Këmbimi/ Me sa bΙihen e shiten dollαri dhe euro, çfarë ndodh me monedhαt e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar amerikan do blihet me 95.4 lekë dhe do shitet me 96.3 lekë.

Monedha evropiane do blihet me 103.5 lekë dhe do shitet me 104.1 lekë, ndërsa franga zvicerane sot do blihet me 108 lekë dhe do shitet me 109 lekë.

Ndërkohë paundi britanik në tregun shqiptar të këmbimit valutor do blihet me 120.6 lekë dhe do shitet 121.6 lekë.

Me kapυç dhe kokën poshtë del fotoja e të dγshuarit që vendosi lëndën ρΙαsëse në Durrës

Personi në video dyshohet të jetë personi që ka vendosur lëndën plasëse në banesën e Ilir Koçiljas mbrëmjen e sotme në Durrës.

Sikurse duket nga pamjet e sigurisë, ai kalon pranë banesës, teksa mban veshur një kapuç dhe qëndron kokulur.

Ndërkohë policia po punon për të verifikuar nëse është ky personi që ka vendosur lëndën plasëse.

Banesa e Ilir Kociljes i cili dy javë më parë vrau fqinjin e tij për një vend parkimi, i është vënë sot lëndë plasëse.

Më 14 shkurt ai vrau me thikë fqinjin e tij Halil Koka për shkak të një vendi parkimi.

Shpërthimi rreth orës 19.50, ndërsa banesën e tij s’ka pasur njeri, pasi 35-vjeçari Koçilja jetonte vetëm dhe aktualisht ndodhet në paraburgim.

Ήoroskoρi për muajin mars: Tri shenjat më me fat dhe ato që duhet të kenë kυjdes

Astrologu Jorgo Pulla ka bërë parashikimin se si do të jetë muaji mars për 12 shenjat e horoskopit.

Ai tha në Euronews Albania se Marsi do të jetë një muaj i mbarë për të gjitha shenjat, e madje ai tha se ky muaj do të jetë një muaj shumë i mirë për të kurorëzuar dashurinë.

Shenjat më me fat për muajin mars sipas astrologut Jorgo Pulla janë: Peshqit, Demi dhe Dashi.

Dashi

10 ditëshi i parë i kësaj shenje do merret shumë me çështje të punës e të karrierës. Në fushën e dashurisë kanë një mundësi shumë të mirë pas datës 15 deri në datën 22 për zgjidhjen e çështjeve të dashurisë, kanë mundësi për të nisur lidhje të gjata. Me ekonominë, janë atje ku duhet.

Demi

Kanë ndikime shumë të mira, në anën ekonomike do mbyllin disa çështje dhe do nisin gjëra të reja. Në anën shpirtërore, do zgjidhin debatet me ujor dhe me luan në datë 17 deri në 22.

Binjakët

Duhet të jenë pak të rezervuar në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me punën dhe udhëtimet nga data 7 deri në datën 13. Është momenti për të zgjidhur gjërat me të shkuarën. Përgatiten për gjëra të mëdha. Edhe pse do kenë oferta pune duhet të bëjnë kujdes se mund të bien viktimë e vetes. Në fushën sentimentale, Binjakët kanë të bëjnë me akrep të 10 ditëshit e parë dhe me dem të 10 ditëshit të tretë, do kenë mundësi të mira.

Gaforrja

Shitje nuk duhet të bëjnë, kujdes edhe me një punë të dytë. Këtë muaj të marrin laps e letër e të stabilizojnë gjërat e tyre. Ndikimet në dashuri janë pozitive, kanë ndikim me virgjëreshat e 10 ditëshit të parë, me ujor të 10 ditëshit së tretë është perfektja, vëmendje me bricjapë të 10 ditëshit të dytë, të kenë kujdes.

Luani

Kanë punën kryesore. Do lodhen shumë, por të kenë kujdes me kohën. Do kenë mundësi të zgjidhin çështjet ligjore. Në çështjet sentimentale me dem të 10 ditëshit të parë dhe me ujor të 10ditëshit të tretë janë lidhje perfekte.

