Në një shkoΙΙë të Gjenevës nxënësit shkelin flamurin serb dhe e fiΙmojnë këtë

Në një video që po qarkullon aktualisht në Tiktok, para një shkolle shihen rreth dhjetëra të rinj dhe në flamur serb i shtrirë në tokë ndërkohë që nxënësit shihen duke e shkeluar atë, transmeton albinfo.ch. Një vajzë që godet me këmbë flamurin e Serbisë, mban vetë një flamur shqiptar mbi supe. Këto skena kanë ndodhur në një shkollë në lagjen Le Lignon të Gjenevës.

Pierre-Antoine Preti nga Departamenti i Arsimit dhe Rinisë i Kantonit të Gjenevës konfirmon incidentin pe¨r 20minuten.ch: “Ne jemi të njohur me incidentin që ka ndodhur në ‘Cycle d’orientation du Renard’”, thotë ai. Nxënësit që ndjekin këtë shkollë janë nga 12 deri në 15 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në “Ditën e Kulturës”. “Ideja për këtë ditë ka ardhur nga vetë nxënësit”, thotë Preti. Një nxënës i cili vetë nuk ka prejardhje serbe kishte ardhur në shkollë me një flamur serb. “Nxënësit me prejardhje kosovare ia kanë rrëmbyer djalit flamurin në oborrin e shkollës dhe e kanë shkelur atë”, përcjell albinfo.ch. E gjithë kjo ka ndodhur më 1 qershor.

Nxënësit janë “dënuar në mënyrë meritore”

Ngjarja është trajtuar nga drejtoria e shkollës dhe është diskutuar me nxënësit. Janë njoftuar edhe prindërit. “Ata kanë deklaruar se nuk e kanë bërë këtë për bindje politike”, thotë Preti. Megjithatë, ata u “dënuan në mënyrë meritore” dhe ngjarjet u proceduan.

Është normale në këtë moshë që incidente të ndodhin herë pas here. “Por ishte incidenti i parë i këtij lloji në shkollë”, thotë Preti.

Në shυmicën e 8000 shtëρive që kishte Athina në vitin 1831, flitej shqip, shρrehet akαdemikja e guximshme greke.

Një video e akademikes greke, Helene Glykatzi-Ahrweiler është bërë virale në rrjetet sociale. Videoja është përhapur gjerësisht, për shkak se Helene Glykatzi Ahrweiler, shprehet se në vitin 1831 në Athinë ekzistonin vetëm 8000 shtëpi, shumica prej tyre ishin shqiptare.

Kjo deklaratë e saj hapi jo pak debate në rrjete sociale, duke zgjuar kështu edhe reagime të shumta nga qytetarët grek në faqet e ndryshme në internet ku kjo video është publikuar.

“Greqia nuk ekzistonte, kështu që për të ngushëlluar veten, çfarë bënë ata? Pikërisht! 8000 shtëpi në Athinë në vitin 1831, gjysma e tyre pa çati. Dhe shumica prej tyre u përkisnin shqiptarëve. Fjalori i parë shqip – greqisht u krijua nga Botsaris (Gjeneral dhe hero i Luftës së Pavarësisë Greke). Botsaris krijoi fjalorin e parë shqip – greqisht sepse të gjithë ushtarët e tij ishin shqiptarë”, është shprehur akademikja.

Helene Glykatzi-Ahrweiler është sot 94 vjeçe. Akademikja greke që ia ka kushtuar një pjesë të jetës studimeve mbi Bizantin ka qenë gruaja e parë që ka drejtuar Universitetin e Sorbonës. Gjithashtu, ajo ka qenë edhe drejtuese në Universitetin e Europës dhe presidente e Bordit në Qendrën Kulturore Europiane në Delfi.

