EMRI/ Kush është shqiptari që u gjet i νd▪︎ekυr bashkë me shokun e dhomës në burgun e Malandrinos në Greqi. Mister shkaqet

Dy të burgosur janë gjetur të vdekur në burgun e Malandrinos në Greqi, dy ditë më parë. Njëri nga të dënuarit, sipas mediave greke, ishte shqiptar.

Sot, autoritetet e vendit fqinj i janë përgjigjur institucioneve shqiptare duke konfirmuar se një nga të dënuarit që ndërroi jetë është shqiptar si dhe kanë bërë të mundur identifikimin e tij. Sipas policisë, viktima është 37-vjeçari nga Fieri, Armand Nuraj.

“Në orët e para të mëngjesit të datës 01.12.2024, janë gjetur pa shenja jete nga rojet e burgut në Malandrino, dy të dënuar (në të njëjtën qeli). Njëri nga ata është identifikuar shtetasi shqiptar Armand Nuraj, dtl. 06.07.1987, lindur në Fier”, njofton policia.

Ai ishte duke vuajtur dënimin për trafikim të lëndëve narkotike. “Edhe pas ndihmës të dhënë, i dënuari shqiptar nuk arriti të mbijetonte”, thuhet në përgjigjen e autoriteteve greke.

Aktualisht nuk ka të dhëna për ndonjë ngjarje kriminale, por gjithsesi autoritetet lokale të policisë janë duke kryer hetime. Vijojnë të mbeten mister rrethanat e vdekjes së dy të dënuarve në qelitë e burgut grek.

(BalkanWeb)

Shoferi i droguar dhe i dehur përfundon në oborrin e shtëpisë private në Tiranë (VIDEO)

Një makinë ka përfunduar në oborrin e një banese private në Tiranë. Policia Rrugore njofton se në lidhje me këtë ngjarje ka arrestuar shoferin.

Sipas hetimeve ka rezultuar se ai ka qenë me shpejtësi pavarësisht se lëvizte në qendër të banuar, duke humbur kontrollin e mjetit. Si pasojë është futur brenda rrethimit të brendshëm të një banese private.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar.

Por nuk mbaron me kaq. Autoritetet njoftuan se shoferi ka manifestuar sjellje të dyshimta në raport me kërkesat ligjore që i bënin punonjësit e policisë.

Për këtë arsye iu bë një test dhe rezultoi se ishte nën efektin e drogës si dhe në gjendje të dehur.

“Sa më sipër, u bë menjëherë kapja në flagrancë e drejtuesit të automjetit si i dyshuar për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”, njoftoi policia.

SHIKO VIDEON KËTU

Akuzoi të atin se e ka αbυzuar sek* υ@Ιisht, 15-vjeçarja refuzon të krγejë ekzαminimet mjekësore

Foto ilustruese

Qyteti i Kavajës u trondit sot nga lajmi se një 15-vjeçare ishte abuzuar prej disa vitesh nga babai i saj. Ky i fundit u ndalua menjëherë nga forcat e rendit, ndërsa ngjarja është nën hetim.

Vajza e cila është nxënëse e shkollës 9-vjecare Golem kishte folur me psikologen e kësaj shkolle Edona Kollçaku.

Ndërsa edhe nëna e vajzës i ka hedhur poshtë akuzat në polici. Ajo është shprehur se nuk ka gjasa që bashkëshorti i saj, shtetasi me inicialet B.R, të ketë abuzuar me vajzën.

Vajza është shprehur se i ati e ka detyruar të kryejnë marrëdhenie seksuale gjatë 4 viteve të fundit, ndërsa hera e fundit që kjo ka ndodhur, ka qenë para një viti.

Gjatë ditës se sotme vajza është sjellë nga Golemi në Durrës për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore, por ajo nuk ka pranuar.

48-vjeçari është dërguar gjithashtu në spital në Durrës, ku po i nënshtrohet ekzaminimeve për probleme mendore.

“Na ke ngacmυαr shoqen”, adoΙeshentet zihen Tik-Tok por ρolicia…

Kërcënimet nga rrjetet sociale janë shtuar. Jo më larg se dje, Komisariati i Pogradecit ka referuar materialrt në Prokurori ku po ndiqen penalisht 2 adoleshentë, të cilët kanë kanosur një bashkëmoshatarin e tyre.

Kujtojmë se Ministri i Brendshëm po merr masa ndaj rrjeteve sociale, e sidomos ndaj tok tok-ut.

Njoftimi i policisë;

DVP Korçë/Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas për veprën penale të dhunës në publik

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë edhe për dy shtetas 17-vjeçarë, banues në Pogradec, pasi për motive të dobëta, dyshohet se kanë kanosur nëpërmjet telefonit, një bashkëmoshatarin e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.