“Ka hare, por është fαΙse”- Ilnisa dhe Meritoni krahasojnë dasmën e tyre me të Heidit dhe Romeos, gazetarja: Kur u bërë unë nuse, s’më dhanë një fetë bukë ta haja

Ndërsa vijojë përgatitjet e dasmës së Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit në Big Brother Vip 3, Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi, që e kanë përjetuar këtë ndjesi, e kanë krahasuar me ceremoninë e tyre.

Ndryshe nga dasma e tyre, Ilnisa shprehet se ka hare, por thekson se është false nga ana e banorëve. Ajo shprehet se kur u bë nuse, vajzat nuk i dhanë asnjë fetë bukë që ta hante.

Edhe Meritoni ka shprehur pakënaqësi nga ana e banorëve, duke thënë se janë me dy fytyra.

Pjesa nga biseda:

Ilnisa: Krahasimisht me dasmën tonë, këtu ka një lloj hareje, fake, por ka hare. Rëndësi ka që Romeo të bëjë qejf, por për këta… Ia thashë dhe dje, këtu mund të interpretohet si të duan, por Romeo e di se për atë gëzoj.

Meriton: Unë me Romeon kam prish të gjitha raportet, por dua që ta gëzoj dhe kaloj mirë, sepse e di vetë sesi jemi ndjerë dhe kemi përjetuar dasmën tonë.

Ilnisa: Atë ditë unë isha në kuzhinë dhe s’më bënë një fetë bukë të haja. Çfarë njerëzish

Meriton: Këtu mundohen të fshehin dyfytyrësinë, kinse e duan dashurinë. Kanë qenë këta që e kanë goditur dashurinë prej ditës së parë dhe vazhdojnë duke thënë se dasma po bëhet për herë të dytë sepse publiku nuk ju do

Ilnisa: A thuhet kjo gjë. Kjo është cektësia dhe unë nuk e mbush dot me asgjë

Meriton: Mundohen të lumturohet duke na lënduar neve

Ilnisa: Ca lëndimi, ne jemi mirë me njëri-tjetrin

Video e Rikes duke υrapυαr brenda shtëρisë lë ρa fjαΙë rrjetin

Të monitoruar 24 orë me kamera në çdo cep të shtëpisë, banorët e Big Brother Vip 3 ndodh shpesh të kapen në momente nga më të sikletshmet.

Këtë herë, një video e Rike Roçit duke vrapuar brenda shtëpisë është bërë “virale” në rrjetet sociale.

Me një fustan bust, ajo vrapon në sallon, duke bërë që t’i tundet gjoksi. Duke i bashkangjitur edhe këngën e Klajdi Harunit, “Mamica”, kjo video ka marrë tashmë dhenë në rrjetet sociale.

Ndiqeni:

Video Player

DekΙαratat e forta për Kiarën, Luizi bën veρrimin e menjëhershëm ndaj Bαrdhit

Sara Gjordeni bëri një deklaratë të fortë për Kiarën së fundmi, ku tha se, “Kiara ka 13 ish-partnerë”, ndërsa ajo 3.

Për këtë deklaratë të Sarës, erdhi një reagim sqarues nga Bardhi, i cili u shpreh se llogaritë e partneres së tij janë vjedhur dhe çdo koment i bërë nuk është prej saj— pavarësisht se Sara është parë duke publikuar foto të saj.

Lidhur me deklaratën e Bardhit duket se Luizi ka zgjedhur të mos qëndrojë i heshtur duke i bërë “unfollow” në “Instagram” Bardhit.

Një veprim ky që lë të kuptohet se Luizi jo vetëm që është në dijeni për deklaratat e fundit, por ka edhe hatërmbetje mes tyre— mëse e kuptueshme.

