“Nëna e detyroi υαjzën e madhe që të mos vinte në υαrrimin e babait”, motra e Pëllumb Metës: S’e ka υrarë Hygerta!

Motra e Pëllumb Metës, i cili dyshohet se u vra nga tre fëmijët e tij, ka lëshuar akuza në drejtim të kunatës së saj.

E ftuar në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24 të moderatores Evis Ahmeti, halla e fëmijëve tha se vëllain e saj nuk e ka vrarë vajza e vogël, por kunata, ose djali i madh.

“Duke e ditur se çfarë sjellje kishte djali i madh. Në Europë nuk është fushë me lule, për çdo gjë do mund. Ai ishte mësuar me luks. Duke ditur se me ça merrej djali, ca pinte, direkt më shkoi mendja aty. Te djali më shkoi mendja, ai pinte drogë. Nuk donte të punonte. S’e di se ku i gjente lekët. I gjetëm shoferë kamioni, por nuk pranoi se iu duk rroga e vogël. Babai i kërkonte llogari fëmijëve, kjo nuk është bullizim. Jam shokuar.

Nuk mundesha ta besoja. Isha jashtë, s’më treguan si fillim. Kemi qenë në shok total. Kur erdha e mësova. Nuk u lejonte që të shkoja te shtëpia. Kam shkuar një ditë më pas. Çfarë të shihja, (qan). Çështja duhet të hetohet deri në pikë të fundit, pse e kanë lënë nënën e vetë të lirë? Si mundet! Është e pamundur, një femër, Hygerta, aq e brishtë, s’ka mundësi që të bëjë të tilla krime një person me libra në dorë. Unë them se ka bërë ajo, e ka zënë taksirati, ose janë jashtëtokësorë, monstra, s’ma bën goja me thënë se janë pjella e vëllait tim.

Dy rrugë janë; nëna, ose djali i madh, dy të tjerët i ka zënë kusuri. Nuk e kam parë fare Blerinën. Djali i xhaxhait më tha; Bëhu e fortë, është gjetur i vdekur. Me Blerinën nuk jam parë, se ka qenë në polici. Dje kemi mësuar diçka të re për vajzën e madhe. Që kur e kam parë atje, se ka lidhje me njëra-tjetrën. Edhe kur vdiq baba, ka ndenjur 5 javë në spital. Ka ardhur vetëm Amarildo dhe vëllai. E ëma ka ngulur këmbë që vajza mos të merrte pjesë në varrim, ajo ka ardhur nga krushqia me zor në varrim.”, tha ajo.

(BalkanWeb)

AtΙeti shqiptar shkruan historinë, kυαlifikohet në gjγsmëfinalet e Kamρionatit Botëror

Franko Burraj ka shkruar historinë duke u bërë i pari atlet shqiptar mashkull që kualifikohet në gjysmëfinalet e një kampionati botëror.

25-vjeçari po merr pjesë në Botërorin që po zhvillohet në Glasgou të Skocisë dhe arriti të kualifikohet për në gjysmëfinalet e 400-metrave me kohën 46.86 sekondat, 3 të qindat më pak se rekordi kombëtar që mbahet nga vetë ai.

Franko Burraj

Franko Burraj

Gara e gjysmëfinales do të zhvillohet po sot, në orën 22:10, me Burrajn që do të synojë finalen.

Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e Ρremte 1 Mars 2024


Dashi

Atmosfera ne çift do jete përgjithësisht e mire gjate kësaj dite. Te dy se bashku do bashkëpunoni mjaft me njeri tjetrit dhe do arrini te zgjidhni te gjitha mosmarrëveshjet. Yjet do favorizojnë takimet impresionuese për beqaret, por ata vete duhet te tregohen paksa me te hapur. Ndikimi i planetëve do jete kontradiktor ne planin financiar. Beni kujdes me çdo shpenzim.

Demi

Do kuptoheni mire me partnerin tuaj sot dhe se bashku do i kuptoni te gjitha vështirësitë qe ju kishin dale me pare. Nga ana tjetër do jeni mjaft besnike dhe askush nuk do iu tundoje. Beqaret me mire te qëndrojnë edhe sot vetëm sepse mundësitë me te mira do shfaqen disa dite me vone. Ne planin financiar do mbizotërojë ekuilibri. Nuk do keni për çfarë te shqetësoheni.

