Kiαra heq Luizin nga Instagram-i, çfarë po ndodh me çίftin?

Moderatorja Kiara Tito ka hequr nga Instagram-i bashkëshortin e saj, Luiz Ejllin dhe ka fshirë/arkivuar fotot me të.

Ndërkohë, këngëtari nuk e ka bërë diçka të tillë dhe vijon ta ndjekë Kiarën në Instagram.

Jo domosdoshmërisht Instagram-i është tregues i jetës reale, por gjithsesi, është një element që rrëfen një hatërmbetje apo zënkë të vogël. Ndërkohë, nuk ka detaje se ç’ka ndodhur, ka apo jo vend për panik, pasi s’e dimë si është puna, por sapo ta marrim vesh, do ju themi.

Kiara dhe Luizi janë njohur dhe lidhur brenda “BBVA 2” dhe më pas, janë martuar në këtë program. Ata presin të bëhen prindër të një vajze.

Gαzetari që i ‘shkatërroi’ kontratën milionëshe Luiz Ejllit ‘thυmbon’ ashρër Ilnisën: Të fala bëji…

Gazetari Meridian Ramçaj, ai që i shkatroi Luiz Ejllit kontratën për miliona lekë me “Golden Eagle”, ka ironizuar keq banoren e këtij edicioni të Big Brother, Ilnisa Agolli.

Në një InstaStory teksa ka postuar një foto të Ilnisës ai ka shkruar: “Të fala nën drejtorit“.

Se kujt i referohet ky thumb i gazetarit ne nuk e dimë, por mesa duket ai hedh dyshime për një lidhje jashtë të Ilnisës, të paktën kjo sipas dyshimeve të rrjetit.

Kjo e fundit ka thënë se është një mama single në klipin prezantues, por nuk e përjashtonte mundësinë e një lidhje brenda shtëpisë.

Dhe në fakt lidhja ndodhi! Që prej fillimit ajo ka krijuar një histori rozë me Meritonin.

XhensiΙa u jep fund thashethemeυe, heq unαzën e martesës, gαzetari i njohur zbardh detaje nga ndarja e çiftit: Procesi i diυorcit me Bes Kallakun ka nisur…

Ndarja e Xhensila Myrtezait dhe Bes Kallakut duket se nuk janë thjesht zëra që qarkullojnë në rrjet, ndërsa çifti më i përfolur të showbizz-it duket se ka nisur procedurat e divorcit.

Gazetari Labinot Nimani theksoi se çifti madje kanë hequr çdo fotografi që në plan kishte portretin familjar nga rrjetet sociale.

Nimani tha se shpreson që Xhensila, e cila gëzon një popullaritet shumë të madh në Kosovë, të dalë me një deklaratë për të qartësuar gjërat në shenjë respekti ndaj fansave.

Erjona: Është konfirmuar nisja e procesit të divorcit midis Xhensila Myrtezait dhe Bes Kallakut…

Labi: Këta janë çift që kanë bërë kryetituj në media për ndarjen e tyre. Me burime të sigurta në disa medie është komentuar nisja e procesit të divorcit. Kjo është vënë re edhe në disa rrjete sociale, ku dyshja nuk kanë më imazhe që përfshijnë portretin e tyre familjar. Ka pasur lloj e soj historie në këtë mes, por shpresoj shumë që Xhensila që gëzon një popullaritet shumë të madh në Kosovë, të dalë me një deklaratë për të qartësuar gjërat në shenjë respekti ndaj fansave të saj. Ndoshta t’u japë fund aludimeve që kanë marrë dhenë.

Arjoni: Pra në qoftë se deri dje ka pasur më shumë thashetheme, sot duket sikur ka më shumë prova për divorcin e tyre.

Βiznesmeni denόncon “Vodafone”: Më fatυruan 1.4 milionë lekë për 7 minυta roaming (Video)

Kompania më e shtrenjtë telefonike “Vodafone Albania” është kthyer në problemin e përditshëm të qytetarëve që denoncojnë raste vjedhjesh të vazhdueshme prej tyre.

Biznesmeni, Gjergj Luca, ka denoncuar publikisht faturen e pazakonte që i ka mbërritur për shërbimin telefonik nga kompania “Vodafone Albania“.

