“Me rαcë jemi gegë dhe në υendin tim askush asnjë fjalë tυrqisht nuk e flet”

“Në vjeshtën e vitit 1878, marrëdhëniet mes katolikëve shqiptarë dhe myslimanëve shqiptarë në Gjakovë u përkeqësuan, kur në fillim të shtatorit 1878 Mehmed Ali Pasha u vra nga myslimanët, ndërsa fandët katolikë shqiptarë si trupë mbrojtëse osmane e Mehmed Ali Pashës u përpoqën ta mbronin atë nga sulmuesit e tij.

Si përfaqësues osman në komisionin kufitar osmano-malazez, Mehmed Ali Pasha synonte ta bindte popullsinë lokale në Kosovë t’i pranojë vendimet e Kongresit të Berlinit. Në luftime vdiqën disa qindra persona. Rol thelbësor në eskalimin e dhunës kundër katolikëve në Gjakovë luajtën akterë të veçantë, për shembull kadiu i Gjakovës Ahmed Efendi Koronica, i cili i kishte prirë sulmit kundër Mehmed Ali Pashës dhe njihej si shumë armiqësor ndaj të krishterëve.

Ai shpresonte se do t’i bindte edhe myslimanët shqiptarë nga Malësia e Gjakovës për të kundërshtuar Mehmed Ali Pashën dhe, sipas nënkonsullit austro-hungarez, ai paralajmëroi se ‘kauri, i cili e ka tradhtuar pjesën më të mirë të Turqisë ndaj Evropës, ka ardhur dhe po kërcënon t’i përdhosë haremet.

Kush është mysliman të vijë vrap’. Pas vrasjes së pashës, Koronica i nxiti myslimanët jo vetëm kundër fandëve, por në përgjithësi kundër të krishterëve dhe ‘proklamoi publikisht se mund të godasin pa ngurrim, sepse ai e kishte shpinën të mbrojtur, se kishte instruksione nga Kostandinopoja dhe do të përgjigjej për gjithçka. Masakrat do të kishin ndodhur sikur myftiu i Gjakovës dhe disa krerë myslimanë të malësorëve shqiptarë të mos kishin kundërshtuar synimin e paskrupullt dhe të çmendur’ (sipas raportit që Jelinek ia dërgonte Andrássyt).”

Shënim shtesë: Mehmed Ali Pasha ishte gjerman. Ai u lind me emrin Ludwig Karl Friedrich Detroit në vitin 1827 në Megdeburg në Prusi dhe u vra më 1878 në Gjakovë. Ai ishte në shërbim të Perandorisë Osmane si gjeneralmareshal. Pasardhës i tij është poeti i famshëm turk Nazim Hikmet, i cili u lind në Selanik.

Banorët e Prishtinës në fund të shekullit XIX e shihnin stacionin hekurudhor si «vepër të dreqit»

“U ndërtuan vija hekurudhore dhe më 1874 u hap linja Selanik–Shkup–Mitrovicë. Popullsia lokale në fillim e kundërshtoi me këmbëngulje ndërtimin e hekurudhës, por në vitet vijuese ky qëndrim ndryshoi. Kështu, siç konstatonte (diplomati austriak Theodor Ippen), në fund të shekulli XIX, stacioni hekurudhor i Prishtinës ishte e mundshme të ndërtohej 7 kilometra larg qytetit, sepse […] atëbotë banorët e Prishtinës, që nuk ishin aspak të hapur dhe trembeshin nga kultura, donin ta kishin sa më larg vetes atë ‘vepër’ moderne ‘të dreqit’, derisa tani pandërprerë luten që stacioni të vendoset në një vend më të përshtatshëm.”