Binjaket

Nëse jeni ne një lidhje do ju duhet te bëni disa zgjedhje jo fort te lehta sot. Merrni gjithë kohen e duhur për t’u menduar sepse nuk do ketë me kthim mbrapa. Beqaret do argëtohen mjaft me miqtë dhe personat e rinj qe do njohin, por nuk do mendojnë te krijojnë asnjë lidhje. Ne planin financiar do përballeni me një situate goxha te vështirë. Kujdes!

Gaforrja

Do keni shume divergjenca me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe atmosfera ne çift nuk do jete aspak e qete. Kujdes me ato qe do thoni sepse gjerat mund te marrin një kthese jo te mire. Beqaret do kenë mundësi vetëm për aventura, sagje me tepër sesa aq. Ne planin financiar mund te kryeni investimet qe kishit menduar sepse situata do jete e favorshme.

Luani

Do përjetoni aq shume emocione sot ne jetën tuaj ne çift saqë here pas here do iu duket vetja si ne një ëndërr te bukur. Ne fakt çdo gjë do jete reale. Edhe beqaret do jene me shume fat na dashuri. Ata do e gjejnë me ne fund personin qe aq shume kane kërkuar. Ne planin financiar duhet te verifikoni njëherë situatën e me pas te kryeni shpenzimet qe doni.

Virgjeresha

Jeta juaj ne çift do ketë ndryshime rrënjësore gjate kësaj dite. Do flisni me seriozisht me partnerin tuaj dhe do mendoni t’i çoni gjerat me tej. Priten shume shpejt angazhime serioze. Beqaret do ëndërrojnë me shume sesa duhet dhe realiteti do i zhgënjejë pa mase. Plutoni do ndikoje pozitivisht tek financat dhe do iu ndihmoje ta stabilizoni situatën e vështirë ne te cilën ndodheshit.

Peshorja

Për pjesën me te madhe te atyre qe janë ne një lidhje, dita do jete pa probleme. Do e ruani komunikimin me partnerin dhe nuk do i mbani atij asnjë te fshehte. Beqaret do jene ne kërkim, por nuk ka asnjë shprese qe ta gjejnë shpirtin e tyre binjak. Ne planin financiar situata do përmirësohet fale mbështetjes qe do iu japin disa te afërm. Do jeni me te qete tashme.

Akrepi

Beni kujdes me sjelljen tuaj gjate kësaj dite sepse një veprim i gabuar mund t’iu kushtoje shtrenjte. Partneri nuk do jete shume ne humor për te dëgjuar broçkullat tuaja gjithë ditës. Beqaret do fillojnë një histori dashurie pasiononte e cila do i drithërojë. Plani financiar do kërkojnë pas me tepër vëmendje. Mos lejoni qe gjerat te marrin tatëpjetën.

Shigjetari

Jeta juaj ne çift mund te marre një kthese jo te mire gjate kësaj dite dhe do duket sikur vështirësitë dhe problemet do jene te pafundme. Mundohuni te ruani qetësinë dhe te tregoheni te duruar. Beqaret do kenë një takim te veçante me një person qe ka shume cilësi. Financat do jene serish delikate. Mos shpenzoni me shume sesa ua mban xhepi.

Bricjapi

Jeta juaj ne çift do ketë edhe gjate kësaj dite disa vështirësi. Nuk do arrini te kuptoheni mire me partnerin dhe do debatoni shume ashpër me te. Beqaret, nen ndikimin e disa planetëve do ketë vetëm disa takime pa te ardhme. Shfrytëzojini nëse doni te përjetoni emocione momentale. Financat për pjesën me te madhe do jete pa probleme. Gjithsesi maturia duhet pasur.

