Ngjarja që tronditi Athịnën/ 50-vjeçari shqıptar ishte i martuar dhe baba i një fëmije, flet gruaja e Allmuçës

Policia po mbledh prova të reja për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë në Athinë, ku 50-vjeçari Altin Allmuça vrau të dashurën 45-vjeçare dhe më pas kreu vetëvrasje.

Autoritetet po përpiqen të përcaktojnë marrëdhënien mes dy personave dhe motivin e krimit. Sipas informacioneve të publikuara nga mediat greke, Allmuça ishte i martuar dhe baba i një fëmije. Gruaja e tij mësohet t’u ketë thënë autoriteteve se nuk kishte dijeni për marrëdhënien e bashkëshortit me viktimën.

Policia po shqyrton provat që tregojnë se mes 50-vjeçarit dhe 45-vjeçares mund të ketë pasur një marrëdhënie personale, ndërsa natyra, kohëzgjatja dhe dinamika e saj nuk janë përcaktuar ende.

Në kuadër të hetimeve, policia ka kontrolluar banesën e Allmuçës në Tavros, në kërkim të provave që mund të ndihmojnë në zbardhjen e marrëdhënies mes tyre dhe përgatitjen e krimit.

Në fokus janë pajisjet elektronike, dokumentet dhe sende të tjera që mund të ndihmojnë në rindërtimin e lëvizjeve të tij para ngjarjes.

Gjithashtu, po analizohen telefonat celularë dhe aktiviteti online i dy personave, për të përcaktuar nëse ka pasur komunikime, takime apo konflikte para vrasjes.

Sipas hetimeve paraprake, 50-vjeçari shqiptar dyshohet se kishte ngritur një kurth për 45-vjeçaren dhe e priste jashtë banesës së vajzës së saj. Pasi e qëlloi për vdekje, ai përdori të njëjtën armë për t’i dhënë fund jetës.

EMRI/ Kush është shqiptari që u gjet i νd▪︎ekυr bashkë me shokun e dhomës në burgun e Malandrinos në Greqi. Mister shkaqet

Dy të burgosur janë gjetur të vdekur në burgun e Malandrinos në Greqi, dy ditë më parë. Njëri nga të dënuarit, sipas mediave greke, ishte shqiptar.

Sot, autoritetet e vendit fqinj i janë përgjigjur institucioneve shqiptare duke konfirmuar se një nga të dënuarit që ndërroi jetë është shqiptar si dhe kanë bërë të mundur identifikimin e tij. Sipas policisë, viktima është 37-vjeçari nga Fieri, Armand Nuraj.

“Në orët e para të mëngjesit të datës 01.12.2024, janë gjetur pa shenja jete nga rojet e burgut në Malandrino, dy të dënuar (në të njëjtën qeli). Njëri nga ata është identifikuar shtetasi shqiptar Armand Nuraj, dtl. 06.07.1987, lindur në Fier”, njofton policia.

Ai ishte duke vuajtur dënimin për trafikim të lëndëve narkotike. “Edhe pas ndihmës të dhënë, i dënuari shqiptar nuk arriti të mbijetonte”, thuhet në përgjigjen e autoriteteve greke.

Aktualisht nuk ka të dhëna për ndonjë ngjarje kriminale, por gjithsesi autoritetet lokale të policisë janë duke kryer hetime. Vijojnë të mbeten mister rrethanat e vdekjes së dy të dënuarve në qelitë e burgut grek.

(BalkanWeb)