Ρilotja shqiptaro-amerikane që bombαrdoi Serbinë: Sapo u bë thirrja, u ραraqita e para

Njëzet e pesë vjet më parë, NATO-ja filloi fushatën e bombardimeve kundër forcave serbe, duke shënuar kësisoj fundin e pushtimit të Serbisë. Në mesin e piloteve që drejtoi aeroplanët luftarakë që bombarduan Serbinë, ishte edhe shqiptaro-amerikania Faruza Kallaba.

Ajo thotë se çdo përvjetor që kalon, ajo kujton babain e saj dhe popullin e Kosovës. “Më bën ta rikujtojë çdo gjë. Më mungon babai, por i kam familjarët e tij dhe të mijtë që kalojmë kohën së bashku”. Duke kujtuar bombardimet e 25 viteve të mëparshme, ajo thotë se ka pasur misione të rëndësishme.

“Kam pasur shumë netë që qëndroja në ajër. Disa nga to kanë qenë shumë të rëndësishme. Ne kemi qëndruar në Francë dhe fluturonim mbi zonë dhe duhej të rimbushnim aeroplanët gjatë fluturimit. Ne bënim çdo gjë që duhej për të ndihmuar Kosovën dhe për mua kjo ishte gjë e mrekullueshme”, tha ajo për RTK-në.

Kalluza thotë se pilotëve kohë pas kohe u jepet mundësia të zgjedhin nëse dëshirojnë të marrin pjesë në misione ushtarake në vende të caktuara dhe ajo tregon se ishte e lumtur që bëhej fjalë për Kosovën.

“Kohë pas kohe na jepet mundësia kush dëshiron të shkojë në misione, pos në rastet kur e gjithë njësia zbarkon. Kësaj radhe sapo doli mundësia unë isha e para që u paraqita sepse kjo ishte shumë speciale për mua. Në të gjitha vitet e karrierës për mua kjo ishte kulminacioni i karrierës, pasi edhe isha afër pensionit”.

Sot uniforma ushtarake e zonjës Kallaba ndodhet në një muze në Kosovë dhe sipas saj kjo është një emocion i madh për të.

Faruza thotë se për herë të fundit me babain ishte në Kosovë në vitin 2004 dhe ishte shumë emocionale për të. Në vitin 2008 babai i saj kishte ikur nga kjo jetë.

Faruza Kallaba u lind në Damask të Sirisë (Arabi) me 3 nëntor 1956 nga babai shqiptar, Haki Kallaba dhe nëna ukrainase, Ana Senkiewicz.

Si fëmijë, Faruza bashkë me familjen e saj ishte shpërngulur nga Arabia dhe ishte vendosur në Chicago të SHBA-ve, ku jeton edhe në ditët e sotme.

Në Kosovë 24 marsi vlerësohet si një ditë me rëndësi vendimtare për historinë e vendit.

Për 78 ditë sa zgjati fushata ajrore, në tokë u shfrytëzua nga forcat serbe për sulme hakmarrëse kundër shqiptarëve. Mbi 10 mijë veta u vranë, mbi 800 mijë u dëbuan nga Kosova, ndërsa rreth 5 mijë të tjerë në fund të luftës llogariteshin si të zhdukur.

(Balkanweb)

Ρύblikohet biseda me Egestën, ish ραrtnerja e Meritonit: Ai ende më do, ky është ρroblemi i tij

Mbrëmjen e djeshme Meritoni ka zbuluar pak nga historia me ish partneren e tij Egestën si dhe problemet me autizmin që ka djali i tyre. Duket se pas kësaj deklarate Egesta nuk ka qendruar qetësi.

Fillimisht ajo ka postuar një story të djalit ku shkruan: “Mos u mërzit bebi se e vërteta do të dalë!”.

Pas kësaj deklarate, portali “Kryefjala” ka siguruar foton e bisedës të Egestës me një vajzë, ajo i shkruan se është xheloze sepse ai nuk e ka dashur sic do Ilnisën dhe se Meritoni do fitojë teksa Egesta përdor djalin për klikime.

Por përgjigja e Egestës ka qenë e prerë:

”Meritoni hala më don, ajo është problemi i tij. Beda beda ngushllime”, shkruan Egesta.

