Trαgjedia me dy υiktima në Lυshnjë/ Familja Hoxha hap dγert e mortit

Në fshatin Stan Karbunarë të Lushnjës familja Familja Hoxha ka hapur dyert e mortit. Do i jepet lamtumira Roland, 51 vjeç dhe Elidon Hoxhës, 23 vjeç, babë e bir që humbën jetën dje nga shpërthimi.

Fqinjtë e viktimave thonë se Ronald hoxha kishte vinçin e tij, punonte prej vitesh.

“ Ronald Hoxha kishte vinçin e tij, punonte prej vitesh E njohim për njeri punëtor dhe burrë të mirë. I biri, Elidioni e ndihmonte.”

Ρëllumb Meta u υra nga grυαja dhe fëmijët morën fajin? Kthesa e bυjshme e hetimeve

Hetimet për vrasjen e Pëllumb Metës vazhdojnë dhe pas deklaratës së vajzës që sërish mori përsipër autorësinë, teksa doli para gjykatës, janë kthyer sërish te kërkimi kush është autori, ndonëse burime nga grupi hetimore deklarojnë se nuk ka dyshime se ekzekutor i këtij krimi të rëndë është djali i madh i familjes, Hysen Meta.

Nuk përjashtohet nga kjo ngjarje kriminale as nëna e tre fëmijëve të arrestuar, Blerina Meta. Që në momentet e para, ajo ka qenë e dyshuar nga grupi hetimor. Blerina po hetohet në gjendje të lirë, pasi tre fëmijët e saj e kanë marrë vazhdimisht në mbrojtje në të gjitha deklaratat e dhëna.

Sado kontradiktore të ketë qenë deklaratat e dy djemve dhe vajzës së familjes, e përbashkët mbetet se ata kanë përjashtuar nënën e tyre nga përgjegjësia dhe dijenia për krimin, raporton gazetarja.

Megjithatë, nëse Blerina Meta ka pasur rolin e ekzekutores së bashkëshortit, është në nivelin e dyshimeve, pasi duhen prova shkencore për ta verifikuar.

Këngëtarja shqiptare: Bυrri më ka rrahυr para nënës time. Ju tregoj ditën më të keqe kur ishim në Sarandë (Video)

Ish-Miss Kosova, por edhe këngëtare, Drenusha Latifi ka bërë një rrëfim tronditës në programin “Kosova Today”. E përlotur ajo ka treguar për audiencën e programit realitetin e hidhur me të cilin ka bashkëjetuar për vite me radhë. Latifi tha se ka përjetuar dhunë të tmerrshme fizike nga ish-bashkëshorti.

Ajo tregoi para moderatorëve se dhuna ka ndodhur gjatë bashkëjetesës me ish-bashkëshortin në Suedi.

Ajo çfarë i bën edhe më dramatike këto episode të dhunës është fakti se në banesë çifti ka patur edhe dy fëmijët e tyre të mitur, madje Latifi rrëfeu se në një prej rasteve ish-partneri e ka goditur edhe në prani në nënës së saj.

Latifi kosovare edhe pas divorcit ka pranuar se ka patur sistematikisht dhunë psikologjike nga ana e babait të fëmijëve të saj, për shkak të ‘luftës’ për kujdestarinë e fëmijëve.

Ajo ka ndarë si prova materiale fotografitë dëmtimet e pësuara sipas saj nga dhuna e ushtruar prej ish bashkëshortit.

Bashkëshorti i saj kishte ushtruar dhunë fizike përgjatë pushimeve verore në Sarandë, një ditë përpara se vajza e tyre të kishte ditëlindjen.

Sipas saj, gjendja e dhunshme e ish-burrit të saj mund të ishte stimuluar edhe nga substancat narkotike dhe përdorimi i alkoolit.

“Kjo ka qenë dita më e keqe e jetes sime. Ishim në Sarandë me pushime. Një ditë përpara kishte vajza ime ditëlindjen. Ishim në makinë fatmirësisht, u ktheva të marr diçka në dhomë e aty u sulmova fizikisht. Është shumë e rëndë për mua të flas për këtë temë”, ka thënë ajo.

