Ήαkmarrje pasi çoi Brilant Martinajn drejt υdekjes? Gazetari i njohur zbαrdh pistat për ekzekυtimin e Gentjan Bejtjas

Gazetari Esidio Barkaj në një studio televizive zbuloi të tjera detaje në lidhje me hetimet mbi vrasjen e Gentjan Bejtjas.

Gazetari tha se dyshohet që krimi është porositur nga një grup i fuqishëm kriminal, teksa zbuloi dhe dy pistat kryesore të hetimeve. Gjithashtu, dyshohet se kjo vasje mund të ketë lidhje me njerëzit e afërm të Ervis Martinajt, i zhdukur prej një viti tashmë. Ka dyshime se Bejtja ka nxjerrë në pritë kushëririn e Martinajt, Brilantin, i cili u ekzekutua në masakrën e Fushë-Krujës.

“Gentjan Bejtja është ekzekutuar sapo ka hyrë në serën që ndodhej në oborrin e banesës së tij. Dyshohet se krimi është porositur nga një grup i fuqishëm kriminal, ‘kokat’ e të cilit nuk jetojnë në Shqipëri por janë arratisur. Bejtja ka qenë i lidhur me bandat më të fuqishme kriminale në të shkuarën, që veprojnë në zonën e Fushë-Krujës. Konkretisht ka qenë në rreth miqësor me bandat e zonës së Niklës, por prishja e këtij grupi për shkak të pazareve të drogës dhe konflikteve të tjera ka nxitur armiqësi mes tyre. Dyshohet se Gentjan Bejta ka qenë një nga personat që dhënë informacione për vendndodhjen e Brilant Martinajt, një nga të afërmit e Ervis Martinajt, në momentin që ai ka udhëtuar pa mjetin e blinduar dhe që më pas iu bë atentati në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Dyshohet se Bejtja ka qenë ai që u ka dhënë informacion vrasësve. Kjo përforëcohet dhe nga lëvizjet e Bejtjas pas masakrës së Fushë-Krujës. Le të themi se u arratis, jo se ishte në kërkim nga policia, por bëri kërkesë për azil në Suedi, e cila ju refuzua, dhe u largua për pak kohë nga Shqipëria, më pas u rikthye sërish këtu.

Ishte një person kontradiktor me lidhje kriminale me bandat, por që u kthye në armik të tyre. Dy pistat kryesore janë që ose ka pasur informacione që mund t’ua jepte armiqve të ndryshëm të grupeve kriminale duke zbuluar shumë ngjarje, ose që u vra për shkak të hasmërive të vjetra.”– tha gazetari.

Vrasja e 27-vjeçarit shqiρtar në Londër, αrrestohet aυtori (emrat)

Një burrë është akuzuar për vrasjen me thikë të Bajram Lulit në perëndim të Londrës. Luli, 27 vjeç, i cili ishte nga Edgware, u gjet i plagosur në një makinë në Sudbury Heights Avenue në orën 17:30 më 11 mars. Ai u dërgua në spital ku ndërroi jetë pak kohë më vonë.

Sabin Manda, 31 vjeç, pa adresë fikse, u arrestua dhjetë ditë më vonë si i dyshuar për vrasje dhe u akuzua për vrasje dhe posedim të një arme fyese.

Ai do të paraqitet në paraburgim në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit të premten. Familja e zotit Luli është në dijeni dhe vazhdon të mbështetet nga oficerë specialistë, thuhet në një deklaratë të Met.

Xhensila i ‘hedh benzinë zjαrrit’, shton më shυmë dyshimet për ndarjen me Bes Kallakun

Aludimet për ndarjen mes Xhensilës dhe Bes Kallakut sa vijnë dhe shtohen më shumë, mirëpo deri tani ende nuk kemi një deklaratë zyrtare nga ana e dy personazheve të njohur publik.

Së fundmi, ka qenë vetë Xhensila ajo që i ka “hedhur benzinë zjarrit” përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit.