Kur Isa Boletini tha: “Boll kemi hoxhallarë” dhe kur Mitrovica kishte shkollë franceze

“Krahas shkollave shtetërore, brenda një rrethi të ngushtë mysliman pëlqeheshin edhe shkollat evropiano-perëndimore. Kështu në Mitrovicë ekzistoi mes viteve 1907 dhe 1909 një shkollë private franceze e drejtimit tregtar, e cila vijohej vetëm nga fëmijët e agallarëve dhe bejlerëve. Teologët myslimanë dhe banorët ‘fanatikë’ e kundërshtonin këtë shkollë, sepse frikësoheshin se fëmijët që vijojnë këtë shkollë do ta ndërronin fenë. Siç tregojnë kujtimet e Tafil Boletinit, fëmijët myslimanë shpesh edhe më tutje vijonin shkollat islame. Ai shkroi se axha i tij, Isa Boletini, i cili kishte hapur një shkollë të vogël private në fshatin e tij të lindjes, shpesh kur pyetej përse bijtë dhe nipat e tij nuk po e vijojnë medresenë, ai përgjigjej se tashmë ka boll hoxhallarë. Krahas shkollës franceze në Mitrovicë, është e dokumentuar një shkollë italiane në Shkup, e cila u themelua më 1903 dhe në të cilën jepeshin lëndët italisht, frëngjisht, gjermanisht, osmanisht, gjeografi dhe matematikë. Derisa fillimisht numri i nxënësve u rrit – më 1904 shkollën e ndiqnin 15 myslimanë, dy shqiptarë katolikë, 16 bullgarë, pesë serbë, 17 arumunë dhe tre hebrenj – në vitin 1908 shkolla numëronte vetëm 23 nxënës, kryesisht katolikë”.

Kur i kishte Prizreni 1200 dyqane dhe si u bë Ferizaj qytet?

“Siç u përmend, në Kosovën lindore ndërtimi i hekurudhës solli një lulëzim ekonomik dhe demografik dhe zgjerimin e strukturave qytetare. Në të vërtetë me përjashtim të ndërtimit të hekurudhës pothuaj nuk shiheshin nisma për industrializim, por impulset në pjesën lindore lehtësuan krijimin e fabrikave të para të vogla. Në Mitrovicë dhe në Prishtinë u çelën sharra me makina me avull dhe mullinj të motorizuar. Lulëzimi i qyteteve në Kosovën lindore ndikoi që Prizreni të humbë rëndësinë si qendër ekonomike mbirajonale, gjë që shihet në zhvillimin e pazarit të Prizrenit, i cili e kishte bërë të famshëm qytetin. Sipas konsullit austriak dhe njohësit të Shqipërisë, Johann Georg von Hahn, pazari në vitin 1863 kishte 1200 dyqane, derisa më 1891 ekzistonin vetëm 100 të tilla. (…) Sidomos për qytetet e vogla si Mitrovica dhe Ferizaj, por edhe për fshatrat në rrethinë si Lipjani, hekurudha luajti një rol të rëndësishëm. Kështu Ferizaj u themelua si qytet tek si rrjedhojë e ndërtimit të hekurudhës. Sipas Branisllav Nushiqit, atje më parë ishte vetëm një mal dhe disa ‘shtëpi ciganësh’, derisa në fillim të shekullit XX u krijua një qytet i vogël me 400 shtëpi dhe 150 dyqane, banorët e të cilit kryesisht ishin ‘të huaj’ dhe përbëheshin prej arumunëve, katolikëve dhe serbëve nga Prizreni dhe vendeve të tjera të rrethinës, por edhe nga boshnjakët. Rëndësia ekonomike e Ferizajt shihet edhe aty se atje, për dallim nga qytetet e tjera, pazari mbahej çdo ditë.”

Fushata e përbashkët elektorale shqiptaro-serbe

“Një bashkëpunim shqiptaro-serb u zhvillua në fazën përgatitore për zgjedhjet për Parlamentin xhonturk në verë 1908. Sipas Gabriel Louis-Jaray, në Tetovë shqiptarët dhe serbët lidhën aleancë kundër bullgarëve dhe këtu edhe zgjedhësit shqiptarë mbështetën kandidatin serb Aleksandar Parliq, derisa zgjedhësit serbë në Manastir votuan për oficerin shqiptar Ali Vasfi Efendiun. Përpjekje të ngjashme kishte edhe në shkurt 1912 gjatë përgatitjeve për zgjedhjet për Parlamentin xhonturk më 1912. Në Sanxhakun e Shkupit shqiptarët opozitarë mbështetën partinë e Eksarhatit (bullgar), me të cilën shqiptarët lidhën marrëveshje. Opozitarë si Hasan Prishtina dhe Nexhip Draga u përpoqën t’i bindin edhe serbët lokalë për bashkëpunim në zgjedhje. Por bisedimet me përfaqësuesit serbë, të cilët ishin në kontakt të ngushtë me konsullin serb në Shkup dhe koordinoheshin me të, dështuan, sepse serbët vendosën të lidhin aleancë me xhonturqit.”

Shkupi – “zemra e Kosovës”

“Se me ‘Kosovë’ mendohej tërë Vilajeti i Kosovës, bëhet e qartë edhe në të ashtuquajturat 14 pikë të Hasan Prishtinës, i cili krahas nocionit ‘Shqypni’, shpesh e përdorte edhe ‘Kosovë’ dhe së paku në një vend qartë i referohet krejt Vilajetit. Edhe në gazetën ‘Shkupi’, që dilte në Shkup, Kosova është e barasvlershme me Vilajetin e Kosovës – si ‘zemër’ e të cilit përmendej Shkupi. Në një artikull të kësaj gazete, i cili u drejtohet direkt shqiptarëve të Vilajetit të Kosovës, gjendet edhe emërtimi ‘kosovar’, i cili në përshkrimin e Hasan Prishtinës të kryengritjes shqiptare të vitit 1912 është i dokumentuar vetëm një herë.”

“Me racë jemi gegë dhe në vendin tim askush asnjë fjalë turqisht nuk e flet”

“Në burime është i dokumentuar një përshkrim rajonal që ia bëjnë vetes grupet e popullsisë shqiptare dhe i cili ishte i përhapur në trevat e sotme malore të Shqipërisë veriore, por kryesisht edhe në zonat e Kosovës dhe me gjasë edhe përtej tyre. Vetëperceptimi si «gegë», i cili derivon nga kryedialekti i shqipes së folur në trevat veriore dhe verilindore të banuara me shqiptarë dhe i cili tregon mbi lidhjet e ngushta mes Shqipërisë së sotme veriore dhe Kosovës, natyrisht tregon jo vetëm premisën rajonale brenda popullsisë shqiptare, por edhe rëndësinë e gjuhës në percetimin e vetvetes dhe në perceptimin nga të huajt.

Aspekti i gjuhës bëhet i qartë edhe në udhëpërshkrimet e Mackenzie dhe Irby, të cilët për shembull përshkruajnë bisedën me mudirin e Prishtinës, i cili ‘na tregoi emrin e familjes së tij, duke shtuar se me racë të gjithë janë gegë dhe se në vendin e tij askush asnjë fjalë turqisht nuk e flet’. Mbi ekzistimin e një identiteti gegë dëfton po ashtu edhe një notë proteste e popullsisë së Pejës, Gjakovës dhe Gucisë kundër vendimeve të Traktatit të Shën Stefanit, e cila u dërgua në Stamboll në maj 1878 dhe ku bëhet fjalë për ‘popullin tonë gegë’ dhe për ‘kombin tonë gegë’.

Edhe Hasan Prishtina në studimin e përmendur mbi kryengritjen shqiptare të vitit 1912 krahas emërtimeve ‘Shqypni’ dhe ‘shqiptar’ në një vend e përdor edhe ‘Gegni’, që rezulton si nënrajon i Shqipërisë. Këngët popullore shqiptare nga Kosova, të botuara më 1911 nga Vinçenc Prennushi, po ashtu ilustrojnë se nocionet ‘gegë/Gegni’ ishin të përhapura. Më 1912 në gazetën ‘Shkupi’ që botohej në Shkup nën titullin ‘Deputetët e Gegnisë’ numëroheshin qytetet: Peja, Gjakova, Prishtina, Gjilani, Presheva, Mitrovica, Vuçitërna, Ferizaj dhe Gucia, në një numër tjetër këtyre qyteteve iu shtua edhe Shkupi.”

Nga disertacioni i dr. Eva Anne Frantz: “Mes dhunës dhe bashkëjetesës paqësore – myslimanët dhe të krishterët në Kosovën e periudhës së vonshme osmane, 1870-1913”, Universiteti i Vjenës, 2014.

Ky ishte biznesmeni turk që ndërtoi υαrrezat e Jashαrajve në Prekaz!

Jusuf Aga Özler, kishte dhuruar falas krejt mermerin për rregullimin e varrezave të Jasharave, për këtë ai u dekoru me Medalje Nderi, nga Parlamenti i Turqisë si dhe nga ai i Kosovës!

Një nga sheshet kryesore në Stamboll, është emruar me emër të Adem Jasharit: “Shehit Adem Jashari”, ka shkruar Fehmi Maloku.

Ndryshe biznismeni turk, Jusuf Aga Özler ka ndërruar jetë në vitin 2014.

https://www.facebook.com/AdemRamadanifaqjazyrtare/posts/3334440883252072?ref=embed_post

“Ilirët” në filmat e Ήollivύdit! Leka i Madh: Ti je trim, si të qυajnë? Glaυk, mbreti im

Ilirët kanë bërë vendin e tyre edhe në Hollivud. Ndonëse të përmendur pakrahasimisht më pak sesa thrakët, regjisorë e skenaristë të ndryshëm kanë zgjedhur t’i bëjnë protagonistë paraardhësit e shqiptarëve.

Kështu, në filmin “The Scorpion King 2: Rise of a Warrior” (2008) të regjisorit australian Russell Mulcahy, ilirët zënë një vend jo të vogël në plotin e filmit, shkruan Konica.al.

Personazhi Polluks, i luajtur nga aktori gjerman Andreas Wisniewski, në film portretohet si prijësi i një çete luftëtarësh ilirë. Bashkë me luftëtarin akadian, Mathayus, ata ndërmarrin një udhëtim fantastik në botën e përtejme në kërkim të gjetjes së shpatës së Damokleut.

”Burra, nderi ilir na thërret”, janë fjalët e prijësit ilir teksa përballet me të papriturat tmerruese të botës së përtejshme.

Edhe në filmin për Lekën e Madh ‘Alexander the Great’ (2004) të regjisorit Oliver Stone, bota ilire tipizohet përmes personazhit të Glaukut, një luftëtar ilir.

Ky karakter, i luajtur nga aktori irlandez Tadhg Murphy, sjell një nga momentet më drithëruese të filmit. Në agoninë e jetës pas plagëve vdekjeprurëse të marra në luftimet me indianët, Glauku nga Iliria ka një dialog fjalëpak, por domethënës me Lekën e Madh (Colin Farrel):

Glauku: Madhëria juaj.

Leka i Madh: Ti je trim. Si të quajnë?

Glauku: Glauk, mbreti im.

Leka i Madh: Dhe nga je?

Glauku: Iliria.

Sραhiu thotë se stërgjγshi i Sllobodan Milloshevoqit ishte nga fisi shqiρtar

Analisti mitrovicas, Nexhmedin Spahiu, ka ndarë në facebook një fotografi të vjetër të një burri veshur me tirqi, për të cilin thotë se kështu vishej stërgjyshi i Millosheviqit.

Spahiu tha se Millosheviqi i takon fisit Vasojeviq të Malit të Zi. Ky fis para 200 vitesh deklarohej shqiptar dhe i takonte besimit katolik.Ai tha se edhe oficerët austriak të asokohshëm fisin Vasojeviq e konsideronin shqiptar.

Postimi i plotë:

Ja se si vishej stërgjyshi i Sllobodan Millosheviqit. Fisi i sotëm Vasojeviq në Mal të Zi, të cilit i takon edhe kryekrimineli, deri para 20.

Ηistoria e çiftit shqiρtar: ‘Ndërtuam shtëρinë e ëndrraυe me paratë që na solli djali nga Londra!

Shqipëria çdo ditë e më shumë merr vëmendjen e mediave britanike, kjo për faktin se shumë shqiptare jetojnë dhe punojnë aty, pavarësisht nëse janë ilegalë apo me dokumente.

The Sun ka shkuar në një familje shqiptare në veri të vendit, ku tre fëmijët i ka në emigracion, njëri prej të cilëve në Angli. Ata thonë se me paratë e dërguar nga fëmijët “kanë ndërtuar shtëpinë e ëndrrave në vendin e tyre”, gjë të cilën nuk do ta bënin dot me një punë në Shqipëri.

Seit Shbaj dhe gruaja e tij Xheride thonë së një pjesë e shtëpië ka mbetur e pa përfunduar, pasi punëtorët janë larguar në Angli, për një rrogë më të mirë.

Elektricisti në pension Sait tha se është një problem i madh sepse tani kanë mbetur vetëm të moshuar.

“Të gjithë të rinjtë dhe të rejat kanë shkuar për punë. Kjo do të thotë që unë nuk mund të gjej një ndërtues për të përfunduar njërin mur të shtëpisë”, tregon ai.

Teksa qëron portokallet e mbledhura nga pemëtorja e tij, ai pranon se kishte vetëm një mënyrë për të mbledhur 100,000 paund që duheshin për të ndërtuar pronën e tij madhështore.

Ai tha: “Anglia është vendi më i mirë në këtë tokë. Është kampion i destinacioneve. Gjithmonë është konsideruar si vendi më i mirë për të shkuar. Në çdo vend tjetër në Evropë, pagat janë më të ulëta se në Angli. Në Shqipëri mund të fitosh 30 £ në ditë. Në Angli është 150 £ në ditë. Kur njerëzit shkojnë në Angli, ata gjejnë një punë dhe më pas i ndihmojnë njerëzit këtu për të ndërtuar shtëpi siç kemi bërë ne” tha ai.

Po ashtu, i moshuari tregoi edhe rrugën që ndjekin të rinjtë shqiptarë për të shkuar në Angli.

“Shkojnë në Belgjikë ose Francë, qëndrojnë atje për disa javë dhe më pas paguajnë nga 5,000 deri në 20,000 £ për të hipur në një kamion për të shkuar në Angli përmes tunelit. Kjo mund të tingëllojë si shumë para dhe shpenzim, por ia vlen sepse Shqipëria është e falimentuar”, tregon ai

“Gjithçka është shkatërruar në këtë vend, kështu që të rinjtë i marrin paratë hua dhe e dinë se për katër apo pesë vjet do t’i kenë shlyer”, u shpreh ai.

Djali i tij, Nimet ndoqi atë rrugë të paligjshme shtatë vjet më parë. Më vonë ai u martua me një grua në Angli, duke i dhënë të drejtën për të jetuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai punon në ndërtim dhe vazhdon të dërgojë para në shtëpi, ashtu si vëllezërit e tij më të mëdhenj që punojnë si ndërtues në Greqi dhe Itali.

Edhe bariu i dhive, Jetmir Hyseni, 50 vjeç, një nga të paktët që kanë mbetur në fshat, tha: “Nëse dikush më ofronte mundësinë, do të shkoja sot. Mund të fitoja 50 £ në ditë ose më shumë duke punuar në Angli. Këtu fitoj 2 £ në ditë.”

Dashamir Plangaj, 49 vjeç, është edhe më keq. Ai fiton 1 £ në ditë duke përdorur kalin e tij për të ndihmuar fqinjët të transportojnë sende ose të zhvendosin objekte të rënda, shkruan The Sun.

“Ne e dimë se në Angli nuk janë të kënaqur me shumë emigrantë nga Shqipëria. Por kemi dëgjuar se Anglia ka nevojë për punëtorë dhe shqiptarët janë punëtorë shumë të mirë. Përpara se të kishim këtë shtëpi, jetonim në një ndërtesë guri me një dhomë gjumi. Nëse do të kisha pasur mundësinë kur isha më i ri të shkoja në Angli, do të kisha shkuar”, mbyll rrëfimin e tij Saiti.

Këngëtarja shqiptare ble t υaIet prej Ari dhe…! (Video)

Adhuruesit e artit kanë edhe dy javë kohë për të provuar “Amerikën”, emri që i është vënë një wc-je prej ari,

18-karatëshe, e ekspozuar në muzeun Solomon Guggenheim të Nju Jorkut prej gati 1 vit. Gjatë kësaj kohe, mbi 100 mijë persona kanë vizituar muzeun dhe

kanë parë nga afër veprën e artistit italian Maurizio Cattelan, e vendosur në një hapësirë në katin e pestë të muzeut, që duket një tualet normal.

“Mendoj se shumë njerëz janë të gëzuar që hyjnë aty dhe kanë pak kohë për të bërë një selfie, apo gjithçka tjetër që zgjedhin të bëjnë”, tha Michael Zall, një prej drejtorëve të muzeut.

Në këndvështrimin e menaxherëve të Solomon Guggenheim, “Amerika” inkurajon ndërveprimin e afërt për artin dhe synon t’u kujtojë vizitorëve ndjenjën e tyre të përbashkët për arritjen e ëndrrës amerikane.

Por disa vizitorë janë të mendimit se vepra e Cattelan ishte diçka e tepruar, qoftë për artin ashtu edhe sa i takon ndikimit në shoqëri. “Quhet “Amerika”.

Një emër ky ironik për pasurinë dhe marrëzinë në fushën e artit”, tha Avital Fryman.

Ndërsa të tjerë, që mbajtën radhë për të parë nga afër objektin luksoz, mbetën të habitur nga fakti se ai funksiononte shumë mirë.

“Është padyshim tualeti i parë në ar që kam parë. Nuk dija ç’të prisja”, u shpreh Hayden Tobin.

Fotografi i njohur ndaΙon υαjzën shqiptare në rrugë, i realizon setin e mahnitës fotografik (VIDEO)

Fotografi i njohur David Guerrero, i cili punon në Neë York dhe pjesë të saj, ka bërë gjithashtu ndalimin e njerëzve të zakonshëm në rrugë, të cilëve iu realizon fotosesione të mrekullueshme dhe duke i kthyer personazhet e tij në “yje” të vërtetë.

Guerrero i cili numëron miliona klikime në videot artistike dhe portretet që ai realizon, Së fundi i ka rastisur që të ndalojë një vajzë shqiptare që po kalonte në rrugë.

Pasi e ndaloi, mësoi se vajza quhej Fjolla Arifi.

“Një prej emrave më të mirë që kam rastisur”, u shpreh David.

Në videon ku fotografi i realizon një fotosesion vajzës shqiptare është publikuar në kanalin e tij zyrtar tashmë numëron miliona klikime dhe është kthyer ndër pesë videot më virale të tij. E reja shqiptare u bë rastësisht pjesë e fotosesionit të tij, por ajo është një modele dhe blogere, e cila numëron mbi 200 mijë ndjekës në Instagram. Fjolla Arifi tregon se krahas punës si modele, është edhe autore që ka në fokus shëndetin mendor.

Fotot

Nuk mbαjti premtimin, baηorët e Ιidhin në ρemë kryetarin e bashkisë…

Një kryetar komune në qytetin jugor meksikan të Chiapas është lidhur në pemë nga

rezidentët e tërbuar vendorë, pasi u prezantoi atyre sistemin “e ri” të ujit të pijshëm në gjendje të rrënuar dhe jofunksionale. 


Mediat lokale raportonin se Óscar Ramírez po prezantonte të hënën një seri projektesh publike që u kishte premtuar banorëve të qytetit të Frontera Comalapa.

Përfaqësues të pakënaqur nga 11 komunitetet nga të cilat përbëhet qyteza në kufi me Guatemalën, ngritën pyetje të zemëruar ndaj Ramírez

për gjendjen e rrënuar të sistemit të ujit të pijshëm dhe më pas e kapën atë duke e mbajtur kundër dëshirës së tij për njëfarë kohe.

Ramírez ishte fotografuar me maskë ne fytyre dhe me duart e lidhura prapa një peme.

Një burrë në video që identifikohet si përfaqësues i shoqatës së banorëve dëgjohet duke dënuar gjendjen e keqe të depozitës së ujit prej betonit.

V αjzat shqiρtαre sh εsin trυρin në mes të rrugës, “ç’meηdet” shqiptari…

Pros*titucioni është një fenomen i cili çdo ditë e më shumë po bëhet i pranishëm,

teksa në Itali disa vajza fotografohen në rrugë, ndërsa shihet qartë qëllimi i vajzave si dhe një makinë dhe disa karrige. 

Ka qenë një qytetar, i cili përmes një mesazhi të dërguar në redaksinë të JOQ Albania, ka vënë në dukje fe/nomenin,

ndërsa shkruan se makina është me targa shqiptare dhe se vajzat shesin trupin për pak lekë. Qytetari shkruan: Po sh/iten te shkr/etat.

Me erdhi inat se kishin parkuar automjetin me targa shqiptare. Shesin veten per pak leke dhe parkojnë automjetin qe ti shef e gjithë bota.

Nυk dυa ta b. ëj se ma SHPlF”, e r ejα shqiρtare HABlT me historίnë e saj

Nuk është më tabu për të folur për problemet s*k/suale apo mos pëlqimin e partnerit në sht/rat.

Por rastet kur bëhen pu/blike janë të rralla, pasi femrat por edhe meshkujt, kanë ende tu/rp dhe ndrojtje për të folur për probleme të kësaj natyre në pu/blik, apo edhe në rrethe shoqërie. 

Por një rast i tillë, ku një vajzë e re tregon se nuk i pëlqen s*ksit, është pub/likuar nga “joq”: Unë jam një femër 25-vjeçe dhe nuk ma ndjen për rregullat e jetës.

Gjatë gjithë kohës unë dua të veproj sipas mendjes time, të bëj çfarë të dua, të mos ndalem dhe të mos më gjykojë askush.

Jam shumë simpatike dhe kam shumë kërkesa nga meshkujt, por mua më pëlqen vetëm të flas me ta dhe të qesh, të flirtoj dmth, më saktë vetëm të kaloj kohën.

S’kam dëshirë t’i takoj, pasi kur flas me ta më duken shumë të çuditshëm dhe duan vetëm se.ks. Mua s’më bën përshtypje por thjesht ma shpifin dhe i acaroj në kulm derisa zhduken vetë.

E ata që bien në dashuri me mua i ironizoj dhe i lëndoj, më vjen keq por kështu jam unë, ky është temperamenti im me pak fjalë.

Unë nuk dua të bëhem kurrë nënë, e urrej faktin që në një të ardhme mua më duhet të bëj fëmijë. I dua shumë fëmijët, i adhuroj, por nuk kam dëshirë të lind vetë, shumë herë i lutem Zotit që të jem sterile.

Unë respektoj vetëm ata që më respektojnë, të tjerëve as nuk i flas fare. Shumica e njerëzve më urrejnë pasi u dukem shumë e ligë dhe mendjemadhe, por s’jam aspak e tillë.

Dua të them, kam zemër të madhe dhe kënaqem kur shoh njerëz të lumtur, s’jam xheloze apo ziliqare për njerëzit që kanë lekë, nuk më intereson jeta e të tjerëve, mjafton të jenë mirë për veten e tyre.

Kush më ng.acmon, qoftë i ri apo i vjetër, më vjen ta rr.ah shumë keq, por pasi më kalojnë nervat e fal, mua nuk më njohin as njerëzit e mi, askush nuk e beson që mua s.eksi ma shpif!

Askush nuk e beson që unë nuk ndryshoj dot për asnjë, ata që mendojnë se gënjej, ndoshta do të më quajnë të çmendur, por s’ka problem, ka filluar të më pëlqejë ky epitet.

S’më pëlqejnë fjalët “zemër”, “e dashur”, “shpirt”, më pëlqejnë fjalët e këqija por jo ato banale.

Nuk më pëlqen banaliteti edhe pse ndonjëherë më rrëshqet goja, ishalla nuk më shani shumë nëpër komente se do ua kthej dyfish”.