Ήoroskoρi për ditën e sόtme, ENJTE 28 Mars 2024

DASHI

Gjatë kësaj dite do ju rikthehet buzëqeshja sepse do jenë financat ato që do kenë përmirësime të mëdha.  Nëse keni një lidhje do i keni shumë të qarta mendimet dhe do dini si ta mbani partnerin përherë pas vetes. Të dy palët do jeni në humor dhe do dashuroheni pa dorashka. Edhe për ju beqarët mund të ndizet flaka e dashurisë. Do ju pushtojë një gëzim dhe hare e paparashikuar. Në punë do keni edhe disa vështirësi. Mund t’iu ikë një klient i rëndësishëm, por nuk duhet ta lëshoni veten. Financat do jenë të shkëlqyera dhe më të mira se kurrë.

DEMI

Sot nuk do jeni shumë objektivë kur t’iu duhet të bëni zgjedhje dhe mundet të gaboni. Në disa momente do duhet ta lini veten më të lirë dhe të jetoni momentin. Nëse jeni në një lidhje do mendoni më shumë për ta bërë çdo moment sa më të bukur, por jo çdo gjë do jetë e lehtë. Partneri në disa momente do jetë i pabindur. Sipas Horoskopit, Nëse jeni beqar, mund të tërhiqni vëmendjen e dikujt që ju vlerëson për ëmbëlsinë dhe besnikërinë tuaj, por që mund t’ju sfidojë edhe me shqetësimin ose pavarësinë e tyre. Jeni një punëtor i palodhur dhe i besueshëm, por edhe kokëfortë dhe konservator. Ju pëlqen t’i bëni gjërat sipas mënyrës tuaj, por duhet të jeni të gatshëm të pranoni ndryshime ose gjëra të reja që ju vijnë. Mërkuri ju stimulon të jeni më kreativ dhe komunikues, ndërsa Afërdita tek peshqit ju favorizon në marrëdhëniet me kolegët apo klientët. Ju mund të merrni njohje ose shpërblime për përpjekjet tuaja. Financat nuk do jenë të këqija.

BINJAKËT

Me një komunikim të mirë, me durim dhe këmbëngulje do arrini gjithçka gjatë kësaj dite. Nëse jeni të dashuruar do kaloni vetëm momente të bukura dhe të mbushura me emocione. Partneri do ju mbajë në pëllëmbë të dorës dhe do ua shprehë ndjenjat pafundësisht. Ju beqarët po nuk i shprehët ndjenjat sot nuk keni për ta bërë dot më kurrë. Në punë do ju duhet më shumë durim nëse doni të arrini objektivat. Arti i komunikimit do ju ndihmojë për të arritur edhe më lart. Buxheti do jetë shumë herë më i mirë kështu që mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim më shumë se më parë.

GAFORRJA

Do jeni shumë të duruar sot dhe të gatshëm të dëgjoni çdo këshillë që do iu jepet. Nëse keni një lidhje mund të pranoni edhe disa gabime që nuk i keni bërë vetëm që marrëdhënia juaj të ndryshojë për mirë. Partneri nuk do jetë shumë në humor dhe pa menduar gjatë mund t’iu thotë gjëra të gabuara. Mos ja vini veshin e mos u mërzitni. Ju beqarët duhet të hapni zemrën, veshët dhe sytë sepse para do ju dalin mundësi të shkëlqyera. Në punë do jeni praktikë dhe shumë të kujdesshëm me çdo hap.  Buxheti do jetë i mirë dhe mund të përfitoni për të hequr disa para mënjanë.

