Ky ishte Shqiρtari më i kërkυαr nga Amerikanët/ Fliste 18 gjuhë dhe të gjitha në mënγrë të mençur!

Në vitet ’20 në Shqipëri do të vinte një mision amerikan që do të angazhohej për të kapërcyer pasojat e Luftës së Parë Botërore. Misionarët e Kryqit të Kuq Amerikan do të ofronin strehim, ushqim, vizita mjekësore e arsimim për popullatën shqiptare

Shqiptari i shumëkërkuar nga misionarët amerikanë në vitet ’20: Ai është një xhevahir, flet 18 gjuhë dhe të gjitha në mënyrë të mençur! Në misionin e tyre, ata do të asistoheshin nga shqiptarë të ndryshëm të cilët do të ofronin shërbimet e tyre për sigurinë fizike, transportin, përkthimin etj. Gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri, misionarët amerikanë do të dokumentonin me foto punën e tyre e do të jepnin përshtypjet e tyre për vendin.

Aftësitë gjuhësore të shqiptarëve e sjellja e tyre do t’i impresiononte misionarët e huaj e për këtë qëllim ata do të bënin vlerësime pozitive. Në listën e personazheve që misionarët i kanë cilësuar si të jashtëzakonshëm ishin edhe dy përkthyes.

Në arkivin e Librarisë së Kongresit Amerikan gjendet fotoja e përkthyesit kryesor që quhej Kolë. Ai konsiderohej nga misionarët amerikanë si një burrë i ndershëm e i besueshëm. Kola kishte punuar për 30 vite në konsullatën e Francës në Shkodër ndërsa në vitin 1920 i ishte bashkuar misionit të Kryqit të Kuq si përkthyes dhe si mesazher konfidencial.

“Të gjithë punonjësit e misionit amerikanë shprehen se ai është një “xhevahir” dhe ky është një kompliment i madh për një burrë që i vjen doresh” shkruhet në diçiturën që shoqëron foton. Reputacioni i tij do të dilte edhe jashtë vendit, ku gazeta amerikane do të shkruanin për aftësitë e shqiptarit që fliste 18 gjuhë të ndryshme “në mënyrë të mençur”.

Artikulli i gazetës amerikane do të evidentonte faktin se Kola, me aftësitë e tij komunikative, arrinte të ishte ndërmjetës mes fiseve shqiptare të përfshira në konflikte të ndryshme të armatosura.

“Kola, përkthyesi kryesor i përfaqësuesve të misionit të Kryqit të Kuq Amerikan në Shqipëri ka te vendasit reputacionin e “gjuhës më të mençur” në Shqipëri. Ai thuhet se flet 18 gjuhë dhe të gjitha në mënyrë të mençur. Kjo është diçka të pazakontë në Shqipëri. Kjo nënkupton se ai është i aftë të flasë me secilin prej fiseve të shumta të vendit, pa thënë ndonjë fjalë që mund të lerë mundësinë e keqkuptimin sikur po mban anë në përplasjet që kanë palët mes tyre.

Ai ka qenë një faktor i rëndësishëm për të mbajtur jashtë sherreve e grindjeve, misionin amerikan që shpërndan ndihma. Kola është një nga ata pak banorë të Tiranës që nuk mban me vete armë zjarri” shkruhet në artikullin e gazetës së Minnesotas së datës 3 maj 1920.

Një personazh tjetër i jashtëzakonshëm për aftësitë komunikative që evidentohet në arkivën e misionit amerikan është edhe një djalë i vogël që fliste 5 gjuhë të ndryshme. Në diçiturën që shoqëron foton, djali nga Tirana cilësohet si një “talent i ri dhe premtues” në fushën e gjuhësisë.