Virgjëresha

Kanë shanse me takimet që do bëjnë. Do lëvizin në themel, në lidhje me pasurinë dhe punën, do kenë gjëra të reja. Duke filluar nga data 5 kanë kohën për të stabilizuar ekonominë e tyre. do u hapen shumë dyer. Në dashuri lidhjet me peshq dhe gaforre duket se kanë mundësi të artë për stabilizimin dhe kohën e duhur në lidhje me anën shpirtërore. do marrë një dokument që do e gëzojë shumë.

Peshorja

Do ketë dritë në fund të tunelit. Kujdes nga shitjet javën e parë të muajit. Do kenë mundësi të mbyllin një cikël shumë të vështirë. Në anën shpirtërore, lë për të dëshiruar në disa çështje që i ka lënë pas dore. Me dashin duhet të gjejë kuptimin.

Akrepi

Do fitojë një gjyq. Moment perfekt për punën dhe marrje vendimesh të rëndësishme. Akrepët do kenë ndryshime të mëdha në këtë muaj. Në çështjet e punës, janë fajtor, në lidhjet me dem të 10 ditëshit të parë dhe ujor të 10 ditëshit të tretë, duhet ti zgjidhin tani. Në dashuri akrepët kanë ndikim favorit me luan të 10 ditëshit të parë dhe binjaktë 10 ditëshit të dytë. mund të kenë martesë të papritur.

Shigjetari

Do jetë i fituar në çështje ekonomike, moment i mirë në karrierë. Në dashuri duhet të ketë kujdes me kohën. Lidhje perfekte ka me peshq të 10 ditëshit të dytë, virgjëreshë të 10 ditëshit të parë dhe me demët e 10 ditëshit të tretë.

Bricjapi

Kanë momentin për të rregulluar njëherë e mirë ekonominë dhe jetën e tyre. Në çështjet shpirtërore, me dashin dhe peshoren do kenë lidhje të mira.

Ujori

Duhet të kenë vëmendje te kontratat deri në 15 mars sepse mund të gabojnë. Në lidhjet shpirtërore me akrepin dhe binjakët, do kenë lidhje të mira.

Peshqit

Kanë mundësinë për të ecur përpara. Ky është viti i tyre. Në anën shpirtërore, do kenë gëzime të mëdha në familje që i kanë pritur prej kohësh.

Vrαsja e Pëllumb Metës dhe groρosja pranë banesës/ “Fëmijët kanë ρasur si drejtuese nënën”, Karamuço zbulon ρrapaskenat e bujshme: Nesër pritet prova, gjurmët e…

Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço, në një intervistë ne një emision televiziv foli për ngjarjen e rëndë të ndodhur disa ditë me parë në Shënevlash në Durrës.

Gjatë kësaj interviste, eksperti Ervin Karamuço u shpreh se ngjarja është shumë e rëndë dhe merr përmasa të frikshme edhe ftohtësia e treguar më pas nga fëmijët për të groposur trupin e babait.

Gjithashtu ai shtoi se roli i nënës, bashkëshortes së viktimës, Blerina Meta, është shumë i komplikuar, duke shtuar se fëmijët për këtë ngjarje të rëndë kanë pasur si drejtuese nënën.

Pjesë nga biseda në studio:

Gazetari Ervin Leka: Dy fëmijët kanë paraqitur edhe disa letra shëndetësore duke shfaqur babanë e tyre me probleme të shëndetit mendor dhe këtu janë ngritur edhe dyshime ku policia ka vijuar më tej hetimet. Dhuna në familje është pranuar nga të gjithë anëtarët. Është edhe dëshmia e nënës dhe e vëllait të vogël që dhuna ka qenë e vazhdueshme dhe fizike dhe ajo psikologjike.

Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço: Është një çështje shumë e rëndë. Dhe organizimi për të zhdukur gjurmët e ka bërë shumë të frikshme. Ftohtësia e këtyre njerëzve, pa pikën e empatisë, asnjë lloj pendese. Edhe vetë oficerët e policisë kriminale janë habitur, një gjë e akullt komplet.

