Një 88-vjeçare invalidë në Itali përfundoi në spital, pasi i shkoi gabimisht një faturë uji prej 15 mijë eurosh, për të cilën mësohet se kishte paguar gjysmën.

Caterina Giovinazzo u transportua me ambulancë në spitalin Borea në Sanremo dhe tani ndodhet në repartin e terapisë intensive. Gjendja e saj është kritike.

Për këtë ngjarje të rëndë reagoi dhe ujësjellësi i qytetit, i cili tha se po bën të gjitha verifikimet për situatën e krijuar, teksa familjarët e gruas kanë gjetur një avokat pasi kanë vendosur ta ndjekin çështjen në gjykatë.

Sipas rrëfimit të të afërmve, fatura e ujit i përkiste periudhës gusht-tetor. Më 14 nëntor ajo kishte shkuar në bankë dhe ishte paguar automatikisht nga llogaria e gruas. Ka qenë nusja ajo që i ka raportuar të moshuarës të dhënat e faturës. Menjëherë pas bisedës, 88-vjeçarja është ndjerë keq.

Ishin fëmijët që e kuptuan se fatura ishte e gabuar, pasi në muajt e mëparshëm, gruaja paguante maksimumi 65 euro.