“Ky djalë shqiptar flet 5 gjuhë të ndryshme. Ai është punësuar nga misionarët amerikanë si përkthyes dhe mesazher. Ky djalë nuk ka shkuar kurrë në shkollë por i është dhënë mësim nga babai i tij, prefekti i Tiranës, i cili është diplomuar në Kolegjin Amerikan të Kostandinopojës”, është diçitura që shoqëron foton e djaloshit.
/kultplus.com

Një nga 4 gjeneraΙët më të zotë në histori, 29 beteja të fitυαra. 50 fakte nga jeta e Gjergj Kastriot Skënderbeut / Shρërndajeni

Po cili është Skënderbeu? Cila ka qenë jeta dhe veprimtaria e tij?

Përse Skënderbeu u shndërrua në pikën referuese të shqiptarëve gjatë Rilindjes dhe përse edhe sot ai mbetet krenaria më e madhe e shqiptarëve? Përse bota dhe sidomos Evropa e krishterë e vlerëson atë si një nga mbrojtësit më të mëdhenj të qytetërimit të krishterë? Gazetari Roland Qafoku, publikoi dje në emisionin “Debati në Channel One”, 50 fakte nga jeta e Skënderbeut.

1. Gjergj Kastriot Skënderbeu mban titullin “Hero i Kombit Shqiptar”, titulli më i lartë dhe i vetëm që mban një shqiptar.

2. Gjergj Kastriot Skënderbeu lindi më 6 maj të vitit 1405. Për vendlindjen e tij ka dy versione. I pari në Dibër dhe i dyti në Mat. Skënderbeu vdiq më 17 janar të vitit 1468 në Lezhë. Ai jetoi 62 vjet, 7 muaj e 11 ditë.

3. Për 25 vjet Gjergj Kastriot Skënderbeu mbajti të pa pushtuar Arbërinë nga ushtria osmane që e sulmoi atë dhjetëra herë duke u bërë mbrojtës jo vetëm i kësaj toke por edhe i krishterimit në Evropë.

4. Për shkak se Skënderbeu u bë diga, mbrojtja dhe rezistenca e krishterë ndaj ushtrisë osmane, Evropa dhe Vatikani e kanë cilësuar heroin kombëtar të shqiptarëve, si atlet i Krishtit dhe pararendës të aleancës Atlantike NATO.

5. Për 25 vjet me radhë Kruja që ishte kryeqyteti i Arbërisë, u quajt nga shumë personalitete të kohës akropoli i Kristianizmit në Evropë.

6. Gjergj Kastriot Skënderbeu cilësohet nga historianët si një nga 4 gjeneralët dhe strategët më të zotë në historinë e botës pas Aleksandrit të Madh, Jul Cezarit dhe Napoleon Bonapartit.

7. Skënderbeu me ushtrinë e tij shkatërroi 20 ushtri të huaja dhe sipas Marin Barletit ai vetë gjatë gjithë jetës së vetë vrau në beteja 3 mijë persona.

8. Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit, princit të Arbërisë së Veriut dhe i princeshës Vojsava. Gjergji ishte fëmija i fundit mes 4 djemve Stanishit, Reposhit dhe Konstandinit si dhe 5 vajzave Mara, Jella, Angjelina, Vllajka dhe Mamica që kishin Gjon dhe Vojsava Kastrioti.

9. Familja e Kastriotëve zotëronte një principatë të vogël midis Matit dhe Dibrës në kufirin verior në zotërimet e Topiajve. Paraardhësi Kostandin Kastrioti e filloi sundimin e tij mbi këtë principatë në vitin 1383.

10. Gjergj Kastrioti u martua me Donika Arianitin nga Kanina e Vlorës dhe bashkë patën një djalë, Gjonin, emrin e të cilit ia vunë në nder të të atit. Djali i Gjonit, e kishte emrin Gjergj Kastrioti, në nder të gjyshit.