Roli i mamasë shumë i komplikuar. Për mua fëmijët kanë pasur si drejtuese nënën. Të gjithë këta i ka shkundur nëna e tyre, që tani është në ndjekje të lirë. Asaj shtëpie tashmë i është vënë celësi. Nesër pritet prova, gjurmët e gishtave. Faktorët plotësues në raste shumë të rralla mund të rezistojnë deri në dy javë, më shumë rezistojnë në veshje, edhe pse po kontrollohen të gjitha. Si duket i kanë bindur edhe me çështjen e dënimit, që merr dënimin më të lehtë.

Gazetari Ervin Leka: Të tre fëmijët do të rimerren në pyetje, pasi edhe sot kanë pasur kontradikta. Sipas policisë është Hysen Meta, qitësi ndaj babait të tij.

“Ja pse nuk u arrestυa nëna”, gazetarja: Çfarë e rrëzoi ρΙanin e fëmijëve për të mbuΙuar υrasjen e babait

Gazetarja Anila Hoxha tregoi në “Top Talk” disa dinamika të vrasjes tragjikë të babait në Durrës nga tre fëmijët.

Ajo tha se dyshimet ishin të mëdha, megjithëse vajza ishte e para që pranoi se e kishte kryer Hygerta Meta.

Hoxha shtoi se e ëma e fëmijëve, Blerina Meta e cila është nën hetim, nuk ka folur pasi familjarët kanë predispozitat për ta mbrojtur atë që e ka kryer, jo për ta spiunuar.

Gazetarja u shpreh se duke qenë se shanset për të gjetur shenja baruti në duar janë thuajse minimale, për shkak të kohës, hetuesit kanë sekuestruar rrobat e fëmijëve për të kuptuar më tej se kush e ka shkrepur armën.

“E para që ka folur ka qenë vajza, e cila ka deklaruar se ka vrarë babain për shkak të fejesës. Me orë të tëra, ajo është përshkruar si një njeri shumë i qetë kur rrëfente, por nga ana tjetër ishte shumë e paqartë për vendin se ku kishte hedhur armën. Më e rëndësishme është që ajo deklaronte se e kishte kryer totalisht vetë të gjitha veprimet. Vendi ku është gjetur trupi, nga banesa është 20 metra larg. Natyrisht që vajza do ta kishte të pamundur për të ngritur trupin e të atit dhe për të kryer veprimet gjatë natës pa rënë në sy të familjarëve. Pikëpyetje më e rëndësishme ishte se mungonte rakordimi i kohës të momentit kur vajza ka treguar se ka dërguar automjetin aq larg, dhe se nuk ka treguar nëse ka ardhur në këmbë, pasi distanca ishte e lartë.

Në fund kur është parë kati i parë dhe i dytë i banesës, ka qenë një gëzhojë që është gjetur. Oficerët më pas e kanë pyetur. Ky ka qenë momenti i parë kur vajza ka thënë se dijeni për krimin kanë edhe të tjerë. Fakti që këta, pasi babai është vrarë, secili nga ata kanë marrë një rol të caktuar, natyrisht që i vë përpara përgjegjësisë penale. Hyseni dhe Hygerta akuzohen për vrasjen e babait, ndërsa djali tjetër akuzohet për një gjë tjetër, për fshehje të kufomës. Ndërsa nëna nuk është arrestuar sepse vepra penale që dyshohet nuk është vrasja.

Nuk ka ndodhur që për moskallëzim krimi të arrestohet një familjar, pasi ata kanë si qëllim të mbrojnë familjarin. E ëma dyshohet se ka marrë divanin dhe teksa po rregullonin skenën e krimit e kanë zhvendosur në katin e dytë. Motër e vëlla do t’ia hedhin njëri- tjetrit. Faktorët plotësues do të tregojnë se kush ka mbetje të barutit që do ta vërtetonte se kush e ka shkrepur armën. Këto mund të jenë fshirë edhe për shkak se ka kaluar kohë që nga zbulimi. Ata kanë marrë edhe disa rroba për të zbuluar se kush ka gjurmë të barutit”, tha Hoxha.