“Prandaj kam qenë shumë e shqetësuar dje, kur sheh një dhunues që flet aq lehtë për diçka që e ka bërë dhe e mohon. Unë nuk besoj se një femër mundet të ndahet prej dikujt se ka qejf.

Asnjëherë nuk ndodh kjo. E kam pasur shumë të vështirë të flas për këtë temë, për këtë nuk kam shkuar as në polici. Ai ka pasur edhe nga substancat narkotike që i ka përdorur, edhe alkooli pastaj në shumicën e rasteve”, tha ajo.

Tmerr në ajër, nëna e dy fëmijëυe ndërron jetë paρritur gjatë flυturimit

Një grua amerikane ka vdekur papritur pasi u ndje keq gjatë një fluturimi të linjave American Airlines nga Republika Domenikane.

41-vjeçarja, e identifikuar nga një i afërm vetëm si nënë e dy fëmijëve nga Indiana, ishte në bordin e fluturimit American Airlines 2790 nga Punta Cana drejt Charlotte, në Karolinën e Veriut, kur kishte nisur të ndjehej keq, njoftonte policia vendore.

Ekuipazhi fluturimit ishin përpjekur t’i vinin në ndihmë gruas teksa avioni ndryshoi kurs drejt aeroportit Providenciales në mënyrë që të merrte ndihmë të mëtejshme mjekësore.

Gruaja ishte transportuar në spitalin vendas por u shpall e vdekur pak më vonë, tha policia duke shtuar se ekzaminimet do të përcaktojnë shkakun e sakte te vdekjes.

Identiteti i të ndjerës nuk është publikuar por një grua që pretendonte se ishte kunata e saj komentonte në rrjetet sociale: “Nuk e besojmë ende këtë që ka ndodhur,” shkruante Stephanie Quinn duke iu referuar njoftimit të policisë së ishullit Turks and Caicos.

Quinn përshkruante kunatën e saj si e vetmja vajzë mes katër vëllezërve dhe nënë e dy fëmijëve të mrekullueshëm”. Fluturimi 2790 ku udhëtonte e ndjera, mbërriti në Charlotte ditën tjetër, tha një zëdhënës i linjave American Airlines për mediat.

Trαgjedia me dy υiktima në Lushnjë, eksperti Karamυço ρΙas dekΙaratën e frikshme: Nëse do binin të gjitha bombolat, do ndërronin jetë 100 persona

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka komentuar në studion e emisionit “3D” ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Lushnjë ku humbën jetën babë e bir dhe u plagosën 7 të tjerë, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm.

Karamuço ka theksuar se rënia e bombolës në tokë në objektin ku punohej ka hasur në vajra duke krijuar edhe shpërthimin e fuqishëm që ndodhi pasditen e sotme.

“Prokuroria ka detyrimin të shikojë të gjitha bombolat e tjera në lidhje valvulat e sigurisë apo rrjedhjet e mundshme etj.

Në momentin kur bombola bie në tokë, si duket aty punohej edhe me vajra, dhe me të dëmtuar valvulën, rënia në kontakt apo vajrat menjëherë japin shpërthim.

Kini parasysh 100 litra oksigjen i kompresuar është 5 kilogramë TNT. Është shpërthim i jashtëzakonshëm, me një energji shpërthyese të atillë sa është dëgjuar në të gjithë Lushnjën. Nëse do të kishin rënë të gjithë bombolat aty do të ishin vrarë 100 veta nuk do ishin vrarë dy. Ka qenë bombol që ka rënë në kontakt me elementë shpërthyes”, u shpreh Karamuço.

Gjergj Kastrioti është i υetmi shqiρtar që e shkeΙi dhe e dogji Serbinë!

