Shkon të bΙejë telefon tek dγqani “ONE„ por ngel pa fjaΙë nga ajo çfαrë pa

Një qytetar nga Shkodra ka mbetur pa fjalë pasi ka hyrë në një dyqan të kompanisë telefonike “ONE” në këtë qytet. Ai ishte duke parë për të blerë një telefon nga ato që shiten brenda dyqanit kur befas është përballur me diçka që kurrë nuk ia merrte mendja.

Në telefonin e vendosur në banak që ai po shikonte, vuri re se nuk ishte i ri por i përdorur. Kjo sepse duke testuar telefonin ai vuri re se galeria kishte disa foto të tjera nga dikush tjetër, pra nuk ishte i ri por i përdorur. Qytetari shprehet se nuk kishte asnjë tabelë apo sinjalizim se telefonat që shiteshin aty ishin të përdorur.

Në vijim mesazhi i qytetarit:

Pershendetje JOQ, shikojini telefonat qe shiten ne kompaninë ONE… Kjo video eshte bere ne Shkoder ditën e sotme. Aty e kishin nxjerrë për ta shitur dhe nuk shkruhej asgjë se ishte i perdorur… Flm

https://www.instagram.com/p/C5_j4lpNaUU/?utm_source=ig_embed&ig_rid=29c92e12-909a-438a-bf24-c2309e8fc110&ig_mid=182FD968-A386-4ADE-8010-F2E694ADAEE0

https://www.instagram.com/p/C5_j4lpNaUU/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=916&rd=https%3A%2F%2Fjoq-albania.com&rp=%2Fartikull%2F1201880.html#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A1404%2C%22ls%22%3A332%2C%22le%22%3A1360%7D

Vdes 37 vjeçarja gjatë Ιindjes , sρitali nuk e raρorton rastin në ρolici e ρrokurori

Një grua shqiptare nga Komuna e Preshevës, ka vdekur gjatë lindjes në Qendrën Shëndetësore në Vranjë.Ngjarja ka ndodhur më 17 prill, ndërsa foshnja ka mbijetuar dhe është në gjendje të mirë, raporton Luginalajmi.

Por sipas medias lokale, vdekja e 37-vjeçares shqiptare M.A. nuk është raportuar në polici apo në prokurori nga mjekët kujdestar, por Prokuroria e Lartë Publike në Vranjë, ka nisur hetimet në bazë të shkrimeve në rrjetet sociale, e cila ditën e shtunë ka urdhëruar policinë që të kontrollojë Qendrën Shëndetësore të Vranjës.

Pas hetimeve, policia ka konfirmuar në Prokurori se autopsia e gruas në lindje është kërkuar që të zhvillohet në Institutin për Mjekësi Ligjore në Nish” – thuhet në deklaratën e kryeprokurores publike, Danijela Trajkoviq.

Megjithatë, sipas mediave nga Vranja tanimë po përcaktohen rrethanat në të cilat ka vdekur lehonia shqiptare, ndërsa kontrolli i brendshëm, autopsia klinike dhe mjeko-ligjore ka përfunduar në Qendrën Shëndetësore në Vranjë.

Siç ka paralajmëruar drejtori, Sasha Gjorgjeviq, të hënën pritet ardhja e inspektorit shëndetësor në ketë institucion shëndetësor.

Me shρejtësi të frikshme merr përpara 17 vjeçarin, që νdes në vend. Arrestohet shoferi

Nuk ndalojnë të çmendurit që ecin me shpejtësi me makina. Sonte një makinë në FushëKrujë mori zvarrë mbi 50 metra një djalë të ri që ishte në punën e tij. Ai vdiq në vend.

Raportohet se ai ka mbetur i pajetë pasi është përplasur nga një automjet tip Hyundai që drejtohej nga shtetasi A.Kullaj.

Makina e drejtuar nga Kullaj ishte duke ecur me shpejtësi të tmerrshme aqsa e ka marrë viktimën disa dhjetra metra zvarrë në rrugë.

17 vjeçari vdiq në vend.

Shoferi është arrestuar dhe dënimi i tij mund të kap mbi 15 vjet burgim.

Policia e Shtetit ka bërë thirrje që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të mos ecin me shpejtësi, jashtë normave të lejuara. Dhe të kenë kujdes në rrugë me njerëz.

Por idiotët dhe të çmendurit hypin në timon, duke marrë jetë njerëzish dhe me pas përfundojnë në burg.

“Familja më dinte të νdekυr për disa orë”/ Ledjona e BBVip trondit me historinë e saj të ρatreguar

Ledjona Xheladinaj, gazetarja që ishte një prej protagonisteve në këtë edicion të tretë të Big Brother VIP, ishte e ftuar pasditen e sotme në “S`e luan topi” në Top Channel.

Ajo ka rrëfyer një histori të patreguar më parë për një ngjarje të ndodhur vite më parë, ku humbi jetën mikesha e saj.

Një aksident i ndodhur i mori jetën koleges së saj gazetare, por për shkak të disa informacioneve të gabuara, prindërit e Ledjonës kujtonin se viktimë ishte vajza e tyre.

“Ndodhi aksidenti ku Enkelejda ndërroi jetë, po ne kemi qenë nja 200 metra larg tyre. Ish-bashkëshorti im në atë kohë për shkak të një informacioni të pasaktë, njoftoi familjen time se kisha ndërruar jetë, dhe për disa orë ata më dinin të vdekur,” tregoi Ledjona.

“Donim ta rrisnim ne, jo famiΙja e nënës”/ Rrëmbeu nipin, gjyshja tregon në ρolici se ku e fshehu 3-νjeçarin për një javë

Policia ka vënë në pranga Bahrije Gjunin, gjyshen e 3-vjeçarit që u rrëmbye dhe u mbajt i fshehur për një javë.

Në dëshminë e saj ajo është shprehur se planin për marrjen e nipit e kishte bërë bashkë me Rexhep Gjunin, bashkëshortin e saj.

Bahrije Gjuni ka deklaruar se donin që ta rrisnin vetë nipin, për të cilin thotë se u zëvendësonte djalin që kanë humbur në aksident.

Ajo ka treguar se përgjatë këtyre ditëve që ka qenë në kërkim nga policia, kishte qëndruar mes Kukësit dhe Tiranës, në vende dhe hotele të ndryshme.

Ndërsa për arsyen e dorëzimit në polici, Bahrije Gjuni është shprehur se e ka çuar pranë autoriteteve për shkak se ndiqej nga policia.

“E dua se e kam fëmijën e djalit. Nuk i bej keq! Është fëmija i djalit. E donim ta rrisnim ne, jo familja e nënës. Nuk na e linin ta rrisnim ne ndaj e morëm. E duam shumë nipin. Nuk kam bërë krim. Dua nipin ta rrisim ne se na vdiq djali në aksident”, mësohet të ketë thënë ajo.

Vrau kunatin pasi i përd,hunoi të bijën, babai shqiptar kërkon të lirohet nga burgu

Avokatët e 50-vjeçarit shqiptar Fatmir Tarellari, i cili në muajin janar vrau kunatin e tij 33-vjeçar Erjon Pelivani për shkak se i kishte përdhunuar vajzën, kanë bërë kërkesë për lirim nga burgu.

Tarellari po mbahet në një pavijon të posaçëm të burgjeve të Larisës, jo me të burgosur me dënime të rënda, ndërsa ruan pothuajse çdo ditë kontakte me tre fëmijët e tij, shkruan Protothema.

Sipas 50-vjeçarit, dhunimi nga 33-vjeçari, Erjon Pelivani ka ndodhur teksa në dhomën ngjitur ndodhej djali i tij tashmë 9-vjeçar. Tarellari u vetëdorëzua në polici pasi vrau kunatin e tij, Erjon Pelivani.

Ngjarja u regjistrua disa ditë pasi vajza e tij 18-vjeçare i rrëfeu se ishte përdhunuar nga vëllai i njerkës prej vitesh. Ngacmimet ndaj të miturës kishin nisur në moshën 9-vjeçare ndërsa përdhunimet ishin regjistruar në moshën 12 deri ne 14 vjeç.

Gjithashtu vajza ishte kërcënuar nga 33-vjeçari sedo te publikonte pamje gjatë akteve nëse ajo nuk i jepte para. Nga shpenzimi dhe kërkimi i parave ndaj familjarëve doli në dritë edhe ngjarja.

50-vjeçari pohoi gjithashtu se vajza e tij arriti në pikën e vetëvrasjes pas asaj që kaloi nga daja i saj 33-vjeçar. Ai theksonte se jetesa është e tij dhe e familjes së tij, djalit të mitur 9 vjeç dhe vajzës së tij e cila është studente në Universitet varen vetëm nga puna e tij, pasi nuk kanë të ardhura të tjera.

Një psikiatre që ekzaminoi 18-vjeçaren, para vrasjes së ndodhur më 9 janar, kishte konstatuar se vajza vuan nga stresi post-traumatik, pas vitesh abuzime seksuale të përsëritura përdhunimi dhe shantazhi, ndërsa ajo monitorohet çdo ditë dhe ka nevojë për trajtim të menjëhershëm.

Dimër në ρranverë, zbardhet juglindja e νendit

Reshje dëborë ka pasur edhe në fshatra si Arrza, Sinica, por trashësia e borës ka qenë më e pakët.

Dëborë ka patur edhe në Mashkullorë e Shtyllë të Korçës, si dhe në majat e maleve të Voskopojës e Lekasit.Reshje dëborë ka pasur edhe në fshatra si Arrza, Sinica, por trashësia e borës ka qenë më e pakët.

Dëborë ka patur edhe në Mashkullorë e Shtyllë të Korçës, si dhe në majat e maleve të Voskopojës e Lekasit.

Inxhinieri i ashensorit shtypet për υdekje teksa tentonte të nxirrte grυαn e bΙΙokuar (fotot)

Gruaja u dërgua në spital por kishte vetëm tronditje psikologjike.

Ndërsa tekniku heroik tragjikisht u shtyp për vdekje teksa tentonte të nxirrte nga ashensori gruan e bllokuar brenda ashensorit të pallatit tre-katësh në Siçili.

31 vjeçari Antonio Pistone ishte duke punuar në galerinë e ashensorit të pallatit kur kabina me gruan e bllokuar brenda nisi papritur të lëvizte.

Mesa duket inxhinieri ishte në galeri poshtë kabinës së ashensorit në ndërtesën në Aci Sant’Antonio, ku u godit rëndë nga objekti.

Zjarrfikësit dhe ambulanca që erdhën në skenë nxorën Antonio nga galeria, por ai u shpall i vdekur në vendngjarje.

Ata raportohet se përfunduan punimet e riparimit dhe liruan gruan e bllokuar në ashensor, e cila ishte e palënduar por e tronditur psikologjikisht.

Gruaja e paemëruar raportohet se kishte disa orë që ishte e bllokuar në ashensor dhe tashmë është e tronditur kur mësoi se Antonio vdiq duke u përpjekur ta shpëtonte.

Një zëdhënës i federatës së punës në qendrën fqinje Catania tha: “Dinamika e saktë e ngjarjeve nuk njihet për ajo që është e sigurtë është papranueshmëria e humbjes së jetës prej mungesës së sigurisë në punë”.

Antonio ishte i njohur dhe i dashur nga të gjithë në qytetin e tij Catania.

Një prej miqve i bënte homazh në rrjetet sociale duke shkruar: “Ti nuk duhet të kishe shkuar kaq shpejt, përhapje gëzim kudo që shkoje. Lamtumirë mik, nuk do t’i harroj kohët që kaluam bashkë”.

Antonio lë pas prindërit e tij.

E përditshmja britanike The Sun sillte rastin e ngjashëm të 24 vjecarit Lewis McFarlin, që u vra gjatë riparimit të një ashensori në fabrikën Müller Yogurt në Shropshire, në veriperëndim të Britanisë. Kompania raportohet se u gjobit me 200 000 paundë për mangësi sigurie në konstruksionin e ashensorit.

U mbγt rreth një muaj më ρarë teksa po peshkonte në Porto Romano, gjendet në brigjet e Kroacisë trυρi i Aurel Ndonit

Trupi i pajetë i Aurel Ndonit, i cili rreth një muaj më parë mbyt në Porto Romano teksa po peshkonte, është gjetur në Brigjet e Kroacisë.

Trupi i pajetë i Aurel Ndonit, i cili rreth një muaj më parë mbyt në Porto Romano teksa po peshkonte, është gjetur në Brigjet e Kroacisë.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 25 mars të këtij viti. 40-vjeçari, teksa po peshkonte me vëllain e tij dhe një person tjetër, ka rrëshqitur dhe ka rënë në det.

Siç u bë me dije nga policia përmes një njoftimi zyrtar ditën e ngjarjes, Aurel Ndoni dhe dy të tjerët ishim peshkatarë amatorë, të cilët gjuanin peshq me grep.

Greqi/ Gjendet kυtia me 200 mijë doΙΙarë në brigjet e një ishυlli

Autoriteti Portual i Symit, u njoftua dje për një kuti të çuditshme që lundronte në brigjet e ishullit nga një shtetas që e ka pikasur atë me skafin.

Roja bregdetare mori kutinë, e cila kishte një numër të madh kartëmonedhash.

Pas numërimit, u konstatua se bëhet fjalë për kartëmonedha false, vlera e të cilave arrin afërsisht dyqind mijë dollarë amerikanë (200,000 dollarë), pa qenë i mundur një numërim i saktë për shkak të gjendjes së tyre të keqe.

Një hetim paraprak po kryhet nga Autoriteti Portual i Symit.