Jam 55 vjeçe, nga Ferizaj. Që kur isha 20 vjeçe u njoha me tim burrë, me të cilin pastaj u martuam dhe i kemi dy fëmijë. Por, pas pesë vjetësh të martesës sonë njoha një të ri dhe rashë në dashuri me të.
Njëjtë kishte vepruar edhe im burrë me sekretaren e tij, me të cilën pastaj ishte pesë vjet në lidhje, derisa ajo edhe martohet, shkruan për Portalin tonë “Kosovarja”, Mara, nga Ferizaj.
Kam të kryer Shkollën Normale në Ferizaj. Në kohën time posa mbaroje shkollën menjëherë edhe mund të punësoheshe. Kështu, edhe u punësova mësuese në një fshat të afërm. Si e re dhe e bukur që isha më shikonin të gjithë rrugës kur shkoja në shkollë, veçmas ata të fshatit ku punoja. Ndërkohë, u njoha me tim burrë dhe shpejt ramë në dashuri.
E, meqë nuk mundnim pa njëri-tjetrin, edhe u martuam, jo me ndonjë dasmë të madhe. Dhe, ditët rridhnin për mrekulli, na lindi fëmija i parë, pastaj i dyti. Por, pas kësaj kohe, gjërat ndryshuan.
Meqë udhëtoja me autobus për në fshatin ku punoja, shihja shpesh një djalë, i cili thuajse më përcillte në çdo hap. Një ditë edhe u detyrova t’i them të mos më ndjekë se unë jam e martuar. Por, që unë jam e martuar atij as që i bëri përshtypje…
Më tha: “S’paraqet pengesë kjo që” dhe eci tutje. Por, shikimet e tij gati një vit rresht bën që unë të filloj të mendoj për të, madje edhe të ndihem në siklet sa herë që e shihja, e edhe më në siklet ndodhesha kur nuk e shihja: kush është, pse sot nuk erdhi, mos po largohet nga unë…
Këto fjalë që i thashë bën që një ditë edhe ta përshëndesja e para. Ai më përshëndeti dhe u ndal. Shkurt e shqip me tha: “Jam i dashuruar në ty!”. E, ç’ti thosha unë? Edhe unë e doja, por nuk kisha si t’i thosha. Dhe, meqë heshta, ai e kuptoi se edhe unë e doja…
E, ditë pas ditësh, pa hyrë në hollësi, u gjendëm në shtrat së bashku. Dhe bashkë, sa herë që na jepej mundësia, qemë rrafsh pesë vjet, kur edhe u martua ai dhe u largua nga unë. Mirëpo, as im burrë nuk rrinte më urtë se unë. Edhe ai, edhe pse nuk e shihja, më thoshin koleget e punës se e shihnin shpesh me sekretaren e tij, meqë ai punonte drejtor.
Por, edhe atij pas disa vitesh “i ikë” e dashura, meqë edhe ajo martohet dhe shkon të jetojë në familjen e burrit, i cili aso kohe jetonte në Gjilan.
Kështu, pas një aventure 5-6 vjeçare, edhe unë, por edhe im burrë, iu kthyem njëri-tjetrit dhe unë më nuk kam pasur aventura të tilla, e besoj as im burrë, sepse kudo që shkonte kërkonte t’më merrte edhe mua…
Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të Drenovës e që tashmë kërkohet nga policia për vjedhje.
I riu ka qenë i dënuar për vjedhje ndërkohë ditën e djeshme përfitoi nga aministia e pas pak minutash pasi hyri në qytetin e Korçës ka realizuar vjedhjen e radhës në lagjen 18 të këtij qyteti.
Këtë herë “gjahu” i tij ka qenë një mjet Ford Fiessta i parkuar (i ndezur) në afërsi të shkollës “Raqi Qirinxhi” pasi pronari i mjetit ishte pranë njesie shërbimi
Isufi ka hyrë në mjetin e parkuar dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të Pogradecit, ku policisë nuk i ka ngelur gjë tjetër ku pas denoncimit të pronarit të mjetit të bëjë këqyrjen e kamerave të sigurisë në interenarin që është menduar se ka kaluar i riu.
Nga këqyrja e kamerave është dalluar mjeti tip Ford Fiessta që kalonte në aksin rrugor Korçë – Pogradec deri në fshatin Luamalas më pas grabitësi i mjetit ka humbur çdo gjurmë edhe për policine që tashmë është në kërkim të tij.
Vrasja e rëndë që ka ndodhur në Pejë ka pasur si motiv hakmarrjen. Viktima Ilir Osmani u godit për vdekje me makinë nga i dyshuari Sergio Jonuzi.
Konflikti mes tyre dyshohet se ka nisur pasi Ilir Osmani, dyshohet se ia kishte djegur shtëpinë të dyshuarit Jonuzi. Në shenjë hakmarrje, ky i fundit, po dyshohet se ia ka zënë pritën sot dhe e ka goditur qëllimisht për vdekje.