11. Gjergj Kastrioti dhe Donika Arianiti u martuan më 23 prill të vitit 1451 kur ajo ishte 23 vjeç dhe Gjergji 46 vjeç. Në Kaninë dasma zgjati 3 ditë dhe Skënderbeu shkoi nga Kruja atje me 500 kalorës. Më pas dasma vazhdoi në manastirin e Ardenicës dhe më pas akoma në kalanë e Beratit.

12. Gjergj Kastriot Skënderbeu i përkiste fesë së krishterë si e gjithë familja dhe të gjithë paraardhësit e tij. Ai u kthye në muhamedan pasi u mor peng dhe më pas u kthye sërish i krishterë kur u kthye në Shqipëri.

13. Në moshë të vogël Gjergj Kastrioti bashkë me 3 vëllezërit e tij u mor peng nga Sulltan Murati i II si ndëshkim për luftën që i shpalli babai i tyre Gjon Kastrioti. Gjergji u vendos në Ederne dhe më pas në oborrin e sulltanit.

14. Gjergj Kastrioti vazhdoi shkollën e içogllanëve në Ederne të Turqisë së sotme në të cilin mësonin artin ushtarak djemtë e sundimtarëve të nënshtruar me frymë osmane.

15. Pas shkollës Skënderbeu nisi karrierën ushtarake si pjesë e disa ekspeditave në Ballkan dhe Azi në të cilat u shqua në luftime por edhe si strateg. Nga spahi, ai mori gradën sanxhakbeut.

16. Për trimërinë dhe fitoren në betejat si pjesë e ushtrisë osmane Sulltani i kishte dhënë Gjergj Kastriotit gradën e lartë gjeneral.

17. Skënderbeu studioi dhe u stërvit në Stamboll për artin ushtarak. Ai njihte gjuhën osmane, latine dhe shqip. Titullin Skënderbej “Iskander bej” ose Aleksandri i madh iu dha nga Sulltan Murati i II pas fitores së betejave ne Azi.

18. Në vitin 1443 Skënderbeu arrestoi sekretarin e Sulltanit dhe e detyroi të firmoste një urdhër të Sulltanit për komandantin turk të Krujës sipas të cilit duhet t’ia dorëzonte qytetin Skënderbeut. Me 300 kalorës dhe ushtarë besnikë Skënderbeu mbërriti në Krujë, mori në dorëzim kalanë dhe brenda natës vrau të gjithë ushtarët osmanë.

19. Kryengritja kundër osmanëve vijoi në të gjithë Arbërinë dhe pasi u morën të gjitha kalatë, në një kuvend Skënderbeu u shpall komandant i të gjitha forcave.

20. Janë disa shtete në botë që kanë sheshe me emrin e Gjergj Kastriot Skënderbeu si Tirana në Shqipëri, Prishtinë në Kosovë, Zyrihu në Zvicër, Parisi në Francë, Roma në Itali, Çikago në SHBA, Shkupi në Maqedoni etj.

21. Simbolet dhe armët origjinale të Skënderbeut gjenden në muzeun e armëve në Vjenë të Austrisë. Pas vdekjes së Skënderbeut bashkëshortja i ka lënë me testament. Por më pas ato ndërruan duar te disa koleksionues dhe në fund u vendosën në muzeun e Armëve.

22. Armët e Skënderbeut që ndodhen në muzeun e armëve në Vjenë janë dy shpata. Shpata e parë i është dhuruar nga Papa në krishtlindjen e vitit 1466. Ajo është e drejtë dhe e gjatë 85.5 cm dhe e gjerë 5.7 cm dhe peshon 1.3 kilogram. Shpata e dytë është e modelit turk dhe është 121 cm dhe peshon 3.2 kg.

23. Në muzeun e Krujës janë vetëm kopjet e tyre. Në Shqipëri aktualisht nuk gjenden sende apo objekte personale të Skënderbeut. Ato janë zhdukur pas vdekjes së tij dhe dyndjeve osmane në vendin tonë. Madje edhe eshtrat e tij janë marrë nga osmanët dhe janë përdorur si hajmali.