Gazetarja tha më tej se që në momentet e dëshmisë së parë dhe në vijim, fëmijët kanë dhënë deklarata kontradiktore.

Ajo tha se ishte Hygerta ajo që mori përsipër fajin që në fillim, por nuk u besua nga policia. Automjeti që ata larguan nga shtëpia, ishte kapur nga kamerat duke u shoqëruar nga një automjet tjetër.

“Hygerta mbush 19 vjeç në datën 30 mars të këtij viti. Nëse do ti referohemi një serie ngjarjes që përmenden si ‘case’ në kriminalistikë, ky krim nga mënyra sesi ka ndodhur, tregon se nuk është zbuluar pse-ja e madhe. Pse ndodhi ky krim dhe çfarë ka ndodhur në familje? Në Shqipëri kanë ndodhur dy vrasje në gjumë. Një grua në Fier e vrau bashkëshortin teksa po flinte, deklaroi se e kreu pas një dhune 25-vjeçare. Vrasja e dytë ishte nga një grua në veri të vendit, ku tha se kishte vendosur të heshtte për shkak të opinionit dhe presionit. Në dosjen hetimore që e bëmë të qartë për publikun duke ruajtur parametrat e zisë, është e qartë se dëshmitë e fëmijëve janë kontradiktore. Edhe Hyseni dhe Hygerta deklarojnë një elementë të ngjashëm në orën 15:00 babai po pushonte, i kanë thënë të çohej. Dëshmia e dytë e vajzës…duhet të kemi parasysh dinamikën. Oficeri i policisë e kishte referuar çështjen për vrasje, djali i madh thoshte babi ynë ishte larguar dhe njëherë. Në atë që tregojnë dokumentet në referim, tregohet se oficerët kanë shkuar dhe kanë marrë deklaratat për të ndjerin që kanë treguar rutinën e tij. Janë pyetur fqinjët dhe individët që takoheshin me të. Ajo që e ka bindur grupin e hetimit, është gjetja e automjetit. Kamerat e sigurisë kanë treguar dy automjete, gjetja e makinës, dërgimi i saj në drejtorinë e Durrësit. Të dhënat e para ishin kontradiktore, pasi kanë kryer veprime të tjera proaktive kanë thirrur tre fëmijët dhe nënën. Me orë të tëra, u përshkrua si njeri i qetë, pastaj shumë i paqartë. Për vendi ku u gjet trupi, vajza do ishte në pamundësi për të kryer këto veprime pa rënë në sy nga anëtarët e tjerë të familjes“, tha gazetarja në Top Talk.

“Ka ndodhυr kudo në botë”/ Këlliçi bën ρaralajmërimin ‘bombë’: Mund t’i vihet flaka Parlamentit, kemi mendυar…

Vënia e flakës së parlamentit, ngujimi në sallën e Kuvendit, greva e urisë! Këto janë disa nga skenarët që opozita po diskuton. Ajo që është e sigurt deri më tani është opozita do të radikalizojë aksionin e saj. Me aksionin e deri tanishëm, demokrati Belind Këlliçi tha se opozita ka arritur shumë, por nuk do të ndalet.

Nga ana tjetër, Belind Këlliçi në një studio televizive u ndal të fliste edhe për Amnistinë Penale apo edhe Reformën Zgjedhore që sërish janë kthyer në një “mollë sherri”, me nazhorancën, por edhe palën tjetër të Partisë Demokratike.

Këlliçi: Plan për radikalizimin e aksionit opozitar! Mund t’i vihet flaka dhe Parlamentit.

Po diskutohet ideja e radikalizimit të aksionit opozitar, po diskutohet ideja e një ngujimi, e një proteste më të fortë. Mund t’i vihet edhe zjarri parlamentit, ka ndodhur kudo në botë, ka forma të ndryshme të mosbindjes civile për të ndërgjegjësuar qytetarët dhe ndërkombëtarët”, u shpreh Këlliçi.