I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjёs duke e braktisur veturёn nё njё lokacion tjetёr. Të njëjtat burime kanë bërë me dije se edhe në Shqipëri, palët kanë pasur një rast të hapur në polici.
Taksa e banesës, që do të nis të aplikohet prej 2026, do të rrisë detyrimin për qytetarët dhe për bizneset. Llogaritja e saj do të bëhet bazuar në çmimet që janë sot në treg, ndërsa niveli i taksimit nga 0.05 për qind, që është aktualisht do të variojë në 0.1 deri në 0.3 për qind. Ekspertët thonë, se kjo formulë do të sjellë pabarazi, ndërsa barra edhe kësaj here do të rëndojë sërish mbi taksapaguesit e rregullt.
“Reforma e fundit në fushën e taksës së pasurisë synon të rrisë të ardhurat për bashkitë, duke kaluar nga një sistem i taksimit të bazuar në vlerë për ndërtesat dhe një sistem i thjeshtë tatimor bazuar në sipërfaqen për tokën bujqësore dhe truallin, në një sistem taksimi modern që takson edhe ndërtesat edhe parcelat, bazuar në vlerën e tregut të këtyre pasurive të paluajtshme. Të gjitha pasuritë e paluajtshme të regjistruara do të vlerësohen në bazë të vlerës së tregut”, thuhet në dokumentin qeveritar.
Ekspertët shprehen pesimistë në arkëtimin e kësaj takse, sa kohë që nuk janë adresuar problematika të mëparshme, që sipas tyre mund të bëhen pengesë për vjeljen e saj. Çështja më e mprehtë mbetet informaliteti. Në Strategjinë Sektoriale të Menaxhimit të Financave Publike, publikuar së fundmi thuhet se nga 4.5 milionë pasuri që ka Shqipëria vetëm 1.2 milionë janë të regjistruara. Për pjesën e mbetur, pra për 3.3 milionë pasuri të paregjistruara procesi synohet të përmbyllet deri në vitin 2030. Në 2026 parashikohet që të nis zbatimin formula e re e taksimit të banesave, ndërsa në 2028 do të nis taksimi për tokat bujqësore.
Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do blihet me 93.9 lekë dhe do shitet me 94.9 lekë.
Monedha evropiane euro do blihet me 100.6 lekë dhe do shitet me 101.2 lekë.
Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.3 lekë dhe do shitet me 103.5 lekë, ndërsa paundi britanik do blihet me 116.7 lekë dhe do shitet me 117.7 lek.
Berti, është një nga përfituesit nga Amnistia Penale që doli sot nga burgu i Drenovës në Korçë.
Ai fitoi lirinë pas rreth dy viteve në qeli për veprën penale të dhunës në familje, pasi rushtroi dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes.
Berti nuk u prit nga asnjë njeri në momentin që doli në ambientet e burgut. Ai tha se tashmë duhet ta rifillonte jetën i vetëm, me shumë vështirësi, por shtoi se nuk do ta përsëriste më kurrë dhunën në familje.
Edhe pse me gojën e tij, pranon se nuk është penduar, dhe se e kishte hak drurin gruaja.
“Nuk kisha shpresë se më thoshin nuk të kap amnistia. Pastaj më thanë që të kap dhe isha shumë i lumtur. Jetë e re tani, por shumë e vështirë. Nuk jam penduar se e kishte hak drurin gruaja. Atë që bëra e bëra, por nuk do e përsërisja më. Jeta në burg është shumë e vështirë. Unë nuk pata vështirësi se kam punuar në guzhinë. Goca më thoshte mos u mërzit na ke ne. Sot nuk erdhi se ishte vetëm”, tha ai për ”Euronews Albania”.
Gjykata ka pajisur me urdhër mbrojtjeje këngëtaren e njohur të muzikës popullore Maya Aliçkaj, për shkak të dhunës së dyshuar nga bashkëshorti i saj Arben Shuaipi.
Shuaipi i kërkon Majës të largohet nga banesa sepse është e tija dhe sepse ka një urdhër mbrojtjeje, ndërsa kjo e fundit del në ballkon dhe bërtet “Ndihmë, ndihmë”, ndërkohë që lajmëron dhe policinë.
Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, debati me tone të ashpra mes tyre ka vijuar.
Arben Shuaipi: Hë mo, ça bëni? Ça keni? Zbrit pak këtu poshtë. O zonjë zbrit pak se ke urdhër mbrojtje. Lajmëroje Policinë poshtë. Edhe mos provo të blesh gjëra këtu në shtëpi se nuk i ke blerë ti. Largohu pak që këtu. Zbrit poshtë! Jeni e lutur të zbrisni poshtë. Është prna ime
Maya Aliçkaj: Ju lutem më ka ardhur bashkëshorti, ngjitu larg. Duhet të rrijë 100 metra larg nga unë dhe po më kërcënon këtu. Ngjituni lart.
Arben Shuaipi: Zbrit poshtë, lajmërojë poshtë Policinë. Po, po, zbrisni poshtë. Okej, zbrisni poshtë Mos i kap me dorë gjërat e mia
Maya Aliçkaj: M’u largo këtej. Ndihmë, ndihmë! Pse më prek me dorë? Po më provokon? Më preke me dorë tani. O gangster, mos më kap mua me dorë
Arben Shuaipi: Ke një urdhërmbrojtje zbrit poshtë. Je e regjistruar e gjitha. Zbrit poshtë se ke hyrë këtu pa të drejtë.
Maya Aliçkaj: Ju lutem se po më kap me dorë. Jam me urdhër mbrojtjeje. Është shtëpia ime
Arben Shuaipi: Merre të iki. Jam me urdhër mbrojtje, okej? Ai është i qetë sepse nuk e ka problem. Merre në rajon të japë atje denoncime se ka bërë 20 denoncime, e njeh e gjithë rajoni. Kam urdhër mbrojtje, kjo vjen më kërcënon këtu që të më fusë brenda. Largohu larg moj thashë. Merre o zotëri. Merre të zbresi poshtë se do vij edhe unë në rajon. Tani zbriteni poshtë
Policia: Dëgjoje dhe atë zotëri. Fike telefononin
Arben Shuaipi: Unë jam Arben Ulbrich.
Maya Aliçkaj: Kam bërë shumë denoncime. Nuk dal nga shtëpia. Duhet të jem këtu. Kam çelësin e shtëpisë.
Arben Shuaipi: Largohu larg se nuk ke çelës shtëpie. Erdhi këtu u zu me punëtorët, isha në punë, do më përzënë nga puna.
Policia: Do vinë të dy në rajon.
Maya Aliçkaj: Ai nuk rri këtu, shtëpia është e imja.
Arben Shuaipi: Ik largohu! Ti po nuk ike do ikësh me shqelma. Largohu të thashë moj. Ti nuk ke punë me çelësin. Ik largohu në Gjykatë. Atje e ke. Ka bërë 20 denoncime. Kjo e ka gabim, budallallëk këtë. Vij unë tek inspektori. Zonja ka probleme të vijë në stacion.
Maya Aliçkaj: Mos fol me mua se e ke të ndaluar. E ka shqyer derën ka ndërruar bravën.
Arben Shuaipi: Kjo është e çmendur psikike. Dil jashtë o zonjë.
Maya Aliçkaj: Të më mbash mua shtëpinë me zor, por nuk ke shanse. Drogaxhi i mutit, ik hiq ndonjë vizë
Arben Shuaipi: Ik ore palaço grua.
Maya Aliçkaj: Do të më marrësh pasurinë.
Dikur ρeshëngritësi “TIRONC”, sot αntishqiρtar: Jam zëri dhe Pirro i të gjithë grekëνe!
Gazeta zvicerane në gjuhën shqipe “LeCanton27” ka bërë një investigim për Dubain, si është të jetosh atje dhe kontradiktat.
Me një popullsi prej 3 mln banorësh, mësohet se në Dubai ndodhen 50 mijë punonjëse të seksit. Besohet se aty janë edhe 500 vajza nga Shqipëria të cilat punojnë si eskorta.
Në vitin 2006, Emiratet e Bashkuara Arabe dëbuan 4300 prostituta të huaja, mendohet se aty janë edhe 500 vajza nga Shqipëria të cilat punojnë si eskorta.
Gazetarja Aida Topalli në Euronews, tha se në Dubai ka këngëtare apo personazhe të showbizit shqiptar që punojnë si eskorta.
Topalli deklaroi se shifrat me të cilat paguhen eskortat në Dubai janë shumë të larta. Ajo tregoi se për 30 minuta shërbim një eskortë VIP paguhet deri në 700 euro, ndërsa për një ditë deri në 10 mijë euro.
“Një eskortë luksi është një personazh VIP mund të jetë mis, modele, këngëtare dhe tarifa që i paguhet është shumë herë më e lartë se tarifat e vendosura nëpër faqe. Kemi dëgjuar edhe shifra 100 mijë euro për 3 ditë shoqërimi në Dubai. Po shikoja faqen eurogirls ku kishim edhe pafund vajza eskorta, kryesisht kishte ruse dhe ukrainase, shqiptare nuk pashë në atë faqe. Në Dubai shifrat vararionin nga 700 euro për 30 minuta shërbim seksual, deri në 10 mijë euro për 24 orë, që t’i shoqërojnë dhe ofrojnë shërbime seksi”, tha Topalli. Ndërsa, eksperti Fatjon Softa tregoi se këto eskorta luksi nuk janë rezidente, por porositen me ditë të caktuara.
Sipas tij, pas ‘COVID’, Dubai është kthyer në një destinacion për shërbimet e seksit.