Shαntazhohej në TikTok/ 50-υjeçarja në Peshkopi tenton υetëvrasjen, e bija e mitur: U tmerrova!

Në datën 14 shkurt 2023, emisioni investigativ “Fiks Fare” transmetoi denoncimin e një 50-vjeçareje, të cilës i kishin hapur disa faqe denigruese në rrjetin social “Instagram”.

Denoncuesja tha se bashkëjetonte prej 22 vitesh me një person, që më vonë e mësoi se ishte martuar. Ajo tregon se kishte 2 fëmijë nga martesa e parë, ndërkohë që me këtë bashkëjetues kishte edhe një vajzë 10 vjeçe.

“Më kanë hapur disa faqe në ‘Instagram’, por policia nuk po i heton. Kam shkuar disa herë dhe sërish nuk e gjejnë autorin. Unë dyshoj se e ka bërë djali i bashkëjetuesit, i cili është 22 vjeç. Të gjithë e dinë në Peshkopi historinë tonë” tha ajo.

Në atë kohë, Fiksi u interesua te Policia e Dibrës, ku oficeri Ramiz Alia tha se “ka prova për të hetuar këtë çështje”. Ndërkohë, disa ditë më pas, vajza 10-vjeçare e denoncueses, kontakton me redaksinë e Fiksit dhe dërgon një mesazh zanor.

“Përshëndetje. Mami im dje ka tentuar vetëvrasjen. E ka marrë në telefon oficeri dhe i ka thënë se çështja është mbyllur. U tmerrova kur e gjeta. Kemi shkuar në Spitalin e Dibrës dhe më pas në Tiranë. Aktualisht jemi në Tiranë. Kërkoj vetëm si e mbylli çështjen oficeri i policisë” do të deklaronte vajza e mitur.

Pas këtij mesazhi, gazetarët e Fiksit shkojnë dhe e takojmë denoncuesen 50-vjeçare në Spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë. Zonja ndodhej në Urgjencë, tek zona e 6-katëshit tekreparti i të Intosikuarëve.

Fillimisht, Fiksi takon fëmijët, vajzën 10-vjeçare që e ka me bashkëjetuesin, e cila denoncoi gjendjen e saj, dhe djalin nga martesa e parë që kishte ardhur nga Italia. Denoncuesja thotë se ka ndërmarrë këtë akt pasi ka komunikuar me OPGj-në Ramiz Alia. Ramizi i ka thënë se hetimet janë mbyllur. Ai i ka shkruar mesazh, por pa i dhënë asnjë dokument.

“Nga dëshpërimi që çështja u mbyll, kalova në depresion dhe piva kokrra. Aktin e ndërmora vetëm se çështja u pushua. Unë kërkoja që edhe pse e dinin se kush ishte personi, sërish e mbyllën hetimet” thotë denoncuesja.

Më tej pohon se në gjendje të rëndë e gjeti vajza e saj. Vajza ka marrë urgjencën dhe më pas denoncuesja shkoi në Spitalin e Dibrës për trajtim. Në urgjencën e këtij spitali ka shkuar edhe Policia e Peshkopisë.

“Shefi i policisë që erdhi në Urgjencë më ka thënë se personi që ka hapur këto profile është shoqëruar dhe brenda policisë i kanë thënë se ‘ta lërë me kaq’” thotë denoncuesja.

Ndërkohë, djali i saj pohon se personat që dyshon se i kanë hapur profilet në Instagram kanë njerëz të afërt në Policinë e Peshkopisë. Madje, këta persona sipas tij, kanë ndërhyrë që çështja të pushohet dhe të mos ndiqet.

Fiks Fare kontaktoi me Policinë dhe Prokurorinë e Peshkopisë. Në atë kohë, OPGj-ja Ramiz Alia tha se tani ka elementë dhe se do e hetonte çështjen. Por, edhe këto prova duket se nuk mjaftuan. Ai i ka dërguar disa mesazhe denoncueses në telefon që i thotë se çështja është mbyllur. Më pas, denoncuesja i ka kërkuar një dokument, por ai i ka bërë bllok dhe i ka fshirë këto mesazhe. Dhe, pikërisht pas kësaj situate, denoncuesja ndërmori këtë veprim.

