Kjo është makina Ιυksoze me vlerë 100 mijë euro që u sekυestrua sot në Fier

Nje automjet me vlere 100 mijë euro eshte sekuestruar nga Policia ne Fier diten e sotme.

Lajmi u be me dije nga policia e cila ka goditur nje grup personash qe vidhnin automjete luksoze, në Zvicër dhe më pas i trafikonin në Shqipëri, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve.

Sekuestrohet 1 automjet luksoz, tip “Benz”, prodhim i viteve të fundit, me vlerë rreth 100 000 euro.Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Mbështetjen Operacionale, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se disa shtetas, të organizuar si grup, vidhnin automjete në Zvicër dhe më pas i trafikonin në Shqipëri, kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar dhe shpalljen e tyre në kërkim.

Konkretisht, u shpallën në kërkim shtetasi shqiptar A. M., 36 vjeç, shtetasi rumun V. C., 37 vjeç dhe 2 shtetasit malazez, S. H., 32 vjeç dhe S. H., 27 vjeç. Vijon puna intensive për kapjen e tyre.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, vidhnin automjete në Zvicër dhe më pas falsifikonin dokumentet e automjeteve, për t’i trafikuar në Shqipëri, me qëllim shitjen.

Policia ka sekuestruar 1 prej automjeteve të vjedhura nga këta shtetas dhe vijon punën për gjetjen dhe sekuestrimin e automjeteve të tjera të vjedhura dhe të trafikuara në Shqipëri, nga ky grup.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të metejshme.

Ngjαrje e rëndë në Korçë, ndërron jetë një ρerson

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Korçë, me pasojë vdekjen e një 68 vjeçari.

Burime bëjnë të ditur për gazetarin Roland Beqiraj se 68 vjeçari është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës në fshatin Pulahë, ndërsa ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi është rrëzuar në oborr.

Policia në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave, ndërsa trupi i viktimës po çohet në morg për ekspertizën mjeko-ligjore.

Ky është υëllai i deρutetit socialist që u kap me kαnabis

Personi qe shihni në foto është Armando Ndreca, punonjës i Drejtorisë Rajonale të Hetimit Tatimor në Shkodër, vëllai i deputetit socialist të qarkut të Lezhës, Eduard Ndreca.

Ai është arrestuar nga policia me dyshimin se është përfshirë në kultivimin e kanabisit.

Ndalimi i vëllait të deputetit socialist erdhi pas një hetimi disamujor të Policisë së Lezhës për kultivimin e kanabisit në pyjet e Kashnjetit.

‘Mos Ιëvizni’! Momenti i αrrestimit të vëllait të deρυtetit sociaΙist

Policia e Lezhës ka arrestuar vëllain e deputetit socialist, Eduart Ndreca. Armando Ndreca u ndalua gjatë një operacioni anti-kanabis. Ai kishte kthyer një stan në pyjet e fshatit Kashnjet, në laborator droge ku kultivonte bimë narkotike kanabis.

Veç Armando Ndrecës u ndalua dhe një 32-vjeçar i përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Pas arrestimeve, policia ka sekuestruar 2973 bimë narkotike (disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë), një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar?ref=embed_video

Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e Enjte 11 Prill 2024

Dashi

Do e përballoni këtë ditë me shumë qetësi, sidomos nëse në dashuri po mundoheni të rindizni pasionin. Rigjetja e ekuilibrit do të jetë shumë e lehtë, por vetëm nëse do dini të limitoni disa tensione. Në vendin e punës parashikohen konflikte të vogla.

Demi

Kjo është një periudhë mjaft aktive, ku do të jeni gjithmonë gati për të jetuar aventura të reja. Kjo gjë do ju lejojë që të bëni njohje të reja dhe të nxirrni përfitime në vendin e punës prej tyre. Favorizohen bashkëpunimet e reja.

Binjakët

Parashikohet një ditë të cilën duhet ta përballoni me qetësinë e duhur, pasi së fundmi jeni lodhur shumë dhe rrezikoni që tensionet ti përcillni në familje ose te partneri/ja. Ky është një moment mjaft i favorshëm për të mbyllur disa marrëveshje.

Gaforrja

Duhet ti shfaqni hapur ndjenjat tuaja, për shkak se së fundmi i keni lënë mënjanë prej punës dhe për këtë arsye partneri/ja mund t’iu duket disi i tërhequr dhe i largët. Këshillohet që të jeni më të ngrohtë dhe romantik.