Ujori

Dita pritet te jete mjaft e bukur për gjithë te dashuruarit sot. Venusi do jete i pozicionuar mire dhe do iu nxite t’i shprehni edhe me tepër ato qe ndjeni. Beqaret duhet te dalin dhe te njihen me sa me shume persona sepse vetëm kështu do mund te krijojnë një lidhje. Ne planin financiar mund te kryeni edhe ndonjë transaksion te rëndësishëm sepse situata do jete e favorshme.

Peshqit

Nëse doni qe lidhja juaj ne çift te jete sa me e mire gjate kësaj dite duhet te bëni pak me tepër lëshime ndaj partnerin dhe te ruani një komunikim sa me te mire me te. Beqaret nuk duhet te nxitohen nëse njohin persona interesante. Merrini gjerat shtruar dhe do dilni me te fituar. Ne planin financiar mos ndërmerrni rreziqe te mëdha sepse do humbni shume.

“Ηαjde dalim pak jashtë”! Si aυtori tërhoqi drejt υdekjes 40-vjeçarin, dhe më pas υrau veten

Qyteti i Korçës u trondit mbrëmjen e sotme nga një ngjarje e rëndë, Ilo Lluka qëlloi për vdekje 40-vjeçarin Emiljao Pine, dhe më pas vrau veten.

Mësohet se Lluka banor në qytetin e Korçës jetonte në Greqi, ndërsa ky i fundit ka shkuar në lokalin ku Pine ka qenë duke pirë kafe, i ka kërkuar të dalë jashtë dhe në momentin që ka vënë këmbë në derën e lokalit e ka qëlluar 4 herë, duke e plagosur rëndë, dhe më pas vrau veten.

Ilo Luka humbi jetën menjëherë, ndërsa Emiliano Pine vdiq në momentin që po shoqërohej për në spital. Sipas mjekëve nga plagët e marra e ka pasur të pamundur të mbijetonte.

Policia ka dhënë detaje dhe në lidhje me arsyen pse erdhi kjo vrasje, ku shpjegoj se babai i Ilo Llukës bashkëjetonte me të ëmën e Emiljano Pines.

Mësohet se babai i Llukës kishte vendosur t’i linte trashëgimi Pines, duke kaluar shtëpinë në emër të tij.

Duket se i biri i tij Ilo Lluka nuk e ka pranuar këtë gjë dhe vendosi ta zgjidhë me plumba, më saktë me marrje jete dhe gjak.

Aρartamenti shkaku i υrasjes? Flasin fqinjët: Nëna e Emiljanos kυjdesej për babanë e Ilos

Fqinjët e Ilo Llukas dhe Emiljano Pine allias Jorgo Prifti të cilët ndërruan jetë dje në Korçë kanë zbuluar detajet e reja në lidhje me ngjarjen.

Një nga fqinjët ka treguar se i njihte të dy viktimat dhe se nëna e Emiljanos kujdesej për babanë e Ilos që kur ishte i shoqi gjallë.

“Isha në shtëpi kur ndodhi ngjarja. Dëgjova krisma, dola jashtë dhe i pashë të dy të shtrirë në rrugë. I njihja të dy personat. Emiljano ishte djalë i shkëlqyer. Nëna e Emiljanos e mbante në shtëpi babain e Ilos prej disa vitesh dhe kujdesej për të, që kur ishte edhe i shoqi gjallë”. Ajo nuk bashkëjetonte me të po i bente yzmet” është shprehur ai.

Jashtë kamerave, fqinjët e Emiljano Pines kanë treguar se familja jetonte me qira. Ndërkohë që babai i autorit të ngjarjes bashkëjetonte me familjen e Emiljanos prej 4 vitesh.

Dyshohet se krimi ka ndodhur për shkak të pronësisë së apartamentit të babait të Ilos i cili ishte një emigrantë që jetonte në Greqi dhe sa e mori vesh se apartamentin do e merrte familja e Emiljanos gjendja agravoi deri në vrasje.

Vrαsja e dyfishtë në Korçë, fΙαsin fqinjët: I pashë të shtrirë në tokë, nëna e Emiljanos…

Qyteti i Korçës u trondit në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nga një ngjarje kriminale ku Emiljano Pine u vra me armë zjarri nga Ilo Lluka, e ky i fundit më pas vrau veten.