24. Në nëntor të vitit 2012, në 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, armët e Skënderbeut u ekspozuan për disa ditë në muzeun historik kombëtar në Tiranë. Numri i vizitorëve që panë armët origjinale të Skënderbeut ishte 1.4 milionë persona. Vetëm më 28 nëntor atë e vizituan mbi 200 mijë vizitorë.

25. Përkrenarja me kokën e Skënderbeu ishte simbol i huazuar nga legjendat e Pirros së Epirit dhe Aleksandrit të madh. Ajo ishte me metal të bardhë dhe me një rrip të lar me ar. Skënderbeu deklaronte se ishte pasardhës i Pirros. Marin Barleti shkruante se Skënderbeu i referohej shpesh Pirros së Epirit.

26. Kali i Skënderbeut është një nga simbolet e jetës së tij. Sipas Barletit ai ishte i bardhë dhe i një race të zgjedhur. Pas vdekjes së Skënderbeut kali nuk pranoi t’i hipte dikush tjetër dhe pas disa kohësh vdiq (ngordhi).

27. Flamuri i Skënderbeut ishte me fushë të kuqe dhe shqiponja me dy koka, flamuri që edhe sot është zyrtar i shtetit shqiptar. Në fjalimin e tij më 28 nëntor 1912 në Vlorë, teksa shpallte pavarësinë e shtetit shqiptar, Ismail Qemali përmendi se flamuri që ngriti ishte ai i Skënderbeut.

28. Eshtrat e Skënderbeut u zhvarrosën nga turqit pas rënies së Krujës më 1480, 12 vjet pas vdekjes. Varri i tij që ndodhej në kishën e Shën Nikollës në Lezhë u dhunua dhe eshtrat e tij u morën si hajmali nga ushtarët turq.

29. Dy herë Papa Piu i II u nis në Shqipëri për të kurorëzuar si mbret Gjergj Kastriot Skënderbeun. Por kjo nuk u bë e mundur. Herën e dytë Papa Piu vdiq në Ankona duke ardhur në Arbëri.

30. Emrin e Skënderbeut në Shqipëri e mbajnë: Sheshi qendror në Tiranë, tri rrugë në Tiranë, Krujë, Durrës, një muze në Krujë, një fshat në Librazhd, klubi i futbollit të Korçës, një titull i lartë. Akademia ushtarake e Shqipërisë në Tiranë mban emrin e Skënderbeut si strategu më i lartë ushtarak i të gjitha kohërave. Më parë emrin Skënderbej e mbante edhe shkolla e mesme ushtarake në Tiranë.

31. Kanë qenë disa tentative për ta vrarë Skënderbeun. Sipas historianëve disa herë janë bërë përpjekje për ta helmuar atë. Por duket se përpjekja më serioze ka qenë e Venedikut. Gjatë kohës që ishin në luftë me të, venedikasit shpallën çmim si pagesë të përjetshme prej 100 dukatësh për vrasjen e Skënderbeut.

32. Janë 4 autorë shqiptarë si biografë të Skënderbeut: Marin Barleti, Fan Noli, Sabri Godo dhe Kristo Frashëri.
33. “Histori e Skënderbeut” e Marin Barletit e shkruar në latinisht dhe e botuar në Romë në 1508 është vepra më shumë e përkthyer e një autori shqiptar. Kjo vepër është përkthyer në 40 gjuhë dhe pas 500 vjetëve u përkthye edhe në gjuhën shqipe.

34. Mbreti i Napolit i dhuroi Skënderbeut 60 kilometra katrorë tokë dhe një kështjellë në Napoli në shenjë nderimi dhe respekti për ndihmën që ai i dha në luftë ndaj kundërshtarëve. Edhe sot kjo kështjellë është pronë e pasardhësve të Skënderbeut.

35. Varri i Donika Kastriotit, bashkëshortes së Gjergj Kastriotit, ndodhet ende në Spanjë që në atë kohë pjesë e mbretërisë së Napolit. Për koincidencë edhe varri i bashkëshortes së Ismail Qemalit, ndodhet po në Spanjë.

36. Lekë Zaharia, Gjon Muzaka, Goiko Stres Balsha, Pal Engjëlli, Gjergj Arianiti, Andrea Topia, Vrana Konti ishin bashkëpunëtorët më të ngushtë të Skënderbeut. Nipi i Skënderbeuit Hamza Kastrioti dhe Moisi Golemi e tradhtuan atë.

37. Dy janë fjalimet më të rëndësishëm të Skënderbeut. I pari i mbajtur në Krujë kur mbërriti nga Turia. Fjalët “lirinë nuk ua solla unë, por e gjeta mes jush”, janë unikale edhe sot e kësaj dite. Fjalimi i dytë është në formën e testamentit përpara vdekjes në të cilin thotë: “s’ka asnjë shtet aq të fuqishëm dhe aq të shëndoshë që të mos shembet kur i lëshon vendin mërive dhe grindjeve”.

38. Tre herë u sulmua qyteti i Krujës nga ushtria osmane. Dy herë nga sulltanët Murati i II dhe djali i tij Mehmeti dhe një herë nga ushtria e gjeneralit Evrenoz Pasha. Por megjithatë qytetei nuk ra. Ushtria osmane në të tre rastet numëronte 100 mijë ushtarë.

39. Skenderbeu zhvilloi 30 beteja nga të cilat fitoi 29 dhe humbi vetëm 1 atë të Beratit në të cilën u tradhtua nga besnikët e tij më të mëdhenj. Ushtria e Skënderbeut aty pati 5 mijë të vrarë.
40. Besëlidhja e Lezhës është i pari bashkim i madh i shqiptarëve kundër një pushtuesi. E ideuar dhe organizuar nga Skënderbeu ajo bashkoi princat shqiptarë.

41. Më 2 mars 1444 në katedralen e Shën Kollit në Lezhë u mbajt kuvendi kombëtar i prinsërve dhe fisnikëve shqiptarë. Në kuvend morën pjesë Skënderbeu, Gjergj Arianiti, Andrea Topia me 2 djemtë, Gjergj Stres Balsha, Nikoll dhe Pal Dukagjini, Teodor Muzaka i riu, Lekë Zaharia, Pjetër Spani, Lekë Dushmani, Stefan Gojçini etj.

42. Gjoni, djali i vetëm i Skënderbeut u largua në Napoli pas vdekjes së Skënderbeut bashkë me të ëmën. Ai mori titullin Dukë dhe kont. U martua me Irena Brankoviç Peleologlu, pasardhësja e fundit e familjes perandorake Bizantine dhe patën shumë fëmijë. Në vitin 1700 pasardhësit u shpërngulën në Leçe.

43. Ushtria e Skënderbeut arriti të numërojë deri në 40 mijë ushtarë. Nga këta 3 mijë siguronin kufijtë që kishin komandant Moisi Golemin. 8 mijë ishin kalorës dhe 7 mijë ushtarë këmbësorë special që ishte garda e Skënderbeut.

44. Janë 24 përpjekje të ushtrisë osmane për të marrë Krujën dhe principatën e Skënderbeut por nuk e arriti asnjëherë sa ishte ai gjallë.
45. Gjergj Kastrioti shkoi disa herë në ndihmë të Vatikanit dhe mbretërisë së Napolit. Në vitin 1463 Skënderbeu u bë komandant i forcave kryqtare të Papa Piut të II-të.

46. Në të gjithë botën për figurën e Skënderbeut janë shkruar rreth 600 libra. Mes tyre janë dhjetëra romane, libra historikë, studimorë dhe legjenda.
47. Janë të shumta veprat e artistëve botërorë me temë Skënderbeun. Piktori holandez Rembrand ka bërë portretin e tij, shkrimtari Longfelloë ka shkruar poemë, kompozitori Antonio Vivaldi ka shkruar një opera dhe kompozitorët Francois Rebel dhe Francois Francoeur nga një operetë.

48. Buste dhe shtatore të Skënderbeut ndodhen në Tiranë, Prishtinë, Gjenevë, Londër, Bruksel, Budapest, Romë, Miçigan. Pritet që bust të tij të ketë edhe në Spanjë, Australi, etj. Në të gjitha punimet artistike, Heroi Kombëtar qëndron hipur mbi kal duke simbolizuar luftëtarin.

49. Monumentin e Skënderbeut mbi kalë në qendër të Romës e zbuloi Benito Musolini më 27 tetor 1940, një vit e gjysmë pas pushtimit që Italia i bëri Shqipërisë.

50. Viti 2018 është shpallur nga kryeministri Edi Rama si vit i Skënderbeut për nder të 550-vjetorit të vdekjes së tij.

Në vitin 1947, dëftesat në shkollat e Shkupit në gjυhën shqiρe, si gjuhë e parë zγrtare…

Kjo është një nga dëshmitë që flet për këtë praktikë të zbatimit të gjuhës shqipe qysh në vitin 1947, kur në këtë shkollë normale ishin paralelet me mësim në gjuhën shqipe, ndërsa tani nuk janë.

Kjo është një nga dëshmitë që flet për këtë praktikë të zbatimit të gjuhës shqipe qysh në vitin 1947, kur në këtë shkollë normale ishin paralelet me mësim në gjuhën shqipe, ndërsa tani nuk janë.

Sραhiu thotë se stërgjγshi i Sllobodan Milloshevoqit ishte nga fisi shqiρtar

Analisti mitrovicas, Nexhmedin Spahiu, ka ndarë në facebook një fotografi të vjetër të një burri veshur me tirqi, për të cilin thotë se kështu vishej stërgjyshi i Millosheviqit.

Spahiu tha se Millosheviqi i takon fisit Vasojeviq të Malit të Zi. Ky fis para 200 vitesh deklarohej shqiptar dhe i takonte besimit katolik.Ai tha se edhe oficerët austriak të asokohshëm fisin Vasojeviq e konsideronin shqiptar.

Postimi i plotë:

Ja se si vishej stërgjyshi i Sllobodan Millosheviqit. Fisi i sotëm Vasojeviq në Mal të Zi, të cilit i takon edhe kryekrimineli, deri para 20.

Foto/ Sabri Fejzullahu ka qenë dy herë i martυαr: Ja djali i tij i madh: vëllai i Ermal Fejzullahut, a ngjajnë

E dinit që këngëtari Ermal Fejzullahu ka një vëlla më të madh? Ai quhet Armend dhe është nga martesa e parë e babait të tij, Sabriut.

Si rrallëherë, Sabriu ka pozuar pranë Armendit, duke e prezantuar kështu dhe me ndjekësit në Instagram. “Djali im i madh Armend-Votra”, ka shkruar ai.

Sabriu ka dy fëmijë nga martesa e tij e parë, Armendin dhe një vajzë te quajtur Adelina. Duke qenë se ata nuk janë personazhe publike, nuk janë të njohur nga ndjekësit e këngëtarit.

Po ρυnonte tokën e tij, djali nga Tepelena zbulon thesarin marramendes (FOTO LAJM)

Një i ri në Tepelenë është një ndër njerëzit më me fat në Shqipëri pasi gjatë punës bujqësore në tokën e tij në Tepelenë ka zbuluar një “thesar”.

Pasi ka hasur diçka të çuditshme gjatë punës, i riu ka vazhduar të gërmojë më tej.

Ai ka zbuluar brendinën e një varri të lashtë që ze sipërfaqe rreth 2 metra katrorë.