Fiksi kontaktoi me Policisë e Dibrës për hetimet dhe tentativën e vetëvrasjes së denoncueses. Në përgjigje, policia shkruan se kallëzimi është bërë në datën 9 shkurt 2024, ndërkohë që më datë 13 shkurt rasti është regjistruar në Prokurori. Më datë 16 shkurt, prokuroria ka vendosur mosfillimin e procedimit penal. Në lidhje me formën e njoftimit të qytetares, policia thotë se me autorizim të prokurorit, nga oficeri i çështjes është njoftuar denoncuesja.

Në lidhje me tentativën e vetëvrasjes, policia thotë se më datë 21 shkurt 2024, në orën 15.00 janë njoftuar se në Spitalin Rajonal të Dibrës kishte shkuar për ndihmë mjekësore qytetarja. Dyshohet për shkak të konsumimit të një mbidoze ilaçesh.

Fiksi e pyeti policinë nëse ka nisur ndonjë hetim për “shkaktim vetëvrasje”. Në përgjigje, policia thotë se “janë kryer veprimet e para hetimore dhe vijon puna për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e këtij rasti”.

Fiks Fare siguroi vendimin e mosfillimit të çështjes, të firmosur nga prokurori Urim Kalia. Në datën 16 shkurt, vetëm 3 ditë pas denoncimit të 50 vjeçares, ai ka vendosur mosfillimin e hetimeve. Pra, për vetëm disa orë prokurori vendosi të mos e hetojë, pavarësisht se shkruan se gjykata duhet të vendosë për kërkesën ndaj kompanisë “META”.

Por, pse nuk e kërkoi prokurori në gjykatë këtë kërkesë? Çfarë i kushtonte?

Më pas, prokurori shkuan se “s’ka ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”. Sipas tij, ata që kanë hapur nuk kanë ndërhyrë në profilin egzistues të qytetares, por kanë hapur një të ri me fotot e saj. Por, megjithëse prokurori pranon se ka pasur fyerje, sharje, kërcënime dhe denigrim për 50-vjeçaren, sërish ai nuk pranoi t’i hetonte! Prokurori pranon se mund të jetë “fyerje” apo “ndërhyrje në jetën private”. Por këto vepra shkruan ai, duhet të ndiqen në gjykatë nga vetë denoncuesja! Pra, qytetarja duhet ti provojë akuzat ndaj të dyshuarve, duke marrë rolin e prokurorit.

Në këtë vendim, prokurori duket se shfajëson veten, pasi jep vetëm të dhëna teknike dhe citime nenesh të Kodit Penal dhe atij të Procedurës Penale. Mungojnë dëshmitë e personave të dyshuar. Është vetëm kallëzimi i qytetares dhe një kqyrje e telefonit të saj. Përse nuk u pyetën të dyshuarit? Kush ndërhyri që ata të mos jepnin asnjë deklarim? Mungesa e hetimeve nga ana e oficerit të policisë dhe shpejtësia për të pushuar këtë çështje nga prokurori, sollën rëndimin e gjendjes psikologjike të denoncueses.

Grυαja e Pëllumb Metës flet për herë të parë dhe zbυΙon detaje tronditëse: Edhe dritaret i kishte ngjitur, fëmijët ishin…

Blerina Meta, bashkëshortja e të ndjerit Pëllumb Meta që u vra dhe u gropos nga fëmijët e tij, ka rrëfyer për herë të parë për mediat atë çka çoi në ngjarjen tronditëse.

Ajo ka thënë në emisionin “Pa Gjurmë” se Pëllumb Meta ishte agresiv dhe dhunonte si atë dhe fëmijët e tij.