“Akuzat i kanë si aleancat, fluide, herë me Ramën, herë me Ballën, herë me Veliaj, duke qenë se ky është një problem i dukshëm, kanë dalë për të marrë disa minuta TV, nuk i shërben askujt mendimi i një pakice që është i fokusuar te pazaret e Ramës me mazhorancën dhe qeverinë. Duke e gjykuar një sherrnajë mes qeverisë dhe një shtojsë e të qeverisë, duhet të ketë një qartësi nga qeveria dhe më pas një konsensus të gjerë sepse mund të ketë shumë të burgosur që presin t’i shkurtohet dënimi”, tha Këlliçi. Nje deklarate vertet e rende dhe shpresojme qe SPAK te mbaje shenim kete kercenim.

Belind Këlliçi ka sjellë të gjitha argumentet se përse Partia Demokratike këmbëngul për karrigen e bashkëkryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore, Duke thënë se opozita e PD, po i shkon pas fillit qeverisë që Edi Ramës, shtoi se rrezikohet që kjo reformë të shndërrohet në një mjet për çimentimin e pushtetit të kryeministrit. Nga ana tjetër, ai theksoi se në rast se Oerd Bylykbashi do ishte bashkëkryetar, një gjë e tillë nuk do të ndodhte.

“Mollë sherri, jo për karrigen si funksion formal në bashkëkryesimin e Komisionit të Reformës, aty ka një instrument shumë të fortë që bashkëkryetari ka të drejtën e vetos, pra në momentin që ne nuk biem dakord, se ne nuk jemi dakord me sistemin aktual, ne duam votën e diasporës, ne e dimë që kjo mazhorancë nuk e duan, por nëse bashkëkryetarin e do e ketë PD, ai do vinte veton për këtë çështje. Zgjedhjet me prim favorizon partinë në pushtet, nëse ky propozim do vinte nga Basha dhe vjen në tavolinë për miratim dhe PS jep miratimin, kjo do ishte një thikë pas shpine dhe shërben për të çimentuar Ramën në pushtet, këtë Bylykbashi do e refuzonte”, u shpreh ai.

Ish-deputeti demokrat, Belind Këlliçi u ndal edhe të çështja e vulë së Partisë Demokratike. Ai tha se duhet marrë një vendin, cilido qoftë ai, edhe kundër, por mjafton që t’i jepet fund “këtij makthi”, siç Këlliçi e quajti.

“Të marrë fund ky makth, ore le të vendosin dhe kundër vetëm të marrë fund, kjo nuk ndodh sepse kështu do qeveria”, u shpreh Këlliçi.

Shqiρtarët terrόrizojnë qγtetin e qetë anglez, sherr masiv për “shtëpinë e barit”! I arrestυαri kërkon deportimin (EMRI)

Qetësia e një mëngjesi në Telford të Anglisë u shkatërrua kur banorët e Calcott, Stirchley, u përballën me një skenë direkt nga një film. Raportet vërshuan rreth një grupi burrash, të armatosur me çanta dhe shkopinj golfi, duke shkaktuar terror jashtë një prone. Arsyeja e kësaj zhurme në mëngjes herët? Një fermë kanabisi, e fshehur brenda peizazhit periferik, e cila ishte kthyer në një fushë beteje. Mes kaosit ishte Amadeo Cela, 22-vjeç, një i ri larg shtëpisë, i cili shpejt e gjeti veten në prangat e policisë vendase pas një ndjekjeje të shkurtër por të tensionuar me këmbë.

Përfshirja e Çelës në trazirat në fermën e kanabisit, një ngjarje që u zhvillua në errësirën e orëve të para, tashmë e kishte vendosur atë në një udhëkryq, përballë nëntë muajsh pas hekurave.