Luani

Do të keni një dyluftim të brendshëm i cili do ju bëjë më nervoz dhe të tensionuar se zakonisht. Këshillohet që ti kushtoni më shumë kujdes mënyrës tuaj të të shprehurit, sidomos ndaj personave që ju duan. Do të merrni përgjigje të mira në vendin e punës.

Virgjëresha

Kjo e enjte do ju gjejë të dembelosur dhe pa vullnet për të bërë gjërat që iu janë ngarkuar. Me ardhjen e verës ndjeni nevojën për të pushuar dhe për t’u shkëputur totalisht nga tensionet dhe konfliktet në vendin e punës. Duhet të jeni të fokusuar në projektet më urgjente si dhe organizoni një udhëtim të vogël romantik.

Peshorja

Mundohuni që të mos i tërhiqni problemet tuaja personale në vendin e punës. Kjo për shkak se është shumë e rëndësishme që të përqendroheni në realizimin e një marrëveshje vendimtare që ka të bëjë me një projekt të rëndësishëm.

Akrepi

Parashikohet një ditë e cila do sjellë konfirmime të rëndësishme në vendin e punës, por edhe në dashuri. Ky është një moment i rëndësishëm për të rigjetur sigurinë dhe stabilitetin emocional. Këshillohet që të jeni më spontan dhe të drejtpërdrejtë.

Shigjetari

Ka disa dyshime të cilat iu mundojnë, sidomos në dashuri. Po pendoheni për një zgjedhje që keni bërë nxitimthi, por mos u dekurajoni, ky është një moment mjaft i mirë për të rregulluar gjithçka. Në vendin e punës, nuk do të shfaqni kapacitetin tuaj maksimal.

Bricjapi

Mos u lodhni shumë, për shkak se kur jeni të lodhur prireni të merrni vendime pa u menduar thellë. Komplikime të vogla mund të marrin shumë kohë nga e juaja, të cilën e kishit planifikuar ta kalonit me familjen.

Ujori

Mos u përfshini në nisma shumë të rrezikshme për gjendjen tuaj ekonomike. Kjo për shkak se edhe hutimet më të vogla mund të rezultojnë fatale, për të gjitha sforcimet që keni bërë deri tani. Në dashuri, duhet të jeni të parët që të kërkoni një ballafaqim me partnerin/en.

Peshqit

Do të keni mundësi të shumta për të riparë disa propozime që keni marrë së fundmi. Për rrjedhojë do të bëni disa ndryshime të rëndësishme për karrierën tuaj profesionale. Në dashuri do të jeni mjaft energjik dhe të gjallë. Ky është një moment shumë i mirë për të nisur planet për udhëtime apo bashkëjetesë.

Broja Ιarg Chelsea, Blutë e Londrës nxjerrin në shitje sυΙmuesin shqiρtar

Chelsea nuk ia doli dot të shesë Armando Brojën në merkaton e janarit, teksa u mjaftua thjeshtë me një huazim te Fulham. Gjërat në verë mund të ndryshojnë. Blutë e Londrës kanë përfshirë sulmuesin kuqezi në listën e 11 lojtarëve që synohet të shiten në merkaton që po vjen. Chelsea beson se do mund të arkëtojë një një shifër të kënaqshme, duke shpresuar edhe te paraqitjet e tij në Europianin që do mbahet në Gjermani.

Broja, i cili ka kontratë me klubin deri në vitin 2028, “shtegtoi” në skuadra të ndryshme si huazim. Duke qenë se nga diçka e tillë nuk u gjet zgjidhja e duhur, me gjasë rrugët me Chelsean do të ndahen një herë e mirë në verë.

(J.S/BalkanWeb)

“Nëse del fajtor, nuk e pranojmë më si baba”- E mitura e akύzoi për p *rdh* nim, flet υajza e 60-vjeçarit: Është inskenuar! 16-vjeçarja mund të krγejë marr*dhënie me këdo

Vajza e 60-vjeçarit me iniciale K.B., i cili u akuzua nga një e mitur se e kishte përdhunuar disa herë, ka deklaruar se ngjarja është e inskenuar.

“Nëse del fajtor, nuk e pranojmë më si baba”, u shpreh vajza e të akuzuarit, e ftuar në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, por theksoi se gjithçka lidhet me pronat.