“Unë jam një grua e dhunuar në mënyrë sistematike, për 26 vjet dhunë fizike, psikologjike, verbale, në maksimum. Të gjithë familjes, por unë isha ajo që e kam përjetuar më shumë. Edhe dritaret e katit të dytë nuk hapeshin ndonjëherë, kur erdhi policia i kanë parë dritaret ishin të ngjitura”, u shpreh ajo.

Sipas saj, dhuna psikologjike dhe fizike e bashkëshortit ka qenë e vazhdueshme.

“Dhuna ishte e pranishme, unë kisha gjetur mënyrën time që nuk kundërshtoja asnjëherë. Ai për gjithçka e vendoste vetë, fliste vetë. Unë isha mësuar dhe e kisha pranuar jo se e doja. Nuk e kisha denoncuar vetëm nga frika. Vazhdimisht kërcënimet e tij ishin nga më të ndryshmet”, deklaroi ajo.

E pyetur për fëmijët, Blerina Meta tha se ata kanë qenë nën trysni të vazhdueshme ndoshta edhe në gjendje depresive, prej dhunës së babait të tyre.

“Unë e dija për të humbur se kishte tre ditë që nuk kishte ardhur. Kur ai iku nga shtëpia, sikur shpëtoi nga dhuna, nga terrori. Frika ka hyrë në çdo qelizë të gjakut. Nuk ka asnjë fëmijë që do të vrasë babanë, por kjo do të thotë se fëmijët janë rritur në një trysni frike të madhe, ata kanë qenë në gjendje depresioni, jam mëse e sigurt”, tha Blerina Meta.

Sipas saj, Pëllumb Meta kishte kërcënuar njëherë djalin e madh për shkak se po flinte shumë gjumë.

“Goca m’u duk e tensionuar, mendova se për shkak të mësimeve. Me thikë në fyt ka marrë dhe ia ka vënë çunit të madh, sepse e pa që po flinte pak gjumë, pse fle kaq shumë”, u shpreh ajo.

Ajo hodhi dyshime se bashkëshorti kishte probleme të shëndetit mendor.

“Para disa vitesh u kontrollua, nuk ishte mirë. Ai thoshte jam mirë. Pastaj thoshte do të të therr, do të të pres copa copa dhe do të të hedh në koshin e plehrave. I thoshte pa ndonjë shkak. Më preu tubin e gazit ku unë gatuaja, që të shpërthente, e pashë që diçka po bënte aty por s’më shkonte mendja kurrë”, tha ajo.

Ajo tha se ndarja nga bashkëshorti ishte e paimagjinueshme, pasi ai e kërcënonte se do ta vriste, duke zbuluar gjithashtu se njëri prej djemve i kishte thënë “mami, kjo zgjidhet vetëm me vrasje, jo me ndarje”.

Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e martë 27 shkurt 2024

Dashi

Zhvillimet pozitive të ditës do t’iu lejojnë që të përballoni me sukses gjithë nervozizmin e ditëve të lëna pas, sidomos në ballafaqimet me familjen. Gjatë kësaj dite do të arrini të mbyllni marrëveshje të rëndësishme.

Demi

Duhet të jeni gati të ballafaqoheni me disa të papritura aspak të këndshme në vendin e punës. Megjithatë kjo periudhë nervozizmi, nuk duhet t’iu bëjë negativ dhe t’iu dekurajojë, pasi gjithsesi mund të mbështeteni tek një person tek i cili keni besim. Raporti në çift do të jetë mjaft i favorshëm.

Binjakët

Mos u fokusoni maksimalisht vetëm tek puna juaj, pasi mund të humbni nga vëmendja juaj mundësi shumë të mira të cilat do të zgjojnë emocione të forta. Do të rigjeni harmoninë me persona me të cilët jeni grindur së fundmi.

Gaforrja

Merrni më shumë kohë për veten tuaj, pasi kjo është një periudhë e shkëlqyer për të riparë të gjitha prioritetet tuaja në perspektivë ndryshe. Do të ndërmerrni iniciativa profesionale, të cilat i keni menduar prej kohësh. Gjetja e shpirtit tuaj binjak, nuk është diçka e lehtë, për këtë arsye duhet të jeni kurajozë dhe spontanë.