Por nuk ishte vetëm liria ajo që kërkonte Cela, ai donte ta kthenin në Shqipëri. Gjatë procesit gjyqësor, rezultoi se Cela, i pranishëm ilegalisht në Britaninë e Madhe, shprehu dëshirën e fortë për t’u deportuar përsëri në Shqipëri pasi të kryhej dënimi. Kjo kërkesë, që vjen nga një i ri i ngatërruar në kompleksitetin e sipërmarrjeve të paligjshme dhe çështjeve të emigracionit, nënvizon historitë personale të humbura shpesh mes titujve të krimit dhe dënimit. Lutja e Çelës për dëbim, një kujtim prekës i fytyrave dhe fateve individuale që qëndrojnë pas gjuhës ligjore dhe rezultateve gjyqësore, tani pret vendimin e atyre që kanë pushtetin për ta dhënë atë.

Pas përplasjes së fermës së kanabisit në Telford, mbeten pyetje rreth implikimeve më të gjera të incidenteve të tilla në komunitetet lokale, sfidat e zbatimit të ligjit dhe rendit dhe rrugët që i çojnë individë si Cela të gjejnë veten larg shtëpisë, duke kërkuar shpengim ose arratisje. Ndërsa komuniteti i Calcott, Stirchley, kalon përçarjen, historia e Amadeo Celës shërben si një reflektim mbi kryqëzimet e krimit, dënimit dhe dëshirës njerëzore për shtëpinë.

“Shkaktarja e kësaj ρune është e shoqja”/ Vëllai i PëΙΙumb Metës akuzon bashkëshorten e tij: Nipi i madh është i dhυnshëm, së fυndmi ishte përdorues i…

Zhvarrosja e tij mbrëmjen e 22 shkurtit nga policia pak metra larg banesës ka qenë një moment shokues për Ramazanin, vëllain e Pëllumbit i cili për ditë me radhë ka kërkuar një shenjë të të vëllait të zhdukur.

“Mora vesh që vëllai ishte zhdukur shkova në polici shkova dhe tek familja e tij pyeta. Më thanë nuk dimë gjë. Kjo ishte shumë e dyshimtë, por unë nuk dyshova tek fëmijët dhe tek familja e tij. Në orën 11 të natës së datës 22 erdhi policia dhe e zhvarrosi. Unë vëllain e paskam pasur këtu dhe e kërkoja në vende të tjera”, tha vëllai i viktimës Ramazan Meta.

Sipas të afërmve të Pëllumb Metës pretendimet për dhunë që kanë ngritur bashkëshortja dhe fëmijët e tij pas krimit nuk qëndrojë. Ata kërkojnë thellim të hetimeve dhe ndëshkimin e kujdo që ka ideuar krimin.

“Shkaktarja e kësaj pune është e shoqja. Shteti të bëjë punën dhe të gjejë autoren kryesore. Kush pati mundësi t’i mësojë fëmijët? Fëmijët nuk patën asgjë të keqe nga babai i tyre. I shkolloi dhe i mbajti afër. Çfarë të keqe patën? Mirë që e vranë por pse e groposën që ta zhduknin. Të vinin të më thoshin “O xhaxhi në zënkë e sipër e vramë”, tha ai.

Sipas familjarëve të Pëllumb Metës, bashkëshortja e tij Blerina i ka ushqyer fëmijët gjithmonë me urrejtje ndaj të atit dhe njerëzve të tij. Ajo nuk mbante marrëdhënie të mira me askënd dhe detyronte edhe Pëllumbin të mos u fliste familjarëve megjithëse i kishte fqinj.

Ndërsa për fëmijët ata shprehen se kanë qenë të qetë përveç djalit të madh Hysenit I cili kishte prirje të dhunshme dhe së fundmi ishte përdorues i lëndëve narkotike.

BOTA E ERRËT E TAKSIVE/ Si shoferët e kompanive ‘Blue Taxi’, ‘Lux’, ‘King Taxi’ dhe ‘Smart Taxi’ shesin k.okάinë në Tiranë (Video)

Kokaina në Tiranë po shpërndahet pothuajse haptazi.

Tashmë shpërndarësit kryesorë të kokainës janë kthyer shoferët e taksive të disa prej kompanive që operojnë në Tiranë.

Shoferët e kompanive ‘Blue Taxi’, ‘Lux’, ‘King Taxi’ dhe ‘Smart Taxi’ janë shndërruar në ndërmjetës të trafikut të kokainës, por edhe të prostitucionit, sipas një investigimi të portalit “Zeri”.

Një pjesë e shkëputur nga dokumentari i portalit “Zeri”:

“Për të shkuar në themel të realitetit në këtë rrjet taksish që shërbejnë si korrierë droge dhe sekserë prostitucioni, ZËRI infiltroi një bashkëpunëtor, i cili për 3 muaj ishte klienti ideal i këtij grupi. Shoferë që shesin dhe pinë drogë. Më pas dalin sërish në rrugë për të kapur klientin e radhës dhe për të bërë rrugë të tjera, me një qëllim, të bëjnë para, shumë para.

Bashkëpunëtori nis misionin me një nga shoferët e rrjetit të taksive LUX në kryeqytet, një nga kompanitë kryesore të tregut.

Taksisti jo vetëm që ka dijeni për shitjen e kokainës, por ai tregon sesi rrjeti funksionon ku klientët që duan kokainë mund të marrin edhe punonjëse seksi dhe shkojnë me to në hotele të posaçme që funksionojnë si një trinom. Klienti merr taksinë, kërkon kokainë dhe një femër dhe taksia në këmbim e dërgon në hotelin përkatës dhe i jep drogën. Bashkëpunëtori ynë hipi me të dhe taksisti jo vetëm gjeti dhe ndërmjetësoi shitjen e kokainës por edhe e konsumoi vetë atë.

I infiltruari ynë kërkon më shumë… Po i njëjti taksist, ditën e dytë që bashkëpunëtori e telefonoi, gjëja e parë që flet dhe kërkon është kokaina.

***

Në këtë moment, taksisti porosit kokainën me mesazh te shpërndarësi në zonën e Kasharit dhe më pas e telefonon. I infiltruari dhe taksia shkojnë të marrin drogën. Siç mund të shihni është vetë shoferi i kompanisë LUX taxi që del nga makina e kompanisë me ngut dhe merr drogën për t’ia shitur bashkëpunëtorit. Në këtë moment bëhet edhe shkëmbimi i drogës mes tyre. Taksisti pasi ka konsumuar njëherë kokainën që i shiti bashkëpunëtorit kërkon sërish drogë, ndërsa tregon sesi ka pirë drogë dhe alkool në orarin e punës.

Bashkëpunëtori ynë vijoi aventurën e tij të rrezikshme kësaj here me një nga shoferet vajza të Blue Taxi që tregonte sesi kjo kompani një nga më të rejat në treg operon me makina komplet pa licensë. Ajo edhe mburret sesi makina e palicensuar i bën karshillëk Policisë.

***

Në vijim, bashkëpunëtori ynë vendosi të ritentojë një taksi të kompanisë Blue, për një xhiro nëpër qytet. Aq masiv është fenomeni saqë sapo i infiltruari hap gojën për të kërkuar diçka, përgjigja që merr është “kokainë”.

Menjëherë pa humbur kohë, ky taksist telefonon shokun e tij shpërndarës dhe shkon drejt bazës së tij të drogës që ndodhet mbrapa “Grand” në Astir. Duke mos e patur aspak problem, taksisti i Blue Taxi merr shpërndarësin në makinë dhe negocion pazarin për dozën e kokainës.

Me zbritjen e shpërndarësit, ky taksist tregon sesi funksionon rrjeti kriminal ku ai bën pjesë. Me një përshëndetje të përzemërt, bashkëpunëtori ynë përmbyll investigimin me kompaninë Blue Taxi, duke menduar se tregu i kompanive të tjera do të ishte ndoshta më i sigurt. Por ka mjaftuar një xhiro me 2 nga shoferët e King Taxi për të parë sesi kokaina është një nga shërbimet kryesore ndaj klientelës. I infiltruari hyn në King Taxi dhe pas një prezantimi të shkurtër kërkon nga taksisti i KING, drogë të llojit kokainë.

Me konfirmimin se shpërndarësi po vinte, i infiltruari zbulon se taksisti nuk e kishte këtë herën e parë. Ai ishte garant i cilësisë së kokainës së këtij grupi. Në këtë moment shpërndarësi hyn në makinë dhe kërkon të shkojë ta marrë drogën te shtëpia e tij te Rruga e Elbasanit. Në këtë moment, shpërndarësi bëhet paranojak dhe paralajmëron taksistin që nëse vjen Policia, të dy nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin. Në mënyrë të sofistikuar, shpërndarësi mëson taksistin që të hapë krahun dhe nëse vjen policia të pretendojë se ka qenë i ndaluar atje dhe nuk ka lidhje me të.

Shpërndarësi ikën të marrë drogën dhe njësoj si në çdo kompani edhe King shet kokainë dhe nuk pyet për rregullat e vendosura për cigaren.

Në këtë moment shpërndarësi telefonon taksistin për ti thënë se cilësinë e mallit e ka të lartë.

Një tjetër shofer i King Taxi rezulton se ka një bazë ku mund të marrë kokainë. Në 7:30, bashkëpunëtori mori sërish taksistin e King, por ai deklaroi se shpërndarësi nuk ishte i disponueshëm në këtë ditë.

***

Në zonën e ish-Bllokut, bashkëpunëtori ynë mori një Smart Taxi për ti kërkuar të njëjtën gjë si 3 kompanive të tjera. Pasi e ka konfirmuar në telefon, të nesërmen taksisti i Smart njofton se ka gjetur drogën dhe është gati për të bërë shkëmbimin. Një realitet shokues për të cilin duket se institucionet janë shumë larg kontrollit dhe verifikimit.

“Shoqëronte çdo ditë Hγgertën për në shkollë”, fqinjët e kujtojnë Pëllυmb Metën si njeri korrekt e ρυnëtor

Ngjarja e së Premtes së shkuar, padyshim i la të gjithë në shok, për dinamikën dhe llojin e krimit. 3 fëmijë u bënë bashkë për të vrarë babain e tyre, 50 vjeçarin Pëllumb Meta.

Pikëpyetjet janë ende të mëdha, për rolin e secilit në këtë ngjarje, por edhe motivin.

Zakonisht dëgjojmë fjalë të mira për një njeri pas vdekjes, e të tilla janë edhe ato të fqinjëve të viktimës. Në një lidhje direkte për gazetarin Besard Jacaj, korrespondentja e Klan News në Durrës Enkeleda Arapi citoi disa nga deklaratat e tyre.

Një njeri shumë i dhënë pas familjes, punëtor dhe që kishte dhënë kontribut të madh për t’u siguruar jetësen familjarëve. Kështu e kujtojnë ata Pëllumbin.

“Thonë që e shoqëronte çdo ditë vajzën e tij për në shkollë në Durrës dhe më pas nisej për Tiranë me autobusët e linjës. Kishte ndihmuar nga ana financiare të birin që të emigronte në Itali e më pas në Angli. Të paktën fqinjët nuk kanë dëgjuar se ai ishte posesiv ose agresiv në familje dhe kurrsesi nuk kanë parë ndonjë debat në ambientet e jashtme të shtëpisë. Përkundrazi deklarojnë se i kanë parë të shoqërueshëm me njëri-tjetrin në daljet e tyre. Edhe vetë bashkëshortja e Pëllumb Metës jepte leksione të Anglishtes në shtëpi, për persona të interesuar”, raportoi Arapi.

Bazuar në këto fjali të thëna prej njerëzve që e njihnin të ndjerin, na krijohet një panoramë e një familjeje normale e pa konflikte të vazhdueshme. Megjithatë, vrasja e prindit është një akt esktrem që kurrsesi nuk mund të vijë pa një arsye të fortë, e cila sidoqoftë është sërish e pajustifikueshme./tvklan.al