Ka kërkυar 600 mijë euro për moderimin e Big Brother Vip 3? Arbana Osmani thγen heshtjen, tregon pse nuk e prezantoi sρektaklin: Nuk e ndjej të nevojshme të…

Moderatorja Arbana Osmani, e cila kohët e fundit është shkëputur nga televizioni, si rrallë herë ka dhënë një intervistë duke shuar pikëpyetjet që ndjekësit kanë në lidhje me të, veçanërisht për drejtimin e Big Brother Vip 3.

Për këtë të fundit, Arbana Osmani tha se kishte ardhur koha që ajo të merrte një pushim dhe të kalonte më shumë kohë me familjen e saj dhe t’i përkushtohej bizneseve të saj.

“Vazhdimisht kur e di se gjërat mes meje dhe njerëzve të mi të afërt, për tematika të caktuara, janë krejt të qarta, nuk e ndjej të nevojshme të jap shpjegime publike, në të gjitha sferat. Kështu që nuk e ndjeva që unë në finalen e Big Brother duhet të thosha: Shiko se ky është edicioni im i fundit. Se unë jam një nga hallkat e programit. Njerëzit do ta ndjekin programin me ose pa mua, ç’rëndësi ka a do jem a s’do jem unë. Nuk e ndjej se duhet t`i jap gjithë këto kredite vetes për ta glorifikuar këtë personazhin tim dhe pozicionin tim. Shiko se unë po iki dhe po ju lë… Thashë, kur të fillojë Big Brother unë do bëj një urim nga zemra për ata të cilët do ta vazhdojnë programin edhe e mendova të mjaftueshme”- tha ajo në ”Zë me Mirën”, në një intervistë për podcastin e Mira Kazhanit, ‘Zë me Mirën’.

Pyetjes nëse ka kërkuar 600 mijë euro për “Big Brother Albania”, Arbana iu përgjigj duke thënë si vijon:

“Në qoftë se unë do të kisha vendosur paratë si një pikë vendimtare që ka të bëjë me vendimet e mia të rëndësishme, do kisha qenë o shumë, shumë e pasur o shumë, shumë e varfër. Paratë nuk janë kurrë në zemrën time. Puna ime bëhet me shumë zemër. Në çdo aspekt. Qoftë në biznes, qoftë në televizion, qoftë në çdo hapësirë. Nuk janë kurrë paratë ato që orientojnë një vendim. Janë shumë të rëndësishme dhe mendoj që gjithsecili nga ne duhet të kërkojë patjetër para nëse mendon se vlen, por kurrë duke qenë ato vendimtare për një zgjedhje të caktuar”, tha moderatorja.

Pas 17 υitesh bashkë dhe 3 fëmijëve, çifti zbuΙon se janë kυshërinj: Nuk do të lejoj që pak gj* k të shkαtërrojë, këtë familje të bukur!

Një çift i lumtur me 3 fëmijë kanë treguar se si zbuluan se janë kushërinj pas një testi AND-je.

Celina dhe Joseph Qionones nga Kolorado kanë qenë së bashku për 17 vjet dhe mësuan se kishin lidhje gjaku vetëm kur bashkëshortja vendosi të gërmonte në pemën e saj familjare.

Nëna e 3 fëmijëve u trondit kur mësoi se Jozefi përveç se bashkëshorti, ishte në fakt edhe kushëriri i saj i afërt. Celina bëri rrëfimin e saj të jetës përmes një vidoeje në TikTok ku zbuloi se çifti ishin më shumë sesa thjeshtë burrë dhe grua.

“U martova me burrin tim në vitin 2006 dhe ne kemi 3 fëmijë së bashku. Tani zbulojmë se jemi këshurinj”, thotë ajo.

Videoja u bë shumë shpejt virale, ndërkohë që shumë njerëz i kanë komentuar që çifti duhet të ndahet. Nga ana tjetër, Celina e përshkroi momentin kur zbuloi se ajo dhe bashkëshorti i saj ishin kushërinj si shkatërrues, por shtoi se dashuria është më e fortë se kurrë dhe ka injoruar komentet që sugjerojnë divorcin e çiftit.