6 υjeçarja shqiptare Dua kamρione në Dubai, zgjodhi 40 detγra për më pak se 3 minuta

Dua Beqiri, 6 vjeçarja me prejardhje nga fshati Bilaç komuna e Bujanocit e ka përfaqësuar Kosovën duke i sjellur titullin Champion në garat ndërkombëtare te organizuara nga Brainobrain Academy, gara me abakus dhe aritmetikë mentale, në Dubai, më 25 nëntorë 2023.

Në garë, Kosovën e përfaqësuan 27 fëmijë nga mbi 30’000 pjesëmarrës nga e gjithë bota, gjithësej 45 shtete.

Koha e kufizuar për zgjidhjen e 40 detyrave ka qenë 3 min, por Duas i mjaftuan vetëm 2:52 min.

Mendjet gjeniale arrinë saktësinë dhe shpejtësinë e rezultateve për kohën e kufizuar, ishte e jashtëzakonshme krahasuar me fëmijët e kategorisë së saj në nivel botëror.

Shqiρtarët dominues, ρërqindja që zinin në 4 viΙajetet në fillim të viti 1912 sipas dokυmenteve osmanë

Sipas statistikave zyrtare osmane të vitit 1912 popullsia e të katër vilajeteve ishte kjo:

1. Në vilajetin e Shkodrës shqiptarët përfaqësonin 98,2 %, kurse malazezët 0,6 %, të tjerët 2 %.

2. Në vilajetin e Janinës, kundrejt shqiptarëve që zinin 59,1 %, grekët mbulonin 29,4 %, vllehët 10,4 %, të tjerët 1,1 %.

3. Në vilajetin e Kosovës, ku qe përfshirë edhe pjesa lindore e Maqedonisë, me shumë pak banorë shqiptarë (kazatë e Shtipit, të Radovishtës, të Koçanës, të Kratovës, të Peçevës, të Kriva-Palankës), shqiptarët përfaqësonin 61,4 %, kurse serbët 16,2 %, maqedonët 13,3 %, turqit 9,1 % (pa sanxhakun e Shkupit, në vilajetin e Kosovës, shqiptarët përfaqësonin 79,1 %.

4. Në vilajetin e Manastirit, pas shqiptarëve që zinin 54,1 %, vinin maqedonët 27,3 %, vllehët 7,4 %, turqit 5,8 %, serbët 2,1 %, të tjerë 0,1 %.

Video kυr regjisori i madh i Hollivudit Coppola, fΙet shqip: Mëngjesi, kështu thoshte gjγshi im!

Francis Ford Coppola, një nga regjisorët më të mëdhenj të botës duket se nuk ka harruar të përshëndesë në gjuhën e parardhësve të tij.

Mbrëmjen e djeshme, Coppola ka qenë pjesë e emisionit shumë të famshëm në “Jay Leno’s Garage” të gazetarit Jay Leno në tv CNBS. Sapo Leno zbret nga makina dhe afrohet tek veranda e vilës së Coppolas vendosur në një sfermë me hardhi në Kaliforni, regjisori i madh i thotë: “Mëngjesi.”

“Mëngjesi” – ia kthen edhe Jay Leno, duke shtuar – “Nuk e di se çfarë do të thotë thotë kjo?”

– “Domethënë se nuk ka njeri këtu’, bën shaka regjisori i madh duke shtuar; “kështu thoshte gjyshi im kur i uronte mireseardhjen dikujt” – sqaron Francis Coppola…

– A ishte shqip kjo “Mëngjesi”?

Kërkimi ne origjinën e familjes Coppola nxori se ata kanë emigruar në SHBA nga Bernalda, Basilicata, Itali. Zonë ku dihet se ka pasur, komunitete të mëdha arbëreshe, madje edhe sot, por më pak.