Dimër në ρranverë! Dëborë dhe stυhi shiu, si ρritet të jetë moti javës që vjen

Depërtimi i masave ajrore të lagështa jugperëndimore me origjinë nga Anticikloni i Azoreve do të bëjë që pjesën më të madhe të ditëve gjatë kësaj jave të mbizotërojnë kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë javës moti do të jetë me intervale të herëpasherëshme kthjellimesh si dhe alternime vranësirash mesatare dhe të dendura, të cilat do të pasohen me reshje shiu me intenistet të ulët dhe mesatar.

Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive me shkarkesa elektrike e breshër në pjesën më të madhe të territorit.

Nuk do të mungojnë reshjet e dëborës me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar në relievet malore në veri, verilindje-juglindje të vendit në lartësitë mbi 1000m, kryesisht ditën e Hënë dhe të Enjte.

Ditën e Premte moti do të jetë i kthjellët me kohëzgjatje të orëve me diell. Vlen të theksohet rritje tejet e theksuar e temperaturave ditën e Mërkurë në të dyja vlerat për shkak të depërtimit të një mase të ngrohtë me origjinë nga Afrika e Veriut si dhe erës jugore.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-juglindje 3-9m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina arrin shpejtësi 11-16m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë.

Problematike parashikohet të jetë dita e Mërkurë ku era përgjatë vijës bregdetare pritet të arrijë shpejtësi 16-23m/s me dallgëzim në dete të forcës 4-6ballë.

“E vërteta gjithmonë fiton”, ish e dashύra e Meritonit reagon pas rrëfimit të tij “trόnditës” dhe ρaralajmëron “bόmba”

Ergesta, ish e dashura e Meritonit ka reaguar pas rrëfimit të mbrëmshëm të banorit gjatë spektaklit të Big Brother Vip 3.

“Mos u shqetëso baby e vërteta gjithmonë fiton…Soon…”, ishte mbishkrimi i saj në foton e djalit të tyre duke nënkuptuar “së shpejti do plas “bomba”‘ përmes një “emoji”.

Meritoni ka tronditur me rrëfimin e tij gjatë mbrëmjes së djeshme për djalin, i cili vuan nga autizmi. Gjatë rrëfimit të tij, u përlotën të panishmit, përfshirë edhe drejtuesin e spektaklit.

“Kam shumë emocione kur flas për djalin se kam shumë muaj që nuk e kam ni, nuk e kam pa, nuk e kam pa as në kamera dhe nuk e kam prek as nga afër. Leari i ka ka pas prindërit 22 vjeç kur erdhi në jetë. Unë nuk e kam parë djalin kur kam lindur, për herë të partë ja kam dëgju zërin nga telefoni. Nuk isha për shkak të pandemisë dhe disa problemeve. E kam takuar për herë të parë kur i ka pas dy vjet. E kam të vështirë me fol se therem në emocion, takimi parë, një vogëlush kaçurrels i bukur. Kam pasur probleme me mamin e djalit. Malli më ka marrë, konktak s;’ka kurrkush me mamin e vet. Më ka marrë shumë malli, Leari do bëhet burrë, ka për të kuptuar edhe ndarjen tonë. Do i kërkoj falje për shumë gjëra, çdo gjë që bëj e bëj për Learin dhe njerëzit që i du mas shumti”, ishte rrëfimi i Meritonit në dhomën e rrëfimit.

“Ne jemi njohur si 17-vjeçar, kemi pasur një dashuri shumë të madhe, quhet Egesa. Në moshën 22-vjeçare kuptuam që do bëheshim prindër. Më pas filluan problemet si çift, Egesa jetonte në AustrI, Problemi ishte ku të jetonim, ajo vendosi me qiti kusht, ose duhesh me ardh në Austri ose ne nuk vimë. Kjo ishte arsyeja pse u ndamë. Më i sigurt isha me jetu në Prishtinë dhe me ardh djali me mamin me jetu me mu. Këtu filloi ndarja jonë. Pash një Meriton të vogël

Jam brenda për shkak të një kauze që nuk e kam fol asnjëherë me banorët brenda shtëpisë. Leari është njëri prej fëmijëve të tjerë që është me autizëm, kjo ka qenë arsyeja. Nëse fitoj, gjysma për djalin e tjetra për fëmijët në autizëm. Është 5 vjeç dhe si fëmijët e tjerë, problem në të folur…Gjej rastin të kërkoj falje për çdo gjë. Unë dua të jem pjesë në jetën e djalit tim. Unë du me kon pjesë e zhvillimit të tij, me e ndihmu në pjesën tjetër jetë. Do i kërkoja publikisht, me i lënë anash problemet dhe me ma lënë gjysmën time afër meje”, tregoi Meritoni gjatë spektaklit.