“Ja si na vjedh Vodafone! Miq sapo mbërrita në aeroportin e Moskatit në Oman ndeza telefonin dhe duke shkuar për te kontrolli i pasaportës në gati 7 minuta kohë më vjen mesazhi e më njofton se interneti që po përdor me roaming më ka kushtuar 1 milionë e 400 mijë lekë, e përsëris edhe një herë: fatura ime e Vodafone për 7 minuta roaming më kushtoi 1400 euro…”

https://www.instagram.com/voxmedia.al/?utm_source=ig_embed&ig_rid=e2f4f53b-9d3f-48bd-a2d5-6c4fcdc738a9&ig_mid=B338D617-31BE-4331-9F69-514BEDD7ADEB

Tasha e “TikTokut” reagon gjatë shoqërimit në bυrg: Kam rritur niρin, jam gjγshe heroinë! (Video)

E njohur si Tasha e “TikTokut”, gjyshja e arrestuar për shfrytëzimin e nipit të saj 10-vjeçar, Natasha Rombula ka reaguar gjatë shoqërimit nga policia në Gjykatë.

Pasi u la në masën “arrest në burg” së bashku me djalin e saj Armando Kumaraku, ajo është shoqëruar nga policia jashtë gjykatës.

Në këtë moment ajo ka kërkuar të flasë me gazetarët, dhe më pas është dëgjuar të thotë “kam rritur nipin, jam gjyshe heroinë”.

Ata janë denoncuar nga nëna e të miturit, pasi e ekspozonin atë në rrjetin social, “TikTok”, duke folur me një fjalor banal, me qëllim për të përfituar ekonomikisht.

Në rrjetet sociale qarkullojnë shumë video të të miturit ku dëgjohet të flasë me një fjalor banal, i shtyrë nga babai dhe gjyshja e tij.

Video Player

Dhυnoi të dashυrën greke dhe e detγroi të αbortonte fëmijën, flet babai i 27-vjeçarit dhe zbuΙon si qëndron e vërteta

Ramadan Haxhiaj, babai i 27-vjeçarit Ymer haxhiaj, i cili akuzohet se ka dhunuar të dashurën e tij greke 19-vjeçare që të abortonte ka folur për “Shqipëria Live”.

“Gjithë kjo ngjarje ishte e sajuar nga prindërit e vajzës. Gjyshja nuk donte që të behej fejesa. Nuk e dinim që ishte shtatzënë, vetëm dyshonim, nuk ka njoftuar djali. Është histori e stisur se ajo kalonte mirë me të, ai e donte me gjithë shpirt atë. I thoja mos merr greke merr shqiptare, jo unë e dua thoshte. Nuk donte gjyshja e saj, prindin e kishte në burg, vajti djali në burg e takoi dhe ai tha ‘të trashëgoheni’. Janë të gjithë me kartelë ata. Ai e donte, kanë dy vjet e ca që punonin bashkë.

Athinanë nuk e kisha takuar, kemi folur vetëm në telefon. Para Vitit të Ri më thoshte dua të vij në Shqipëri por ka punë Jani. Djali ka qenë tërë ditën në punë, në darkë kishte ikur te prindërit e saj. Djali e merr në telefon dhe ajo i thotë nuk ndihem mirë dhe ai e mori e dërgoi në spital. Aty e zbuloi të vërtetën. Ata i kanë dhënë ilaçe për ta dështuar. Ia ka dhënë gjyshja dhe e ëma. Deklarimet i kanë bërë ata për të futur djalin në burg. Ata duheshin por se donte gjyshja, më ka thënë djali që nuk do ajo. Ma tha para një jave, po bën një javë ky muhabet.

Më tha dyshoj që është shtatzënë. Ne se dimë të vërtetën, dolën në gjyq sot, por u shty për të hënën. Nuk kanë gjetur shenja dhune, kanë futur njeriun e tyre tek doktorët, ata kanë lajmëruar policinë. Vajza e ka tërhequr denoncimin sipas avokatit, e ëma jo. Ai punon në park lojërash, nuk zihej me njerëzit. Ka bredhur në gjithë Greqinë prej vitesh. Bashkë kishin dy vite që punonin, atë e tallnin të tërë, ky e mbante afër se i vinte keq. Pastaj u rregulluan me njëri tjetrin, vajza ngulte këmbë më shumë. Nuk ka asnjë precedent penal, është me dokumenta. Është njeri i qetë, mundohet t’i zbusë gjërat. Nuk është i tillë çuni im, është punëtor, i ndershëm“.