Artistja ka publikuar një video në Instastory dhe bashkangjitur saj ka shkuar: “Mjafton të ketë diell, Ajkë dhe Amen”.

Ky mbishkrim ka lënë të nënkuptohet se Ajka dhe Amen janë duke personat që mbushin jetën e saj, duke lënë kështu jashtë bashkëshortin, Besin.

Besi dhe Xhensila vijojnë të mos e ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe prej kohësh dyshja nuk është parë së bashku.

VIDEO tronditëse në Korçë/ Katër të rinj rrαhin barbarisht me shkoρinj 30-vjeçarin në serυisin e automjeteve. Ρolicia identifikon aυtorët

Një sulm i organizuar me shkopinj u regjistrua mesditën e sotme në një servis në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 16 të qytetit, ku siç shihet nga pamjet e kamerave të sigurisë të siguruara nga gazetari Igli Çelmeta, katër të rinj shkojnë në pikën e servisit dhe godasin pa mëshirë me shkopinj 30-vjeçarin Ramadan Hasani.

Policia ka identifikuar autorët dhe ka shpallur në kërkim shtetasit, Spartak Selima, Kristi Selima, Marsel Xhakollari dhe Erjon Guri.

“Dëmtuan me mjet të fortë një shtetas ditën e sotme, për motive të dobëta, Policia identifikon dhe vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar. Mesditën e sotme, në lagjen nr. 16, Korçë, në ambientin e një lavazhi, shtetasit S. S., K. S., M. Xh., dhe E. G., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta, shtetasin R. H., 30 vjeç, banues në Korçë, i cili po merr mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po vijojnë punën për kapjen e autorëve të dyshuar të ngjarjes. Nga hetimet e kryera dyshohet se ky konflikt ka ndodhur pas një konflikti të mëparshëm të ndodhur më datë 14.02.2024, në Korçë, midis shtetasit S. S., R. H., dhe vëllait të këtij të fundit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve”, sqaroi policia.
(BalkanWeb)

U υetëvra pas shρërndarjes së fotoυe in time në ‘TikTok’/ “Ta marrim fëmijën ρeng, me laçianë nuk merreni dot…”, kërcënohet famiΙja e Sibela Abedinit

Nëna e Sibela Abedinit, e cila dyshohet se u vetëvra pas shantazheve me foto intime në TikTok, në emisionin Me zemër të hapur, deklaroi se një person e ka kërcënuar.

Ajo shprehet se një person i hipur në një makinë i ka thënë se do ia marrë fëmijën peng, në rast se nuk i lirohet vëllai. Sipas nënës së Sibelës, personi i ka thënë më tej se me “laçianë nuk merret dot njeri”.

“Një makinë kaloi pranë meje dhe më tha se brenda 24 orëve nëse nuk e nxjerrin vëllain nga burgu, shtëpinë ta dimë, e do të marrim fëmijën peng, se me laçianët nuk merret dot njeri. Shkova tek policia dhe iu thashë se kërcënimi ka ndodhur përballë shkollës “Ibrahim Rugova”.

Ai që më kërcënoi ishte i shëndoshë, me një xhup të zi dhe tullac. Shkolla është afër banesës time. Pastaj kam marrë çunin e xhajës në telefon që të më mbronte. Vajza mbante një thikë, se kishte frikë, e mbante me vete për vetëmbrojtje. Nuk më ka ndodhur asnjëherë të kërcënohem, është hera e parë që më ka ndodhur. Unë dhe fëmijët po kalojmë në trauma, kemi frikë të lëvizim”, tha nëna e Sibela Abedinit.

Për vetëvrasjen e Sibela Abedinit, ndodhet në burg Altin Çoku. Abedini dyshohet se kreu vetëvrasje, pas publikimit të një foto intime të saj.

