Vodhi 8 miΙionë euro si në filma, αrrestohet 31-υjecarja “e rrezίkshme”

Policia arrestoi një 31-vjeçare në Gjermani pasi akuzohet se vodhi paratë e kompanisë ku punonte. Ajo u gjet përgjegjëse për një vjedhje spektakolare të parave të kompanisë ‘Loomis’ në Bremen në maj të vitit 2021.

Pas dy vitesh e gjysëm fshehur autoritetet gjermane e arrestuan hajduten e 8 milionë eurove në aeroportin e Bremenit. Yasemin Guendogan është emri i 31-vjeçares.

Detyra e saj në ‘Loomis’ ishte të paketonte kartmonedhat në kuti. Ato më pas transportoheshin me makina të blinduara në bankomate.Më 21 maj 2023 ajo kreu një aksion të vërtetë filmash. Yasmine atë ditë nuk i paketoi paratë në kuti si zakonisht, por në thasë dhe më pas i hodhi në kontejner që normalisht përdorej për mbeturina.

Mbi thasët me para ajo hodhi mbeturina që të mos zbuloheshin sasitë e parave në kontejner.

Nga kontejneri paratë i ngarkoi në një automjet tip Mercedes Vito, të cilën e kishte marrë me qira në Berlin dhe që rezultonte me targa të vjedhura. Dhe krimi u zbulua vetëm katër ditë më pas, kur ajo ishte zhdukur pa lënë gjurmë. Fillimisht u arratis jashtë Gjermanisë, drejt Turqisë.

Pas hetimeve të kryera dhe kur u mor vesh roli i saj në këtë histori vendosi të dorëzohej tek autoritetet gjermane dhe u vu në pranga në aeroportin e Bremenit teksa u kthye nga Turqia. Tashmë 31-vjeçarja ndodhet në paraburgim.

Pas dhύnës në ραllatin Mbretëror, Blerta feston sot ditëlindjen, por ja sa υjeçe bën ραrtnerja e re e Princ Lekës

Fotografja Blerta Celibashi, nuk është më një emër i panjohur për publikun shqiptar. Tashmë njihet si vajza që i mori zemrën Princ Lekës.

Pas gjithë zhurmës mediatike që shkaktoi lidhja e saj me Princin ndërkohë që po divorcohet me Elia Zaharinë, Blerta ka qëndruar larg reagimeve dhe daljeve publike.

Por sot Blerta feston ditëlindjen dhe mbush 26 vjeç.

Mosha është pikërisht edhe një nga temat që është diskutuar kur u zbulua lidhja e saj me Princin, pasi dyshja ka 16 vite diferencë.

Kujtojmë se Princ Leka dhe Elia Zaharia nuk po kalojnë aspak ditë të mira teksa janë në procedura divorci. Seanca e parë e prishjes së martesës u shty pasi Princi nuk ishte i pranishëm.

Konfirmoi Ιidhjen me biznesmenin 20 vite më të madh, DioΙa Dosti: Tregon se dashυria nuk njeh moshë

Ish-banorja e “Big Brother Vip 2”, Diola Dosti, ka rigjetur dashurinë pas ndarjes nga bashkëshorti.

Ishte biznesmeni nga Kosova Erolld Belegu, i cili konfirmoi zërat duke publikuar nje “InstaStory” me nutricionisten.

Diola ka qenë gjithmonë e komentuar përsa i përket jetës së saj private, prandaj dhe kjo lidhje solli diskutime të shumta.

Një aspekt për të cilën kjo lidhje është komentuar shumë në këto ditë, është diferenca në moshë.

Erolld Belegu, është 20 vite më i madh se Diola Dosti. Biznesmeni është 57-vjeç, ndërsa Diola 37.

Por kjo e fundit, në një dedikim romantik për partnerin ka treguar se dashuria nuk njeh moshë.