Shkruan: Gani MehmetajGjergj Kastrioti -Skënderbeu është i vetmi shqiptar që e shkeli Serbinë nga Piroti në Beograd, duke djegë dhjetëra katunde e qytete serbe. Gjergj Kastriot është i vetmi prijës shqiptarë që e ndihmoi aleatin e tij Janosh Huniadin në luftë kundër turqve, mirëpo ishin prijësit serbë ata që ia patën më të pabesë mbretit të arbërorëve, e forcuan aleancën me Sulltanin, i dolën në prit ushtrisë shqiptare dhe e vonuan në betejën përfundimtare përtej Savës e Danubit.

I zhgënjyer me vrasjen e aletit të tij Huniadit, që e kishte nën zotërim një pjesë të madhe të Serbisë, i dëshpëruar që komitët serbë me ushtarët turq e vonuan të arrinte në betejën afër Beogradit të sotëm kundër turqve, Kastrioti u hakmor si asnjëherë më parë. Vrau shumë serbë, aleatë të Turqisë, dogji qindra katunde e qytete te tyre për ta ndëshkuar tradhtinë.

Me t’u kthyer në Shkup, dëboi serbët e mbetur, e mori qytetin dhe e forcoi Kështjellën për betejat e ardhshme. Gjergj Kastrioti e rimori edhe një herë Shkupin nga turqit e serbët disa vjet më vonë.Shtatorja e Gjergj Kastriotit ne Miçigan -ShBA / ZgjohuShqiptar.info

I riu nga Shkodra gjen nënën e tij pas 20 vitesh, i bën sυrprizën e bukur në Shtëρinë e të Moshuarve

Ky është Ervis Vezi, një ri nga Shkodra i cili pas 20 vitesh arriti që të gjejë nënën e tij.

I riu shkodran u rrit jetim në shtëpinë e fëmijës 6-16 vjeç në Shkodër por asnjëherë nuk reshti duke kërkuar nënën e tij duke arritur që ta gjente pas 20 vitesh.

Prej një viti nëna e Ervisit ka ardhur nga Durrësi ku jetonte e vetme në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër. 31 vjeçari i cili sot në 1 tetor ditën e të moshuarve i dërgoi një buqetë me lule nënës së tij për të cilën kujdeset çdo ditë tashmë tregon historinë e tij.

31 vjeçari thotë se nënën e tij e ka gjetur në një fshat të Durrësit në kushte ekstreme të jetesës ndërsa për tre vite u desh ta bindte që nëna e tij Fahrije Vezi 64 vjeçe të vinte në Shkodër në shtëpinë e të moshuarve.

Ervisi tregon se si ai jo vetëm se nuk e ka harruar aspak nënën e tij por përkundrazi vjen e përkujdeset për çdo ditë për të tek shtëpia e të moshuarve edhe pse aty janë gjitha kushtet.

Mungesa e prindërve rrëfen 31-vjeçari ka qenë e madhe gjatë gjithë jetës së tij por që nga momenti kur ka gjetur nënën përjeton një lumturi të madhe. Ai thotë se nuk i ka kërkuar asnjëherë nënës së tij që të dijë arsyen e braktisjes dhe i mjafton që sot janë bashkë.

31-vjeçari ka edhe një apel për të gjithë ata që kanë dërguar prindërit tek shtëpia e të moshuarve apo të afërmit e tyre dhe i kanë braktisur duke mos patur asnjë interes më për to.

Ervis Vezi dhe nëna e tij por përjetojnë tashmë dashurinë e pafundme mes një djali dhe nënës duke lënë në harresë të plotë faktin që për 20 vite me radhë nuk patën mundësi që t’i japin një përqafim njëri-tjetrit

Ρeticioni i eΙitës inteΙektuale drejtuar AMA-s, EΙena Kocaqi: Të mbyllet Akademia e Shkencave, duan të më censυrojnë

Peticioni i firmosur nga një grup intelektualësh dhe studiuesish drejtuar AMA-s për marrjen e masave mbi dezinformimin shkencor bëri që ky të ishte lajm i kësaj jave.