Luani

Mundohuni që të mos nxitoheni, pasi mund të krijohen keqkuptime. Pushoni më shumë dhe shmangni përfshirjen në keqkuptime të ndryshme dhe projekte shumë të mundimshme. Në dashuri, duhet të jeni më të qartë dhe të diskutoni me partnerin/en, për gjërat që ju shqetësojnë.

Virgjëresha

Udhëtimet dhe eksplorimet e vendeve të reja do ju tërheqin shumë, kështu që nisni të planifikoni me vëmendjen që ju duhet, të gjitha spostimet e parashikuara për këtë verë. Gjatë kësaj të marte, duhet vetëm të mundoheni të jeni më të drejtpërdrejtë në marrjen e vendimeve tuaja lidhur me bashkëpunëtorët.

Peshorja

Po kuptoni nxitimthi se kjo është një periudhë e mbushur me ndryshime si në nivelin profesional edhe atë personal. Risitë do ju bëjnë nervoz, por nuk duhet të keni frikë nga transformimet, pasi do të zbuloni anë tuajat, të cilat mendonit se i kishit harruar. Në mbrëmje parashikohen, takime intriguese.

Akrepi

Do të merrni disa sugjerime me vlerë, të cilat do ju lejojnë që të përmirësoni projektet e fundit. Do të ketë rizgjim të dashurisë dhe ngjallje pasioni, duke u rikthyer fuqishëm në lojë.

Shigjetari

Parashikohet një javë e cila do ju shohë më të menduar. Po bëni disa vlerësime, të cilat do ju mundësojnë që t’iu jepni formë tjetër marrëdhënieve ndërpersonale. Në vendin e punës, mos jini shumë autoritar.

Bricjapi

Besojini intuitës dhe hidhuni në projekte të reja, të cilat do ju lejojnë që të nxirrni në pah anën tuaj më krijuese. Idetë tuaja të shkëlqyera do ju mundësojnë përshpejtimin e projekteve tuaja. Dashuria do të jetë mjaft e favorizuar.

Ujori

Do të jeni mjaft të angazhuar në organizmin e një eventi, i cili do mund t’iu lejojë që të bëni njohje të reja dhe mjaft interesante për karrierën tuaj. Nuk përjashtohet mundësia që të takoni një person shumë tërheqës.

Peshqit

Do të ndjeni se duhet ti kërkoni ndjesë një personi me të cilin së fundmi keni qenë shumë të ftohtë dhe të largët. Ky është një moment i cili ju gjen të stresuar dhe të lodhur. Këshillohet që mërzitë dhe ankthin tuaj ta kaloni me familjen ose me personin tuaj të zemrës.

ΡrobΙeme me drejtësinë? Luiz Ejlli ρυblikon VIDEON duke ngarë një makinë ρolicie!

Këngëtari dhe fituesi i “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli, prej disa ditësh përflitet në media se nuk i ka mbyllur problemet me drejtësinë, por një video e publikuar së fundmi duket se hedh poshtë të gjitha këto.

Luizi thuhet se akuzohet se ka falsifikuar një deklaratë noteriale për të justifikuar paratë e një personi që ishte në hetim, por sot ai ka publikuar një video teksa i jep një makine të Policisë së Shtetit.

Këngëtari ka postuar në ‘Insta story’ në video ku i afrohet një makine në të cilën shkruan, “Policia e Shtetit”, hipën dhe largohet.

Dosja ndaj tij mësohet se ka kaluar për gjykim me datën 26 dhjetor 2022, dhe sipas Kodit Penal ai rrezikon nga 6 muaj deri në 4 vjet burgim.

Lidhur me këto akuza nuk ka ende një reagim zyrtar nga këngëtari për t’i konfirmuar apo hedhur poshtë, dhe mesa duket me videon e sotme ai ka zgjedhur një mënyrë tjetër të kthejë përgjigje.