“Në mes të pëshpëritjeve dhe dritave verbuese, gjetëm njëri-tjetrin. Ky udhëtim nuk ka të bëjë vetëm me vendin ku kemi qenë por dhe ku do të shkojmë së bashku. Miqve tanë, familjes dhe mbështetjes së pafund nga të gjithë ju, ju falenderoj për repsektimin e historisë sonë. Këtu është dashuria, e qeshura dhe aventura që na pret. Fillim i ri”, shkruan nutricionistja.

https://www.instagram.com/_u/dioladostiofficial/?utm_source=ig_embed&ig_rid=71b3e72f-03a6-4c5d-b14c-acd22041273f&ig_mid=4EB62AF7-5CD3-4AD1-8FA3-48A6C15E7062

E ftoi në shtëpi për të Ιυajtur dhe e ρërdh* noi, dënohet me 13 vite bυrg 24-vjeçari shqiptar në Greqi

Një 24-vjeçar është shpallur fajtor për abuzim seksual me një të mitur, dhe është dënuar me 13 vite burg në total.

Gjykata e jurisë së Selanikut e shpalli fajtor për akte seksuale me një të mitur nën moshën 12 vjeç dhe përdhunim radhazi. Sipas aktakuzës, veprat janë kryer në periudhën 2018-2020 në zonën e Pellas.

Gjithçka nisi në verën e vitit 2018, kur i akuzuari (me origjinë shqiptare), i cili në atë kohë nuk kishte mbushur moshën 18 vjeç, ftoi fqinjin e tij 12-vjeçar në shtëpinë e tij për të luajtur një videolojë.

Duke përfituar nga fakti që prindërit e tij ishin larg për punë bujqësore, me dhunë fizike e dhunonte seksualisht, gjë që u përsërit edhe në vitet në vijim, herë në shtëpinë e të akuzuarit dhe herë në arat e prindërve të tij, ku e takoi. Rasti u zbulua pas një denoncimi në Komisionin e Vlerësimit dhe Mbështetjes Arsimore Diagnostifikuese të Shkollës së Mesme Profesionale, ku i mituri studionte, ndërsa ndaj të njëjtit të pandehur ishte bërë një tjetër kallëzim.

Ραralajmëron gjenerali poΙak: Europa do të hyjë në Ιuftë me Rusinë brenda …

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm polak, Rajmund Andrzejczak, ka thënë në një intervistë me transmetuesin Polsat se humbjet e Ukrainës do të jenë miliona, situata është dramatike dhe nuk mund të priten mrekulli në luftë.

Sipas tij, Ukraina ka deficite në pajisje dhe fuqi punëtore, ndërsa humbjet po tkurrin kapacitetet e saj.

Gjenerali polak në pension bën thirrje që prodhimi i armëve të rritet dhe argumenton se Perëndimi duhet të përgatitet për një konflikt të plotë me Rusinë brenda dy ose tre viteve.

Vendimi i presidentit ukrainas, Vladimir Zelensky, për të zëvendësuar gjeneralin e lartë, Valery Zaluzhny, me Aleksandr Syrsky nuk ka arritur të bëjë një ndryshim domethënës pasi të njëjtat probleme mbeten për komandantin e ri të përgjithshëm të Kievit, shton Andrzejczak.

Denoncoi Saimir Kodrën për ng acmim se* sυαl, Einxhel i del në mbrojtje Eglës: Të Ιυmtë ρυshka!

Një deklaratë e aktores Egla Ceno gjatë qëndrimit në Big Brother VIP se i kanë kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune, 25 vite më parë ka shkaktuar reagime dhe debate.

Ajo përmendi emrin e moderatorit Saimir Kodra që në atë kohë punonte në Top Albania Radio.

Pas kësaj deklarate, Kodra paralajmëroi një padi në gjykatë për shpifje duke akuzuar për skenarë. Kjo deklaratë iu bë e ditur aktores gjatë mbrëmjes së të martës.

Menjëherë ka ardhur një reagim prej një ish-banoreje të ‘BBV1’, Einxhel Shkira, e cila i del në mbrojtje Eglës: ‘Sot i them të lumtë pushka!’- është shprehur ndër të tjera Einxhel.

EMRI/ Trυρi i ρajetë iu gjet 300 metra larg vendit të αksidentit, identifikohet 33-vjeçari që υdiq tragjikisht në Itali

ITALI-33-vjeçari shqiptar, Aleks Mhillaj është viktima e tretë i cili humbi jetën në aksidentin rëndë të regjistruar në Itali. Nga ky aksident humbën jetë 23-vjeçarin Marin Kola dhe 27-vjeçari, Blerim Miha.

33-vjeçari u gjet i vdekur dy ditë pas aksidentit tragjik, rreth 300 me larg vendit të aksidentit, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur kunati i tij Enrik Nikolla 27-vjeç nga Lezha.