Efektivët e rrethojnë dhe e shtrijnë në tokë, momenti i αrrestimit të 24-υjeçarit me dy mina me telekomandë në trup! Ραmjet e aksionit

Ky është momenti i arrestimit të 24-vjeçarit në afërsit të Milotit, të cilit iu gjetën 2 mina me telekomandë të fshehura në trup që dyshohet se do t’ia shiste grupeve kriminale.

Në pamje shihet momenti kur efektivët zbresin nga automjeti dhe rrethojnë të riun i cili qëndronte në këmbë në anash rrugës. Uniformat blu e shtrijnë në tokë dhe i vendosin prangat 24-vjeçarit me iniciale A.S., ku gjatë kontrollit në trupi i gjejnë minat me lëndë plasëse C4, për shpërthim në distancë.

Dyshohet se i riu i montonte vetë minat, me qëllim shitjen grupeve kriminale.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Horizonti”.

Policia parandalon ngjarje të rënda kriminale që do të kryheshin me mina me telekomandë.

Me 2 mina me telekomandë, të fshehura në trup nga Fushë Kruja në drejtim të Lezhës, për t’ua shitur grupeve kriminale, ndërhyrja në kohë e Policisë vë në pranga 24-vjeçarin.

Sekuestrohen 2 mina (me lëndë plasëse C4), me telekomandë për shpërthim në distancë.

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Seksionin kundër Trafiqeve të Paligjshme, Seksionin e Mbështetjes Operacionale të Hetimit, Forcat Operacionale dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, në vijim të megaoperacionit kombëtar “Sundimi i Ligjit” dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas nga Fushë Kruja, po udhëtonte në drejtim të Lezhës dhe kishte me vete mina me telekomandë, për t’ua shitur grupeve kriminale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Horizonti”.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në afërsi të Milotit, shtetasin e dyshuar A. S.. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën të fshehura në trup, 2 mina me telekomandë, me lëndë plasëse C4, për shpërthim në distancë. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas i montonte vetë minat, me qëllim shitjen grupeve kriminale.

Në përfundim të veprimeve të para procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. S., 24 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

I dha makinës indietro dhe tentoi të përρΙasë efektiυët, kush është trafikanti i drόgës që u ρΙagos me armë zjarri nga polici! Ç’ndodhi gjatë natës në krγeqytet

Enea Sulejmani është personi që u plagos me armë zjarri nga një efektiv policie gjatë mbrëmjes së të enjtes në kryeqytet.

I plagosuri po udhëtonte me një automjet tip “Volkswagen Tiguan” së bashku me dy persona të tjerë në rrugën “Mihal Duri”, kur uniformat blu që ndodheshin në një operacion antidrogë, kanë tentuar ta ndalojnë.

Por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrave të policisë për të ndaluar dhe ka ecur mbrapsht duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe duke përplasur me qëllim shmangien automjetin e sherbimit të policisë.

Gjatë tentativës për t’u larguar një nga efektivët ka qëlluar me armë në drejtim të automjetit dhe për pasojë mbeti i plagosur Enea Sulejmani. Ai është dërguar në spitalin e Traumës nga punonjesit e policisë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në automjet është gjetur një pako kanabis me peshë rreth 1 kg, ndërsa dy persona e tjerë në makinë janë shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Sot më datë 21.03.2024, në vendin e quajtur rruga “Mihal Duri”, gjatë një operacioni policor të strukturës për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, kanë qenë duke kryer veprime operacionale në kuadër të procedimit penal nr. 496 te vitit 2024, veprime të autorizuara nga organi i Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Gjatë momentit që stuktura operacionale ka tentuar të ndalojë automjetin tip “Volkswagen Tiguan” me ngjyrë të bardhë me targë AB 780 MP, drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrave të policisë për të ndaluar dhe ka ecur mbrapsht duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe duke përplasur me qëllim shmangien automjetin e sherbimit të policisë.

Gjatë tentativës për t’u larguar një nga punonjësit e policisë ka qëlluar me armë në drejtim të automjetit dhe për pasojë është plagosur shtetasi E. S., i cili është dërguar menjëherë në spitalin e traumës nga punonjesit e policisë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në automjet janë konstatuar dhe dy persona të tjerë të cilët janë shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë.

Në automjet është konstatuar një pako me peshë rreth 1 kg brenda së cilës dyshohet se lende narkotike kokainë.

Janë njoftuar strukturat e AMP-se të cilat do të kryejnë veprimet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

AMP, pas kryerjes së veprimeve të para në vendngjarje dhe sqarimit të të gjitha rrethanave do të bëjë njoftim të plotë mbi këtë ngjarje.

“Këtu bëhej orgji e ρros* itucion”, këngëtarja shqiptare pse u Ιargova nga Shqipëria!

Valbona Peraj, këngëtarja dhe autorja e shumë këngëve të njohura ishte e ftuar në News 24, ku tregoi për jetën e saj në Amerikë dhe planet e saj për të ardhmen.

Këngëtarja tregoi me tone zhgënjyese arsyen e vendimit të largimit nga Shqipëria.

Para se të largohesha për në SHBA unë punoja në “Minitrinë e Transporteve” në Drejtorinë e Përgjithshme. Pas ndryshimit të qeverive filluan ndryshimet politike, ti je e PD-s ose ti je e PS-s, ma ngushtuan litarin në fyt.

Vinin pastrueset bënin shefen, u bë një orgji, një prostitucion në zyrat shtetërore. Këtu të shohin për atë që shohin jo për atë që je. Në Amerikë i kam hedhur diplomat në kosh por jam shumë mirë”, tha Peraj.

“Jam shqiρtar”, aktori i njohur ρranon hapur origjinën, tregon nga cili qγtet është babai i tij

Aktori shumë i dashur për shqiptarët, Kivanc Tatlitug, nuk e ka fshehur asnjëherë origjinën shqiptare.

I famshëm për rolet e tij në shumë seriale turke, një pjesë e mirë e të cilëve janë transmetuar edhe në ekranet shqiptare, Behlul nuk i ka harruar rrënjët. Përkundrazi.

Në një intervistë të dhënë për stacionin turk CNN, pasi u bë protagonist në shumë prej serialeve turke dhe u shpall si një ndër aktorët më të mirë në vend, Kivanc, ndërsa ka folur për fëmijërinë, adoleshencën e më tej edhe si u fut në botën e aktrimit, ka treguar edhe origjinën shqiptare:

“Po, jam shqiptar”, – ka pranuar ai me krenari ndërsa është pyetur nga moderatorja e emisionit, duke shtuar:

“Im atë është me origjinë nga Prishtina, ndërsa ime më është nga Adana.”

ΉARTA ËSHTË E VITIT 1943 E SHËRBIMIT SEKRET GJERMAN “ABVERIT” / Serbia dhe Greqia janë shumë herë më te vogëΙa se Shqipëria

Në hartë shfaqet Ballkani i periudhës mesjetare në vitet 1350 -1440.

Shikoni Serbia dhe Greqia jane shumë herë më te vogëla se Shqipëria. //

THE MAP IS FROM THE YEAR 1943 AND BELONGS TO THE ARCHIVE OF THE GERMAN SECRET SERVICE “ABVERIT”.

The map shows the Balkans of the medieval period in the years 1350-1440. Look Serbia and Geece are many times smaller than Albania. /

LA MAPPA È DELL’ANNO 1943 ED APPARTIENE ALL’ARCHIVIO DEL SERVIZIO SEGRETO TEDESCO “ABVERIT”.

La mappa mostra i Balcani del periodo medievale negli anni 1350-1440.

Guardate la Serbia e la Grecia sono molte volte più piccole dell’Albania.

(solli M. Doraku)

https://www.facebook.com/brunilda.ternova/posts/6868404519916589?ref=embed_post