Coppola është bërë i famshëm për triologjinë “Kumbari”, filmin me temë nga lufta e Vietnamit- “Apokalips Noë”, “Drakula”, e shumë e shumë filma të tjerë, të cilët thuajse të gjithë kanë marrë çmimet

https://facebook.com/jaylenosgarage?ref=embed_video

Ikën me KAMlON në Angli, tani janë në majat e shkencës botërore, NJlHUNl me dy motrat SHQlPTARE

Delegacioni i BE-së në Tirana ka publikuar në faqen zyrtare një video të dy motrave shqiptare Detina dhe Argita Zalli nga Patosi i Fierit, që sot janë shkencëtare në SHBA. “Ato janë gra, motra binjake, shkencëtare: “Të gjithë kemi një zemër, të gjithë duam të bëhemi më të mirë, të bëjmë më mirë për shoqërinë dhe për veten tonë.”

Detina dhe Argita Zalli janë nga Shqipëria dhe po bëjnë ndryshimin” shkruan faqja e delegacionit të BE-së. Por çfarë thonë dy binjaket shqiptare në video?

Detina: Ne jemi të dyja shkencëtare. Erdhëm në Britani nga Shqipëria. Shkenca ishte shpëtimi ynë, na hapi horizontet drejt diçkaje më të madhe. Kur erdhëm këtu e nisëm nga zero por falë Zotit ishim dy dhe kjo ishte forca jonë.

Argita: Ne ishim studente të mira dhe u vlerësuam nga mësuesit tanë anglezë të cilët na dhanë krahë për të fluturuar. Pas Britanisë, u zhvendosa në SHBA ku u pranova në Universitetin e Harvardit.

Isha një nga shkencëtaret më të reja dhe prej andej lindi ideja e themelimit të ‘Në flasim shkencë’ për të zhvilluar shkencën dhe mjekësinë jo vetëm në Britani dhe SHBA por edhe në komunitetete të tjera, përfshirë Shqipërinë.

Ne mblodhëm studentë nga e gjithë bota. Hapi i radhës është të zhvendosem në Oxford ku unë do mësoj doktorët dhe klinicistët më shumë rreth kan;cerit, për të gjetur një iIaç më të mirë dhe për ndihmuar të gjithë ata që v;uajnë nga kjo sëm;undje.

Detina: Kemi mbajtur konferencë në Shqipëri ku kemi prezantuar kërkimet që kemi bërë në shkencë dhe ky është kontributi jonë, të bëjmë shqiptarët të ndihen më shumë pjesë e komunitetit të shkencëtarëve.

Gjithashtu shqiptarët të ndihen më shumë europianë. Shqipëria ka përparuar, është bërë progres i mirë dhe po lëviz në drejtimin e duhur.d.ba.

NASA i lë të gjithë “gojëhαρυr”, publikon foton e “derës” së zbuΙυar ne Mars

Javën e kaluar Roveri Curiosity i NASA-s bëri një foto të një zone shkëmbore në sipërfaqen e Marsit.

Në pamje të parë imazhi shfaqte një “derë” drejtkëndëshe dhe me hije në shkëmbin e ekspozuar të planetit. Duke iu referuar pamjes, shkencëtarët e misionit thonë se është një veçori natyrore.

Sipas Sky News, imazhi i kapur nga NASA, ka shkaktuar një teori konspirative që e tregojnë atë si dëshmi të jetës aliene në planetin e kuq.

Por profesori Sanjeev Gupta në Kolegjin Imperial në Londër tha se “dera” në Mars është formuar përmes “proceseve normale gjeologjike” dhe se nuk ka asgjë të çuditshme.

“Nuk ka asgjë fare të çuditshme në imazh – këto janë vetëm procese normale gjeologjike”, tha Gupta.

Hendeku është në fakt një çarje e vogël në një shkëmb, shpjegoi një zëdhënës për Snopes, një faqe interneti për kontrollin e fakteve.

Sipas shkencëtarëve, “ka thyerje lineare në të gjithë këtë dalje dhe ky është një vend, ku disa thyerje lineare ndodhin që të kryqëzohen”.