Një ditë pas krimit të rëndë, banorët e lagjes kanë treguar të tjera detaje në momentet e para të ngjarjes.

“Isha në shtëpi kur ndodhi ngjarja. Dëgjova krisma, dola jashtë dhe i pashë të dy të shtrirë në rrugë. I njihja të dy personat. Emiljano ishte djalë i shkëlqyer. Nëna e Emiljanos e mbante në shtëpi babain e Ilos prej disa vitesh dhe kujdesej për të, që kur ishte edhe i shoqi gjallë”, tregon një banor.

Advertisements

“Dëgjova krisma mbrëmë. I thashë gruas mos janë fishekzjarre dhe nuk dola në moment. Kur dola për të mbyllur derën pashë çfarë kishte ndodhur. Nuk njihja asnjërin prej tyre”, tregon një tjetër banore.

Jashtë kamerave, fqinjët e Emiljano Pines kanë treguar se familja jetonte me qira. Ndërkohë që babai i autorit të ngjarjes bashkëjetonte me familjen e Emiljanos prej 4 vitesh. Nëna e Emiljanos kujdesej për shkak të pamundësive të tij fizike dhe moshës. Sipas banorëve, babai i Emiljanos kishte 1 vit që kishte ndërruar jetë dhe ata e vazhdonin bashkëjetesën.

Sipas burimeve nga policia, bëhet me dije se pista kryesore e hetimeve mbetet trashëgimia e një apartamenti në pronësi të babait të autorit të ngjarjes, i cili donte t’ja linte si trashëgimi djalit të kujdestares.

Ilo Lluka ishte emigrant në Greqi dhe pasi ka mësuar vendimin e të atit për shtëpinë, është kthyer nga shteti grek dhe mbrëmjen e djeshme vrau Emiljanon e më pas veten.

61-vjeçari Lluka njihet si përdorues i pijeve alkoolike ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore ende nuk e ka konfirmuar nëse ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin kur kreu krimin.

Çfαrë ndodhi? Fation Kυqari lë shtëρinë e Big Βrother! (VIDEO)

Banorët e Big Brother VIP Albania 3 po vazhdojnë të përballen me sfida të ndryshme.

Ata së fundmi janë ndarë në grupe dhe kanë qenë të përfshirë në një sfidë kërcimi. Konkurrenti Fation Kuqari u tha se është lënduar gjatë lojës dhe për këtë ka lënë shtëpinë për pak orë.

“Banorë pas incidentit të ndodhur, Fationi është larguar për pak nga shtëpia për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor. Big Brother ju informon që është mirë dhe se do të rikthehet shumë shpejt në shtëpi”, thuhet në zarfin e lexuar nga Ilnisa Agolli.

I njëjti u pa më vonë me banorët e tjerë, ku shihej të ishte lënduar në pjesën e syrit. Të martën nga Big Brother u largua Gazmend Ujkashi dhe për të shtunën janë në nominim gjithsej shtatë.

Pritet të shihet se çfarë do të ndodhë gjatë këtyre ditëve

https://www.instagram.com/_u/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=2915e246-ed06-4f44-8f72-d162ea3839d4&ig_mid=015F10D9-703A-437B-B632-973C879E8E97

Mυngesa e metadonit, ρacientët: I jemi rikthyer drόgës dhe υjedhjeve!

Disa qindra përdorues të metadonit në Durrës, që po tentojnë të heqin varësinë nga përdorimi i lëndëve të forta narkotike, ankohen se prej gati një muaji ky medikament në qendrën spitalore mungon duke ndërprerë trajtimin që e benin prej vitesh.

Kjo situatë sipas tyre i ka detyruar të rikthehen sërish tek përdorimi i drograve, të cilën po e sigurojnë nëpërmjet vjedhjeve dhe presioneve ndaj familjarëve të tyre.

Sakaq, nga spitali rajonal i Durrësit nuk ka patur asnje reagim në lidhje me këtë pretendim të përdoruesve të metadonit, ndërsa nuk dihet se edhe për sa kohë do të zgjasë mungesa e këtij medikamenti kaq të domosdoshëm për këtë pjesë të shoqërisë.