“Ρërtoj shυmë të iki”/ Çiljeta rrëfen pse ka heqυr dorë nga koncertet: Për momentin kam ρrioritet…

Çiljeta ka rrëfyer për herë të parë pse ka hequr dorë nga koncertet. Gjatë një diskutimi me Renisin, Çiljeta është shprehur se për shkak të angazhimeve familjare, ajo ka hequr dorë nga koncertet.

Ajo tha se kujdeset gjatë ditës për familjen dhe nuk ka kohë, por do të zhvillonte koncerte vetëm në Tiranë, ku të mund të kthehet pranë familjes.

Këngëtarja tha se çdo moshë ka fazën e vetë dhe se prioriteti i saj është familja.

Çiljeta: Përtoj shumë të iki në koncerte.

Renisi: Koncertet të mbajnë gjallë.

Çiljeta: I dua koncertet brenda Tiranës, që të këndoj dhe të kthehem në shtëpi. E ndjej veten të lodhur, je gjithë ditën në shtëpi, la, pastro, mbaj shtëpinë dhe gatuaj.

Renisi: Me të ndjerë është ajo, s’diskutohet.

Çiljeta: Mendoj se çdo moshë ka fazën e vetë.

Renisi: Ja vë vetë njeriu vetes prioritetet.

Çiljeta: Unë kam prioritet familjen dhe e ndjej veten shumë të rritur për të kënduar.

“Mami ra në komα dhe babai na solli në shtëρi një grυa tjetër”/ Mes Ιotësh, Rike Roçi rrëfen historinë e trishtë: Ishte shumë e keqe, na ka nxirë jetën

Rike Roçi ka rrëfyer disa momente të vështira të jetës së saj. Në një bisedë më Roza Latin, Rike tregon se u prek shumë nga rrëfimi i Rozës pasi edhe historia e saj është e njëjtë. Rike rrëfen se babai i saj ka ndërruar jetë nga një problem në mushkëri dhe se nuk sillej mirë me ta.

Gjithashtu ajo i ka rrëfyer Rozës se ai krijoi një lidhje dhe kur mamaja e tyre ishte në spital ja solli në shtëpi.

“Kur pas shumë vitesh ne u bashkuam ai kishte bërë një jetë të re në Itali po ne nuk e dinim ai kishte shumë vite vetëm. Prandaj u preka shumë dje se me erdhën në mend skenat.

Kishte një partnere tjetër nuk kishte bërë fëmijë por ajo na e ka nxirë jetën mua dhe mamit ishte shumë e keqe vinte te shkolla ime donte të na afronte mua dhe motrën pastaj kur mami bëri aksident përfundoj në koma babi i qëndroi afër po pastaj e zëvendësoi mamin me ketë gruan na e solli në shtëpi mami ishte në spital.

Babi në Shqipëri humbi jetën nuk kam një fotografi ku jemi të gjithë bashkë nuk e kemi nuk dua ta gjykoj babin se edhe si është sjell me ne e kam pasur pik të dobët kur erdhi në Shqipëri u bë i sëmurë ka ndërruar jetë në krahët e mi.

E di Sanatoriumin e Tiranës përballë ka disa dhoma me qera që të shikoja nga dritarja e reanimacionit se isha në merak se ishte me xhama dhe e shikonim sado keq u soll me ne prap i qëndruam afër.”-tha Rikja

Ditë e υeçantë për çiftin nga Fieri, nusja υjen me heΙikopter! Reagimi i të ftuarυe në dasmë (Video)

Një çift në Fier, ka zgjedhur që ditën e tyre të veçante të martesës, ta mbajnë mend përgjithmonë.

Nusja është marrë me helikopter dhe ndërsa zbret prej tij së bashku me dhëndrin, janë përshëndetur me brohoritma nga të gjithë dasmorët, por edhe nga banorë të zonës, të cilët janë mbledhur pranë helikopterit, shumë kurioze.

Çifti ka zgjedhur që helikopteri të jetë me ngjyrë të kuqe si simbol i dashurisë së tyre.

Emrat/ Rrahën 30-υjeçarin me shkopa bejsbolli disa ditë më ρarë, dorëzohen aυtorët

Katër personat që dhunuan me shkopa bejsbolli një 30-vjeçar disa ditë më parë në Korçë janë dorëzuar në polici.

Kontrollet intensive të policisë në banesat e familjarëve, të afërmve, vendet ku mund të fshiheshin 4 autorët e plagosjes së 30 vjeçarit Ramadan Hasani në ambjentet e një lavazhi në Korccë, bëri që të dorëzohen në komisariat paraditen e së dielës autorët Spartak Selimi, Kristi Selimi, Marsel Xhakollari dhe Erion Gura.

Arratia e 4 autorëve zgjati 3 ditë, dhe në pamundësi për të qëndruar akoma të fshehur, ata janë vetëdorëzuar në komisariatin e policisë së Korçës.

30 vjeçari i cili ra pre e sulmit të autorëve, pas një konflikti për motive të dobëta, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në pamjet e siguruara, i riu vrapon dhe futet në ambientet e një servisi për t’i shpëtuar personave që po e ndiqnin nga pas me shkopinj bejsbolli në duar.

Ai ka mundur të futet në ambientet e servisit, ku në fillim një prej personave e ka goditur me shkop, dhe pak sekonda më vonë kanë mbërritur dhe tre të tjerë. I riu ka tentuar edhe një herë që t’i shpëtojë dhunës, por nuk kam mundur dhe është goditur nga të katërt personat.

Edhe pse në servis ka pasur disa të tjerë prezent, duket se askush nuk ka tentuar që t’i ndajë. 30-vjeçari i identifikuar si Ramadan Hasani, ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se konflikti ka nisur në datë 14 mars mes Hasanit, Selimajt dhe vëllait të këtij të fundit.

E rëndë në familjen dυrrsake! 24-vjeçari rreh babain pasi i dhυnoi nënën

Një 24-vjeçar dhe babai i tij 53-vjeçar kanë përfunduar në komisariat në Durrës, pas një konflikti mes tyre.

Policia njofton se gjithçka ka nisur pasi 53-vjeçari ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe për këtë arsye djali ka reaguar duke e dhunuar babain e tij. Pas kësaj, të dy ata janë shoqëruar në policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit K. D., 53 vjeç dhe E. D., 24 vjeç, babë e bir, banues në Durrës, pasi shtetasi K. D. ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, ndërsa shtetasi E. D. ka ushtruar dhunë ndaj ndaj babait të tij.

Në vijim të informacionit të dhënë dje, për një konflikt në një karburant në lagjen nr. 17/1, ju informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në përfundim të veprimeve të para procedurale dhe hetimore për rastin, arrestuan në flagrancë shtetasin H. Gj., 27 vjeç, banues në Kavajë. Gjatë konfliktit për motive të dobëta, ai ka goditur me përforcues grushti, punonjësit e këtij karburanti, shtetasit S. P. dhe F. Gj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

“Nëse nuk resρektohet do shkoni kokë më kokë në nominim”, dënimi i fortë për Meritonin dhe Ilnisën

Çifti Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli janë ndëshkuar nga “Vëllai i Madh” gjatë primet të mbrëmjes së djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Ata u dënuan pasi në mjaft raste, Ilnisa ka fikur mikrofonin kur bënte biseda me Meritonin në shtrat, ose futej nën çarçaf me të.

Dy banorëve iu ndalua që të flenë në të njëjtën dhomë me njëri-tjetrin, dhe as të qëndrojnë në të njëjtat ambiente të shtëpisë, në të kundërt nëse ky vendim nuk respektohet, çifti do të shkojnë në një nominim kokë më kokë.

Pas këtij vendimi banorët u gëzuan shumë, ku ndër ta ishte edhe aktorja Egla Ceno, e cila u shpreh se tashmë do të flejë e qetë pa mbuluar kokën me jorgan nga pasthirrmat.

“Më duhet që të mbuloj kokën vetëm që mos të dëgjoj lëvizjet e jorganit dhe pëshpërimat, prandaj gëzohem”, tha Egla.