Roveri Curiosity po vazhdon kërkimin e tij për jetë në Mars, ose të paktën për shenja se dikur ka ekzistuar jeta atje.

Gαti ndërroi jetë nga kίmikati në bojën e flokëve, 19-vjeçarja zgjohet me kokën dγfish më të madhe (FOTO)

Estelle, një studente 19-vjeçare duket se ka kaluar reaksionin alergjik më të tmerrshëm nga një kimikat paraphenylenediamine (PPD) i gjendur në bojën e flokëve. Pas aplikimit të bojës në flokë, 19-vjeçaria filloi të kishte vështirësi në frymëmarrje dhe përmasa e kokës filloi t’i ndryshonte përtej normales. Kimikati i sipërpërmendur gjendet thuajse në 90% të bojrave të flokëve që përdorin rëndom gratë, madje edhe në kushte shtëpie.

Studentja u përpoq ta mbante situatën nën kontroll duke përdorur antihistamines dhe një krem qetësues, por të nesërmen ajo u zgjua me kokën dy-fish më të madhe (perimetri 63 cm).

Pamjet të tmerrshme! Gati ndërroi jetë nga kimikati në

Estelle pohoi se dhe më përpara kishte vuajtur nga një alergji nga boja e flokëve, por këtë herë ajo e kishte bërë testin e alergjisë. Por në fakt duhet të kishte pritur 48 orë dhe jo vetëm 30 minuta.

Kërkojnë të rregυllojnë kυzhinën e banesës, zbυlojnë thesarin shekullor. Zbardhet shpjegimi i stυdiuesve

Për dekada kanë kaluar të paditur poshtë një thesari të vërtetë. Çdo ditë, në kuzhinën ku shpesh herë bënin llogaritë për buxhetin familjar, qindra monedha floriri ndodheshin vetëm pak centimetra poshtë tyre.

Por fati nuk mund të ishte aq i beftë, dhe i shpërbleu. Pikërisht ajo kuzhinë e një shtëpie anonime në Jorkshair, në Britaninë e Madhe, në 2019 ishte në një gjendje kritike, me nevojë urgjente për rikonstruktim.

Punimet në themelet nxorën pothuajse menjëherë detajet e një qypi prej balte, ku ndodheshin 264 monedha ari, disa prej tyre të vjetra katër shekuj. Më të rejat ishin të vitit 1727, dhe studiuesit që u konsultuan më vonë mendojnë se pikërisht ajo është data kur janë groposur, për arsye të panjohura.

Me siguri dihet kush i ka fshehur, pronarët e parë të godinës, Joseph Fernley dhe bashkëshortja Sarah, që sipas historianëve ishin tregtarë të mëdhenj të zonës, kryesisht në hekur dhe qymyr.

Zbulimi i viti 2019 u duk menjëherë i rëndësishëm, dhe tërhoqi vëmendjen e koleksionistëve nga e gjithë bota, sepse një sasi e tillë monedhash, nuk është e lehtë të shitet nga privatë.

Pak ditë më parë, pronarët anonimë të shtëpisë kanë shitur në ankand thesarin për rreth 850 mijë euro, duke i ndryshuar atyre jetën.

E FRlKSHME, burri uIet në biden e tυaIetit por truIIoset nga ajo që sheh brenda saj

Një ngjarje e pazakontë i ka ndodhur një burri nga Kamboxhia në tualetin e shtëpisë.

Ray Sopha ishte shokuar, kur kishte shkuar në tualet dhe vuri re diçka të pazakontë në bide.Ai pa se nuk kishte lidhje me papastërtitë, por ishte një gjarpër helmues.

Edhe që nga ai moment, burri deklaroi se nuk e përdorë më tualetin, për arsye se ndihet i frikësuar.

“Tani kemi një javë që përdorim tualetin tjetër në shtëpi. Ne nuk do ta hapim këtë banjo derisa të jemi të sigurt se gjarpri nuk do të kthehet”, u shpreh Ray.