LUANI

Dinamizmi dhe kur-ajoja do ju shoqërojë gjate gjithë kohës sot. Ju të dashuruarit do jeni shumë të dashur me atë që keni në krah dhe do mendoni të bëni dhe surpriza për ta mbajtur zgjuar pasionin. Premtimet e bëra do i mbani të dyja palët. Ju beqarët do zgjoheni nga gjumi letargjik ku kishit rënë dhe do ndiheni gati të provoni edhe aventura afatshkurtra. Në punë Jeni një shenjë ambicioze dhe kreative, që pëlqeni të tregohet dhe të arrijë rezultate. Ju keni shumë aftësi dhe talent, dhe mund të mbështeteni në mbështetjen e Jupiterit tek Demi, gjë që ju bën me fat dhe iniciativë. Mund të keni mundësi të rëndësishme ose prestigjioze pune, ose të vendosni të ndryshoni fusha ose të ndiqni pasionet tuaja. Pika juaj e dobët është krenaria: duhet të shmangni të qenit arrogant ose mendjemadh. Gjendja e financave nuk do jetë e keqe dhe nuk duhet të ankoheni.

VIRGJËRESHA

Urani do ju bëjë më të arsyeshëm gjatë kësaj dite dhe do reflektoni gjerë e gjatë para se të veproni. Në tërësi nuk do ketë të papritura të pakëndshme. Nëse jeni në një lidhje do i zgjidhni që në mëngjes mosmarrëveshjet e vogla dhe me pas do dashuroheni qetësisht me partnerin. Nëse jeni beqar, mund të tërhiqni vëmendjen e dikujt që ju vlerëson për inteligjencën dhe besnikërinë tuaj, por që mund t’ju sfidojë edhe me shqetësimin ose pavarësinë e tyre. Në punë në disa momente mund të irritoheni me disa kolegë dhe do shpërqendroheni, megjithatë kjo do zgjasë vetëm pak minuta. Paratë janë një mjet për ju për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien tuaj, por edhe për të shprehur dashurinë dhe bujarinë tuaj ndaj njerëzve që doni. Ju jeni të mirë në menaxhimin e financave tuaja me maturi dhe mençuri, por duhet të jeni të kujdesshëm që të mos ndikoheni shumë nga emocionet apo frika. Saturni tek peshqit ju fton të jeni më racionalë dhe objektivë dhe të bëni zgjedhje të menduara dhe largpamëse.

PESHORJA

Duke u treguar të përulur dhe të qetë keni për të arritur fitore më të mëdha gjatë kësaj dite. Nëse jeni në një lidhje do e lini çdo gjë në dorë të partnerit dhe ai do e pëlqejë këtë fakt. Ne mbrëmje do mendojë t’iu surprizoje me dhurata dhe diçka tjetër që as nuk mund t’iu shkojë mendja. Nëse jeni beqarë, mund të ndjeni nevojën për të gjetur një person që ju vlerëson për atë që jeni dhe që ju ndihmon të përmirësoheni. Sipas Horoskopi.vip në punë mëngjesi do jetë paksa i mërzitur, por më pas Marsi do ju nxitë të ndryshoni strategji dhe të arrini ato që doni. Situata juaj financiare është e mirë dhe mund të përballoni disa shpenzime shtesë për shijet tuaja ose për njerëzit që ju pëlqejnë. Ju gjithashtu mund të merrni dhurata ose oferta nga njerëz të sjellshëm.

AKREPI

Do jeni të etur intelektualisht dhe seksualisht sot prandaj do jeni të gatshëm të provoni e të tentoni gjëra të reja. Nëse keni një lidhje do jeni të dy me partnerin shumë të dashuruar dhe për të mos lejuar rutinën t’iu pushtojë do bëni diçka ndryshe. Pasditja dhe mbrëmja do jenë flakëruese. Nëse jeni beqarët do keni takime, por do preferoni të mos hidhni menjëherë hapa. Në punë mëngjesi do jetë pak i tensionuar, por më pas çdo gjë do ndryshojë, Do arrini atë që doni, por do keni dëshirë të mësoni edhe mbi fusha të tjera veprimi. Situata juaj financiare është e ndryshueshme dhe mund të përjetoni fitime ose humbje të papritura. Ju duhet të jeni të kujdesshëm dhe duhet të bëni kujdes në zgjedhjet tuaja financiare dhe të përpiqeni të mbroni paratë tuaja.