“17 vjet me kushëririn tim. Jo, ne nuk e dinim derisa bëmë një test të ADN-së. Ai është ende dhe do të jetë gjithçka ime. Nuk do të lejoj që pak gjak të shkatërrojë atë që kemi krijuar, këtë familje të bukur”, thotë ajo./Marrë nga DailyMail

“Do ta shkαtërroj”/ DekΙαrata e fortë e ish-ρartneres së Meritonit, gazetari i njohur rrëfen bisedën me Ergestën dhe zbulon si qëndron e vërteta: Kohët e fundit ajo ka…

Gazetari Gerald Qerimi i ftuar këtë mesditë në një emision televiziv me Xhoi Malësia, ka komentuar lojën e banorëve të Big Brother, dhe ngjarjet që kanë tërhequr vëmendjen e publikut.

Ai u ndal te deklarata e bëra nga ish-partnerja e Meritonin, pasi ky i fundit tregoi historinë për të birin që kishte shumë vite pa e takuar.

“Ish-partnerja e tij nuk ka bërë asnjë deklaratë publike në rrjetet sociale. Janë rrjetet sociale që janë hapur në emër të saj duke përdorur emrin e saj. Kohët e fundit ajo ka hedhur vetëm një story ku shkruante se ‘e vërteta do dalë’, por jo ato deklarata që qarkullojnë sot, çarçafët e gjata,që ‘do ta shkatërroj Meritonin’, ato janë të pavërteta. Unë kam pasur komunikim me të për ta ftuar në emision, por nuk ka pranuar dhe nuk ka dashur që të përfshihet, pasi është edhe djali në mes”, u shpreh ai.

Άksident i rëndë në Kosovë, hυmbin jetën tre ρersona

Mëngjesin e sotëm në ora 04:50 në rrugën magjistrale në Kërçovë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të veturës “Peugeot” me targa të Kërçovës i drejtuar nga S.I.(19) nga Kërçova dhe automjetit “Volkswagen Golf” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga K.E.(32) nga fshati Trapçin Dol i Kërçovës.

Nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit shoferi K.E. dhe bashkudhëtari i tij A.S.(20) nga fshati Trapçin Dol, ndërsa shoferi S.I. iu nënshtrua lëndimeve të marra gjatë rrugës për në kompleksin klinik Nënë Tereza” në Shkup”, njoftojnë nga SPB Ohër.

Lëndime të rënda kanë marrë T.S. (19), V.P.(21) nga fshati Podvis i Kërçovës, P.K.(21) nga Kërçova dhe një i mitur nga Kërçova, të gjithë bashkudhëtarë në veturën “Peugeot”.

Në vendin e aksidentit, ekipet e prokurorit publik dhe policisë kanë kryer ekspertizë. Me urdhër të prokurorit publik trupat e të ndjerëve janë dorëzuar për autopsi.

Arbana dhe Luizi, moderatorë të BBV Kosova? Moderatorja zbυΙon si qëndron e υërteta

Pas largimit nga Big Brother Vip Kosova në rrjet kanë nisur aludimet për projektet e ardhshme të moderatores Arbana Osmani.

E ftuar në podcast me Mira Kazhinin, ajo u pyet për lajmin e bujshëm që qarkulloi në rrjet se ajo bashkë me Luizin do të prezantojnë BBV Kosova.

Mira Kazhani: “Arbana Osmani do të prezantojë me Luiz Ejllin dhe Edi regjisor, Big Brother Vip Kosova, sezonin që vjen.”

Arbana Osmani: Unë po jetoj të tashmen. Sot jemi këtu, bashkë, ballë për ballë.

Kjo ishte një ndër pyetjet për të cilat moderatorja nuk ktheu një përgjigje konkrete, duke shtuar kështu dyshimet se është e vërteta, ndërsa gazetarët në Kosovë tashmë shprehen të bindur dhe e kanë konfirmuar këtë lajm.

Sa i përket marrëdhënies me Luiz Ejllin, ja si përgjigjet Arbana:

Mira Kazhani: “Arbana Osmani nuk flet me Luiz Ejllin.”