“Po! E vrava unë, por…”, adoΙeshenti italian ρranon vrasjen e 39-vjeçarit shqiptar Bledar Dedja.  Viktima i Ιidhυr ρrej një viti me 17 vjeçarin.  Provat që e fundosën atë

Mbetet në burg 17-vjeçari që dyshohet se vrau më 20 janar Bledar Dedja, 39-vjeçarin nga Asolo. Ky është vendimi i gjyqtarit hetues të Gjykatës së të Miturve të Venecias, pas një seance që zgjati tre orë dhe marrjes në pyetje.

Djali, një italian nga një familje e shkëlqyer me banim në komunën e Pieve del Grappa, e pranoi faktin, por ka ende shumë pika të paqarta në lidhje me motivin. I hetuar për vrasje me dashje të rëndë me paramendim, i riu, pas përballjes së sotme me hetuesit në ditët në vijim. Ndërkohë, detaje të reja dalin mbi hetimin që çoi në arrestimin dhe që do të kalonte në Prokurorinë e të Miturve rreth dy javë më parë. Sipas asaj që u zbulua, 17-vjeçari ka pasur një takim me viktimën ditën e vrasjes.

Në fakt, pasditen e së shtunës së 20 janarit djali u përgjua nga disa kamera video survejimi në sheshin në Paderno del Grappa, ku me sa duket ndodhej me Bledarin. Më pas të dy largohen së bashku me Mercedesin B-Class të 39-vjeçarit duke u nisur drejt një korije në Via dei Carpini, një zonë e izoluar e njohur si një pikë takimi për çiftet.

Pas vrasjes së kryer me 20 goditje me thikë kuzhine, njëra prej të cilave ka goditur për vdekje Bledar Dedjan, duke i shpuar mushkëritë dhe duke i shkaktuar hemorragjinë, djali mesa duket ka hequr qafe armën, çelësat e makinës së shqiptarit dhe disa veshje që ishin lyer me gjak. Por gjatë sulmit, ai pësoi një plagë me thikë në dorë, një prerje të thellë midis gishtit të madh dhe gishtit tregues.

Pasi u nis në këmbë nga Via Dei Carpini, ai është filmuar nga një videokamerë e dytë teksa i kërkonte autostop një kalimtari vendas (të cilit iu sekuestrua edhe makina për hetim) i cili e ka shoqëruar deri në stacionin e autobusit. Në këtë pikë gjurmët e tij humbasin derisa ai rishfaqet në një dhomë të urgjencës lokale për të trajtuar dorën e tij.

Kornizat që e portretizojnë atë në sheshin në Paderno, detaji i autostopit dhe aksesi në spital ishin elementët e parë që i çuan hetuesit në gjurmët e tij. Por prova përfundimtare dhe vendimtare doli vetëm kur i zhbllokohet celulari i dytë i Bledarit, ai që dyshohet se kishte përdorur për të organizuar “jetën e dytë” pa dijeninë e familjes, të përbërë nga kontakte dhe takime të fshehta seksuale me persona të tjerë.

Madje, në mesazhe janë gjetur gjurmë të qarta kontaktesh mes 17-vjeçarit dhe Dedja-s, duke përfshirë me sa duket mesazhin me të cilin ishte caktuar takimi përfundimtar. Arrestimi i policisë i ndodhur mëngjesin e së premtes së 23 shkurtit u vendos mbi bazën e rrezikut të arratisjes. Kur e morën, prindërit e tij u tronditën dukshëm. “Po, isha unë”, do të kishte pranuar 17-vjeçari, por nuk ka thënë asnjë fjalë për motivin.