SHIGJETARI

Marsi do jetë planeti që do ju udhëheqë gjatë kësaj dite dhe do ua bëjë më të lehtë rrugën për të arritur majat më të larta. Thuajse në çdo fushë keni për të pasur sukses. Nëse keni një lidhje do dini ta menaxhoni me mençuri edhe ndonjë debat të vogël dhe do bëni të pamundurën për të rikthyer harmoninë dhe emocionet si asnjëherë më parë. Ju beqarët mjafton t’ia vini syrin dikujt sepse keni për ta bërë për vete. Në punë, pavarësisht disa vonesave dhe pengesave, keni për të arritur atje ku keni dashur gjithmonë. Situata juaj financiare është e mirë dhe mund të përballoni disa shpenzime shtesë për udhëtimet apo eksperiencat tuaja. Mund të merrni edhe disa përfitime apo surpriza nga fati.

BRICJAPI

Sot do keni njëmijë e një pyetje si në planin sentimental ashtu edhe në atë profesional prandaj nuk do jeni shumë të qetë. Nëse keni një lidhje gjeni sa më shumë kohë për ta kaluar me partnerin dhe për të folur me të [për gjërat që ju ndodhin në përditshmëri. Mos i mbani njëri-tjetrit të fshehta sepse ashtu vetëm sa do largoheni. Nëse jeni beqarë mund te ketë flirt-ime, por nuk pritet asgjë serioze. Në punë, projektet e nisura do marrin më shumë kohë dhe kjo do ju mërzitë pak. Më mirë pak durim sesa të nxitoni e të gaboni. Situata juaj financiare është e qëndrueshme, por nuk keni mundësi të shpenzoni ose të rrezikoni shumë. Duhet të jeni të kujdesshëm dhe racional në zgjedhjet tuaja ekonomike dhe të përpiqeni të investoni për të ardhmen.

UJORI

Me Saturnin tek peshqit, jeni të thirrur të merreni me realitetin dhe të vendosni rregull në jetën tuaj. Mund t’ju duhet të përballeni me vështirësi ose përgjegjësi që kërkojnë përkushtim dhe disiplinë. Megjithatë, mund të mbështeteni në mbështetjen e Mërkurit tek dashi, i cili ju jep inteligjencë dhe origjinalitet. Nëse keni një lidhje nuk do ja shprehni hapur ndjenjat partnerit ama surprizat që do bëni do jenë të mëdha dhe do e bëjnë marrëdhënien më të ngrohtë. Nëse jeni beqarë, një takim i papritur do ua ngrohë zemrën dhe do ju risjellë shpresën. Në punë do iu jepni më shumë rëndësi detajeve dhe mundet të keni disa vonesa. Gjithsesi shefat do ju kuptojnë dhe do ju vlerësojnë më pas për punën cilësore dhe të përkushtuar. Situata juaj financiare është e mirë dhe mund të përballoni disa shpenzime shtesë për hobi apo idetë tuaja.

PESHQIT

Gjatë kësaj dite do jeni shumë të dhënë pas gjërave të rafinuara dhe do adhuroni bukurinë, elegancën dhe kulturën e gjërë. Nëse jeni në një lidhje do kërkoni të shkoni nëpër vende historikë dhe do pëlqeni që partneri ta bëjë çdo gjë me elegancë. Në fakt jo të gjitha dëshirat do mund t’iu plotësohen. pasdite mund të ketë edhe mosmarrëveshje. Ju beqarët do keni një person në mendje dhe nuk do pranoni të hidhni asnjë hap për t’u njohur me personat që do iu joshin. në punë do mundoheni shumë për të arritur sa më lart, por jo çdo gjë do jetë e lehtë. Për fat të mirë gjendja financiare do jetë shumë herë më e mirë se dje.

U arrestυαn për abυzim të fëmijës 10-vjeçar, Apeli merr vendim për Tashën e Tik-Tokut dhe djalin e saj

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Beratit, për Natasha Rombula dhe djalin e saj, Armando Kumaraku, të cilët akuzohen për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi i të miturit” kryer në bashkëpunim. Në këtë mënyrë, dyshja që shfrytëzonin përkatësisht nipin dhe djalin 10 vjeçar për të bërë video në Tik Tok, do të mbeten prapa hekurave. Arrestimi i tyre erdhi pas denoncimit të ish-bashkëshortes së Kumarakut. Në videot e shpërndara në rrjetin sociale, gruaja dhe djali i saj dëgjohen duke mësuar fëmijën që të shajnë me fjalët më të ndyra.

Njoftimi i “Apelit”:

Referuar raportimeve në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë: Më datë 17.12.2023, në Komisariatin e Policisë Kuçovë, ka bërë kallëzim penal shtetësia me iniciale E. A, e cila ka deklaruar se është e divorcuar me shtetasin me iniciali A.K dhe djali i tyre gjatë takimit me babin dhe gjyshen e tij, e ka parë në rrjetin social Tiktok live, duke sharë me fjalë fyese dhe banale në prani të tyre.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, për personat nën hetim shtetasit me iniciale A.K dhe N. R, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi i të miturit” kryer në bashkëpunim,  parashikuar nga neni 124/b dhe 22  të Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, me vendimin nr. 22, datë 22.02.2024, ka vendosur:

1.Pranimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.

2.Vlerësimin si të ligjshëm të ndalimit për personat nën hetim A. K dhe N. R.

3.Caktimin si masë sigurimi ndaj personave nën hetim atë të “arrestit në burg”  të parashikuar nga neni 238 të K.Pr. Penale.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të paraqitura, nga personat nën hetim me iniciale A. K, dhe N. R, të cilët kërkuan ndryshimin e vendimit dhe caktimin e një mase tjetër sigurimi më të butë..

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 27.03.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Fatri Islamaj,  vendosi:

-Miratimin e vendimit nr. 22, datë 22.02.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.

Tiranë, 27.03.2024

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

“Kam Ιindur në Athinë, por jam shqiptar”, Mitaj rrëfehet në Rusi: Ndjenjë krenarie kur shikoj flamυrin kuqezi

Mario Mitaj është një nga lojtarët më të mirë të Shqipërisë. Mbrojtësi kuqezi, me paraqitjet e tij, i ka dhuruar siguri kombëtares në prapavijë, në ndeshjet më të rëndësishme. Në një intervistë të dhënë në Rusi, Mitaj nuk heziton të flasë me përulësi për atdhe-dashurinë dhe natyrisht për kalimin nga AEK te Lokomotiva e Moskës.

“Kam pasur një situatë të vështirë në Greqi. Problemi me futbollin grek është se ata nuk u besojnë fare lojtarëve të rinj. Ata presin menjëherë një paraqitje të jashtëzakonshme nga një djalosh i ri në ndeshjen e tij debutuese. Praktikisht nuk ka asnjë shans për gabim, nëse dilni dhe nuk tregoni asgjë, ata fillojnë t’ju ‘marinojnë’ në një kavanoz. Për shkak të kësaj, shumë djem të rinj u mërzitën dhe i dhanë fund karrierës së tyre në futboll.

Jam përballur edhe me këtë tmerr. Në sezonin tim të parë për AEK-un në moshën 17-vjeçare kam luajtur rreth 30 ndeshje, por në sezonin tjetër kam luajtur vetëm dy. Oferta nga Lokomotiva ishte një frymë e freskët për mua, një shans për t’u larguar përgjithmonë nga një vend ku ata nuk besojnë në mua. Për më tepër, në atë kohë Premier Liga Ruse ishte liga e 6-të në Evropë.

Preferoj të punoj në gjëra që mund të më bëjnë më të shpejtë, më fleksibël dhe më teknik. Unë nuk jam një bodybuilder për të patur parësore masën muskulore. Në artet marciale, muskujt nuk luajnë gjithmonë një rol kryesorë, ato mund të fitohen me dinakërinë dhe teknikën. Një futbollist i dobët mund të jetë mirë për shkak të inteligjencës së tij. Disavantazhet në Rusi? Gjëja e parë është bllokimi i trafikut. Unë jam mësuar tashmë! Së dyti, çmimet e larta për pothuajse gjithçka (përveç benzinës). Jeta në Moskë është shumë më e shtrenjtë se në Greqi. Dhe së treti, kamerat që kontrollojnë shpejtësinë. Kjo është absolutisht e tmerrshme, si arrijnë t’i kapin të gjithë kështu? Vitin e kaluar kam pasur 5-6 gjoba.

Unë kam lindur në Athinë, por jam shqiptar. Fakti që kam lindur në Athinë nuk më bën grek. Kam shumë miq atje, flas greqisht dhe e dua atë vend për mundësitë që ka dhënë për mua dhe familjen time. Por unë dashuroj më shumë Shqipërinë time, jam një patriot i atdheut tim. Kur shoh flamurin shqiptar dhe flas me shqiptarë, mbushem me një ndjenjë krenarie”, – tha ai.

‘Më paragjγkuan se fshija rrugët’, koΙonjari prek me rrëfimin në ‘Një nga ne’: Dua të gdhend gurin, por s’të jep të ardhura

Kur të tjerët janë ende duke fjetur, Lorenc Dhimitri merret me mbledhjen e inerteve dhe zbrazjen e kazanëve të mbeturinave në qytetin e Ersekës.

NJË NGA NE/ Lodhjen dhe paragjykimet i harron kur shikon qytetin e tij të pastër.

Kur të tjerët janë ende duke fjetur, Lorenc Dhimitri merret me mbledhjen e inerteve dhe zbrazjen e kazanëve të mbeturinave në qytetin e Ersekës.

“Çohem gjithmonë në orën 5 për të kontribuar për një qytet më të pastër”, tha ai në emisionin “Një nga Ne” në Report tv.Mbajtja pastër e qytetit është domosdoshmëri për shëndetin, sigurinë dhe pamjen e tij. Megjithatë, këta punonjës qëndrojnë shpesh në hije dhe përbuzen nga qytetarët.

“Çne ti të bësh këtë punë?!”

Komente të kësaj natyre, 49 vjeçari i hodhi pas krahëve. Puna nuk është turp, ndaj e pranoi pa hezitim kur ia ofruan.

1 dekadë mes paragjykimeve, lodhjes, vështirësive, por edhe kënaqësisë kur shikon qytetin të mirëmbajtur.

“Pastrimi është gjëja më prioritare për njeriun. Lodhja kuptohet, por kur puna del ashtu siç duhet, kënaqësia është e madhe. Të them të drejtën do doja të funksionoja me zanatin tim, me gurin”.

Më herët ka punuar gurgdhendës në Greqi. Kriza në shtetin grek e detyroi babanë e dy fëmijëve të rikthehej në vendlindje. Ëndrra iu ndërpre në mes, por nuk mbeti e fjetur në sirtar.

Lorenci dëshiron që të hapë një ekspozitë ndaj prej 2 vitesh po punon fort për ta realizuar këtë objektiv.

Sapo mbaron me pastrimin e qytetit, merr mjetet e punës dhe gdhend gurin. Herë pas here merr dhe ndonjë porosi, por nuk mjafton për të mbajtur familjen.

“Kur bën zanatin që dashuron nuk ndjen lodhje dhe mërzitje. Zhurma e çekanit është muzikë”

Me thjeshtësinë dhe sinqeritetin që e karakterizon na rikthen në vëmendje rëndësinë e profesioneve që shpesh herë nuk vlerësohen sa duhet.

Megjithatë, dikush duhet t’i bëjë këto punë sepse vetëm kështu mund të funksionojë bashkëjetesa në komunitet.

Emisionin “Një nga ne” mund ta ndiqni çdo të mërkurë, ora 20:00 në ekranin e Report Tv.

B.K/Shqiptarja.com

A duhet të shqetësohemi për ρluhrin afrikan që ka ‘ρυshtuar’ Tiranën? Ja çfarë thotë eksρertja e IGJEUM-it

Ekspertja e IGJEUM, Anira Gjoni, është shprehur se masat ajrore të ngrohta me pluhur në ajër që kanë ‘pushtuar’ Shqipërinë, e kanë origjinën nga Afrika e veriut dhe kanë prekur gjithë Ballkanin dhe një pjesë të Mesdheut.