SPAK ‘shkυnd’ themelet e famiΙjes Meta-Kryemadhi, gazetarja Klodiana Lala ρΙas ‘bόmbën’: Në celularin e nënës së Monikës… SHKRUAR NGA SOT.COM.AL

Gazetarja e kronikes se zeze Klodiana Lala në një intervistë televizive ka folur për ecurinë e hetimeve ndaj ish Presidentit të vendit Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi.

Gazetarja e kronikës u shpreh se ndaj çiftit Meta-Kryemdhi po hetohet në disa drejtime, pasi ka dosje të hapur në lidhje me aferën CCEZ DIA, lobimin në SHBA si dhe disa shpenzime spitalore të zonjës Kryemadhi.

Kohët e fundit SPAK ka sekuestruar një celular në shtëpinë e nënës së zonjës Kryemadhi, i cili është zbërthyer nga ekspertët dhe aty janë zbuluar shumë biseda, të cilat janë duke u parë dhe verifikuar nga hetuesit e BKH dhe prokurorët e çështjes.

Ato konsiderohen si një provë shumë e rëndësishme për hetuesit, është duke shkuar në institucione të ndryshme, po pyeten dëshmitarë të ndryshëm për të pasur prova që do t’i shërbejnë kësaj çështjeje.

Çifti fiton çmimin marrαmendës të lotarisë kombëtare: Menduam se fitυam υetëm 2.60 ραund

Një çift që fitoi një biletë prej 61 milionë funtesh të një xhekpoti të EuroMillions kanë thënë në fillim se gabimisht menduan se kishin fituar vetëm 2.60 £. Richard dhe Debbie Nuttall nga Colne, Lancashire, morën 61,708,231 £ nga çmimi 123 milion £ në shortin e 30 janarit.

Dyshja, të cilët janë të dy 54 vjeç, ishin me pushime në Fuerteventura për të festuar 30 vjetorin e martesës, kur e morën vesh lajmin. Ai i tha BBC North West se ishte “surreale” marrja e çmimit të madh pasi “është një shumë e madhe parash”. Nuttall shpjegoi se si kishte vënë re një email nga Lotaria Kombëtare që thoshte se kishte “lajme emocionuese për biletën tuaj”.

“Kam kontrolluar llogarinë time të Lotarisë Kombëtare dhe pashë se bilanci ishte rritur dhe ne kishim fituar 2.60 £. Mjaft mjaftueshëm,” tha ai. Nuttall tha më vonë pasdite se ai vuri re një email tjetër që thoshte për të kontrolluar llogarinë e tyre.

“Mendova se ishte e çuditshme dhe duhet të kishte një defekt në sistem për të marrë një email të kopjuar, por u futa përsëri në llogarinë time të Lotarisë Kombëtare për ta kontrolluar,” tha ai. “Ishim krejtësisht të habitur, thuhej se kishim fituar mbi 61 milionë funte. “Mendimi im i parë ishte se duhet të jetë një mashtrim ose ka pasur ndonjë defekt”. Çifti më pas arriti të marrë një sinjal telefoni dhe të konfirmonte fitoren me Lotarinë Kombëtare. Çifti tha se mezi po prisnin më shumë pushime nën diell.

Zonja Nuttall, administratore zyre, shtoi: “Ka një vend në Barbados ku kam dashur gjithmonë të shkoj, kështu që është në listë.” Ajo ka blerë vetëm “krevat të ri dhe një tharëse flokësh të shtrenjtë” deri më tani, ndërsa burri i saj tha se kishte blerë shkopinj golfi dhe një çantë golfi.

Çifti tha se do t’i ndajnë paratë me miqtë dhe familjen dhe do të mbështesin një bamirësi. Ajo u themelua nga kushëriri i zonjës Nuttall, Ben King, i cili u diagnostikua me një gjendje të rrallë auto-imune, e cila shkaktoi dëmtimin e veshkave të tij. “Ai vdiq kur ishte 27 vjeç, por ai donte të mblidhte 10,000 £ përmes bamirësisë së tij. Mamaja dhe babai i tij e kanë vazhduar atë dhe sot është gati një çerek milion funte,” tha ajo.