Makina tip BMë me të cilën udhëtonin të rinjtë, doli nga rruga dhe shpërtheu në flakë.

Makina tip BMë e zezë, me të cilën po udhëtonin ka dalë nga rruga dhe më pas është përmbysur. Njëri prej shqiptarëve ka mundur të dalë nga dritarja ndërsa 23-vjeçari dhe një tjetër kanë qenë brenda në mjet ku më pas është përfshirë në flakë duke u marrë jetën.

Aksidenti tragjik ku humbën jetën dy të rinjtë shqiptarë ndodhi në Via Casilina, mes Colleferro dhe Anagni mbrëmjen e 16 marsit.

Egla Ceno ραguhet nga Teatri i Elbasanit, prej 3 mυαjsh në BBV! Figuron e martυαr

Aktorja Egla Ceno, 47-vjeçe, është prej tre muajsh pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother Vip.

Gjatë qëndrimit në BBV, Egla ka thyer disa herë rregullat si dhe është kritikuar për ofendimet ndaj banorëve të tjerë, por disa rregulla duket se i ka thyer edhe jashtë, ndoshta me pasoja për persona që janë pjesë e piramidës publike.

Nga disa verifikime, rezulton se Egla Ceno, edhe pse prej 3 muajsh pjesë e BBV, paguhet si aktore pranë Teatrit të Elbasanit.

Edhe pse Egla prej 3 muajsh ka laujtur në BBV, drejtori i Teatrit Skampa vijon ta paguajë atë si aktore.

Ndërkaq, Egla, ndryshe nga sa ka deklaruar në BBV, figuron e martuar. Por, ndoshta ka harruar për të bërë procedurat e divorcit./ Prapaskena

Akυzat e rënda ndaj Saimir Kodrës, ρunonjësja e ‘Top Channel’ i bαshkohet Eglës si dëshmitαre, çfarë ρritet të ndodhë

Disa ditë më parë Egla Ceno ka rrëfyer një histori personale të saj, e cila pretendon se ka patur një ngacmim seksual në ambientet e punës nga Saimir Kodra.

Ky lajm solli një rrëmujë të madhe kudo nëpër rrjet dhe nuk mbeti pa u zënë në gojë dhe nga vetë ‘i akuzuari’, i cili sqaroi çdo gjë në emisionin e tij, teksa u shpreh se me këtë çështje do të merret Gjykata.

Një reagim i papritur ka ardhur nga një ish-punonjëse e ‘Top Channel’ e cila pretendon se është dëshmitare dhe i bashkohet Eglës. Por kjo nuk mund të jetë një provë pasi personi në fjalë është thjesht një dëshmitare.

Por një gjë është e sigurt, ky koment do të krijojë një rrëmujë të madhe në rrjet!

Aktori i njohυr Tom HoΙΙand lë pa fjalë shqiρtarët, bën me dυαr simbolin e shqiponjës

Shqipëria dhe simbolet e saj po bëhen të njohura çdo ditë e më shumë nëpër botë dhe këtu nuk e kemi fjalën vetëm për botën e thjeshtë, por për artistët, këngëtarët, aktorët etj.

Pas Drake, i cili bëri bujë me këngën e tij më të fundit që përmbante elemente të traditës sonë kombëtare, së fundmi edhe aktori i njohur Tom Holland i ka gëzuar shqiptarët, pasi ka bërë me duar simbolin e shqiponjës.

Një video e cila ka bërë bujë në X dhe TikTok, aktori britanik dhe ylli i serisë së filmave “Spider-Man”, si një shqiptar i vërtetë ka bërë simbolin e flamurit kuqezi.

Ndërsa përgatitet për foton, fansja i kërkon aktorit të bëjë shqiponjën me duar. Me një buzëqeshje dhe qasje të hapur, Holland pranon pa hezitim dhe formon simbolin e njohur, duke dëshmuar njëherësh sensin e tij të afërt dhe respektin për kulturën e fansave.

@iconstyle.al

Aktori i ‘Hollywood’, Tom Holland i njohur për rolin ikonik të ‘Spiderman’ ka rrëmbyer zemrat e gjithë shqiptarëve pasi së fundmi është shfaqur duke bërë simbolin e shqiponjës 👐🏻🇦🇱

♬ original sound – ICONSTYLE