Djali kishte rreth një vit që kishte lidhje me Bledar Dedja, të cilin e takoi gjatë një periudhe ndërrimi shkollë-punë në vendin ku punonte 39-vjeçari. Hipoteza është se i riu kishte përfunduar në një rrjet prostitucioni – mes të cilëve edhe të mitur – siç konfirmohet ndër të tjera nga elementët që policia gjeti nga analiza e celularit të viktimës dhe të cilët tashmë janë duke u ekzaminuar nga hetuesit. Ndoshta donte të dilte nga ajo punë dhe Bledari mund ta kishte shantazhuar, duke e kërcënuar se do t’i tregonte gjithçka familjes së tij. Dhe për këtë arsye 17-vjeçari ishte paraqitur në takimin e fundit me thikën me të cilën vendosi të vriste shqiptarin.

U hodh nga kati i tretë i sρitalit, 47-υjeçari ρoΙic në bashkinë MemαΙiaj

Marsel Hysa, personi që shihni në foto, është 47-vjeçari që u vetëhodh nga kati i tretë i spitalit të Traumës, Tiranë.

47-vjeçari ishte paraqitur për ndihmë mjekësore në spital, më datë 24.02.2024, rreth orës 12:00, pasi ishte vetëplagosur me mjet prerës thikë.

Hysa ishte punonjës i policisë bashkiake në Memaliaj dhe cilësohej prej kolegëve si punëtor i devotshëm dhe korrekt.

Ditën e sotme ai është përcjellë për në banesën e fundit, ndërkohë shkaqet që e shtynë drejt një akti të tillë janë të paqarta.

Njoftimi i bashkisë:

Bashkia Memaliaj njofton me keqardhje se është ndarë nga jeta në moshën 47-vjeçare punonjësi i bashkisë Marsel Hysa. Qyteti Memaliaj humbi një djalë punëtor e të devotshëm, ndërsa bashkia humbi kolegun dhe punonjësin korrekt, fjalëpak e të përkushtuar.

Bashkohemi me këtë dhimbje të madhe duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe shokëve për këtë humbje të parakohshme. I përjetshëm do të jetë kujtimi i tij.

E afërmja e familjes se BΙerina Metës: Ρëllumbi ishte egërsirë, xhaxhai i tij ka υrarë djalin

E afërmja e familjes Tuga, familja e Blerina Metës, gruaja e Pëllumb Metës që u vra nga fëmijët në Durrës, ka treguar për Report Tv se ajo ka vuajtur.

Në një intervistë e afërmja ka treguar se burri e ka torturuar e dhunuar e shpesh herë shkonte në shtëpinë e të atit, e nxirë. Por sipas saj, i gjithë fisi i Pëllumb Metës ishte i ashpër, pasi xhaxhai i tij ka vrarë djalin Sabri Meta.

“Ajo vajzë ka vuajtur sa ka vajtur në atë derë. 4 fëmijë që ka bërë ajo 9 doktorë ka lënë. Murin me gjak e ka larë prej atij, ai ka qenë egërsirë. Blerina ka raportuar te prindërit dhe askund tjetër. Vinte te prindërit, 2 herë ka ardhur natën, nuk kishte forcë, e kishte forcën më të madhe i ati. E ka pas mbytur, e ka torturuar, trupi i saj ka qenë i nxirë. Për fëmijët nuk di a i dhunonte, por Blerinën e ka torturuar së tepërmi, të burgosur nuk ka që të ketë ngrënë tortura më shumë se ajo fëmijë. Shpirti më ther për ata fëmijë, shpirti më ther edhe për Blerinën se e kam si fëmijë, ra në vuajtje, ra në siklet, ra në egërsirë. Doja ta takoja t’i thoja të ruajtë zoti ata fëmijë, se më keq nuk ka për tu bërë. Ishalla sjell Zoti fat. Nuk e di a është ankuar ndonjëherë në polici, por ne e dimë një për një se ç ‘tortura ka pasur ajo vajzë.

Si racë janë shumë racë e egër, se xhaxhai i atij ka vrarë djalin e tij, Sabri Meta, janë fis i tmerrshëm janë egërsira, vajzën tonë e morën në qafë”- tha ajo.

Kush është grυαja më e ραsur në botë?