“Vajza thotë që për 3 muaj rresht është përdhunuar. Pse nuk ka bërë denoncim më përpara. Vajza ka treguar dhe e dinin shumë mirë familjarët, është planifikuar dhe i inskenuar”, u shpreh e bija e 60-vjeçarit.

Ndërsa tregoi dëshmi, që sipas saj, 16-vjeçarja nga fshati Vrap i Tiranës ka rrëfyer në polici.

Vajza e 60-vjeçarit: Nëse babai im del fajtor, ne fëmijët e tij ju betohem që nuk do ti flasim më kurrë dhe nuk e pranojmë si baba. Jam nënë vetë dhe e di çdo të thotë të kesh fëmijë.

Lajmin e mora vesh pasi më telefonoi mami, gjyshi i vajzës ka denoncuar babain tim. Babai im ka shkuar vetë dhe është ndaluar në rajon, gjeta avokat dhe shkova.

Kur shkova të dëshmoj, vajza nuk ishte aty. Babai im po mbahet pa prova. Është gjë e inskenuar dhe e paramenduar. Kjo familje të njëjtin skenar imorali ka përdorur edhe me të tjerë në fshat.

Këtu ka të bëjë çdo gjë me çështje pronash.

Vajza ka thënë në dëshmi që herën e parë kur më përdhunoi më dha 10.000 lekë. Herën e dytë më dha 1000 lekë dhe u zhvesha vetë sepse e dija çfarë më prisja.

Vajza thotë që për 3 muaj rresht është përdhunuar. Pse nuk ka bërë denoncim më përpara. Vajza ka treguar dhe e dinin shumë mirë familjarët, është planifikuar dhe i inskenuar.

Dëshmitë e babait tim rrinë akoma në komisariatin nr1. E kam parë ekspertizën mjekoligjore, vajza është 16-vjeçe dhe nuk e dimë me kë ka lidhje. Unë e di që ka një shok, e dinë të gjithë njerëzit. Siç është bërë analiza mjekoligjore vajzës, ti bëhet edhe babait tim. Vajza mund të shkojë me këdo.

Unë e di se çfarë babai kam, vetëm me këtë familje ka pasur sherr e shamata. Është e inskenuar, jam e stresuar sepse babai po rri brenda kot. Janë çështje pronash e tokash, unë jam detyruar që vëllain tim ta mbaj në shtëpinë time. Nuk mbroj asnjë palë, por dua drejtësi.

Po bënte “seΙfie” nga maja e një shkëmbi, 39-vjeçarja ruse hυmb jetën trάgjikisht

39-vjeçarja ruse Inessa Polenko vdiq tragjikisht në Gjeorgji, kur u rrëzua nga një lartësi prej 50 metrash teksa po përpiqej të bënte një selfie nga maja e një shkëmbi.

Aksidenti ndodhi në rajonin Gakri të Abkhazisë në një shkëmb me pamje nga Deti i Zi.

Sipas Daily Mail, 39-vjeçarja dha frymën e fundit në spital ku u dërgua e plagosur rëndë. Polenko ka postuar shpesh në rrjetet sociale nga udhëtimet e saj nëpër botë së fundmi në Dubai, Egjipt dhe Krime.

Hetimi për rrethanat e sakta të vdekjes së 39-vjeçares estetiste, e cila kishte disa klientë si në Moskë, ashtu edhe në resortin rus të Soçit, ku jetonte, po vijojnë./albeu.com

Advertisements

“O Zot u bëmë me shtëpi”, Luizi tregon me Kiarën bαnesën e re: Na ka mbetυr veç me e ρagu

Këngëtari Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito, kanë ndarë me ndjekësit, disa pamje nga shtëpia e tyre e re, ku do të jetojnë menjëherë pasi vajza të vijë në jetë. Banesa e tyre ndodhet në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë, dhe çifti ka vendosur të ndajë me ndjekësit, një pjesë nga pamja e saj, ndërkohë që ‘meraku’ i Luizit, është shlyerja e pagesës për ndërtimin e saj.

“Edhe pak edhe hyjmë të shtëpia e re… je duke e mbuluar hë. Edhe pak, kur të dalë vajzukja në ballkon me mu. O zot u bëmë edhe me shtëpi, po jua tregoj një pjesë të vogël, gjithçka në rregull, e kemi bërë edhe me parket, tani na ka mbetur veç me e pagu”, shprehet Luizi.

https://www.epovid.com/embed/616501efd9a75b8b110c