Gjoni tha se prania e pluhurit në ajër do të jetë e pranishme edhe ditën e nesërme dhe vetëm të premten do të nis pastrimi i ajrit.

Ajo shtoi se temperaturat do të vijojnë të mbeten të larta në fundjavë dhe në javën e ardhshme.

“Një qendër e presionit të ulët e provokuar nga shtjellat ciklopike atlantike, ka sjellë praninë e rrymave të ngrohta nga kontinenti afrikan. Nuk është një fenomen që ka prekur vetëm Shqipërinë, por edhe Ballkanin dhe gjithë brigjet e Mesdheut, përveç gadishullit Iberik.

Madje këto masa ajrore kanë shkuar deri në Holandë dhe Rumani. Prania e pluhurit do të jetë edhe për ditën e nesërme dhe gradualisht nga e premtja dhe mbrapa do të fillojë të pastrohet ajri.

Pasi fillon edhe veprimi i masave të tjera, që nuk do të kenë praninë e pluhurit. Ndërsa temperaturat do të vijojnë të jenë të ngrohta edhe në fundjavë dhe javën e parë të prillit”, tha Gjoni.

Video/ Ilnisa rrëzohet keq në kυzhinën e Big Βrother

Ilnisa ka pësuar një incident sot në shtëpinë e Bug Brother. Ajo është rrëzuar aksidentalisht në ambientet e kuzhinës teksa ka qenë duke u drejtuar tavolinës së ngrënies, aty ku ndodhej dhe Meritoni.

Ilnisa ka rrëshqitur dhe është munduar që ta kalojë situatën me humor dhe po të njëjtën gjë ka bërë dhe partneri i saj, Meritoni.

https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=b6cabb9a-d81a-4e45-b89f-0f00790f3849

“Do ρimë kafen e mëngjesit bashkë”/ Heidi i ρërmend babain e saj, si reagoi Romeo

Heidi ka folur për babain e saj, duke përmendur se ai mund të vijë ta takojë

Heidi dhe Romeo duket se pas spektaklit të djeshëm i kanë zgjidhur mosmarrëveshjet dhe janë parë më të afërt.

Teksa kanë qenë duke biseduar me Eglën, Heidi ka folur për babain e saj, duke përmendur se ai mund të vijë ta takojë brenda shtëpisë së “Big Brother”. Ajo ngacmoi dhe Romeon, duke thënë se nëse do të hynte si konkurent, do flinte pranë tij.

Heidi: Babi im është njësh. Do vij këtu. Do kënaqemi shumë.

Egla: Le ta lënë si konkurent.

Heidi: Nuk rri ashtu ai. Ka punë, nuk është tipi që… Mund edhe t’i pëlqejë loja, nuk e di. Të flejë afër Romeos

Romeo: Po mirë është, do e kishim pirë kafen e mëngjesit bashkë.

“Krisja nisi kur ish-bυrri…”, Ledjona i përgjigjet ish- bashkëshortit: Vajza υendos vetë, e kam ndjekur me ρsikolog

E ftuar ditën e sotme në “Shqipëria Live”, ka qenë e eliminuara e mbrëmjes së djeshme nga shtëpia më e njohur në Shqipëri, “Big Brother VIP3″, Ledjona Xheladinaj.

Ledjona ka sqaruar dhe komentuar disa nga deklaratat që ish-bashkëshorti i saj bëri për të dhe vajzën e mitur.

“Unë nuk mund të ndikoj dhe t’i them vajzës që duhet të dojë dhe pranojë babain e saj. Fëmija vendos vetë. Ne të dy jemi njohur në moshë shumë të vogël. Jemi ndarë me marrëveshje, u rritëm, u arsimuam dhe secili kishte drejtime të ndryshme.

Vajza është në lidhje me babain e saj dhe me gjyshërit, të cilët nëse më ndjekin unë i përshënders.

Janë disa gjëra që unë nuk dua t’i diskutoj për shkak të vajzës duke qënë se është në moshë delikate.