Letrën e akademikëve disa e kanë konsideruar një censurë mediatike, ndërsa dhjetëra të tjerë e kanë fimrosur. Elena Kocaqi është një nga studiueset, e cila është ndjerë e prekur nga ky peticion pasi deklaron se është shkruar edhe kundër librave të saj.

Bruna: Paragrafi që ju ka prekur ju veçanërisht është ky: “Një tjetër detyrim i AMA-s i përcaktuar në statusin e këtij autorieti është moslejimi i konflikteve ndër etnike në emisionet televizive. Ky detyrim nuk zbatohet siç duhet kur parqiten si të vërteta  të dhëna të cilat nuk kanë asnjë bazë lidhur me prejardhjen ë shqipëtarve e të finjëve tanë sicc ndodh me vendet e tjera të cilave u mohoet kombi, historia, gjuha.”

Elena: Ja ky është budallalliku më i madh që kanë shkruar ata për mua sepse ju si media duhet të informoni, unë si studiuese duhet të sjell informacion. Ti si studiues mere librin tim  unë e kam me citime dhe referime nëqoftëse faktet që sjell unë aty nuk janë të vërteta dil atje dhe thuaj këto nuk jamë të vërteta. Sipas tyre unë mos ta shikoj mos të merrem me origjinën e shqiptarëve se u prishte puna atyre, sepse kërkojnë ende të zaptojë territoret shqipëtare.

E kuptoni që ata kanë dalë hapur që mbrojnë interest e të tjerve sesa interesat e Shqipërisë. Për mendimin tim vetëm për këtë paragraf Akademia e Shkencave nuk duhet të jetë më. Jemi i vetmi vend që harxhojmë miliona dollarë me njerëz që nuk bëjnë një libër ose një studim sepse askund më botë nuk ndodh kjo. Shkenca bëhet në universitet, le të vinë aty dhe ty punohet.

Nuk ka pse ne të marrim njerëz që i vendosin vetes tituj  nuk bëjnë asgjë dhe dalin aty dhe flasin për të tilla gjëra. Unë kur flas për arbëreshët e Greqisë i referohem studiuesve më të mirë. Pse nuk zemërohet shteti atje me studiuesit e vet por zemërohet shteti im kur unë referoj dhe citoj studiuesit atje. Kjo është një ide skandaloze nga pikpamja shkencore.

Ρυntorët po flinin në arë, momenti kur ju shkon ariu dhe.. (VIDEO)

PO FLININ SI QINGJA, MOMENTI KUR FERMERËT ZGJOHEN TË TM ERRUAR NGA NJË ARI.

Në një video të ngarkuar nga ‘Daily Mail Video’ në llogarinë e tyre zyrtare në ‘Facebook’.

Ariu mund të shihet duke iu afruar fermerëve, të cilët janë duke fjetur livadh me lule, transmeton lajmeflesh.com.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në një rajon të Rusisë.

Ndiqeni vid,eon më pos,htë për ta parë momentin në fjalë.

SHIKO VIDEON KËTU

40 mije euro rroge? Brenda shtepise se Blendi Fevziut

Blendi Fevziu eshte nje nder moderatoret me publike te Shqiperise. Me emisionin e tij qe ne fillimet e demokracise ka arritur te marre vemendje.

Duke pasur kete status, Fevziu hyn edhe ne kategorine e njerezve me te pasur te medias.

Konkretisht ai paguhet me pagat me te larta ne Shqiperi, per te mos thene qe eshte moderatori me pagen me te larte, te perfolur ne disa media si 40 mije euro?!!!.

Duke qene se ka punuar fort per kete dite, ai ka mundur te kete te veten edhe nje nga vilat e “Rolling Hills” ne Tirane.


Shtepia e Blendit eshte nje nder me luksozet ne Shqiperi, e pajisur me oborr te gjelberuar e me pishine.

Orendite jane nga ato me me stil, e te kombinuara aq bukur. Ne kete shtepi, ai kalon pjesen me te bukur te dites, pasi ka prane bashkeshorten dhe dy vajzat simpatike.