“TemA” ka publikuar disa fotografi të këtyre gjetjeve ku bëhet fjalë për disa mbetje skeletore-njerëzore, monedha, disa enë prej metali si dhe mbetje qaramike.

Ky zbulim duket se është vetëm maja e ajsbergut, i cili sinjalizon se zbulime të tjera mund të pasojnë në të gjithë perimetrin e kësaj zone.

3.5 km nga qyteti i Tepelenës, midis fshatrave Veliqot dhe Turan.

Ndërkohë, pritet që nga momenti në moment, specialistët e Qendrës Arkeologjike të zbarkojnë aty për të dokumentuar dhe analizuar imtësisht rëndësinë e këtyre gjetjeve

I mbetυr në bankën e Italisë, çfarë ndodhi me 2 tonë ar shqiptar, ja si u zbυΙua në minierë

Historiani Artan Lame ka rrëfyer për historinë e arit shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Lame tregoi se me largimin e mbretit nga vendi, 2.3 tonë ar mbeti në Bankën e Italisë në Romë.

“Në 8 shtator 1943 kapitullon Italia, Në Romë hynë gjermanët dhe një nga gjërat që bënë ishte dhe bllokimi i arit shqiptar në Banca d’Italia ku ishin 55 arka të vogla që u gjetën në bodrumet e bankës me siglën ari i Shqipërisë.

Operacionin për bllokimin e arit shqiptar e ndoqi Herbert Kapler e hoqi nga banka dhe e kyçi në një vend tjetër. Qeveria shqiptare kërkonte ose të kthehej në Shqipëri ose të dërgohej në një vend tjetër. Rreth 1 vit vijuan tratativat.

Në 6 Prill 1944 një nga gjërat që gjermanët morën ishte dhe ari ynë, që e çuan në Gjermani. Shqipëria u çlirua, Italia u çlirua, flori nuk u gjet gjëkundi”, tregoi Lame.

Më tej, në vijim të historisë Lame tregoi se ky ar u gjet në vitin 1945 në një minierë kripe i fshehur në Gjermani.

“Në prill të vitit 1945 ishte vala e aletaëve që pushtonin Gjermaninë. Pushtojnë një qytet të vogël në qendër të Gjermansië dhe aty gjejnë një minierë kripe nja 800 metra në tokë dhe në këtë minierën gjejmë këtë që po shohim ne. (Foto) Gjithë ari i Europës. Çdo thes ka një etiketë. Nga vjen, ça ka brenda, ku është marr”.

Por përsë shteti shqiptar nuk arriti ta merrte arin që I përkiste dhe që sot përllogaritet në një vlerë prej 100 milionë eurosh?

Lame pohoi se gjithçka ndryshoi me incidentin e kanalit të korfuzit, kur për dëmin që ju shkaktua anijes angleze gjykata ndërkombëtare e Hagës vendosi dëmshpërblimin ndaj Britanisë me një vlerë prej 844 mijë stërlinash. “Anglezët thanë që ne po bllokojmë arin derisa ju të paguani shpërblimin”, tha Lame i cili shtoi se në vitin 1996 në një marrëveshje me shtetin shqiptar vlera e arit u barazua me vlerën e dëmshpërblimit, duke e mbyllur këtë histori.

HEDH MAKARONAT PËR TË VLUAR, GRUAJA “SHQYEN” SYTË NGA AJO QË DEL NGA UJI

Nuk është e rrallë që në Shqipëri të hasemi me raste të shumta të produkteve ushqimore që kanë kaluar datën e skandencës.

Madje mund të përbëjnë rrezik për shëndetin e konsumatorëve.

Një grua nga Mitrovica është habitur pasi ka blerë një pako me makarona dhe ka dashur t’i gatuajë ato.

Zonja ka vluar ujin dhe pasi ka hedhur makaronat e blera në një prej dyqaneve të njohura në zonë, ka vënë re se makaronat kanë nisur të nxjerrin miza në sipërfaqe.

Gruaja është shprehur e habitur me faktin se ndonëse makaronat kishin afat, nga to dolën insektet.

Nëse do të ndodheshim në një situatë të tillë jashtë shtetit, të jemi të sigurt se kompania prodhuese do të kishte dëmshpërblyer të dëmtuarin.

Madje, rrezik do t’i merrte falas për gjithë jetën produktet ushqimore të atij lloji.

E rrallë/ Dikush po ia pagυan borxhet në dyqan gjithë fshatit, askush nuk e njeh

Një person i panjohur po ua paguan borxhet të varfërve në Tuzla, të Turqisë por askush nuk po e di se kush është ky.

Burri misterioz u ka lënë këtyre familjeve zarfa me lekë poshtë derës, në një kohë kur varfëria po fajësohet si shkaku kryesor i vetëvrasjeve që kanë “pushtuar” Turqinë aziatike së fundmi.

Dikush erdhi dhe më kërkoi t’i tregoja fletoren ku unë regjistroja borxhet e klientëve, i tha agjensisë së lajmeve Demirören, pronari i njërit prej dyqaneve.

Më tej ai tha se me vete ky njeri misterioz kishte edhe katër persona të tjerë që mbanin shuma të mëdha parash.

Unë i pyeta ku jetonin. Ai u kthye përsëri pasi foli me ta dhe pagoi të gjitha borxhet.

Kam mësuar gjithashtu se ai u ka dhënë para shtesë familjeve të varfëra, tha pronari i dyqanit.

Kur e pyeta për emrin e tij, tregon Yılmaz ai mu përgjigj: “Thjesht më quaj Robin Hood”

Nuk keni parë asgjë! Shikoni vilën e Shkelzen Berishës dhe Armina Mevlanit. Një kështjellë e υërtetë

Deri më sot, nuk ka dalë asnjë që të ketë vilën dhe shtëpinë më të bukur sesa djali i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Me të vërtetë, vila e Shkelzen Berishës, ku jeton me Armina Mevlanin, është një pallat mbretëror.

Vila e tyre ndodhet pranë vilës së Samir Manes dhe është vila e vetme, që e konkurron atë të Manes.

Ndërsa vite më parë dolën dokumentet se kjo vilë i përket Shkëlzen Berishës, por djali i Berishës deklaroi se kjo shtëpi është me qira.

Këtë e vërtetonte bashkë me një dokument, ku thuhet se qiraja kushton 2 mijë euro.

Vila, e cila ka përmasat e një kështjelle, ndodhet në zonën e vilave që mund të shihet nga rruga Tiranë-Elbasan në ish-komunën e Farkës, tashmë e shkrirë me Tiranën.

Kjo është një nga shtëpitë e 45-vjeçarit Shkëlzen Berisha. Edhe në rastin e kësaj vile, “letrat” dëshmojnë pronësinë e një biznesmen libanez që ka një sipërmarrje çimentoje në Shqipëri.

“Letrat” flasin për qera, diçka mbi 2000 euro në muaj.

Nuk dihen sesi i ka siguruar kaq shumë të ardhura Shkelzeni për të përballuar këtë vilë, me qira dhe aq më tepër nëse e ka të blerë.

Në pjesën tjetër të këtyre vilave që kushtojnë nga 300 mijë në rreth dy milionë euro dhe më shumë, jetojnë politikanë, gjykatës, ministra, ish-ministra dhe disa kokrra të medias, kryesisht të njëjtët që blejnë me të njëjtat çmime të kripura edhe në fshatrat e ngjashëm turistikë në bregdet.

Se nga i gjeti kaq shumë para Shkëlzeni, këtë do ta zbardhin organet e akuzës, por po sjellin në kujtesë dy çështje skandali, korrupsioni  ku është përfshirë emri i djalit të Sali Berishës.