Krisja ka nisur kur ish-burri ka nisur një bashkëjetesë me dikë tjetër. Ai e ka ndryshuar marrëdhënien me vajzën duke e larguar, kjo bëri që ajo të mbante inat ndaj të atit.

Unë gjithmonë i kam folur por nuk e detyroja dot.

Unë jam detyruar që ta ndjek dhe me psikolog për shkak të rëndesës psikologjike, kjo ka qenë dhe arsyeja që unë jam larguar nga Korça dhe kam ardhur në Tiranë.

Nuk e besoj që kërcënimet i kanë ardhur prej meje, unë kam dy prindër të moshur, vetë kam qenë e mbyllur aty”, tha Ledjona.

‘PërvëΙohet’ Greqia, marsi më i nxehtë në 20 vite, temρeratυrat mbi 32 gradë

Ishulli i Kretës në Greqi ka shënuar sot një rekord të ri me temperaturat më të larta që janë shënuar atje gjatë muajit mars në 20 vitet e fundit.

Meteorologët grekë thanë se në Kretë temperaturat në shumë zona kaluan edhe mbi 32 gradë celcius. Sa i përket temperaturave më të larta, termomentri arriti pikën më të lartë sot në Alikianos Chania 32.6 gradë, ndërsa në qendër të Chania 32.5 gradë.

Drejtori i kërkimeve në Observatorin e Athinës, Kostas Lagouvardos, tha për protothema.gr se këto janë temperatura që arrijnë apo edhe tejkalojnë rekordet e muajit mars në 20 vitet e fundit në Greqi.

Përjashtim nga temperaturat e ngrohta ishin zonat e Greqisë Veriore ku termometri sot nuk i ka kaluar vlerat mesatare normale për sezonin.

Meteorologët thanë se rritja e temperaturave janë favorizuar nga pluhuri afrikan që ka pushtuar edhe vendin tonë.

Ε pabesueshme, i riu bllokon hαjdutët në ashensor derisa mbërrin ρolicia

I frymëzuar nga filmat aksion, një qiramarrës i një pallati në Larisa të Greqisë, arriti të fuste në kurth hajdutët që tentuan të vidhnin një banesë.

I riu u tregua gjakftohtë dhe guximtar, kur kuptoi se hajdutët kishin hyrë në një banesë, ku pronarët e saj nuk ndodheshin aty.

Sipas gazetës “Eleftheria”, qiramarrësi që kishte vënë re lëvizje të dyshimta ditët e mëparshme, ka dëgjuar një zhurmë në orët e para të së hënës në katin e 6-të. Më pas ai kuptoi se bëhej fjalë për hajdutë, pasi familjarët e asaj banesë nuk ndodheshin aty.

Kështu ai zbriti në bodrumin e pallatit ku ndërpreu furnizimin me energji elektrike të ashensorit. Tre hajdutë mbetën të bllokuar brenda ashensorit.

Më pas, ai u ngjit në katin e 2-të dhe aty dëgjoi hajdutët e bllokuar duke folur brenda ashensorit.

Në hyrje të pallatit ka pasur bashkëpunëtorë, të cilët kur kanë dëgjuar zëra janë larguar.

Qiramarrësi lajmëroi policinë, ku sipas hetimeve të kryera u zbulua se autorët kishin hyrë në pallat nga çatia.

Në prani të punonjësve të tjerë të policisë në orën 5:45 të mëngjesit, qiramarrësi ka vënë sërish në funksion ashensorin, ku tre autorët kanë zbritur në katin përdhes dhe janë vënë menjëherë në pranga.

Siç thuhet në një njoftimin e policisë, tre autorët, pasi kishin mbuluar tiparet e fytyrës, tentuan të arratiseshin e dy prej tyre i larguan me duar policët, ndërsa i treti tentoi t’i godiste me një gërshërë.

Në posedim të tyre janë gjetur dhe konfiskuar mjete për vjedhje, si dhe sende për të fshehur karakteristikat e tyre prerëse, kollare, doreza etj.