Arbana Osmani: “Çdo konkurrent që është bërë pjesë e Big Brother Vip në mënyrë të veçantë vajzat, sepse vajzat janë ato që janë linçuar më tepër dhe vazhdojnë linçohen më tepër në këtë vend, ka respektin tim maksimal për kontributin që ka dhënë në atë format. Për guximin dhe për gjithçka që ka bërë dhe i ka dhënë suksesin programit. Kjo është një absurditet. Luiz Ejlli i pari, por të gjithë, nga i pari tek i fundit, kanë respektin tim maksimal dhe vlerësimin tim maksimal për atë çfarë kanë bërë në Big Brother. Raporti im përgjithësisht me të gjithë konkurrentët, fillon dhe mbaron me fillimin dhe mbarimin e Big Brother. Kështu që nëse na takon jeta, unë jam shumë e lumtur që t`i jap një përqafim të gjithëve. Edhe të gjithë ma kanë këmbyer, kështu që ky është komenti im.”

“Koρjoni Luizin & Kiarën”/ “Shρërthen” Sαra Gjordeni: Άjo kα 13 e x-α

Durimi i Sara Gjordenit kaq e pati. Një komentues e “akuzoi” se po përpiqet të kopjojë me Bardhin, çiftin e njohur Kiara-Luiz të cilët gjithashtu e nisën romancën në shtëpinë e “Big Brother Vip 2”

Sara ka degraduar në ofendime ndaj moderatores, në përgjigjen që i ka dhënë ku shprehet: “Hundën dhe buzët. Unë 3 exa Kiara 13. Ec qarkullo”

Kjo nuk është hera e parë që Sara përballet me komente të tilla, megjithatë me këtë përgjigje ish-banorja sapo shpalli “luftë” të hapur me moderatoren dhe jemi gjithë sy e veshë për reagimin e kësaj të fundit.

Të dielën ndrγshon ora, akreρat shkojnë një orë para në Festën e Pashkës

Akrepat e orës do të lëvizin përpara natën ndërmjet të shtunës 30 dhe të dielës 31 mars, ditë që këtë vit përkon me festën e Pashkëve. Ndryshimi i orës bëhet në orën 2 të mëngjesit të së dielës, kur hyn në fuqi ora e verës. Gjatë ndryshimit do të jemi në gjendje të shijojmë një orë më shumë dritë, por të humbasim gjashtëdhjetë minuta gjumë, gjë që mund të na mungojë në ditët e para.

Objektivi i kursimit të energjisë, do të sjellë disa shqetësime, të cilat janë të pashmangshme derisa të mësohemi me “orën e re”. Ora diellore do të rikthehet në fuqi në fundjavën e fundit të tetorit, kur natën ndërmjet të shtunës 26 dhe të dielës 27 tetor do të kthejmë orët pas, duke rikuperuar orën që na ishte hequr në fillim të verës. Kompjuterët dhe pajisjet e lidhura me internetin përditësohen automatikisht, ndërkohë që është e nevojshme të korrigjoni manualisht kohën e mbajtur nga orët analoge.

Objektivi i lëvizjes së orës është shfrytëzimi maksimal i disponueshmërisë së dritës natyrore, me pasojë uljen e faturave të energjisë në vend, duke filluar nga familjet.

Ndryshimi i orës shkakton disa shqetësime, të lidhura kryesisht me ndryshimin e ritmeve cirkadiane dhe humbjen e një ore gjumi gjatë natës ndërmjet së shtunës dhe të dielës. Megjithatë, duke qenë se sivjet ndryshimi i orës bëhet natën e Pashkëve, do të kemi edhe të hënën e Pashkëve, pra një ditë më shumë se zakonisht, për t’u mësuar me “orën kohore”. Ekspertët, si çdo vit, ofrojnë disa këshilla sjelljeje, të ngjashme me ato që përdoren për të përballuar shqetësimet e vogla që lidhen me ndryshimin e stinës.