Françoise Bettencourt Meyers, trashëgimtare e perandorisë së bukurisë L’Oréal, është bërë gruaja e parë në botë me një pasuri prej më shumë se 100 miliardë dollarësh, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.

Pasuria e Bettencourt Meyers kaloi kufirin prej 100 miliardë dollarësh falë rritjes së aksioneve të L’Oréal SA, e cila arriti një rekord të lartë më 28 dhjetor 2023, pasi pasuria e saj arriti në 100.1 miliardë dollarë.

70-vjeçarja dhe familja e saj zotërojnë rreth 35% të L’Oréal, duke i bërë ata aksionerët më të mëdhenj në kompaninë e themeluar nga gjyshi i saj në 1909.

Bettencourt Meyers, e cila është edhe gruaja më e pasur në botë, trashëgoi dhjetëra miliarda dollarë, si dhe pasuri të tilla si pallate kur nëna e saj, Liliane Bettencourt, vdiq në vitin 2017. Të dyja ishin përfshirë në një grindje familjare për trashëgiminë e saj.

E njohur si e vetmuar, Bettencourt Meyers i kalon ditët në shtëpi duke lexuar ose duke luajtur piano, raportoi Vanity Fair në 2017. Ajo është gjithashtu autore e dy librave: një studimi me pesë vëllime të Biblës dhe një gjenealogji të perëndive greke.

Gruaja e dytë më e pasur në botë për momentin është amerikania Alice Walton, trashëgimtare e një perandorie tjetër të shitjes me pakicë: Walmart. Pasuria e Walton është 70 miliardë dollarë.

Edhe pse pasuria e Bettencourt Meyers ka arritur në 100 miliardë dollarë, duke e bërë atë personin e 12-të më të pasur në botë, pasuria e saj ende është pas asaj të manjatit tjetër francez të shitjes me pakicë, Bernard Arnault.

Arnault, themeluesi i LVMH Mowt Hennessy Louis Vuitton, është personi i dytë më i pasur në botë, pas Elon Musk me një pasuri neto prej 179 miliardë dollarësh. l.k/abcnews.al

Fëmijët i υranë bυrrin, si nëna e BΙerina Metës υrau në 2010-ën vjehrrën dhe ρΙagosi bαshkëshortin

Krimi në Shënavlash të Durrësit, ku fëmijët bashkëpunuan me njëri-tjetrin për të vrarë babanë, nxjerr në pah dhe një tjetër ngjarje kriminale që lidhet me këtë familje.

Mësohet se nëna e Blerina Metës, bashkëshortja e Pëllumb Metës, vrau vite më parë vjehrrën e saj dhe plagosi burrin.

Ngjarja ndodhi në Maj të vitit 2010 në Kurbin. Pas një sherri në familje, Sanije Tuga, mori armën dhe qëlloi me breshëri mbi vjehrrën e saj Beharen dhe burrin e saj, Bajftjarin, duke lënë të vdekur në vend të moshuarën dhe plagosi rëndë burrin.

Pasi bëri 6 vite burg, mësohet se Sanije Tuga, ishte kthyer sërish në familjen e burrit të saj.

“Na ke ngacmυαr shoqen”, adoΙeshentet zihen Tik-Tok por ρolicia…

Kërcënimet nga rrjetet sociale janë shtuar. Jo më larg se dje, Komisariati i Pogradecit ka referuar materialrt në Prokurori ku po ndiqen penalisht 2 adoleshentë, të cilët kanë kanosur një bashkëmoshatarin e tyre.

Kujtojmë se Ministri i Brendshëm po merr masa ndaj rrjeteve sociale, e sidomos ndaj tok tok-ut.

Njoftimi i policisë;

DVP Korçë/Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas për veprën penale të dhunës në publik

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë edhe për dy shtetas 17-vjeçarë, banues në Pogradec, pasi për motive të dobëta, dyshohet se kanë kanosur nëpërmjet telefonit, një bashkëmoshatarin e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.