Organizata bamirëse rrit ndërgjegjësimin dhe financon kërkimin mbi kancerin e trurit dhe sëmundjet e veshkave. Nuttall tha se ata ishin ambasadorë të bamirësisë, duke shtuar: “Ne do të ndihmojmë kudo që të mundemi”. Ai tha se fitimi i xhekpotit nuk do ta ndryshonte atë apo gruan e tij. “Ne do të kemi gjëra më të bukura, por do të jemi ende të njëjtët njerëz dhe do të kemi miqtë dhe familjen tonë rreth nesh”, shtoi ai.

Bileta tjetër fituese e EuroMillions, e cila fitoi pjesën tjetër të xhekpotit, u ble në Spanjë. Andy Carter, nga Lotaria Kombëtare tha se fitorja ishte “lajm absolutisht i pabesueshëm”.

Zbαrdhet atentati ndaj shqiρtarit në Athinë, shρallen në kërkim 3 ρersona (Emrat)

ATHINË – Policia greke ka arritur të zbardhë atentatin ndaj 34-vjecarit shqiptar Renis Fejzolli nga Korça, ngjarje e ndodhur në orët e para të 2 shkurtit në rrugën “Sidhirokastro” në Athinë. Për ngjarjen policia greke ka shpallur në kërkim Marios Tralo, 20 vjeç nga Durrësi, Anastasios Dushku, 18 vjeç dhe Dhimitrios Zisis, 20 vjeç. Sipas policisë greke, ka qenë Tralo ai që ka shtënë me armë zjarri ndaj Fejzollit dhe pas ngjarjes është arratisur në Shqipëri e më pas në Angli.

Rreth orës 03.30 të 2 shkurtit nga një automjet është hapur zjarr në mënyrë të vazhdueshme ndaj Renis Fejzollit, i cili ndodhej në një park në rrugën “Sidhirokastro” në Athinë. 34-vjeçari u transportua në spital i plagosur me dy plagë armë zjarri, ndërsa policia gjeti në vendngjarje 3 gëzhoja, 1 fishek dhe 1 thikë. Hetimet e policisë zbuluan se Fejzolli i kishte borxh një shumë prej 1000 eurosh Marios Tralos, me të cilin ishin shokë, ndërsa ky i fundit kishte përhapur thashetheme në rrethin e tyre, të cilat e kishin prekur Fejzollin.

Renis Fejzolli1

Ata kanë komunikuar në telefon pasditen e 1 shkurtit dhe e kishin lënë të takoheshin për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Teksa Fejzolli e priste Tralon në parkun ku ndodhi ngjarja, ky i fundit është shfaqur me një automjet “Toyota Yaris” dhe pasi ka hapur xhamin, ka shtënë me armë drejt tij. Bashkë më Tralon ne automjet kanë qenë edhe Dushku e Zisis.

Në 15 shkurt policia greke ka zbuluar të parkuar në rrugën “Iraklideon 69” në Athinë motorin e markës “Kymco Agility City” në pronësi të Mario Tralo sdhe brenda tij është gjetur 1 pistoletë tip “Glock” me një krehër me dy fishekë. Policia greke nisi kërkimet për Tralon, Dushkun e Zisis, por nuk ka arritur ende t’i gjejë ata e për rrjedhojë i ka shpallur në kërkim. Nga hetimet e deritanishme rezulton se pas ngjarjes Tralo është larguar drejt Shqipërisë e më pas drejt Anglisë.

Atentati2

Marios Tralo rezulton me precedentë penalë për “drejtim mjeti në mënyrë të rrezikshme”, “fyerje”, “dëmtim pasurie”, “shkelje të ligjit mbi armët”, “shkelje të ligjit për lëndët e varësisë dhe dispozitave të tjera” dhe “shkelje të kodit të qarkullimit rrugor”. Zisis rezulton me precedentë për “shkelje të ligjit për lëndët e varësisë dhe dispozitave të tjera” ndërsa Dushku për “dëmtim pasurie”.

(Balkanweb)

Trόnditëse/ Sherr brenda famiΙjes, daja ρΙagos me thikë niρin

Një konflikt në një rrjet familjar në Kuçovë, ka bërë që daja të plagosë me thikë djalin e motrës.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë arrestuan në flagrancë shtetasin T. K., 61 vjeç, banues në Kuçovë.

I ndaluari akuzohet se mbrëmjen e djeshme, dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), djalin e motrës së tij, shtetasin G. V., 46 vjeç, banues në Kuçovë, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme.